Zhuliana Jorganxhi
Lindi ne qytetin e Korēes me 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte nje nga kater femijet e kengetarit veteran "Artistit te Merituar" Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi pa rreshtur si solist dhe ne grupin e mirenjohur te kengeve karakteristike korēare "LIRA".
Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964. Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ,ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeēar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.
Me njehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare ne revisten "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inēizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.
Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeēare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si "Drita", "Zeri i Rinise", "Nentori" dhe "Les lettres albanaise" etj.
Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) ,"Lule ne pemen e lirise" (1982) dhe vellimin me tregime per femije "Femijet e teto Nastes"(1975).
Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here ēmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj.
Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.
Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne Rtvsh dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e Rtvsh si ai "Kur vjen pranvera", "Kenget e stines", dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.
Eshte fituese e gjashte ēmimeve te para dhe shume te tjera.
Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,Hollande,Kosove,Slloveni dhe Japoni.
Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne Rtvsh me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES.
Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: "Jon", "Se kenduam Let it bi", "Jeto dhe jeten time","Bashkemoshataret", "Ne duart e nenes", "Jemi emri i vet jetes", "Kthehu per vete, per mua!" , "Ne, bijte e lirise" ( me kete te fundit, ne dhjetor te ' 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur "Demokracia").
Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, por asnje ēast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.
ETERIT
Etėrit na ikėn...
Nė ditėvite tė ndryshme.
Me vdekje tė thjeshta,
si jeta e tyre.
Na ikėn...
Cdo ditė e mė shumė
ua numėrojmė tė mirat...
Ku ishim mė parė
ne bijtė, ne bijat?!
Tani, qė s'i kemi,
ah, dhe njė ēast t'i kthenim!
Tė bėjmė ca rrugė
andej nga Liqeni,
t'iu japim njė kafe,
qė s'ua dhamė te "Rinia"
dhe tutje mė shumė
t'iu bėjė pleqeria...
Rradhėve mos t'i lodhim
nė asnjė lloj dyqani,
Mbrėmja mos heshtojė
me sy tek ekrani.
Tė nisim udhė bisedash
pėr botėn anembanė,
njė gotė, ēdo mbrėmje
ta pimė me etėrit tanė...
Cfarė s'japim,
t'iu jepnim,
ato, qė dot s'ua dhamė!
Tė urtėve,
tė pafjalėve,
tė mirėve,
etėrve tanė!
Krijoni Kontakt