-
-
-
Pėr: Zhuliana Jorganxhi
Hitet 1996 ne emisonin "Midis Kangeve" & Interviste me Zhuliana Jorganxhi .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-04-2020 mė 10:06
-
-
Pėr: Zhuliana Jorganxhi
Vitrina e Librit/ Librat qė mė rritėn
Qershor 2020
Njė mėngjes mė uroj pėr njė nga punėt e mia. Ishte njė mesazh aq i bukur dhe i dashur ndėr dhjetėra qė marr ēdo ditė prej produkteve qė realizojmė.
E vura re prej rreshtave qė nuk ishte njė njeri i zakonshėm. Sytė e buhatur prej gjumit nuk mė kishin lėnė tė dalloja emrin. Kur e vura re kuptova pėrse ishte shkruar aq bukur. Ishte Zhuliana Jorganxhi, mjeshtrja e teksteve tė kėngėve tė bukura tė festivaleve tė cilat i kėndoja nė fėmijėrinė e hershme sapo shfaqeshin nė ekran. Edhe sot habitem se si i mėsoja aq shpejt. Por kur poeti ėshtė i mirė kisha lexuar, vargjet e tij tė ngjisin nė kujtesė deri sa jetė tė kesh. Mė shumė respekt dhe dashuri e falenderova. Por nuk mundja tė mos i kėrkoja se pėrse ishte aq shumė e talentuar. E dini pėrse? Lexoni mė poshtė…
Zhuliana Jorganxhi u lind nė qytetin e Korēės mė 14 gusht 1946. Mėsimet e para dhe ato tė shkollės sė mesme i kreu nė qytetin e lindjes. Mė vonė studimet e larta i kreu nė Fakultetin Histori –Filologji, dega letėrsi dhe gjuhė shqipe dhe njėkohėsisht njė kurs dyvjeēar i gazetarisė pranė Fakultetit Juridik dhe i Shkencave Politike.
Nga viti 1968 deri mė 1974 ka punuar si gazetare nė revistėn “Shqiptarja e re” dhe prej vitit 1975 ka punuar si redaktore letrare nė ish Redaksinė e Krijimtarisė dhe Inēizimeve muzikore nė RTVSH.
Ėshtė autore e disa librave me poezi, tregime pėr fėmijė dhe tė rritur. Autore e qindra teksteve tė kėngės, fituese e 7 ēmimeve tė para nė Festivalin e RTVSH dhe 4 ēmime tė para nė Koncertin “Kur vjen Pranvera” dhe shumė ēmime tė tjera nė Koncertet e majit, etj. Zh. Jorganxhi jeton sot nė Trieste tė Italisė.
M. S.: Cilėt janė ata libra qė ndikuan nė personalitetin tėnd?
Zhuliana Jorganxhi – Nė shtėpinė time kemi pasur shumė libra, veēanėrisht nė gjuhėn greke, se nėna ime e zotėronte shumė mirė kėtė gjuhė, pasi kishte mbaruar gjimnazin grek, por unė dhe fėmijėt e tjerė tė saj nuk e mėsuam dot kėtė gjuhė. Ajo lexonte shumė “Iliadėn”, “Odisenė” dhe na i tregonte si pėrralla. Vazhdoi tė lexonte deri nė pleqėrinė e saj tė thellė mbi 80 vjeē.
Kishim dhe shumė libra shqip, qė i ishin dhuruar motrės si nxėnėse e dalluar , si p.sh., “Novela sovjetike”, “Biri i regjimentit”, “100 letra“ tė Ilia Erenbergut, por edhe libra qė ati im, i kishte blerė pėr motrėn dhe vėllain mė tė madh. Mund tė them, qė me autorė tė mėdhenj botėrorė jam lidhur qysh fėmijė. Ishte motra ime Rozmaria, qė sa herė vinte me pushime gjatė kohės sė studimeve tė saj nė Konservatorin e njohur “P. I. Ēajkovkij” tė Moskės, sillte pllaka me opera tė ndryshme dhe aty jam njohur fėmijė me “Faustin” e Gėtes, “Boris Godunov” tė Pushkinit”, “Dama Pik” pėrsėri tė A. Pushkinit, etj.
Me librin jam lidhur shumė, qė kur isha nė shkollėn fillore. Atėhere kishte mė shumė pėrkthime nga gjuha ruse pėr ne fėmijėt e asaj kohe, nė vitet ’50. Pastaj vetė ati im, mė blinte librat qė dilnin atėhere nė qarkullim. Them, se librat , qė pata lexuar me shumė endje kur isha ende nė shkollėn fillore, ishin “Aventurat e Din Pakut” tė shkrimtarit rus Nosov dhe “Aventurat e Ēipolinos” tė Xhani Rodarit. Mė vonė nė adoleshencė kam lexuar shumė, por mė kanė pėlqyer shumė atėhere libri “Kozeta“ nxjerrė nga libri “Tė mjerėt” tė Viktor Hygoit, “Zemra” e Edmondo De Amiēit, “Princi dhe i varfėri” tė M. Tuen-it dhe “Djemtė e rrugės Pal” tė shkrimtarit hungarez Ferenc Molnar. Ky i fundit nė fillim ėshtė botuar nė gazetėn “Pionieri”, qė unė isha e abonuar dhe mė vonė doli libėr. Mė ka mbetur nė mendje atėhere dhe kam qarė duke e lexuar, “Vdekja e Nemeēekut”. Atėhere kam lexuar dhe librin e Mihal Gramenos “Varri i Pagėzimit”, qė mė ka tronditur si adoleshente qė isha. Ndėr kohė lexoja dhe poezi, se mė pėlqente poezia dhe kam recituar nėpėr mbrėmjet e shkollės poezi nga Pushkini, Migjeni ynė i madh etj. Libri, qė ka ndikuar nė personalitetin tim, them, qė nuk ishte vetėm njė.
Do tė veēoja nga rinia ime e hershme “Makbethi” tė Shekspirit, “Tartufi” dhe “Don Zhuani dhe mysafiri i ngurtė” tė Molierit, tregimet e Gogolit, tregimet dhe novelat e Ēehovit. “Plaku dhe deti”, “Lamtumirė armė” i E. Heminguejt, “Tre shokė” E.M. Remarkut, “Njė tragjedi amerikane” e T. Drajzerit, “Ēitadela” tė A. Kronin, “Njė jetė” tė Gi De Mopasanit, “Lulet e mollės” tė Gollsuorthit, “Trėndafila me kredi” tė E. Triolesė, “Saga e Forsajtve” tė Gollsuorthit, tregimet e Pirandelos, qė u botuan atėhere nė librin “Jeta lakuriq”, tregime amerikane nė librin “Njė natė nė Broduej” dhe tregime nga autorė tė ndryshėm botėrorė si “Dashuria pėr jetėn”, etj. Nuk e harroj pėr ditėlindjen time njė nga miket e mia mė dhuroi librin me poezi “Kopshtari” tė R. Tagorės me pėrkthim tė Alqi Kristos. Ky libėr mė bėri tė dashurohem edhe me shumė pas poezisė. Isha vetėm 15 vjeē. Atė ditė mėsuesja kujdestare e klasės sonė nė gjimnaz, e ndjera Luiza Karamitro Jole, mė dhuroi librin e shkrimtarit amerikan O. Henrit “Rrugėt e fatit”, qė edhe ky libėr la mbresa tė mėdha tek unė. Atėhere isha e dashuruar dhe pas poezive tė Fan.S. Nolit, qė u botuan ato vite nė njė pėrmbledhje me titullin “Album”. Ishte poezia “Anės lumenjve”, qė mė ra si tezė pėr provimin e letėrsisė nė maturė dhe e kam recituar atėhere para komisionit. Gjithashtu nuk mund tė le pa pėrmendur “Ditarin” e Ana Frankut, qė nė brezin tim ka lėnė mbresa tė pashlyeshme. Romanet e Balzakut si “Evgjeni Grande”, “Pjereta”, romani i Shollohovit “Doni i Qetė”, ”Kandidin” e Volterit, etj.
Nė vitet e mia studentore, kam krijuar bibliotekėn time, qė arriti mė vonė me dhjetra libra. Atėhere jam dashuruar pas autorėve grekė tė antikitetit si Homeri me “Iliadėn” pėrkthyer nga Gjon Shllaku, Aristoteli, Eskili, etj. Shumė nga kėta tė pėrkthyer mjeshtėrisht nga Sofokli Papakristo, i mbaja si tė thuash nė nėnkresė. Po kėshtu Danten e madh, sidomos “Ferrin”, pėrkthyer nga profesori im i latinishtes, i ndrituri Pashko Gjeēi, “Napoleonin” e E. Tarlč. Lexoja me shumė dėshirė veprat e Shekspirit tė pėrkthyera mjeshtėrisht nga i madhi ynė Fan S. Noli, “Don Kishotin” e Servantesit, tė pėrkthyer pėrsėri nga Fan. S. Noli, poezitė e Brehtit., poezi nga autorė francezė, grekė etj. “Ana Karenina”, “Lufta dhe Paqja”, “Ringjallja” tė L.Tolstoit dhe tregimet e tij, librin “Tregime dhe novela” tė M. Gorkit (nė veēanti tregimi Makar Ēudra) , “Pėrrallat e Italisė”, dhe novelat e S. Cvajg-ut, “Gjeniu” i T. Drajzerit. Por, libri, qė mė ka “tronditur” atėhere ishte “Parajsa e humbur” e Xhon Miltonit, pėrkthyer shkėlqyeshėm nga Alqi Kristo dhe njė libėr me tregime nga Aleksej Tolstoi, veēanėrisht tregimi nė kėtė libėr “Nėpėrka”. Nga ky autor mbaj mend dhe romanin triologji “Rruga e mundimeve”. Mė ka pėlqyer “Mciri” i M. Lermontovit, pėrkthyer nga Jorgji Doksani, veēanėrisht “Demoni”, i po kėtij poeti rus. Romanet e Ismail Kadarese veēanėrisht “Kronikė nė gur” dhe shumė mė vonė “Pallati i ėndėrrave”.
M. S.: Cili ėshtė libri qė aktualisht po lexon..?
Zhuliana Jorganxhi: Libri me poezi “Kundėrpėrfytyrim” me poezi tė mikes sime poete Natasha Lako. I jam kthyer disa herė kėtij libri. Gjithashtu lexoj dhe poeten italiane Alda Merlini dhe Xh. Ungaretin dhe ata poetė, qė i quanin “tė mallkuar dhe ne, nė rininė tonė na ishin ndaluar.. E kam zakon, qė nė tė njėjtėn kohė tė lexoj dy -tre libra me poezi.
M. S.: Po libri qė tė ndryshoi jetėn?
Zhuliana Jorganxhi: Janė disa libra, qė kanė ndikur nė kėndvėshtrimin e jetės dhe kanė ndryshuar jetėn time. Si “Parajsa e humbur” e Xh. Miltonit pėrkthyer shumė bukur nga Alqi Kristo, libri “Fije bari” tė Uitmanit pėrkthyer mjeshtėrisht nga Profesori i nderuar Skėnder Luarasi, “Mėhallat e botės e Janis Ricos-it pėrkthyer nga Spiro Ēomora dhe mbi tė gjitha romani “Zoti President” i Miguel Anhel Asturias, pėrkthyer shkėlqyeshėm nga i ndrituri Petro Zheji, nė mos gaboj nga viti 1975. Ky libėr, mė ndihmoi edhe mė shumė nė kėndvėshtrimin nga ana ime tė jetės nė vendin tim. Librat, qė mė ndryshuan jetėn, mund tė them se ishin dramat e Brehtit, “Tmerr dhe frikė nė Rajhun e tretė” dhe “Arturo Ui” tė pėrkthyera aq mjeshtėrisht nga miku im, i ndrituri Robert Shvarc dhe drama “Shtrigat e Salemit”.
M. S.: Libri qė tė ndikoi mė shumė pėr tė shkruar ?
Zhuliana Jorganxhi: “Lirikat” e tė madhėrishmit Lasgush Poradeci, “Fije bari” dhe “Mėhallat e botės”.
M.S.: Libri qė ėshtė mbivlerėsuar mė shumė me pa tė drejtė? Si e keni pėrjetuar ju atė?
Zhuliana Jorganxhi: Nuk di ē’tė them. Mund tė ketė shumė, si ato qė botohen sot si bestseller, p.sh., “Dyzet Hijet e Grisė”.
M. S.: Libri i fundit, qė ju ka bėrė tė qeshni?
Zhuliana Jorganxhi: Pėr mua mbetet gjithmonė “Ushtari i mirė Shvejk”.
M. S.: Libri qė nuk ke arritur ta pėrfundosh?
Zhuliana Jorganxhi: “Rruaza e katėrt” fatkeqėsisht, mos mė gjykoni , por autorin nuk e mbaj mend. Kam qenė nė gjimnaz atėhere dhe nuk arrita ta mbaroj.
M. S.: Libri qė ju vjen shumė turp, qė s’e keni lexuar ende?
Zhuliana Jorganxhi: Megjithėse kam lexuar shumė libra filozofikė, pėrsėri do tė dėshiroja tė lexoja edhe mė shumė nė kėtė gjini, se na kanė munguar nė rininė tonė. Gjithashtu edhe ato libra, qė flasin nė veēanti pėr Luftėn e Dytė Botėrore, qė mbetet pasioni im, qė nė vitet e gjimnazit.
M. S. Libri mė i hershėm qė keni lexuar?
Zhuliana Jorganxhi: “Kozeta” e Viktor Hygoit dhe “Aventurat e Ēipolinos” tė Xhani Rodarit.
M. S.: Librin qė jepni mė shpesh si dhuratė?
Zhuliana Jorganxhi: Varet kujt ia dhuroj. Po qe se ėshtė njė adoleshent i dhuroj njė libėr tė fundit me aventura.
Top Channel
https://top-channel.tv/2020/06/09/vi...e-me-rriten-7/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-10-2020 mė 18:05
-
-
Pėr: Zhuliana Jorganxhi
Mbretėresha e teksteve tė kėngėve ZHULIANA JORGANXHI: Titulli Mjeshtre? Mė mirė vonė se kurrė!
"Rrugetim me Anilen" - News24 Albania
-
-
Pėr: Zhuliana Jorganxhi
FALEMINDERIT !
Sa here hedh syte, ne rrugen qe kam ecur
me shfaqet ne te, nje vajze e vogel
me doren sa nje flutur,
qe mrekullohet pas cdo vargu te bukur
dhe fluturon me krahe endrash
per tu bere poete.
Me kete enderr i celja mengjeset
me kete enderr thura me vone ndonje varg
gjersa nje dite nen dritat e nje skene papritur
u magjepsa nga nje tjeter art.
Dhe kur vrapova pas shfaqjes ti dhuroja
nje tufe me lule artistit kengetar
me ze te shpirtit vetes sec i thosha
ne kete skene do mund ndonjehere te dal?
Atehere si ne skene une kendoj
dhe vec prinderit pata spektatore
nen tingujt e embel fluturonja
per mikrofon nje loder ish ne dore.
Ate nate deshirash, nate enderrimesh
do vishja fustanin e bardhe si bore
vetem s'do t'isha nusja e dasmes sime jo
por Zhuliete e re ne ekranin dhe skenen tone.
Dhe ndodh qe duke ecur cdo dite bashke me ju
ne rrugen tone qe vete ne e celem
nje varg te recitoj me ze ja keshtu
ndonje qe me degjon, cilter buzeqeshen
ne rrugen tone ec, per ju mendoj
dhe ndodh qe pa ju njohur te me pershendesni
dikush emrin tim shokut nen ze ja thote
dhe une ne cdo cast ju them Faleminderit
Faleminderit
Ju burim frymezimi qe shpirt na dhate
dhe zemer qe t'ju flas nga skena jone
faleminderit
ju qe zjarr na i dhate guximit dhe zemres
qe me driten e diellit na i mbushni plot
kjo dashuria juaj e pafund
asnje cast nuk na braktis ne jo
edhe nje cast urimi sikur te kete tek ne
eshte fjala juaj qe na thote krijo!
Faleminderit
Poezia: ZHULJANA JORGANXHI - Kompozimi: ARDIT GJEBREA - Interpretimi: - FREDERIK NDOCI & EMA NDOJA
https://www.teksteshqip.com/frederik...ic-1917160.php
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-10-2020 mė 22:28
-
-
Pėr: Zhuliana Jorganxhi
Kumtet humane qė pėrcjell zėri i njė shpirti poetik
- Rreth librit Zėri i shpirtit tim - Poezi tė Muzikuara tė Zhuliana Jorganxhi, i pėrgatitur pėr botim nga Ilir Ēumani -
Nga Josif Papagjoni
Lloje-soje librash gėlltit tregu, titujt e tyre shpesh ulėrijnė, por pak syresh radhiten nė bibliotekat tona, si lexues qė dimė tė pėrzgjedhim. Libri Zėri i shpirtit tim poezi tė muzikuara i Zhuliana Jorganxhiut, pėrgatitur pėr botim nga Ilir Ēumani, ėshtė i mirėpritur pėr vetė emrin qė ajo ka krijuar, pėr tekstet e saj tė njohur. Kėto tekste e kėngė i kanė dhėnė, mbase, emėr mė tė madh se shumėkujt tjetri, qoftė ky dhe njė mjeshtėr i shkrimit. Sepse kėnga ėshtė hit. Kėngėn e marrim nė buzė, nė mendje, e fishkėllejmė. Kudo. Kurdo. Ėshtė si fryma. Ilir Ēumani te ky libėr i poeteshės sė kėngės ėshtė njė dorėzanės. Por njė dorėzanės besnik. Sidomos i mbushur me mall. Bash pėr kėtė pėrkujdesje, ai pėrkėdhelet edhe nga vetė autorja, ēka ajo i ka blatuar mirėsinė e vargut tė saj nė vend tė njė ninulle tė munguar, shushuritur prej nėnės sė tij tė munguar. Se Iliri ėshtė rritur jetim si njė bisk i rėnė nė tokė, / ti i mitur, jetimmbetur
/ zėri yt me forcė ngrihet, / zemra jote hapur rri, / ēdo jetim tė mos ndihet, / si fėmijė pa fėmijėri
E paske marrė, Ilir, njė varg zemre nga Zhuliana! Njė blatim. Viteve tė rinisė sime e mė pas, turbull-turbull, tė mbaj mend mik rrugėve tė qytetit tonė, Sarandės, prej nga jemi e kemi bredhur brigjeve tė detit. Ishim, madje, fqinjė. Dhe ti, mungesėn e ninullės mėmėsore, e pėrktheve nė njė kauzė dhe pėrkushtim pėr fėmijtė jetimė, e pėrktheve nė dashuri e mirėsi, e pėrktheve si respekt edhe nė fletėt e kėtij libri. Ti pėrfalesh njė poeteshe e gruaje shpirtbutė si Zhuliana, ėshtė diēka mė shumė se kujdes, mė shumė se respekt. Ėshtė njė monopat kujtese, njė pergamenė dhembshurie dhe vlerėsimi, qė na ēon nė aq ēaste tė bukura teksa vargjet e muzikuara tė kėsaj gruaje tė butė i kemi fishkėllyer a kėnduar me veten e me/pėr tė dashurit tanė. Ti na e ke sjellė portretin e saj nė dhjetėra qasje e fjalė tė bukura, duke i ftuar njerėzit e penės dhe tė tingullit nė njė sofėr dashamirėsie. Mjaft tė lexosh vlerėsimet e ngrohta nga Ilirian Zhupa, Timo Flloko, Besnik Mustafai, Agim Krajka, Aleksandėr Peēi, Limoz Dizdari, Shaban Sinani, Pėrparim Kabo, Margarita Xhepa, Flutura Aēka, Arben Duka, Bardhyl Londo, Martin Leka, Vllasova Musta, Jorgo Papingji, Zija Ēela, Mimoza Ahmeti, Petrit Ruka e shumė tė tjerė
Dhe lexuesi sheh se si buron kjo dashuri, ky respekt, ashtu lirisht, si njė
kėngė pėr kėngėn: Zhuliana Jorganxhiun. Mirė e thashė: Kėngė pėr kėngėn.
A nuk i thuri ajo kėngė, kėngės shqiptare? Padyshim, nuk ishte e vetmja. Jorgo Papingji, Gjokė Beci, Agim Doēi, Arben Duka e tė tjerė kėngėtarė kėsilloji e lėruan nė vite kėtė arė tė begatė e tė spėrndritur tė artit tonė. Por Zhuliana ėshtė njė tastjerė e mėvetshme. Fati e ndihmoi qė kėngėt e saj tė qenė fituese duke u bėrė hitet e kohės. Muzikantėt mė tė mirė shqiptarė si Agim Krajka, Agim Prodani, Enver Shėngjergji, Flamur Shehu, Gjergj Leka, Ardit Gjebrea etj., kanė qenė grahės tė kėtij fati. Porse fati nuk ėshtė i sheshtė, i ngjan njė pjerrine. Nganjėherė ferrat e gjembat e zinj ku ti ecėn, tė ējerrin e ti bėjnė, kėmbė e duar, gjak. Ti dėshiron ti ngjitesh vezullimit tė fatit e famės, a tė kacavjerresh, por diku edhe rrėshqet e thyen kokėn mbi shkėmbin e zilisė, konkurencės, pėrqeshjes, humb nė humbellė. E pra drita e suksesit sėshtė pėr tė gjithė. Zhuliana e pati atė dritė. E pati, mė sė pari, jo se ishte grua e butė, shpirtbardhė, por nga tingujt, muzika, sidomos nga vargu, i cili bujtte ėmbėl-ėmbėl nė shpirtrat tanė. Dikur, para vitit 1990, rėndom tekstet e kėngėve tona qenė krejt tė zhveshur, mbytur nė propagandė; pas kėtij viti, ato u krodhėn herė nė tallava, kichart e boshėsi idiote e herė nė zhgėnjime e dėshpėrime shpirtrash tė egėrsuar. Poezia e Zhulianės u bishtnoi kėtyre skajeve zvetėnuese. Ka qenė koherente: si dje, edhe sot. Ka qenė njė frullimė humane. Njė mision. Se ajo ēdo ėndėrrim/ dua ta shikoj nė jetė/ dua emri im/ njė kuptim tė mė ketė
(Agim Krajka, kėndon Parashqevi Simaku). Dhe e vuajti tmerrėsisht eksodin apokaliptik tė vitit 90, kur deti u bė valė me njerėz/ dhe toka det me lot
kur anijet si fantazma, nėpėr det me aventura, klithnin: Liberta!
Shqiptarėt morėn udhėn e tė panjohurės, me plagė tė shqyera identiteti. Andaj dhe nė kėngėn Jon tė Ardit Gjebresė, e dėshpėruar, pėrtej ngazėllimit tė lirisė, ajo e porosit tė birin me emėr deti, Jonin: Bekimin merr nga mua, / o shpirt i patrazuar, / njė fjalė tė thėnė ma dėgjo: / Zinxhirė tė praruar, / tė kanė pėr tė ofruar, / por prap do jet skllavėri! / Nė skllav, jo, nuk tė dua, nga vetja i mohuar, / Jon! Sa aktual ėshtė ky mesazh, sa dramatik! Vezullimi tash ka rėnė, iluzionet po ashtu dhe emigrantėt tanė, mes mundimit tė mbijetesės e dinė se aroma e tokės prej nga ikėn mbetet njė stėrpeshė identiteti mbi shpinėn e tyre prej Sizifi. Veēse kjo kėngė nuk ka mort. Kaluan 30 vjet. E dėgjon dhe e dėgjon, dhe emocioni tė mbush.
Kujtoni tani pak Kėngėt e Rinisė, me tekst tė Zhulianės dhe kompozim tė Agim Krajkės: Si zogjtė e shqipes kur fluturojnė, / pėr herė tė parė lart nė qiell, / dhe shqipja Nėnė me krahė tė fortė, / fluturimin bashkė me bijtė ajo merr
Mos vallė, ndokush, do tė mė thoshte se kėto janė vargje tė cytur e pėrgjakur nga gjembat e klishesė letrare tė socrealizmit..!? Jo! Aty nuk ėshtė ngujuar kufoma e njė heroizmi kallp, as njė katallan i zi nuk duket pas zogjve tė shqipes, ca mė pak njė lulnajė lumturie. Aty ėshtė vetė jeta e kombit, afėrmendsh e sublimuar si njė ekstrat dhe fosil i ngrohtė i identitetit dhe pėrvojės sonė kombėtare shekullore. Nė ēdo prag, nė ēdo kasolle, / Hynit, dilnit porsi yj,/ ilegale ju dhanė emrin,/ vitet, qė sharrohen kurrė! (Agim Prodani, Shoqet tona ilegale). Prapė do mė thotė ndokush: Ja, shihe, ulėrin skema e kohės! Jo, or mik, do ti them sėrish, ato 6000 vajza e gra qė rrokėn armėt nė kohė tė rėnda pushtimi, e meritojnė respektin e historisė, e meritojnė kėngėn tonė. Edhe kur i kėndon atdheut, popullit, vendit, nė vargjet e Zhulianės ka njė lloj erotizmi tė ėmbėl qė lidhet me dashurinė, mallin, tingujt, detin, qė emri i saj njė kuptim tė ketė. Andaj dhe prej dėshirave vetjake poetja vrapon drejt diēkaje mė tė madhe: Dua vendi im, / tė jesh si vetė rinia, / nė shekuj kėndo / pa fund melodi. / Dua tė kėndoj / o, dashuria ime, / emri mė merr kuptim / nga ty vendi im. (Jetoj, Agim Krajka). Ose: Tė madhen dashuri, / qė nėna na mėkoi / ia falėm Shqipėrisė, / ndaj zemre saj gufon, / se qumėshti qė pikoi, / oh, iu bė dritė
Vallė skemė do ta quanim kėtė?
Nė njė shumėsi emrash qė ēmojnė te ky libėr talentin e Zhuliana Jorganxhiut si poetesha e radhės sė parė tė kėngėve shqiptare, edhe unė pata shkruar: Zhuliana Jorganxhiu e fitoi herėt emrin e saj nė meset artistike posaēėrisht pėr tekstet e saj muzikore, si art tejet i pėlqyer dhe publik mes tė rinjve e mė gjerė, duke i dhėnė tingullit njė veshje ndjesore elegante, mendim, gazmend, sa dhe trishtimin e dashurisė, ėndrrėn, ngashnjimin rinor. Kjo ishte pjesa e dukshme e saj, ndėrsa puna e ėmbėl bri tryezės sė shkrimit me net pafund mbi qindra vargje poetikė, vinin te ne mes njė vesku estetik prej gruaje e njė spėrndritje qė poezia e saj na fal vetiu. Me artin e saj Zhuliana ka ardhur nėn njė vel respekti nė tavolinat dhe bisedat pėr letėrsinė. Poezinė ajo e mbarti viteve, sepse poezia i ka mbushur jetėn, i ka dhėnė ėmbėlsinė prej gruaje si dhe, me patjetėr, rininė e pėrjetshme.
Shumė fjalė domethėnėse has nė parathėnien e kėtij libri nga poetja e mirėnjohur Natasha Lako, e cila jo vetėm e risjellė poezinė e Zhulianės nė disa kėnvėshtrime, por e pėrzien atė me mbresa e pėrthyerje tė saj si mikeshė, ēka e bėn ligjėrimin tė bukur. Kėnga kur pėlqehet pranohet deri nė subkoshiencė, pa shpjegime tė mėdha, thotė Lako. Pikėrisht ky pranim nga mijėra e mijėra dėgjues udhės sė viteve e ka bėrė Zhulianėn njė EMĖR. Nėna e kėngės shqiptare, e vlerėson mė tej ajo, ku vargjet rrjedhin, kullojnė nė njė sitė tė hollė poetike e ndjeshmėrie. Tė shumta janė motivet, por Zhuliana nuk ia heq sytė asaj teme e atij motivi tė tėrėjetshėm, falė tė cilės mbruhen sė toku edhe poezia, edhe kėnga: DASHURIA. Sepse dashuria ėshtė Canti Canticum, himni i vetė jetės, qysh nga Salomoni e gjer te Krishti; jo afshi puthjes ledhatare, por vetė muzika, tingulli madhėshtor dhe i lumnueshėm, ku lumi i zemėrimit ndalet dhe njeriu shpėrthen: Tė dua, tė dua, tė dua! O fjalė hyjnore e kėsaj bote! U pėshpėrite nga buz e dashuruar, qė frymė ty tė dha. Shumė tė kėrkova, gjersa tė gjeta dhe nėse vdes, mos u trishto, por ti jeto!
. Dhe kjo dashuri mbėrrin nė flijim, si njė ekuaresti ungjillore, si njė kryq Golgote: Jetėn time po e deshe, eja dhe merre, veē ti jeto!
Se njeriu, sipas poetes, bėhet fllad, bėhet re, tė prek me sy e tė shikoj, dhe atė ēast ti e kupton pėrse zogu me njė krah nuk fluturon
Dėshpėrimi diku gjetkė ikėn prej krahut tė thyer tė zogut dhe kėrkon ndihmėn e Zotit: Po ku ishe ti o Zot, pėr njė ēast kur tė mohuam?!
Si pėr ti ikur boshit, zezonės, trushkuljes, shkretisė, poetesha e gris terrin e natės. Dhe ja ku bie njė kėmbanė qė ditėn e afron, kėmbanė e shpirtit tonė!
Dhe teksa vajza shkon tė takoj tė dashurin e vet nėn njė qiell pezmi e pikėllimi, ku dhe yjet kullojnė lot e prej buzėve tė tij kėrkonte njė puthje, zemra i klith: Lutu zemra ime, ti dhembjen mos e mbaj! Puthe zemra ime atė dorė pa faj! Sa pak ne kėrkojmė nga kjo jetė, o Zot a kemi tė drejtė?! Ėshtė njė zemėr qė nuk kėrkon shpagė nga zhgėnjimi, por njė shpresė, njė pemė tė lulėzuar, ku gonxhet tė mos bien pėrdhe e shpirtin ta helmojnė
(Kujtim Laro, Kėmbanat e shpresės). Ose vargjet e tjerė sjellin situata kur shpirti plas nga zhgėnjimi teksa ti e kupton se je dashuruar me djallin e bardhė, nė natėn kur vdesin yjet dhe mėkatin e bėn strehė. Sytė si besojnė se gjak e shpirt i helmuar shkon natė terr, natė ferr, vret lirinė e bekuar. Po kush e kishte ēuar ėngjėllin krahėkėputur natė terr e natė ferr? Ndofta koha, ndofta dėshpėrimi, ndofta helmi i mėkatit tė paprovuar, andaj: Dil nga ky terr, ku je verbuar! Zogjtė nga shtegtuan, prapė do vijnė, ēdo tu thuash, ku je strukur pėr njė stinė? Dil nga kjo strofkė, grackė e mallkuar, kthehu pėr vete, pėr mua
(Kthehu pėr vete, pėr mua, Gazmend Mullahi).
Pas shkulmesh tė tilla dramatike ritmet poetike nis e zbuten, vargjet bėhen tė pėrmallshėm. Tek ēdo kėngė, njė ninullė dėgjo,/ tek ēdo nėnė njė fėmijė shiko,/ dashurinė toka jonė mėkon,/ ndaj dhe ti me tė jeto! (Gjergj Leka, Jetėn dashuro!). Ja diku
biri kthehet nė shtėpi dhe aty e pret ajo, e mallėngjyeshmja dhe e pazėvendėsueshmja: Nėna. Vij nga rrugė e gjatė, ti mė pret e para. / Ti puth ato duar mbushur plot me mall. / Nė ēdo rrudhėn tėnde, nė ēdo flok tė bardhė, tė bardhė, / unė shoh fėmijėrinė, hapin tim tė parė. / Dhe nga unė fėmija kėrkove nė jetė, / tė rritem i mbarė, pėr kėt tokė tė shtrenjtė
(Nė duart e nėnės, Gjergj Leka, kėndon Bashkim Alibali). Ose: Njė pikė vese mbi faqe ra
O motėr, unė lulet ku ti gjej?
dhe mė vjen nė vesh zėri i ėmbėl i shkodranit Frederik Ndoci. Vargu kėtu sikur ikėn prej mallit dhe narrativės fėmijėrore dhe ulet pa zhurmė te bulbi i jetės, se pranvera nuk vjen me njė lule, se jeta bėhet e bukur jo me njė, por me shumė shokė. Se edhe jetėn se bėn njė ditė, as njė lumė i vetėm se bėn njė det
Zhuliana e qėmtonte jetėn dhe, ndofta, diku syri i saj shihte se si papritur njė njeri tė bėhet kaq i shtrenjtė, andaj dhe portreti i tij i ēiltėr, nė ēdo hap tė ndjek ngado, nė ditė e net
Poetesha shihte se si sytė e bukur tė atij djali e ndiqnin vashėn dhe mes njerėzish, ēiltėrsisht, ai shkonte dhe e uronte me zemėr
Ja, ashtu, nė ngazėllimin e dashurisė, vasha po mes njerėzish e kėrkonte djaloshin, me sytė qė vezullonin, udhėve tė atdheut, sepse e dinte qė motivi i tyre muzikor do tė mbetej pėrherė njė refren i dashur: i tyre, por edhe pėrtej tyre; njė farė talismani i shpėrndarė njerėzve tė mirė tė atij dheu. (Nuk e harroj, Agim Krajka, kėndon Irma Libohova). Dhe kur pluhuri i purpurt i amėshimit do tė vijė njė ditė e mes tė gjallėve ti sdo tė jesh, larg nga kjo botė, nė tjetėr jetė, ta dish se mbi plagė shpirti si melhem, ēdo gjė krijova dua tė jetė
Kėtė ndershmėri e pastėrti shpirtėrore poetesha e kėrkon gjithkah: Erdha prapė te ky prag i dashur, / ku gjithēka me zė tė ngrohtė mė thotė: Mirėsevjen! / dhe ēdo zemėr portat mi mban hapur,/ vendlindje, qė nė krah mė ke mbajtur, / mua birin tėnd me mall, mė pret dhe mė pėrcjell. (Pragu i vegjėlisė, Flamur Shehu, kėndon Kozma Dushi). Por Zhulianėn e rrėmben edhe ashku i vargut popullor, si te kėnga Shoqeni, moj motrani! tė Simon Gjonit. Ose Me bukėn e fushės-o, / me erėn e malit-o, / rritin dashurinė vashat, / pėr djemtė e fshatit-o
(Enver Shėngjergji, kėndon Alida Hisku). Ose Unė e di ēfarė ke nė zemėr/ ma thonė ata sy./ Lule je, lule ke emrin, / lumi unė pėr ty
(Pjetėr Gaci). Dhe shumė e shumė tė tjera.
Epoooo
., nė tė 75 sat e lindjes sė poetes, le ta mbyllim me kėto vargje nga Zhuliana pėr Zhulianėn: Ti puth ato duar mbushur plot me mall
Java News
https://javanews.al/kumtethumane-qe-...hpirti-poetik/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt