Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Lightbulb Kanuni i Futbollit!

    Pershendetje Football-Lovers!

    Kerkova ne forum por nuk me kapi syri ndonje teme, e cila te permbante kete titull dhe kete subjekt qe do diskutojme ketu! Flasim e debatojme reth futbollisteve, rreth ekipeve, rreth shteteve dhe klubeve, rreth pislliqeve dhe arbitrave...por te them te drejte ka shume raste kur shikoj qe disa prej rregullave (ligjeve) te futbollit nuk i njoh sic duhet dhe mendoj qe si une mund te kete dhe te tjere...

    Pra...mendova te hap kete teme dhe secili te postoje gjithcka rreth rregullave te futbollit!

    Per shembull...rreth kartonave, rreth denimeve, rreth kualifikimeve, rreth te drejtave te transferimeve dhe blerjeve te lojtare-traniereve, rreth te drejtave dhe denimeve te tifozeve...etj etj!

    Po marr shkak te bej nje pyetje...sa per te ndezur zjarrin:

    Si funksionon tamam e drejta per kualifikimin ne Boteror...dy ekipet e para kualifikohen dhe e treta shkon ne play-off, apo? Mos ka ndryshim ne grupet me 7 ekipe, nga ato me 6?

    Rregull:

    • Nese nje futbollist grumbullon 5 kartona te verdhe ne ekipin qe luan, pamvaresisht nga kohezgjatja e marrjes se kartonave, automatikisht pezullohet ne ndeshjen e ardhshme! Per shembull, nese Strakosha qe nga '99 deri tani, ne ndeshjet me kombetaren ka grubulluar 5 te verdhe, ndeshjen tjeter rri ne stol! Ama, neper klubet ndryshon puna, sepse kartonat llogariten sipas turneut ne te cilin jane marr d.m.th kartonat qe merren gjate Kupes se Kampioneve nuk llogariten ne listen e kartonave te marr ne Premierlige!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Teme e qelluar holandezo.

    Do mundohet te beje searching dhe te perktheje ca materiale per rregullat e pergjithshme te futbollit.

    Si fillim po postoj fushen e futbollit:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Disa parametra tjere te fushes se futbollit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fillojme me rregullat ne football.

    Po fillojme me rregullat e futbollit, do kete shume rregulla qe do perkthehen per tifozet shqiptare.

    Topi nė lojė dhe jashta lojės.

    Topi jashta lojes

    Topi eshte jashta lojes kur:

    - kur e ka kaluar krejtesishte vijen e fushes, qofte per toke ose ne ajer
    - loja eshte ndalur nga referi


    Topi ne loje

    Topi eshte ne loje kur:

    - kthehet ne fushe pasi prek shtyllat e golit, prek flamurin ne kendet e fushes dhe kthehet prape ne fushe
    - kthehet ne fushe pasi vjen ne kontakt me ndonjerin refer, qofte kryesor, anesor ose i katert, me nje kusht te jene ne fushen e lojes referi


    __________________________________________________

    Jeni ne hap me kete teme, do kete nje seri rregullash tjera.
    Me nderime, Alberti

    __________________________________________________

    Shiqoni imazhin poshte per me shume: >>
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Menyra e te shenuarit gol.

    Goli pranohet

    Goli pranohet kur sfera e topit ka kaluar vijen fundore te golit, ne mes te shtyllave pingule, tokes dhe transverzales, nese sfera kalon ne mes ketyre goli pranohet, por me kusht te jete i shenuar ne menyre te rregullt.

    Ekipi fitues

    Ekipi qe shenon me shume gola gjate nje ndeshje fiton ndeshjen, nese te dy ekipet kane shenuar gola njejte, ose ndeshja ka mbaruar 0:0, ndeshja perfundon barazim.

    Rregullat e garave

    Ndeshjet qe mbarojne barazim, ne ndeshjet me karakter garues, perdoret metoda e kohes shtese ose procedura tjera te aprovuara nga FIFA ose UEFA si goli i arte, i argjende ose penallti...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Goli

    Goli patjeter duhet te jete i vendosur ne mes te vijes fundore te fushes.

    Duhet te jete ne forme te drejtkendshit, i perbere nga dy shtylla pingule dhe nje transverzale dhe dy ndihmes shtylla pas qe sherbejne per mbajtjen e rrjetes.

    Distanca nga dy shtyllat pingule eshte 7.32 metra, ndersa distanca mes tokes dhe transverzales eshte 2.44 metra.

    Te gjithe pjeset e metalit nga te cilat eshte i ndertuar goli, duhet te kene nje gjeresi, jo me shume se 12 cm, vijat e fushes duhet te jene te barabarta me dimenzionet e shtyllave qe perbejne golin.


    Vija fundore nen gol patjeter te jete e shenuar me ngjyre te bardhe, poashtu me ngjyre te bardhe duhet te jete e ngjyrosur edhe shtylla komplet. Por ketu ka nje perjashtim te dy pingulet qe mund te ngjyrosen edhe me te zeze ne fund deri me 20 cm lartesi dmth eshte e lejuar por kjo ralle preferohet por eshte e lejuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Fusha e Lojės

    Dimensionet (Permasat)

    Fusha e lojes patjeter duhet te jete ne forme te drejtkendeshit. Gjatesia e vijave fundore duhet patjeter te jete me e madhe se gjeresia e vijave anesore.

    Gjatesia: minimum 90 m, maximum 120 m.
    Gjeresia: minimum 45 m, maximum 90 m

    Ndeshje nderkombtare:

    Gjatesia: minimum 100 m, maximum 110 m
    Gjeresia: minimum 64 m, maximum 75 m.


    Shenimi i fushes.

    Fusha e lojes eshte e shenuar me vija te bardha. Vijat caktojne dimensionet e fushes. Dy vijat anesore quhen vija prekese, ndersa dy vijat fundore quhen vijat e golit.

    Te gjithe vijat e shenuara ne fushe duhet te jene 12 cm te gjera dhe me njyre te bardhe.

    Fusha e lojes (tereni) eshte i ndare ne dy pjese te barabarta me nje vije ne mes.

    Qendra eshte e shenuar ne mes te vijes ndarese te dy pjeseve te golit, ketu kemi edhe nje reth me rreze 9.15 cm qe rrethon piken qendrore.


    Hapsira e golit.

    Hapsira e golit eshte ajo hapsire e cila eshte e perbere nga dy vija qe zgjaten nga vija fundore nga te dyjat anet e golit per 5.5 m ne thellesi te fushes dhe bashkohen me nje vije paralele qe i lidh keto dy vija dhe formon nje drejtkendesh para golit.


    Hapsira e penaltise.

    Hapsira e penaltise eshte ajo hapsire e cila eshte e perbere nga dy vija qe zgjaten nga vija fundore nga te dyja anet e golit per 16.5 m ne thellesi te fushes dhe bashkohen me nje vije paralele qe i lidh keto dy vija dhe formon nje drejtkendesh tjeter para golit.

    Per penaltite eshte e caktuar shenje nga 11 m, ne mes te hapsires se penalltise.

    Nje gjysem reth eshte i shenuar mbi hapsiren e penalltise dhe ka nje rreze prej prej 9.15 cm.

    Flamujt ne skajet kendore.

    Nje flamur jo me i gjate se 1.5 m eshte i vendosur ne te 4 kendet e fushes se lojes.

    Rethi kendor.

    1/4 e nje rethi me rreze 1 m eshte e shenuar ne cdo kend te fushes ku jane edhe flamujt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Rregullat e Penalltise!

    Duke marr shkak nga GAFA me trashanike e pare ndonjehere ne futboll, e bere nga lojtaret e ARSE-Kanalit ne ndeshjen e te shtunes me Man City, e cila lindi edhe shume polimika te ndryshme qe pasuan dhe qe u deklarua qe do mbetet ne historine e futbollit, po ju kujtoj dicka rreth penalltise...per ato qe s'e dine!

    Qe tha ju, qe nuk thate asgje akoma...i madhi Johan CRUJF na paska qene i pari qe e paska aplikuar kete variant...normalisht duke arritur sukses 100% dhe nderkohe francezet e ARSE-n Wanckerit kishin pas bo plan me e apliku ne at'ndeshje!

    Shumica e lojtareve gjuajne penalltine drejte ne porte, si gjithmone. Njese futet ne rrjete, quhet gol...nese jo, kuptohet. Ne rastet qe topi perplaset ne shtylle ose tek portieri dhe kthehet mbrapsht, atehere ai qe gjuan penalltine, ose kushdo nga koleget e tij, mund te ri-gjuaje topin pa problem per te shenuar...bukuri! (ky version nuk aplikohet vetem ne rastet kur ndeshja ka mbaruar dhe penalltite nga dy ekipet vendosin fatin e lojes)

    Por na paska qene edhe ky varianti, qe sulmuesi, ne vend se ta gjuaka topin direkt, mund t'ja pasoje shokut te tij, duke bere portierin te hidhet ne cilindo krah dhe duke rritur propabilitetin per te shenuar. I vetmi kusht eshte se...ai qe merr persiper te gjuaje penalltine, mund ta preke topin vetem nje here per ta pasuar dhe mund ta preke ose gjuaje serisht vetem ne rastin kur kolegu ja pason mbrapsht...pra si varianti i golit te Krujfit me Ajaxin!

    ARSE...mundohet ta mbroje:

    Pires penalty 'a big mistake' - Wenger
    Arsenal boss Arsene Wenger is happy his side were not punished after Robert Pires tried to tap a penalty to his team-mate instead of shooting.

    Tek ky link mund te shikoni edhe intervisten me Wancker...mjaton te klikoni tek 'Interview' [http://news.bbc.co.uk/sport1/hi/foot.../4368116.stm#]

    ------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Se pash ket penalltin po meca nigjova kish qen ideja e Henrit per te celebru kthimin ne Highbury...gjithcka ka qen mrena rregullave dhe normal qe po t'ishte realizu do kishte qen muhabeti ndrysh..megjithse duhet pas parasysh qe je n'vend te 8te, 15 pik mas celskit e ske takat me tall k.arin sidomos kur esht rezultati 1-0.

    Henry ka then vet qe kam provu gjera gjat karrieres qe po t'mos kishin dal me sukses do kishin qen gafa per Britains funniest videos, po nfund te fundit rendsi ka qe merr ma shum cheers se jeers. arroganca e kombinume me talent esht kombinim fitus n'futboll.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ryder : 24-10-2005 mė 17:16

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Gjithashtu kur ja pason shokut duhet qe topi te niset drejt portes dhe shoku qe vjen nga jashte zones i takon te vrapoje direkt pasi gjuhet "penalltia". Pra topi nuk duhet te kthehet prapa.
    beqar

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. Kanuni i Skėnderbeut
    Nga Rina_87 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-06-2016, 04:07
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •