sekretari i enver hoxhes ka qen i ati i ktij kroi?

Pranga inspektorit tė tatimeve


Policia ka arrestuar dje inspektorin e Tatim-Taksave tė Tiranės, Adriatik Kroi, i cili duke shfrytėzuar postin nė degėn e taksave tė kryeqytetit, i ka zhvatur buxhetit tė shtetit 1 miliard lekė gjatė katėr viteve tė fundit. Inspektori Kroi ka mundur tė pėrfitojė nė mėnyrė tė paligjshme shumėn e majme nėpėrmjet krijimit tė 3 firmave fantazmė. Kroi ka shėrbyer mė parė nė tatimet e Durrėsit dhe emri i tij ėshtė i lidhur me dy inspektorė tė tjerė tė tatimeve nė Durrės, tė cilėt u arrestuan njė muaj mė parė. Inspektori i tatimeve u prangos nga efektivat e policisė sė Pogradecit, tė cilat arritėn tė zbatojnė nė kėtė mėnyrė urdhrin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Kroi akuzohet se gjatė periudhės 2000-2004 ka krijuar tre firma fantazmė "Iliniena", "Pino" dhe "Praktiko", duke pėrfituar nga shteti njė shumė prej rreth 1 miliard lekėsh. Inspektori Adriatik Kroi akuzohet ashtu si tre ish-funksionarė tė Tatim-Taksave tė Durrėsit, Asqeri Mirashi, Arben Buzani dhe Dorian Beolli, pėr evazion fiskal dhe vjedhje, duke shpėrdoruar nė pėrfitime tė mėdha. Tre ish-punonjėsit e Tatim-Taksave tė Durrėsit u prangosėn nė fillim tė muajit shtator, ndėrkohė qė policia i ka bashkangjitur edhe emrin e inspektorit tė Degės sė Tatimeve nė Tiranė, Adriatik Kroi.