Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Pyetje

    Duke lexuar per nje Antigone tjeter por bashkekohese me tonen( periudha e sundimit te mbreterise se Maqedonise nga Leka i Madh dhe me tej)
    mesoj se kemi nderrim emri. Po bashkengjis paragrafin ku flitet per kete fenomen.
    Ky paragraf eshte nga faqja 272 e librit qe vijon :
    ================== libri =================
    Title
    English mechanic and world of science: with which are incorporated
    "the Mechanic", "Scientific opinion," and the "British and foreig mechanic."

    Publisher
    E. J. Kibblewhite, 1887
    Item notes v. 45
    Original from the New York Public Library
    Digitized Jun 21, 2006
    Subjects
    Science / Mechanics / General Technology

    ===================================
    dhe ndodhet ne adresen web:

    http://books.google.com/books?id=6nc...age&q=&f=false
    ===================================



    Pyetja: A jane verejtur fenomene te tilla ne qytetet Iliro-Epirote ?

    shenim:
    nqse ky postim eshte jashte teme, ju lutem fshijeni.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Restaurohen 660 monedha nga Antigonea
    Nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė sapo ka pėrfunduar restaurimi i 660 monedhave tė Antigonesė. Themi tė Antigonesė, sepse ato janė gjetur gjatė gėrmimeve tė ndryshme arkeologjike, pikėrisht nė Antigone. Gėrmimet e shumta arkeologjike tė kryera nė Antigone, qė nga vitet e gjashtėdhjeta e deri sot, sidomos nga i ndjeri Dhimosten Budina, kanė zbuluar ndėr tė tjera njė numėr tė madh monedhash. Monedhat janė gjetjet kryesore tė njė zbulimi arkeologjik, sepse ato datojnė sitin, zbulojnė lidhjet tregtare, pra qarkullimin monetar, orientimin e tregtisė, volumin dhe nivelin e shkėmbimit tė mallrave, pra zhvillimin. Por siē tregon Frederik Stamati, shef i Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, "monedhat e zbuluara kanė pasur probleme pėr ruajtjen dhe studimin, tė shkaktuara nga qėndrimi nė tokė pėr mė shumė se 2100 vjet". Kėshtu, jo tė gjitha monedhat e Antigonesė ishin tė lexueshme, ndėrsa korrozioni kishte dėmtuar sipėrfaqen dhe vazhdonte tė zhvillohej duke rrezikuar ekzistencėn e tyre. "660 copė monedha tė kėtij koleksioni, qė ruheshin nė kabinetin numizmatik tė Institutit Arkeologjik, iu nėnshtruan restaurimit dhe konservimit pėr tė realizuar trashėgiminė e tyre dhe pėr tė bėrė tė mundshėm leximin dhe studimin pėrkatės pėr monedhat e palexueshme", - tregon Stamati. Trajtimi u krye nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė pranė Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Puna filloi gjatė vitit 2009 dhe pėrfundoi nė mes tė janarit 2010. U punua nė mėnyrė shumė intensive, por edhe pse puna ishte shumė e lodhshme, rezultati i arritur justifikon mundimin. Nga ky grup monedhash vetėm 10 copė ishin prej argjendi, ndėrsa tė tjerat nė bronz. Tani ato ruhen tė sistemuara nė Kabinetin numizmatik tė QSA, nė konditat mė tė mira tė arritura nė Shqipėri, nga puna e specialistes numizmate, Prof. Dr.Shpresa Gjongecaj.
    Antigonea
    Emrin Antigone ia ka vėnė Pirroja i Epirit nė vitin 270, pėr nder tė sė shoqes, qė quhej Antigona. Ajo ishte thesprote. Antigoneja ka qenė njė qendėr e rėndėsishme nė Ilirinė e jugut. Nuk dihet mirė se kur ėshtė themeluar, por dihet mirė se u dogj nė vitin 167 para erės sė re nga konsulli romak Pal Emili, i cili si mundi ushtritė e Gentit, dogji 70 qytete tė Ilirisė sė Jugut, midis tė cilave edhe Antigonenė, e cila nuk e mori mė veten kurrė. Monedhat e gjetura nė Antigone bėjnė pjesė kryesisht nė ato tė Koinonit tė Epirit, tė prera rreth viteve 234-168 p.e.s. Tė gjitha pėrmbajnė tė shkruar fjalėn A?EIP?TAN. Ato klasifikohen nė katėr tipe: 1-ato qė kanė figurėn e Artemisės, 2- ato tė tipit Zeus-rrufe, 3-ato me kryet e Zeusit dhe Dionės dhe tė fundit e tė 4-ato tė tipit Dion-trekėmbėsh. Ndėr tė tjera janė gjetur edhe pak monedha republikane. "Tani, mbas restaurimit jo vetėm qė u sigurua ruajtja e tyre me njė koeficient sigurie prej 99.6%, por njėkohėsisht mundėsohet studimi mė i plotė numizmatik, qė natyrisht do tė japė tė dhėna tė tjera, mė tė shumta nė tėrėsinė e studimeve tė kryera deri sot", - shprehet Stamati. Me pėrfundimin e restaurimit tė grupit tė fundit prej 51 copėsh, arrin nė mė shumė se 1000 numri i monedhave tė restauruara gjatė vitit 2009. "Kjo ėshtė njė shifėr e mirė, ose shumė e mirė, nė konditat tona, por u arrit me njė punė tė sforcuar duke punuar paradite e pasdite, tė shtuna e tė diela, gjatė ditėve tė pushimeve zyrtare dhe pa lejen e zakonshme, kėshtu qė kjo shifėr ėshtė tej mundėsive normale tė punės, pėrveē qė laboratori ka detyra pėr tė punuar edhe me objekte tė tjera arkeologjike, si dhe me objektet etnografike", - shton Frederik Stamati, shef i Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė. Kjo punė dėshmon mė sė miri nevojėn e kėtij laboratori pėr tė pasur njė numėr shumė mė tė madh tė kuadrove tė kimisė, pėr tė pėrballuar nevojat urgjente qė ka trashėgimia e objekteve me vlera kulturore dhe historike.http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1264751252
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 29-01-2010 mė 03:44

  3. #13
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Zhvillohet Festivali i Riteve Pagane dhe Lojėrave Popullore

    Antigone

    Nė mjediset e “muzeut tė hapur” tė Parkut Arkeologjik tė Antigonesė nė Gjirokastėr, pėrgjatė dy ditėve, rreth 20 grupe pėrfaqėsuese nga krahina tė ndryshme tė vendit morėn pjesė nė veprimtarinė kulturore Festivali IV i Riteve Pagane dhe Lojėrave Popullore - Antigone 2010. Ky festival ėshtė njė nga veprimtaritė mė masive tė fokusuara nė fushėn e ruajtjes sė trashėgimisė shpirtėrore qė ka nisur tė organizohet ēdo vit, prej 2007-s nga stafi i zyrės pėr administrimin dhe koordinimin e Parkut Arkeologjik tė Antigonesė. Organizatorėt dhe komuniteti i banorėve tė zonės e shfrytėzojnė veprimtarinė jo vetėm pėr zhvillimin e turizmit kulturor nė kėtė zonė, por edhe pėr tė ruajtur rite dhe tradita tė lashta qė janė duke u zhdukur, pėr tė nxitur dėshirėn e moshave tė reja pėr tė interpretuar ritet dhe lojėrat e lashta pagane.

    Tė shtunėn dhe tė dielėn, Festivali IV i Riteve Pagane dhe Lojėrave Popullore - Antigone 2010, ka pritur 20 grupe tė tė gjitha moshave, tė cilėt shfaqėn mes rrėnojave antike tė Antigonesė rite tė ndryshme pagane dhe lojėra popullore qė ruhen ende nė kėto komunitete. U pėlqyen veēanėrisht grupi i Gramshit me ritin humoristik tė “Mullixhiu bluan sevdanė” dhe rite tė dasmės gramshiote, grupi i Mrezhanit Kėlcyrė me lojėrat e lashta “Kalaja e ēobanit” dhe “Muri i rrėzuar”, grupi i “Asim Zenelit” “Riti i yshtjes” dhe “Lojėn e marramendjes”, grupi i Komunės Kėrrabė nga Tirana me “Riti i dordolecit”, Ritet e Ditės sė Verės, grupi i Lunxhėrisė me ritet “Dita e Manakut”, “Boganiqet”, “Muēi ha baltė” dhe “Ikni gjarpėrinj” etj.

    Ēmimin e parė tė festivalit e meritoi grupi i shkollės sė mesme ekonomi-turizėm “Antoni Athanas” nga Saranda me interpretimin e “Legjendės sė Kaut” njė inskenim me legjendėn simbol tė krahinės sė lashtė tė Kaonisė qė u ekspozua pėr herė tė parė pėrpara publikut. Festivali u shoqėrua edhe me veprimtari tė tjera promovuese, si panairi i zejeve dhe kuzhinės tradicionale tė Lunxhėrisė organizuar nga Komuna Antigone, promovimi i librit me karakter studimor pėr ritet e lashta tė bregdetit jonian me titull “Marrėdhėnie tė riteve dhe kulteve tė bregdetit jonian dhe ato ndėrkufitare” tė autores Irena Gjoni (Papa) etj.

    01/06/2010
    Gazeta Shqip:
    http://216.75.13.41/index/kulture

    ------------------------------------------------
    ------------------------------------------------

    Nuk e dija qe edhe ne Jugun e Shqiperise behen festivale per ritet pagane, se zakonisht tradite ka qene ne Elbasan/Tirane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 03-06-2010 mė 03:12

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. LUNXHERI, POSHTE E LART ANTIGONESE_Fatos.Baxhaku
    Nga BARAT nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2007, 07:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •