Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    Adrianopoli dhe Antigonea (te rejat)

    Njė grup arkeologėsh shqiptaro-italianė po kryejnė gėrmime nė Sofratikė

    Nė gjurmė tė Adrianopolit

    Entela Bani

    GJIROKASTER - Njė tjetėr ekspeditė arkeologjike, kėsaj here italo- shqiptare ėshtė e pranishme nė rrethin e Gjirokastrės, pėr tė kryer gėrmime brenda njė kohe tė shkurtėr. Pas Antigonesė, puna pėr zbulimin e sė cilės ka filluar vetėm dy javė mė parė, ditėn e djeshme pranė teatrit antik tė Adrianopolit, nė Sofratikė, arkeologė dhe specialistė tė Universitetit tė Macerates –Itali dhe arkeologė tė institutit tė Arkeologjisė, kanė qenė tė pranishėm pėr tė bėrė fillimin zyrtar tė gėrmimeve. Sipas drejtorit shkencor tė palės shqiptare, prof. Neritan Ceka, “synimi i kėsaj ekspedite ėshtė qė tė vlerėsojė teatrin e Sofratikės, njė teatėr mjaft interesant qė ka mbetur njė objekt i izoluar. Ky teatėr nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm maja e aizbergut, sepse gjithė aizbergu, monumentet e tjerė, tempuj, godina banimi dhe publike ndodhen nėn sipėrfaqen e aluvioneve tė fushės sė Drinos, ndėrsa vendosja e tabelave dhe pėrmirėsimi i teatrit ekzistues do tė jenė dhe hapat e parė pėr tė aktivizuar kėtė monument shumė interesant nė iteneraret turistike tė zonės”. Ndėrkohė, sipas pėrfaqėsuesit tė palės italiane, prof. Roberto Pernen, njėkohėsisht edhe koordinator shkencor i projektit “bėhet fjalė pėr njė qendėr arkeologjike tė njė rėndėsie shumė tė madhe, pasi ėshtė njė veēanti pėr tė gjithė zonėn e Mesdheut. E rėndėsishme ėshtė se arkeologėt janė tė impenjuar pėr tė gjetur gjurmėt e Adrianopolit”. Teatri antik i Adrianopolit ndodhet 14 km larg qytetit tė Gjirokatrės, shumė pranė superstradės Gjirokastėr - Kakavijė dhe pozicioni i tij ėshtė mjaft i favorshėm pėr zhvillimin e turizmit tė zonės. Teatri ėshtė evidentuar pėr herė tė parė gjatė luftės sė parė botėrore prej arkeologut austriak, Prashniker. Gėrmimet e para nė kėtė tetatėr janė bėrė gati 25 vjet mė parė, prej Institutit tė Arkeologjisė dhe ka qenė arkeologu Apollon Baēe, qė ka drejtuar ekspeditėn arkeologjike tė Institutit tė Arkeologjisė, ēka bėri tė mundur zbulimin e pamjes qė ka sot teatri. Teatri ėshtė i zbuluar nė pjesėn mė tė madhe dhe ka njė kapacitet prej 4000 spektatorėsh, ėshtė i pajisur me 27 shkallė, 4 hyrje dhe njė skenė dykatėshe. Objekti daton rreth dhjetėvjeēarėve tė mesit tė shekullit II p.K. Njė kanal drenazhimi i realizuar kohėt e fundit ka bėrė tė mundur verifikimin nė njė distancė prej 360 metrash prej skenės sė teatrit tė disa strukturave muresh dhe veglash pune qė i referohen kėtij qyteti romak, ndėrkohė qė pėr shkak tė nivelit shumė tė ulėt, ēdo dimėr ky teatėr pėrmbytet.
    Sė fundmi, ai ėshtė bėrė pjesė e njė rrethi teatrosh antikė tė periudhės romake ku bėjnė pjesė edhe teatrot e Urbisaglies dhe Falerones-Itali dhe ai i Splitit-Kroaci.

    17/10/2005 (shekulli)

  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Me gjithė arritjet e rėndėsishme, ekspedita shqiptaro-greke ende nuk ka zbuluar teatrin, nekropolin dhe tempujt e Antigonesė, qytetit qė Pirroja ia bėri si dhuratė pėr martesė bashkėshortes sė tij Antigonės, bijės sė mbretit tė Egjiptit, Ptolemeut


    Nė gjurmė tė Antigonesė, qytetit elitar tė Epirit

    Entela Bani

    GJIROKASTER- Pas 20 vitesh heshtjeje tė plotė, nė qytetin antik tė Antigonesė, janė rikthyer sėrish zėrat dhe lėvizjet jetėsore, por kėsaj here me njė mision tė madh, zbulimin e tė gjithė tė fshehtave qė qyteti i lashtė fsheh prej mė shumė se 2100 vjetėsh. Ekspedita arkeologjike shqiptaro-greke ka dy javė qė ka filluar punėn dhe mund tė thuhet se deri tani gjithēka ka ecur mjaft mirė, pasi edhe zbulimet e hapat e hedhur nuk kanė qenė tė vegjėl.
    Qyteti antik i Antigonesė, i cili prej shumė vitesh mban statusin e njė Parku Kombėtar, ndodhet rreth 16 kilometėr larg qytetit tė Gjirokastrės, ndėrkohė qė pėr tė shkuar atje duhet tė pėrshkosh njė sėrė fshatrash qė i pėrkasin komunės me tė njėjtin emėr. Megjithėse rruga kalon nė njė peizazh mjaft tė veēantė, ajo ėshtė e ngushtė, e pashtruar dhe nė gjendje aspak tė mirė, ēka e bėn udhėtimin mė tė gjatė e mė pak komod. Ndėrkohė, nė rrėnojat e zbuluara tė Antigonesė, janė tė shumtė njerėzit qė punojnė, arkeologė, studentė e punėtorė tė paguar pėr gėrmime. I pari qė na pret ėshtė drejtori i kėsaj ekspedite pėr palėn shqiptare, arkeologu Dhimitėr Ēondi, i cili mjaft i kėnaqur pėr ecurinė e punimeve shpjegon gjithė punėn e kryer pėrgjatė dy javėve. “Megjithėse nė pak kohė kemi bėrė mjaft punė, si rilevimi topografik me satelitė, fotografimin ajror, zbulimin e njė varri monumental, tė njė punishteje pėlhurash si dhe tė disa objekteve prej bronxi, problematika nė Antigone ėshtė e madhe, ashtu sikurse edhe enigmat e saj, pasi asnjė nga tre elementėt e rėndėsishėm, tempujt, teatri dhe nekropoli nuk ėshtė zbuluar. Megjithatė, me zbulimin e tyre Antigonea shumė shpejt do tė kthehet nė njė qendėr tė jashtėzakonshme pėr turizmin”, - sqaron Ēondi. Ndėrkaq, ėshtė bėrė i mundur gjithashtu edhe pastrimi i territorit nga ferrat e barėrat qė e mbulonin prej shumė kohėsh dhe pjesa kryesore e qytetit ka marrė pamje, me shėtitoren e gjerė, disa banesa, kishėn nė mes tė kryqėzimit tė rrugėve kryesore, kanaleve kulluese etj. “Fakti qė tė gjitha objektet e gjetura kėtu nė Antigone, janė prej bronxi, tregojnė se niveli ekonomik i kėtij qyteti ka qenė mjaft i lartė, por pėrsa i pėrket sistemit urbanistik qyteti i Antigonesė zė vendin e parė nė Epir, duke qenė se ajo ėshtė mjaft e pėrparuar”,- sqaron mė tej Ēondi. Ndėrkohė pak mė tej, njė nga banorėt e zonės i “ėshtė futur punės” pėr ndėrtimin e njė stani, me gurė tė marrė pikėrisht nė kėtė qytet tė lashtė.
    Sipas drejtorit tė ekspeditės, njėkohėsisht edhe drejtor i muzeut tė Janinės, Kosta Zahos “Antigonea ėshtė njė qytet i ndėrtuar nga Pirroja dhe rrjedhimisht qė ka pamjen e tė gjithė qyteteve tė ndėrtuara prej tij”.
    Komuna
    Edhe komuna e Antigonesė ėshtė mjaft e prirur tė bėjė mė tė mirėn pėr tė ndihmuar nė kėto gėrmime, mjaft tė rėndėsishme, por gjithsesi infrastruktura rrugore mbetet problemi kyē, pasi anėtarėt e ekspeditave janė tė detyruar tė pėrshkojnė 32 kilometėr pėr ēdo ditė, nga Gjirokastra deri nė Parkun Kombėtar tė Antigonesė. “Duhet t’iu kujtoj pushtetarėve se titulli “Park Kombėtar” nuk duhet pėrdorur si njė stoli qė shėrben vetėm pėr zbukurim, por tė gjitha dokumentet duhet tė nxirren nga sirtarėt qė tė gjithė sė bashku tė kontribuojmė nė ēuarjen pėrpara tė kėtyre vlerave mjaft tė rėndėsishme”,- ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė ēėshtje, kryetari i komunės sė Antigonesė, Ylli Muho. Ndėrkaq tė gjithė duken entuziastė nė atė qė bėjnė, madje edhe punėtorėt qė e shohin kėtė jo si pasion, por si njė detyrė, ndėrsa pėrshtypja qė tė krijohet ėshtė ajo e njė rizgjimi tė jetės.
    Pak histori
    Ai ėshtė qyteti qė mbreti i Epirit, Pirro, i bėri dhuratė si prikė bashkėshortes sė tij tė parė, Antigonės, e bija e mbretit tė Egjiptit, Ptolemeut. Sipas historianėve, qyteti u ndėrtua rreth viteve 297-296 para Krishtit, duke zbatuar skemėn e njė arkitekti tė famshėm, Hipodamit tė Azisė sė Vogėl, qė i jep qytetit pamjen e njė fushe shahu, pėr tė pėrfunduar rreth 100 vjet mė vonė i djegur nga konsulli romak Emil Pauli, sė bashku me 168 qytete qė nė luftėrat iliro- romake ishin rreshtuar kundėr Romės. Megjithatė mė interesant kėtė qytet e bėn fakti se vetė Pirro nuk e vizitoi asnjėherė atė, pėr shkaqe qė mbeten tė mistershme.
    Qyteti i dytė mė i madh i Epirit, me njė sipėrfaqe 47 hektarė dhe mur rrethues 4 mijė metra, rizbulohet pas dhjetėra shekujsh harrese nga Dhimosten Budina. Nė vitet ‘70 ai nis ekspeditėn e tij nė kodrėn e Jermės pranė fshatit Saraqinishtė, qė nė greqisht do tė thotė vend i djegur. Qė nė fillim ekspedita ėshtė e suksesshme, zbulohet njė banesė me peristil, pjesė tė rėndėsishme tė fortifikimit si muri, portat dhe nė njė ndėrtesė dyfunksionėshe bėhet zbulimi i madh. Nė njė grumbull teserash bronxi shfaqet emri Antigoneon. Duke reflektuar ngjashmėrinė me botėn tjetėr antike, Dhimosten Budina sqaron se ky ėshtė qyteti i Pirros sė Epirit, Antigonea. Kohė pas kohe e dorė pas dore, duke u shtuar argumente tė tjera, gjithė ambienti shkencor i arkeologėve dhe historianėve tė vjetėr pranojnė identifikimin e Antigonesė nė kodrėn e Jermės.

    17/10/2005 (Shekulli)

  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Itali, 10 mijė euro pėr Adrianopolin


    Entela Bani

    GJIROKASTĖR- “Qeveria italiane akordoi 10 mijė euro pėr ndėrhyrje nė teatrin antik tė Adrianopolit, tė cilat nė rast se do tė pėrdoren si duhet, do tė japin efektivitet”. Kėshtu u shpreh dje, ambasadori italian i akredituar nė Tiranė, Massimo Janucci, gjatė njė vizite miqėsore nė qytetin antik, tė ndėrtuar nga perandori romak Hadrian. “Pėrfitova nga rasti tė ikja nga ndotja e Tiranės dhe shoh se kėtu ajri ėshtė shumė i pastėr. Megjithatė dėshiroj qė gėrmimet arkeologjike tė mos mbeten vetėm nė libra e studime, por nėpėrmjet turizmit e aktiviteteve tė ndikojnė nė rritjen e mirėqėnies sė popullatės. Megjithėse kjo vizitė ėshtė thjesht miqėsore, ju premtoj se shumė shpejt do kemi njė tjetėr zyrtare, pasi forcimi i prezencės italiane nė kėtė rajon ėshtė njė tjetėr premtim. Nė qoftė se ju do t’i pėrdorni ashtu si duhet kėto pasuri tė mėdha historike, nė tė ardhmen do tė jeni zona mė e pasur e vendit, nė rast se do tė lini tė shkatėrrohen, kjo do tė jetė e dėmshme jo vetėm pėr ju, por edhe pėr brezat qė vijnė”, - u shpreh Janucci. Ndėrkohė, kryetari i komunės sė Dropullit tė Poshtėm, Pandeli Tola, shprehu kėrkesėn pėr mbėshtetje nga shteti Italian. Teatri antik i Adrianopolit (pranė fshatit Sofratikė) ndodhet 14 km larg qytetit tė Gjirokatrės, shumė pranė superstradės Gjirokastėr- Kakavijė dhe pozicioni i tij ėshtė mjaft i favorshėm pėr zhvillimin e turizmit tė zonės. Teatri u evidentua pėr herė tė parė gjatė Luftės sė Parė Botėrore nga arkeologu austriak, Prashniker. Gėrmimet e para nė kėtė tetatėr u bėnė gati 25 vjet mė parė, nga Institutit i Arkeologjisė drejtuar nga arkeologu Apollon Baēe. Teatri ėshtė i zbuluar nė pjesėn mė tė madhe dhe ka njė kapacitet prej 4000 spektatorėsh. Ėshtė i pajisur me 27 shkallė, 4 hyrje dhe njė skenė dykatėshe. Objekti daton rreth dhjetėvjecarėve tė mesit tė shekullit II p.K.

    27/03/2006 (Shekulli)

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Tani me shirat e fundit ishte mbytur ne uje i gjithe Amfiteatri dhe nga era e forte u rrezua nje pjese e murit.

    C'ben shteti???

  5. #5
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Rinisin kėrkimet nė qytetin antik tė Antigonesė

    Ēelet Zyra pėr Administrimin dhe Menaxhimin e Parkut Arkeologjik tė Antigonesė

    En.Se

    Funksionimi i Zyrės pėr Administrimin dhe Menaxhimin e Parkut Arkeologjik tė Antigonesė (ZAMPAA) nė Gjirokastėr ėshtė ēelur dje zyrtarisht, duke e filluar veprimtarinė e saj me rinisjen e gėrmimeve dhe kėrkimeve arkeologjike nga njė ekspeditė e pėrbashkėt shqiptaro-greke. Bashkėdrejtorėt e kėtij projekti kėrkimesh nė qytetin antik tė Antigonesė, prof. Shpresa Gjongecaj e Institutit Arkeologjik tė Tiranės dhe dr. Kostas Zahos i Eforia Prehistorike Klasike 12 e Janinės kanė pėrshėndetur ēeljen pėr herė tė parė tė kėsaj zyre dhe kanė shprehur gatishmėrinė e tyre pėr tė bashkėpunuar. Ndėrsa drejtori i Institutit tė Arkeologjisė pranė Akademisė sė Shkencave tė RSH, prof. dr Myzafer Korkuti, tha se: "Miratimi dhe vėnia nė funksionim e 8-tė parqeve arkeologjike, pėr gjithė vendin dhe nė kėtė kontekst edhe ēelja sot e ZAMPAA, nuk ka tė bėjė mė dhėnien e njė statusi formal, por me njė projekt tė madh zhvillimi turistik tė rajonit jugor, me vlera tė jashtėzakonshme jo vetėm pėr trashėgiminė tonė kulturore, arkeologjike, historike dhe natyrore tė zonės prej afro 66 hektarė tė qytetit antik tė Antigonesė, por edhe pėr komunitetin e banorėve tė kėtushėm. Me kėtė rast u nėnshkrua njė marrėveshje pėr organizimin e fazės sė dytė tė ekspeditės arkeologjike tė pėrbashkėt shqiptaro-greke nė mjediset e Parkut Arkeologjik tė Antigonesė, ekspeditė qė ka nisur njė vit mė parė. Instituti i Arkeologjisė dhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Arkeologjik tė Antigonesė, me anė tė kėsaj marrėveshjeje bien dakord qė, nė kuadrin e bashkėveprimit shkencor tė Institutit Arkeologjik tė Titanės me Eforirinė Prehistorike Klasike Nr. 12 tė Janinės tė vazhdojnė kėrkimet arkeologjike edhe gjatė vitit 2006. "Mė konkretisht, gjatė periudhės 1 tetor deri mė 30 tetor 2006, do tė vazhdojnė kėrkimet arkeologjike nė qytetin antik tė Antigonesė dhe kėto kėrkime do tė pėrqendrohen nė vazhdimin e gėrmimeve me 20 punėtorė vendas nė pjesėn qendrore tė qytetit antik, nė disa fragmente tė murit rrethues dhe nė kryerjen e disa sondazheve tė tjera nė mjediset e Antigonesė", tha pėr gazetėn "SHQIP" bashkėdrejtuesja e ekspeditės pėr palėn shqiptare tė kėtij projekti, prof. Shpresa Gjongecaj.



    Ndėrsa kryetari i Komunės sė Antigonesė, Ylli Muho, gjatė kėsaj ceremonie falėnderoi MTKRS dhe vetė ministrin Bujar Leskaj pėr angazhimin e tyre nė ēeljen e ZAMPAA, e cila sė shpejti do tė kompletohet me strukturat administrative dhe teknike si arkeologė dhe restauratorė.



    Gazeta Shqip (04.10.2006)

  6. #6
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Nė Antigone rikthehen ekspeditat e gėrmimeve shqiptaro –greke pėr tė nxjerrė nė dritė qytetin antik

    Antigone, rikthehen gėrmimet e 40 viteve mė parė

    Entela Bani

    Gjirokasėr - Parku Kombėtar Arkeologjik i Antigonesė nė rrethin e Gjirokastrės ka tashmė njė strukturė tė posaēme menaxhimi, e cila filloi tė funksionojė sė fundmi. Pėrkrah ēeljes sė kėsaj zyre, ekspedita arkeologjike shqiptaro-greke, qysh prej ditės sė djeshme ėshtė pėr tė dytin vit radhazi nė kėtė qytet antik. Ngritja dhe funksionimi i kėsaj strukture nga njėra anė si dhe rikthimi i ekspeditės arkeologjike synojnė t’i kthejnė qytetit mė shumė se 200- vjeēar imazhin e munguar.
    Menaxhimi
    Ēelja e zyrės sė administrimit dhe koordinimit tė Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Antigonesė ėshtė miratuar nė muajin shtator tė kėtij viti, pas miratimit tė njė fondi prej 10 milionė lekėsh tė vjetėr nė fillim tė vitit 2006 nga ana e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve me destinacion investimi ēeljen e zyrės sė kėtij parku. Pėr drejtorin Ėngjėllush Serjani “ngritja dhe funksionimi i kėsaj strukture na krijon mundėsi pėr njė menaxhim dhe koordinim mė tė mirė tė punės, jo vetėm nė ruajtjen e vlerave tė kėtij monumenti, por edhe nė promovimin e vlerave tė tij, pėr ta kthyer atė nė njė qendėr tė vėrtetė historike. Ditėt e fundit ka mbėrritur edhe struktura e Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Arkeologjik Antigonea dhe sė shpejti me kompletimin e kėsaj strukture do vazhdojė funksionimi i pėrhershėm i saj”.
    Rifillimi i gėrmimeve
    Pas arritjeve tė kryera nė ekspeditėn e parė arkeologjike tė zhvilluar vitin e kaluar pas njė ndėrprerjeje prej afro tre dekadash, arkeologėt shqiptarė e ata grekė u rikthyen sėrish nė qytetin antik tė Antigonesė. Gjatė ditės sė djeshme, ekspedita e pėrbashkėt, e krijuar nga njė projekt ndėrmjet Institutit Arkeologjik Shqiptar dhe Ehorisė sė Janinės, filloi zyrtarisht gėrmimet, me pjesėmarrjen edhe tė drejtorit tė Institutit Arkeologjik, prof.dr Muzafer Korkuti. Pala shqiptare drejtohet nga dy arkeologė tė njohur, Shpresa Gjongecaj e Dhimitėr Ēondi, ndėrsa ajo greke, ashtu sikurse edhe vitin e kaluar, nga arkeologu Kosta Zaho.
    “Megjithėse ėshtė njė hap shumė pozitiv, duhet theksuar se puna pėr zbulimin e plotė tė qytetit antik tė Antigonesė do zgjasė pėr shumė vite me radhė. Bashkėpunimi i arkeologėve dhe specialistėve me zyrėn do na krijojė mundėsi qė ato gjetje qė zbulojmė tė ruhen dhe mirėmbahen. Gjithashtu e rėndėsishme ėshtė tė ketė njerėz qė i duan monumentet dhe qė kujdesen seriozisht pėr to”, - u shpreh drejtori i Institutit tė Arkeologjisė, Myzafer Korkuti. Ndėrkohė, sipas drejtuesve tė ekspeditave, kėtė vit gėrmimet do rifillojnė aty ku janė kryer rreth 40 vjet mė parė nga zbuluesi i i qytetit antik, Dhimosten Budina. “Pas pėrcaktimit tė zonės dhe gėrmimit tė njė banese, qė u kryen gjatė vitit tė kaluar, nė kėtė ekspeditė synohet vazhdimi i gėrmimeve tė profesor Budinės si dhe gjetja e teatrit”,- thotė arkeologia Shpresa Gjongecaj, ndėrsa drejtuesi grek Kosta Zaho thekson se “pas fitimit tė njė pėrvoje fillestare dhe rezultateve shumė inkurajuese tė ekspeditės sė parė kėrkimet do pėrqendrohen nė njė katror, nė mėnyrė qė tė shohim sesa shtėpi kishte njė katror dhe t’u dorėzojmė vizitorėve njė katror tė plotė. Duam tė kontribuojmė pėr parkun arkeologjik qė duam tė ndėrtojmė jo vetėm nė anėn shkencore, por edhe nė atė tė kthimit tė tij nė njė vend tė vizitueshėm”. Ekspedita arkeologjike shqiptaro-greke do tė qėndrojė pėrgjatė gjithė muajit tetor pėr tė vazhduar gėrmimet, ndėrkohė qė gjetja e tempullit, teatrit dhe nekropolit janė synimet kryesore tė saj.

    04/10/2006
    KATEGORIA: Kulture

  7. #7
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Antigonea Njė qendėr e prodhimit tė monedhave

    Arkeologėt zbulojnė nė Antigone monedha bronzi e argjendi dhe sende tė pėrdorimit tė pėrditshėm

    Engjėll Serjani

    Nė vazhdim tė gėrmimeve dhe kėrkimeve arkeologjike nga njė ekspeditė e pėrbashkėt shqiptaro-greke, qė nisi ekspeditėn nė fillim tė javės nė qytetin antik tė Antigonesė, arkeologėt kanė mundur tė zbulojnė monedha bronzi e argjendi dhe sende tė tjera tė pėrdorimit tė pėrditshėm.

    Gjatė gėrmimeve qė kanė nisur tė hėnėn nė njė kuadrat banesash tė vendosura nė pjesėn qendrore tė qytetit 2300-vjeēar tė Antigonesė, punėtorėt qė kryejnė gėrmimet dhe arkeologėt shqiptarė e grekė, qė i ndjekin hap pas hapi punimet nė rrėnojat e qytetit epirot, tė djegur brenda njė nate nė vitin 168 Para Krishtit, u gjendėn 2 monedha bronzi, me mbishkrimin "IPIROTOM" dhe njė monedhė me mbishkrimin "APOLLON". Ndėrkohė, sipas arkeologes greke, Jorgjia Plaku, nė inventarin e gjetjeve, pėrveē monedhave, pėrfshihen edhe materiale tė tjera tė pėrdorimit tė pėrvitshėm kulturor, ushtarak, ekonomik dhe jetik, si enė balte, amfora, pjata balte, tjegulla qė shėrbenin pėr mbulimin e ēative, maja heshtash, gjyle guri qė janė hedhur me katapulta gjatė rrethimit, fragmente tė godinave urbane dhe tė mureve rrethuese.

    Arkeologu shqiptar, Dhimitėr Ēondi, gjetjeve mė tė fundit thotė se: "Ndonėse numri i monedhave tė zbuluara nė Antigone, edhe gjatė ekspeditave tė mėparshme tė realizuara nė Antigone kryesisht nga prof. Dhimosten Budina, arrin nė 1000 copė dhe qė u pėrkasin qytetėrimeve tė ndryshme nga Azia e Vogėl, nė Greqinė e Lashtė, Apoloni, Kerkyrėn e Lashtė e deri nė Romėn e Lashtė, qė dėshmojnė pėr shkėmbimet dhe lidhjet e fuqishme ekomomike tė Antigonesė, 3 monedhat e gjetura nė ditėn e katėrt tė ekspeditės sonė kanė rėndėsinė e tyre shkencore dhe historike e pėr kėtė do tė duhen studime mė tė plota nga ekspertėt e fushė".


    arkeologu


    Paraprakisht, vazhdon arkeologu Dh. Ēondi, ne mund tė bėjmė pėrshkrimin e monedhave tė gjetura, tė cilat, nė fakt, janė modele tė njohura pėr ekspertėt e arkeologjisė, pasi janė ndeshur edhe nė gėrmimet e mėparshme. "Njėra prej monedhave tė gjetura ėshtė prej argjendi dhe i pėrket qytetit tė Apolonisė dhe nė njėrėn anė tė monedhės lexohet qartė fjala "APOLLON", ndėrsa dy monedhat e tjera janė vendase, pasi nė njėrėn anė tė tyre dallohet qartė se i pėrkasin llojit tė monedhave "Artemis me trekėndėshin e Dionisit" dhe tjera "Artemis me majė heshte", ndėrsa nė anėn tjetėr lexohet qartė fjala "IPIROTOM", qė do tė thotė Epir", sqaron Ēondi. Sipas arkeologėve, 2 nga 3 monedhat e gjetura janė mjete kėmbimi tė prodhuara nė Antigone dhe kjo vėrteton sė ky qytet i lashtė nuk ka qenė vetėm njė qendėr e madhe dhe e rėndėsishme e kėmbimit, por edhe njė qendėr e prodhimit dhe e prerjes sė monedhave.

    "Pėr tė provuar faktin se kjo ka qenė njė qendėr e prerjes sė monedhave tė bronzit shėrben gjetja mė parė nga prof. Dh. Budina e lingotės sė prerjes sė monedhave dhe monedhat e gjetura sė fundi janė tė tė njėjtės pėrmasė me lingotėn e zbuluar mė parė", tha Ēondi. Ndėrkaq, gėrmimet e kryera tė ekspeditės shqiptaro- greke, nėn drejtimin e bashkėdrejtorėve tė kėtij projekti, prof. Shpresa Gjongecaj e Institutit Arkeologjik tė Tiranės dhe dr. Kostas Zahos i Eforia Prehistorike Klasike 12 e Janinės kanė vazhduar edhe nė disa pika tė tjera tė qytetit antik, si nė pjesėt Lindore dhe Perėndimore tė murit rrethues, nė zbulimin e njė katrori tė plotė tė banesave pėr t‘u dhėnė mundėsi vizitorėve qė tė krijojnė njė ide tė plotė pėr planimetrinė e parastudiuar urbane tė Antigonesė, ndėrkohė topografėt e ekspeditės punojnė pėr pėrfundimin e hartės topografike tė krejt Parkut Arkeologjik tė Antigonesė, kryer me metodėn moderne JPE, qė realizohet nėpėrmjet lidhjeve me 3 satelitė civilė, qė lėvizin nė orbitėn e Tokės. Pritet qė gjatė periudhės 1 tetor deri mė 30 tetor

    2006, kjo ekspeditė tė vazhdojė kėrkimet arkeologjike nė qytetin antik tė Antigonesė, me 20 punėtorė vendas nė pjesėn qendrore tė qytetit antik dhe nė disa fragmente tė murit rrethues nė mjediset e Antigonesė.


    Antigonea



    Ēfarė pėrfaqėson qyteti antik epirot i Antigonesė? Sipas dėshmive dhe shkrimeve tė vjetra, Antigone e lashtė ka qenė njė qytet qė u ndėrtua nga Mbreti i Molosėve, Pirro. Njehsimi i vendndodhjes sė Antigonesė ka qenė objekt i debateve shkencore pėr shumė dekada, por nga tė gjithė pranohet se zbulimi dhe identifikimi i pėrket arkeologut shqiptar, Dhimosten Budina, i cili gjatė ekspeditave dhe gėrmimeve qė bėri pėr vite tė tėra (1970 - 19850) arriti dhe zbuloi i pari disa tesera votimi tė argjendta me emblemėn e antigonianėve.


    Historia

    Qyteti ėshtė vendosur mbi dy kodra nė vendin e quajtur Jerma, nė pjesėn jugperėndimore tė fshatit Saraqinishtė tė luginės sė lumit Drino, nė distancė 5 kilometra, nė vijė tė drejtė nga Gjirokastra e sotme. Muret rrethuese tė qytetit, me gjatėsi afro 4 kilometra, rrethojnė njė hapėsirė me njė sipėrfaqe prej 45 hektarė tokė (450 dynym). Qyteti, nga pikėpamja urbanistike, ishte i organizuar nė katrorė ndėrtimi, nė bazė tė sistemit urbanistik tė hipodomik (bashkėkohor). Kėrkimet arkeologjike qė organizoi Dhimosten Budina ka zbuluar tė paktėn 10 objekte private, rrugė tė shtruara me pllaka, tubacione tė ujėrave tė zeza e trotuare, si dhe njė tunel, i cili pėrbėnte njė nga ndėrtesat e tregut. Rruga qendrore e qytetit, me gjerėsi afro 6 metra, e pėrshkonte krejt Antigonenė nė njė gjatėsi tė paktėn njė kilometėr nga hyrja veriore deri tek ajo jugore. Antigonea ishte qyteti i dytė nė madhėsi dhe nė rėndėsi nė hapėsirat e Kaonisė sė lashtė pas Finiqit. Kontrollonte rrugėt e famshme tė Antigonesė, nga ku kalonte rruga qė bashkonte Apoloninė e Vlorėn me rrafshnaltėn e Janinės dhe Epirit tė Jugut. Nė saj tė vendndodhjes gjeografike me rėndėsi tė madhe, Antigonea, afėrsisht nė mesin e luginės sė Drinos, njohu njė kulm zhvillimi tė paparė. Afėr Antigonesė legjionet romake tė vitit 198 para Krishtit mundėn ushtrinė e Mbretit tė Maqedonisė, Filipit V. Mė vonė, nė 167 para Krishtit, Antigonea u shkatėrrua me mundėsinė mė tė madhe nga legjionet e Emil Pavlos bashkė me 70 qytete tė Epirit, sipas raporteve tė gjeografit tė lashtė, Strabonit. Zhvillimi i mėtejshėm i qytetit nuk ėshtė vėrtetuar plotėsisht. Njėtrigone mbretėrore, nė tė cilėn qėndron njė dysheme me mozaikė, me emblemė greke, dėshmon pėr pėrdorimin e vendit nė vitet e periudhės Paleokristiane.


    Pse u quajt Antigone nga Pirroja i Epirit?

    Qyteti u quajt Antigone nga Pirroja nė nderim tė gruas sė tij tė parė, Antigoni, vajzė e fisnikėve maqedonas, Vereniqi dhe Filipi. Mė vonė, Vereniqi u martua me pasardhėsin e Aleksandrit tė Madh, Ptolemeon, Mbret i Egjiptit, nė oborrin e tė cilit Pirro njohu Antigonėn. Pėrveē gruas sė tij, Pirro nderoi edhe vjehrrėn e tij, Vereniqin. Pėr nder tė mbretėreshės mori emrin Vereniqi njė qytet nė Epir, i cili ndodhet afėr Nikopolisit.


    Kur nisėn gėrmimet e para?

    Gėrmimet e para nga ekspertėt arkeologė nisėn nė Antigone, nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore, nga arkeologu amator, S. Evangelidhi. Ndėrsa gėrmimet sistematike dhe shkencore u ndėrmorėn nė Jermė, qysh prej vitit 1966 dhe pėr disa vite me radhė u nxor nė dritė njė material arkeologjik mjaft i pasur, i cili ndryshoi rrėnjėsisht pėrfytyrimet pėr kėtė vendbanim. Njė ndėr rezultatet e rėndėsishme tė gėrmimeve ėshtė identifikimi i rrėnojave tė Jermės nė qytetin e Antigonesė. Kjo u bė e mundur me zbulimin e njė tog teserash tė rrumbullakėta prej bronzi me mbishkrimin "ANTITONEAN". Kėto objekte, tė cilat pėrmbajnė dokumentin e parė epigrafik, qė bėn fjalė pėr qytetin e Antigonesė, dhanė mundėsi tė korrigjohet mendimi i shprehur mė parė pėr kėtė ēėshtje. Njė interes tė veēantė nė Antigone paraqesin elementet urbanistike dhe arkitektonike. Pėr tė parėn herė nė qytetet tona kėto elemente janė zbuluar nė njė masė tė tillė qė tė japin mundėsi tė formosh, qoftė edhe nė vija tė pėrgjithshme, njė ide mbi planin urbanistik tė njė qyteti dhe veēoritė arkitektonike e konstruktive tė banesave qytetare.


    Antigonea, si monument kulture

    Antigonea ėshtė shpallur monument kulture nė vitin 1963 me vendimin e rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės, mbėshtetur nė ligjin e asaj kohe "Mbi shpalljen e monumenteve tė kulturės". Ėshtė themeluar nė shek. IV para Krishtit. Ėshtė qyteti antik me sipėrfaqe mė tė madhe, 45 ha nė vendin tonė. Gėrmimet arkeologjike mė tė plota qė kanė identifikuar emrin dhe historinė e qytetit janė kryer dhe drejtuar nga arkeologu i njohur, prof. dr. Dhimosten Budina. Nė pjesėn juglindore tė Antigonesė, gjatė kėtyre ekspeditave, tė udhėhequra prej arkeologut Dhimosten Budina, ėshtė zbuluar njė objekt kulti i hershėm kristian, qė sipas ekspertėve, i pėrket shek. tė 6, nė dyshemenė e tė cilit ėshtė zbuluar njė mozaik. Ndėr objektet qė dėshmojnė pėr vjetėrsinė e Antigonesė ėshtė edhe njė statujė e vogėl bronzi e Poseidonit, qė tani gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Tiranė. Gjurmėt e kėtij qyteti nė planin urbanistik dėshmojnė pėr njė sistem tė rregullt dhe tė pėrparuar urbanistik, karakteristikė pėr qendrat e krijuara rishtas si Antigonea, ashtu dhe pėr qendrat e themeluara prej kohėsh, si Apolonia e Oriku. Kjo dukuri dėshmon pėr njė urbanistikė mjaft tė pėrparuar nė kohė, pasi themelimi i tyre pėrkon me fillimet e urbanistikės sė rregullt romake. Ka njė numėr tė madh banesash, njė kapelė ku paraqitet Shėn Kristofori, njė nga ikonografitė mė tė hershme nė klasifikimet botėrore.


    Ēfarė kanė nxjerrė nė dritė gėrmimet?

    Gėrmimet e kryera deri nė fund tė viteve ‘80 kanė nxjerrė nė dritė pjesė tė konsiderueshme tė murit rrethues tė qytetit, disa kulla mbrojtėse dhe njė hyrje me dy kulla. Nė brendėsi tė sipėrfaqeve tė qytetit janė zbuluar sipėrfaqe tė mėdha, me banesa dhe objekte publike, ndėrmjet tė cilave edhe njė banesė me gjysmė peristil, si dhe disa dyqane, punishte e kisha.

    Zbulimet mė tė fundit arkeologjike nė 2005-ėn .Zbulimet mė tė fundit nė Antigone janė bėrė nga njė ekspeditė e pėrbashkėt shqiptaro-greke dhe ato pėrfshijnė njė varr monumental tė vendosur nė pjesėn ku mendohet se dikur ka qenė shtrirė nekropoli i qytetit antik epirot tė Antigonesė dhe disa objekte brenda tij, si pjesa e pėrparme tė njė pėrkrenareje prej bronzi dhe disa armė. Drejtori i ekspeditės, njėkohėsisht drejtor i Muzeut Arkeologjik tė Butrintit, prof. dr. Dhimitėr Ēondi, qė drejtonte gėrmimet nė terren gjatė kėsaj ekspedite, thotė se: "Nė brendėsi tė varrit monumental, tė tipit tė varreve tė mbretėrve maqedonas, gjatė kėtyre gėrmimeve ėshtė bėrė e mundur tė gjendet njė pėrkrenare bronzi e madhėsisė 20 me 30 cm. Ėshtė pjesa e pėrparme e pėrkrenares, e cila vendoset pėrpara fytyrės sė luftėtarit".

    Megjithatė, sipas arkeologėve, shtresa e fundit e varrit nuk ėshtė prekur nga gėrmimet e trafikantėve tė objekteve antike. Kjo do tė thotė qė aty mund tė gjenden edhe objekte tė tjera tė rėndėsishme, qė i pėrkisnin personit tė varrosur atje. Gjatė gėrmimeve nė brendėsi tė varrit, arkeologėt kanė arritur tė zbulojnė edhe fragmente qeramike e bronzi, tė cilat do tė studiohen dhe dokumentohen nė vazhdim nga ekspertėt e arkeologjisė. Ndėr punimet me rėndėsi e vlerė pėr kthimin e Antigonesė nė njė vend tė vizitueshėm ėshtė edhe projekti italian pėr nivelimit topografik tė territorit prej 45 hektarėsh, ku, sipas ekspertėve italianė, janė 22 pika trigonometrike, tė cilat pėr herė tė parė krijojnė me anė tė metodave tė fotogramomentrisė njė pamje mė tė plotė tė kėtij monumenti tė lashtė. Vėmendja dhe ekspeditat janė rikthyer nė Antigone pas afro 20 vjetėsh, ku nuk janė kryer zyrtarisht ekspedita arkeologjike, ndonėse gjatė kėsaj periudhe nuk kanė munguar gėrmimet klandestine nga gjurmuesit, trafikantėt dhe grabitėsit e vlerave tė antikitetit.

    Zbuluesi i Antigonesė, arkeologu Dhimosten Budina, ėshtė shpallur "Nderi i Komunės sė Antigonesė" nė qershor tė vitit 2003. arkeologu i njohur Dhimosten Budina ėshtė shpallur "Nderi i Komunės sė Antigonesė" nga kėshilli komunal i kėsaj komune nė shenjė respekti pėr pėrkushtimin e tij shkencor gjatė ekspeditave kėrkimore dhe punės studimore pėr zbulimin, identifikimin dhe publicitetin e qytetit antik tė Antigonesė.

    Dhimosten Budina ishte njė nga ekspertėt e Institutit Arkeologjik pranė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, qė njė pjesė tė pėrkushtimit tė tij kėrkimor-shkencor e ka tė lidhur ngushtė me disa ekspedita arkeologjike pėr kryerjen e gėrmimeve nė qytetin e Antigonesė, qytetėrimi i tė cilit i takon shekullit III para erės sė re.

    Gazeta Shqip (07.10.2006), linku:

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=3278

  8. #8
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    "Do ringjallim Antigonene"

    E Diele, 01 Korrik 2007



    Flet Drejtori i Parkut Arkeologjik, Engjell Serjani. Projektet ne qytetin antik per te terhequr te huajt

    Qyteti antik i Antigonese po terheq cdo dite e me shume vizitore. Jo vetem vendas, por edhe turiste te huaj, qe duan te njihen me historine e qytetit pet te cilin eshte investuar aq pak per ta mirembajtur. Jane realizuar aktivitete e investime dhe ende ide po hidhen ne leter per nje destinacion te ri te qytetit antik, ne afersi te Gjirokastres. Por sipas drejtorit te Parkut Arkeologjik, Engjell Serjani, e domosdoshme eshte shfrytezimi me qellim thithjen e turisteve. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Serjani shpjegon projektet dhe veshtiresite qe hasen.

    Zoti Serjani, cila eshte veprimtaria e zyres per menaxhimin e Parkut Arkeologjik te Antigonese ?

    Veprimtaria administrative dhe koordinuese e zyres ne kete faze fillestare eshte e fokusuar ne hartimin, realizimin dhe zbatimin e strategjive, programeve dhe projekteve qe synojne kthimin e territorit te qytetit antik te Antigonese ne nje vend te vizitueshem per turistet e huaj dhe vizitoret vendas. Prej shtatorit te vitit 2006 e deri me sot, ne kemi realizuar nje sere organizimesh dhe veprimtarish ne dobi te kthimit te vemendjes ne drejtim te vlerave historike, arkeologjike dhe turistike qe mbart qyteti antik i Antigonese. Ne kete program pune hyjne ndjekja e punimeve te ekspeditave arkeologjike shqiptaro-greke ne qytetin antik, perfundimi i vendosjes se sinjalistikes ne rrugen kombetare Kakavije-Tirane me vendosjen e tabelave treguese "Parku Arkeologjik Antigone" ne te dy hyrjet e qytetit te Gjirokastres. Jane kryer disa punime per permiresimin e rruges hyrese te parkut ne segmentin Saraqiniste-Antigone dhe disa punime per mirembajtjen e murit fortifikues, ne afersi te Varrit Monumental te zbuluar nje vit me pare nga ekspedita shqiptaro-greke dhe ne mozaikun e Kishes Paleokristiane. Ky i fundit, edhe pas kesaj nderhyrjeje, paraqitet i rrezikuar per t'u demtuar nga faktoret atmosferike. Ne bashkepunim dhe me komunen dhe te disa mediave lokale kemi realizuar shtypjen e 1 mije cope kalendareve te tavolines dhe 1 mije cope kalendare muri, me fotografi te monumenteve qe jane zbuluar ne Antigone per vitin 2007. Kemi bere shperndarjen e tyre ne zyrat turistike dhe institucionet e ndryshme qendrore dhe vendore. Por me bindje mund te them se veprimtaria me e madhe e organizuar nga zyra jone ka qene Konferenca Kombetare "Impakti i monumenteve te kultures ne zhvillimin e turizmit kulturor", mbajtur ne 25 maj 2007, e cila kishte si qellim trajtimin dhe implementimin e menyrave te menaxhimit dhe rijetezimit te Parkut Arkeologjik te Antigonese ne kuadrin e strategjise se turizmit kulturor dhe te hapjes se sezonit turistik 2007. Kjo ishte veprimtaria e pare e ketij lloji me karakter debatues, tregues e trajnues, organizuar nga parqet arkeologjike te vendit ne interes te diskutimit dhe shkembimit te eksperiencave per rritjen e aftesise drejtuese dhe menaxhuese te strukturave dhe institucioneve ne varesi te MTKRS, ne drejtim te parqeve arkeologjike e natyrore, zonave muze, qendrave historike, monumenteve te trashegimise kulturore si dhe te bashkepunimit te ketyre institucioneve me agjenci turistike te vendit, per propagandimin e ketyre vlerave brenda dhe jashte vendit.

    Kush jane prioritet e punes suaj per kthimin e Antigonese ne nje qender te turizmit kulturor ?

    Ne kemi hartuar nje plan te detajuar ne menyre qe gjate gjithe vitit, Antigoneja antike te mundesoje terheqjen e vizitoreve vendas dhe te huaj. Ne bashkepunim me Muzeun Arkeologjik te Butrintit, Degen Rajonale te Monumenteve te Kulture, Katedren e Historise dhe Arkeologjise ne Universitetin "Eqrem Cabej" te Gjirokastres dhe mediat lokale dhe qendrore do te organizohet nje debat i hapur per diskutimin e Strategjise Afatmesme te Administrimit te PAA per periudhen 2007 deri ne 2010. Ne vijim, ne bashkepunim me Institutin e Arkeologjise, Parkun Kombetar dhe Muzeun Arkeologjik te Butrintit, Degen Rajonale te Monumenteve te Kultures dhe Katedren e Historise dhe Arkeologjise ne Universitetin "Eqrem Cabej" te Gjirokastres do te organizohet nje simpozium shkencor, per prezantimin e te dhenave dhe konkluzioneve shkencore te germimeve te kryera nga ekspeditat e perbashketa shqiptaro-greke te periudhes se fundit nga viti 2005 deri ne vitin 2007. Hartimin, miratimin dhe realizimin e Muzeut Arkeologjik te Antigonese ne brendesi te parkut ose edhe ndoshta ne godinen e Qendres Kulturore te Komunes se Antigonese. Kryerjen e punimeve per permiresimin e rruges automobilistike ne hyrje te parkut dhe lobimin me strukturat e qeverisjes vendore dhe grupet e tjera te interesit, per asfaltimin e krejt rruges Gjirokaster-Antigone. Realizimin ne bashkepunim me ekspertet e Institutit te Monumenteve te Kultures te projekteve per restaurimin e Portes Kryesore Jugore te qytetit Antik te Antigonese, projektin per konservimin dhe restaurimin e mozaikut ne Kishen Paleokristiane, ne Varrin Monumental, ringritjen e shtyllave ne banesen me peristil, pastrimin e mureve rrethuese nga bimesia, sistemimin e territorit perreth cezmave antike dhe sistemimin e mureve dhe hyrjes veriore te qytetit Antik. Organizimin ne mjediset e Parkut Arkeologjik nje shkolle vere dhe nje kampingu rinor nderkombetar ne bashkepunim me agjencite turistike. organizata joqeveritare dhe shoqata te fokusuara ne ruajtjen dhe promovimin e vlerave te trashegimise kulturore boterore.

    Cilat jane disa prej problematikave me te cilat perballet zyra juaj ne iniciativat e saj per rijetezimin e Antigonese antike?

    Problemi me emergjent ka te beje me segmentin rrugor qe te con ne piken arkeologjike. Parku Arkeologjik Antigone ndodhet 14 km larg Gjirokastres, ku vetem 4 km te saj jane te asfaltuara, nderkohe qe pjesa tjeter paraqitet ne gjendje te veshtire teknike per qarkullimin e automjeteve. Mendoj se nje investim i mundshem nga donatore te ndryshem perfshire edhe qeverine shqiptare duke rikonstruktuar kete rruge, do te mbeshteste ndjeshem zhvillimin e turizmit kulturor ne zonen e Antigonese. Nje tjeter problem emergjent per Parkun Arkeologjik Antigone eshte mungesa e hartave topografike te sakta, te miratuara, te firmosura dhe vulosura zyrtarisht, per territorin si dhe ndertimi i nje harte dixhitale. Mungesa e kesaj harte krijon probleme dhe veshtiresi per hartimin e Planit te Menaxhimit Afatmesem (5 vjecar) per hartimin e projekteve te zonifikimit, per programet dhe projektet me partneret e huaj dhe per marredheniet me pronaret private dhe institucionet me te cilat bashkepunon Parku Arkeologjik Antigone. Ka nje vonese te pajustifikuar edhe nga Zyra per Regjistrimin e Pasurise se Paluajtshme per pajisjen e zyres me harten e siperfaqeve private ne territorin e parkut. Nderkohe Parku Arkeologjik Antigone eshte i vetmi nga te 7-te parqet e vendit, qe nuk ka asnje objekt te ndertuar brenda tij qe te sherbeje si zyre, apo mjedis sherbimi dhe pritjeje per vizitoret, vendqendrim per arkeologet, punonjesit e sherbimit apo qe te sherbeje si muze per te treguar historine dhe gjetjet arkeologjike ne Antigone.

    Bisedoi Blerim Kore

  9. #9
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Turistet hipizem ne qytetin antik te Pirros

    E Diele, 01 Korrik 2007



    Parku Arkeologjik i Antigonese ne rrethin e Gjirokastres eshte perfshire ne kete sezon veror ne guidat e grupeve te organizuara turistike, vendase dhe te huaja. Fale pasurise historike dhe arkeologjike qe mbart, Antigoneja antike vazhdon te terheqe gjithmone e me shume kersherine e vizitoreve. Nderkohe krahas vlerave historike, arkeologjike dhe kulturore ne mjediset e Parkut Arkeologjik te Antigonese, vizitoret e ndryshem vendas dhe te huaj, mund te gjejne edhe nje sere veprimtarish te tjera argetuese dhe clodhese. Nje nder gjetjet me interesante te ketij sezoni turistik, per grupet e vizitoreve, eshte edhe hipizmi me kuaj ne zonen e qytetit antik. "Per ta bere sa me interesante nje vizite turistike ne Antigone ne menduam qe ne bashkepunim me banoret e zones te realizojme disa aktivitete hipizmi me kuaj", thote Drejtori i Parkut te Antigonese, Engjell Serjani. Ne sherbim te vizitoreve jane vendosur tri kuaj race, me te cilet ata mund te shetisin ne mjediset e parkut. Vete pozicioni gjeografik ne te cilen eshte vendosur qyteti antik ben qe nje shetitje me kale te jete mjaft mbreselenese per turistet. "Parku arkeologjik, thote drejtori Serjani, aktualisht ka nje shtrirje prej 60 ha". Pervec rrenojave te qytetit antik, gjate nje shetitje me kale vizitoret mund te sodisin edhe natyren perreth si dhe lendinat plot gjelberim te zones. "Nje shetitje me kale eshte mjaft e kerkuar nga vizitoret qe mberrijne ne Antigone", thote nje kujdestar kuajsh. "Fillimisht, vazhdon ai, turistet vijne ketu vetem per te pare rrenojat e qytetit antik, por gjate vizites ata i terheq edhe natyra panoramike dhe plot gjelberim e zones, keshtu qe nje shetitje me kale ne zonen e Parkut Arkeologjik eshte mjaft mbreselenese per ta". Me kalimin e diteve te sezonit turistik, hipizmi me kuaj ne Antigonene antike, vazhdon te terheqe gjithmone e me shume vizitoret e apasionuar. "Mendoj se eshte dicka e vecante qe te pershkosh rrenojat arkeologjike te qytetit hipur mbi kale, nderkohe qe edhe natyra ketu eshte mjaft e bukur", thote pjesetari i nje grupi vizitoresh nga Anglia, nderkohe qe zbret nga shala e nje kali te bardhe, pasi ka perfunduar shetitjen ne zonen e Parkut Arkeologjik.

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Profili historik i Antigonese antike

    E Diele, 01 Korrik 2007



    Qyteti arkeologjik i Antigonese ngrihet mbi kodren e Jermes, ne krahun e djathte te rrjedhes se mesme te lumit Drino, ne jugperendim te fshatit Saraqinishte, te rrethit te Gjirokastres. Ai ze nje vend dominues dhe njekohesisht me te pershtatshmin nga pikepamja ekonomike ne kete lugine. Ishin pikerisht keta faktore qe ndihmuan qytetin te zhvillohej si qendra me e rendesishme midis vendbanimeve te tjera urbane te kesaj zone. Qyteti shtrihet midis dy kreshtave, te cilat lidhen me njera-tjetren nepermjet nje qafe te ngushte. Kreshta e anes veriore me lartesi 700 m mbi nivelin e detit, ka ne maje nje shesh te vogel, kurse kreshta jugore e larte 600 m eshte e formuar nga nje numer tarracash qe palosen me njera-tjetren. Kudo mbi keto tarraca duken gjurme godinash, te cilat megjithese te demtuara vende-vende gjate kohes, kane nje planimetri te rregullt. Element i rendesishem per te eshte identifikimi i rrenojave te Jermes ne qytetin e Antigonese. Kjo u be e mundur me rezultatet e germimeve arkeologjike, qe tregojne se Antigoneja u formua si nje qender e madhe dhe e rendesishme ekonomike, shoqerore, kulturore dhe politike qe ne fillim te shek. III p.e.s. Ne nje kohe qe perputhej me periudhen e fuqizimit me te madh politik te shteteve te Epirit. Ajo vazhdoi jeten e saj gjate gjithe shek. III dhe pati nje veprimtari prodhuese intensive sidomos nga fundi i ketij shekulli dhe fillimi i shek II p.e.s. Antigoneja zhvillohet si nje qytet i tipit polis. Ky mendim gjen mbeshtetje edhe ne mbishkrimin qe ben fjale per pranine e gjimnastiarkut ne kete qytet. Siperfaqja e madhe qe zinte Antigoneja tregon se ajo ishte nje nga qytet me te medha te vendit tone. Qyteti antik ben pjese ne tipin e qyteteve pa akropol, te mbrojtur me nje mur te vetem rrethimi. Ajo kishte nje plan te rregullt urbanistik te ngjashem me ate te shume qyteteve helenistike te Greqise dhe te krahinave rreth saj. Ky plan i rregullt i qytetit si dhe ai i banesave te tij tregojne se ajo, ashtu sikurse ne sektore te ndryshem te jetes dhe ne arkitekture ishte ndikuar shume nga elementet e urbanistikes dhe arkitektures helenistike. Te dhenat e perfituara nga germimet, treguan se nje rol te rendesishem ne jeten ekonomike te qytetit kane luajtur zejtaria dhe tregtia. Qyteti kishte edhe territorin e vet bujqesor jashte mureve rrethuese, ku jane fiksuar disa vendbanime te vogla fshatare. Veglat bujqesore te zbuluara ne germimet, guret e mullirit dhe pitosat tregojne per nje zhvillim te mire te bujqesise ne kete qytet. Ne shtresen kulturore qe mbulon banesat e zbuluara, dallohen qarte gjurmet e nje shkaterrimi te shkaktuar nga nje zjarr i fuqishem. Ky shkaterrim duhet te kete ndodhur ne vitin 167 p.e.s, kur konsulli romak, Pal Emili, dogji dhe rrafshoi per toke 70 qytete te Epirit. Mbas kesaj ngjarjeje tragjike duket se Antigoneja nuk e mori me veten.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Antigonea Me tė parat panele informuese

    Antigonea, njė ndėr qendrat kryesore tė civilizimit antik nė luginėn e Drinosit do tė jetė i pari Park Arkeologjik nė Shqipėri, pas Butrintit qė do tė pajiset me panele informuese nė gjuhėn shqipe dhe atė angleze, tė shtrira nė tė gjithė territorin, qė do tė shėrbejnė si njė guidė e mirėfilltė pėr turistėt.

    Ky ėshtė njė projekt ambicioz qė po realizohet nga Fondacioni “Albanian Heritage” nė bashkėpunim me Parkun e Antigonesė, financuar nga Packard Humanities.
    7 panele tė dimensioneve 1 m x 80 cm, tė realizuara nga dy studio shqiptare do tė vendosen nė tė gjithė Antigonenė dhe do tė ndricohen edhe gjatė mbrėmjes, falė pajisjes sė kėtij parku me njė gjenerator tė fuqishėm.Kėto investime synojnė tė pėrmirėsojnė infrastrukturėn turistike nė kėtė qendėr tė rėndėsishme tė trashėgimisė kulturore shqiptare dhe do tė pasohen me projekte tė tjera qė do tė promovojnė Antigonenė dhe do ta fusin atė nė tė gjitha guidat elitare turistike.

    Teksti informues ėshtė realizuar edhe falė kontributit tė profesorit anglez Oliver Gilkes (University of Norwitch). Nderkohe gjithe argumentat historike dhe arkeologjike qe paraqiten ne keto panele jane kuruar nga Instituti i Arkeologjise dhe Instituti i Monumenetete te Kultures.

    Paneli kryesor i kushtohet Antigonesė, ku ndėr tė tjera turistėt do tė informohen se “Antigonea ishte qendra kryesore e civilizimit antik nė kėtė zonė. Vėzhgimet e para pėr kėtė qytet, janė bėrė nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore nga arkeologu grek S. Evangelidhi dhe mė vonė, nė vitet ‘30 tė shekullit tė 20-tė, nga udhėtari dhe arkeologu anglez Prof. N. G. L Hammond. Por arkeologu shqiptar Prof. Dhimosten Budina (1930 -2004), njihet si zbuluesi, identifikuesi dhe interpretuesi i Antigonesė. Nėpėrmjet gėrmimeve sistematike tė ndėrmarra nė Antigone, qysh prej vitit 1966, profesor Budina arriti tė nxjerrė nė dritė njė material arkeologjik mjaft tė pasur, qė ndryshoi rrėnjėsisht pėrfytyrimin pėr kėtė vendbanim tė lashtė.

    Zbulimi i planimetrisė sė qytetit dhe vet emri i tij antik ishin meritė e tij. Pėr mė tepėr janė rezultat i punės sė tij kėrkuese tė gjitha monumentet e zbuluara deri mė sot nė Antigone si: sistemin fortifikues, agoraja, stoa, banesat, monumentet publike, bazilika, rrugėt etj.
    Panelet e tjera do tė informojnė publikun nė lidhje me agoranė, me qytetin dhe jetėn publike tė tij, me shtėpitė e tij, me Lidhjen Kristiane, dhe muret fortifikuese tė qytetit.

    Nė vitin 2005, Antigonea u shpall Park Arkeologjik Kombėtar nėn mbrojtjen e Ministrisė sė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve. Zyra e Parkut ndodhet nė fshatin Asim Zeneli, nė lindje tė Gjirokastrės, brenda Komunės sė sotme tė Antigonesė.

    Qyteti qė e mori emrin nga dashuria dhe qė u shkatėrrua nga urrejtja
    Qyteti u ndėrtua me urdhrin e Mbretit Pirro (318-272 p.Kr.), mė i madhi ndėr mbretėrit e Epirit Antik. Pirro, me njė karrierė tė jashtėzakonshme si gjeneral mercenar, ishte pėr njė kohė tė shkurtėr mbret i Maqedonisė dhe drejtoi sulmin drejt Republikės Romake nė interes tė qyteteve Greke, nė tė cilėn e ka dhe origjinėn shprehja e njohur “Fitorja e Pirros” pasi fitoret e tij ishin shumė tė kushtueshme.

    Ai e emėrtoi qytetin e ri Antigone, pėr nder tė gruas sė tij, Antigonės, thjeshtra e Mbretit Ptoleme tė Egjiptit, njeri nga gjeneralėt e Aleksandrit tė Madh, tė cilėn e njohu kur ishte atje me shėrbim. Pėrpara themelimit tė qytetit nuk kishte pasur vendbanime tė mėdha tė pėrqendruara nė hapėsirėn e Drinosit por nė vend tė tyre ka pasur disa qyteza tė fortifikuara nė majat e kodrave, si Labova ose Melani, me mė shumė vendbanime tė hapura nė fund tė luginės. Antigonea, mund tė jetė ndėrtuar mbi njė qendėr mė tė hershme, por nė kėtė periudhė ajo u projektua nė modelin e stilit helenistik tė qytetit, me mure rrethuese prej guri, me akropol tė fortifikuar; dhe me njė sistem tė rregullt rrugėsh. Antigonea ishte e ndarė nė hapėsirėn publike si dhe nė lagje nė tė cilat ishte zhvilluar qyteti.
    Gjatė gėrmimeve arkeologjike u gjetėn njė sėrė tessera-sh bronzi, tė vulosura me emrin ANTIGONEAN, tė cilat mendohet tė jenė pėrdorur gjatė votimeve nė kuvendin e qytetit.

    Qyteti mbėshtetej nė bujqėsinė e zonės, si dhe nė tregti, rėndėsinė e sė cilės e tregojnė enėt fine me vernik tė zi tė importuara nga Greqia dhe amfora qė vinin nga shumė larg si Rodosi. Ka gjithashtu dėshmi tė endjes dhe punimit tė metaleve. Monedhat e zbuluara janė prerje nga qytetet Ilire dhe Greke pasi Antigonea ishte njė udhėkryq i rėndėsishėm midis veriut dhe jugut.
    Antigonea lulėzoi pėr disa shekuj. Megjithatė, ashtu si edhe krahina pėrreth, ajo u pėrfshi nė konfliktet midis Republikės Romake dhe Mbretėrisė sė Maqedonisė. Mbreti Filipi i 5-tė, i Maqedonisė zhvilloi njė betejė nė “Portat e Antigonesė”, nė veri tė qytetit, afėr Tepelenės sė sotme. Nė vitin 167 p.Kr., konsulli Romak, Aemilius Paulus, mundi maqedonėt dhe aleatėt e tyre epirotė. Si ndėshkim, gjenerali Romak urdhėroi shkatėrrimin e rreth 70 qyteteve dhe si rrjedhojė Epiri mbeti i shkatėrruar pėr shekuj me radhė.

    Shkruan Kristi Pinderi
    kristipinderi@revistamapo.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 27-07-2009 mė 00:14
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. LUNXHERI, POSHTE E LART ANTIGONESE_Fatos.Baxhaku
    Nga BARAT nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2007, 07:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •