Close
Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 158
  1. #101
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga miki_ro
    Hallall plako
    Tani po,ke fol tamam si ato "jevgjit vaj vaj gishtat me kallaj"....

    Ps.Gjynaf se s'dike me mbajt nji qyfyre.Here tjeter ik meso si flitet pa e ofendu tjetrin e pastaj ec t'na tregosh identitetin tend "kryeqytetas"...

    ... Miki_ro, te kerkoj ndjes per perdorimin e fjales "hale", ne vend te saj duhet te kisha perdorur fjalen "Pusete". Gjith tifozerine bardh & zi qe shoqeronte Elbasonin duhet ta konsideroj Mbetje Ushqimore Trupore. Nuk e di a ben pjese ne ket grup, qe shoqeron Elbasonin, ti Miki. Por pashe dhe disa "Studente Intelektuale" elbasonlli qe ishin ulur gabimisht aty ku ishin ulur Tifozet e Kampionve dhe shperthyen ne "brohoritje qytetare" kur shenoi Elbasoni, por fatkeqesisht, moren si pergjigje nje sasi te panumert "pergezimesh" nga ana e Tifozerise Kampione. Te siguroj qe keto "pergezime" do te kishte marre dhe pjesa tjeter e tifozerise suaj nese nuk do te kishin qene ne mes kordonet e policeve ...


    ... Piken e rrespektit nuk e kam per "Pusetat e zeza dhe te bardha" te Elbasonit ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #102
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Titi
    O BAYERN mire e ke ti plak ,po nuk fitohet me kto mazlluma qe kena ne ekip qe e qujne veten te paprekshem , apo me krenarin qe rri e fut n'formacjon shokt e kafeneve , apo me duron qe merr 100.000 euro n'vit edhe se lu sumem venit , bylmeza jane gjithe ,pervec nji devi muka qe ha buke vec , u ble ky boliviani , e pashe me nji neshje ca ti shifje mer ai ishte si rraketik s'dite me bo nji gjujtje n'porte !!

    Duhet rinovu komplet si ekip se ndrsyshe edhe venin e 4tert sdo e majm dot .

    ps..Donatoret gabimi me i modh i tirones ..

    ... Ke te drejte Tito. Muka eshte shum lart mbi te tjeret nga ana teknike. Por se eshte lart mbi te tjeret nuk do te thote qe ta konsideroj veten "I Paprekshem" kudo. Ket e pash dhe nga menyra se si i drejtohej Krenarit gjat ndeshjes me Morrin. Boliviani nuk ka shum faj. Ai vje nga Bolivia ku esht msu me lujt ne nje nivel rreth 2000 - 3000 metra lartesi mbi nivelin e detit. Por edhe ate e sakatune. Te shohim ça do behet ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #103
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Sefer Daja

    KAMPIONATET E KOHĖS S’FAĒIZMIT: TIRONA JO 22, PO 24 HERĖ KAMPION !!!

    Kur, mo n’fun, boni emėr i Modhi Zot ene theu qafen rregjimi Dullės, dylberit t’Dem Xhepės, ene iu dha karar muhabetit qi t’njifen kampionatet para vitit t’zi 1944, m’u bo zemra mol. “Haku vono, po nuk harro”, i thosh gjithė qejf Xhepit t’Lom Deliut ene e qerasa me simite me qofte ene me hardiē ke qoska Metit aqe ke Pazari Ri, pėrballė ish-vorresve t’Pashės.

    Mirėpo u habita fort kur bona hesapin ene pashė se kampionatet qi i njoftėn Tironės nuk dilshin simas hesapit tem. “A na i kon njoft mongut kto, apo e boj una hesapin keq?”, - folsha vete me vete. Bo hesapin anej e bo knej, herė me letėr e me kalem e herė me maqinė llogaritse, sillu ka sillu e pėrherė m’dilshin dy mongut. “Ou”, - thosh me vete, “m’gja se ene kampionatet dunė me nai njoft me ligjin 7501! Po nejse, mo! Shyqyr qi na i njoftėn ene kto”, - thosh me vete ene nuk e zgjata, tu mos i zonė besė fort hesapeve t’mia.

    Mirėpo me datė 3 qershor 2003, kur Tirona dul kampion pėr herė t’20-tė simas hesapit t’federatės, ke gazeta “TemA” shof i shkrim t’Besnik Dizdarit qi u botu ca numra njoni mas qetrit, me datat 3, 10, 17, 24 qershor ene 1 korrik 2003, ene qi ia mushi Seferit sytė me lot pri mollit ene pri dhimjes. “TemA” shkrujte me t’mdhoja:

    “JO, KY NUK ĖSHTĖ KAMPIONATI I 64-T, POR I 67-TI!”

    Mo poshtė shtojte:

    “SPORKLUB TIRANA – NUK ĖSHTĖ KAMPIONE PĖR HERĖ TĖ 20-TĖ, POR TĖ 22-TĖ”

    E mura Xhepin e Lomit prap ene e ēova ke Meti. “Meto, shpejt bo hazėr simitet mė qofte, se na dulėn dy kampinatet qi kėrkojsha una”, - i thosh ene i kallxova gazetėn. Aty shkrujte me t’mdhoja:

    * Provat e pakundėrshtueshme se gjatė pushtimit fashist, Shqipėria ka zhvilluar edhe 3 Kampionate Kombėtare tė Futbollit
    * Sporklub Tirana – nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 20-tė, por tė 22-tė.
    * Vllaznia e Shkodrės nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 9-tė, por tė 10-tė.
    * Si organizoi Ekrem Bej Vlora tė vetmin Kampionat Mbarėkombėtar tė Futbollit (me Prishtinė, Pejė e Gjakovė) mė 1942.
    * Transmetimet e panjohura radiofonike, madje dhe ndėrkombėtare tė vitit 1939 – qė i japin vend nderi Shqipėrisė nė gazetarinė e folur tė Evropės.”

    Posi jo, mėr! Po si s’e majte men Seferi 42-shin, kur kina shku me tajare njer m’Prizrenin e ēliru pri serbit me pa zebrat e Tironės tu lujtė aqe! Si s’i majte men Seferi kampionatet ke fusha Shallvareve me t’jatin e Koē Pacit, ku at’here shkojshim me satat e taljonit ene ku sod berber Ylli, ēuni Xhep Spahiut, qeth robt me ustallikun qi lujte futboll i jati! Kom pas Seferi ene i radje ka ato t’mdhojat, qi ma kishin pru pri Ēekie, ene kom pas nigju ene transmetimet direkte t’Anton Mazrrekut pri ke berberhonia ustait t’Cen Kazazit.

    Kujtova se nėshti qi dulėn letrat, kon pėr t’na i njoft ene ato dy kampionate qi i kina morė m’kohėt t’Duēes, mirėpo nuk u kujtu njeri pėr to. Kamunistat nuk dunė me na i njoft, se e dunė Dullėn mo fort se Duēen ene thonė qi veni m’kohėt t’Italisė ka qenė i pushtu, kshuqi ato nuk jon kampionatet tona, po t’Liktorit e t’Dopolavoros. Na morshin t’ligat! Pse me, no e kina fajin qi Konostudja “Shqipnia Re” (sod “E Vjetėr) ka pas n’men me bo filmin “Fusha Blertė, Fusha Kuqe” e?

    T’jetė pėr ashtu, at’here mos t’ia njofin ene Morrit t’ushtrisė ene Miut t’sigurimit kampionatet qi ka morė m’kohėt t’kamunizmit, se ene kamunizmi pushtim ka qenė! Ē’boni Duēja e ē’boni Stalini me Kruēofin! Para kamunizmit, faēizmi kishte qenė vėrte hallvė me shumė sheqer!

    Daha ene mo fort jom sekėlldis kur pashė se ene ke sitet tona zyrtare e jozyrtare t’Inter(lo)netit, ene ke www.sktirana.com e ke www.kftirana.al, kampionatet qi kina morė m’kohėt t’faēizmit nuk jon pasqyru.

    I thosh Lef Llagomit ene Beqir Doracit qi t’interesohen pėr kto punė, po ato i ka ftillu ka trutė rakia ene kon njel ke qoskat e basteve tu bo hesap koefiēientet e paret qi lejnė javė pėr javė ke bixhozēit. Kot s’i ka pas thonė Bimi pleqve t’tyne:

    Hafiz Llagom, Hafiz Dorac,
    Njoni vidh, qetri carac.

    Ēuna, ta dini se Tirona ka krenarinė qi ka morė t’vetmin kampionat markomtar qi osht bo m’vitin 1942, me pjesmarrjen e Prizrenit, t’Pejės e t’Prishtinės. Morri me Miun at’here ishin n’mol tu u morė me veprimtari terroriste e tu luftu me pushkė me gjalmė (me shqiptarėt luftojshin; se me taljon e me gjermon s’ia majte; i shkojshin shtatė pri tyne!).

    Mo poshtė po ju postoj t’plotė shkrimin e Besnik Dizdarit, qi po qe se ju jepet mundsia, t’i sensibilizoni ju tifozat e drejtusat e Tironės e t’federatės qi t’na i njofin ene neve ato dy kampionate, ene Shkodrės i kampionat qi e ka morė n’at vakt, ene momdheut tonė ato vlera qi i ka rujtė m’kohėt kur Riza Lushtės, qi lujte jo vetėm me Romėn, po ene me komtaren e Italisė, iu nigjojte zoni pri Romės e Berlinit, njer m’Gerb t’Tarabulluzit.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #104
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Qysh sot cikli ynė i posaēėm qė ka tė bėjė jo thjesht me sportin, por me vetė Historinė e Shqipėrisė.

    Jo, ky nuk ėshtė Kampionati i 64-t, por i 67-ti!

    Besnik DIZDARI

    * Provat e pakundėrshtueshme se gjatė pushtimit fashist, Shqipėria ka zhvilluar edhe 3 Kampionate Kombėtare tė Futbollit
    * Sporklub Tirana – nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 20-tė, por tė 22-tė.
    * Vllaznia e Shkodrės nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 9-tė, por tė 10-tė.
    * Si organizoi Ekrem Bej Vlora tė vetmin Kampionat Mbarėkombėtar tė Futbollit (me Prishtinė, Pejė e Gjakovė) mė 1942.
    * Transmetimet e panjohura radiofonike, madje dhe ndėrkombėtare tė vitit 1939 – qė i japin vend nderi Shqipėrisė nė gazetarinė e folur tė Evropės.

    Ata nuk duan tė t’ia dijnė, dhe pėr fat tė keq, jo vetėm pėr shkak tė paaftėsisė, por mbi tė gjitha tė indiferencės, pėr tė mos shkuar te mungesa e atdhetarisė. Unė kėte histori e kam pėrshkruar deri nė hollėsi nė “Futbolli Shqiptar”. Ka kaluar gati njė vit. Kam kėrkuar omologimin e saj. Nuk mė ka dėgjuar askush. Kjo ėshtė Shqipėria indiferente edhe nė kėte fushė, e cila i vė vetes njė datlindje shumė afatshkurtėr e dritshkurtėr, thuajse nė shumicėn e ngjarjeve tė jetės sė saj: nėntor 1944!
    Mė 24 maj 2003 Sportklub Tirana u bė pėr tė 20-tėn herė kampione Zyrtare e Shqipėrisė. Ndėrkohė qė unė kėmbėngul pėrmes fakteve historike se ky ishte jo titulli i 20-tė i saj, por i 22-ti! Le ta ritrajtojmė ēėshtjen tepėr tė rėndėsishme jo thjesht pėr futbollin, por pėr krejt sportin kombėtar, madje pėr vetė njė pjesė tė rėndėsishme tė kulturės kombėtare, e pse jo, tė vetė Historisė sė Shqipėrisė nė tanėsi.
    Po e pėrsėris: ajo qė na e kanė mėsuar nė shkollė pėr dekada, se gjatė pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia Fashiste, rinia i braktisi "Dopolavoro"-t, del se nuk ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Njė provė e pakundėrshtueshme janė veprimtaritė sportive qė zhvillohen pas pushtimit, sidomos ato tė futbollit, tė cilat janė mbuluar me njė harresė tė pashembullt pėr historinė e njė kombi. Kjo nuk ka ndodhur nė asnjė vend tė Evropės. Kur dihet qė nė jo pak prej kėtyre, edhe nėn pushtim janė zhvilluar kampionatet kombėtare tė futbollit, e sot e kėsaj dite ato hyjnė nė historinė e kėtyre vėndeve. Nė Shqipėri edhe pėr kėte, rasti paraqitet krejt "origjinal".

    Kapitulli i Parė: "Kampionati shqiptar i foot-ballit do tė fillojė sivjet mė 1 korrik".

    Frontespici i bashkangjitur kėtu, i shtypit tė asaj kohe, pra i vitit 1939, flet qartė. Vėshtroni se si ėshtė emėrtuar:
    "Kampionati shqiptar i foot-ballit do tė fillojė sivjet mė 1 korrik".

    Dhe mė poshtė:

    "Jemi nė gjėndjen e kėnaqshme tė lajmėrojmė sportistėt shqiptarė se ndeshja e parė do tė zhvillohet mė 1 korrik dhe kampionati do tė marrė fund pas dhjetė ndeshjesh tė tjera. Nė kėto ndeshje do tė marrin pjesė tetė skuadrat shqiptare mė tė forta, domethėnė Tirana, Shkodra, Durrėsi, Kavaja, Korēa, Vlora, Elbasani dhe Pogradeci..."

    Pas tri ditėve organizatorėt, nė krye tė tė cilėve ėshtė i mirėnjohuri Commendatore Giovanni Giro, Inspektor i Partisė Kombėtare Fashiste - njė ndėr njerėzit mė besnikė tė Conte Ciano-s, organizator-ideator i pėrgatitjes sė pushtimit qysh nė vitet e Mbretėrisė, kur ai punoi aq fort pėr ta drejtuar pėrmes kulturės e sportit rininė shqiptare drejt modeleve tė Italisė - botojnė pra, "Program - Rregulloren".

    Dhe papritmas kėtu vjen ēasti i parė delikat: Kampionatit i shtohet emėrtimi "Turneja kombėtare e foot-ballit pėr ndeshjet e Trofeut tė Liktorit", qė nė tė vėrtetė ėshtė njė kupė, siē thuhet fjalė pėr fjalė:
    "Njė trofe i pasur artistik, vepėr e njė artisti tė vlershmė Italian, qė reprezanton fitoren e Fashit tė Liktorit". ("Fascio" - simbol i lėvizjes fashiste; "Littorio" - emblema e fashizmit; "Gioventu del Littorio" - Rinia e Liktorit (fashiste)).

    Duke qėndruar te Giro, ėshtė po ky, i cili befas hyn "natyrshėm" edhe nė historinė e gazetarisė sonė sportive. Ai realizon tri herė (4, 8, 11 qershor 1939) nga 15 minuta transmetime tė drejtėpėrdrejta nė shqip pėrmes stacionit "Roma 2 Ro 9'" nė 31.20 metra pėr ndeshjet e mėdha tė Beogradit (Jugosllavia - Italia 1-2), tė Budapestit (Hungaria - Italia 1-3), tė Bukureshtit (Rumania - Italia 0-1), njė turne i bujshėm nė mbarė Evropėn. Dihej radiokronisti: Anton Mazreku!

    Tė vijmė pra, te ky futboll, i cili megjithate nuk mund tė kishte njė mėnyrė fashiste tė tė luajturit, por mėnyrėn e pėrbotėshme tė njėllojtė si kudo dhe ashtu siē e pėrcakonte FIFA. Italia, dihej, ishte ndėrkaq Kampione e Botės nė fuqi. Madje dy herė herė (1934, 1938).

    Qysh mė 7 prill 1939 Shqipėria ishte nėn kunorėn e saj Mbretėrore: Viktor Emanueli i Tretė - Mbret i Italisė (1900-46), Perandor i Etiopisė (1936-43) dhe Mbret i Shqipėrisė (1939-43).
    Shqipėria zbret kėsisoj, edhe ajo nė fushėn e futbollit. Dhe tė qėnit e pushtuar nuk do tė thotė qė ky futboll tė mohohet.

    Eshtė njėlloj sikur t'iu thuash disa shkrimtarėve, piktorėve a historianėve shqiptarė tė asaj periudhe, se pikturat tuaja, studimet tuaja, edhe pse janė shkruar sipas teknikės sė artit apo ligjeve tė shkencės dhe i vlejnė vėndit edhe sot e kėsaj dite, me qė janė bėrė nėn pushtim, ne nuk i njohim, nuk i vlerėsojmė. Me njė fjalė, tė mos njohėsh skulpturat e rralla tė Paskalit krijuar nė kėto vite, tė mos respektosh veprėn e mrekullueshme tė Kutelit tė po kėsaj periudhe.

    Apo tjetra: nėse Marie Krajės apo Lola Gjokės, pėr koncertet mozartiane apo shubertiane qė kanė dhėnė nė atė kohė, t'iu themi qė nuk ua konsiderojmė ngaqė janė organizuar nėn pushtim. Ose, qė vazhdimėsinė e studimeve gjuhėsore qė ka bėrė Ēabej nė atė periudhė, tė mos ia quash, sepse nė Shqipėri qenė sundues italianėt.

    Kampionati ka dy Xhirone - sipas emėrtimit zyrtar tė rregullores sė brendėshme qė ka 10 nene - ēka unė do ta ruaj pėr kolorit historik:

    XHIRONI A: Sportklub Tirana, Rinia Korēare, Bashkimi Elbasanas, Dragoj i Pogradecit.

    XHIRONI B: Vllaznia e Shkodrės, Besa e Kavajės, Teuta e Durrėsit, Ismail Qemali i Vlorės.

    Ishte elita e kampionateve tė viteve '30.

    Kėshtu pra, mė 2 korrik 1939, nė njė tė dielė tė tė nxehtit tė madh, as 90 ditė pas 7 Prillit, ditės sė shkatėrrimit tė Mbretėrisė sė Zogut tė Parė, njeriu, i cili edhe nėn kujdesin e tij familjar madje, i kishte dhuruar Shqipėrisė edhe Kampionatin Kombėtar tė Futbollit, Shallvarja e Tiranės mbledh tifozat e vjetėr e tė rinj.

    Do tė shihte pas kaq kohėsh 6 herė kampionen e Shqipėrisė, Sportklub Tiranėn, e cila fiton 7-0 me Dragojn e Pogradecit. Ajo ėshtė dita e rrallė e Naim Kryeziut, njeriu i cili pas vetėm 30 muajve do tė vinte kurorėn e kampionit tė Italisė me Romėn. I shėnon Dragojt 5 nga tė 7 golat e ndeshjes pėrmes njė stuhie realizuese tė filluar nga Zyber Lisi nė tė 7'.

    Mandej nuk ndalet Naimi nė njė kaskadė tė pafund "shutash": 8', 35', 68', 81', 89', e madje trondit edhe njė shtyllė, kur Lisi shėnon edhe njė herė tjetėr (85'). Nė tė vėrtetė, prap se prap, Sportklubi kishte nė 11-sh plot 9 kampionė tė shquar: R.Gurashi, Llambi, Janku, Maluēi, Balla, Lisi, Korēa, Kryeziu, M.Gurashi. ".

    Nė Kavajė, po mė 2 korrik Durrėsi barazon 1-1 me Ismail Qemalin, po pas njė jave, mė 9 korrik, shpėrthejnė Korēa dhe Shkodra.
    Tė vijmė te 9 korriku 1939 kur dy ndeshje spektakolare pėr kohėn, papritmas pushtojnė Shqipėrinė e futbollit. Nė Korēė Skenderbeu e shkatėrron Bashkimin Elbasanas 6-1 pėrpara njė publiku tė etur dhe nė praninė e njė tufe autoritetesh tė pushtimit. Dhe njė emėr i pazakontė: Pasquale Lissoni me funksionin e Shefit tė Zyrės Krahinore tė Mėkėmbėsisė sė Pėrgjithėshme, me gradėn e majorit pėr nga jerarqia ushtarake. Eshtė pikėrisht ai Lisson, i
    cili nė vitet e Mbretėrisė kishte qenė organizatori i kulturės fizike e sporteve tė K (trunkated)


    Kapitulli i Tretė: SK Tirana - Kampione dhe do tė pėrfshihet Kosova!

    Mė 6 gusht Durrėsi dhe Ismail Qemali dalin nė Shallvare dhe ndeshja shtesė ėshtė po aq dramė. Eshtė njė 3-2 pėr skuadrėn durrsake. Pėr gazetari shėnojmė se ndeshja transmetohet nga Radio Tirana prej Anton Mazrekut. Dhe mė e rėndėsishmja: Ismail Qemali nuk bindet pėr drejtėsinė e rezultatit dhe i kėrkon reklamim Komitetit Teknik Zbatues tė Kampionatit. Me sa duket, pėr zhvillimin e minutave tė fundit thuajse nė errėsirė, vlonjatėt kėrkojnė pėrsėritjen. Njė muaj kanė vazhduar diskutimet nė Komitet, deri sa mė nė fund ėshtė vendosur pėrsėritja e ndeshjes.

    Eshtė 10 shtator 1939. Pėrsėri nė Shallvaren e Tiranės. Dhe pėrsėri Durrėsi triumfues, madje kėsaj here mė thellė, 3-1. Ndeshja nis nė orėn 16.45, prap jo dhe aq fort heret. Gjyqtari ėshtė i mirėnjohuri Selman Stėrmasi, njeriu i madh i Sportklub Tiranės. Nė njė vėshtrim teknik, rreshtimi i skuadrave si edhe nė ndeshjet e tjera ėshtė ai taktik i kohės i sistemit "WM", ēka duket nga vendi ku vihet pikėpresja nė botimin e pėrbėrjeve tė 11-shave. Ja shembulli i Durrėsit: portjeri (Gruda) - dy mbrojtėsat (Fėrmija, Tati) - tre tė mesmit (Tartari, Gjiri, Arapi) - dhe pesė sulmuesit (Moisiu sulmues i krahut tė djathtė, Goga qendėrsulmues, Stringa sulmues i krahut tė majtė dhe gjysmėsulmuesit Coku dhe Shabani).

    Fashizmi gėzohej ndėrkaq sepse kishte rifilluar futbollin nė Shqipėri. Nė Shqipėri nė tė vėrtetė shpėrthejnė manifestimet e pafund. Njė manifestim i madh rinor mbush orėt e parandeshjes tė sė dielės sė 10 shtatorit nė Tiranė. Janė aty dhe kryeministri Shevqet Vėrlaci, mėkambėsi Jacomoni, Giro... Thirrjet "Duce! Duce!" ushtojnė anė e kėnd. Ndėrkaq Jacomoni e Shevqet Vėrlaci, sapo kishin dekretuar krijimin e Milicisė Shqiptare.

    Nė Gjirokastėr krijohet organizimi i Gruas Fashiste tė Gjirokastrės. Sekretari i i Partisė Fashiste, Starace ėshtė midis fėmijėve shqiptarė (balilat) nė Romė pėr "Ferragosto". Brohoritje pėr Duēen edhe kėtu! Nga Durrėsi nisen kryqėzori Mbretėror "Cardona", kaēotorpedinierėt "Lampo", "Folgore", "Fulmine", "Baleno". Ministria e Punėve Botore zgjeron mbulesat e Tregut tė Ri tė Tiranės. Z.Mihal Sherko emėrohet sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.

    Ishim ende larg nga Lėvizja e gjėrė Antifashiste. Eshtė ende 1939.

    Ja dhe sensacioni tjetėr. Bėhet fjalė pėr pjesėmarrjen e mundėshme tė skuadrave nga Kosova nė Kampionat. Eshtė shtator 1939 dhe ajo qė ėshtė quajtur gabimisht Shqipėria e Madhe, tashma po bėhej realitet. Ciano ia kishte arritur qė pas bisedimeve tė 21 prillit 1939 me Ministrin e Jashtėm tė Gjermanisė, Ribentrop, t'i bashkangjiste Shqipėrisė njė pjesė tė mirė tė Kosovės.

    Iliaz Agushi ėshtė ndėrkaq, Ministri i Territoreve tė Ēliruara krejtėsisht i varur nga qeveria e Tiranės. Gjermanėt nuk lėshojnė deri nė fund megjithate. Mitrovica, Trepēa dhe Vuēiterna mbeten pronė e tyre pėr shkak tė pasurive minerare tė njohura tė zonės. Eshtė ky ēasti kur Tirana nis tė zbatojė njė reformė tė paparė arėsimore me synimin pėr hapjen e 170 shkollave nė Kosovė me nė krye Minstrin e Arėsimit, shkrimtarin tonė tė madh, Ernest Koliqi i njė familje tė shquar edhe sportive.

    E sporti natyrisht ishte pjesė e synimeve arėsimore-kulturore mbarėkombėtare edhe pėr vetė Koliqin. Bashkimi tashma "de facto" me Kosovėn ishte bėrė. Juridikisht duhej pritur viti 1941. Sot, pas 60 e sa vjetėve ai lajm i shtypit tė Tiranės ėshtė historik. Do ta jap fjalė pėr fjalė, sepse ka vlera sportivo-historiko-mbarėkombėtare, sidomos pėr Kosovėn. Nėn titullin "Jeta sportive" lajmi ėshtė ky:

    "Sekretari Federal i Kosovės ka marrė masat e nevojėshme dhe me anė tė Oficeravet tė Rinisė sė Liktorit Shqiptarė po pėrgatitet njė skuadėr footballiste pėr tė marrė pjesė ma vonė nė Kampionatin Kombėtar. Janė caktue elementat qė do tė marrin pjesė nė kėte skuadėr dhe stėrvitjet e duhuna kanė fillue prej ditėsh nė fushėn sportive tė kėtushme. Skuadra jep shpresa tė mira se do tė pėrgatitet mirė dhe do t'arrijė nė shkallė tė meritueshme pėr tė qenė antare nė Kampionatin Kombėtar".

    Mė 6 gusht 1939, kur ende Vllaznia priste pėrfundimet e ndeshjeve shtesė midis Durrėsit e Ismail Qemalit pėr tė mėsuar kundėrshtarin e saj, gjysmėfundorja (gjysmėfinalja) e parė e ēon siparin nė Fushėn e Futbollit nė Elbasan. Asnjanėsia e kriterit nė kėte rast duket vėrtet shembullore pėr duelin SK Tirana - Skenderbeu, qė tash del me emrin e tij tė vjetėr, pra jo "Rinia Korēare". Skuadrat i fton nė fushė gjyqtari Niko Gjini, pėr tė cilin thuhet qė nė fillim se "e drejtoi lojėn me aftėsi tė dukėshme e paanėsi tė plotė".

    Nėnvizohet mandej se epėrsia teknike e kryeqytetasve ėshtė e dukėshme ndaj skuadrės korēare, sė cilės pėrsėri i pėrmendet puna e shkėlqyer e viteve '30 e trajnerit italian Pasquale Lissoni, tash Major Lissoni - funksionar i lartė i Fashizmit!

    E vėrteta ėshtė se Sportklubi mbaron punė shpejt e shpejt. Ai i shėnon golat qysh nė 10 minutat e para pasi e nis Mark Gurashi nė njė rikthim spektakolar tė tij nėn fanelėn e bardhebluve, teksa mban mbi shpinė 5 titujt e kampionit tė viteve '30. Mėnjanė politikės sė pushtuesit, megjithate ndeshja mbarte mbi vete emra historikė tė futbollit.

    Janė vėllezėrit Gurashi sė bashku, Rudolfi e Marku, Foto Janku e Hasan Maluēi, Sllave Llambi e Zyber Lisi, Naim Kryeziu e Miēo Plluska te Sportklubi, ndėrsa te Skenderbeu kampion i madh ėshtė vetėm njeri: Klani Marjani, i cili nuk mungonte qysh nga Kampionati i parė, ai i vitit 1930.

    Ndėrkohė qė SK Tirana e ndjen veten fundoriste (finaliste) e kampionatit, duke qenė se skuadra e Durrėsit deri mė 10 shtator kishte qenė e zėnė me dy ndeshjet plotėsuese me Ismail Qemalin, ajo Vllaznia - Durrėsi zhvillohet vetėm mė 17 shtator 1939 nė Shkodėr, pra jo nė fushė asnjanėse. Dhe 3-1 pėr Vllazninė, pėr tė cilėn goli i katėrt nė ēastet e fundit prej Shkjezit, vlen vetėm pėr statistikė. Me 4-1 pėrfundimtar, Vllaznia ėshtė nė fundoren e kampionatit.

    "Do tė ndodhet ball pėr ball me skuadrėn kampione tė Shqipnis, Sportklub Tiranėn", lexojmė kėte pasazh qė pėrcjell edhe nė terma aromėn e vėrtetė kampionatiste. Kishte qenė njė ditė e bukur, tejet e pėrshtatėshme pėr njė ndeshje futbolli. Njė gjyqtar i shquar i Federatės Italiane tė Futbollit, Sinnico, drejton me siguri nė njė mjedis shqiptar sportiv, gjithmonė nėn praninė e tė pamunguarit, Inspektorit tė Partisė Kombėtare Fashiste, Comm. Giro, i cili "interesohet nxehtėsisht pėr lojėn, pėr nevojat e lojtarėve dhe tė sportit shqiptar".

    Sportklub Tirana dhe Vllaznia do tė luanin tashma fundoren (finalen) e atij qė duhet tė jetė Kampionati i 8-tė Kombėtar i Shqipėrisė, vetėm 13 ditė mbas kėsaj ndeshjeje dramatike Shkodėr - Durrės. Gjithēka ishte lėnė pėr mė 30 shtator 1939. Shtatė muaj pushtim fashist. Dukej si njė kalamendje. Futboll. Tregėti. Ndėrtime. Kinema. Udhėtime. Kulturė. Modė. Dhe ky Kampionat Kombėtar pėr Trofeun e Liktorit. Eshtė njė ditė befasuese vjeshte. Gati 24 orė rrjesht shi i dendur. Vetėtimė. Fortunė. Pėr fat, gjatė ndeshjes nuk ka shi, njė "armėpushim" i vjeshtės, siē pėrcaktohet aq bukur.

    Nė Shallvare ėshtė e pranishme e gjithė Tirana e futbollit. E doemos edhe jerarkėt italianė e shqiptarė: Dr. Bianchi, Sekretar Federal i Partisė Kombėtare Fashiste; Dr. Nicola Lo Russo Attoma me cilėsinė e drejtorit tė Shtypit, Propagandės e Turizmit, njeriu qė me Ministrin Ernest Koliqi do tė formonin nė Tiranė Institutin e Studimeve Shqiptare sė bashku me Vangjel Koēėn, Aleksandėr Xhuvanin, Anton Palucėn, Patėr Anton Harapin, Xhevat Korēėn, Mustafa Krujėn, Dhimitėr Beratin, Patėr Valentinin, Karl Gurakuqin, Ekrem bej Vlorėn, Dom Lazėr Shantojėn. Shumė prej tyre do t'i gjejmė tė pranishėm edhe nė ndeshje tė ardhėshme tė futbollit.

    Ndodheshin ndėrkaq, pėr kėte fundore (finale) tė Kampionatit, edhe Dr. Camassa, Inspektor Federal i P.K.F; Dr. Namik Resuli, sekretar i Federal i Tiranės; Dr. Luigi Grimaldi, sekretar i Mbaspunės Krahinore tė Tiranės. Dhe me ta ėshtė dhe i mirėnjohuri Said Toptani, mė parė ministėr e deputet, njė nga organizatorėt mė tė mėdhenj tė rinisė e tė sporteve nė Shqipėri nė vitet '30. Ka njė tribunė pra tė ndryshuar tejet. Nuk duket mė Commendatore Giro dhe njerėz tė kulturės e shkencės, sportit (Namik Resuli, themeluesi i Apolonisė sė Fierit, njeriu i shquar i letrave shqipe), rrethojnė mjedisin e futbollit. Pushtuesi i zgjuar kėrkonte tė jipte gjithnjė e mė fort njė pamje po aq sa kombėtare shqiptare, po aq dhe tė kulturės sė mirėfilltė.

    Dhe skuadrat dihet tashma, e fillojnė ceremonialin duke nderuar nė mėnyrėn fashiste.

    Dhe ndeshja qė ka njė fillim tė papėrmbajtshėm pėr Sportklubin. Nė tė 6' Miēo Plluska e shndėrron nė gol njė lėmsh para portės shkodrane. Nė tė 13' Zyber Lisi e bėn 2-0. Dhe pas tij i vjen rradha Naim Kryeziut me dy golat e tij nė tė 32' dhe nė tė 40', ēka do tė thotė 4-0 pėr SK Tiranėn brėnda 40 minutave tė para! Do tė jetė njė epėrsi qė do tė ruhet gjatė pėr vendasit, edhe pse nė tė 42' Loro Boriēi nuk arrin tė shndėrrojė nė gol njė 11-metėrsh tė fituar nga Lutfi Hoxha. Rudolf Gurashi pret! Po 3 minuta mė vonė nuk ndal goditjen e fortė tė Met Vasisė e bash kėtu nis mrekullia e vonuar shkodrane.

    Me fillimin e pjesės sė dytė "shihet fare kjartas se Shkodra nuk ka mend me e lėshue lojėn pa... pushkė". Lutfi Hoxha shėnon bukur dhe 4-2. E Lushta si Lushta. Eshtė bėrė gati tė marrė rrugėn e Barit tashma, se menazherėt italianė janė nė tribunė, por prap prodhon gola pėr Tiranėn. Mashtron rradhazi njė tufė shkodranėsh dhe 5-2. Kronika tregon me humor se "nji tifoz shkodran ja ban nji shoku tė vet: Shkon e gėrset lufta pėr rrezik tė Shkodrės: vjen Lushta prej Francet e fiton Tirana".

    Nė tė vėrtetė kėtu ėshtė njė informacion me rėndėsi. Riza Lushta ka shkuar tė provohet nė Francė e atje gjėndja ėshtė e turbullt. Lushta, i cili mė 1948-51 do tė luajė 3 kampionate me Cannes, nė kėte 1939 rikthehet nė Shqipėri ashtu si mė 1936 kur braktisi Teknikėn e Tiranės pėr tė mundur Vllazninė nė 4-1-shin e famshėm qė iu humbi titullin aq tė afėrt shkodranėve. E, Haki Korēa tek firmos 6-2 me golin e tij tė minutės 15. "Nji kryevepėr precizjoni" e cilėson Anton Mazreku.

    Shģ atėherė kur gjithēka duket se ka marrė fund, "makina e Shkodėrs xéhet e loja merr zjarr", nėnvizon kronika. Gjithēka ėshtė vepėr e treshes sė mesit Alibali-Koxhja-Vasija. Nė tė 76' Boriēi nuk pėrmbahet pasi ka marrė topin e ēmueshėm prej Hoxhės: 6-3. Pas 3 minutash episodin e ndėrton Shkjezi dhe Loro Boriēi ngushton nė 6-4! Mandej e merr fjalėn Skender Gjinali, ylli tjetėr i Kosovės pėr klubet e Shqipėrisė, e pasi gjen Boriēin, ky nuk e tradhton. Gjuajtja e Loros ėshtė e rrallė: shtyllė dhe rrjetė! Eshtė 6-5 pėrfundimtar dhe organizatorėt hedhin poshtė edhe reklamimin e pabazė tė Vllaznisė. Po nė fund tė fundit, "Sekretari i Partisė Kombėtare Fashiste, Dr. Bianchi, pėrgėzon skuadrat pėr lojėn e bukur e kavalareske qė zhvilluen".

    Nė kėte 30 shtator 1939 Sportklub Tirana duhet konsideruar pra, Kampione e Shqipėrisė pėr herė tė 8-tė. Ndoshta rastėsisht, por pėr ēudi Tirana dhe Shkodra pėrshkohen nė kėte duel thuajse me tė gjithė protagonistėt e mėdhenj tė historisė sė viteve '30. Rudolf Gurashi, Hasan Maluēi, Foto Janku, Adem Karapici, Naim Kryeziu, Zyber Lisi, Haki Korēa, Riza Lushta dhe Miēo Plluska pėrbėjnė esencėn e kampionėve, secili kampion pėr vete nė gjithė kampionatet e mėparshėm, tė pėrtėrirė me praninė e Prokop Myzeqarit, i cili do tė jipte jetėn nė luftė si dhe tė Fiqret Hoxhės - tė vetmit debutues.

    Nga ana e saj, Vllaznia ėshtė thuajse e gjitha edhe ajo e viteve '30: nė mos gabojsha nė emrat, janė Zef Hila, Ndue Pali, Latif Alibali, Met Vasija, Muc Koxhja, Lutfi Hoxha, Skender Gjinali. Ndėrkaq, Fahri Jubani, Nush Radovani janė mbase ndėr mė tė rinjtė e Vllaznisė. E i riu i tė rinjve duhet thėnė se ishte 17-vjeēari Loro Boriēi - zbulimi i rrallė i futbollit shqiptar, mbi tė cilin do tė shenjonin emisarėt e Lazio tė Romės.

    Ēfarė do tė ishte Kampionati tjetėr?...


    Dokument:

    Tiranė, 30 shtator 1939

    Sportklub Tirana - Vllaznija e Shkodrės 6-5

    SK TIRANA: Gurashi I; Maluēi, Janku ; Myzeqari, F.Hoxha, Karapici; Kryeziu, Lisi, Korēa, Lushta, Plluska.

    VLLAZNIJA: Jubani; Hila, Pali; Alibali, Vasija, Koxhja; Shkjezi, L.Hoxha, Boriēi, Radovani, Gjinali.

    GOLAT: Plluska 6', Lisi 13', Kryeziu 32', Kryeziu 40', Vasija 43', L.Hoxha, Lushta, Korēa 60’, Boriēi 76', Boriēi 79', Boriēi 80'

    ARBITER: Sinnico i Federatės Italiane tė Footballit.




    Kapitulli i katėrt: Nis Kampionati i 9-tė Kombėtar


    Kampionati i 9-tė Kombėtar, siē kėmbėngul unė pėr ta emėrtuar pėr hir tė sė vėrtetės, fillon mė 3 mars 1940. Skuadrat janė tė ndara nė dy grupe A dhe B, sipas kriterit gjeografik, Veri dhe Jug. Nė Grupin A bėjnė pjesė Shkodra, Elbasani, Tirana e Durrėsi dhe nė atė B Gjirokastra, Vlora, Berati, Korēa.

    Rezultatet e Javės 1, asaj tė 3 marsit 1940, shfaqin qartė synime dhe ambicje: Shkodra fiton thellė, 6-1 me Elbasanin dhe Tirana 3-1 me Durrėsin. Nė grupin B, Korēa fiton nė Berat, nė ndeshjen e kėsaj jave, por tė luajtur vetėm pas gati dy muajve, mė 24 prill! Nė Pėrmet, Gjirokastra barazon 3-3 me Vlorėn dhe kuptohet se ende Qyteti i Jugut, nuk ka njė fushė tė pėrshtatshme pėr tė luajtur pėrderisa ndeshjet i zhvillon nė Pėrmet.

    Midis gjithė kėtij kuarteti ndeshjesh tė qeta, pikėrisht kjo e Pėrmetit duket mė dramatikja pėrpara njė publiku tė pamatė. Vlora kryeson 1-0 nė tė 20', po pas 7 minutash Lako barazon pasi merr njė top nga Kraja. Dhe prap Vlora, teksa kryeson pėr herė tė dytė, tash nė tė 65' e madje pas 8 minutash falė njė 11-metėrshi, arrin nė 3-1. Bash nė kėte ēast nis kthesa gjirokastrite. Fati duket se qėndron te goli i shpejtė i Xhimos, pas vetėm 1 minute tė 3-1-shit, kur pas gjuajtjes sė tij me kokė, e ngushton nė 2-3. Qysh nga ky ēast nė fushė duket vetėm skuadra e Gjirokastrės. Dhe nė tė 88' mė i miri i saj, Lako, pasi ka marė topin prej goditjes sė kėndit nga Kraja, tund rrjetėn vlonjate dhe 3-3! Pėrcaktohet se loja e fortė vlonjate, u pėrball me ate teknike gjirokastrite. Arbitri Dhimitėr Nushi ka gjykuar me precizion dhe "loja u zhvillue nėn nji armoni e dishiplinė shėmbullore e me nji frymė me tė vėrtetė fashiste". Kjo ėshtė historia.

    Mė 10 mars 1940 prap spikat me bujė skuadra e Vlorės, e cila para publikut tė vet shkatėrron Korēėn nė njė 4-0 qė bėn zhurmė nė gjithė Shqipėrinė.

    Ndėrkaq, nė Grupin A, ndėrsa Tirana fiton e sigurt 3-1 nė Elbasan, sensacioni ngjet nė Durrės, ku Durrėsi fiton bujshėm 4-2 me Shkodrėn. Ky ishte rezultati qė ngatėrron gjithė parashikimet pėr luftėn pėr titullin e kampionit. Nuk pritej.

    Kronika thotė se nė kėte ndeshje tė zhvilluar nė Kavajė pas pėrfundimit 0-0 tė 45 minutave tė para, pjesa e dytė ėshtė njė mrekulli e vogėl e futbollit shqiptar tė kohės. Tom Gjiri ėshtė i papėrmbajtshėm teksa realizon 3 gola, ku mė i bukuri ėshtė i i dyti, i shėnuar nė tė 24'. Golin tjetėr tė Durrėsit e shėnon Qamil Teliti dhe, pėr mua tė paktėn, ėshtė hera e parė qė marr vesht se Teliti i Besės paska luajtur me Durrėsin! Pėrballė kėtyre dy emrave tė mirėnjohur, golat e Vasisė e L.Hoxhės pėr shkodranėt nuk mjaftojnė, edhe pse Rusi, Koxhaj e Fakja, luajnė mjaft mirė.

    Dhe ja Tirana - Shkodra qė gjen jehonė tė gjėrė edhe nė shtyp. Eshtė njė 2-2 i rrallė dhe gjithēka ėshtė njė kundėrshtim midis dy 11-shave tejet tė ndryshuar. Ishte hera e parė qė Tirana dilte nė fushė pa Lushtėn e Kryeziun. Ndėrkaq edhe Shkodra paraqitet e ndryshuar, por prapseprap Koxhaj, Shkjezi, Vasija, S. Gjinali dhe mbi tė gjithė Boriēi, janė aty.

    Ajo ėshtė njė ndeshje disi problematike, sepse tashma dueli Shkodėr - Tiranė prej vitesh ishte bėrė unikal nė Shqipėri. Shtypi titullon se "lojtarėt janė gjaknxehtė". E thėnė mė saktė, ndeshja e 17 marsit 1940 ėshtė njė ngjarje pa precedent. Rrahje midis lojtarėve, dy herė ndėrprerje e ndeshjes, sportdashės qė braktisin Shallvaren. Shumė antifutboll dhe pak futboll. Edhe pse ėshtė njė fillim i mirė, madje i shkėlqyer e njė pjesė e parė me gola tė rrėmbyeshėm e plot kthesa, ajo vjen e prishet deri thuajse nė shkatėrrim. E shton gjithēka edhe shiu i dendur i krejt mbasdites.

    Shkodranėt shėnojnė nė tė 10' me anė tė Skender Gjinalit, pasi ky shfrytėzon topin qė mbėrrin prej Shkjezit, gjithmonė pasues i pagabueshėm. Po nė tė 14' Vasif Biēaku barazon duke goditur me krye njė top qė vjen nga kėndi. 1-1-shi zgjat deri nė tė 4' kur Zyber Lisi e ēon gjithēka nė epėrsi 2-1 pasi Skender Begeja krejt i ri, debuton me SK Tiranėn pėrmes njė ritmi krejt befasues, kalim i topit te Lisi dhe rrjetė.

    Duket se Shkodra prap nuk do tė dalė mirė nga kryeqyteti pėr ndeshje kampionatesh. Por pa kaluar 60 sekonda Met Vasija shpėton nderin e Shkodrės me golin e tij, njė gol taktik qė lind pas kombinimit tė treshes Koxhja - Boriēi - Vasija. Eshtė 2-2 qė nuk do tė ndryshojė mė, ndonėse epėrsia ėshtė e Shkodrės edhe mė tej. Dhe ja pjesa e dytė. Ndini dhe Vasija dėbohen nga fusha. Epėrsia e Shkodrės ėshtė e dukėshme tashma kur sapo dielli shndėrit Shallvaren pasi e ka lagė pėr orė tė tana. Shkodranėt nuk iu ndahen goditjeve nga kėndi e Boriēi nė tė 25' godet shtyllėn, por nė 40' Halit Laēej shpėton Vllazninė nga humbja me pritjen tij spektakolare. Ishte njė bombė e Dibrės sė Tiranės.

    Dhe asgjė mė tepėr se 2-2.


    Shkodra kėrkon Kampionatin.



    Dokumenti:

    Tiranė, 17 mars 1940

    Tirana - Shkodra 2-2

    TIRANA: Qymyri; Ndini, Emiri; Demneri, Dhima, Tartari; Dauti, Biēaku II, Lisi, Dibra, Begeja III.

    SHKODRA: Laēej; Krroqi, Taga; Shllaku, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriēi, Xharra, S.Gjinali.

    Golat: S.Gjinali 10', Biēaku II 14', Lisi 40', Vasija 41'.

    Arbitėr: Sinico (Italia).

    Vijėrojtės: Balla, Alibali.



    Kapitulli i pestė: Eliminimi SK Tiranės dhe 7 prill 1940: futbolli i frikėsuar?



    Mė 31 mars 1940 ėshtė Java 4 e Kampionatit. Rezultatet janė:

    GRUPI A: Tirana - Elbasani 4-3, Shkodra - Durrėsi 2-1.

    GRUPI B: Gjirokastra - Berati 0-2, Korēa - Vlora 4-1.

    E, nė Tiranė, ndeshja cilėsohet "e ēuditėshme", sidomos pjesa e parė, teksa titullohet: "Tirana sulmon, e Elbasani shėnon". Eshtė thuajse sensacionale, sepse pėr bukur 56 minuta lojė Elbasani arrin deri nė 3-0. Eshtė e gjitha njė prodhim i kundėrsulmit. Flitet pėr taktikė elbasanase, e cila epėrsisė sė thellė sulmuese tė Tiranės i pėrgjigjet me thuajse tri zbritje e tre gola! Nė tė 30' gjuajtja e Progrit trondit shtyllėn dhe 1-0 pėr miqtė. Nė tė 48' gjuan Shefqet Lamēja - njė figurė e shquar e futbollit kombėtar, njeriu i cili pas Luftės, si trajner fėmijėsh dhe tė rinjsh, do tė nxjerrė plejada futbollistėsh tė shquar - dhe 2-0. 8 minuta mė vonė Lamēja kombinon me Daiun dhe Kasapi "e pėrcjell fluturim nė rrjet": 3-0 pėr Elbasanin!

    Historia nuk njihte pėr Sportklubin nė Tiranė njė rast kėsisoji qysh nė themelim. Humbja e tij duket punė e mbaruar. Por Tirana ėshtė Tirana! Nė tė vėrtetė, gjithēka nis nga qetėsia. Eshtė njė goditje dėnimi. Minuta e 60-tė. Ekzekuton Biēaku II (Vasif Biēaku), topi nė shpinė tė njė elbasanasi dhe 3-1. Kėtu nis furia e kampionėve dhe barazimi duket se mbėrrin nga qielli. Pa kaluar 60 sekonda Dauti shkurton nė 3-2 dhe mbas 60 sekondave tė tjerė, pėrsėri Biēaku dhe 3-3.

    Brėnda 3 minutave 3 gola! Elbasani tronditet dhe Tirana kėrkon fitoren tashma, tė cilėn e realizon nė tė 85' me golin e Zyber Lisit - protagonist i madh - i cili edhe i sėmurė luan 90 minuta tė shkėlqyeshme: 4-3 pėr Tiranėn nė njė ditė plot diell, tė freskėt, pėrballė njė publiku tė pamatė nėn drejtimin e pagabueshėm tė italianit Cancelli, siē nėnvizon shtypi.

    Tirana kryeson kėshtu grupin me 2 pikė mbi Shkodrėn dhe duket sikur ajo edhe pa Lushtėn e Kryeziun, prap do tė mbetej numri 1 i futbollit shqiptar.



    Dokumenti:

    Tiranė, 31 mars 1940

    Tirana - Elbasani 4-3

    TIRANA: Qymyri; Myzeqari, Emiri; Demneri, Dhima, Ndini; Dauti, Biēaku II, Lisi, Dibra, Begeja III.

    ELBASANI: Bebeti; Guranjaku, Sh.Jolldashi; Sinani, Daiu, Tola; Lamēe, Kodra, Kasapi, Progri, Bizhuta.

    Gjyqtar: Cancelli (Italia).



    Kur vjen Java 5, dita e sė cilės ėshtė 7 prilli 1940, me sa duket italianėt kanė probleme me datėn, qė shqiptarėve iu kujtonte pushtimin... Megjithate luhen dy ndeshje: Elbasani - Durrėsi 1-2 dhe Vlora - Berati 5-3.

    Kjo e dyta ėshtė njė rrokullisje e kėndshme dhe ndeshjes i vihet njė ngjyrė tejet fashiste. Ajo ka njė problem delikat me gjyqtarin Koēo Janura, tė cilit i shpėton ndeshja nga duart. Ai i dhuron njė 11-metėrsh tė paqenė beratasve, por pėr fat, portjeri Platon Kolea i Vlorės e nxjerr jashtė vijės fundore. Dhe tashma nuk pėrmbahet Vlora. Lef Sallata ende ėshtė njė shembull i madh futbolli sepse ishim ende larg rėnies sė tij nė luftė. Gjuajtja e tij ėshtė e fortė dhe e saktė: 1-0!

    Asnjėherė nuk mbahej mend njė qetėsi e tillė olimpike dhe urtėsi nga ana e skuadrės sė Vlorės. Kėrkojnė futbollin e vėrtetė, kur kjo dukej e pamundur. Ia arrijnė duke dhėnė njė shembull qė tėrheq admirimin e krejt opinionit sportiv shqiptar. Sallata gjuan njė kėnd dhe Ēala me krye 4-3. E, Lef Sallata ka ditėn e tij tė rrallė, teksa pasi merr njė top prej "tokės" sė vet, kalon rradhazi me elegancė gjithė mbrojtėsit beratas qė i dalin pėrpara dhe i vetėm pėrballė portjerit Lipe, vulos 5-3!

    Skeda ėshtė njė dokument i ēmueshėm historik pėr futbollin tonė:



    Dokumenti:

    Vlorė, 7 prill 1940

    Vlora - Berati 5-3

    VLORA: Platon Kolea; Pajtim Xhindi, Eqrem Shehu; Hekuran Lalo, Cin Nika, Fadil Hoxha; Lefter Sallata, Nazif Ēala, Sulejman Veshi, Aqilea Qirko, Paolin Mamoli.

    BERATI: Vangjel Lipe; Nikollaq Jano, Xhezo Lumani; Fet-hi Shallajbej, Liko Kakaleci (Kuēova), Halim Haxhi; Emin Hoxha, Ismaiul Jaho, Stavri Guga, Stavri Bishka, Shuaip Grezhda.

    Golat: Pjesa e 1-rė: Sallata, Veshi, Mamoli, ?. Pjesa e 2-tė: Kuēova, ? 74', Ēala 81', Sallata 87'.

    Gjyqtar: Koēo Janura.



    Kampionati i afrohet kėsisoj, fundit tė tij, por "7 prillit" i ngatėrrohen keq punėt. Shkodra - Tirana guxon tė luhet vetėm mė 21 prill 1940 dhe fitorja 2-0 e Shkodrės do t'i barazonte nė pikė dy tė mėdhenjtė e futbollit shqiptar. Ndėrkaq, mė 28 prill 1940 nė Gjirokastėr luhet ndeshja e parė nė histori midis Gjirokastrės dhe Korēės. Eshtė njė barazim i paqtė 1-1, tejet i rėndėsishėm sidomos pėr pretendimet e skuadrės sė Korēės pėr t'iu kthyer lavdisė sė vitit 1933 kur qe kampione.

    Java 6 e Kampionatit ėshtė lėnė pėr mė 13 prill, po tashma kalendari ėshtė bėrė tepėr konfuz. Luhen megjithate dy ndeshjet e kryesuesve. Nė Elbasan Shkodra nuk pėrmbahet dhe 7-2. Nė Korēė Berati dorėzohet nė 3-0. Fati i Shkodrės varej nė Durrės te ndeshja e 28 prillit 1940, Durrėsi - Tirana. E pra, Vlora edhe pse nuk e arrin vendin e parė, bėn spektakėl nė ndeshjen me Gjirokastrėn. Eshtė njė 3-0 i nėnshkruar gjithnjė prej lojėrave tė bukura tė Lef Sallatės, ndonėse ndeshja nuk shkon pa probleme. Dhe ėshtė shembullor njė "kalim idedologjik" i shtypit tė kohės, tė cilin ia vlen ta botosh pėr tė kuptuar epokėn fashiste nė Shqipėri:

    "T'organizuemit e Rinisė sė Liktorit Shqiptar duhet tė dinė e tė kenė pėr princip vetėm nji gja: "Me qenė kurdoherė ushtarė tė displinuem. Disiplina asht ajo qė i ban tė pėrparojnė e qė i naltėson shumė nė syt'e spektatorėve; ēėshtja e fitores pėr 'ta duhet tė jetė nji gja e dorės sė dytė e se asaj duhet ma ja mbėrrijtė me anė tė nji loje korekte e tė frymzueme prej ndjenjave tė naltė vėllazėnimi."

    Kujtesė udhėrimi e diktaturės, nga jashtė si njė ide e aktualizuar e Kubertenit...

    Kėshtu, Gjirokastra braktis fushėn nė 2-3 minutat e fundit.

    Pas gjithė kėsaj ftese letrare e pas "pėrshėndetjes pėr Duēen, sė cilės lojtarėt iu pėrgjegjėn me njė "ME NE", loja filloi.

    Siē thashė, ėshtė ndeshja e Lef Sallatės, ndonėse fitorja vlonjate vonon. Sallata shėnon golin e parė nė tė 51' pas njė kėrcimi a shkėputjeje tė shkėlqyer. Nė tė 70' Paulin Mamoli - gjithashtu nė njė formė tė mjaft tė mirė - realizon 2-0, falė njė gjuajtje tė pakapshme lart nė kėndin e portės sė portjerit Bashari. Dhe mandej 3-0 pėr shkak tė vetgolit (autogolit) tė njė mbrojtėsi mik: 3-0 dhe gjestet e gjirokastritėve - njė lojtar i nxjerrun jashtė nga gyqtari i mirėnjohur Niko Gjini, tejet i aftė e autoritar - njė ndeshje fizike me Sallatėn dhe Gjirokastra qė braktis fushėn nė tė 89'!



    Dokumenti:

    Vlorė 21 prill 1940

    Vlora - Gjirokastra 3-0

    VLORA: Platon Kolea; Pajtim Xhindi, Eqrem Shehu; Nazif Ēala, Cin Nika, Hekuran Lalo; Lefter Sallata, Sulejman Veshi, Stefan Kusha, Paolin Mamoli.

    GJIROKASTRA: Taqi Bashari; Kristaq Ēabeli, Idriz Gjati; Petrit Bej, Halit Hadėri, Enver Karagjozi; Ibrahim Toto, Kostandin Xhimo, Saim Kokalari, Mazllum Shazuvari.

    Golat: Sallata 51', Mamoli 70', vetgol 80'.

    Gjyqtar: Niko Gjini.



    Kapitulli i Gjashtė: Shkodra kampione!



    Renditja e pėrfundimtare e grupeve ėshtė kjo:

    GRUPI A: Shkodra 9 pikė, Tirana 7, Durrėsi 7, Elbasani 1.

    GRUPI B: Korēa 9, Vlora 8, Berati 5, Gjirokastra 2.

    19 maj 1940. Ora 15.45. E gjithė Korēa ėshtė nė fushė. Eshtė njė ditė e vranėt, por pa shi, ndonėse fryn pak erė. Dhe qysh nė minutėn e 8-tė Shkodra e sheh veten nė 1-0. Skender Gjinali, i cili pas pak muajve do tė jetė titullar i skuadrave tė Kosovės, fton Boriēin, tė cilit si pėrherė ia kalon topin me saktėsi dhe Loro gjuan fort pranė shtyllės pingule dhe 1-0. Nė tė 16' Boriēi ka njė prej shtyllave tė zakonėshme tė goditura prej tij dhe pas 3 minutash Koxhja kalon te Shkjezi, gjuajtja e tė cilit ėshtė elegancė e tanė: 2-0! Kėtu duket se merr fund gjithēka, ndonėse nė tė 56' Qirinxhiu shkurton me 11-metėrshin e ekzekutuar prej tij. Asgjė mė tepėr se 2-1 pėr Shkodrėn e cila ndjehet kampione qysh nė Korēė.

    Shtypi pėrcakton se "fiton skuadra e eksperiencės", "skuadra qė ėshtė ngjeshur me brumin e betejave tė cilat kanė njojtur emrin e skuadrave mė tė mira tė vendit tonė".

    Gjithēka ėshtė e qartė. Shkodra ka patur pėrballė njė Korēė tė re. Pėrcaktohet bukur:

    "Djem tė rinj korēarė simpatikė, shumica e tė cilėve kanė marrė pėr tė parėn herė nė kėt kampionat pagėzimin e ndeshjeve tė topkėmbės". Dhe ja: Miēo Plluska - i vetmi, shpirti dhe udhėheqėsi i skuadrės, qė tė kujton gjithnjė Plluskėn kampion me Sportklub Tiranėn.

    Tjetėr Vllaznia! Ka 6-7 lojtarė tė sprovuar tė viteve '30. Shkon nė Korēė dhe Reshit Rusin e Bimo Fakjen papritmas i vendos mbrojtės, kur vija e mesit Xharra-Koxhja-Beqo Osmani (vėlla i Nazimit tė famshėm) ėshtė ndoshta mė punėshumta, sidomos pėr tė ndalė hovin rinor korēar. Shkjezi, njė lloj mesfushori i sotėm, sė bashku me Vasinė inteligjent, siē pėrcaktohet, kanė njė lidhje tė pashkėputshme me Skender Gjinalin pėr tė cilin shkruhet se "sa herė tregohej gjakftohtė, dukej i qartė ndėr ide; sa herė nevrikosej, e humbte toruan". Kur portretizohet mandej Loro Boriēi, i pėrmendet gjuajtja e tij bombė, sepse "korēarėt i kanė qėndruar tejet afėr duke e mėrzitur" pa i lėnė hapėsirėn falė sė cilės Boriēi bėhej i papėrmbajtshėm.

    Ja dhe skeda e finales sė parė:



    Dokumenti:

    Korēė, 19 maj 1940. Fundorja e parė e Kampionatit tė 9-tė Kombėtar.

    Korēa - Shkodra 1-2

    SHKODRA: Jubani; Rusi, Fakja; Xharra, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriēi, S.Gjinali, Z.Berisha.

    KORĒA: Mihallaqi; Dumja, Bitri; P.Saro, Luarasi, Ademi; Dimēo, Plluska, Qirinxhi II, Duro, Merolli.

    Golat: S.Gjinali 8', Shkjezi 21', Qirinxhi 58' (11-m).

    Gjyqtar: Enver Kulla.



    Njė javė mė vonė, 26 maj 1940, Shkodra sportive pėrjeton ngjarjen mė tė madhe tė futbollit nė historinė e saj. Kishte zhvilluar kampionate tė shkėlqyeshme nė vitet '30, kishte qenė fare pranė titullit, por gjithnjė nuk kishte mundur tė kapėrcente barrierėn me emrin Sportklub Tirana e Riza Lushtės. Tash ishte dita e saj, njė ditė nėn pushtimin fashist, por ajo ishte "pėr tė parėn herė Kampione Kombėtare".

    Dhe ėshtė vėrtet e ēmueshme se si shtypi titullon shumė qartė, ashtu siē duket nė frontespic-in origjinal qė botojmė:

    "PER TE PAREN HERE SHKODRA FITON KAMPIONATIN KOMBETAR TE FOOT-BALLIT".

    Mjafton edhe ky titull pėr tė provuar se 3 Kampionatet e Luftės janė vėrtet Kampionate Kombėtare qė duhen njohur.

    Nė kėte tė dielė tė 26 majit 1940, nė prani tė Sekretarit Federal, Inspektorit Federal dhe Nėnsekretarit Federal tė PFSH, nėn vėrshėllimėn e gjyqtarit Sabit Ēoku - rekordmeni i madh i atletikės dhe kampioni i shquar me Sportklub Tiranėn e viteve '30 - nis odiseja e golave tė pafund tė shkodranėve nė kėte finale (fundore) tė dytė tė Kampionatit tė 9-tė tė Shqipėrisė.

    Eshtė njė 9-0 qė nuk lė vend pėr koment spjegues. Shkodra ėshtė e papėrmbajtshme. Korēa tulatet shpejt megjithė qėndresėn qė kėrkon t'i mėkojė Plluska i sprovuar. Po pėrballė dhe njė publiku tė zjarrtė vendas, tė rinjtė korēarė dorėzohen pa kushte. Shkodrės i mungon Bimo Fakja, por kjo nuk e trondit aspak. Reshit Rusi tash luan nė sulm dhe ėshtė i papėrmbajtshėm. E nis ai me gol qysh nė tė 11', e pason Boriēi nė tė 22' e nė tė 46' dhe mandej vetėm Rusi, Rusi, plot 7 herė Rusi! Ka pėr tė qenė Heroi i vitit 1943 nė Bregun e Liqenit tė Shkodrės qė bije pėrkrah Vasil Shantos.

    Kronika pėrcakton se "Jubani, Pali kanė kryer detyrėn fort mirė... Pali asht kenė ma i sigurt se...

    (trunkated)





    Kapitulli VI
    Shkodra kampione!



    Renditja e pėrfundimtare e grupeve ėshtė kjo:

    GRUPI A: Shkodra 9 pikė, Tirana 7, Durrėsi 7, Elbasani 1.

    GRUPI B: Korēa 9, Vlora 8, Berati 5, Gjirokastra 2.

    19 maj 1940. Ora 15.45. E gjithė Korēa ėshtė nė fushė. Eshtė njė ditė e vranėt, por pa shi, ndonėse fryn pak erė. Dhe qysh nė minutėn e 8-tė Shkodra e sheh veten nė 1-0. Skender Gjinali, i cili pas pak muajve do tė jetė titullar i skuadrave tė Kosovės, fton Boriēin, tė cilit si pėrherė ia kalon topin me saktėsi dhe Loro gjuan fort pranė shtyllės pingule dhe 1-0. Nė tė 16' Boriēi ka njė prej shtyllave tė zakonshme tė goditura prej tij dhe pas 3 minutash Koxhja kalon te Shkjezi, gjuajtja e tė cilit ėshtė elegancė e tanė: 2-0! Kėtu duket se merr fund gjithēka, ndonėse nė tė 56' Qirinxhiu shkurton me 11-metėrshin e ekzekutuar prej tij. Asgjė mė tepėr se 2-1 pėr Shkodrėn e cila ndjehet kampione qysh nė Korēė.

    Shtypi pėrcakton se "fiton skuadra e eksperiencės", "skuadra qė ėshtė ngjeshur me brumin e betejave tė cilat kanė njojtur emrin e skuadrave mė tė mira tė vendit tonė". Gjithēka ėshtė e qartė. Shkodra ka patur pėrballė njė Korēė tė re. Pėrcaktohet bukur:

    "Djem tė rinj korēarė simpatikė, shumica e tė cilėve kanė marrė pėr tė parėn herė nė kėt kampionat pagėzimin e ndeshjeve tė topkėmbės".

    Tjetėr Vllaznia! Ka 6-7 lojtarė tė sprovuar tė viteve '30. Shkon nė Korēė dhe Reshit Rusin e Bimo Fakjen papritmas i vendos mbrojtės, kur vija e mesit Xharra-Koxhja-Beqo Osmani (vėlla i Nazimit tė famshėm) ėshtė ndoshta mė punėshumta, sidomos pėr tė ndalė hovin rinor korēar. Shkjezi, njė lloj mesfushori i sotėm, sė bashku me Vasinė inteligjent, siē pėrcaktohet, kanė njė lidhje tė pashkėputshme me Skender Gjinalin pėr tė cilin shkruhet se "sa herė tregohej gjakftohtė, dukej i qartė ndėr ide; sa herė nevrikosej, e humbte torruan". Kur portretizohet mandej Loro Boriēi, i pėrmendet gjuajtja e tij bombė, sepse "korēarėt i kanė qėndruar tejet afėr duke e mėrzitur" pa i lėnė hapėsirėn falė sė cilės Boriēi bėhej i papėrmbajtshėm.

    Ja dhe skeda e finales sė parė:

    Dokumenti:

    Korēė, 19 maj 1940. Fundorja e parė e Kampionatit tė 9-tė Kombėtar.

    Korēa - Shkodra 1-2

    SHKODRA: Jubani; Rusi, Fakja; Xharra, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriēi, S.Gjinali, Z.Berisha.

    KORĒA: Mihallaqi; Dumja, Bitri; P.Saro, Luarasi, Ademi; Dimēo, Plluska, Qirinxhi II, Duro, Merolli.

    Golat: S.Gjinali 8', Shkjezi 21', Qirinxhi 58' (11-m).

    Gjyqtar: Enver Kulla.

    Njė javė mė vonė, 26 maj 1940, Shkodra sportive pėrjeton ngjarjen mė tė madhe tė futbollit nė historinė e saj. Kishte zhvilluar kampionate tė shkėlqyeshme nė vitet '30, kishte qenė fare pranė titullit, por gjithnjė nuk kishte mundur tė kapėrcente barrierėn me emrin Sportklub Tirana e Riza Lushtės. Tash ishte dita e saj, njė ditė nėn pushtimin fashist, por ajo ishte "pėr tė parėn herė Kampione Kombėtare".

    Dhe ėshtė vėrtet e ēmueshme se si shtypi titullon shumė qartė, ashtu siē duket nė frontespic-in origjinal qė botuam numrin e kaluar tė “TemA”-s:

    "PER TE PAREN HERE SHKODRA FITON KAMPIONATIN KOMBETAR TE FOOT-BALLIT".

    Mjafton edhe ky titull pėr tė provuar se 3 Kampionatet e Luftės janė vėrtet Kampionate Kombėtare qė duhen njohur.

    Nė atė tė dielė tė 26 majit 1940, nė prani tė Sekretarit Federal, Inspektorit Federal dhe Nėnsekretarit Federal tė PFSH, nėn vėrshėllimėn e gjyqtarit Sabit Ēoku - rekordmeni i madh i atletikės dhe kampioni i shquar nė futboll me Sportklub Tiranėn e viteve '30 - nis odiseja e golave tė pafund tė shkodranėve nė kėte finale (fundore) tė dytė tė Kampionatit tė 9-tė tė Shqipėrisė.

    Eshtė njė 9-0 qė nuk lė vend pėr koment spjegues. Shkodra ėshtė e papėrmbajtėshme, teksa shpallet Kampione Kombėtare e Shqipėrisė pėr vitin 1940, ēka presim t’ia zyrtarizojmė sė shpejti.

    Dokumenti:

    Shkodėr, 26 maj 1940. Fundorja e dytė e Kampionatit tė 9-tė Kombėtar.

    Shkodra - Korēa 9-0

    SHKODRA: Jubani; Vasija, Pali; Osmani, Koxhja, Xharra; Rusi, Berisha, Boriēi, S.Gjinali, Shkjezi.

    KORĒA: Mihallaqi; Bitri, Dume; Zeka, Lauarasi, Saro; Dimēo, Plluska, Duro, Qirinxhi, Merolli.

    Gjyqtar: Sabit Ēoku.

    Golat: Rusi 11', Boriēi 22', Boriēi 46', Rusi, Rusi, Rusi, Rusi, Rusi, Rusi.



    Kapitulli VII
    Kampionati Kombėtar 1942: Prizreni, Peja, Prishtina dhe e vėrteta mbi Shprefenė

    Vjen vitit 1942. Dhe nė Tiranė, njė Kampionat Krahinor dhe Torneu Ushtarako-Civil i paraprin Kampionatit Kombėtar. Rreth 20 skuadra gjallėrojnė kryeqytetin me kampionatet e tyre. Naim Frashėri, Rrufeja, Shpresa, Kastrioti, Skenderbeu, Rinija, Luani, Sport. e Vjetėr, Bashkimi Dibran, Rapidi, Aeronautica, Shprefeja, Superalba, Sanita, Fanteria, Genio, R.G.Financa, Artiglieria, Comisariato...

    E nė pėrbėrje tė tyre - emra tė shquar tė futbollit shqiptar: Kurani, S.Begeja, Alla, Qymyri, Balla, Laēej, Myzeqari, Tartari, Demneri, Pengili, Petrela, Ohri, Sakiqi, Mexhid Dibra, Derani, Paci, Vathi, Tafmizi. Shumica e tyre do tė mbushin skuadrat e Tiranės Pasluftės, njė pjesė do tė marrė arratinė pėr shkaqe politike. Dhe mandej dhjetra futbollistė-ushtarė italianė.

    Kėshtu, vijmė te ndeshja e madhe e Shallvares, Shprefeja - Aeronautica 3-2. Eshtė spekulluar jo pak me Shprefenė pėr tė cilėn ėshtė thėnė se ndeshjet i shndėrronte nė pėrleshje me skuadrat e pushtuesit. Nuk ėshtė tamam kėshtu. Eshtė thėnė se ajo ishte bashkim i skuadrave Shpresa dhe Rrufeja kur kėta merrnin pjesė njėkohėsisht nė kėto kampionate lokale si dhe vetė Shprefeja (sajim i para e mbrapashtesave: Shpre+Feja).

    Dhe dihet qė Partia Komuniste, e cila kishte vetėm katėr muaj qė ishte themeluar, do ta pėrdorė kėte skuadėr pėr propagandė antifashiste e komuniste bashkė, me sa duket duke e shndėrruar nė njė lloj shoqate pėr bashkim e ideologji sė bashku. Nė pėrbėrje tė saj janė dhe dy dėshmorė tė paharrueshėm, Prokop Myzeqari e Ali Visha - futbollistė tė talentuar. Por brenda saj ka dhe djem antifashistė e antikomunistė si Arif Peza, Vasif Biēaku, Rexhep Spahiu me tė tjerė, ēka vėrteton se Shprefenė e bashkonte vetėm njė: ndjenja kombėtare. Tjetėr punė qė Partia Komuniste do ta shfrytėzonte edhe pėr qėllimet e saj dinake.

    Ndeshja e 25 marsit 1942 nuk ka asgjė politike e tė qėndresės antifashiste, por futboll tė vėrtetė. Ajo ka pamjen madhėshtore tė pranisė sė njė publiku tė pamatė dhe tė Gjeneral Sozzani-t, qė ėshtė komandanat i Aeronautica-s si dhe tė njė ceremonie impozante tė prirė prej tingujve tė bandės sė Xhenjos dhe tė njė grupi jo tė paktė gazetarėsh e fotoreporterėsh.

    Eshtė njė futboll mjaft tėrheqės dhe nė tė 2' Polesinanti e ēon Aeronautica-s nė 1-0, po Skender Begeja barazon nė tė 8' mbas kombinimit Visha - Biēaku - Begeja. Nė tė 51' Aeronautica kalon nė 2-1 sepse Polesinanti shėnon pėrsėri. Dhe mandej 18 minutat elektrizues tė Shprefesė dhe dy golat spektakolarė tė Zyber Lisit nė tė 73' pas njė kombinim tė pesė sulmuesve Begeja, Petrela, Lisi, V.Biēaku, Visha dhe pėrsėri tė Lisit (80' pas njė gjuajtjeje tė pagabueshme nga dėnimi). Eshtė 3-2 - njė ndeshje e njė karakteri tė fortė kombėtar. Nga skeda kuptojmė pėr herė tė parė saktėsisht se kush ishte Shprefeja, pas spekullimeve 60-vjeēare me emrat e saj:

    23 mars 1942, Tiranė

    Shprefeja - Aeronautica 3-2
    SHPREFEJA: Laēej II; Peza, Myzeqari; Tartari, Demneri, Spahiu; S.Begeja, Petrela, Lisi, V.Biēaku, Visha.

    AERONATICA: Veronesi; Guernieri, Villa; Nocchio, Bosto; Zanoti; Camarra, Gri, Polesinanti, Fantozzi, Senatori.

    Gjyqtar: Giovanni Sinnico (Italia).

    Golat: Polesinanti 2', 51', S.Begeja 8', Lisi 73', 80'.

    Por nė historinė tonė ai qė ka rėndėsi parėsore ėshtė Kampionati Kombėtar, ky i 10-ti i vitit 1942. Dihet qė me takimin e 21 prillit 1941 midis ministrave tė jashtėm tė Gjermanisė e tė Italisė nė Vjenė, pjesa mė e madhe e Kosovės u bashkua me Shqipėrinė duke u bėrė mė pas ajo pjesė e Mbretėrisė sė Shqipėrisė (nėn Viktor Emanuelin e Tretė). Siē dihet, u krijua ndėrkaq, Ministria e Trojeve tė Ēliruara. Eshtė ky moment kur Kosova ndahet nė tre rajone administrative: Prishtinė, Pejė, Prizren dhe me dekret tė posaēėm tė gjithė banorėt e tyre tashma ishin shtetas shqiptarė. Dhe ėshtė kjo ndarje administrative qė merret tejet parasysh deri dhe nė organizimin e Kampionatit Kombėtar (Mbarėkombėtar) 1942, duke pėrfshirė nė kampionat vetėm Prishtinėn, Pejėn e Prizrenin.

    Vendimi pėr zhvillimin e tij merret nga Komanda e Pėrgjithshme e Rinisė Shqiptare tė Liktorit, siē thuhet fjalė pėr fjalė: "me qėllim qė t'i japė njė nxitje edhe mė tė madhe lėvizjes sportive tė vendit t'onė, ka organizuar Kampionatin Kombėtar tė Topkėmbės tė kėtij viti..."

    Dhe rregulli mė i ēuditshėm: "Nė kėte kampionat do tė munden me marrė pjesė tė rinjtė fashista tė klasėve (vitlindjeve) 1921, 22, 23 dhe pararojėt e klasėve 1924, 25".

    Rregulli ėshtė vėrtet i rrallė, tejet i rrallė dhe me moshėn e re tė pjesėmarrjes gjente shprehje teoria e Conte Ciano-s e integrimit tė rinisė shqiptare te ideja fashiste, teksa mendohej se pikėrisht rinia duhet mbajtur afėr nė kėto synime. Nė Kampionat do tė marrin pjesė futbollistė nga 17 deri nė 21-22 vjeē, ēka prej shumė emrave qė do tė shohim, nuk respektohet.

    E dyta: tė gjithė kėta janė "tė rinj fashistė", ēka duhet nėnkuptuar qė janė anėtarė tė Partisė Fashiste Shqiptare ose mė e pakta "giovanni fascista". Mirėpo, ky ėshtė njė formalitet, sepse bie fjala, as Prokop Myzeqari e as Ali Visha apo Skender Begeja, Zyber Lisi, Besim Fagu nga njėra anė dhe as Arif Peza, Vasif Biēaku, Rexhep Spahiu nga pala tjetėr, kurrsesi nuk qenė fashistė, por antifashistė, kuptohet secili nė bindjet e mėnyrėn e vet. Ai ėshtė njė kampionat i jashtėzakonshėm pra, qė i ka skuadrat qysh nga lartėsitė e Pejės e deri nė Prishtinė e Prizren dhe qė pėrfundojnė nė Jug, nė Gjirokastėr e Korēė. Ndarja e tyre bėhet kėsisoj nė tri zona gjeeografike:

    ZONA E VERIUT: Prizreni, Shkodra, Peja, Prishtina.

    ZONA E MESME: Tirana, Durrėsi, Elbasani.

    ZONA E JUGUT: Berati, Korēa, Gjirokastra.

    Kjo ėshtė njė histori unikale e sportit dhe e gjeopolitikės sonė sportive mbarėkombėtare. Shtypi i bėn jehonė tė madhe duke titulluar, siē shihet qartė edhe nga frontespici:

    "Sot fillon Kampionati Kombėtar".

    Emėrtimi "vėllezėrit kosovarė" fiton ndėrkaq, qytetarinė edhe nė gazetarinė sportive tė kėtij viti 1942. Dhe ja, mė 14 qershor 1942: Prizreni - Peja 2-1! Ky ėshtė rezultati i parė nė histori i skuadrave tė Kosovės nė Kampionatin tonė Kombėtar. Ndeshja daton mė 14 qershor 1942. Nė fushė ka ardhur i gjithė Prizreni me nė krye prefektin e Pejės, Tafil Boletini tejet i afėrt me vetė historinė dramatike tė Isa Boletinit tė madh.

    Ndodhen doemos edhe personalitete ushtarake italiane. Kronika e kohės tregon se pėrshtypja e kėsaj ndeshjeje ėshtė "vėrtet e shkėlqyeshme" dhe se "lojtarėt e rij kosovarė kanė nji koncept shumė tė mirė loje dhe dijnė me e shfaqė nė njė mėnyrė shumė tė kandshme". Theksohet se nė skuadrat kosovare ka talente, tė cilėt mund tė synojnė edhe titullin madje, ēka do tė provohet nė tė vėrtetė.

    Dokument

    Prizren, 14 qershor 1942

    Prizreni - Peja 2-1

    PRIZRENI: Qamili, Ismaili, Zaimi; Shporta, Xharra, Ramizi; Gota, Pali, Vraniqi, Jusufi, Hasani.

    PEJA: Dari; Gjikolli, Loma; Uzuni, Hamza, S.Berisha; Morina, Luta, Abazi, Muhaxhiri, Begolli.

    Golat: Pali 5', Luta 15', Hasani 67'.

    Gjyqtar: Abdurrahm Toptani, Feti Dizdari, Galip Juka.



    Kapitulli VIII
    Fitore historike: Prizreni 3-1 kundėr Shkodrės!

    Pėr Kosovėn Shkodra ishte mbretėresha e ėndėrruar. Dhe ndeshjet e saj ishin letrat kredencialetė njė kurorėzimi "sui generis". Mė 16 qershor 1942 nėn drejtimin e gjyqtarit Adem Karapici, kampioni i shumėhershėm i SK Tiranės i viteve '30, Shkodra dhe Prishtina dalin nė fushėn e Prizrenit duke u ballafaquar pėrvoja shkodrane me pasionin prishtinas. Dhe pėrfundimisht 2-0 pėr Shkodrėn, njė Shkodėr disi mė e re, po qė brenda 11-shit tė saj ka tre yje tė ardhshėm tė futbollit shqiptar: Xhevdet Shaqiri, Muhamet Dibra e Bahri Kavaja ku dy tė fundit vetėm mbas 4 vjetėve do tė jenė Kampionė tė Ballkanit, ndėrsa Shaqiri po aq shpejt njė titullar i famshėm i Kombėtares dhe deri pėrtej viteve '80 njė nga trajnerėt mė tė mėdhenj shqiptarė. Nė 11-shin shkodran ėshtė dhe Ndue Pali - i vetmi i kampionateve tė viteve '30, i Flamurtarit tė Vlorės dhe i Vllaznisė sė Shkodrės - i cili mė 1946 bje prej togės sė pamėshirshme tė pushkatimit tė regjimit komunist. Si nė njė antitezė, po atė vit, vėllai i tij, gjithashtu i paharrueshėm, Pal Mirashi, bėhej Kampion i Ballkanit pėr tė marrė shumė shpejt burgimin si dhuratė.

    Dokument

    Prizren, 16 qershor 1942

    Prishtina - Shkodra 0-2

    PRISHTINA: Etmetiu; Nazifi, Ballanca; Bajrami, Halimi, Sulejmani; Toni, Mahmuti, Salihi, Kursami, Henci.

    SHKODRA: Nuti; Fani, M.Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Nehani; Radovani, Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha.

    Golat: Berisha 73', Shaqiri 90'.

    Gjyqtar: Adem Karapici.

    Papritmas mė mbėrrin nga Prishtina foto historike e ndeshjes Peja – Shkodra 0-1 Vėshtroj edhe njė herė kėte foto historike tė Nexhip Morinės, i cili ka shėnuar kėto fjalė qė ta dridhin shtatin: "Turneu nė Prizren nė territor tė liruar". Dhe me radhė emra: Nexhip Morina, Mustaf Daci, Mustaf Tabaku, Nexhat Basha, Shahin Goska, Sallabegu, Vesko..." Shoh nė kėte foto njė buzėqeshje qė pėrshkon gjithė shpirtin futbollistik, shkodran e pejan sė bashku nė fytyrat e protagonistėve. Vėreni! Rrallė mund tė gjesh njė foto kaq vėllazėrore midis dy "kundėrshtarėve". Thuajse tė gjithė janė nė krahėt e njeri tjetrit.

    Ndėrkaq, ēuditėrisht vėmendja nė dy zonat e tjera ėshtė tejet e vogėl. I gjithė shtypi shqiptar i kohės ėshtė pėrqėndruar te ndeshjet e Zonės sė Veriut, pra nė Kosovė. Merret me mend se pėr ē'arsye. Sepse pėr herė tė parė Kosova e Shqipėria ishin njė. Dhe jo vetėm nė futboll. Kishim tė bėnim me ngjarjen mė paprecedent nė historinė e kombit shqiptar megjithė paradoksin e pushtimit. Futbolli me Kampionatin e tij Kombėtar nuk ishte thjesht emblema e gjithė kėtij precedenti me jehonė evropiane, por shumė mė tepėr.

    Kėshtu, Tirana ėshtė skuadra e parė qė hyn 1/2 fundore (finale). Tjetėr punė ėshtė Zona e Jugut ose ndryshe Turneu i Beratit, i fituar nga skuadra vendase pas kėsaj renditje:

    1. Berati 3 1 1 0 8-2

    2. Korēa 3 1 1 0 11-4

    3. Gjirokastra 0 0 2 2-15

    Kronika fikson ndėrkaq, se nė ditėn e futbollit tė pazakontė, historik shqiptar tė Prizrenit kundėr Shkodrės mė 21 qershor 1942, kanė qenė tė pranishėm 4000 shikues. Eshtė njė shifėr e bujshme kur dihej popullsia relativisht e vogėl e qyteteve tona (Shkodra e Tirana nuk kishin mė shumė se nga rreth 30.000-35.000 banorė). Eshtė ditė e diel, njė e diel e rrallė futbolli pėr historinė e Shqipėrisė qė brenda pak orėve mbart dy ndeshje vėrtet emocionuese e tė rralla pėr kah ecuria. Nė fushė janė autoritete italiane e shqiptare si Komandanti i Divizionit "Puglia", Gjeneral Frederico D'Arle; prefekti Sami Koka; Inspektori Federal, Dr.Antonio Cerrito; Nėnfederali Beqir Spahiu. Pritej tė ishte i pranishėm Federali i Prizrenit, Tahir Zajmi, por nė ēastin e fundit vjen njoftimi pėr mosardhjen e tij.

    Ndeshja e madhe Prizren – Shkodėr fillon nė 18.30 dhe mijėrat e tifozėve prizrenianė ndjekin njė 45 minutėsh ēka fushat sportive tė Kosovės nuk e kishin pa ndonjėherė. Shkruan kronika:

    "Lojtarėt prizrendian dhe shkodranė u treguen tė denjė pėr njeni tjetrin dhe hartuen sė bashku nji lojė tė shpejtė, tė nxehtė, tė bukur, tė pajisun me faza tė kandshme dhe me nji endje topi orė e ēas, herė kah njena portė e herė kah tjetra tue e lanė zgjidhjen e fitimit gjithnji pėr ma vonė. Nusja elegante e kėsaj pjese tė parė loje lindi dy gola tue i dėrgue skuadrat nė pushim nė gjendje 1-1".

    Mirėpo, pjesa e dytė fillon mes njė breshėri e shiu tė papamė, ēka vėshtirėson tejet teknikėn e futbollit. Por tė qėndrojmė te pjesa e parė e ndeshjes qė nis teksa ende stadiumi mbante peshėn e kėndshme tė 2-2-shit tė Peja - Prishtina. Eshtė njė kronikė mjaft e pasur. Dhe pėrfundimisht 3-1 pėr Prizrenin!

    Renditja pėrfundimtare ėshtė:

    Zona e Veriut

    1. Prizreni 6 3 0 0 10-2

    2. Shkodra 4 2 0 1 4-3

    3. Peja 1 0 1 2 3-5

    4. Prishtina 1 0 1 2 2-9

    Kjo ishte "epopeja" Prizren - Shkodėr e Kampionatit tė 10-tė Kombėtar tė Shqipėrisė. Futbolli shqiptar kishte bashkuar Shqipėrinė e Vėrtetė. Nga Veriu dhe Verilindja e thellė Kampionati i 10-tė kishte futur midis 4 skuadrave pretendente pėr titullin, Shkodrėn, e cila i ishte dorėzuar futbollit tė shpejtė tė njė Prizreni - bazament i futbollit tė Kosovės.

    Dokument
    Prizren, 21 qershor 1942

    Prizreni - Shkodra 3-1

    PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salili; Xhara, Shporta, Sh.Shaqiri, Gota, L.Pali, Vraniqi, Hasani, S.Gjinali.

    SHKODRA: Nuti; M.Dibra, Fani; Pali, Bushati, Nehani, Xh. Shaqiri, Puka, Kavaja, Z.Berisha, S.Gjinali.

    Golat: Gjinali 21', Kavaja 33' (11-m), L.Pali 79', L. Pali 86'.

    Gjyqtar: Adem Karapici.






    KAPITULLI VII

    Kur Prizreni trondiste kryeqytetin e Shqipėrisė: Tirana - Prizreni 2-2 e 2-1!

    Gjysmėfundoret e Kampionatit tė 10-tė Kombėtar tė Futbollit qė janė zhvilluar nė Tiranė mė 26 dhe 27 qershor 1942, pėrbėjnė pėr historinė e sportit shqiptar njė ngjarje unikale, tė jashtėzakonshme, historike. Ato janė kurorėzimi i njė bashkimi sportiv tė rrallė midis shqiptarėve etnikė, po qė kurrė nuk mund tė konsiderohet thjesht sportiv. Ndeshja Tirana - Prizreni e 26 qershorit 1942 pėr kohėn, duhet konsideruar njė spektakėl i vėrtetė me pasurinė e episodeve, me rrjedhėn e saj plot befasira e madje dhe me ēuditė e saj.

    E gjykuar nga italiani Giovanni Fontana, ajo dhuron "nji lojė tė zjarrtė, tė shpejtė e tė bukur", nėnvizon kronika. Ajo nis e merr forcėn e saj nė minutėn e 21-tė, kur gjyqtari jep njė 11-metėrsh disi tė shpejtuar pėr vendasit, tė cilin Lisi e shndėrron nė 1-0. Dy minuta mė vonė Lisi fton Deranin pėr njė gjuajtje tė fortė dhe topi tund shtyllėn e Hadrit. E kur vjen minuta 28, Lisi merr pėrsipėr gjithēka vetė duke shėnuar lart nė kėnd. Po pa kaluar dy minuta, nė tė 30', Skender Gjinali, i cili ndjehet si nė shtėpi tė vet, pasi mėnjanon dy tiranas, ndonėse ėshtė disi larg, gjuan fort dhe 2-1! Mandej ngjitet nė skenė Ali Visha, i cili mė vonė do tė japė jetėn e tij tė re nė Luftė, tek tund edhe shtyllėn drejtpėrsėdrejti nga gjuajtja e kėndit. Eshtė minuta e 42-tė dhe Rexhep Spahiu - "ma i miri e ma simpatiku lojtar i Tiranės pati fatkeqėsinė tė rrėzohet keq dhe tė vritej nė dorė tue u shtrėngue me lanė lojėn", siē shkruhet. Nuk ka zėvendėsime dhe pėr gati 50 minuta Tirana ėshtė me 10 vetė. 10 minuta para mbarimit lė fushėn edhe Demneri dhe pas 60 sekondave falė kombinimit Gota - S. Hasani, ky i fundit me zgjuarsi gjen shtegun e golit fatlum: 2-2!

    Duhet shtesa prej 2x15 minuta. Po tashma Tirana kishte kapėrcye muzgun. Thuajse ėshtė errur. Nuk mund tė luhet mė tej. Skuadrat e lėnė Shallvaren midis duartrokitjeve tė tifozave tė shumtė kryeqytetas. Kolonel Adem Boletini, tifozi numur 1 i Prizrenit, lė edhe ai tribunėn e nderit, i bindur se skuadra e Kosovės kishte paraqitur njė shembull tė shkėlqyer, pėrtej se sportiv.



    Dokumenti

    Tiranė, 26 qershor 1942

    Tirana - Prizreni 2-2

    TIRANA: Kamba; Peza, Fagu; Kurani, Demneri, Spahiu; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Visha.

    PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shaqiri, Jusufi, Shporta; Gota, S.Hasani, Vraniqi, S.Gjinali, R.Hasani.

    Golat: Lisi 21', 28', S.Gjinali 30', S.Hasani 81'.

    Gjyqtar: Giovanni Fontana (Italia).

    Kėshtu pra, duhej filluar gjithēka nga e para. Dhe pa e zgjatur, 24 orė mė vonė, vjen ndeshja e pėrsėritur. Triumfon Tirana 2-1, pasi ka mbyllur pjesėn e parė 2-0. Po Prizreni e lė Shallvaren me kryet lart, pasi ka treguar se shqiptarėt e pėrtej Bregut tė Drinit kanė gjithnjė talente tė vėrteta sportive.



    Ja si e pėrkufizon ate shtypi i kryeqytetit:

    "Tue marrė parasysh ndeshjet qė zhvilloi nė qytetin e vet, skuadra e Prizrendit kundėr Pejės, Prishtinės e Shkodrės dhe dy ndeshjet qė luejti nė Kryeqytet kundėr skuadrės sė Tiranės, mund tė thomi pa frikė gabimi, se asht nji skuadėr shumė e mirė, e fortė, e shpejtė, homozhene, me nji koncept teknik e taktik loje pėr t'u marrė pėr shėmbull".

    E udhėhequr nga pėrvoja e pashterrshme e Zyber Lisit, pėr 20 minuta rrjesht Tirana ėshtė te porta e miqve. Dhe 2-0! Golat arrihen brenda njė harku 60 sekondėsh. Nė minutėn e 17-tė, Besim Fagu nis Zyber Lisin, ky Aristidh Parapanin dhe pasi e merr Akil Derani, kėsaj here ky zgjedh gjuajtjen tokazi dhe 1-0! Sa vihet topi nė qendėr, Tirana bllokon, zotėron Ali Visha, kalon tek Mexhid Dibra, i cili gjuan. Portjeri Hadri pret, por nuk ndal. Topi rikthehet dhe aty Lisi nuk vonon e kėmba e tij e pagabueshme e ēon pėr herė tė dytė topin nė rrjetė. Dhe prap Akil Derani - talent i madh - i cili nė tė 35' lėshon bombėn e tij, ēka i jep mundėsi Hadrit tė korrė duartrokitjet e publikut tė pamatė. Golin prizrenas e arrin i zakonshmi Skender Gjinali nė tė 76', i cili gjuan dy herė rrjesht. Herėn e parė kthen Kamba, por tė dytėn gjuajtja e Gjinalit ėshtė e pamėshirshme! Eshtė 2-1!



    Dokumenti

    Tiranė, 27 qershor 1942

    Tirana - Prizreni 2-1

    TIRANA: Kamba; Peza, Qiri; Visha, Fagu, Kurani; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra.

    PRIZRENI: Hadri; Ismaili, Salihi; Shporta, Jusufi, Shaqiri; Gota, Delhysa, Vraniqi, S.Gjinali, S.Hasani.

    Golat: Derani 17', Lisi 18', S.Gjinali 76'

    Gjyqtar: Michele Carone (Italia).

    Gjysmėfundorja tjetėr, e zhvilluar mė 26 qershor nė Tiranė ajo Shkodra - Berati 3-1, ėshtė njė fitore e lehtė shkodrane e drejtuar nga arbitri i mirėnjohur Adem Karapici. Nuk ėshtė njė ndeshje e bukur dhe Shkodra fiton pa futboll cilėsor, ndonėse pėrvoja bėn punėn e vet. Fjalėt mė tė mira i gjen pėr skuadrėn e Beratit, e cila duket se ka rritje dhe rezistenca e saj ndaj Shkodrės sė sprovuar, ėshtė e admirueshme. Ngjarja rrjedh e gjitha pėrmes episodeve tė katėr golave dhe Berati arrin tė barazojė nė tė 34' me Bozdon, pasi kishin shėnuar tė parėt shkodranėt me Pukėn nė tė 8' pikėrisht kur Xheblati i traumatizuar lė fushėn pėr pak kohė. Berati reziston megjithate dhe pėr minuta tė tana edhe e rrezikon Shkodrėn disi euforike. Nė tė 23' Ēibuku vulos shtyllėn e Ahmet Nutit dhe pasi kundėrsulmon Shkodra - ēka dhuron dy "bomba" tė Nehanit e Kavajės - Berati arrin barazimin nė tė 34' me anė Bozdos, i cili nė fund mund tė kishte mbėrritur edhe nė 2-1 pėr Skuadrėn e Jugut, siē e gjej tė emėrtuar Beratin. Mbas pushimit Shkodra nuk fal mė dhe e gjen tė drejtėn e luajtjes sė fundores duke shėnuar dy herė: Bahri Kavaja nė tė 47' dhe Tahir Puka nė tė 64' qė ėshtė dhe goli mė i bukur i ndeshjes.

    Shkodra - kampione nė fuqi (1940) - ėshtė nė fundore tė kampionateve pėr herė tė tretė rrjesht: 1939, 1940, 1942.



    Dokumenti

    Tiranė, 26 qershor 1942

    Shkodra - Berati 3-1

    SHKODRA: Nuti; Abdija, Muhamet Dibra; Pelinku, Nd.Pali, Gj.Berisha; Z.Berisha, Shaqiri, Puka, Kavaja, Nehani.

    BERATI: Sh.Muharremi; Xheblati, Saraėi; Petani, Ikonomi, Kazazi; Bano, Kaēeli, Ēibuku, Bozdo, I.Spahiu.

    Golat: Puka 8', Bozdo 34', Kavaja 47', Puka 64'.

    Gjyqtar: Adem Karapici.

    Ndėrsa Prizreni lė kėsisoj, Tiranėn, nė njė situatė doemos krejt tė pazakontė, ėshtė mjaft interesante ajo ēka gjej nė njė shkrim tė shtypit. Marr vesh se mė 21 qershor, mbas fitores 3-1 tė Prizrenit kundėr Shkodrės, delegacionit nga Tirana - bashkorganizues i Turneut tė Zonės sė Veriut - i dorėzohet me dashamirėsi njė 11-sh ideal i ndeshjeve tė Prizrenit, njė "formacjon pėrfaqėsues i skuadrave qė u ndeshne midis tyre" - kėshtu pėrcaktohet. Eshtė vėrtet njė rast qė tregon kulturėn deri nė krijim tė mjedisit sportiv tė Prizrenit, kur dihet se nė ato kohė, ende nė futbollin shqiptar nuk gjenden pėrzgjedhje tė 11-shėve idealė. Komisioni intelektual i futbollit tė Prizrenit, siē po mė pėlqen mua ta pėrcaktoj, ka pėrzgjedhur kėte 11-sh:

    NUTI (Shkodra); ISMALI (Prizreni), BALLANCA (Prishtina); PELINKU (Shkodra), JUSUFI (Prizreni), SHPORTA (Prizreni), GOTA (Prizreni), LUTA (Peja), L.PALI ( Prizreni), KAVAJA (Shkodra), S.GJINALI (Prizreni). Rezervė: DACI (Peja), Nd.PALI (Shkodra), HAMZA (Peja), KURSAMI (Prishtina), MUHAXHRI (Peja).

    Eshtė pikėrisht ky "Komision" qė shkon mė tej kur propozon qė pėrfaqėsueset e tri zonave, tė Veriut, e Mesme dhe e Jugut, tė nxirrnin secila pėrfaqėsueset e tyre e tė zhvillonin njė turne "pėr disputimin e nji Kupe". Por kemi 61 vjet qė kemi organizuar njė turne futbolli mbarėkombėtar!



    KAPITULLI VIII

    Atmosferė e jetės sė vitit 1942

    Nuk e marr me mend se si ėshtė pritur kur ėshtė kthyer nė Kosovė ky Prizren, e cila pėrjeton me bujė vizitėn e kryeministrit Mehdi Frashėri, i shoqėruar "nga Ministri i Tokave tė Lirueme dhe ai i Punėve Botore", Eqrem Bej Vlora - frymėzuesi kryesor i organizimit tė Kampionatit tė Parė dhe tė Vetėm Mbarėkombėtar nė historinė e futbollit shqiptar. Eshtė interesante tė citojmė pėrcaktimin e kėsaj vizite sipas shtypit tė kohės:

    "Kryeministri do tė jetė nė gjendje tė hedhė themelet e para tė njė sistemi rindėrtimi e zhvillimi qė me kalimin e vjetve do t'i japi hovin e duhur pėrparimtar Shqipėrisė sė Madhe."

    Eshtė njė situatė tejet e gjallė dhe ende pra luhet futboll dhe rezistenca antifashiste ende nuk njeh ngjarje madhore. Rrethi "Skenderbej" pėruronte nė ato dit, lokalet reja nė Tiranė, ku vjen Mėkėmbėsi Jacomoni i pritur nga Kryetari i Studimeve Shqiptare, Shkėlqesa Ernest Koliqi nė praninė thuajse tė krejt qeverisė e personaliteteve italiane dhe tė Trupit Konsullor. Orkestra e Fuqive tė Armatosura ekzekuton hymnet e Italisė e tė Shqipėrisė. Nė Tiranė, nėn drejtimin artistik tė Amedeo Castellazzi-t punohet pėr prodhimin e filmit "Naltėsia 731" prodhim i Shoqėrisė "Bassoli-Film" dhe asaj "Tomori-Film", njė film "qė ekzalton gjestet heroike tė Ushtrisė Perandorake nė fushatėn e Greqisė dhe pėrkujton mbrojtėsit kreshnikė tė Naltėsisė 731". Shtypi njofton ndėrkaq, se me vaporin "Citta di Catania" mbėrriti nė Durrės trupi i tė ndjerit Dr. Tahir Shtylla, Ministėr Fuqiplotė i cili njė javė mė parė kishte ndėrruar jetė nė Romė.

    Eshtė njė ceremoni madhėshtore, e paparė madje, qė pėrmban "nderimet bėrė ish Ministrit tė Tokave tė Lirueme, si ditėn e pėrcjelljes nga Roma ashtu dhe kur kaloi nga Bari, ku i ndjeri gėzonte simpathira shumė tė gjėra". Autoritete tė shumta janė tė pranishėm nė kėte ceremoni tė Dr. Shtyllės tė cilin korteu i pamatė e pėrcjell deri nė vendlindje, Korėė, ku dhe ėshtė varrosur. Nė historinė e sportit kombėtar, Dr. Tahir Shtylla si diplomat nė Athinė, ka hyrė si promotor i pjesėmarrjes sė Shqipėrisė mė 1933 nė Kampionatin Ballkanik tė Atletikės, foton unikale prej sė cilės e botova kohė mė parė nė Revistėn Olimpike.

    Dekorohen ndėrkaq me Urdhrin "Skenderbej" paria e Tiranės: Jusuf Elezi, Shaqir Preza, Musa Maēi, Alqi Hobdari, Rexhep Kondi, Njazi Alltuni, Ali Veliu. Shoqata "Dante Alighieri" nė Gjirokastėr me nė krye Prof. Thoma Papapano e Prof. Sokrat Kurti, pėruron formimin e saj falė interesimit tė kryetarit Dom Lazėr Shantoja dhe tė Nėndrejtorit tė pėrgjithshėm Carlo Petrocchi. Shkolla fillore "At Shtjefėn Gjeēovi" e Prizrenit lidhet me shkollėn "Luigj Gurakuqi" tė Durrėsit duke shprehur "gėzimin e patregueshėm tė bashkimit me Shqipninė-Mamė", siē shkruhet fjalė pėr fjalė. Nė Durrės pėrurohet ndėrkaq, Kinema Verore "Savoia" - nė kopshtin e familjes Koka - pronė e Vėllazėnve Koka - me filmin "I promessi spossi", ekranizim i romanit tė njohur tė Manzoni-t. Programi i Radio Tiranės tash shoqėrohet edhe me programin e Radio Korēės. Tirana ka plot pesė kinema, "Savioa", "Rex", Tomori", "Imperiale", "Rozafa" ku filmat e Amedeo Nazzari-t, Maria Denis e Gino Cervi-t bėjnė ligjin. Farmacia Pasholli sundon publicitetin nė gazeta, ndėrsa prej mamive, doktoresha e mirėnjohur, Makbule Dizdari - bashkėshorte e studjuesit Tahir Dizdari, autori unikal i Fjalorit tė Orientalizmave nė Gjuhėn Shqipe" - nuk mund tė mungojė asnjė ditė nga publiciteti i shtypit.

    Kjo ėshtė Shqipėria e vitit 1942, e cila ka meritėn se organizon edhe kampionat kombėtar tė futbollit. ėfarė do tė ngjiste nė finalen (fundoren) Tirana - Shkodra tė 29 qershorit 1942 mbas bujės qė shpalosėn ndeshjet e paharrueshme tė Prizrenit?...



    KAPITULLI IX

    1942: Tirana - Kampione e Shqipėrisė pėr herė tė 8-tė

    Kjo ka ndodhur mė 29 qershor 1942 nė Fushėn e Shallvares nė Tiranė, kur dy fundoristet (finalistet), Shkodra dhe Tirana, zhvillojnė ndeshjen pėr titullin mbasi kishin kaluar. Shtypi mjaftohet vetėm duke dhėnė komunikatėn e mėposhtme:

    "Dje paradreke n'orėn 9.00 u zhvillue nė sheshin sportiv tė Tiranės ndeshja e fundores pėr Kampionatin e R.Sh.L. nė mes tė skuadrės sė Shkodrės dhe asaj tė kryeqytetit. Pjesa e parė e lojės mbaroi 0-0. Pjesa e dytė e ndeshjes mori fund 1-1. Tue u mbėshtetė nė rregulloren e kėtij kampionati, gjyqtari i lojės Michele Carone, urdhnoi zgjatimin e lojės edhe pėr gjysmė ore. Skuadra shkodrane nuk e pranoi nji gja tė tillė dhe ndeshja u kėput. Deri nė ēastin qė po shkruajmė, komisjoni pėrkatės nuk ka marrė ende ndonjė vendim nė lidhje me kėte ndeshje".

    Dhe njė ditė mė vonė, pasi njoftohet se kapiteni i skuadrės shkodrane nuk pranoi zgjatjen e ndeshjes 2x15 minuta sipas Nenit 1 tė rregullores sė kampionatit kur dy skuadra janė nė barazim, "Skuadra e Tiranės u deklarue si skuadra kampione e Kampionatit Kombėtar tė Topekambės...".

    Ajo qė historiani veėon mė fort se gjithēka, ėshtė ky pėrkufizim, edhe nė kėte rast ėshtė pėrsėri njohja e kėsaj veprimtarie si "Kampionat Kombėtar", ndonėse ashtu si mė 1937, Tirana e Shkodra pėrshkohen nga kundėrshtime e duele tė ashpra "administrative" tė futbollit. Vllaznia qė nuk pranon tė luajė shtesėn, pa u qartėsuar nė shtyp se pėr ē'shkak. Sot thuhet se errėsira qė kishte filluar tė afrohej, shkakton mospranimin nga ana e Shkodrės, kampione nė fuqi. Dy ditė mė vonė vendimi ėshtė i pamshirshėm. Ndeshja i jipet Tiranės 2-0 me vendim mbi tryezė dhe ajo ėshtė kampione pėr herė tė dytė nėn pushtim dhe pėr herė tė 8-tė nė histori.

    Kėshtu merrte fund ai qė unė kėmbėngul se duhet njohur si Kampionati i 10-tė Kombėtar i Shqipėrisė.



    Dokumenti

    Tiranė, 29 qershor 1942

    Finale (Fundore) e Kampionatit tė 10-tė Kombėtar.

    Tirana - Shkodra 1-1

    TIRANA: Kamba; Peza, Qiri; Visha, Fagu, Kurani; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra.

    SHKODRA: Nuti; Boshnjaku, Muhamet Dibra; Pelingu, Nd.Pali, Gj.Berisha; Z.Berisha, Shaqiri, Puka, Kavaja, Nehani.

    GOLAT: Bylyku 65', Nd.Pali 90'.

    GJYQTAR: Michele Carone (Italia).

    Emrat e kampionėve tė rinj tė Shqipėrisė janė:

    Arif Peza, Petrit Kamba, Besim Fagu, Bajram Kurani, Xhavid Demneri, Rexhep Spahiu, Skender Begeja, Aristidh Parapani, Akil Derani, Zyber Lisi, Shyqyri Bylyku, Ali Visha, Mexhid Dibra, Haxhi Kodra, Dik Qiri, Qemal Ēullhai dhe Koē Paci.

    Prej gjithė kėtyre emrave, vėrejmė ndėrkaq, se Akil Derani, Mexhid Dibra dhe Arif Peza ashtu si dhe Naim Kryeziu, Riza Lushta, Halim Begeja, Haki Korēa, Sabaudin Biēaku mė parė, e lanė Shqipėrinė pėr tė mos mbetur nėn regjimin komunist dhe duhet thėnė se me ikjen e tyre futbolli shqiptar ka pėsuar njė humbje tė madhe pėr njė vazhdimėsi vėrtet tė ndritėshme. Ali Visha bie nė Luftė. Ndue Pali, siē e kam treguar, vritet nga regjimi. Po prap mbeten. Nga kjo Tiranė - kampione mė 1942 - Besim Fagu, Aristidh Parapani, Xhavid Demneri, Skender Begeja, pėrbėjnė thelbin e Kombėtares sė menjėhershme tė mbas 1944-trės, kur me ta bashkohen edhe Muhamet Dibra, Bahri Kavaja apo Xhevdet Shaqiri tė Shkodrės. Do tė jenė Kampionė tė Ballkanit mė 1946, rrėnjėt e njė titulli qė ne duhet t'i gjejmė edhe te kėto kampionate tė viteve 1939, 1940, 1942 qė mbajtėn gjallė ndjenjėn dhe mjedisin e futbollit kombėtar. Historia e vėrtetė del mė nė fund kėshtu edhe pėr enigmėn e pėrgatitjes sė Kombėtares sė Shqipėrisė mė 1945-46 qė formohej gjoja pa luajtur kampionate futbolli nė Shqipėri qysh nga 1938-ta! Ka qenė njė mashtrim i tanė!

    Kėshtu, merr fund Kampionati i 10-tė Kombėtar, i zhvilluar nėn Italinė Fashiste, po kjo pak na intereson sot pėrpara vlerave historike, teknike, zhvilluese, tradicionale tė tij pėr futbollin shqiptar. Aq mė tepėr qė ėshtė sot e kėsaj dite i vetmi Kampionat Mbarėkombėtar Shqiptar me praninė e pashlyeshme tė Prizrenit, Pejės e Prishtinės dhe me zhvillimin e njė pjese tė tij nė mjedisin sportiv tė Kosovės nė fushėn sportive tė Prizrenit nė atė qė ka mbetė nė histori si "Java Sportive e Prizrenit".

    Dhe organizmat e futbollit dhe sportit shqiptar heshtin!!! Ndonėse ne jemi tė bindur se kėta Kampionate Kombėtare do tė hyjnė nė Librin e Artė tė futbollit shqiptar!



    "LIBRI I ARTE" I NDREQUR I KAMPIONATEVE TE SHQIPERISE

    - Nga 64 numri i kampionateve rritet nė 67.

    - SK Tirana shkon nė 22 dhe Vllaznia nė 10 kampionate kombėtare tė fituar.

    1930 SK Tirana

    1931 SK Tirana

    1932 SK Tirana

    1933 Skenderbeu

    1934 SK Tirana

    1936 SK Tirana

    1937 SK Tirana

    - 1939 SK Tirana

    - 1940 Vllaznia

    - 1942 SK Tirana



    (Kampionat Mbarėkombėtar me pjesėmarrjen e Prizrenit, Pejės e (Prishtinės)

    1945 Vllaznia

    1946 Vllaznia

    1947 Partizani

    1948 Partizani

    1949 Partizani

    1950 Dinamo

    1951 Dinamo

    1952 Dinamo

    1953 Dinamo

    1954 Partizani

    1955 Dinamo

    1956 Dinamo

    1957 Partizani

    1958 Partizani

    1959 Partizani

    1960 Dinamo

    1961 Partizani

    1963 Partizani

    1964 Partizani

    1965 SK Tirana

    1966 SK Tirana

    1967 Dinamo

    1968 SK Tirana

    1970 SK Tirana

    1971 Partizani

    1972 Vllaznia

    1973 Dinamo

    1974 Vllaznia

    1975 Dinamo

    1976 Dinamo

    1977 Dinamo

    1978 Vllaznia

    1979 Partizani

    1980 Dinamo

    1981 Partizani

    1982 SK Tirana

    1983 Vllaznia

    1984 KS Elbasani

    1985 SK Tirana

    1986 Dinamo

    1987 Partizani

    1988 SK Tirana

    1989 SK Tirana

    1990 Dinamo

    1991 Flamurtari

    1992 Vllaznia

    1993 Partizani

    1994 Teuta

    1995 SK Tirana

    1996 SK Tirana

    1997 SK Tirana

    1998 Vllaznia

    1999 SK Tirana

    2000 SK Tirana

    2001 SK Tirana

    2002 Dinamo

    2003 SK Tirana



    Tre reagime pėr omologimin e kėtyre tre kampionateve kombėtare

    Dr. GIOVANNI ARMILLOTTA,

    Studjues i njohur nga Italia:

    -"Afirmoj se tre kampionatet kombėtare tė Shqipėrisė janė tė vlefshme dhe shumė tė drejta. Jo vetėm nga pikėpamja shkencore dhe analogjike, por edhe nga ana e sė drejtės ndėrkombėtare. Analogjia bazė, ajo e precedentit sportiv, mbi tė cilėn mund tė bazoheni pėrballė atyre qė teknikisht mnd t'iu kundėrshtojnė tezėn tuaj shkencore, ėshtė rasti i kampionateve franceze: Federata Franceze e Futbollit (FFF) edhe pas ēlirimit nga nazistėt, gjithmonė i njohu kampionatet e mėposhtėm zhvilluar gjatė okupacionit:

    1940 FC Rouen (I); 1940 O.Nice; 1940: Bordeaux; 1941: Red Star Paris; 1941 O.Marseille; 1942 Reims; 1942: FC Sėte; 1943: Lens; 1943: Toulouse; 1944: Lens Artyois; 1945: FC Rouen; 1945 Lyon.

    Por ndokush do tė vėrente se Shqipėria nė periudhėn 1939-1944, nuk ishte e pavarur. Kjo ėshtė e vėrtetė, por UEFA njeh federata tė vendeve tė pavarur, tė tipit tė Uellsit, Irlandės sė Veriut dhe Skocisė britanike, apo dhe tė danezėve tė Ishujve Faroe si dhe tė Konfederatave tė tjera qė veprojnė nė kėte mėnyrė. Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) njeh Guamin e Shtetetve tė Bashkuara, kinezėt e Hong Kongut dhe tė Makaos, si dhe tė Autoritetit Palestinez (formalisht ende jo e pavarur). Konfederata e Amerikės Veriore, Qendrore dhe e Shoqatės sė Futbollit tė Karaibeve (CONCACAF), njeh britanikėt e Anguilla, Bermudeve, Ishujt Cayman, Montserrat, Ishujt Virgjine dhe Ishujt Turks dhe Caicos, holandezėt e Aruba-s, shtetbashkuarit e Porto Rikos dhe Ishujt Vergjine Amerikane. Konfederata e Futbollit tė Oqeanisė (OFC) njeh Ishujt e Samoa-s Amerikane dhe Ishujt Mariane Jugore, Ishujt neozelandeze Kuk dhe francezėt e Kaledonisė sė Re dhe tė Tahititė.



    TAHIR PUKA, kampioni 82-vjeēar i Kampionatit Kombėtar tė vitit 1940:

    "Dua tė falenderoj e tė pėrgėzoj gazetarin Besnik Dizdari pėr nismėn qė ka marrė pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e kėtyre kampionateve. Ato ndeshje pėrbėjnė njė kulm tė futbollit shqiptar, pavarėsisht se janė zhvilluar nėn pushtimin fashist. Po ashtu pak rėndėsi ka dhe fakti se me ē'divizė zhvilloheshin, duke i vėnė nėn kujdestarinė e Liktorit apo Dopolavoros. Ne i kemi konsideruar kampionate kombėtare, jemi pėrgatitur pėr tė fituar medaljet e kupėn e kampionatit dhe sportdashėsit qė na kanė shoqėruar nė Tiranė e Prizren, na kanė inkurajuar pėr tė fituar kampionatin. Deri vonė kam pasė tė ruajtur medaljen e titullit Kampion i Shqipėrisė. Interesant ėshtė se Grupi ynė u quajt grupi i "Shqipėrisė sė Re", mbasi aty pėrfshiheshin edhe tri skuadrat e Kosovės, Prishtina, Prizreni e Peja. Por kujtoj se dy grupet e tjera u quajtėn tė "Shqipėrisė sė Vjetėr".



    BEKTASH POJANI, gazetar, autor i librit pėr historinė e SK Tiranės:

    "Ka raste analoge tė shumė shteteve evropiane, tė cilat edha pse tė pushtuara gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, njohin kampionatet e organizuara nga pushtuesi dhe shpalljen e ekipeve kampione. Midis tyre e jashtėzakonshme ėshtė se Rapidi i Vjenės njihet sot edhe si kampion i Gjermanisė naziste, po ashtu dhe i Austrisė, e cila ndodhej e pushtuar prej saj. Ja dhe plot shembuj tė tjerė:

    ISLANDA: 1941 - KR Reykjavik; 1942 - Valur; 1942 - Valur; 1943 - Valur; 1944 - Valur.

    SLLOVAKIA: 1941 - Brastislava; 1942 - Brastislava; 1943 - OAP Bratislava; 1944 - Bratislava.

    HOLANDA: 1941 - Heracles Almelo; 1942 - Den Haag; 1943 - Den Haag; 1944 - De Volewijckers.

    BELGJIKA: 1942 - Lierse; 1943 - Mechelen; 1944 - FC Antverpen.

    KROACIA: 1941 - Gradjanski Zagreb; 1942 - Konkordia Zagreb; 1943 - Gradjanski Zagreb.

    AUSTRIA: 1940 - Rapid; 1941 - Rapid; 1942 - Viena; 1943 - Viena; 1944 - Viena.

    DANIMARKA: 1941 - Frem Kopenhagen; 1942 - B1893 Kopenhagen; 1943 - Akademik Kopenhagen; 1944 - Frem Kopenhagen.

    FINLANDA: 1941 - Turku PS; 1942 - Helsinki Tovarit; 1944 - IFK Vaasa.

    Pra, nėn shembullin e homologėve evropianė, asht siē vepruam 12 vjet mė parė dhe zyrtarizuam edhe shtatė kampionatet e Mbretėrisė qė nuk i njihte regjimi komunist, le tė njohim edhe kėta 3 kampionate, histori e shpalosur edhe njė herė nga gazeta "TemA" pėrmes studimit tė B.Dizdarit, e cila mund tė bėhet promotore pėr fushatėn e njohjes sė kėtyre tre kampionateve kombėtare tė Shqipėrisė.


    SHENIM: Pesė shkrimet e kėtij cikli janė botuar nė numrat e Gazetės "TemA" tė datave 3, 10, 17, 24 qershor dhe 1 korrik 2003
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #105
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    ... Miki_ro, te kerkoj ndjes per perdorimin e fjales "hale", ne vend te saj duhet te kisha perdorur fjalen "Pusete". Gjith tifozerine bardh & zi qe shoqeronte Elbasonin duhet ta konsideroj Mbetje Ushqimore Trupore. Nuk e di a ben pjese ne ket grup, qe shoqeron Elbasonin, ti Miki. Por pashe dhe disa "Studente Intelektuale" elbasonlli qe ishin ulur gabimisht aty ku ishin ulur Tifozet e Kampionve dhe shperthyen ne "brohoritje qytetare" kur shenoi Elbasoni, por fatkeqesisht, moren si pergjigje nje sasi te panumert "pergezimesh" nga ana e Tifozerise Kampione. Te siguroj qe keto "pergezime" do te kishte marre dhe pjesa tjeter e tifozerise suaj nese nuk do te kishin qene ne mes kordonet e policeve ...


    ... Piken e rrespektit nuk e kam per "Pusetat e zeza dhe te bardha" te Elbasonit ...
    Ne rradhe te pare kerkoj ndjese per gjithe ata qe e lexojne kete teme rregullisht e qe lodhin syckat me kto replikat tona.

    Se dyti them se kjo eshte replika ime e fundit ne kete teme pasi nuk dua te hyj ne konflikte koti e pa asnje vlere.Por nuk mund ta lej pa komentuar kete shkrim me ofendues.

    Nuk e di a me duket vetem mua,por shikoj nje mendjemadhesi te theksuar kur shkruan per tifozet e ekipeve te tjera.Normalisht qe nuk mund te jemi te gjithe kryeqytetas e te kemi nje tifozeri kaq te "paster" sa e juaja.Por nuk ben mire kur gjeneralizon e ofendon gjithe sportdashesit elbasanlli ne kete menyre.Nuk po te them se jo te gjithe jane si ata zgjebsat qe mund te kene share e te kene bere xheste jo te hijshme ne Tirane,ashtu si nuk mund te them qe te gjithe tifozet e Tiranes jane rob legena,mendjemdhenj qe ekzitohen me ofendime ndaj tifozerive te tjera.Per ato "studentet intelektuale" qe me shkruajte me lart kam pershtypjen se kane qen po aq intelektuale sa dhe ata te "Tifozerise kampione".Me nje fjale dhe ato tifozet e kampiones jane pjese e asaj "Jashteqitjes ushqimore trupore" qe ka te beje me edukaten e secilit prej nesh.
    Me vjen shume keq qe prej barbonash si ajo pjese e "tifozerise se kampioneve" e disa te tjere kane katandisur shkallet e stadiumeve bosh.Ne nje kohe kur stadiumet duhet te ishin pika terheqse per brezin e ri e pse jo e per familjare vijne ca kokra kalamaj e ju duket vetja si me qene mbreter te fshehur ne ate turme.S'ke cti besh keshtu e kane keto pune...

    Gjithsesi une vazhdoj te kem respekt te vecante per gjithe ata tifoze te vertete te superkampiones.Kurse per ato morrat e per ata mbeturinat e "jashteqitjes ushqimore trupore" se kampiones vazhdoj te mos kem piken e respektit.Shpresoj qe dhe ti i dashur mos besh pjese nga kjo....


    Kurse ti tjetri (Bayern).Kur do me drejtohesh mua heres tjeter,te shkruash bukur,paster e pa shume tangellik.E se dyti s'te binte rradha ty te nderhyje pasi ishte thjesht nje dialog mes nesh,ti si nje i trete nuk te takonte te nderhyje,ose sic themi ne nga anet tona "mos u fut skic" heres tjeter.


    Ps.Nje urim erdha me ba edhe ...... pffffffffffff
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 10-01-2006 mė 18:42
    .........................

  6. #106
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Skutho, ruje artikullin e Dizdarit dhe hape ne nje teme me vete se eshte kryeveper fare.
    Hiqi po pate munsi ato kryetemat vk qe ka lone Bledari se i kam thone me perpara por sikur flet me murin.
    Ket artikull mund ta vesh te tema me titullin "Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar" dhe veje kryeteme qe te fusim materiale ne te ardhme.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  7. #107
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Megjithese TIRONA nuk eshte ne ditet e saj me te mira, tifozat e morrit mos na grijn sallat, se po u nxef TIRONA do t'i fusi prap 7 ...


    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ju Mendoni ta Grini Sallten ne e Bojme me Vepra ! Ju Rrafim ! Pyteni Ihere Dinamon Sa o Targa Jone Se ju ju Duhet Teleskop me e Pa Ata te pakten e Shofin me Dylbi !!!!


  9. #109
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    SHERIM TE SHPEJTE ARBEN MINGA !!!


    Beni, mesuam se po kalon disa peripeci me shendetin. Ne keto caste jo fort te gezueshme per ty dhe familjen tende, pervec rrethit tend familjar, moralisht afer teje jane dhe mijerat e tifozeve Bardh e Blu, anembane Shqiperise dhe mbare Globit. Jemi krah teje Beni, ashtu sic ishim vite me rradhe ne shkallet e stadiumeve, kur Ti me Agustinin, Sulen, Millanin,Cimin, Bedriun,Tushen, Nerin dhe me pare me Peren dhe Ben Celen e Tit Dibren, e kthyet dhe nje here Tironen tone te dashur ne krye te futbollit shqiptar per mbi nje dekade, mbas atij shkelqimi te viteve 60. Nuk mund te pershkruhen emocionet dhe gezimet qe na keni fale ne ato vite. Ne kampionat, ne kupat e Evropes, me Kombetaren e Shqiperise. Kush kundershtar nuk ja kishte friken viganit Minga! Dhe sado te mundoheshin, shpejt a vone, me koke apo me ndonje predhe nga 25-30metra, goli jot do vinte. Ne Tirane apo Bukuresht, apo me Kombtaren kundra Belgjikes. Dhe pastaj vinte i shfrenuar gezimi jot qe shprehej me ate “galop-in” triumfues. Dhe atje tek shkallet, te gjithe ne, ne delir per fitoren e arritur, kundershtarin e mposhtur, Kupen e ngritur! Shume nga djemt e rinj te Forumit ndoshta nuk e arriten Ben Mingen ne fushen e lojes, por ato kendojne ne dasma dhe gezime me gjith fuqine e zemres, krahas legjendave te tjera Bardh & Blu edhe:

    Kush i gjun kto topa,
    Kush i bon kto xhibla,
    Kush i lshon kto tulla,
    Pesmdhjetkatshi Minga.

    Dhe …

    Minuta e dyte,
    Stadiumi pse heshti,
    Gjuan Arben Minga,
    Dridhet Bukureshti.

    Dhe ...

    Kush ja boni golat
    Skuadres se BELGJIKES
    Koka e MIRELIT
    Tulla e BEN MINGES.

    Prandaj jemi te gjithe prane teje,Beni, ashtu si ne ditet e gezimeve, edhe tani ne ditet e veshtira. Eshte me e pakta qe mund te bejme per te shprehur sadopak mirnjohjen dhe falenderimin tone per lojtarin e afte dhe njeriun e mire Arben Minga.

    Te urojme t’i kalosh sa me shpejt problemet, per vehte dhe per familjen tende, por edhe per tu gezuar perseri bashke, pamvarsisht ku do ndodhemi, me sukseset e ekipit tone Bardh & Blu, te cilit i dhe aq shume.

    Qofsh mire dhe me c’te doje zemra!


    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #110
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ka disa dite qe neper shpiat e Tironsave po shperndahet nje fletushke me nje vjersh a poezi, vejani emrin si te doni. Po e citoj ketu sic eshte shkruajtur
    nga dora e nji tifozi bardhe e blu ...


    O' TIRON TI SI KE M'SU

    Une tashti po ja filloj
    Per Tironen t'iu tregoj
    T'iu tregoj per ekipin ton
    Qe disa po e shkaterrojn

    Po e nis me nje qen bir qeni
    Thote "Une jam kapiteni"
    Na ka ardh prej ***** somes
    Thote "Une jam kapiteni i Tirones"

    Hak se kish kjo Tirone
    Te kish labin kapiten
    Ai Tironen po e shkaterron
    Ne ekip s'duhet te kete ven

    Dhe mas tij vin donatoret
    Per futbollin nuk din gjo
    Dhe kur na rrifet Tirona
    Thon "Trajneri jon nuk bo"

    Trajneret tane gjo nuk dine
    Edhe pse dilnin kampion
    Dhe tani k'ta vete e dine
    Se na prun nje italion

    Italioni s'po kupton
    Ai ne bankin po rri rehat
    Se Tirona ish kampion
    Dhe tashi e coi ne ven te shtate

    Ke Tirona shume po vijn
    Si nga Vlora nga Burreli
    Keta gjo nuk po din
    Se per tironsin ven nuk ngeli

    Keto tironsin e kane perbuz
    Edhe pse eshte autokton
    Ata e hoqen nje Fortuz
    Edhe pse ishte nje kampion

    Si Nastradini ata kan m'su
    Kur shurroj qershit e vet
    Po kerkojn prap me i pru
    Prej atyre ēfar nuk pret

    Lojtar vin nga on' e ones
    U mbush ekipi me zagar
    Prap do vij dita Tirones
    Ishalla s'do te jene k'ta te pare

    O Tirona bardh e blu
    Komunizmi te kish inot
    Sot me keq ti ke m'su
    Po te shkaterron tironsi jot

    Uniformen te kan nderru
    Te kan bo si ekip i shpla
    Thot tifozi kush po lu
    Veē Tiron kjo emer s'ka

    Po e myll un tashi
    Me e zgjat mo nuk bon
    K'ta Tironen e kane dhi
    K'ta s'e qesin mo kampjon ...


    Kush ta gjej, ta shumoj, ēdo tironsi ne shpi tja ēoj ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •