-
i/e regjistruar
Simon
SIMON
Asnjė nuk e di ēpo bėhet me Simonin. Ka ditė i mbyllur brenda dhomės sė tij, nė konviktin De Amicis, duke studiuar. Zgjohet nė rrezet e para tė ditės, pėrgatit njė kafe pa sheqer,e rufit ngadalė, nė tavolinėn e punės, qė shikon pėrballė godinės sė vajzave.
- Tė gjithė po flenė! -mendon dhe kjo e kėnaq.Ka kohė mė shumė se tė tjerėt, i futet librave dhe lexon dy orė pa i shkėputur sytė nga teksti.
Nė 8 e 30 bėhet ndėrrimi i turnit nė portineri, nisin lėvizjet e para. Simoni luan vendit, zgjat kokėn tė shohė kush hyn e kush del nga « Shtėpia e Studentėve ». Njė orė mė vonė ėshtė nė tė njejtin pozicion, shtrin i lodhur krahėt pėrpara, bėn njė tjetėr kafe, akoma mė tė fortė dhe ndjehet i freskėt, i ēlodhur, i gatshėm pėr punė.
I kalon nė mendje tė gjithė rreshtat e lexuar, qesh me vete, ndez njė cigare, por pas 30 minutash, nė orėn 10 fiks, ndjehet i zbrazėt, i kėputur, fuqitė nuk i dalin dhe shtrihet nė njė gjumė qė e mban pa punė deri nė 3 pasdite.
Kur zgjohet, grila e dritare sė Evitės ėshtė e ngritur, nė dhomėn e saj ėshtė njė i panjohur qė buzėqesh dhe sheh i kėnaqur pėrtej xhamave.Simoni psherėtin, shtrėngon grushtat e nuk pohon,as i mohon gjė vetes. I rikthehet leximit, kur trokasin nė derė, pėrpiqet tė mos bėjė zhurmė, nuk do ta shqetėsojnė, pastaj pendohet dhe flet me zė tė lartė: Urdhėroni!
Fton brenda Markon, qė i kėrkon me kėmbėngulje ta ndjekė nė njė protestė studentore pėrpara fakultetit tė Filozofisė.Mes tyre lind njė debat i ndezur, por kur i duket sikur iu mbarua gjithė koha e ditės nė dispozicion, i kėrkon tjetrit tė largohet.
Mbetet vetėm dhe kontrollon rrahjet e pulsit, kujtohet tė futė diēka nė gojė dhe pėrgatit mėngjesin dhe drekėn nė njė tabaka qė ia servir vetes i ulur nė shtrat. E shijon nė heshtje ushqimin, nė fund pi njė gotė tė madhe me verė tė kuqe, qė i bėn mirė zemrės sė Simonit dhe rigjeneron lėkurėn. I pėlqeu aq shumė sa merr edhe 2 gota tė tjera njera pas tjetrės, qesh me zė, ndjehet guximtar, kėrkon tė dalė nga dhoma e tij e tiu thotė tė gjithėve tė shkojnė nė djall, rreh gjoksin me grusht e thotė me mendje qė vetėm fati e ka shpėtuar ndonjėrin pa rėnė pre e inatit tė tij.
Si qetėsohet disi, i kthehet punės, tani e ka tė vėshtirė tė pėrqėndrohet, pesėmbėdhjetė minuta mė pas ka lėvizur sėrish nga vendi, po rregullon modelin e flokėve, pastron dhėmbėt dhe buzėqesh kur ndjen freskinė qė i gudulis fytin, hedh sytė nga dritarja e Evitės, pėr njė ēast skuqet, bėhet serioz, i menduar.
Ato momente bie zilja e telefonit. Nuk pėrgjigjet, me mendje e var receptorin imagjinar nė ajėr, zhvishet dhe ec lakuriq nė dhomė, mbėshtillet nė robdėshambėr dhe bėn njė dush qė i zbraz shpirtin nga njė helm i padukshėm, ngjitės, i gjelbėr.
Ka ardhur mbrėmja. Shumė shpejt do tiu vijė rradha provimeve dhe Simonit i duhet shumė punė tia dalė mbanė e ti japė tė gjitha. I mendon dhe i vjen toka rrotull, sytė i perėndojnė por nuk i duket me vend tė bėjė njė tjetėr kafe. Shuan dritėn e dhomės, mbulohet nga errėsira e bie nė gjumė. Fle. Nesėr do tė zgjohet mė shpejt nga tė tjerėt, e ka gjithė ditėn para e do tė lexojė pa pushim. Deri natėn vonė!
* * *
Kanė kaluar dy muaj e kur i zbret shkallėt, Simonit i merren mendtė, mbahet tek parmaku gjarpėrues e ndjen rrėnqethje nė tė gjithė trupin. I fryn pėrsipėr njė erė shprese dhe lirie, paraqitet nė apelin e Antropologjisė, pret rradhėn tė futet nė provim e deri atėhere vuan, pėrplas nervoz nė dysheme kėmbėn e majtė, rėnkon, vetėm nė dukje tė profesorėve tenton tė vetėpėrmbahet dhe i jep pamjes tone tragjikė.
Kur e thėrrasin, i duket sikur diēka nuk shkon prej vėrteti kėtė ditė, ėshtė faji i emrit tė tij. Simon i duket shumė pak pėr tė pėrshkruar njė njeri tė punės qė zgjohet nė errėsirė dhe nis studimin seriozisht.
-Tė mė falni, tė mė falni!-i thotė profesore Cecilias, qė provon ti buzėqeshė, e sheh tė tronditur dhe e fton tė ulet, e pyet pėr emrin dhe ky spėrgjigjet.Ka njė emėr idiot, njė emėr qė ia kanė zgjedhur tė tjerėt.
-Emri im, tė mė falni, unė nuk e dija,...pėrtyp njera pas tjetrės fjalėt, buzėt nuk i binden, nxjerr njė zhurmė tė mbytur, njė hungėrimė, kollitet, kėrkon falje nga e para, nuk dėgjon mė asgjė. Nuk mendon dot asgjė. Duhet ti shpėtojė gjithė asaj gjėme, kėrkon tia mbathė, me sy kontrollon daljen, ēohet mė kėmbė, por aq i ngathėt sa nuk lėviz dot as edhe njė hap.
Heshtje. Profesore Cecilia bėhet nervoze, pėrplas stilolapsin nė tryezė, e i gjori Simon ka njė ide fluturimthi, ia rrėmben penėn nga duart dhe shkruan emėr e mbiemėr, ia ve pėrpara i gatshėm sikur tė thotė mund tė mė pyesni ēfarė tė doni tani!, e kur ajo formulon njė tezė tė gjatė, tė vėshtirė, ai tund kokėn, pohon, e nė fund gjen guximin ti thotė:
-Mund ta pėrsėrisni, ju lutem?!
Ėshtė njė pyetje qytetėrimesh, Simoni e ndėrpret, i buzėqesh sikur kėrkon ta sfidojė dhe i tregon:
-Oh, origjina e popullit tim ėshtė antike! Ju lutem, mos i vini veshin emrit qė kam, nuk ėshtė i vjetėr, i mirėfilltė, unė i njoh mirė qytetėrimet. Ka mėnyra e mėnyra pėr tė folur pėr to.
Cecilia ėshtė e duruar, e inkurajon, e kur e sheh qė ai nuk flet mė, i thotė:
-Indianėt Galati i vajtonin tė vdekurit, i vendosnin mbi njė tavolinė ku shtrohej njė mbulesė e bardhė, vazhdonin ankimet dhe vajet, pastaj ushqeheshin me trupin e tė vdekurit pėr tė futur brenda vetes forcėn dhe shpirtin e tij! Ky zakon i tmerronte grekėrit e lashtė
Ndėrpritet nga njė e qeshur histerike e Simonit:
-Oh, po kjo mė ngjall horror edhe mua!
-Kjo i tmerronte grekėrit, qė nga ana e tyre ndėrtonin njė vig drunjsh, ku vinin sipėr tė vdekurin, qė digjej i gjithi, ndėrsa zhvilloheshin lojėra rreth zjarrit pėr tė nderuar shpirtin e tij, siē bėri Akili pėr Patroklin. Kjo traditė mund ti kallte datėn ēdo indiani qė e mėsonte si zhvillohej pėrcjellja e tė vdekurit nga grekėrit.
-Oh, indianėt Galati, indianėt Galati, dreqi i mori kėta indianė, -dhe nuk arriti dot tė mbajė tė qeshurėn histerike edhe kur doli i pėrjashtuar nga salla e pyetjeve. Pėrballė profesores i kishte harruar tė gjitha, nuk dinte gjė. Nuk mbante mend gjė, e kishin mbetur nė antropologji dhe i duhej ti futej punės, pėr provimin tjetėr.
Nuk e lanė tė kalonte nė asnjė nga pesė provimet e tjera tė sezonit. I zbriti shkallėt e fakultetit i nxirė nė fytyrė. Studentėt rrotull tij nxitonin, e shtynin, i kėrkonin tė hapte rrugė, qeshnin, pėrsėrisnin me zė tė lartė fjalė e fraza miqėsore.
Nisi tė qajė nė heshtje, i zbriti tė gjitha shkallėt, ndjeu ti priteshin gjunjėt dhe ra pa ndjenja nė daljen e fakultetit.
E ndihmuan tė ēohej, dėgjonte qė po pyesnin mos e njihte kush, i kėrkuan emrin dhe ai psherėtiu me njė zė qė dridhej: Simon, pastaj u largua pa marrė mundimin tė hiqte pluhurin nga vetja. Nuk e mori vesh si e bėri rrugėn deri nė dhomė. U mbyll brenda, e me sa fuqi kishte, goditi kokėn pas murit.
Pastaj qeshi, e sikur tė shihej nė pasqyrė ato ēaste, do ta kuptonte vėrtet sa ishte shėmtuar shpirti i tij.
Nuk dinte tė bėnte gjė tjetėr, veē tė mėsonte mbi libra, prandaj zgjohej mėngjezeve dhe i linte punėt natėn vonė.
Kishte dėshtuar ! Kėshtu qė nuk e bėri tė gjatė, por nxorri rripin e pantallonave, hapi njė vend mes teshave, bėri njė lak dhe provoi tė varej.
Duart i ishin bėrė dy copa akulli, tundi kokėn si pėr tė thėnė qė « nuk bėhet nė kėtė mėnyrė », e vendosi tė provonte ndryshe.
Nuk kishte energji tė dilte jashtė, tė shkonte nė farmaci e tė blinte njė helm tė shpejtė e tė fuqishėm, vendosi tė presė, i mbyllur nė dhomėn e tij, sa ti vinin forca e tė bėnte atė pak rrugė drejt fundit qė ishte i pritshėm, i paevitueshėm. Gjatė asaj kohe, nė mendje i vinte rrėfimi i Cecilias, antropologjia dhe indianėt Galati, i tha me mendje ato qė kishte dėgjuar dhe e ndjeu tė pamundur tė fuste gjė nė gojė deri nė mbrėmje.
Dy ditė mė vonė ishte i tronditur dhe akoma i gatshėm ti jepte fund jetės. Kishte parė pėr herė tė fundit, natėn e provimit, Evitėn, qė shihte me kujdes, me frikė, pėrjashta, pastaj i ulte grillat dhe shuante dritėn. Janė bėrė tre ditė qė ajo ska dalė nga dhoma e saj. Grillat qėndrojnė tė ulura, asnjė pipėtimė, asnjė shenjė jete.Simoni duhet ti japė fund tė tijės dhe e di mirė kėtė gjė. Por i duket interesante tė bėjė njė akt heroik, tė fundit. Tė lajė turpin me njė gjest qė do tė kujtohej prej tė gjithėve, pas vdekjes sė vet.
Mendja e tronditur dhe ato pak ndjenja tė trazuara ndaj Evitės, e shtynė tė besonte qė kjo, nga njė fatkeqėsi e padukshme, kishte kėrkuar tė vriste veten, e tani qė kishte hedhur kėtė hap, gjendej nė njė agoni mjeruese, nė njė pellg gjaku, me venat e prera, brenda dhomės sė saj.
Qeshi kur i fluturoi ky mesazh nė mendje.
Siē dukej, shihte gjak dhe vetvrasje gjithandej, vetėm pėr tė mos i kujtuar kėtė mision hiē fisnik trurit, qė i punonte i sfazuar nga pjesėt e tjera tė trupit.
U gjallėrua nga kjo histori e jo vetėm qė harroi disfatėn shkollore, por u bind qė fati kishte dashur ta vinte nė provė, tė shpėtonte vajzėn e gjorė e ti premtonte dashuri pa kushte, pėr aq sa do tė ishte e mundur.
-Ajo ėshtė alamet femre!-tha kur po dilte nga dhoma, e mbylli derėn dhe i bėri shkallėt dy e nga tre me shpresėn mos kishte mbetur akoma gjallė.
U fut nė godinėn e vajzave, u ngjit nė kat tė tretė, por i humbi tė gjitha forcat, u vesh nė djersė, kur u gjend pėrballė derės sė Evitės. Ata nuk ishin takuar ndonjėherė. Ētė drejtė kishte ai ti shpėtonte jetėn?
U mat tė kthehej mbrapsht, por jo, ai do ti jepte fund jetės sė tij e nė djall, tė gjitha...
Bėri dy trokitje tė lehta nė derė, muskujt e qafės iu kontraktuan, pėr pak ia dha arratisė, vuri veshin nė pėrgjim. Asgjė.
Mos duhej tė shpėrthente derėn?!
Trokiti edhe dy herė tė tjera, akoma mė lehtė, mė me turp, sikur kėrkonte ndjesė, pastaj u ul nė shkallėt qė ēonin njė kat mė sipėr, po priste.
Koka i lėshonte tym nga tė gjitha anėt, sikur ajo tė ndodhej e pėrgjakur, sduhej tė humbte asnjė ēast, pėrndryshe do mbetej nė dhomė me njė tė vdekur, do ta hipte mbi njė tryezė dhe...Qeshi i fantaksur, pamja e urryer e Evitės qė jepte shpirt i doli prapė pėrpara, kėshtu qė trokiti edhe dy herė.
Pas njė ore, ndjeu zhurmė, dėgjoi zėra brenda dhomės, u rrėnqeth dhe mori njė pamje difensive, eci afėr derės, vuri veshin, ishte zėri i saj...
Edhe njė zė mashkulli.
Po rėnkonin.
Po bėnin dashuri! Simoni u mbajt mos i binte prapė tė fikėt, ndjeu tė shkumėzonte tėrbimi, urrejtja, pėr veten e tij, pėr emrin e tij, pėr teshat qė vishte ēdo mėngjes, pėr mėngjesin dhe drekėn qė hante ēdo ditė tek koka e shtratit, qėlloi me grusht derėn e ēiftit dhe u largua me vrap, poshtė, jashtė, skishte mė lotė tė qante. Shkoi drejt e nė farmaci, skishte mė kohė tė humbte dhe sinqerisht i erdhi keq kur e pa mbyllur, por sbėri rezistencė, nuk mendoi tė presė kur tė hapej njė orė mė vonė, u kthye nga kishte ardhur dhe nė rrugė e sipėr, bleu pėr tė pirė.
I lėpiu plagėt e fatit, i dehur, pėr disa ditė rresht.
Iu deshėn shumė ditė tė tjera qė tė qetėsonte mėlēinė e trazuar. Kishte shkulur telefonin, nuk i pėrgjigjej kujt, sikur tė gjithė ta dinin sa i mjerė dhe i turpshėm ishte emri i tij.
Kjo nuk vazhdoi gjatė, sepse kur ēeli dritaren, tė freskohej, njė mėngjes, pa qė rrezet qė u futėn brenda dhomės ia pėrkėdhelėn fyyrėn. Eci drejt pasqyrės, u pa dhe i erdhi keq pėr veten. I kishte floket e shprishura, kishte vjellur disa herė mbi veten, binte erė dhe dukej sikur ajo dhomė ishte shndėrruar nė njė wc publike.
Nisi njė jetė tė re.
Zgjohej njėlloj si nė jetėn e vjetėr, veēse ēdo ditė shpresonte mos mbante mend asgjė, ndėrkohė tentonte tė lexonte, tė kapte fillin e kėputur e tė rimerrte kurajo pėr tu paraqitur i mėsuar nė apelin tjetėr tė provimeve.
Nuk kundronte mė pėrtej dritares, kur e shihte tė arsyeshme dilte bėnte shėtitje te gjata, i vetmuar, pa asnjė mendim qė ti shqetėsonte ndėrgjegjien, me njė ndjenjė ankthi tė papėrsėritshėm kur kapėrcente pragjet e ndonjė farmacie.
Kur nisėn ti shkojnė tė gjitha pėr mbarė, mori guxim tė pėrshėndesė njerėzit. Kafen e porosiste jashtė, nė baret e lagjies, po krijonte miqėsi tė reja, linte bakshishe tė majme dhe i vinte pėr zemėr kur kamarierėt e falenderonin sinqerisht.
Njė pasdite, si u kthye nga shėtitjet e shndėrruara rutinė, gjeti njė zarf poshtė derės.
E grisi dhe ndjeu sėrish ti pėrshpejtoheshin rrahjet e zemrės, sytė iu veshėn me njė avull tė bardhė, qė se la tė shihte gjė, vetėm turbull arriti tė lexojė tre rreshta tė thatė, qė i lajmėronin vrasjen e tė atit, nė njė tentativė grabitjeje nga dy keqbėrės ordinerė.
-Babai im vdiq!-klithi, e zėri i tij jehoi nė korridorin e zbrazėt, pa shpresė, pa jetė. Vdiq!-e nuk mundi tė bėjė dot asgjė.
E kishin vrarė me njė plumb qė i kishte kapėrcyer fytin, pėr ti vjedhur portofolin qė kishte veēse disa qindarka brenda.
Grabitjen e kishin bėrė nė rrugė, nė darkė, kur i ati kthehej i dehur dhe kishte lėnė gjithė paratė e ditės nė gota tė mėdha alkoli.
Kur i erdhi nė mendje fytyra e tij, iu duk sikur i ra pėrsipėr tavani, ishte njė peshė e rėndė, qė i mori frymėn, iu mbyllėn sytė me zor dhe pėr pak dha shpirt nga ajo dhimbje e paemėrt.
Kur u bė i ndėrgjegjshėm, sėrish, nisi tė qajė, truri i kishte pėsuar njė goditje serioze, kontrolloi orėn, i flaku tė gjitha librat nga tavolina e punės, shtroi njė mbulesė tė bardhė dhe ndjeu krupė nga vetja.
Atė moment ra zilja e derės. E hapi si i fantaksur, pėrpara po i qėndronte njė zotėri i veshur me kostum, qė nuk luajti njė muskul nga pamja e frikshme e Simonit.Ai i komunikoi qė kursimet nė Bankėn Popullore tė Napolit ishin zhdukur, banka kishte falimentuar, e vetmja gjė e mbetur ishte dretyrimi i punonjėsve tė bankės, pėr tė lajmėruar personalisht tė gjithė klientėt qė kishin humbur paratė e depozituara nė vite.
Foli me njė zė pa ngjyrė,kėrkoi ndjesė pėr momentin e papėrshtatshėm dhe u zhduk nė errėsirė.
Vetėm kur i ra mendjes, ēpo i ndodhte rresht njera pas tjetrės, Simoni nuk u pėrmbajt.
-Ky ėshtė kulmi!-pėrsėriste, veshi kėpucėt dhe nxitoi nė kėrkim tė funksionarit tė bankės. Ta mbyste me duart e tij, tė hakmerrej mbi tė, mbi botėn, mbi fatin qė po tallej kaq egėrsisht.
Nata e bėri tė kthjellėt, nuk kishte frikė, por jepte e merrte qė tė shtynte sa mė shumė tė ishte e mundur kujtimin e babait nga vetja.
Forcat e lanė shpejt, mundimi iu kacavir mbi kurriz, si njė lule e egėr dhe gjembat e jetės i depėrtuan nė mish, sa ulėriu gjithė urrejtje emrin Simon!
Kjo ishte jeta e tij. Ai mbetej i parealizuar, fatkeq, tė vdiste.
* * *
E vendosi ti dilte pėrpara njė makine, nxitoi me vrap, tė arrinte nė asfalt, e kur po matej tė kapėrcente trotuarin, dėgjoi njė frenim tė gjatė, njė klithmė, njė zhurmė mbytėse, pastaj frena qė xhironin me shpejtėsi dhe zhurma gjithnjė e mė e largėt e njė makine.
Pikėrisht atė ēast, sapo kishin shtypur dikė tjetėr.
Njė i huaj, qė ishte bėrė rastėsisht sakrificė, nė vend tė tij? Fati e kishte kursyer, pas gjithė gjėmavė qė i kishte hedhur sipėr pa e kursyer dorėn, as edhe njė ēast?!
U rrėnqeth, kontrolloi nė errėsirė dhe gjeti njė djalosh gati nė njė moshė me tė, e mund tė vinte bast qė edhe i ngjante, ashtu duhej tė ishte, pėr dreq.
Makina qė e kishte vėnė poshtė, ishte zhdukur tashmė. Duhej tė lajmėronte ndihmė? Djaloshi kishte vdekur. U pėrkul mbi tė, e kontrolloi.Pellgu i gjakut po mpiksej,ndėrsa ai nuk merrte mė frymė.
-Simon?! I foli kufomės, e u bė serioz, pastaj qeshi, klithi me gėzim atė emėr, i shkoi afėr kufomės dhe tha prapė: Simon?!
Kishte vdekur?! E quajti kufomėn me emrin e tij, e pėrtokė, i vdekur nė vend nga njė aksident automobilistik, gjendej njė djalosh me emrin Simon, qė skishte qullosur gjė me punėt e shkollės dhe tė ndjenjave, i kishin vrarė tė atin nė njė grabitje fatkeqe dhe kishte humbur kursimet e fundit nė njė faliment bankar. Ēmund ti kishte ndodhur tjetėr? !
-Ti nuk di asgjė pėr indianėt Galati,sigurisht qė jo?-i tha tė vdekurit, i la emrin e tij e iu duk sikur kishte shtruar nė tryezėn e ngrėnies tė panjohurin me emrin Simon, vetveten, fatkeqėsitė, e po ushqehej, po zhdukte provat e fundit tė asaj ekzistence tė mjerė, tė deriatėhershme. E la aty ku ishte dhe mori rrugėn me hapa tė ngathėt, i paemėrt dhe i lehtė nė shpirt, nėpėr qoshet e natės,veē aty ku tek e tuk mbeteshin nė vend tė hapave, ca hije tė rėnda, tragjike!
-
-
e ke lexuar de amicis-in?
Zemer..psh..
-
-
i/e regjistruar
-
-
meqe je talent.. dhe serioz ne kete detyre qe i ke ven vehtes.. ta keshilloj ta lexosh de amicis..
ne shpijat e fisme eshte libri i de amicis..ne bibliotek..
sorrollopi nuk e ka sepse..ska ci duhet..
por ti mund te behesh shkrimtar e te duhet..se njerzilleku eshte kryesorja..
dhe de amicis te meson ceshte njerzilleku..
kadare psh..nuk ta meson.. sepse as atij sja mesoj kush..
nejse..
vazhdo.. keshtu shkruaj bukur..
-
-
... ose, me shkurt, kur te behesh gati ne mengjes, shiko nje serial vizatimor Italian psh "Belle e Sebastian" apo "Heidi" per te patur nje ide rreth ZEMRES se Edmondo de Amicit. Aj... jo per t'i ulur rendesine librit sepse gati sa s'qava kur e lexova, por me kujton pakez librin e klases se 2-te
me ate gjyshen e lagur qe rrinte nen strehe ndersa shiu binte me gjyma, dhe nje djale i panjohur ose i dhuron cadren, ose e shoqeron ne shtepi me cadren e vet... e gjitha kjo teresisht nga miresia e zemres se tij (s'e mbaj mend cilin version na serviren e s'besoj se te ka rene ne dore se ke qene ne klase te 5-te kur doli libri).
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 09-11-2005 mė 03:51
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt