Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 179
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2005
    Postime
    47

    Cka ishte Nasradini me fe? Meq ishte aq i mencur...

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nuk eshte vendi ketu per te diskutuar dallimet midis popull dhe komb, por ne rastin e shqiptareve, populli shqiptar ka ato 30 shekuj histori, kombi shqiptar eshte vetem nje aspirate ne mendjet dhe zemrat e shqiptareve, por jo nje realitet.
    Shkon nje fshatar i gjore per t’iu ankuar Nasradinit, i cili ishte kadi, se lopa e tij (e Nasradinit pra) e kishte therre lopen e atij te parit. Si, tha Nasradini? Lopa ime ka therre lopen tende? Po, u pergjigj fshatari. Nasradini hapi librat dhe tha - Eh, kjo eshte pune lopesh ore, nuk eshte pune njerezish. C’ke t’i besh lopeve, ato nuk kane mend.
    Me fal Nasradin, i tha fshatari, une u shpreha gabim – ishte lopa ime ajo qe therri lopen tende. Si, tha Nasradini? Lopa yte paska therre lopen time? Po, u pergjigj fshatari. Eh, tha Nasradini, atehere duhet te kthejme faqen tjeter.
    Neve nuk jemi me ne shekullin e mesem Albo, qe te biem ne foret e Nasradinit. Dhe as historia e as gjuha nuk jane pune lopesh. Andaj, mos na i nderro faqet sipas qejfit tend. Nese ke nder mend te perpilosh nje fjalor te ri ku fjalet komb dhe popull dallojne, na trego, ndoshta dikush edhe mund te te ndihmoj. Perndryshe, mos na mbush me dogma te vjetruara te hoxhallareve rus, kunder te cileve e ke plote gojen.

    Uji i nje lumi degezohet ne tre dege, dhe eshte i njejti uje qe rrjedh ne tre deget. Mbi degen e pare bie nje shi i rrembyeshem qe sjell balte e llum qe e turbullon ujin e kthjellet. Ne degen tjeter te lumit derdhen skorrjet e unizave dhe fabrikave dhe gjithe gjallesat e asaj dege vdesin. Kurse ne degen e trete nuk ndodh asgje dhe uji ngelet sic buron nga maja e malit.
    Cfare ndodh kur keto tre dege bashkohen perseri ne te njejtin shtrat te lumit? Edhe ajo dega e vetme e lumit qe kish uje te paster do te ndotet nga dy te tjerat dhe uji do te turbullohet. Cilet njerez do te jene me te shendetshem, ata qe pijne ujin e turbullt, ate te ndotur apo ate te paster?!
    Pa u futur ne debat mbi kuptimin e atyre degeve, pikerisht kete po thoja dhe une – se asnjera fe (dege e lumit) nuk eshte meritore per mbijetesen e kombit (lumit), sepse te gjitha se bashku jane pjese e nje trungu (derdhen ne te njejten delte). E sheh, sa veshtire eshte te mbash vijen e pshtjellimeve Albo, heret a vone – ajo faqja e vertete dele vete ne shesh. Here, here, edhe pa dashje.

    Greqia e fitoi pavaresine e saj nga Turqia ne 1830.
    Serbia, Mali i Zi dhe Rumania e fituan pavaresine e tyre nga Turqia ne 1878.
    Une e kisha fjalen per kombet e jo per shtetet. Megjithese edhe per shtete mund te flitet shume me heret. Tek ne historia fillon te mesohet ne klasen e peste te shkolles fillore.
    Kurse shqiptaret, ne 1912 kur Ismail Bej Vlora pergatitej per ngritjen e flamurit ne Vlore, serbet kishin vene para turqit nga veriu, bullgaret nga lindja, greket nga jugu. Fqinjet tane jo vetem qe e fituan pavaresine e tyre shume para nesh, por bene edhe nje aleance te heshtur me njeri-tjetrin per te perzene turqit nga Shqiperia dhe per te avancuar interesat e tyre ne dem te interesave tona kombetare. Kurse shqiptaret ishin shume te zene ne sherbim te Portes se Larte, xhonturqve, dhe ruajtjen e cifligjeve te bejlereve dhe pashallareve qe mbanin nen kontroll gjithe vendin.
    E cka benin “shqiptaret bizantine”, ne jug te shqiperise? Ke lexuar ndonje shkrim autorial te asaj kohe? Te preferoj Eqrem Bej Vloren.

    Nese shqiptaret do ti kishin perzene turqit me kohe vete nga trojet e tyre ashtu sic bene fqinjet, historia e Shqiperise mund te ishte shkruajtur ndryshe.
    Po ja qe shqiptaret nuk ishin mjafte te forte, mjafte te bashkuar, mjafte te indoktrinuar, mjafte te pjekur per te kuptuar se ata nuk jane nje komb me shtetasit tjere turq,..... Sidoqofte, meqenese feja ortodokse qenka aq e perndritur dhe nuk ka te beje me kombin (me cka nuk pajtohem fare, sepse kjo vlene vetem per ortodokset shqiptar e askund tjeter), pse atehere kisha ortodokse greke as me 1912, as me 1924, e as ne ditet e sotme, nuk nxorri nje fjale per te miren e kombit shqiptar? Apo shqiptaret nuk jane komb nese nuk jane ortodoks? E kur te behen ortodoks, atehere nuk kane nevoje as te jene shqiptar sepse, do te behen grek/serb/....? Si do te ishte sipas teje kjo histori? Do te behej Shqiperia Republike e tete e Jugosllavise apo do te merrte emrin Epiri Verior?

    Kur flet per mbijetese, duhet te kesh parasysh se komuniteti musliman shqiptar luften e vete per mbijetese e filloi pas 1912 e ketej.
    Na trego nje cik cka do te thuash me kete? Se shqiptaret e kane pranuar fene islame me 1912? Ndryshe, nuk di si ta kuptoj kete. Shqiptaret kane qene shqiptare edhe para 1912. Presioni turk jo vetem ndaj shqiptareve por ndaj te gjitha kombeve te nenshtruara ka qene i njejte gjate tere kohes. E si mendon ti se shqiptaret mysliman nuk kane pesuar presion para 1912, kur pikerisht ata me shekuj kane degjuar predikime fetare prej hoxhallareve turq (e me vone rus) te cilet i kane mesuar se ata jane turq dhe se te jesh mysliman do te thote te jesh turq, se te gjithe myslimanet jane vellezer (d.m.th. turq, sepse tjeter komb mysliman nuk ka pasur ketej rrotull), se kush nuk thote “ben turk elhamdulilah” eshte kaurr (i pafe) dhe duhet perjashtuar nga bashkesia.... Bile, edhe gjyshja ime (e cila ka “vuajtur” nje kohe nen keto predikime) ka vdekur duke thene keto gjera.
    Persa i perket komunitetit orthodhoks shqiptar, ai nuk gezonte asnje mbeshtetje as nga jashte dhe as nga brenda dhe ishte komuniteti qe e perfeksionoi me mire se kushdo ate "luften per mbijetese", pasi asnje komunitet tjeter nuk ishte aq i shtypur dhe pa kurrfare te drejtash sa ai orthodhoks.
    Cila kishe i mesonte ata dhe cka i mesonte? Se jane pasardhes te Skenderbeut? Se Aleksandri i Madh eshte ilir? Me trego nje rast ne histori qe nje prift grek te ket thene kete (sepse, ne kohen e turkut ka ekzistuar vetem kisha greke apo jo?)

    Cili eshte ai komunitet fetar ne Shqiperi qe eshte me i lashte se ai orthodhoks?!
    Cili eshte ai komunitet fetar ne Shqiperi qe ka objekte kulti apo doreshkrime historike me te lashta se ai orthodhoks?
    Albo, a nuk te duket vetja i tepert qe te perserisesh te njejtat gjera? Une nuk do t’i perseris. Do te te sjelle ketu linkun ku do te gjesh pergjigjen http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=23 paragrafi i fundit.

    Cili eshte ai komunitet fetar ne Shqiperi ka nje lidhje shpirterore me flamurin tone kombetar, krahas lidhjes historike qe kane te gjitha komunitetet?
    Nese ty ta merr mendja se 80 % (apo sa shqiptare jane “jo-ortodoks”) jane te pashpirte, eshte gabim i yti Albo dhe flet per shpirtin tend e jo timin.

    Nese ata arbereshet ne Itali, Amerike, Argjentine, Spanje, nuk do te kishin ruajtur identitetin e tyre epirot, si pasardhes se familjeve fisnike shqiptare, pasardhes direkt te Gjergj Kastriotit, une e ti si "shqiptare" nuk do te kishim asnje prove te gjalle te prejardhjes sone arberore.
    Eureka. Tash e ke qelluar ne “bull’s eye”. Kjo eshte nje teze vertete interesante historike. Sikur, te thuash se “mbeturinat” e fisit Apache te Indianeve jane prove e gjalle se amerikanet jane me prejardhje nga Anglia. Keto theniet e tua MADHESHTORE nuk e bindin askend Albo, sepse, sic te thash ne fillim, as nuk jemi ne shekullin e mesem dhe, dime edhe ne te lexojme, nuk i degjojme me as prifterinjte te cilet thone se shqiptaret jane greket me te mire, e as hoxhallaret rus, te cilet se shqiptaret jane turqit me te lashte.

    Nese ata arbereshet ne Itali nuk do te kishin ruajtur ate flamurin e Gjergj Kastriotit te cilin ata ia dhuruan plakut Ismail Bej Vlora per ta ngritur ne Vlore,
    E ke ti idene se c’flet? Kjo eshte per disertacion te profesures. Une nuk e ndjeje veten te ketij niveli per te diskutuar mbi kete ceshtje. Te lutem, na sille ndonje reference te kesaj, qe edhe ne te tjeret te “perndritemi” me njohurite tua superiore. Po te rikujtoj prap Eqrem Bej Vloren (“Kujtime”), pjesemarres aktiv te ketyre ngjarjeve (nder te tjera, edhe komandant i njesive shqiptare ne Cameri).
    shqiptaret si une e ti nuk do te kishim mundur te njihnim flamurin e Kastrioteve, por do te kishim sot flamurin me gjysem henez te Sulltanit qe u valevit per 5 shekuj ne toke shqiptare.
    Edhe per kete te lus te rikthehesh ne postimin e mesiperm (paragrafi i trete). Ismajl BEJ Vlora, ka qene Be sic e ka edhe ne emer. Pra, assesi nuk ka mundur te jete ortodoks as katolik. Te thuash se nje mysliman, ka mbrojtur flamurin ortodoks, sidomos nje i cili (sipas teje – lexo me lart ne kete postim si dhe postime tjera me pare) ka punuar per xhonturqit dhe per ruajtjen e cifligjeve te veta e jo per komb (sepse, sipas definicionit tend, per kombin kane punuar vetem ortodokset). Pra, si e percakton ti kete, perpos si nje antagonizem “sui generis” (kjo s’ka te beje fare me anetarin me kete nofke).

    Nese ata arbereshet nuk do ta ruanin dashurine, mallin per vendlindjen e tyre, shqiptaret si une e ti nuk do te mesonin ne shkollat shqiptare periudhen e Rilindjes Shqiptare nismetare te se ciles kane qene po arbereshet me Jeronin De Raden ne krye.
    Une kam lexuar Jeronim De Raden, por kam lexuar edhe Naimin e Samiun. Apo, keta nuk kane qene rilindas, apo nuk kane qene shqiptare, apo si thua ti?

    Shkojme tutje
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    2. Perse njerezit e lire diskutojne?

    Qe te arrini te shikoni vleren e diskutimit, duhet qe te keni te qarte qe zgjidhja me e mire per nje problem eshte ajo qe del si produkt i shkembimit te mendimeve te sa me shume personave qe kane njohuri te avancuara ne nje fushe te vecante. Gjate ketij debati, serviren fakte dhe mendime te faktuara te cilat mbrojne ose hedhin poshte nje mendim apo hipoteze. Kjo praktike mundeson qe: a) te arrihet ne nje zgjidhje me konsensus pas nje diskutimi te hollesishem b) te gjithe ata qe marrin pjese ne diskutim zgjerojne bagazhin e tyre duke mesuar nga njeri-tjetri. Ne kete menyre idete evoluojne dhe shoqeria avancon.
    5. Argumentoni dhe mos komentoni

    Diskutimit i rritet vlera kur ju arrini qe te argumentoni mendimin tuaj me fakte te sjella nga libra, shkrime autoresh te tjere, ne formen e citimeve. Shume mire mund te shprehni mendimin tuaj, por kjo nuk do te jete e mjaftueshme per te mbrojtur qendrimin tuaj, iu duhet ti mbroni keto mendime edhe me mendimet e personazheve te tjere te mirenjohur. Keta mund te jene figura publike, autore, shkrimtare, poete e gjithe kategoria e njerezve qe futen ne eliten e nje kombi.

    Eshte e lehte ti thuash dikujt qe mendimi i tij eshte i gabuar, por jo aq e thjeshte te ndertosh nje ceshtje bindese per te, qe edhe ai ta kuptoje se ku eshte ndryshimi midis mendimit te tij dhe mendimit tuaj. Ne kete menyre, diskutuesit jo vetem shkembejne fjale me njeri-tjetrin, por edhe mesojne nga njeri-tjetri. Ne kete menyre ju kontribuoni ne emancipimin e atyre qe do tu lexojne dhe kane deshire te mesojne me shume ne ate teme.
    Keto jane nga tema e nisur nga ti “Kultura e Debatit”
    Si i quan ti shkrimet e tua, kur asnjehere, askund (dhe bukvalisht askund) nuk pranon mendime tjera nga ajo qe ti shpreh?
    Si i quan ti shkrimet e tua, kur rrallehere, per te mos thene kurre, nuk sjell referenca, argumente, etj. por vetem bene komente?
    Si e quan ti shkrimin tend me larte, kur, vetem pse ty nuk te pershtatet, nje ceshtje thelbesore te debatit – komb/popull, e shpalle te parendesishme?
    Si q quan ti shkrimin tend me larte, kur, pergjigjesh vetem ne ato qe ty te duken interesante dhe lene pa pergjigje pyetjet te cilat te jane drejtuar pikerisht ty? Lexo edhe njehere postimin #25 nese ke nevoje.

    Une, nuk e quaj kete debat midis te barabarteve. Nuk e kam fjalen per veti. Une kam mesuar gjuhe dhe letersi qe nga klasa e IV, ndersa histori qe nga klasa e V e shkolles fillore. Ndersa per debate - kam lexuar edhe eseje me te mira se sa ky i yti.
    Pershendetje

  2. #32
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Peniel


    fjalet e tua jane nje INJORANCE e paster, qe te falet ty xhanem...se juve jeni kolopucat e levizjes te DEMONIT te paditurise e te te qenit lolo, sic jane Ungjilloret.


    Interesohu pak se sa qindra Ungjillore - nga ata qe kane goje te flasin, meqe kane shkolle, e jo kalamaj shqiperie ore ore lule bore, si ju qe mblidheni qesharakisht ne kete forum - kane perqafuar ortodoksine si krishterimi qe themeloi Krishti.


    P.S, nuk tallem se sa here qe dua te shoh se sa lolo mund ta beje demoni i paditurise njeriun, klikoj tek forumi protestant ketu. Ka plot material ne njerez e shkrime. Me vjen keq per keta!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 17-11-2005 mė 05:09

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Une, nuk e quaj kete debat midis te barabarteve.
    Debati nuk ka se si te jete mes te barabartesh me njerez qe flasin per "populli e kombi jane e njejta gje" apo "hoxhallare ruse", apo "akuariume", apo "lope" e "Nastradina".

    E ke zgjedhur shume mire emrin qe i ke vene vetes ne forum por Albo nuk e harxhon fjalen me ata qe futen ne forum vetem per te kundershtuar dhe komentuar.

    Po do referime, lexo "The Albanian National Awakening" te Stavro Skendi, te botuar nga Princeton University ne vitet 60, i cili per mendimin tim eshte i vetmi liber autoritar dhe krejtesisht i paanshem kur vjen fjala tek Levizja Jone Kombetare, apo "zgjimi kombetar", sic e quan autori.

    Po te gjej kohe do te perkthej ne shqip disa kapituj pasi eshte ne anglisht.
    Albo

  4. #34
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    As mos u mundo kot Albo, se e ke te perkthyme ne shqip. Ai qe do me e lexu, mund ta blej bile.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2005
    Postime
    47

    Nga Libraria e Kongresit Amerikan

    Ne nderkohe, me poshte do te sjelle “linkun” e Librarise se Kongresit Amerikan, mbi Shqiperine. Aty ka mjafte edhe mbi “Zgjimin kombetar” te shqiptareve. Pikerisht, per periudhen pak para dhe pas Lidhjes se Prizrenit.
    Po sjelle vetem disa “ekstrakte”:
    Marreveshja e San Stefanos shkaktoi nje brenge te madhe ne mesin e shqiptareve dhe nxiti udheheqesit e tyre qe te organizojne mbrojtjen e tokave te tyre. Ne pranvere te vitit 1878, shqiptaret me ndikim ne Samboll, perfshire Abdyl Frasherin, figura udheheqese e levizjes kombetare shqiptare, gjate viteve te para – organizuan nje keshill te fshehte per te drejtuar rezistencen. Ne maj, grupi thirri nje tubim te pergjithshem te perfaqesueseve te te gjitha trojeve te banuara me shqiptar. Me 10 Qershor 1878, rreth 80 delegat, shumica udheheqes fetar mysliman, udheheqes fisesh dhe individe tjere me ndikim nga kater vilajetet Otomane te banuara me shqiptare, u takuan ne Prizren....
    Fund i citatit
    Citati tjeter:
    Porta e shenjte, ne fakt, armatosi shqiptaret dhe u lejoi atyre qe te mbledhin taksa dhe, kur ushtria otomane u terhoq nga hapesirat qe i ishin dhene Malit te Zi sipas Marreveshjes se Berlinit, fiset shqiptare te besimit roman-katolik, morren kontrollin.
    Fund i citatit
    Citati tjeter
    Intelektualet shqiptare, ne fund te shekullit XIX, filluan zhvillimin e nje gjuhe te njesuar shqipe dhe te benin kerkesa qe ajo te perdorej neper shkolla. Me 1879, ne Stamboll, Sami Frasheri themeloi organizaten kulturore-arsimore, Shoqata per Shtypjen e Shkrimeve Shqipe, anetare te se ciles ishin shqiptare mysliman, katolik dhe ortodoks.
    Fund i citatit
    Citati tjeter
    Greket, te cilet dominonin edukimin e shqiptareve ortodoks, iu bashkuan turqve ne shtypjen e kultures shqiptare, posacerisht te arsimit ne gjuhen shqipe. Me 1886, patriarku ekumenik i Stambollit, kercenoi te ekskomunikoj ndonje qe haset duke lexuar apo shkruar ne shqip, ndersa prifterinjte, i mesonin besimtaret se Zoti nuk do te kuptoj lutjet e peshperitura ne gjuhen shqipe.
    Fund i citatit
    Citati tjeter
    Kur sulltani refuzoi kerkesen e shqiptareve per bashkimin e kater vilajeteve te banuara me shqiptare, udheheqesit shqiptar riorganizuar Lidhjen e Prizrenit dhe nxiten kryengritje te cilat sollen tokat e banuara me shqiptar, sidomos Kosoven, afer anarkise.
    Fund i citatit
    Citati tjeter
    Ne Maqedoni, ku terroriste te mbeshtetur nga bullgaret, greket dhe serbet luftonin autoritetet turke dhe njeri tjetrin per te fituar kontrollin, shqiptaret mysliman pesonin sulme,...
    Fund i citatit

    http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/altoc.html#al0003

    Pa mohuar “verberimin” e nje pjese te anetareve te Lidhjes se Prizrenit me “Porten e Shenjte”, nuk mund te mohohet se barren kryesore per clirimin nga turqit e kane bartur pikerisht shqiptaret mysliman. Jo per gje tjeter perpos faktit se perbenin shumicen dermuese te popullates.
    Ne anen tjeter, se paku ne kete pjese, une nuk gjeje mbeshtetje per “tezen” se shqiptaret ortodoks kane shpetuar kombin shqiptar. Ndersa fjala eshte per Librarine e Kongresit Amerikan, nje institucion i cili nuk do t’i lejonte vetes luksin qe t’ia “mbante anen” “fundamentalisteve-myslimane”. Ndersa ne bibliografi, eshte edhe libri i Stavro Skendit "The Albanian National Awakening. Princeton: Princeton University Press, 1967."

    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antagonisti : 17-11-2005 mė 14:50

  6. #36
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Qe ti japim nje drejtim tjeter muhabetit qe po behet terkuze:

    Anastasios Yannoulatos eshte emri i Primatit Ortodoks te Shqiperise. Nje Grek/Serb (Bizantin) ne pergjithesi e lexon kete emer e mendon: kopeja eshte Greke se bariu eshte Grek.

    Nje jo-bizantin qe s'e ka haberin ku bie me shpi Shqiperia e lexon kete emer dhe thote: Shqiperia qenka multi-etnike se bariu Ortodoks eshte Grek.

    Une nuku jam i kenaqur:

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po une qe

    kur lexoj emrin Viktor, mund te mendoj se vjen nga perzierja e Vicit me shkurtimin e Torollakut (Tor), a kam te drejte te them, une nuku jam i kenaqur, se, vicitor hesapi, i falet hundfutja...


    keshtu edhe puna jote Qyfyr, ta shpjegova dje se si qendron puna, por Vici ma perlau postimin. I hahej te shkretit...



    Ne fakt, mendimi im eshte se emri i kreut te Kishes Ortodokse nuk DUHET lejuar te zihet me me goje ne kete forum, nqd do te ruaje nje IMAZH serioziteti, pa miratim aposafat prej Stafit te Forumit.

    Kjo sepse, kjo tematike eshte diskutuar AQ SHUME, saqe sot vazhdon te flitet per te vetem per nevoja histerike animaleske qe kane kanibalistat tane.

  8. #38
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Peniel


    fjalet e tua jane nje INJORANCE e paster, qe te falet ty xhanem...se juve jeni kolopucat e levizjes te DEMONIT te paditurise e te te qenit lolo, sic jane Ungjilloret.


    Interesohu pak se sa qindra Ungjillore - nga ata qe kane goje te flasin, meqe kane shkolle, e jo kalamaj shqiperie ore ore lule bore, si ju qe mblidheni qesharakisht ne kete forum - kane perqafuar ortodoksine si krishterimi qe themeloi Krishti.


    P.S, nuk tallem se sa here qe dua te shoh se sa lolo mund ta beje demoni i paditurise njeriun, klikoj tek forumi protestant ketu. Ka plot material ne njerez e shkrime. Me vjen keq per keta!



    Semo!


    Nuk eshte hera e pare qe ti shprehesh keshtu. Ne pergjigjen tende cdo njeri ne kete forum mund te shohe mentalitetin dhe frymen qe karakterizon nje besimtar ortodoks si ty. Me vjen keq per ata njerez qe mblidhen rreth teje per te degjur per Perendine, te cilet me te vertete e kerkojne Perendine por, nuk e dine se njeriu qe u flet as qe e ka idene se kush eshte Perendia ne te vertete.

    Une flas me fakte dhe jo fjale ne ere. Nese ty nuk te pelqen imazhi i kishes ortodokse dje dhe sot, per kete jane pergjegjes njerez si puna jote qe nuk bejne gje tjeter vecse blasfemojne emrin e Perendise ne bote. Te verteten nuk mund ta fshehesh as ta fshish dhe historia eshte deshmitar i gjithckaje. Qe te kuptosh se cfare dua te them, leri pak menjane librat teologjike qe ke dhe lexo pak histori.


    Perendia te hapte syte.



    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  9. #39
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Degjo


    leri femerlleqet me mua. Shkurt muabeti, debatet me ty zgjidhen keshtu:


    BUJRUM, tregome ti mua se ku i ke dhene FAKTET ti! Ti nuk ke dhene ASNJE FAKT deri me sot, ne mos ti quan fakt, shkrimin tend te meparshem ne kete teme.


    Ja ku jemi: UNE edhe TI


    hap nje teme me vete me faktet e tua e te shohim se cfare permbajtje kane ato.



    Po nuk e bere, atehere fjalet e mia drejtuar ndaj si te tuve, JANE TE SAKTA.



    po pres...

  10. #40
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja standarti me te cilin "fakton" ti:





    Citim Postuar mė parė nga Peniel
    Albo


    Me vjen keq qe ne te gjithe shkrimet e tua ti mburresh me ortodoksine per anen materiale dhe per cfare ka bere ajo nga ana frymore nuk permend asgje. Shiko. Eshte e vertete qe ortodoksia ka arritur te beje shume gjera por askush nuk garanton se keto 'suksese' nuk kane qene pa pasoja. Une jetoj ne Greqi dhe jam shume me afer nje populli qe ka jetuar nen ndikimin e kesaj feje.


    Dmth, menyra se si ti gjykon ortodoksine, eshte me ane te jetuarit ne Greqi. Kjo eshte menyra se si fakton ti? Dmth ata pederastat, pedofilat, transvesitet, drogaxhijte, pijanecet etj etj qe hasen ne vendet protestante Britani, Suedi, Holande, Gjermani etj tregojne fytyren e protestantizmit, apo cfare?




    Le ta shikojme ceshtjen e ortodoksise ne thelb dhe te shtjellojme me pak fjale dy pyetje te thjeshta qe do te ndricojne sadopak te vertetat rreth kesaj feje por jo ne aspektin historik te saj.

    1) Cfare eshte ortodoksia?

    Fe me karakter te krishtere nga jashte por qe ne brendesi te saj nuk te jep nje pershtypje te tille. Te gjithe kleriket e saj mundohen me mish e me shpirt te mbajne gjalle ate qe paraardhesit e tyre krijuan. Modelin e nje kishe fallco qe nuk ben gje tjeter vecse terheq ne humnere njerez te cilet mundohen edhe ata te ruajne sikurse edhe udheheqesit e tyre, trashegimine fetare te cilen e ruajne brez pas brezi.


    Ku qendron te shikuarit nga afer ketu? Tek fjalet e tua? Mbi cfare baze do te merren si autoritet fjalet e tua? Cfare je ti, ndonje shkollar qe ke mbrojtur dizertacione per fetarine e grekeve? JO NUK JE. Madje ti zor se ke lexuar ndonje liber mbi ortodoksine...
    Atehere ku qendron ndryshimi i fjaleve te mia drejtuar ndaj teje (per te cilat ti ndihesh se je trajtuar padrejtesisht), ne krahasim me fjalite e tua te mesiperme?

    Ne fakt, nqs ti fjalite e tua i ke PLOT GABIM, cfare une kam thene ne lidhje me ty del e vertete.


    2) A nuk perfaqesojne krishterimin?

    Keshtu mendojne por ne te vertete jane shume larg asaj qe pretendojne. Kane krijuar imazhin e nje krishterimi te pakapshem, te paarrire qe pa ndihmen e klerikut nuk mund te arrijne kurre tek Zoti. Keshtu kane ruajtur modelin e vjeter izraelit duke thene se keshtu i qendrojne besnike tradites dhe duke e bere akoma me te veshtire afrimin e njeriut tek Perendia, rruge te cilen e hapi Jezu Krishti me flijimin e Tij ne kryq. Asnjehere nuk i jane kushtuar anes frymore dhe nuk jane interesuar kurre per kete gje. Interesi material ka qene gjeja kryesore dhe shfrytezimi i postit klerik ka qene nje nga ceshtjet me kryesore ne te cilen kane dhene rendesi. Kur njeriu nuk e ka idene se cdo te thote te jetosh me Perendine atehere nuk mund t'i tregoje rrugen askujt per tek Ai.



    Po ketu ku qendron te shikuarit nga AFER?


    Mbi cfare baze gjykon ti? Cfare kriteri gjykimi ke, apo KUSH eshte kriteri YT? Leximi me interpretim i Bibles? Po kush te garanton ty Interpretimin e SAKTE te tij? Atehere padyshim, i bie qe dritdhenesi yt, pastori dmth, te JETE Perendia yt, Idhulli, mendimin e te cilit ti perqafon si te drejte ne lidhje me Interpretimin tend.






    Ketu ne kete ceshtje mund te thuash shume gjera por besoj se nuk ia vlen barra qirane. Feja ortodokse mund te cirret e te bertase per arritjet e saj ne shekuj por keto arritje i kane kushtuar popujve dhe sidomos popullit shqiptar. Kleriket ortodokse greke kane arritur te mbijetojne fale dinakerise dhe mashtrimit qe i ka karakterizuar gjate gjithe shekujve. Nuk mund te harrosh lehte marreveshjet qe benin me turqit ne dem te shqipetareve per t'i mbajtur ne erresire dhe te percare. Gjithmone kane bere te pamunduren per te ruajtur interesat e tyre duke shfytezuar pikat e dobeta dhe te dobetit.



    Ja ta fillojme me bashkekohesit e grekeve ne kohe te Otomaneve, me vende protestante si Anglia psh, edhe marrim se cfare kane bere anglezet me Irlandezet e deri tek kolonite e tyre neper Afrike. Kush del me i keq se greket?


    Pervec kesaj nuk na sqaron se mos valle greket kane bere marreveshje me Veziret shqiptare kundra shqiptareve, ne kohe te Otomaneve?
    Po greket a kane te drejte te thone se derisa disa Vezire shqiptare e kane shtypur me GJAK popullin grek, ta konsiderojne si Konspiracion shqiptar kundra Grekeve?








    Ketu ne Greqi pak para se te zbuloheshin skandalet e klerikeve ortodokse, nese pyesje dike se kujt i besonte me teper pergjigjej: Priftit dhe televizorit. Mendo se cfare roli luante kleriku ne kohen e sundimit turk. Mjeshteria e tyre e mashtrimit dhe dinakeria qe i karakterizonte arriten te pergatisnin popullin grek per luften kunder turqve. Ndersa shqiptaret te cilet ti i karakterizon se i sherbenin turqve per interesat e turqve, e verteta eshte se me te vertete kishte shqiptare ne qeverine turke por me nje qellim te vetem: te pergatisnin shqiptaret per shfarosjen e turqve. Nuk mund te ngresh nje popull ne kembe kur ai gjendet ne erresire te plote frymore dhe i paditur. Kur te paret tane, rilindasit tane perpiqeshin me mish e me shpirt te mesonin gjuhen shqipe, kleriket greke te cilet perfaqesonin ortodoksine greke ne Shqiperi, bertisnin e cirreshin neper kisha se Zoti nuk e kupton gjuhen shqipe dhe njekohesisht shfrynin kercenime ndaj atyre qe perpiqeshin te dergonin femijet ne ato pak shkolla qe ekzistonin.




    Je THJESHT nje i PADITUR nga historia.




    Pacavure Rob
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-11-2005 mė 08:23

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  2. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  3. E papėrballueshmja - tregim
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-12-2004, 20:57
  4. " Eja,dashuri perseri !! "
    Nga Letersia 76 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2002, 16:29
  5. Te urrej....dhe perseri te dua!!!!
    Nga Ngrohtesia nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •