KRYETARI I IZRAELIT PĖR TĖ PARĖN HERĖ NĖ VATIKAN
Qytetėrimi botėror debitor i kulturės hebraike
Vizita e Kacavit bėrė Vatikanit ėshtė hapi i parė, pas dy mijė vitesh, nė afrimin e serishėm tė dy religjioneve vėllazėrore.
Xhoana M. Perkaj
Javėn e kaluar, papa Benedikti XVI e ka pranuar nė vizitė zyrtare kryetarin e Izreaelit, Moshe Kacav. Ėshtė kjo vizita e parė shtetėrore qė i ėshtė bėrė Vatikanit nga ana e njė presidenti hebraik. Vizita ka zgjatur gjysmė ore dhe me atė rast kryetari Kacav e ka pėrsėritur ftesėn e drejtuar nga kryeministri Ariel Sharon, nė muajin korrik, qė Papa ta vizitojė Tel Avivin.
Raporti mes Izraelit dhe Vatikanit ėshtė shumė mė tepėr se njė raport mes dy shteteve. Sot, kur mendojmė pėr hebrenjtė, vetvetiu imponohen dy asociacione: Holokausti dhe shteti i sotėm i Izraelit nė konflikt tė pafund me fqinjėt arabė. Armiqėsia, herė e hapur, herė latente mes konfesionit tė krishterė (tė tė gjitha riteve) dhe atij hebraik, e pėrcjellė qytetėrimin europian dy mijė vjet. "Hebrenjtė janė vėllezėrit tanė mė tė mėdhenj", ka thėnė Gjon Pali II me rastin e vizitės bėrė Sinagogės sė Madhe nė Romė, duke u bėrė papa i parė pėr 2000 vjet tė krishterimit, i cili ka hyrė nė njė sinagogė. Nuk ekzistojnė fjalė mė tė pėrshtatshme me tė cilat do tė mund tė shprehej lidhshmėria e gjenezės shpirtėrore tė dy besimeve.
Andaj, dy mijė vjet tė raporteve konfliktuoze duken si njė marrėzi e shtrenjtė, marrėzi e cila ka zgjatur tepėr shumė.
Ėshtė fakt i pamohueshėm se historia e deritashme botėrore ka karakter europocentrik. Qytetėrimet e larta janė zhvilluar edhe nė pjesė tė ndryshme tė botės, por, asnjė prej tyre nuk e ka pasur njė vijė tė drejtė dhe tė pandėrprerė tė pėrpjetėzes si Europa. Kulturat europiane jo vetėm qė nuk janė shuar siē ka ndodhur nė pjesėt e tjera tė botės (Sumeri, Egjypti) por, kanė bėrė evoluim njėra nė tjetrėn, duke shkuar pėrpjetė nė skalėn e zhvillimit kualitativ. Mjafton tė ndiqet vija kryesore e kėtij evolucioni, ku kultura antike greke paraqet themelin. Vijnė, pastaj, kultura helenistike dhe ajo romake, por jo si kultura tė ndara, por si transmetuese tė kulturės greke, nė pjesė mė tė largėta tė kontinentit indoeuropian, e cila merr trajta tė reja. Kėshtu arrihet deri te Humanizmi dhe Renesansa.
Nė dy mijė vitet e fundit, kultura magjepsėse e periudhės antike vazhdon me kulturėn e krishterė. Nė kėtė mėnyrė, tradita dhe kultura shpirtėrore hebraike, si pjesė e pandashme e krishterimit, do tė hyjė nė simbiozė me traditėn e lashtė indoeuropiane, duke rezultuar me atė qė njihet si qytetėrim europian. Hallka tjetėr qė e lidh qytetėrimin europian me hebrenjtė ėshtė fakti se predikuesi i besimit tė ri, tė krishterė, ka qenė Jezusi, nga njė familje e varfėr hebraike nga Nazareti.
A mund tė paramendohet historia e njerėzimit pa Isaac Newtonin ose Albert Einsteinin? Qytetėrimi botėror ėshtė debitor i kulturės hebraike. Jo vetėm tė asaj qė ėshtė zhvilluar nė diasporė, kryesisht nė Perėndim, ku hebrenjtė kanė qenė tė integruar nė strukturat shoqėrore dhe politike, por edhe mė tepėr pėrmes ndikimit kulturologjik. Nė kėtė rrafsh mund tė veēohen tri komponenta. E para ėshtė se shkenca e cilėson judaizmin si "religjion tė historisė". Derisa religjionet pagane politeiste kanė njė karakter ciklik, duke u pėrsėritur nė kohė dhe hapėsirė tė paidentifikuar, religjioni monoteist hebraik lidhet me personalitete dhe ngjarje konkrete historike. Komponenta e dytė ėshtė identifikimi i kritereve tė moralit, pėr tė parėn herė nė historinė e religjionit. Nė rend tė parė, ndalimi i flijimit tė njeriut pėr shkaqe religjioze (tregimi pėr Abrahamin dhe djalin Isakun), parimet rigoroze tė moralit seksual dhe monogamisė (tregimi pėr mbretin David dhe Baatshebėn, gruan e Urit). Dhe, komponenta e tretė e rėndėsishme ėshtė ndarja rigoroze e religjionit nga pushteti laik. Populli qė nė emrin kombėtar e ka Zotin (Izrael do tė thotė "Zoti ėshtė i madh) ėshtė veēuar edhe nė kėtė aspekt nga popujt e tjerė tė Lindjes, duke u bėrė pararendės i rregullimit laik tė shtetit, njė mijė vjet para erės sė re.
Bono Vox nga bandi U2, i njohur pėr punė humanitare dhe fan i madh i Papės Gjon Palit II ka thėnė nė mėnyrė piktoreske se "Papa ka qenė frontman i tė gjithė papave". Guximi me tė cilin Gjon Pali i ėshtė qasur kapėrcimit tė tabuve tė kota, e dokumenton kėtė pohim tė Bonos. Vizita e Kacavit bėrė Vatikanit ėshtė hapi i parė, pas dy mijė vitesh, nė afrimin e serishėm tė dy religjioneve vėllazėrore.
KOHA JAVORE
Krijoni Kontakt