Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ne kufi te dy legjendave

    Titullin e huazova nga nje film i vjeter shqiptar ,qe e kam pare ne femijerine time.
    Ideja per kete teme me eshte ngacmuar nga thenia e nje ish-mikut tim.Dikur ai me tha "aty ku u takuan myslymanizmi dhe krishterimi, aty linden gjerat me te mira".
    Konkurrenca, lufta per ekzistence ,pervec te keqijave te saj, ka edhe te mira.
    Cliron nje energji te re, krijon ide te reja,zhduk budallallekun.
    Shembuj ka shume.

    Ish-Bosnia dikur ne Jugosllavi ka qene vendi me i mire, Sarajevo qyteti me i bukur.
    Gjirokastra, qyteti me te cilin mburremi kaq shume, nuk eshte gje tjeter vecse, nje perputhje e arkitektures myslymane me ate ortodokse.Berati gjithashtu.
    Skenderbeu u be Skenderbe, pasi mesoi shume nga kultura myslymane dhe e bashkoi ate me kulturen e krishtere te vendlindjes se tij.Nje rast tjeter eshte ai i George Tenet, James Belushi etj.Me sa kam degjuar greket qe erdhen nga Turqia ,jane me te pasurit ne Greqi.
    Miqte e mij te femijerise qe vinin nga familje te perzjera fetare, me dukej se kishin dicka ne plus, qe une nuk e kisha.

    Ndosha e kam tepruar.Pres komentet tuaj ne lidhje me kete bashkim, me kete energji qe clirohet kur takohen dhe bashkohen 2 kultura te ndryshme, 2 cililizime.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Legjenda e tua jane te verteta, por interpretimi yt eshte i gabuar.

    Perplasja dhe njohja e njeriut me disa qyteterime te ngritura mbi besime te ndryshme fetare, nuk eshte "nje pasuri e perzier shpirterore", ashtu sic e shikon ti, por nje mundesi per te zgjedhur besimin e drejte dhe te vertete. Nese dikush ka njohur te mjaftueshme per islamin dhe per orthodhoksine pasi jeton ne nje vend multi-fetar si Shqiperia, kjo nuk i fal atij njeriu vetem nje "kulture te jashtme", por edhe nje shkelqim te brendshem shpirteror. Kete shkelqim njeriu e krijon duke provuar efektin shpirteror te cdo besimi ne jeten e tij. Dhe ne nje plan me te gjere, cdo shqiptar i rritur ne Shqiperi eshte ne gjendje qe te shohi frytet e besimit tek cdo komunitet. Ato frutet me te embela shpirterore, ai i ben te tijat.

    Dhe efekti i dyte i legjendes eshte ai historik. Vetem ata qe kane vuajtur dhe jane persekutuar per besimin e tyre, sic eshte rasti i shume besimtareve orthodhokse qe jane minoritet ne vendet e tyre, jane ne gjendje qe te vleresojne sa duhet forcen jetedhenese te besimit ne momentet me te veshtira. Nje krahasim te ngjashem: gjysherit tane ia dine vleren e duhur kohes se paqes qe ne jetojme, pasi ata gjysherit tane u linden dhe rriten ne kohe luftrash. Vuajtja dhe vdekja qe u pane syte, i ben ata qe te kerkojne dhe vleresojne sic duhet paqen. Por a mund te thuash te njejten gje per brezin tone qe eshte lindur e rritur ne kohe paqeje?! Sigurisht qe jo.

    Albo

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe une nuk bie dakort sidomos me shembujt. As Bosnja, as Sarajevo, nuk kane qene vendet me te bukura ne ish-Jugosllavi. Kush tha qe Gjirokastra e Berati ka nje nderthurrje te arkitektures ortodokse me ate muslimane?
    Une shoh ndertime te ngjashme ne Bullgari, qofte Greqi, por ne asnje vend te Turqise, perjashtojme ketu pjese te Stambollit te populluar me ballkanas.

    Eshte krejtesisht e pabaze te thuhet se Skenderbeu eshte nje simbioze e kultures turke qe ai pretendohet se ka marre, me te kristiane. Kjo mund te qendroje deri diku ne artin ushtarak - por edhe kjo nuk eshte e sigurte.

    Pastaj te fusesh J. Blushin e George Tenet ne kete lloj teme, duket kot fare.


    As nuk mendoj se ne Shqiperi mund te mesosh mbi Islamin apo Ortodoksine. Ne fakt, fetarisht, Shqiperia londineze eshte vendi me i prapambetur ne Ballkan.

    Greket e fanarit qe jane shperngulur ne Greqi, jane me te pasurit, sepse ata perbenin klasen tregtare te kryeqytetit te ish perandorise, Stamboll, nderkohe qe Greqia moderne ka qene me periferike.



    Nese do te shtrohej pyetja se, a ka pasur ane pozitive nderthurrja e kulturave islamike me ate ortodokse, patjeter qe ka pasur deri ne nje fare mase, sidomos ne qendrat e kulturuara.


    Nderthurrje kulturash fetare behet fjale ne perandorine Osmane jo ate Bizantine, sepse kjo e fundit ishte e centralizuar rreth ortodoksise e nuk pranonte pluralitet fetar. Nderkohe qe ne perandorine otomane, krishterimi nuk perbente nje bashkeqyteterim, por, zyrtarisht edhe me se shumti praktikisht, ishte nje meshirim per mbijetim i nje qyteterimi qe konsiderohej si i dores se dyte e ne shume aspekte shihej me perbuzje.

  4. #4
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Eshte krejtesisht e pabaze te thuhet se Skenderbeu eshte nje simbioze e kultures turke qe ai pretendohet se ka marre, me te kristiane.

    Qafo o dakord me Qemon. Semo! Sipas Edward Gibbon kjo qe thua ti me siper nuk qendron. Skineri ka jetuar ne sherbim te Sulltan-Kalifit nga mosha 9 vjec deri ne 40 e kusur. Sigurisht qe oborri Osman i ka lene mbresa dhe e ka bo simbiotik e sinkretik.

    Qemo: Well said buddy! Well said indeed.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 09-12-2005 mė 16:43

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk je metodik ne te lexuar. Po ta kesh lexuar mire Gibonin vete (mundesia eshte qe ti te kesh lexuar ndonje qe i referohet Gibonit!!!), ne parathenie te librit te tij mbi historine e perandorise se Romes, thuhet qarte se, Giboni dhe pse historian gjigand, ka te dhena qe nuk perfaqesojne mendimet e sotme moderne, madje ka dhe gabime. Pse?

    Sepse Giboni ka jetuar ne shek.17 (mos gaboj), dhe, konkretisht, ne lidhje me Skenderbeun, nuk ka pasur ndonje veper kritike nga pikepamja historike. Per baze jane marre variantet 'klasike' te Barletit, qe ne fakt vete Giboni filloi ti hidhte poshte.

    Pas shek.19, historiografet kane hedhur poshte, ose kane vene ne pyetje seriozisht, shume nga cka eshte besuar deri me sot per Skenderbeun.

    Fan Noli thote me te drejte se po te kishte qene Skenderbeu qe ne moshen 9 vjecare ne oborr te Sulltanit e deri sa u be burre, pak mundesi do te kishte te mos ishte bere musliman fanatik, e te mund te vepronte me aq lehtesi sa veproi per ty kthyer 180 grade kundra asaj qe do te ishte edukuar. Eshte irealiste.


    Pra, me e mundshmja eshte qe Skenderbeu u mbrujt ne familjen e tij, ose sic thote NOLI prane MASAVE te VARFERA te popullit, sepse Noli shihte aspektin klasor ne ate lufte si rol vendimtar ne suksesin e Skenderbeut.



    Pra, eshte ajo qe thashe une, se nuk ka baza te thuhet se Skenderbeu eshte SIMBIOZE e kultures islamo-kristiane. Hamzai po, pasi ky lindi nga martesa e Stanishes me nje turke dhe u rrit nder turq, por jo Skenderbeu. Eshte tjeter gje te thuash qe Skenderbeu ishte ne dijeni te kultures turke-islamike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 15-12-2005 mė 04:13

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dhe sa per dijeni, Noli, mendimin se Skineri nuk u rrit ne oborr te sulltanit, nuk e nxorri thjesht nga kundershtime logjike te se mundures me te pamunduren, por, pervec kesaj, u mbeshtet ne dokumente arshivore Venediko-Raguzane (qe ne fakt jane zbuluar nga te tjere para Nolit), qe pohojne drejtpersedrejti ose indirekt, pranine e Skenderbeut ne Shqiperi, gjate, thuajse, gjithes kohes, para Revolucionit te tij te Nentorit 1443.

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Pra, eshte ajo qe thashe une, se nuk ka baza te thuhet se Skenderbeu eshte SIMBIOZE e kultures islamo-kristiane. Hamzai po, pasi ky lindi nga martesa e Stanishes me nje turke dhe u rrit nder turq, por jo Skenderbeu. Eshte tjeter gje te thuash qe Skenderbeu ishte ne dijeni te kultures turke-islamike.
    Hmmm...Hamzai e ka pas emrin Branilo ne mos qofsha gabuar. Apo ishte Branilo turk?

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kuptohet qe ketu ka kontradikta. Me duket se Barleti numeron si djale te pare, Reposhin. Pastaj, Barleti i vdes tre nga kater djemte.

    Historiografia moderne argumenton se ka qene Stanisha i pari, jo Reposhi. Se nuk u hoqen qafe tre djem, pasi Stanisha rezulton gjalle ne shume dokumente. Se Reposhi u be murg, ose ka qene duke u bere murg ortodoks, para se te vdiste.


    Hamzai vinte nga martesa e Stanishes me nje turke. Si Branilo, mund te njihej nga i ati, por ai u be i famshem me emrin turk, Hamza.

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kam degjuar se ne konferencen e fundit mbi Skenderbeun qe u mbajt ne kryeqytet, nje nga temat e diskutuara ka qene perhapja e kishes ortodokse ne kalane e Krujes. Do te isha kurioz per kete studim, nqs nuk eshte perseritja e asaj qe Kristo Frasheri ka shkruar tashme ne historine e tij mbi Skenderbeun.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs up Teme shume e bukur.

    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Titullin e huazova nga nje film i vjeter shqiptar ,qe e kam pare ne femijerine time.
    Ideja per kete teme me eshte ngacmuar nga thenia e nje ish-mikut tim.Dikur ai me tha "aty ku u takuan myslymanizmi dhe krishterimi, aty linden gjerat me te mira".
    Konkurrenca, lufta per ekzistence ,pervec te keqijave te saj, ka edhe te mira.
    Cliron nje energji te re, krijon ide te reja,zhduk budallallekun.
    Shembuj ka shume.

    Ish-Bosnia dikur ne Jugosllavi ka qene vendi me i mire, Sarajevo qyteti me i bukur.
    Gjirokastra, qyteti me te cilin mburremi kaq shume, nuk eshte gje tjeter vecse, nje perputhje e arkitektures myslymane me ate ortodokse.Berati gjithashtu.
    Skenderbeu u be Skenderbe, pasi mesoi shume nga kultura myslymane dhe e bashkoi ate me kulturen e krishtere te vendlindjes se tij.Nje rast tjeter eshte ai i George Tenet, James Belushi etj.Me sa kam degjuar greket qe erdhen nga Turqia ,jane me te pasurit ne Greqi.
    Miqte e mij te femijerise qe vinin nga familje te perzjera fetare, me dukej se kishin dicka ne plus, qe une nuk e kisha.

    Ndosha e kam tepruar.Pres komentet tuaj ne lidhje me kete bashkim, me kete energji qe clirohet kur takohen dhe bashkohen 2 kultura te ndryshme, 2 cililizime.
    Ke shume te drejte, po fanatizmi nuk i le njerezit te kuptojne se ç'do te thuash.

    Aty ku ka shkrirje qyteterimesh, lindin edhe mrekulli qe s'gjenden ne vendet ku keto qyteterime jane te veçuara nga te tjeret (nese ka tolerance dhe harmoni kuptohet). Dhe kjo nuk vlen thjeshte per dyshen Islam-Krishterim. Ja merre Evropen! Sa ndikime ka pase aty deri sa ka ardhur ne kete pike? Do duhej kohe e gjate per ta trajtu kete çeshtje. Studiuesi francez Roger Garaudy, bashke me dy hebrenj, dy myslimane, nje indian dhe nje prift katolik po pergatisin nje liber ku i meshohet rendesise se dialogut midis qyteterimeve dhe rrezikut qe sjell e kunderta. (Kete e kam lexu ne nje interviste te Garaudy-t dhe mund te kete dale si liber.) Garaudy eshte fantastik. Ka shume dije, dhe sidomos ne kete çeshtjen e qyteterimeve eshte njesh. Por, fatkeqesisht nuk lexohet ai, po ca tipa si Huntington-i, meqe ky i fundit thote edhe gjera qe u interesojne qellimeve te "te medhenjve".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 16-12-2005 mė 05:01

Tema tė Ngjashme

  1. Promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"
    Nga GL_Branch nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 690
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 20:52
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Autobiografitė e legjendave tė futbollit
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-07-2007, 06:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •