Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 179
  1. #151
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Ne diskutimin tim me Seminaristin une po thoja se kisha ne shekullin e pare mblidhej neper shtepia dhe me kete doja te mbroj faktin se edhe sot kisha duhet te mblidhet ne shtepia dhe se ajo nuk ka nevoje per godina pompoze.

    Ne kete diskutim pra, Seminaristi me thote se ishin kushtet historike qe diktuan faktin se kisha mblidhej neper shtepia atehere. Ndaj edhe une e pyeta:




    Ju ne vend qe te fokusoheni tek kushtet historike, jeni fokusuar tek "ndertimi i ndertesave kaq te shtrenjta".

    Mund te me pergjigjet ndokush per kushtet historike qe diktuan sot perdorimin e ketyre godinave?

    Ju protestantet jini tipa, ... hiqeni si interesante, sepse ... ne vend te zgjeroni njohurite rreth feve te tjera me studime te mirefillta fetare; ne menyre primitive deshironi te hakmerreni per mungesen e theksuar te kultures ne fene tuaj te censuruar. Ajo feja juaj eshte berre si "lengu i lengut te lengut te mishit"!!! Katolicizmi, Ortodoksia, dhe ... Islamizmi jane mijera here me te perparuar se ju ne kushte historike, (qofshin keto per mire apo per keq), dhe ... ne kulture fetare.

    Nuk e vendos ti dhe ... asnje besimtar apo grup tjeter i zakonshem besimtaresh ortodokse se ku dhe si duhet te luten besimtaret e kesaj feje por eshte vendosur prej kohesh. Bazamenti i tyre doktrinal eshte hedhur pergjate mbajtjes se Shtate Keshilleve Ekumenikale, ( i pari i zhvilluar ne Nish, me 325 te eres sone, nen drejtimi e Konstandinit te Madh). ne dite e sotme funksionon Sinodi i Shenjte, i cili merret interpretimin e doktrines ortodokse, nderr shume gjerash te tjerash. Sec te duket ty apo mua e drejte pak rrendesi ka, dhe ... mendime te cilat t'i kane infiltrur me nje rroge ne $$$ ata "profetet e tu protestante" mbaji per vete, sikurse une mbaj per vete mendimet e mia personale, ose i shpreh si te tilla, atje ku me takon.

    Kushte historike per ndertimin e kishave (ndertesave) te krishtera ekzistojne, ka edhe date. Historia e ndertesave te para kishtare e ka origjinen ne vitin 313, te erse sone, dhe si kusht historik ishte tolerimi i zyrtarizuar, ... Konstandini i Madh i berri Kristianizmit ne po kete vit. Kishat e para sot njihen me emrin kisha paleokristiane,(gjurmet e nje kishe te tille ndodhen edhe ne Butrint), dhe ... ne fillim liturgjia perbehej vetem prej rritit te Darkes se Fundit, gjate te cilave buka ngjyhej ne vere dhe u shperndahej besimtareve ne perkujtim te vdekjes se Krishtit. Me pas gjate shekullit te IV dhe te V te erse sone, nisen rritet e Pagezimit dhe ... rritet Funebre te mbaheshin ne kishe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeLiRiUm TrEmEnS : 04-12-2005 mė 05:01
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Delirium,

    do te ishte me mire te mos gjykoje njerez te cilet nuk i njeh dhe sidomos ata te cilet nxerrin buken e gojes me djerse.

    Shtegtari

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kishat Orthodhokse, perpara se te jene "te shtrenjta" jane te bukura si nga jashte edhe nga brenda. Bile bukuria e brendshme shte 100fish me e madhe se ajo e jashtme. Kjo simbolizon dy natyrat e Kishes se Krishtit, ate te jashtme dhe ate te brendshme, ate tokesore dhe ate hyjnore, ate njerezore dhe ate hyjnore.

    Fakti qe ne traditen e lashte orthodhokse besimtaret i kane zbukuruar dhe lare me flori te gjitha kishat e tyre, deshmon shenjterine e Kishes ne syte e zemres se cdo besimtari orthodhoks qe perben ne vetvete edhe shenjterine e jetes. Pra deshmon rolin qendror qe kisha luan ne jeten e cdo besimtari orthodhoks ku kisha nuk shihet si nje godine, por si Shtepia e Trupi i Krishtit, prej Trupit dhe Gjakut te te Cilit ushqehen shpirtrat e te gjithe besimtareve qe marrin pjese ne liturgjine hyjnore.

    Ai njeri qe nuk di te vleresoje te bukuren, ai njeri eshte i verber shpirterisht. Dhe te vetmit qe bejne pyetjet qe beni ju, jane ata qe nuk jetojne brenda Kishes, por jashte saj. Dhe per aq kohe sa jeton jashte Kishes se Krishtit, per ty Kisha do te jete vetem nje ndertese, nje objekt, nje send, nje fjale, asgje me shume.

    Rruga e vetme per te njohur Orthodhoksine eshte te perjetosh Misteret e Saj dhe keto mistere nuk i provon dot as duke lexuar libra, as duke debatuar ne forum, por duke shkuar ne Kishe pasi vetem ne Kishe Shpirti i Shenjte vepron me te gjithe madheshtine, fuqine dhe bukurine e Tij.

    Albo
    Nese "protestantet" na qenka te verber shpirterish,sipas teje,Albo,[B]ti je i verber frymerisht[B]sepse ke perdorur fjalet "shpirtrat" dhe "shpirterisht" aty ku duhet te thoje "frymen" dhe "frymerisht".Dhe me sa kam kuptuar nuk e di fare ndryshimin midis frymes dhe shpirtit,bile as edhe ne gjuhen shqipe.Mire do beje sikur te lexoje Clirimin e Frymes,te botuar nga Matrix ketu ne forum.

    Ju ortodokset e devotshem paskeni nje problem kujtese:harroni se Shkrimet thone se Perendia eshte FRYME dhe vetem ne fryme do qe ta adhurojme.Po nejse,jeni me te zene me bukurite e jashtme te "Kishes" dhe ato te brendshmet persa i perket arit se sa me BUKURINE E BRENDSHME d.m.th. KRISHTIN.

    Mund te me gjesh ndonje varg ne Shkrimet ku permendet te vajturit ne kishe se une di se permendet te mbledhurit e Kishes ne nje vend1 Kor. 14:23.

    Ju vleresoni ate qe eshte e bukur ne syte e botes/njerezve,ndersa ne ate qe bota e quan marrezi ,por Zotit tone i jep gezimin me te madh.

    Sa per shtrenjtesine,arin,zbukurimet dhe shenjterine jo vetem te kishes ortodokse,por edhe asaj katolike dhe per me teper asaj protestante (edhe pse kjo e fundit eshte me e varfer se dy te parat),po te paraqes ate qe vete Krishti i thote kishes se kohes sone.

    Dhe engjellit te kishes ne Laodice shkruaji:keto ketu thote Ameni,Deshmitari besnik dhe i vertete,Fillimi i krijeses se Perendise:
    I di veprat e tua se as i ftohte je as i ngrohte. Sikur te ishe i ftohte ose i ngrohte.
    Po keshtu i vaket sic je dhe as i ngrohte as i ftohte,do te te vjell nga goja ime.
    Se thua se jam i pasur dhe jam pasuruar dhe s'i kam nevojen asnjerit,dhe nuk e di se ti je i sfilitur dhe i ngrate dhe lypsar dhe i verber dhe i zhveshur,
    te keshilloj te blesh prej meje ar te kulluar ne zjarr qe te pasurohesh,dhe petka te bardhe qe te mbeshtillesh qe te mos shfaqet turpi i lakuriqesise sate,dhe lyej me ilac sysh syte e tu qe te shohesh.
    Une ata qe dua i kontrolloj dhe i edukoj;ji i zellshem pra,dhe pendohu.
    Zbulesa 3:14-19.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shtegtari : 04-12-2005 mė 07:05

  4. #154
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Mgja mendimi im eshte se tema te tilla jane te padobishme ne nje forum si ky. Do te ishte me mire, te lejoheshin vetem tema me informacion/lajme rreth veprimtarive fetare ne Shqiperi apo bote, por jo ne mendime personale rreth feve te ndryshme, me qellim mos-akrobacimin si te kjo teme - nga djegia e kishave ortodokse ne Serbi, te "shtrenjtesia e kishave Ortodokse" apo te analizat obstretike te Shen Merise.
    ????
    Nese nuk perton, sqaroje c'fare ke dashtur te thuash me siper?

  5. #155
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Ju protestantet jini tipa, ... hiqeni si interesante, sepse ... ne vend te zgjeroni njohurite rreth feve te tjera me studime te mirefillta fetare; ne menyre primitive deshironi te hakmerreni per mungesen e theksuar te kultures ne fene tuaj te censuruar. Ajo feja juaj eshte berre si "lengu i lengut te lengut te mishit"!!! Katolicizmi, Ortodoksia, dhe ... Islamizmi jane mijera here me te perparuar se ju ne kushte historike, (qofshin keto per mire apo per keq), dhe ... ne kulture fetare.
    C'fare thua mer ti? Protestanizmi ka nje kohe te gjate qe po e sundon boten, e ti na thua qe qenka me e prapambetur se katolicizmi, orthodoksia dhe islami. C'nuk te degjojne veshet, e c'nuk te lexojne syte?!
    Ndoshta edhe ti vete jeton ne nje vend protestant?!

  6. #156
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Nese "protestantet" na qenka te verber shpirterish,sipas teje,Albo,[b]ti je i verber frymerisht[b]sepse ke perdorur fjalet "shpirtrat" dhe "shpirterisht" aty ku duhet te thoje "frymen" dhe "frymerisht".Dhe me sa kam kuptuar nuk e di fare ndryshimin midis frymes dhe shpirtit,bile as edhe ne gjuhen shqipe.Mire do beje sikur te lexoje Clirimin e Frymes,te botuar nga Matrix ketu ne forum.
    Verberia shpirterore e juaj eshte derivat i injorances historike. Ju jeni si puna e atij adoleshentit qe kujton se i ati i vet qe i ka bere koken nuk merr vesh, dhe ai i di te gjitha. Per cilat Shkrime te Shenjta e ke fjalen, per ato Shkrime qe kane dale nga Tradita e Shenjte e Kishes Orthodhokse? Per cilen Drite e ke fjalen, per ate Drite te Pashkes qe orthodhokset e marrin nga kisha dhe e cojne ne shtepite e zemrat e tyre cdo pranvere? Per cilen Fryme po me flet, per ate Fryme qe ti e meson nga shkrimet e Matrix, apo per ate Frymen e Shenjte qe ne orthodhokset e marrim dhe perjetojme cdo te diele ne liturgjine hyjnore gjate Kungimit?

    Aq te verber jeni sa bukuria e Kishes se Krishtit ju vret syte pasi qoftelargu ju shtyn te mendoni se jeni vete Zot, jeni vete Kishe, shpetimi vjen me fjale apo me nje liber ne dore. Dhe kjo ju shtyn qe te shpikni nje besim ne mendjet tuaja, nje besim te ngritur jo mbi bekimin e Perendise, por nje besim te ngritur ne frymen e qoftelargut, ne frymen e protestes, ne frymen e largimit nga Shtepia e Zotit.

    Albo

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga DeLiRiUm
    Kushte historike per ndertimin e kishave (ndertesave) te krishtera ekzistojne, ka edhe date. Historia e ndertesave te para kishtare e ka origjinen ne vitin 313, te erse sone, dhe si kusht historik ishte tolerimi i zyrtarizuar, ... Konstandini i Madh i berri Kristianizmit ne po kete vit. Kishat e para sot njihen me emrin kisha paleokristiane,(gjurmet e nje kishe te tille ndodhen edhe ne Butrint), dhe ... ne fillim liturgjia perbehej vetem prej rritit te Darkes se Fundit, gjate te cilave buka ngjyhej ne vere dhe u shperndahej besimtareve ne perkujtim te vdekjes se Krishtit. Me pas gjate shekullit te IV dhe te V te erse sone, nisen rritet e Pagezimit dhe ... rritet Funebre te mbaheshin ne kishe.
    Amen! Ja pra dikush qė nuk ėshtė i errėsuar nga fanatizmi (pėr arsye se ėshtė ateist, por nė tė njėjtėn kohė njeh shumė gjėra rreth kishės ortodokse) na tregon atė qė ėshtė mė se e qartė. Origjina e ndėrtesave kishė, ashtu si dhe shumė e shumė praktikave dhe riteve fetare, nuk fillon nga apostujt ashtu siē pretendon Seminaristi me shokė, por nga fillimi i shekullit tė IV.

    Delirium, ja se si e kam thėnė unė kėtė gjė mė parė:

    Po tė dish gjithashtu origjinėn e ndėrtesave qė ju sot i quani kisha, (ose mė mirė po tė jesh as i sinqertė sa tė pranosh origjinėn e tyre) atėhere do kuptosh se kisha ortodokse nuk e ka moshėn e saj 2000 vjeēare siē pretendoni ju, por vetėm 1700 vjeēare.

    Ju keni njė boshllėk 300 vjeēar qė nuk mund ta mbushni dot, ēfarėdo qė tė bėni apo tė thoni!

    Citim Postuar mė parė nga DeLiRiUm
    Sec te duket ty apo mua e drejte pak rrendesi ka, dhe ... mendime te cilat t'i kane infiltrur me nje rroge ne $$$ ata "profetet e tu protestante" mbaji per vete, sikurse une mbaj per vete mendimet e mia personale, ose i shpreh si te tilla, atje ku me takon.
    Delirium, pėrse bėn sulme personoale? Ti nuk mė njeh mua dhe kėshtu qė nuk mund tė dish se si jetoj unė. Ti ke tė drejtė tė hedhesh poshtė mendimet e mia, t'i kritikosh ato, t'i gjykosh dhe/apo t'i hedhesh nė koshin e plehrave si tė pavlefshme, por mendoj se nuk bėra ndonjė gjė qė tė bėsh sulme personale.

    Megjithatė nuk ka shumė rėndėsi, rėndėsi ka qė edhe unė si puna jote, jam plotėsisht kundra atyre protestantėve qė e kanė bėrė Krishtėrimin biznes, jam kundėr atyre qė pėr tė predikuar njė orė nė javė, marrin rroga tė majme, ashtu sikurse jam kundėr tė gjithė atyre priftėrinjve katoliko-ortodoksė qė kanė rrogėn e tyre pėr t'i "shėrbyer" Zotit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #158
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E po kjo qe thua ti, Livein eshte njelloj si te thuash se:


    Bibla (sic e kemi sot) mbi te cilen bazohesh ti e ka fillimin qe nga shekulli 4, sepse ne kete shekull eshte pranuar zyrtarisht nga e gjithe Kisha.

    Trinia, po ashtu nje pjese thelbesore e besimit tend, e ka fillimin ne shek.4 sepse ne shek.4 u sanksionua si dogme kishtare.

    Qe Krishti eshte Perendi-njeri e ka zanafillen ne shek.4, sepse ne ate shek u sannksionua si dogme kishtare.


    Ndersa ne po te themi se idea e tempullit madje daton qe nga DHV, dhe se gjate shekujve te pare, para 313 ka pasur kisha, dhe se ka qene e njejta ide mbi kishen ndertese sic dhe ka qene me vone pas 313 e deri sot.


    Kishat e hershme u ndertonin mbi eshtrat e martireve; kishin altar; kishin nje ritual; kishte presviter qe kryente sherbesen (mesimin dhe kungimin) ne emer te episkopit. Pra ka qene e njejta strukture. Ne brendesi kisha ka ndarje qe jane te DHV pare ne driten e DHR. Lexo Klementin, Ignatin, Irineun, Tertulianin e me dhjetra te tjere qe kane jetuar qe nga shek.1 e deri para shek.4 kur krishterimi u be fe shteterore.
    Ndersa arkitekturisht, vertet Kisha ka adoptuar pas 313 nga arkitektura bashkekohore, ashtu sikurse shtepite-kisha te protestanteve sot dallojne nga modeli i shtepiave te shekullit te pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 05-12-2005 mė 04:45

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Verberia shpirterore e juaj eshte derivat i injorances historike. Ju jeni si puna e atij adoleshentit qe kujton se i ati i vet qe i ka bere koken nuk merr vesh, dhe ai i di te gjitha. Per cilat Shkrime te Shenjta e ke fjalen, per ato Shkrime qe kane dale nga Tradita e Shenjte e Kishes Orthodhokse? Per cilen Drite e ke fjalen, per ate Drite te Pashkes qe orthodhokset e marrin nga kisha dhe e cojne ne shtepite e zemrat e tyre cdo pranvere? Per cilen Fryme po me flet, per ate Fryme qe ti e meson nga shkrimet e Matrix, apo per ate Frymen e Shenjte qe ne orthodhokset e marrim dhe perjetojme cdo te diele ne liturgjine hyjnore gjate Kungimit?

    Aq te verber jeni sa bukuria e Kishes se Krishtit ju vret syte pasi qoftelargu ju shtyn te mendoni se jeni vete Zot, jeni vete Kishe, shpetimi vjen me fjale apo me nje liber ne dore. Dhe kjo ju shtyn qe te shpikni nje besim ne mendjet tuaja, nje besim te ngritur jo mbi bekimin e Perendise, por nje besim te ngritur ne frymen e qoftelargut, ne frymen e protestes, ne frymen e largimit nga Shtepia e Zotit.

    Albo
    Per mua do te ishte me mire te isha i verber shpirterisht sa se frymerisht.Dhe me sa kkuptoj nga shkrimi yt perseri vazhdon te mos dish dallimin midis frymes dhe shpirtit.

    E kam fjalen per ata Shkrime te Shenjte qe vete Zoti im u kujdes qe te arrinin deri ne ditet tona,ne menyre qe une dhe shume te tjere si mua ta njihnin
    ( nuk i ruajti tradita e shenjte e kishes ortodokse,por Krishti vete.
    Edhe pse nuk kam shkruar per ndonje drite,po te them se do te flisja per Driten e njerezve,per te cilen flet Gjoni ne fillim te ungjillit t etij.

    Nese ti si ortodoks e merrke Frymen nje here ne jave,une e kam marre nje here e pergjithmone kur pranova Krishtin si Shpetimtar dhe tashme Ai jeton ne mua dhe me ka dhene Jeten e Tij.Nuk e gjej Frymen ne ndonje liber,por me kete qe ke shkruar kupoj se sa i verber frymerisht je.

    Te thashe se kusheshte bukuria e Kishes per mua,po ti nuk mund ta kuptosh.Dhe nga ato qe kam shkruar nuk besoj se ke kuptuar ndonje gje vecse ashtu sic te intereson ty.

    Shpetimi vjen nje here e pergjithmone duke pranuar Krishtin,jo duke shkuar ne kishe cdo te djele.As edhe kete nuk ke kuptuar se Kisha jane ate qe jane shpetuar.Fatkeqsisht,perfytyrimi yt i Kishes eshte ai i nje ndertese ku shokjne ca njerez nje here ose dy ne jave.

    Shtegtari

  10. #160
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Per cilen Fryme po me flet, per ate Fryme qe ti e meson nga shkrimet e Matrix, apo per ate Frymen e Shenjte qe ne orthodhokset e marrim dhe perjetojme cdo te diele ne liturgjine hyjnore gjate Kungimit?
    Nuk jan shkrimet e Matrix, mor specialist...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  2. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  3. E papėrballueshmja - tregim
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-12-2004, 20:57
  4. " Eja,dashuri perseri !! "
    Nga Letersia 76 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2002, 16:29
  5. Te urrej....dhe perseri te dua!!!!
    Nga Ngrohtesia nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •