Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 179
  1. #91
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ka shume mundesi qe ti mos te kesh kuptuar fare ate qe kam thene.


    Sidoqofte, postimi yt i mesiperm permban nje GABIM te rende, tipik evangjelist:


    Ju lutem vini re se Juadaizmi eshte nje fe e gjerave tokesore. Ata kane nje tempull material, rregulla letrash, prifterinje ndermjetes, dhe kenaqesi per ketu ne toke.



    Nje akuze e tille eshte krejt Anti-biblike, madje blasfemuese, nqs, sic del qarte nga ky pasazh, konkludohet se cfare ishte ne DHV eshte e rene, tokesore, e keqe, qe DUHET shkaterruar edhe zevendesuar me nje sistem te ri, ate te DHR.



    Keto jane shenjat e dualizmit evangjelist. Eshte nje tendence heretike e lashte.



    Ne fakt, Dhiata e Vjeter, metaforikisht, eshte Trupi i Dhiates se Re, ndersa Dhiata e Re eshte fryma e Dhiates se Vjeter. Ato te dyja formojne NJE Beselidhje, Zbulese, pa perjashtuar njera tjetren.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Atehere, nqs ti mendon se degjimi i rrefimit etj jane ato qe e bejne krishterimin populli prifteror, ti nuk kupton dot te qenit komb prifteror.

    Nqs ne DHV ishte vetem fisi i Leviteve nga ku merreshin prifterinjte, tashme eshte i gjithe populli i Perendise, krishterimi.
    Nqs, ne DHV takimi me Zotin behej vetem nga prifti ne te shenjtat e te shenjtave, ne DHR vete komuniteti behet tempulli i Zotit edhe ne fakt cdo i krishtere e takon Zotin drejtpersedrejti ne Kungaten hyjnore.


    Mirepo, ajo qe eshte naive ne mentalitetin protestant, sipas se ciles nje parim hedh poshte tjetrin (psh o jane te gjithe prifterinj o asnje), eshte se pikerisht ne edhe nepermjet prifterise ekziston prifteria e popullit te Zotit. Forma e prifterise se DHV nuk hidhet e tera poshte per tu zevendesuar me nje rend krejtesisht te ri prifteror, por se ajo plotesohet, permbushet me te rene.
    Fillimisht ata qė punonin pėr Perėndinė vareshin nga Perėndia pėr jetesėn e tyre; ata nuk kėrkonin asgjė nga njerėzit dhe ata nuk do pranonin para nga joēifutėt (3Gjoni 7). Por gjatė kohės se Konstandinit, tė gjithė ata qė i shėrbenin Perėndisė merrnin paga nga pasuria e shtetit. Kjo praktikė filloi pak sa pas 300 pas Krishtit. Kur secili merrte njė pagė, metoda e Balaamit u fut brėnda. Metoda e Balaamit nuk ka asnjė vėnd nė planet e Perėndisė. Nėse do pyesnit Apostujt se sa paguheshin ata nė muaj, a nuk do ishte kjo njė shaka? Por sot kjo situatė ėshtė bėrė e zakonshme. Nėse mund t'i besojmė Perėndisė, atėhere ne shkojmė dhe punojmė; nėse nuk mund t'i besojmė Perėndisė, atėhere nuk punojmė. Duhet tė kemi njė kujdes tė veēantė pėrpara Zotit pėr kėtė ēėshtje.

    Menjėherė pas Zbulesės 2:14 pėrmenden pėrsėri Nikolaitėt. “Nė tė njėjtėn mėnyrė …” – vecanėrisht kėto fjalė formojnė njė lidhje me cfarė thuhet mė parė. Zoti shpreh kundėrshtimin e Tij ndaj mėsimeve tė Balamit; nė tė njėjtėn mėnyrė Ai kundėrshton mėsimin e Nikolaitėve. Zoti Vetė e pėrcakton nė Bibėl se si duhet tė jetė kisha. Mateu 20:25-28: “Dhe Jezusi i thirri ata pranė vetes dhe u tha: ‘Ju e dini se tė parėt e kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė pėrdorin pushtet mbi ato, por midis jush kėshtu nuk do tė ndodhė; madje secili prej jush qė do tė dojė tė bėhet i madh, qoftė shėrbėtori juaj; dhe kushdo prej jush qė do tė dojė tė jetė i pari, qoftė skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t’i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e Tij si cmim pėr shpengimin e shumė vetėve." E shihni? Kisha themelohet nga Zoti; shtresa e princėrve dhe e tė mėdhenjve nuk lejohet. Zoti tha se kushdo do qė tė jetė i madh mes jush, duhet tė jetė shėrbėtori juaj; kushdo ėshtė shėrbėtor, ėshtė prijės. Tė qėnit i madh nuk caktohet mbi baza pozite, por shėrbese. Po tė lexoni Mateun 23:8-11, ėshtė akoma mė e qartė. Parimi bazė i kishės ėshtė: Tė gjithė janė vėllezėr; nuk ka rabin, nuk ka mėsues, nuk ka etėr.

    Kur Kostandini pranoi krishtėrimin, u has mėsimi i Balamit dhe u shfaq mėsimi i Nikolaitėve. Kėtu gjejmė sistemin e etėrve. Ndėr shumė etėr, ai qė qėndron mbi ta ėshtė papa. .... Fjala laos, nė greqishten origjinale nikolaos, do tė thotė jo vetėm tė thjeshtėt (popull i zakonshėm), por gjithashtu do tė thotė njerėz jo tė zanatit, nė dallim nga ekspertėt dhe specialistėt. Pėr shembull, doktorėt janė specialistė tė mjekėsisė, dhe ata qė nuk janė tė tillė quhen njerėz jo tė zanatit. Kur njė zdrukthėtar takohet me njė zdrukthėtar tjetėr, ata janė tė tė njėjtit zanat dhe tė dy ekspertė. Kur takojnė dikė i cili nuk ėshtė zdrukthėtar, e quajnė njeri jo tė zanatit apo jashtė tij. Nikolait do tė thotė tė sundosh popullin e thjeshtė, qė tregon se ėshtė njė grup njerėzish qė janė ekspertėt, dmth. njerėz tė zanatit, ndėrsa pjesa tjetėr janė popull i zakonshėm, qė do tė thotė njerėz jo tė zanatit. Zoti thotė qė kjo ajo qė Ai e kundėrshton.

    Gjendja e kishės nė Efes dhe asaj nė Pergam ėshtė e ndryshme. Kisha nė Efes ka vetėm sjelljen e Nikolaitėve, ndėrsa kisha nė Pergam ka mėsimin e Nikolaitėve. Duhet ca kohė qė sjellja tė bėhet mėsim. Nėse manifestohet njė sjellje e caktuar dhe mė pas predikohet njė doktrinė, kjo pėrfshin jo vetėm aftėsinė pėr t’u sjellė, por edhe aftėsinė pėr tė nxjerrė njė teori bazuar nė atė sjellje. Ky ėshtė njė hap mė tej. Sjellja vjen para mėsimit. Shfaqja e mėsimit tregon se cėshtja ėshtė vėrtet serioze. .... Tashmė e kemi thėnė se kur Kostandini e pranoi krishtėrimin si fe shtetėrore, kisha u bashkua me botėn. Nėse do tė ishe romak, mund tė pagėzoheshe; ndaj kisha u mbush me jobesimtarė. Nė fillim ishin vetėm vėllezėrit nė kishė, dhe tė tėrė ishin priftėrinj. Mė pas aty hyri njė turmė e pėrzier. Ishte e pamundur t’u kėrkoje atyre t’i shėrbenin Perėndisė. Ndaj, pėr lehtėsi, ata zgjodhėn njė grup njerėzish duke thėnė: ‘Ju do tė merreni me cėshtjet frymėrore, tė tjerėt mund tė jenė popull i thjeshtė, jo tė zanatit.’ Shumė nga ata qė u bėnė anėtarė tė kishės nuk e njihnin aspak Zotin Jezus; ndaj ata qė e njihnin Zotin Jezus u bėnė ekspertė. Si rezultat u shfaqėn Nikolaitėt. Ky ėshtė pėrfundimi i pashmangshėm i bashkimit tė kishės me botėn. Ajo qė bėnė Nikolaitėt ishte vetėm njė sjellje nė Efes, por nė Pergam u bė njė lloj mėsimi. Pas kėsaj, kisha u bė cėshtje ekspertėsh, jo e popullit tė thjeshtė. Hyri mėsimi se ėshtė e pranueshme qė njerėzit tė mos jenė frymėrorė, qė cėshtjet frymėrore lihen nėn kujdesin e ekspertėve, dhe qė njerėzit e zakonshėm mund tė vazhdonin tė merreshin me cėshtjet jofetare. U bė doktrinė se nė kishė ka dy lloje njerėzish. Ata qė merren me cėshtjet frymėrore dhe ata qė kujdesen per gjėrat jofetare. Ėshtė e mjaftueshme pėr njerėzit e zakonshėm thjesht tė ndjekin takimet, nuk u duhen gjėrat e tjera. Nėse dikush do pėrpiqej tė sillte parimet e takimit sipas 1 Korintasve 14, nuk do tė funksiononte. Doktrina e Balamit solli mėsimin e Nikolaitėve.

    Besoj se kjo gjė ėshtė ajo cka Zoti urren mė shumė, ndaj duhet t’i kushtojmė vėmendje tė vecantė. ..... Cdo vėlla e motėr duhet tė kujdeset pėr cėshtjet frymėrore, ata janė priftėrinjtė. Pleqtė nuk duhet tė bėjnė cdo gjė pėr ta; pleqtė vetėm ‘mbikqyrin’. Dhe nė lidhje me punėtorėt, kur ata vijnė nė kishė, ata kanė thjesht pozitėn e njė vėllai. Kėtu qėndron ndryshimi mes Nikolaitėve dhe vėllezėrve. Bibla na tregon se tė gjithė bijtė e Perėndisė dėshmojnė, por apostujt dėshmojnė mė shumė. Ndryshimi ka tė bėjė me shkallėn, jo me natyrėn. Natyra ėshtė e njėjtė, vetėm shkalla ėshtė e ndryshme. Por mėsimi i Nikolaitėve e ndryshon kėtė – pėr cėshtjet frymėrore kujdeset njė shtresė e vecantė. Zoti qorton pėr kėtė, sepse nėse do tė ishte kėshtu, atėherė kisha do tė ishte e botės dhe do t’i mjaftonin vetėm disa dhjakė frymėrorė. Disa njerėz vecanėrisht frymėrorė do tė zgjidheshin nga kisha pėr t’u kujdesur pėr cėshtjet frymėrore. Do tė pėrbėnin njė klasė tjetėr pėr t’u marrė me cėshtjet frymėrore. Sistemi i etėrve tė kishės botėrore, sistemi fetar i kishės shtetėrore dhe sistemi pastoral i kishave tė pavarura, janė tė gjithė tė tė njėjtės natyrė. Janė tė gjitha Nikolaite. Nė Bibėl ka vetėm vėllezėr. Ka dhunti pastori por jo sistem pastorėsh. Sistemi i pastorėve ėshtė traditė njerėzore. Nėse bijtė e Perėndisė nuk dėshirojnė tė kthehen nė gjendjen e fillimit, cfarėdo tė bėjnė, nuk do tė jetė e duhura. Kisha nuk duhet tė bashkohet me botėn dhe tė pranojė jobesimtarė. Sepse pėrndryshe, do tė jetė e lehtė tė pranojė mėsimin e Nikolaitėve. Njerėzit duhet tė ndahen nga bota para se tė sillen nė kishė. Sa herė lejojmė jobesimtarė tė bėhen pjesė e kishės, kisha nuk ėshtė mė kishė, por botė. Shenjtėria dhe ndarja e kishės duhen ruajtur me cdo kusht.

    Pjesė tė marra nga libri "Ortodoksia e Kishės".
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #93
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nikola dmth njerez te fitores, edhe jo njerez te zakonshem...


    sidoqofte, Nees ka nje tufe me budallalleqe ne ate shkrim. Me i mencur eshte Matrixi se ai...


    rroga, dmth mbajtja me te ardhura e prifterinjve nuk eshte dicka qe ka filluar ne vitin 300 pas.K. Ajo e ka origjinen qe ne DHV sipas formave te kohes.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga liveintwoplaces
    Ju lutem vini re se Juadaizmi eshte nje fe e gjerave tokesore. Ata kane nje tempull material, rregulla letrash, prifterinje ndermjetes, dhe kenaqesi per ketu ne toke.
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Nje akuze e tille eshte krejt Anti-biblike, madje blasfemuese, nqs, sic del qarte nga ky pasazh, konkludohet se cfare ishte ne DHV eshte e rene, tokesore, e keqe, qe DUHET shkaterruar edhe zevendesuar me nje sistem te ri, ate te DHR. ...


    Ne fakt, Dhiata e Vjeter, metaforikisht, eshte Trupi i Dhiates se Re, ndersa Dhiata e Re eshte fryma e Dhiates se Vjeter. Ato te dyja formojne NJE Beselidhje, Zbulese, pa perjashtuar njera tjetren.
    Nuk jam nė kundėrshtim me paragrafin tėnd tė fundit, por ti nuk lexon me kujdes tė tjerėt. Autori nuk thotė gjė pėr Dh.V., ai flet pėr Judaizmin si fe.

    Sė pari, populli Izraelit ishte populli i Perėndisė dhe Perėndia u dha atyre ligjin, i drejtoi nė shkretėtirė, u foli atyre pėrmes profetėve etj, por ata e kthyen besimin e tyre nė njė fe tokėsore. Pėrndryshe nuk ka si shpjegohet fakti se ata nuk mundėn tė shohin nė shkrimet Krishtin, por e kryqėzuan atė si blasfemues dhe heretik. (e ēduditshme hė, je shumė i ngjashėm me ta)

    Sė dyti, Juadaizmi ishte me tė vėrtetė njė fe tokėsore, pasi devotshmėria e njerėzve tė Zotit matej me bekime frymore. Pra, pasuria nė atė kohė ishte shenjė bekimi, ndėrsa nė ekonominė e Dhjatės sė Re, nuk ndodh njė gjė e tillė. Bekimet janė frymore, jo tokėsore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    rroga, dmth mbajtja me te ardhura e prifterinjve nuk eshte dicka qe ka filluar ne vitin 300 pas.K. Ajo e ka origjinen qe ne DHV sipas formave te kohes.
    Je shumė i cekėt nė kuptimin e shkrimeve. Kjo vjen si pasojė e fanatizmit tėnd ndaj njė sistemi tokėsor. Kėto gjėra qė nuk i kupton dot ti, i kupton edhe mė i marri ndėr fėmijėt e Perėndisė.

    A mund tė mė thuash se ēfarė rroge kishin Apostujt? A mund tė mė thuash se ēfarė rroge kishin pleqtė apo dhjakėt? (se pėr priftėrinj as qė bėhet fjalė, pasi thjesht, nuk egzistonin nė atė kohė)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Nikola dmth njerez te fitores, edhe jo njerez te zakonshem...
    Tė lutem lexo me kujdes. Ai nuk thotė se Nikola do tė thotė njerėz tė zakonshėm, ai thotė "laos" do tė thotė njerėz tė zakonshėm.

    Ndėrsa fjala Nikolaitė ėshtė e pėrbėrė nga dy fjalė Niko + Laos, qė do tė thotė fitore ndaj njerėzve tė thjeshtė/zakonshėm, qė do tė thotė sundim ndaj tyre.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #97
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Levin, ne fakt te ceket jenu juve, sepse juve nxirrni rregulla edhe atje ku Apostojt nuk kane caktuar rregulla.

    Apostojt vepruan brenda nje konteksti historik te caktuar. Keshtu ishte edhe forma me te cilen adhuruan ata. Psh, nqs judenjte do ta pranonin Ungjillin, patjeter qe Apostojt nuk do te kishin pse te mblidheshin me neper shtepite e besimtareve. Te mbledhurit neper shtepi ishte diktuar nga nevoja historike e atyreve viteve, edhe jo sepse ishte nje rregull i ngurte ne vetvete qe te krishteret duhen mbledhur neper shtepi. Rendesi ka qe komuniteti i pare pati nje sasi te ardhurash te perbashketa, qe ata i perdornin per jeten kishtare. Ne thelb, ky burim te ardhurash nuk ndryshon nga menyrat e tjera te te ardhurave sic ndodhi me vone neper shtetet kristiane.


    Apostojt nuk kishin se si te kerkonin rroga, ne sensin modern te te paguarit, ne nje kohe kur kur kristianizmi ende nuk kishte formen e vet sociale, ishte nje sekt i dyshimte, qe persekutohej, injorohej.
    Ndersa ne DHV prifterinjte kishin te ardhura te caktuara me ligj - edhe prifterinjte bashke me ligjin ishin caktuar nga Jahve me dekret hyjnor.


    Nikolaos = popull i fitores......ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 29-11-2005 mė 12:39

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Nikolaos = popull i fitores......ketu
    Hahahahaha, O Semo, nė vėnd qė tė mė sjellėsh lista emrash, tė lutem merre mundimin dhe lexo librin "Ortodoksia e Kishės" sepse kėshtu ato qė do shkruash do jenė mė serioze.

    Autori i referohet kėtu vargut 15 te kapitullit 2 te Zbulesės: Kėshtu ti ke edhe disa qė mbajnė mėsimin e Nikolaitėve, tė cilėn gjė e urrej.

    Pra kėtu nuk flet pėr emrin Nikola, por pėr mėsimin e rremė tė Nikolaitėve qė kishte filluar tė hynte nė kishė qė nė shekullin e parė, pra e ndarjes sė kishės nė dy klasa, ekspertė dhe laikė, gjė e cila arriti tė bėhet doktrinė vetėm pas konvertimit tė Konstandinit nė Krishtėrim.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Apostojt vepruan brenda nje konteksti historik te caktuar. Keshtu ishte edhe forma me te cilen adhuruan ata. Psh, nqs judenjte do ta pranonin Ungjillin, patjeter qe Apostojt nuk do te kishin pse te mblidheshin me neper shtepite e besimtareve. Te mbledhurit neper shtepi ishte diktuar nga nevoja historike e atyreve viteve, edhe jo sepse ishte nje rregull i ngurte ne vetvete qe te krishteret duhen mbledhur neper shtepi.
    Unė nuk kam thėnė se tė Krishterėt duhet tė takohen vetėm nėpėr shtėpia. Ata duhet tė takohen aty ku e kanė mė tė lehtė. Ndryshimi i asaj qė besoj unė me atė qė beson ti ėshtė se kudo qė tė krishterėt tė mblidhen, aty ėshtė edhe kisha. Nėse mblidhen nė shtėpi, kisha ėshtė nė shtėpi, nėse mblidhen nė njė sallė, ajo ndodhet nė atė sallė, nėse mblidhet nė pyll, ėshtė nė pyll, nėse mblidhet nė mal, ėshtė nė mal, nėse mblidhet nė shpella, ėshtė nė shpella. Ndėrsa pėr ju, kisha ėshtė njė godinė dhe asgjė mė shumė.

    E kupton se nuk jemi ne ata qė vėmė rregulla qė as apostujt nuk i kishin vėnė?

    Ne mblidhemi nė shtėpia pasi kjo ėshtė gjėja mė spontane qė mund tė ndodhė. Kur dikujt i vin miq, ku shkojnė ata? Nė shtėpi! Atėherė edhe kur vėllezėrit mblidhen sė bashku, mblidhen nė shtėpi pėr tė kaluar kohė bashkė me njėri-tjetrin dhe me Zotin e tyre Jezu Krishtin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Mendimet qe ti shpreh Peniel jane mendime qe nuk meritojne asnje koment pasi jo vetem qe jane komplet jashte teme, por deshmojne edhe njohjen tende siperfaqesore te Orthodhoksise, edhe pse jeton ne Greqi, nje shtet qe ne territorin e vet mban eshtrat e shume shenjtoreve, dhe mban qendren e dyte me te madhe shpirterore kristiane ne mbare boten e krishtere, Malin e Shenjte Athos.

    Me vjen keq qe degjoj akoma gjera te tilla.
    Ti jeton ne Amerike dhe e personalisht e di qe kisha ortodokse atje eshte shume ndryshe nga kjo qe eshte ketu ne Greqi. Por do te ishte gjeja me qesharake te pajtohesh me gjithcka ben kjo kishe ketu. Nese vete kreu i kesaj kishe cirret e bertet per te njejtat gjera sic permend ti me lart, vete faktet e pergenjeshtrojne ate edhe ty bashke.
    1. Orthodhoksia nuk ka asnje lidhje me kombet, jane kombet dhe njerezit e atyre kombeve qe ndricohen nga Drita e Orthodhoksise dhe ushqehen nga Dhuratat Hyjnore shpirterore qe i gjejne vetem ne Kishen Orthodhokse. Te marresh per shembull nje shoqeri, kushdo qofte ajo, per te folur per "Orthodhoksine" eshte njesoj si te pershkruash diellin duke folur per nje rreze te tij, kur e di shume mire qe me rrezet e atij dielli ndricohet dhe ngrohet gjithe bota.

    2. Greket ne Amerike, trashegimine me te madhe te tyre qe e kane sjelle edhe ne Amerike dhe e gjen ne cdo cep te Amerikes ku jeton nje komunitet grek, eshte Kisha Orthodhokse. Greket e Amerikes, ashtu si greket ne Greqi e mbare popujt e tjere, kane plot mosmareveshje krahinore/politike/ekonomike/etj me njeri-tjetrin, por vendi i vetem ku ata i gjen se bashku eshte ne Kishe. Uniteti i vetem i grekerve buron nga ajo Kupa e Shenjte e Kungates qe ushqen te gjithe popujt orthodhokse dhe para se ciles ulin kryet te gjithe popujt orthodhokse.

    3. Nese une do te kem ndonjehere fatin qe te shkel ne Greqi si turist, vizitat e vetme qe dua te bej jane ne Malin e Shenjte Athos, ku mbahet i ndezur Pishtari i Drites se Orthodhoksise prej shekujsh, ashtu sic dua te bej nje peligrinazh ne te gjitha katedralet e kishat e shenjta qe mbajne relikat e shume shenjtoreve, mbi jeten e te cileve kam lexuar e degjuar. Nese ti i ke kryer keto peligrinazhe shpirterore gjate kohes qe ke qene ne Greqi, atehere une do te te lexoja me endje perjetimin tend te besimit.

    Prandaj njihu njehere me Orthodhoksine, pastaj hajde te na ndricosh edhe ne te tjeret se si sekti ku ti ben pjese eshte "superior" mbi Krishterimin e Vertete, Orthodhoksine.

    Albo

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  2. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  3. E papėrballueshmja - tregim
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-12-2004, 20:57
  4. " Eja,dashuri perseri !! "
    Nga Letersia 76 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2002, 16:29
  5. Te urrej....dhe perseri te dua!!!!
    Nga Ngrohtesia nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 18:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •