KRYEBASHKIAKU I SELANIKUT:"Korca, qendra e helenizmit"
E Shtune, 15 Tetor 2005
Vasilis Papageorgopoulos, gjate nje takimi me homologun e tij korcar, Robert Damo, leshon deklaraten provokuese: "Ne shekullin e 18-te, Korca ishte qendra me e rendesishme e helenizmit, me shume shkolla dhe kisha"
Elton METAJ
Kryetari i Bashkise se Selanikut, Vasilis Papageorgopoulos, e ka cilesuar dje Korcen, si qendren e helenizmit, per shkak te ndertimit te shume shkollave dhe kishave. Deklarata provokuese e kryebashkiakut te Selanikut eshte bere dje, ndersa ne krah te tij qendronte kryetari i Bashkise se Korces, Robert Damo. Te dy kreret e bashkive ishin takuar ne Selanik per te firmosur nje protokoll te perbashket, per binjakezimin e qyteteve.
Sipas agjencive greke te lajmeve, kreret e bashkive te Selanikut (Greqi) dhe Korces (Shqiperi), respektivisht Vasilis Papageorgopoulos dhe Robert Damo, firmosen nje protokoll te perbashket, ne nje ceremoni speciale ne seline e bashkise se qytetit grek, ne prani te konsujve te pergjithshem te Greqise ne Korce dhe Shqiperise ne Selanik. "Papageorgopoulos nenvizoi lidhjet historike qe dy qytetet kane, dhe saktesoi se ne shekullin e 18-te, Korca ishte qendra me e rendesishme e helenizmit, me shume shkolla dhe kisha", ben te ditur agjencia MPA. Ne te njejten kohe, kreu i bashkise se Selanikut, tha se qyteti i tij eshte treguar i hapur dhe mikprites dhe ka perqafuar si bijte e tij, te gjithe banoret vendas apo emigrante te huaj.
Duke iu referuar qellimit te binjakezimit, kryebashkiaku i Selanikut permendi bashkepunimin dypalesh ne kulture, biznes dhe sektorin ekonomik, ndersa iu referua edhe perspektives europiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Nga ana e tij, kreu i bashkise se Korces, Robert Damo, mesohet te jete shprehur, se binjakezimi hap nje rruge te re per Shqiperine drejt Bashkimit Europian. Gjithashtu, ai iu referua lidhjeve historike midis qyteteve te medha ballkanike dhe marredhenieve greko-shqiptare.
Rreth nje vit me pare, kryetari i Qarkut te Selanikut, Panajotis Psomiadhis, beri disa deklarata te renda antishqiptare, duke bere qe askush ne Greqi dhe Shqiperi te mos harroje pozicionimin para mediave pas ngjarjeve te 4 shtatorit, kur Kombetarja e Shqiperise mundi ate Greke. Ai nuk ngurroi t'i emertonte emigrantet shqiptare te Greqise, "si nje plage te shoqerise greke". Sipas tij, "qeveria shqiptare nxiti sjelljet e gangsterizmit dhe te rrugacerise". Sikur te mos mjaftonin keto, ai edhe pas nje ngjarjeje qe kishte ndodhur ne jug te Shqiperise, ku dikush kishte minuar nje simbol fetar, menjehere deklaroi: "Me vjen mire qe parashikimet e mia po vertetohen".
Korrieri.
Krijoni Kontakt