Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Mungesa Kodriane

    Maestro, ti ike nė njė ditė dimri, nė njė muaj qė kish zgjedhur dhe Ibrahimi tjetėr tė ikte. Mbase atje poshtė a lartė ku do tė ngjitesh dyert e mikpritjes do tė t'i hapė vetė Pikasso, Pol Elyari, Eugenio Montale, Carlo Bo a ndonjė tjetėr. S 'ka dert mund te jetė edhe ndonjė Anonimus tjetėr, mjafton qė Ti jetėn tėnde e pive si njė gliko me fund. Dhe unė jam i gėzuar qė ike atėherė kur brusha filloi tė tė dridhej nė duart e tua atletike sepse pa brushė ti do ishe sikur edhe unė pa pendė. Si dhėndrri qė shkon nė natėn e dhėndrrisė pa aletet e duhura. Uh Maestro, tash pas vdekjes Tėnde, mbahen mbrėmje pėrkujtimi, jepen ēmime me emrin Tėnd dhe unė, unė asnjėherė nuk i hudh as edhe edhe njė sy tė vetėm pėrmbajtjes sė shkrimeve. Nuk e bėj dot sepse vetėm edhe prania Yte nė tavolinė ishte gėzimi i vėrtetė i imi dhe i shokėve qė na rrethonin.
    Tė kujtohet, vėrtetė a tė kujtohet, kur na zinte mesnata e tėhu duke kuvenduar pėr Ty, pėr mua, pėr ne, pėr artin pėr njerėzit qė nė fund tė fundit kishin qenė tė rėndėsishėm pėr Ty. Dhe oh Zot, kur flisnje aq natyrshėm e pafajshėm, fėmijėrisht pafajshėm, pėr njerėzit e artit qė kishin lėnė gjurmė tė pashlyera nė pikturė. Si tė ishin shokėt e tu tė deridjeshėm.
    Maestro, si t'ia bėjmė tė takohemi dhe njėherė, mi fshijė lotėt e mi tė pikėllimit jetėsor me gazin tėnd siē e bėnje gjithmonė, duke nxjerrė papritmas
    njė tubė ngjyrash dhe duke mė portretuar pėr ta nxjerė pėrjashta gjithė potencialin tim erudit.
    Pastaj a tė kujtohet kur flisnim per gocat, pėr gazin qė ato sjellin nė tavolinė edhe kur nuk janė nga vėrsa jonė. Pa Ty tani dukem,dukemi si Zogu pa krahun e tij tė djathtė.
    Dhe Demetrio poashtu, Demetrio, qė tė deshi aq shumė...
    Uh, ika se fillova tė skuqem nga sytė...Lamtumirė, Jeta qė do tė kisha lakmuar ta kisha...lamtumirė Kulmi i Artit qė do kisha dashur t 'a mbėrrija...

  2. #22
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Sarkofagu i kujtimeve tė gjalla...

    Ja e dashur, sonte isha edhe njė herė pėr tė shpalosur botėn time intime. Botėn qė ti mbase e njeh mė mirė se askush tjetėr. Mu desh tė hapja sarkofagun e kujtimeve qė akoma nuk qenkan shuar. Dhe pėr tė lexuar sėrish zgjodha ēka tjetėr pos poezive pėr Ty. Pėr Ty, kujtimi im qė vetėm ndarja ma mundėsoi tė kuptoja ate qė eshtė dashur ta kuptoja sa ishim bashkė...
    Padashur ktheja kokėn prapa dhe anash me shpresėn se do tė vizatohesh sėrish aty, e portokalltė si dikur... dikur qė edhe nuk ėshtė aq larg dhe aq e pakthyeshme si kohė...Tė ula Teutė, mbretėreshė si dikur, nė fronin qė meritoje me sinqeritetin tėnd pėr mua tė padeshifrueshėm deri nė fund. Dhe kuptova se dashuria nganjėherė ka edhe ngjyrėn e pikėllimit varur ashtu nė sy.
    Dregėzat duan kohė tė shėrohen dhe edhe kur kjo ndodhė, mbeten vrragėt nė shpirt. Vrragė qė nga dashuria ime pėr Ty, nuk donja as ti shihnja aty...
    Pastaj me hapa tė ngadaltė morra rrugėn drejtė shtėpisė, hapa tė plumbtė nė asfaltin luganez tė mbrėmjes qė si duket mbante akoma ngrohtėsinė e pranisė tėnde tė dikurshme...

  3. #23
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Fundi i tunelit....

    Tunelet janė tė bukura nganjėherė nėse nuk janė tė gjata dhe nėse kalohen me makinė. Po ama ato nė tė cilat padashur futen shpirtėrat mund tė jenė tepėr tė gjata. Po i a vlen ti kalosh vetėm pėr dritėn lėbyrėse qė tė pret nė dalje. Tė duket se ke dalė nga njė purgator i vėrtetė. Oh Zot, iku dhe ky...i gjati, i tmerrshmi. Dhe kur i a dalim t i kalojmė pyetemi se cilėt engjuj na ndriēuan rrugėn, cilėt shenjtėr na dhanė forcė pėr ta kaluar, cilat hyjni ditėn tė na japin orientimin e duhur...Mbase, dashuria pėr jetėn, siguria dhe shpresa se nesėr do tė jetė mė mirė...Vetėm apo me Ty...

  4. #24
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Thesaret e fshehura...

    Thesaret thone te jene fshehur neper shpella a piramida. Thone se i kane pare ne funddeterat e anijeve te fundosura por edhe ne shtepi me pedigre. Po ama askush, askush, nuk ka folur deri tani per thesaret qe fshehin shpirterat. Mund te jene te brishte a te forte, femeror a mashkullor, por ama thesare jane dhe per ti zbuluar i zbulojme here teper heret e here teper vone... Une te zbulova ne kohe te pershtatshme, ne ate qe mund te quhej stine e vertete por nuk dita te fus duart ne pasurine qe me rrethoi papritmas. Keshtu zakonisht ndodhe me njerezit qe thesare te verteta me heret nuk kane pare apo qe jane lebyre nga shkelqimi i tyre dhe kane ikur te tmerruar...
    Ti Teute, e dinje me kohe se kush thesar ishim...ndaj bere te pamunduren te ngeleshim bashke. Qofte edhe gabime...

  5. #25
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Dashuritė e vėrteta

    Dashuritė e vėrteta nuk janė pilivesa qė enden pa cak nėpėr moēalet e problemeve. Ato janė dinamike si vetė jeta, qoftė kur shprehen me fjalė pėr tu liruar nga barra tepėr e rėndė nė shpirt, apo kur pėr to heshtim e vuajmė kafshėrisht...deri kur tė rrėfehemi nė ndonjė rrėfenjėtore tė denjė...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga diamant abrashi
    Dashuritė e vėrteta nuk janė pilivesa qė enden pa cak nėpėr moēalet e problemeve. Ato janė dinamike si vetė jeta, qoftė kur shprehen me fjalė pėr tu liruar nga barra tepėr e rėndė nė shpirt, apo kur pėr to heshtim e vuajmė kafshėrisht...deri kur tė rrėfehemi nė ndonjė rrėfenjėtore tė denjė...
    Reflekse verbuese diamantesh pafund......Barra e shpirtit si krahe fluturash ne terbim.....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  7. #27
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Grotesku infantil i njė xhelozie

    Ti mė the se tė pengonte fakti se me goca tė tjera kisha shetitur gjėrė e gjatė Italinė. Unė nuk thashė asgjė, e ē tė thoshnja se duhet fshirė Italia nga hartat e botės. Apo se duhej mbledhur tė gjitha atllaset e tė digjen nė turrė drush si formė e veēantė e inkuizicionit emocional. Po harrova tė tė thoshnja se pėrveē Italisė, pėr tė kėnaqė egoizmin tėnd do tė duhej djegė edhe Zvicra e tėra, pastaj njė pjesė e Gjermanisė, Suedia Qendrore, Parisi komplet, Gjakovės do ti duhej vėnė flaka kurse Prishtina tė bėhej rrafsh me tokė. Pastaj mė ra ndėrmend edhe Bullgaria, Cekia dhe Hungaria. Do ta kisha bėrė dhe kėtė por nuk i pranon historia bashkėkohore Neronėt e tillė. Aq mė tepėr kur ata do tė duhej ti venin flakėn gati njė kontinenti tė tėrė. Ndaj heshta dhe tė vura tek "kujtimet e zvetnuara" akoma pa tė thėnė lamtumirė...Mu duk sikur nga unė po kėrkoje tė isha dikush pa histori, pa ngjyrė, pa ide...
    Ndaj Dimri nė tė cilin ti po hyn ėshtė mė tepėr se i merituar. Stina e gjatė dhe pafund, akulli i mungesės sime, nė kohėn kur dikund tjetėr ka filluar tashmė tė lulėzojė behari...

  8. #28
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Fundi i kalkulimeve pseudointelektuale

    Mė pyete tėrė gėzim nėse dikur isha martuar vetėm sa pėr dokumente. Tė thashė Jo, se nė kohėn kur isha martuar me ish-gruan time i kisha dokumentet dhe njė mbrojtje ndėrkombėtare pėr lakmi.Ti i vare buzėt si njė ikonė e pikėlluar messengeri. Nuk ishte ajo pėrgjigja qė prisnje. Ndoshta pėr ty do tė kish qenė mė e lehtė sikur dhe unė tė isha prostituuar ashtu paturpėsisht si mijėra shqiptarė tė tjerė. Si mijėra intelektualė tė tjerė qė sot kėtė e bėjnė paturpėsisht edhe nė Atdheun e tyre tė lirė. Qoftė pėr motive politike, qoftė pėr ato ekonomike. Zonjusha qė, pos njė diplome fakulteti e njė cipe tė pavlerė himeni, nuk diti tė ofronte asgjė, kėrkonte ti kishte tė gjitha, tė gjitha...paēka se fisnikėria njerėzore dhe ndjenja as pėr sė afėrmi nuk e kanė atė ngjyrė. Ato nuk janė thjeshtė kalkulim mendjeftohėt por para se tė gjithash gravitacion plazmatik i dy shpirtėrave qė kanė gjetė apo mėtojnė tė gjejnė njėri-tjetrin. Ndaj pyetjeve tė jot ėme, nėse e kisha ndėrmend tė vazhdoja relacionin tonė, nuk dija si t'u pėrgjigjesha. I thashė njė Jo ashtu tė komplikuar sepse nuk desha ta ripėrtypnja edhe njė herė konceptin tim pėr befasitė trishtuese qė i presin njerėzit e kallėpeve tė tilla tė ngurta. Dhe kur tė mė shohėsh sėrish dorė pėr dore me dikė tjetėr, mos mendo se kisha ndonjė inat tė posaqėm me ty. Ishte thjeshtė koncepti im plazmatik qė nuk mė la tė shkoja tutje. Lamtumirė, kometa ime e fundit nė pragpranverėn e sapoardhur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 22-03-2006 mė 13:58 Arsyeja: Vėnje titulli

  9. #29
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Rreth ujėrave...

    Ka kohė qė jam dashuruar nė ujėrat. Mbase, ngase ne vetvehte fshehin qetėsinė dhe forcėn e pathyeshme. Mbase nga fakti se jam rritur dikur afėr tyre. Edhe ty, shtėpia ime e re, tė gjeta atje afėr liqenit. S' na ndajnė mė shumė se nja 20 hapa e mund ti prekė ata apo ato qė shėtisin brigjeve tė tyre. Sa e bukur ėshtė Lugano, buzėmbrėmjeve tė saj tė arta...me gėshtenjat e hasdisura nė kuartin tim tė ri, mes rrugės sė kalldrėmtė ku mund tė eci i lirė. Lirshėm tė pi birrėn time tė ftohtė dhe tė thithė kėtė diell tė vėrtetė pranveror, bashkė me cigaren time tė zakonshme, nė pritje qė tė lajmėrohesh Ti,Teutė...nėse ke forcė natyrisht pėr ta bėrė ate...dhe jam i sigurtė se do tė lajmėrohesh sepse ujėrat kanė ndjekė gjithmonė njėri-tjetrin, kanė gjetė rrugėn e tyre mė tė praktikueshme, mė tė thjeshtėn, pasi tė jenė hamendur gjatė kohė...

    Ashtu janė edhe shpirtėrat. Gjejnė rrugėn e tyre edhe pėrkundėr tė gjitha pengesave qė mund tė hasin rrugės. Ata tė vėrtetit natyrisht. Si Ti...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 02-04-2006 mė 12:07 Arsyeja: Plotėsim

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gabim ban Teuta ne se nuk vjen aty ne Lugano..

    pse mos ta bajm Kosoven dhe Shqiperine si Zvicra?
    cka na mungon?

    nje mbremje te bukur te uroj Abrash..

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •