Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Kujtimet e zvetnuara

    I

    Të kujtohet Geri, a të kujtohet vërtetë, kur më kritikove për formën se si nganjëherë i trajtoj njerëzit? Më the se i hudhi fjalët si bomba. Unë vetëm u arësyetova ashtu dhe ndërrova Nickun tim në një të zakonshëm, në Bombardierin e Pafajshëm. Bashkë me diçiturën: jo, jo të gjitha bombat janë armiqësore. Dhe mu kujtua piloti i shkretë amerikan, që hodhi bombën në Hiroshimë, për ta përfunduar luftën e që tash ngrysë ditët apo ka ngrysur jetën në një nga manastiret çertozine të Serra San Bruno-s. Mu kujtua piloti, poashtu amerikan, që u rrëzua në Serbi duke hedhur bomba për lirinë e Kosovës. Për lirinë tënde dhe timen. Liri që nganjëherë ne po e përdhosim duke u sjellë akoma si qenje të robëruara. Si qenje të robëruara tash jo nga një okupator, por si pengje të mentalitetit tonë...

    Dhe vërtetë bombat që hedhi unë janë si ato që hedhen për paqen dhe lirinë tonë. Sepse një çift i dashuruar (nëse ne jemi vërtet&#235 duhet të lirohet nga të gjitha paragjykimet. Ta flakë ndjenjën e egoizmit vetanak, egon patologjike të dinjitetit të rremë dhe mbi të gjitha lojën kafsho e ik.Të akuzosh të tjerët për diçka që mbase edhe vetë kemi qenë apo jemi të gatshëm ta bëjmë më duket më shumë se hipokrizi...

    Më the se ashtu mbase më largohen njerëzit. Askush, askush deri më tash nuk më është larguar për shkak të këtyre bombave. Jam unë, bombardieri i pafajshëm, që pasi shënoja dhe godisnja cakun, shpesh i pakënaqur me zhvillimin e objektivave të mia largohesha i zhgënjyer nga fusha e betejës. Jo për mungesë kohe, vullneti apo durimi, por thjeshtë sepse nuk doja t'i ndërroja të tjerët në diçka që efektivisht nuk mund të jenë...sepse si i pafajshëm, siç jam, unë nuk mund ta dua dikend që u shembëllen paragjykimeve të mia por dua ashtu thjeshtë e sinqerisht qenje frymore pa asnjë interes tjetër. Më mjafton fakti se marrin frymë gati si unë dhe jam i gatshëm ti dua në mënyrë viscerale. Mjafton të jenë të vërtetit, ata që janë edhe kur ndodhen para auditoriumeve pompoze e edhe ata që janë në një kënd të errët e të vetmuar dhome...

    Kujtohu e dashur, kujtohu, se unë per Ty erdha nga fundi i botës, i një bote ku njerezit i vetëmjaftojnë vetvetes por nuk mund të jenë edhe aq të lumtur. Erdha thjeshtë të lumturoj vetveten por para se të gjithash Ty, e dashur. Ndaj, kujdes, sepse të jetuarit për të tjerët, për të nesërmen e largët pa e pas shijuar as të djeshmen e as të sotshmen e prekshme mund të sjellë befasi trishtuese në jetë. Ti këtë nuk e meriton. Ashtu si edhe unë hidhërimin dhe dilemat e tua të pavend. Megjithë telashet që ke e që unë më mirë se askush i kupton. Gëzuar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 15-10-2005 mė 16:17

  2. #2
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Pikėllima e largėsisė

    E martë. Ditë me shi. Ditë e lirë...Dita e të vdekurve. Jam zgjuar më vonë se zakonisht dhe telefoni nuk ka asnjë mesazh. Asnjë zile nuk bie. Dal të marr cigaret e shtypin dhe gati gjithçka është mbyllur. Vetëm dyqanet e luleve punojnë. Blej një tufë me të hollat e fundit dhe nisem drejtë varrezave. Nuk kam asnjeri për të parë por i vendosi tek ata që me moshë apo figurë u ngjajnë prindërve të mi. Ja edhe një gocë që i ngjet Lolës, një tjetër Lindës dhe një e tretë Jetës. Lë edhe aty nga një lule sepse ato tashmë i takojnë të kaluarës. Skandali është mbyllur. Edhe plagët e Teutës kanë filluar të përthahen...dhe Lenka, Lenka e bukur, mund të fle e qetë në Cekinë e saj tashmë të lirë...për të nuk më mbetën lule.
    Kthehem në shtëpi dhe asgjë nuk më bëhet. Duket se më kanë harruar të gjithë...Të gjithë. Ti e di se nuk më shkruan dot mesazhe dhe nuk më telefonon. S'ka dert do të përmbahem dhe unë sot. Dua ta vuaj kafshërisht vetminë time... deri në dhimbje. Pastaj fillojnë e bien zilet... një nga një... Në fund të telefonoj dhe Ty dhe të dhuroj dhe puthjen si fatthënë për provimin e nesërm. E di se do kalosh. Ti nuk bie kurrë. As në jetë. Ndaj jemi bashkë akoma dhe cicërrimat e tua në telefon janë eliksiri i ri për ditën e nesërme. Për ditët që do të vijnë... Pastaj do mbyllem ca ditë dhe do e përfundoj librin tim të ri. Aty je dhe Ti, ikona ime më e bukur. Natën e mirë, zemër.Gjumë të ëmbël! Click...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 01-11-2005 mė 18:23

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e studente22
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    duke kerkuar vetveten!
    Postime
    136

    te duash te fshehesh vetmine!

    te duash te fshehesh vetmine eshte vrasje per veteveten.te duket se nuk egziston dhe egoizmi ste le ti biesh dhe njehere telefonit,vetem nje zile e jotja do me bente te lumtur.do me bente te ndihesha ne jete.ta kam thene ndonjehere sa me acaronte kokfortesia jote?mendoja se do dija te ndryshoja po ja qe po perpiqem sonte te ndryshoj vetveten vetem.
    kjo vetmi e di do me haj koken.

  4. #4
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Prapė ndarja

    Ja e dashur, ditėt e tua kėtu pėrfunduan. Ishin edhe ashtu tė numėruara dhe mė humbisnin mes gishtave te duarve si tė ishin fluska sapuni a dėbore. Tė kujtohet kur ishim tė vegjėl, se si mundoheshim tė zinim ato fluska. Mbase tė gjitha kanė patur ne vete njė ėndėrr. Ėndrra qė ikėn si ato. Na ngelet vetėm tė bėjmė ndonjė topth e t'ia hudhim njėri tjetrit nė gjoks, a nė prehėr dhe tė presim sa tė ngrohet sėrish moti...
    Duke menduar kėto, tė putha nė ndarje dhe duke u kthyer nė shtėpi mė ngeli nė kujtesė dora jote e ngritur bashkė me biletėn si pėrshėndetje. Biletė qė do tė kisha dashur ta shkyej njė herė e pėrgjithmonė kur tė vish rradhėn tjetėr.
    Dhe avioni u zhduk mespermes fluskave dhe mjegullės, duke lėnė prapa nė vend tė kundėrmimit tė kerozinės sė djegur, shijen e hidhur tė ndarjes dhe mallit pėr ty. Mall qė mė zuri akoma pa ikur...
    Ufffffffffffff, akoma nuk mėsova asgjė nga jeta. Asgjė...S'ka dert. Me rėndėsi tė jesh i lumtur si ciganėt...

  5. #5
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Duke menduar se si tė tė quaj...

    Emra stinësh

    Nëse ndonjëherë
    stinët do t`i ndërrojnë emrat
    atëherë
    vera e gjatë dhe e nxehtë
    do të quhet
    me emrin tënd
    Gertrudë...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 13-12-2005 mė 17:16

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga diamant abrashi
    Emra stinësh

    Nëse ndonjëherë
    stinët do t`i ndërrojnë emrat
    atëherë
    vera e gjatë dhe e nxehtë
    do të quhet
    me emrin tënd
    Gertrudë...
    diamant abrashi,

    Ne qenjet njerezore mund te luajm me ndjenjat tona, mund te luajm edhe me ndjenjat e te tjereve, por nuk mund te luajm me te kaluaren, sepse ajo me nuk eshte ne fuqine tone.
    Por serish ne do i therrasim stinet ashtu si duam, do e quajm diellin me emrin e dashurise, henen me emrin e vetmise kurse yjet (meqe jane shume) me emrin e lumturise...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga diamant abrashi
    Emra stinėsh

    Nėse ndonjėherė
    stinėt do t`i ndėrrojnė emrat
    atėherė
    vera e gjatė dhe e nxehtė
    do tė quhet
    me emrin tėnd
    Gertrudė...
    Atehere,do quheshin Flluska sapuni a debore...
    Vera e gjate dhe e nxehte
    epsh i pritjeve pafund...
    Ah Gertrude...e ndjej prekjen provokuese
    te gishterinjve te tu
    mbi buze....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2005
    Postime
    16

    ?????????????

    ??????????????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jonathan : 14-12-2005 mė 07:37

  9. #9
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga Poeti
    diamant abrashi,

    Ne qenjet njerezore mund te luajm me ndjenjat tona, mund te luajm edhe me ndjenjat e te tjereve, por nuk mund te luajm me te kaluaren, sepse ajo me nuk eshte ne fuqine tone.
    Por serish ne do i therrasim stinet ashtu si duam, do e quajm diellin me emrin e dashurise, henen me emrin e vetmise kurse yjet (meqe jane shume) me emrin e lumturise...
    I dashur Poet,

    ėshtė e vėrtetė se ne qenjet njerėzore mund tė luajmė me ndjenjat e tė tjerėve por nuk na levėrdiset edhe aq tė luajmė me ndjenjat tona. Pos nė raste tė ndonjė mazohizmi ekstrem. Edhe e kaluara, vėrtetė nuk mund tė fshihet por ajo mund tė korrigjohet me racionalitetin e nevojshėm qė i shoqėruar edhe me emocione i afrohet pak konceptit Tuaj tė lumturisė...
    Megjithėate i takoj kategorisė sė njerėzve qė deri tash e ka dashur, e don dhe vazhdon ta dojė jetėn...dhe stinėt do t'i quajė ashtu si ma imponojnė frymėzimet e mia tė vėrteta...
    Tė fala
    Diamanti

  10. #10
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Nocione alfabetike

    Z
    ėshtė psherėtima e fundit
    e zemrės
    para se t'ia thotė shpirtit
    edhe njė PO tė madhe
    tė jetės
    qė si fluskė dėbore
    e pashkelur
    del me afsh
    nga buzėt e tua
    nė pritje
    edhe tė njė takimi
    qė mė shumė i pėrngjason
    dalldisjes...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •