Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    deshira te medha...

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    gabim ban Teuta ne se nuk vjen aty ne Lugano..

    pse mos ta bajm Kosoven dhe Shqiperine si Zvicra?
    cka na mungon?

    nje mbremje te bukur te uroj Abrash..
    Koka Brar, koka na mungon, dhe i ēike zemer. Mos vdekēa pa te njohur, aman sa me bere te qesh sonte...
    te fala
    "abrashi"

  2. #32
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Cikatrikset e purpurta

    Ja e dashur, plagėt e mia u shėruan tė gjitha... tė gjitha e njė nga njė. Diell gjakovar i pėrthau si ujtė e Erenikut qė pėrthante dikur dregėzat e cirkumzicioneve masovike verore. Ngeli vetėm e purpurta e tyre nė lėkurė. Mė shėroi i njėjti diell qė ma dogji lėkurėn verės qė shkoi e qė edhe ai la tek shpatullat e mia tė gjėra tė purpurtėn e vet. E purpurta ngjyrė karmini, qė dikush moti pat pėrdorur njė mėngjesi tė hershėm tė shkruante nė pasqyrė sintagmėn:"tė dua".
    Nga dashuria yte tashmė ka mbetė vetėm kujtimi i vakėt dhe provokimet e tua virtuale e familjare veq sa e dendėsojnė pluhurin e harresės mbi akullin qė ka mbuluar tė purpurtėn e dikurshme. Akull qė mund tė thyhet vetėm me qysqi majesh diamanti...Akull mbi tė cilin rrėshqet njė balerinė pak mė lozonjare dhe mė e vendosur se tė gjitha primabalerinat e deritashme...Balerina qė karminin e ruan vetėm pėr grim ndėrsa dashurinė e tregon nė ē' do moment kur i jepet rasti pėr tu dėshmuar...

    Unė nuk duhet tė dėshmoj mė asgjė. Pos se jam gjallė dhe marr frymė kohė pas kohe...me ritmin e duhur tė plotėnisė emocionale...

  3. #33
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Fontana epshesh tė largėta...

    Liqeni i Luganos ndonėse ėshtė i ēikė i madh ka shume gjire tė vogla nė tė cilat nganjėherė netėve tė bukura mė pėlqen tė strukem. Ashtu siē ti strukeshe ne gjoksin tim a unė nė gjinjtė e tu dhe ashtu pėrhumbshėm, javėn e kaluar, vizatonim botėn tonė tė ardhme...Kishte nė atė botė edhe dhimbje pėrmallimesh largėsie, premtime se do t 'ia dalim ta mposhtim largėsinė dhe mallin, distanca kėto qė po zvogėlohen ē' do ditė... po netėve si t'ia bėj zemėr? Po tė mos ishe ti nė linjė do tė isha ēmendur. Ashtu siē ēmendesh ti, sa herė qė unė vonohem nė takim dhe ēmendia jote shėndėrrohet nė cingėrrima tė shqetėsuara celulari sė pari e pastaj nė fontana puthjesh pafund...puthje qė pėr aq sa ma shtojnė mallin aq mi shkurtojnė netėt e gjata pa Ty...dhe ashtu gjysmė i dehur nga epshi ynė, fiki qirinjtė e bie pėr tė fjetė, duke paramenduar njė liqe edhe mė afėr se ai buzė shtėpisė....me gjinjė si kumbullat bardake qė kacavirren hundėve tė mia, si ujėt e fontanės qė ti lėshon posa tė hapet seanca msn...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga diamant abrashi
    me gjinjė si kumbullat bardake qė kacavirren hundėve tė mia, si ujėt e fontanės qė ti lėshon...
    Provokativ.....ndjelles.....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  5. #35
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Agjėrimet false

    Citim Postuar mė parė nga Anisela
    Provokativ.....ndjelles.....
    ... si tė gjithė njerėzit (duke pėrfshirė edhe femrat) nė Ramazan tė detyrueshėm...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 10-06-2006 mė 11:56 Arsyeja: pėrmirėsim koncepti

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e ida-61
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    60
    me pelqeu edhe mua ky shkrimi i dialogut te heshtur te nje shpirti te mire .Eshte e vertete qe jeta nuk eshte piktura e poezi por ato jane si ilaci qe e mban zemren gjalle dhe zgjon kujtime qe nuk mund ti kemi me dot kurre

  7. #37
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Tė vėrtetat e mėdha...

    Citim Postuar mė parė nga ida-61
    me pelqeu edhe mua ky shkrimi i dialogut te heshtur te nje shpirti te mire .Eshte e vertete qe jeta nuk eshte piktura e poezi por ato jane si ilaci qe e mban zemren gjalle dhe zgjon kujtime qe nuk mund ti kemi me dot kurre
    Dakord Ida, plotėsisht. Ke thėnė njė tė vėrtetė tė madhe...

  8. #38
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Histori bisqesh kosovare...

    Zemėr, ti sigurisht se nuk ke menduar se sa i vėshtirė ėshtė shpėrthimi i njė bisku emocional nė pemėn e dashurisė. Aq mė tepėr kur ai shpėrthen nė njė dru klasik si ai qė do tė mund tė isha unė…
    Dhe pėr tė shpėrthyer ka punė se duhet thyer rrema tė vjetėr e tė rinjė, duhet kalbur me rrėnjė tė gjitha frytet e dekadave tė pėrgjumura dhe tė purpurtat e vjetra a motake. Nuk ėshtė e lehtė e di…
    Pastaj duhet paguar dhe faktura qė nuk kanė tė bėjnė me ty por qė janė rrufepritėsi natyral i drurit ku po mendon tė mbish Ti. Se di, sa herė ma shpon lėkurėn me rebelizmin tėnd pėr tė shpėrthyer,
    unė kruaj lėvozhgėn time biografike dhe shpeshherė nuk di se ēfarė tė bėj… Ti thua se mė do dhe bėn be e rrėfe pėr atė dashuri dhe e dėshmon atė si tė ishte provimi yt i ēdoditshėm . Dhe unė tė dua mos u bėj merak… dhe kurdo qė tė ndėgjosh shushurima tė lehta mos mendo se ėshtė uji buzė hotelit ku majit tė bukur rrinim por ėshtė flladi i shpirtit nė vapėn e madhe emocionale, ėshtė vetė dashuria qė shpreson tė mos ketė hapur porta tė gabuara...

  9. #39
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Pagėzimet relacionale...

    Kur dėgjoja dikur fjalėn „tė dua“ mė dukej se po dėgjoja edhe njė herė njė gėnjeshtėr tė vjetėr mbase shqiptuar sė pari nga Eva hyjnore e pastaj stėpėrsėritur deri nė banalitet nga ne vdektarėt e zakonshėm…ti e shqiptove ate vetėm kur unė tashmė isha larg por asnjėherė mė afėr… E shqiptove ashtu thjeshtė, natyrshėm, pastėr, si tė ishte njė Formulė Pagėzimi. Ndoshta kėshtu donje tė pagėzonje relacionin tonė me njė kuptim qė pėr mua deri tash ka qenė i pėrkohshėm… dhe pėr ta bėrė mė bindės kėtė pagėzim shtove dhe disa atribute tė tjera tė mia qė modestia ime proverbiale po ma ndalon edhe ti mendojė…
    Uh Leta, ta dinje ti sa ka filluar tash tė mė pėlqejė kjo fjalė hyjnore dhe e zakonshme njėkohėsisht do ta kishe paksuar numrin e puthjeve teknologjike dhe do tė ma kishe shkruar ashtu me dhjetėra herė, si refrenin e ndonjė kėnge timen tė preferuar… le tė mos ishte e shoqėruar nga „pse-tė“ e zakonshme, mjafton tė ishte aty, ashtu si edhe dėshira jonė pėr tė qėndruar bashkė… Kudoqoftė po ama bashkė e tė harruar nė krahėt e pasionit… si pėllumbat e parė tė njė stine qė sapo hyri pėr mua:
    Vera e vėrtetė e pjekurisė edhe emocionale…
    Amen!

  10. #40
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Thembra tė ēuditshme...

    Mė lėr e dashur tė lutem mė lėr, tė zhytem dhe njė herė nė thellėsinė e syve tė tu…ta marr pak ngjyrė hua dhe ti pikturoj dhe njė herė oqeanet e mi. Mė lėr tė zhytem nė ta dhe me ngjyra tė tjera ta pikturoj besimin qė ke nė mua, ta pikturoj dhe mirėsinė qė brenda ke ndryrė. Mirėkuptimit tėnd ti japė trajtėn qė meriton e muzat plaka ti pėrzė qė andej me forcė. Mė lėr tė zhytem dhe njė herė tek Ti, Ti nga e cila dhe vetė dashuria do tė kishte frikė mos pėrballė ka njė kipc…tė shikohem pėr tė fundmen herė nė pasqyrė dhe tė pėrzė nga vetja Narcisin qė fle.
    Mund tė ndodhė ta takoj aty tė kaluarėn time, paftyrėsisht duke u zgėrdheshė por ti mos u frigo se ajo tashmė ėshtė vetėm njė ngjyrė…

    Pastaj sėrish do tė kthehesha tek Ti, posi njė Akil i shpėrlarė me ujėra hyjnorė, nė tė cilin e vetmja thembėr do tė ishe Ti…

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •