Maestro, ti ike nė njė ditė dimri, nė njė muaj qė kish zgjedhur dhe Ibrahimi tjetėr tė ikte. Mbase atje poshtė a lartė ku do tė ngjitesh dyert e mikpritjes do tė t'i hapė vetė Pikasso, Pol Elyari, Eugenio Montale, Carlo Bo a ndonjė tjetėr. S 'ka dert mund te jetė edhe ndonjė Anonimus tjetėr, mjafton qė Ti jetėn tėnde e pive si njė gliko me fund. Dhe unė jam i gėzuar qė ike atėherė kur brusha filloi tė tė dridhej nė duart e tua atletike sepse pa brushė ti do ishe sikur edhe unė pa pendė. Si dhėndrri qė shkon nė natėn e dhėndrrisė pa aletet e duhura. Uh Maestro, tash pas vdekjes Tėnde, mbahen mbrėmje pėrkujtimi, jepen ēmime me emrin Tėnd dhe unė, unė asnjėherė nuk i hudh as edhe edhe njė sy tė vetėm pėrmbajtjes sė shkrimeve. Nuk e bėj dot sepse vetėm edhe prania Yte nė tavolinė ishte gėzimi i vėrtetė i imi dhe i shokėve qė na rrethonin.
Tė kujtohet, vėrtetė a tė kujtohet, kur na zinte mesnata e tėhu duke kuvenduar pėr Ty, pėr mua, pėr ne, pėr artin pėr njerėzit qė nė fund tė fundit kishin qenė tė rėndėsishėm pėr Ty. Dhe oh Zot, kur flisnje aq natyrshėm e pafajshėm, fėmijėrisht pafajshėm, pėr njerėzit e artit qė kishin lėnė gjurmė tė pashlyera nė pikturė. Si tė ishin shokėt e tu tė deridjeshėm.
Maestro, si t'ia bėjmė tė takohemi dhe njėherė, mi fshijė lotėt e mi tė pikėllimit jetėsor me gazin tėnd siē e bėnje gjithmonė, duke nxjerrė papritmas
njė tubė ngjyrash dhe duke mė portretuar pėr ta nxjerė pėrjashta gjithė potencialin tim erudit.
Pastaj a tė kujtohet kur flisnim per gocat, pėr gazin qė ato sjellin nė tavolinė edhe kur nuk janė nga vėrsa jonė. Pa Ty tani dukem,dukemi si Zogu pa krahun e tij tė djathtė.
Dhe Demetrio poashtu, Demetrio, qė tė deshi aq shumė...
Uh, ika se fillova tė skuqem nga sytė...Lamtumirė, Jeta qė do tė kisha lakmuar ta kisha...lamtumirė Kulmi i Artit qė do kisha dashur t 'a mbėrrija...
Krijoni Kontakt