Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Dialog i heshtur me Ibrahim Kodrėn...

    Maestro, kaluan vite nga njohja jonë, nga dëshira ime për tu njohur me Ju dhe ja tash kemi mbërrijtur atje ku rrugët tona edhe mund të ndahen. Ti, i sëmurë në repartin e mjekësisë, kati i tretë, spitali Fatebenefratelli të Milanos, sapo kishe dalë nga koma e thellë gati dyjavore, picërrove sytë e vegjël e të zjarrtë dhe gati pyete se kush qenka ky njeri. Pastaj u përmende sërish dhe mbase tu kujtuan drekat e darkat e dikurshme në shtëpinë time, në apartamentin tënd muze, restoranteve të Milanos e deri në Kalabri e Sicili. Unë, ndërkaq i mbyllur në pikëllimin e madh për ty, për ty që i rrethuar nga bazhibozukët e Italisë dhe Zvicrës po e mbyllë kapitullin tënd të jetës pa asnjeri që vërtetë të deshi pranë. Janë zgjuar lugetërit e kulturës dhe politikës shqiptare për të zhvatur nga ti krejtë trashëgiminë tënde erudite dhe mezi presin që prej teje të dalë edhe grahma e fundit. Kështu pastaj para kamerave e mikrofonave të panumërt do të mundohen ti shpalosin kujtimet e tyre të rreme. Pos Visar Zhitit i cili të kujtoi ashtu siç vërtetë kujtohen miqtë e mirë. Dhe bëri një lutje të thjeshtë për shëndetin tënd. Si duket e dëgjoi Ai lartë dhe mbase nëse do të dridhet dora për ta mbajtur brushën sërish, së paku kthehu në mesin tonë si njeri. Të mos mbetesh kujtimi im i zvetnuar. Kujtimi ynë... Dhe tek pres që ti të forcohesh, akoma më kujtohet piktura jote "kuajtë e hazdisur" e varur dikur në dhomën time të gjumit, dhomë e cila s'është më as në ëndrrat e mia. Piktura ndërkaq e vendosur diku mes rrangullave të mia akoma të pambledhura mirë vazhdon të lirojë afshin e lirisë dhe hazdisjes sime emocionale. Hajt Maestro, mos u lazdro dhe eja të hamë edhe një darkë bashkë, në Piazza L'agosta apo ku të duash e pastaj ti pimë rakitë e limoncellot tona të panumërt. Sepse jeta nuk është vetëm pikturë a poezi po edhe hasdisje e miqësi. Shëndet dhe një herë...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 15-12-2005 mė 08:14

  2. #12
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Nė pritje tė kthimit

    Ja e dashur, mbase ky ėshtė dimri i parė dhe i fundit qė po e kalojmė tė ndarė. Ditėlindja yte dhe fundviti i parė dhe i fundit poashtu qė po e kalojmė tė ndarė.
    Misionīt dhe ekzilit tim po i vie fundi. Po kthehem atje prej nga kam ardhė. Po kthehem ta ndajė gazin dhe hidhėrimin e jetės me ty, me ata qė nuk i pata afėr pėr njė kohė tė gjatė. Po e rifilloj kėngėn time transparente tė jetės me gėzimin qė ndjellė tė qenit vetėm njėri nga ata. Po i'a heq vetes privilegjin e tė qenit ndryshe...Ti kishe dyshimet e tua por ato tashmė u shkrinė si edhe bora kėtu...
    Mė mirė bukė e qepė e gaz nė jetė se vetėmasturbimi i pasur dhe i ftohtė kontinental. Mė mirė plotėnia e tė qenit afėr jush, tė jetuarit nė ate qė mund tė quhet shtėpia jonė se ērrėnjosja komplete dhe humbja e identitetit. Thua jo? Ajo bėhet pavetėdijshėm dhe nė momentin kur pėrfundohet ne akoma jetojmė me iluzionin se nuk kemi ndryshuar fare...Mė mirė afėr Zahirit (Paulo Cuelho) tim se sa nė pritje tė ditėve mė tė mira qė kushedi se a mund tė vijnė ndonjėherė...
    Tek e fundit jetė kemi veē njė dhe humbja edhe e njė minuti tė vetėm do tė thoshte abuzim me kohėn edhe ashtu tė shkurtėr nė dispozicion...Puthje...

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga diamant abrashi
    Maestro, kaluan vite nga njohja jonė, nga dėshira ime pėr tu njohur me Ju dhe ja tash kemi mbėrrijtur atje ku rrugėt tona edhe mund tė ndahen. Ti, i sėmurė nė repartin e mjekėsisė, kati i tretė, spitali Fatebenefratelli tė Milanos, sapo kishe dalė nga koma e thellė gati dyjavore, picėrrove sytė e vegjėl e tė zjarrtė dhe gati pyete se kush qenka ky njeri. Pastaj u pėrmende sėrish dhe mbase tu kujtuan drekat e darkat e dikurshme nė shtėpinė time, nė apartamentin tėnd muze, restoranteve tė Milanos e deri nė Kalabri e Sicili. Unė, ndėrkaq i mbyllur nė pikėllimin e madh pėr ty, pėr ty qė i rrethuar nga bazhibozukėt e Italisė dhe Zvicrės po e mbyllė kapitullin tėnd tė jetės pa asnjeri qė vėrtetė tė deshi pranė. Janė zgjuar lugetėrit e kulturės dhe politikės shqiptare pėr tė zhvatur nga ti krejtė trashėgiminė tėnde erudite dhe mezi presin qė prej teje tė dalė edhe grahma e fundit. Kėshtu pastaj para kamerave e mikrofonave tė panumėrt do tė mundohen ti shpalosin kujtimet e tyre tė rreme. Pos Visar Zhitit i cili tė kujtoi ashtu siē vėrtetė kujtohen miqtė e mirė. Dhe bėri njė lutje tė thjeshtė pėr shėndetin tėnd. Si duket e dėgjoi Ai lartė dhe mbase nėse do tė dridhet dora pėr ta mbajtur brushėn sėrish, sė paku kthehu nė mesin tonė si njeri. Tė mos mbetesh kujtimi im i zvetnuar. Kujtimi ynė... Dhe tek pres qė ti tė forcohesh, akoma mė kujtohet piktura jote "kuajtė e hazdisur" e varur dikur nė dhomėn time tė gjumit, dhomė e cila s'ėshtė mė as nė ėndrrat e mia. Piktura ndėrkaq e vendosur diku mes rrangullave tė mia akoma tė pambledhura mirė vazhdon tė lirojė afshin e lirisė dhe hazdisjes sime emocionale. Hajt Maestro, mos u lazdro dhe eja tė hamė edhe njė darkė bashkė, nė Piazza L'agosta apo ku tė duash e pastaj ti pimė rakitė e limoncellot tona tė panumėrt. Sepse jeta nuk ėshtė vetėm pikturė a poezi po edhe hasdisje e miqėsi. Shėndet dhe njė herė...

    Shume emocionale.
    Dialogu i heshtur i nje shpirti te mire.

  4. #14
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Mirėsia si hendikep

    Citim Postuar mė parė nga Ard
    Shume emocionale.
    Dialogu i heshtur i nje shpirti te mire.
    Faleminderit Ard! Nganjėherė mirėsia kuptohet si njė hendikep. Deri nė dimrin e gjatė kur e kuptojmė se vėrtetė ishte stina jonė e vetme...Ajo e vėrteta...
    Tė fala
    Diamanti

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    diamant..

    Ne se sjam gabuar..del se po shkruan edhe per Ibrahim kodren..
    Me vjen mire shume qe njihesh me piktorin ton te Madh Ibrahim Kodren e qe po i gjindesh prane..ne kto dite te veshtira..

    Rrofsh..

    Suksese kudo..

  6. #16
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Pėr e rreth miqėsive tė vėrteta...

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    diamant..

    Ne se sjam gabuar..del se po shkruan edhe per Ibrahim kodren..
    Me vjen mire shume qe njihesh me piktorin ton te Madh Ibrahim Kodren e qe po i gjindesh prane..ne kto dite te veshtira..

    Rrofsh..

    Suksese kudo..
    I dashur Brar,

    fatkeqësisht nga obligimet e mia të punës dhe mosdëshira për të takuar "dishepujt" e tij, italianë dhe shqiptarë, duke "qarë" për shëndetin e Kodrës, po shkoj më rrallë se sa që do të duhej, nëse kihet parasysh intensiteti i miqësisë sime me të...
    Me Kodrën njihem që nga viti i largët 1992 dhe vërtetë kemi kaluar mirë si miqë. Ashtu siç edhe shkruan tek Dialogu i heshtur me të. Mes tjerash (pos pikturës "kuajt e hasdisur" që e kam blerë me çmim të favorshëm, sikur ta kisha parandjerë disa vite më vonë, pranverën time emocionale), ai më ka huazuar edhe diapozitivin e një pikture për koopertinën e librit tim "Qortimet e Vonuara".
    E njoh mirë shpirtin e tij të shqetësuar krijues dhe ka qenë edhe objekt i disa shkrimeve e intervistave të mia në shtypin dhe mediat e kohës...dhe atë miqësi do të doja ta ruaj të papërlyer, ashtu siç ma imponon edukata ime personale dhe familjare, egoja ime krijuese dhe koncepti im për miqësitë që nuk perëndojnë kurrë...
    Duke e njohur tregun e sofistikuar por edhe kaotik italian të artit, Kodra meriton më shumë se një përmendore. Edhe për së gjalli...por të ndërtuar me dinjitet dhe pa hipokrizi...Ashtu siç bëri Visar Zhiti, miku ynë i përbashkët i netëve të bukura milaneze...

    Të fala dhe Ty kudo që të jesh tani...
    Diamanti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 22-12-2005 mė 11:35 Arsyeja: ndryshim titulli

  7. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diamant,

    qe te mos shkruhet perseri per nje artist te madh, se atehere kur me shume i duheshin njerezit, u gjend vetem mes shfrytezuesve, vijani vetes per detyre qe te pakten njerezit qe Njeriu Kodra i ka pasur prane gjate jetes t'i gjenden prane dhe tani, te ndihmoni ne organizimin e tyre, gjithmone te kete nje njeri me te cilin e lidh nje e shkuare e bukur.
    Habitem shume qe ne gazetat shqiptare nuk shkruhet per te (te pakten ne kryesoret), per gjendjen ne te cilen ndodhet e qe kete te mbetet ta mesosh ne ditarin e meditimeve te nje forumi. Megjithate ... Shume e ndjere c'keni shkruar. Une jam ndodhur ne nje ekspozite te z.Kodra qe u hap ne Tirane para dy vjetesh (vere 2003) e i kam rene rreth e qark disa here e njehere ne fund me shpejtesi dhe gezoja prej ngjyrave dhe prej thellesive qe zbuloje neper pikturat. U impresionova aq shume atehere sa me t'u kthyer ne shtepi shkrova nje poezi, te cilen do doja shume t'ia lexoja direkt piktorit, ta dinte se nje shpirt me shume e kish goditur me forcen e artit te vet (megjithese kushedi sesa here mund te kete marre impresione nga shikuesit dhe nga miqte e vet). Nese do ia benit dot per mua kete lexim, do ju falenderoja me gjithe zemer. Poezine e gjeni ne vazhdim:


    Nė ekspozitėn e Ibrahim Kodrės

    Fragmentet e njė shpirti nė njė pavijon pikturash,
    tė tė madhit mes tė mėdhenjve, fisnikut nė moshė tė shkuar.
    Prej spektrit tė ylberit mė e dashura ėshtė thithur,
    e thella e funddetit, e ėmbla e qiellit tė ndritur.
    Me gisht mbi njė pikturė, mbi tjetrėn njė klithmė e qeshur,
    me “Pamje poetike” do tė ēlodhem nė tė heshtur.

    Nė diellin e trekėndėshave, thellėsive tė Kaprit nė zhytje,
    “Shqipėria fantastike” ndriēon rrugėn nė ngjitje;
    Me jetėn e shtėpive valėzimeve me kodra,
    me diellin prej ylberi qė u qėndron mbi koka.
    Njė muzikant i ndjerė me shkabėn dykrenare,
    mbi lashtėsinė ilire kėndon kėngėn shqiptare.


    Falemnderit per shkrimin tuaj ne forum!

    Dita

  8. #18
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Fate artistėsh...

    Citim Postuar mė parė nga Dita
    Diamant,

    qe te mos shkruhet perseri per nje artist te madh, se atehere kur me shume i duheshin njerezit, u gjend vetem mes shfrytezuesve, vijani vetes per detyre qe te pakten njerezit qe Njeriu Kodra i ka pasur prane gjate jetes t'i gjenden prane dhe tani, te ndihmoni ne organizimin e tyre, gjithmone te kete nje njeri me te cilin e lidh nje e shkuare e bukur.
    Habitem shume qe ne gazetat shqiptare nuk shkruhet per te (te pakten ne kryesoret), per gjendjen ne te cilen ndodhet e qe kete te mbetet ta mesosh ne ditarin e meditimeve te nje forumi. Megjithate ... Shume e ndjere c'keni shkruar. Une jam ndodhur ne nje ekspozite te z.Kodra qe u hap ne Tirane para dy vjetesh (vere 2003) e i kam rene rreth e qark disa here e njehere ne fund me shpejtesi dhe gezoja prej ngjyrave dhe prej thellesive qe zbuloje neper pikturat. U impresionova aq shume atehere sa me t'u kthyer ne shtepi shkrova nje poezi, te cilen do doja shume t'ia lexoja direkt piktorit, ta dinte se nje shpirt me shume e kish goditur me forcen e artit te vet (megjithese kushedi sesa here mund te kete marre impresione nga shikuesit dhe nga miqte e vet). Nese do ia benit dot per mua kete lexim, do ju falenderoja me gjithe zemer. Poezine e gjeni ne vazhdim:


    Në ekspozitën e Ibrahim Kodrës

    Fragmentet e një shpirti në një pavijon pikturash,
    të të madhit mes të mëdhenjve, fisnikut në moshë të shkuar.
    Prej spektrit të ylberit më e dashura është thithur,
    e thella e funddetit, e ëmbla e qiellit të ndritur.
    Me gisht mbi një pikturë, mbi tjetrën një klithmë e qeshur,
    me “Pamje poetike” do të çlodhem në të heshtur.

    Në diellin e trekëndëshave, thellësive të Kaprit në zhytje,
    “Shqipëria fantastike” ndriçon rrugën në ngjitje;
    Me jetën e shtëpive valëzimeve me kodra,
    me diellin prej ylberi që u qëndron mbi koka.
    Një muzikant i ndjerë me shkabën dykrenare,
    mbi lashtësinë ilire këndon këngën shqiptare.


    Falemnderit per shkrimin tuaj ne forum!

    Dita
    E dashura Dita,

    po të betohem se do ja lexoj që në këtë fundjavë kur të shkoj tek ai për vizitë. Po ky është fati i artistëve që kanë dalë nga trivialiteti i monotonisë së përditshme. Ai që quhet "Nderi i kombit" po e ngrysë jetën i rrethuar nga kanibalë ekonomiko-artistikë. "Shqipëria fantastike" ka dy versione dhe ai i dyti është më i bukur. Ndërkaq "Muzikantët" janë rreth 12 (pa llogaritur pikturat e veçanta në trajtë totemesh) dhe janë bërë për të mbledhur fonde rreth restaurimit të Teatrit Massimo në Palermo të Sicilisë. I kam parë të gjitha në origjinal dhe shumë nga ta edhe duke u krijuar dhe marrë formën e sotme. Mëkat që receptorët artistikë shqiptarë kanë rënë në gjumë...
    Përqafime
    Diamanti

    P.S. Sa për njoftim në Shqipëri ishte krijuar një "Këshill Varrimi" po jo edhe një këshill urimesh e lutjesh për shëndetin e tij...Kodra edhe në shtratin e vdekjes i dëshpëroi shpirtërat e padenjë...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diamant abrashi : 22-12-2005 mė 13:44 Arsyeja: Post scriptum

  9. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga diamant abrashi
    E dashura Dita,

    po tė betohem se do ja lexoj qė nė kėtė fundjavė kur tė shkoj tek ai pėr vizitė. Po ky ėshtė fati i artistėve qė kanė dalė nga trivialiteti i monotonisė sė pėrditshme. Ai qė quhet "Nderi i kombit" po e ngrysė jetėn i rrethuar nga kanibalė ekonomiko-artistikė. "Shqipėria fantastike" ka dy versione dhe ai i dyti ėshtė mė i bukur. Ndėrkaq "Muzikantėt" janė rreth 12 (pa llogaritur pikturat e veēanta nė trajtė totemesh) dhe janė bėrė pėr tė mbledhur fonde rreth restaurimit tė Teatrit Massimo nė Palermo tė Sicilisė. I kam parė tė gjitha nė origjinal dhe shumė nga ta edhe duke u krijuar dhe marrė formėn e sotme. Mėkat qė receptorėt artistikė shqiptarė kanė rėnė nė gjumė...
    Pėrqafime
    Diamanti

    P.S. Sa pėr njoftim nė Shqipėri ishte krijuar njė "Kėshill Varrimi" po jo edhe njė kėshill urimesh e lutjesh pėr shėndetin e tij...Kodra edhe nė shtratin e vdekjes i dėshpėroi shpirtėrat e padenjė...


    Falemnderit Diamant!

    Me rastin e zhvillimit te ekspozites, ne Galerine e Arteve gjendej ne shitje nje katalog me pikturat e paraqitura te Maestros dhe materiale nga biografia e tij. Si fillim per nje njeri qe deri ne castin e shfletimit te tij di pak per maestron ishte nje fillim i mire. Nuk besoj se kane botuar dicka tjeter me shume se aq. Ne Shqiperi njerezit kujtojne vone per figurat e verteta, qe meritojne vertet tituj Nder Kombi, ose nuk kujtohen fare, se gjithmone ka dicka tjeter qe eshte ne qender te vemendjes. Eshte pune per artistet, por dhe artistet e kane mendjen tek vetja. Ne fakt eshte pune per historianet e artit, qe tek ne nuk di se ku jane, nese vertet jane.

    Uroj maestro te mos e kete marre vesh qe ne Shqiperi qenka krijuar nje Keshill Varrimi. Besoj do te ishte shume e rende per te. Sikur po i thone: He pra ik, se gati jemi te te pergatisim per boten tjeter. Ne vend qe te krijojne keshille per t'ia bere me te lehta keto dite te renda ne spital ...

    A ka ndonje te re nga gjendja shendetsore e z.Kodra?

    Me lutjen qe ta vazhdosh ditarin qe e lidh lexuesin ketu direkt me cfare po ndodh ne spitalin e Milanos,

    Gjithe te mirat e Gezuar Vitin e Ri!
    Dita

  10. #20
    nė botėn shqiptare
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    198

    Shkrirja e miqve

    Ja Maestro, ndodhi ajo qe pritej. Ti ike ashtu papritmas kur po kujtoja se mbase do kendelleshe edhe nji here. Dhe lajmin per shkrirjen tende e morra ashtu pergjumur. Kur TV-ja po jepte nje dokumentar per Ty. E dita se ishe ti ai qe kishe ikur. Dhe nga Kosova nuk vija dot. S'ka dert, me mjafton kujtimi i bukur dhe shija e embel e takimeve tona tė dikurshme. Ne fund te fundit le diēka pa te cilen edhe mund te jetohet. Hipokrizine e botes se rreme qe si nje kancer po gellltite te gjitha idealet tona estetiko-humane. Sa ta kam lakmi, Maestro boten tende te tashme...Shpresoj se atje larte apo poshte ku ndodhesh merresh vesh me mire me shpirterat e lire si Ti... dhe mbase nuk do te kesh me nevoje te pikturosh toteme per ta mbushur zbrazetine humane qė ta dhuroi koha. Aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, Maestro sa e veshtire me duket tani te vije ne Milano. Ne Milanon ku Ti me nuk je....
    Te fala

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •