Me gjithe zbulimet dhe germimet arkeologjike te fundit qe jane bere ne pika te ndryshme ne vendin tone, perseri nuk eshte e lehte te gjesh informacione te dokumentuara dhe pershkruese rreth objekteve te ndryshme. Kete mungese informacioni e vura re ne menyre te vecante kur me duhej te beja nje analize per “Historine e artit para 1400”. Me gjithe deshiren qe kisha per te shkruar rreth objekte tona arkeologjike, informacioni nuk ishte i mjaftueshem. Rastesisht kohet e fundit me ra ne dore studimi shkencor ne forme katalogu i Hava Hidrit, mbi qeramiken e objekteve te shekullit IV para eres sone, te prodhuara ne Dyrrah. Katalogu eshte paraqitur ne dy gjuhe: shqip - anglisht
Autorja i ka ndare dhe kataloguar ne disa nengrupe vazot qeramike te paraqitura ne kete studim
- Amaforat
- Peliket
- Ojnohetë
- Lebes Gamikos
- Hidriat
- Lekanet
- Skyfosat
- Lekitet
- Situla
- Laginos
- Epiksis
- Bombyl
- Frutiere
- Patere
- Fragment Dinosi
Vazot e zbuluara nga studimet e deritanishme, jane te permasave mesatare. Me gjithe ndikimet qe kane patur nga arti romak dhe grek, ato gjithashtu paraqesin vecanti lokale. “Ajo qe i bashkon te gjitha prodhimet e Dyrrahut dhe qe i dallon njekohesisht nga cdo qender tjeter eshte balta karakteristike oker-roze. Nuancat e saj livizin ne varesi te pjekjes (metodes dhe intensitetit). Gjithashtu rezulton se perberja kimike e ketyre prodhimeve eshte e njejte dhe vjen nga e njejta zone argjilore (Masivi I Currilave)” – (Hava Hidri).
Keto objekte tregojne edhe nje here qe Dyrrahu ka qene nje qender e zhvilluar nga ana politike, ekonomike e kulturore ne kete rajon.
Krijoni Kontakt