Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Ne fakt Platoni flet per vdekjen kur jep deshmine e nje luftetari i cili gjate nje beteje kishte mbetur i vdekur ne fushe dhe ishte kthyer serisht ne jete pas nje gjendje te tille. Ai rrefen per ate cka pa pertej. Nuk e mbaj mend mire ku ishte por une ne shqip e kam lexuar ishte ne fund me duket te Dialogjeve. Ky ushtar flet se atje ka Gjykim dhe ka momente te idese se reinkarnimit, shpirtrat zgjedhin vete njeriun qe duan te jene.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar mė parė nga armandovranari Lexo Postimin
    Ne fakt Platoni flet per vdekjen kur jep deshmine e nje luftetari i cili gjate nje beteje kishte mbetur i vdekur ne fushe dhe ishte kthyer serisht ne jete pas nje gjendje te tille. Ai rrefen per ate cka pa pertej. Nuk e mbaj mend mire ku ishte por une ne shqip e kam lexuar ishte ne fund me duket te Dialogjeve. Ky ushtar flet se atje ka Gjykim dhe ka momente te idese se reinkarnimit, shpirtrat zgjedhin vete njeriun qe duan te jene.
    a Platoni paska than a !!??

  3. #13
    student njohurie Maska e Ilyas
    Anėtarėsuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    diku larg
    Postime
    52
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    a Platoni paska than a !!??

    Po Plato e ka thene, e kam lexuar dhe un kte ke nje nga dialogjet e tij. Tani pyetja eshte se a eshte e Plato's ky sugjerim, apo ndoshta mos e ka vjedhur nga cifutet, apo popujt e Indise, etj...

    Me vone kte sugjerim e perpunoi edhe islami dhe prandaj un kam shkruajtur dikur qe islami nuk eshte gje tjeter vecse nje perpunim ala Arabēe i mitologjise cifutllike, greke, kristjane/rromake dhe ndoshta kto te gjitha mitologjite mund ti ken rrenjet e tyre ke mitologjija Hindustane ne bashkpunim me asaj Egjyptjane, apo Libiane dhe Perse. Kam vene re qe edhe kur behet fjala per lufterat e para islamike te 4 kalifeve te ashtequajtur simbas legjendes islame "te drejte"(Abu Baker, Omar, Otman dhe Ali, simbas versionit islamik), taktika qe perdoren kta kalife nuk eshte gje tjeter vecse nje vjedhje dhe nje perpunim ala Arab i taktikave qe perdori Aleksandri i madh, apo taktikat e Hanibalit dikur me luften e tij kundra Romes.

    Tani mbetet edhe dicka kryesore per te sqaruar: c'eshte mitologjia? Shume libra jane shkruajtur per shpjegimin e mitologjise, por me pak fjale do te thote qe mitologjija nuk eshte tjeter vecse perdorje e simboleve.

    Nje shembull i vogel: Aty ku shkruhet pershembull qe Zeusi zuri vendin e Poseudonit ke tempujt Kretane te greqise nuk eshte gje tjeter vecse se nje ishull ose nje vend i shpalli luft Kretes dikur dhe qe e fituan ate lufte dhe keshtu ne vend te ketij Zoti filluan ti luten nje Zoti tjeter e keshtu me rradhe.

    ..............
    Konkluzioni i gjithe ksaj qe shkruajta eshte me pak fjale qe gjerat nuk u krijuan keshtu ala abrakadabra dhe mrekullira ala shejtani dhe engjelli, por u krijuan thjesht dalengadale duke mesuar, vjedhur, pushtuar e shfrytzuar prej kulturave te njeri-tjetrit. Pra cdo gje nuk eshte tjeter vecse kembim-shkembim kulturash dhe mencurish ndermjet popujve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilyas : 23-06-2010 mė 08:15
    Ditė e re, kismeti i ri

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Platoni eshte njeri nder mendimtaret me te shquar te botes antike, i lindur ne nje familje te pasur aristokrate. Emri i ti i vertet ishte Aristokli, Platoni ishte emri perkdheles i ti.
    Platoni qe ne rini i etshem per dituri shkoi ne Athinė per ta takuar Sokratin e famshem, nxenes i te cilit u bė per plot 9 vite. Platoni ishte shume i interesuar per politike dhe qeshtje tjera shoqerore, u percaktua per shkence dhe filozofi dhe per kete e formoi shkollen e vet filozofike te cilen e quan Akademi dhe e udheheq 40 vite.
    Platoni eshte autor i shume veprave filozofike, nder te cilat veqojme.
    Shteti apo per drejtesine
    Gostia apo per dashurine
    Per shpirtin etj.
    Ne keto vepra si edhe ne te tjerat ai trajtoi shume qeshtje me rendesi teorike si psh.mbi idenė, mendjen si burim te njohjes, qeshtjen e te mires te bukurise dhe te drejtesise. Platoni ka qen i njohur si filozof idealist, sipas ti idetė jan te amshueshme. Ai vlereson me se shumti idenė e te mires, pastaj te bukurise dhe drejtesise.
    Ne vepren e ti Shteti apo per drejtesin ai shpreh pikpamjet e veta sipas te cilave shteti eshte shfaqur nga domosdoshmeria qe njerzit te bashkuar mund te realizojn nevojat e veta. Qellimi i shtetit duhet te jet siguria , stabiliteti dhe liria njerzore. Sipas Platonit shteti ideal perbehet prej 3 shtresave.
    Filozofet qe duhet te udheheqin shtetin.
    Ushtaret qe te bejn ruajtjen dhe mbrojtjen e shtetit.
    Puntoret, tregtaret dhe zejtaret qe krijojn te mira materiale per te egzistuar shteti.

  5. #15
    student njohurie Maska e Ilyas
    Anėtarėsuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    diku larg
    Postime
    52
    U ngopa edhe me filozofi....lexoj...akoma....filozofi, por jo ashtu si me pare qe njehere te them Plato eshte me i madhi, e pastaj Kant eshte me i madhi...apo Niēe eshte me i madhi...mendoj qe e verteta eshte gjithandej...ne thjesht mbledhim aty ketu...si bleta nga nje lule ne nje lule tjeter.

    Tani lind pyetja....c'eshte mencuria? Mencuria eshte eksperienca e jetes tende...
    Si nuk gjeta nje njeri ne bote qe te thote qe nuk ke asnje shanc per nje jete pa dhimbje e vuajtje?

    E kam fjalen deri dje i lexoja me gjithe qef filozofet pesimist, por edhe ata nuk me bindin, pasi te gjithe mundohen qe ti japin jetes nje karakteristike frymzuese...qe jo mbas kaq vites, apo kaq jetesh do behet mire....jo mund te behet mire nqs perdor kte e ate dogme, apo sistem....jo do behet mire mbasi te kesh njohuri....jo do behet mire per nje njeri ne 1.000.000.... etj....bla....bla....dhe shprese te pafund. E kam fjalen qe edhe keta filozof qe e quajn veten pesimist jane ne fund te fundit optimist per jeten, sigurisht po te zbatosh keto systemet e tyre...

    Si perfundim kam dale ne konkluzion qe askush nuk e din se si eshte kjo pune e te vertetes dhe e jetes. Te gjithe bejne gam...gam....me ato magjite....filozofite dhe dogmat e sistemet e tyre te pafund.

    Un mendoj qe njeriu eshte thjesht nje pjese e natyres si puna e lules.....rritet e lulezon dhe vjen nje kalama dhe e keput, i merr ere lules dhe me vone e hedh pertoke dhe ja kjo ishte jeta...Pra le te mesojme sa te duam....gjithmone jeta do te na habise perseri....gjithmone do te dale nje situate, apo dikush dhe do te na tregoje dicka qe ne nuk e njihnim fare...na rrofte pastaj njohuria qe kishim... cdo gje fillon nga e para....me vuajtje me te renda deri sa vjen nje dite dhe cmendemi fare....hahahahaha.........mendoj qe nuk ka rob me pesimist se sa un per jeten; jam aq pesimist saqe edhe armikun e lej te jetoj, sepse e dij qe jeta e tij eshte thjesht ferr dhe zjarr...keshtu qe pse ti bej dem, kur vet jeta e shkatrron njeriun dalengadale?

    Sa me shume qe mesoj, aq me shume bindem per aftesine e madhe qe kishin kta dy njerez: Cervantes dhe Gustave Flaubert. Cervantes, sepse ai tallet e qesh me jeten me Don Kishotin e tij...kurse Gustave Flaubert pasi ai nuk i jep shpreses asnje shanc ke kryevepra e tij "Zonja Bovari". Kta me duken mua afer ke e verteta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilyas : 24-06-2010 mė 12:44
    Ditė e re, kismeti i ri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Filozofėt, jeta dhe veprat e tyre!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 18-03-2011, 08:00
  2. Stavri Pone
    Nga Oriola Rama nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 14:01
  3. Alegoria e Shpelles - Platon
    Nga huggos nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •