Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081

    Arritje në mjekësinë shqiptare

    --------------------------------------------------------------------------------

    Veshkat, ne shtator nisin transplantet
    E Enjte, 28 Korrik 2005
    Muaji shtator-tetor percaktohet si fillimi i nje etape te re ne historine mjekesore shqiptare. Per here te pare ne vend do te nisin transplantet e veshkave, aq te nevojshme per vite me rradhe. Sipas nendrejtorit te Qendres Spitalore "Nene Tereza", Arben Gjata, nje bashkepunim mes mjekeve shqiptare dhe atyre egjyptiane do te mundesojne endrren e shume pacienteve me veshka, per tu zgjatur jeten nepermjet transplantit. "Deri tani jane shenuar rreth 100 emra per transplante, shumica e te cilave do te jene me donatore familjare"-tha doktor Gjata. Nderkohe profesori egjyptian, Mohamed Joanim, tha se ne Shqiperi jane pjekur kushtet per t'u kryer me sukses transplanti i veshkave. Sipas tij infrastruktura e duhur ekziston duke llogaritur dhe mjeket e afte shqiptare, emra te njohur te mjekesise. Nderkohe nendrejtori Gjata theksoi se nje nder kerkesat qe pritet t'i behen qeverise ehste nje buxhet shtese per te mos djegur sipas tij shansin per nisjen e nje pune aq te vlefshme dhe te domosdoshme.

    Hemodializa, 300 paciente zgjasin jeten me veshka artificiale

    Nje fond limit prej rreth 625 mije euro, per pajisjen me 28 makina te hemodializes te kompletuara u ka "zgjatur" jeten qindra pacienteve ne gjithe vendin. Por mjeke te njohur te veshkave shprehen se transplanti siguron vite jete me teper se hemodializa, duke theksuar nevojen immediate per fillimin e tyre edhe ne Shqiperi. Sipas shefit te pavionit te veshkave ne QSUT, Myftar Barbullushi, duke pasur parasysh kushtet ne te cilat duhet te kryhet nje transplant, periudha e vjeshtes eshte menduar te jete me e mira. Megjithe koston e saj, rreth 40 mije Euro, transplanti i veshkave deri me sot nga shqiptaret eshte kryer ne vendet fqinje, Turqi, Greqi e Maqedoni. Kohe me pare, ministri i Shendetesise, Solis dhe nje grup mjekesh te specializuar ne Itali kane shpjeguar se tashme shendetesia shqiptare eshte e gatshme te kryeje nje transplant te veshkes ne vendin tone.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  2. #2
    Sa paska ecur mjekesia shiptare o ... ...emen.
    Tani qe ra dhe ne dore te Maxit do zhduket dhe Korrupsioni.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •