Qendra dhe periferitė kulturore...

Po tė pohojmė pa u thelluar shumė
se art e letėrsi bėhet vetėm nė qendėr, pra nė kryeqytet, natyrisht qė gabojmė dhe fyejmė padashje mjaft krijues tė talentuar anembanė vendit, nė qytete e fshatra qė shpesh thirren me njė nėntekst pezhorativ provinca. Shembuj tė shumtė mund tė sillen kėtu nė ilustrim tė idesė se jashtė kryeqendrės sė vendit, nė periferi (nuk po i quaj provinca) kanė krijuar art tė madh artistė tė mėdhenj tė penės, penelit apo skenės. Nė Jasnaja Poljana, jo nė Moskė, krijoi ato kryevepra Leon Tolstoi, duke mbetur ai qė njohim: mė i madhi ndėr tė mėdhenjtė e letėrsisė ruse tė shekullit XIX. Nė Pogradec krijonte Lazgushi i madh, nė Korēė jetonte e krijonte Vagjush Mioja, nga Tirana "arratisej" nė manastirin e Apollonisė nė Fier dhe shkruante Jakov Xoxa, nė fshatrat e Ersekės thurrte lirika Dhori Qiriazi, Frederik Reshpja e Skėnder Drini nė Shkodėr, Koēi Petriti nė Librazhd...

Por, njėherėsh, ėshtė krejt e natyrshme qė kryeqyteti i vendit, tė jetė edhe metropoli i kulturės. Nė Tiranė ndodhen institucionet mė tė rėndėsishme administrative, kulturore, arsimore e botuese. Nė Tiranė kemi Akademinė e Shkencave dhe Akademinė e Arteve tė Bukura, Teatrin Kombėtar dhe Teatrin e Operas dhe tė Baletit, Galerinė e Arteve (dhe ish Lidhjen e Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tashmė tė vdekur) etj. Si i tillė, ritmi i jetės nė Tiranė ėshtė i ndryshėm nga ai nė qytetet e tjerė tė vendit. Kėtu ka mė shumė gjallėri, jeta ėshtė mė e larmishme, me mė shumė veprimtari kulturore e artistike. Kėtu organizohen spektakle tė mėdhenj e festivale, kėtu jetojnė krijues tė shquar, kėtu vijnė artistė nga bota, prej kėtu emetojnė valėt e tyre nė eter nė gjithė vendin dhjetėra TV e radio. Kėtu botohen gazetat dhe revistat me lajmet mė tė freskėta e mė tė bujshme nga vendi dhe bota. Shkurt, kėtu jeta ka tjetėr standard, ėshtė mė e zhurmshme por edhe mė e bukur, mė afėr parametrave tė njė jete tė qytetėruar, pasi pėr kryeqytetin tregohet mė shumė vėmendje e, pėr pasojė, ka mė shumė rregull, mė shumė normalitet. Por kjo nuk mund tė absolutizohet kurrsesi.

Ky superioritet i kryeqytetit ėshtė normal, pėrderisa edhe jeta nė qytetet, madje dhe nė fshatrat e Shqipėrisė tė rrjedhė nė kufijtė e normales. Mirėpo, nė qoftėse ky normalitet prishet, (sikurse fatkeqėsisht ėshtė prishur vitet e fundit me dyndjet e pakontrolluara drejt Tiranės), atėhere na shfaqet njė hendek qė sa vjen e thellohet midis qendrės e periferive, midis metropolit dhe "provincave". Ndėrsa nė kryqytet ka njė gjallėri pėrherė e mė tė madhe, nė periferi tė vendit, nė qytetet e tjera e nė fshatra qė i mbajnė sytė nga Tirana, jeta kulturore vjen e bėhet gjithnjė e mė e vakėt. Nė atė vakėsi edhe talentet vyshken. Ndaj dhe mund tė quhet i justifikueshėm insistimi i shumė tė rinjve e tė rejave pėr tė qėndruar nė Tiranė pasi mbarojnė studimet e larta. Shumėkush e ka mendjen nė kryeqytet me idenė se vetėm kėtu mund tė bėjnė hajėr duke shpalosur talentin, duke publikuar apo ekspozuar veprat e tyre. Por kjo nuk ėshtė zgjidhja, mė sė paku mund tė quhet njė zgjidhje iluzive interesash afatshkurtra, por jo medoemos pėr tė bėrė edhe art tė madh. Sepse, metropoli ėshtė edhe i pamėshirshėm, nuk ua shpėrblen sa e si duhet talentin tė gjithė krijuesve, madje nuk janė tė pakta rastet qė edhe i ka tjetėrsuar ata...

Periferitė pra, i kanė sytė nga qendra, pėrderisa atje nė periferi nuk ka veprimtari, nuk ka gjallėri e jetė kulturore. Dhe kjo vakėsi mund tė themi se ndihet sapo del nga ajo qė quhet unaza e Tiranės. Nė periferitė e kryeqytetit janė vendosur dekadėn e fundit dhjetėra mijė familje tė ardhur nga rrethe tė largėta tė vendit, jeta e tė cilėve ndryshon pak pėr tė mos thėnė aspak nga jeta nė qytetet apo fshatrat nga kanė ardhur, nga jeta nė Kukės, nė Skrapar apo nė fshatrat e Ersekės. E tillė ėshtė jeta kulturore e tiranasve tė Bathores, tė Saukut, tė Kombinatit, tė Kinostudjos, Alliasit, apo edhe tė Laprakės.

Arsyeja e kėsaj vakėsire kulturore nė jetėn e banorėve tė periferive duhet kėrkuar padyshim te mungesa e institucioneve, e kinemave, bibliotekave e teatrove. Por edhe tė njė vėmendje e pamjaftueshme e shtetit. Pra, sepse qendra pak i kthen sytė nga periferitė, ndėrkohė qė kėrkohet tė bėjė shumė mė tepėr pėr periferitė. Sepse kėshtu, nė fund tė fundit do tė qarkullojnė vlerat qė janė krijuar e krijohen me aq mundim. Por edhe ngaqė e dimė fare mirė se nė periferi e deri nė zonat mė tė largėta tė vendit jetohet, punohet, krijohet... Njė nga gjestet mė tė bukura ėshtė ai i tė botuesve, qė traditėn e panaireve tė pėrvitshėm tė librit qė filluan pesė vjet mė parė nė Tiranė, tashmė e kanė shtrirė edhe nė mjaft qytete tė vendit si nė Srandė, Vlorė etj. Po kėshtu dhe turnetė e ndonjė trupe teatri, apo ekspozitat e ndonjė piktori. Sepse edhe nė periferi pėrveēse krijues e intelektualė tė mirėfilltė, ka edhe mjaft artdashės, njė veprimtari e tillė atje pėrjetohet si njė ngjarje e rėndėsishme, u jep gjallėri banorėve tė qyteteve dhe zonatve pėrreth, pėr to diskutohet, debatohet, ndėrsa vlerat e krijuara gjejnė njė truall tė shėndetshėm pasurimi dhe verifikimi.

Problemi bėhet mė serioz kur vėren se edhe disa veprimtari qė filloi ish Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve si takimi i pėrvitshėm "Ditėt e poezisė" me poetėt mė tė mirė tė vendit (nė dy vitet e parė ėshtė zhvilluar nė Durrės) pėr herė tė tretė e tė fundit u mbajt nė qytet periferik tė atdheut, por nė njė "kryeqytet" tė poezisė, nė Pėrmet, nė vendlindjen e poetit kombėtar Naim Frashėrit. Apo tė tjera nė Shkodėr pėr romanin e sotėm etj. u shkrinė si kripa nė ujė dhe tani ka heshtje dhe kafene e dasma...

Dhe natyrisht qė nė kėtė lėmė ėshtė pėrgjegjėsi e shtetit dhe e institucioneve tė tij pėr tė krijuar njė klimė kulturore nė mbarė vendin. Kėshtu do tė ishte njė vijimėsi e mbarė nėse mendohet mė shumė pėr qarkullimin e vlerave mes Tiranės si kryeqėndėr dhe qėndrave tė tjera kulturore e artistike tė vendit. Duke hapur p.sh. ekspozita reciproke, duke realizuar veprimtari kulturore e artistike reciproke, por edhe tė pėrbashkėta. Tė shpėrndash apo tė qarkullosh librat, pikturat e skulpturat, kėngėn dhe dramėn nė skenat anembanė vendit, ėshtė nder dhe detyrim ndaj njerėzve tė tu, ndaj vendit tėnd.

Fatos Arapi

Ku ėshtė Atdheu…

Ku ėshtė atdheu hijerėndė,

I menēmi, i vuajturi, ai tragjiku

I papėrsėritshėm.

Diellor e i pėrzishėm.

Ku ėshtė atdheu

Qė jua dhashė?

Nė kraharorin e tij futa zemrėn time.

Kaq herė e vratė dhe prapė jua ngjalla:

Mė njerėzor se dhimbja,

Mė i lirė se liria.

Si njė himn funebėr,

Mbi tė cilin lėvizim tė gjithė.

Ai, i pagjumi i pėrhershėm,

Qė ēdo natė po ju pyet:

-Si mund ta shpėtojmė njeriun?

Altari nė trupin e njė ėndrre,

Kandili i ndezur,

Ku vijnė e marrin zjarrin e tyre

Shpresat e dėrrmuara.

Qė ju tė mos jeni kufoma shėtitėse,

Fantazma shėtitėse, ju tė mos jeni.

Ku ėshtė atdheu, ai, kryeatdheu,

Njerėzori i pėrzishėm,

Qė nė krahun e vet pėrjetėsisht ka lidhur,-

Kordele tė zezė, -

Fatin tragjik tė poetėve.