Shkrimtarë dhe poetë shkodranë
-- Referencë për krijuesit shkodranë --
Letërsia shqiptare trashëgon një fond të pasur vlerash nga krijuesit shkodranë. Që nga koha e Marin Barletit, në Rilindjen Kombëtare e deri pas luftës së dytë botërore, shkrimtarët dhe poetët shkodranë kanë dhënë me veprat e tyre një kontribut të pashembullt, në pasurimin e shpirtit të shqiptarëve dhe në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare. Vlen të theksohet këtu se, një vend të veçantë zënë priftërinjtë katolikë të periudhës së Rilindjes, të cilët mbjellën në mendjet e shqiptarëve dashurinë për atdheun, e sidomos paqen dhe tolerancën midis feve të ndryshme. Ata më pas do anatemoheshin nga regjimi komunist shqiptar, por veprat e tyre mbetën dhe janë edhe sot burim drite për errësirën e mendjeve të ndryshkura.
Krijoni Kontakt