Close
Faqja 51 prej 115 FillimFillim ... 41495051525361101 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 1148
  1. #501
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    te maeerte dreqi ate 15 ditshin e ferrieve qe ka italia ENGJULL
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  2. #502
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pershendetje Mileto.Si jeni iher tju pyesim se jemi ne merak ore aman.

    Miri po ti derman cne me Pushime mer se me shpejt po iken ne Shqiperi sesa erdhe.

    Donna 76 si te kam se jm ne merak mi goce se vape e madhe edhe dielli ste ben mire per mendjen thote Doktori.

    Xhuliana po ti derman gjithe kjo vape ti me perkrenare ne koke.Kur shof ate foton tate sikur shof Il Gladiatore prandaj zbukuroje pak Avatarin he te keqen se nuk na i mban zemra te tilla emocione. :d

    Pershndetje ELDORADO.Si ja ke kaluar ti ?

    Pershendetje edhe per te gjithe qe jane ne Itali.Te iki iher une mileto ju mbetet qejfi juve se jam edhe per te shku ne det sot.

    Shifemi me kismet neper forum.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #503
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO
    Pershendetje Mileto.Si jeni iher tju pyesim se jemi ne merak ore aman.

    Miri po ti derman cne me Pushime mer se me shpejt po iken ne Shqiperi sesa erdhe.

    Donna 76 si te kam se jm ne merak mi goce se vape e madhe edhe dielli ste ben mire per mendjen thote Doktori.

    Xhuliana po ti derman gjithe kjo vape ti me perkrenare ne koke.Kur shof ate foton tate sikur shof Il Gladiatore prandaj zbukuroje pak Avatarin he te keqen se nuk na i mban zemra te tilla emocione. :d

    Pershndetje ELDORADO.Si ja ke kaluar ti ?

    Pershendetje edhe per te gjithe qe jane ne Itali.Te iki iher une mileto ju mbetet qejfi juve se jam edhe per te shku ne det sot.

    Shifemi me kismet neper forum.
    Takohu ne alb me kto te italise sesa knej.Ma mire tako femnat
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  4. #504
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Historia e vërtetë e familjes mafioze Bonnano

    Në vitin 1971, Gay Taleese do të nxirrte në dritë, librin “Honor thy family” (Nderi i fisit), një produkt i 6 vjetëve pune, që ai kaloi pranë mafiozit Bill Bonnano, ndërkohë që ky i fundit i shmangej ligjit dhe policisë, e thënë ndryshe ishte një nga MOST WANTED! Por në të njëjtën kohë Bill Bonnano vuri ndër këmbë dhe luftoi pa mëshirë rivalët e tij, duke u bërë jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i frikshëm. Familja mafioze njujorkeze u themelua nga babai i tij, Josef Bonnanno, apo si e thërrisnin atë, Xho Bonnano.
    Libri i Taleeses është vepra e parë e këtij lloji, jo e trilluar për të thyer - OMERTA- kodin e heshtjes, por kap kombinacionin e çuditshëm të menaxhimit gjerësisht të familjes mafioze, që përcakton jetën e një mafiozi modern. Bonnano, mund të ishte i dhunshëm, i pashëm, tërheqës, egoist, i matur e i vëmendshëm, por mbi të gjitha ai ishte shumë human. Mbas shfaqjes në kinematë botërore të filmit “Godfather” (Kumbari), madhështor, i shkëlqyeshëm e operistik, duke vijuar i tillë deri më 1974, për të fituar 9 çmime Oskar. Por historia e Fransie Ford Coppola, nuk ishte e vërtetë, ndërsa Gay Taleese është bazuar në ngjarje e ndodhi reale, në njerëz realë dhe të gjallë sot e kësaj dite. Tashmë mbas tri dekadash, audiencën e ka tërhequr një tjetër histori e klanit mafioz, Sopranos. Dhe Taleese na ka bindur përsëri se ekuivalencat e jetës reale flasin ashtu si “Honor thy family”, “Sopranos”, është një ngjarje domestike që nxjerrin në pah karaktere mbi krimet, forcën e karakterit e të joshjes, familje mbi “familje”. Në seritë e fundit filmi fokusohet në çështje që trajtohen në thelbin e librit të Taleeses: Të lindur e rritur me një mbiemër mafiozi, çfarë lloj jete, një Bonnano apo Soprano do të ketë në të ardhmen? Duke iu referuar suksesit të librit, Taleese i dërgoi përfitimet në një trust edukacional, të destinuara për të paguar studimet e larta, të fëmijëve Bill e Rosalie Bonnano, në degët përkatëse që ata do të zgjidhnin. Taleese në këtë libër na sjell realitetin jetësor që fëmijët e Cosa Nostrës, tashmë mbi të 40-at, përpiqen të menaxhojnë në këtë fillim të shekullit 21. T'i marrim me radhë pinjollët Bonnano. E fillojmë me Charles Bonnano! Nga mesi i viteve '60 ai ishte një adoleshent i ndrojtur, i frikësuar dhe shpesh herë i tmerruar, duke jetuar në një shtëpi ku divanet, kanapetë dhe dyshemeja ishin të "okupuara” gjatë gjithë natës nga badigardë që pinin dhe gërhisnin, që zgjatnin këmbët e tyre mbi kokën e Charles-it duke i shkaktuar edhe plagë, dhe njolla gjaku që binin mbi qilim. Ishte koha e ligjit të luftës brenda mafies dhe 450 burrat e familjes Bonnano ishin qendra e konfliktit. Kur ishte vetëm 6 vjeç, më 1964, gjyshi i tij sicilian, Xho Bonnano, një udhëheqës mafioz në Amerikë, që në erën e 1930-s, u rrëmbye papritur në zemër të Manhhatteni-t, dhe do të çohej diku që u konsiderua destinacioni i tij i fundit. Mbas një viti, kur nuk ekzistonte akoma ndonjë evidence publike të ekzistencës të Xho Bonnanos -qëndronte akoma i fshehur, babai i Charles-it, 31-vjeçari Bill Bonnano, i cili, përgjatë rrugës për të negociuar, për të gjetur një zgjidhje me rivalët e tij gërnjarë, u qëllua pabesisht për t’u vrarë me 20 plumba që bënë rikoshetë në trotuaret e ndërtesat pranë, në zonën e Bruklinit, që Bonnano e pat menduar e besuar si një territor miqsh. Bill Bonnano qëndroi i fshehur për shumë ditë, ndërsa bashkëshortja e tij, Rosalie banoi me të katër kërthinjakët e saj, me badigardë, e ngujuar brenda katër mureve, me dritare të blinduara në shtëpinë e saj në një provincë, në Long Island. Policia mbante nën survejim të rreptë rregullisht shtëpinë e Bill Bonnanos, ku dhe shtypi nuk hezitonte të shfaqej shumë herë për të marrë të dhëna rreth vendndodhjes së Patriarkut të klanit mafioz, Josef Bonnano dhe djalit të tij, Bill Bonnano. Gazetarët nuk ngurronin t’u afroheshin kërthinjakëve të familjes Bonnano kur ata shkonin në shkollë. Si të parin që pyesnin ishte Charles, si më i madhi i fëmijëve, të cilin media e konsideronte si “zëdhënësin e shtëpisë Bonnano", megjithëse ishte vetëm 8 vjeç në atë kohë. Ku është gjyshi? -Nuk e di. -Ku është babai? -Nuk e di, përgjigjej Charles, duke marrë vëllezërit dhe motrat me hap të shpejtuar për t’u larguar sa më parë prej tyre. Më 1965, kur Bill Bonnano del nga skuta ku ai ishte fshehur dhe nuk ishte më në shpallje kërkimi, ai thirret nga autoritet federale për të dëshmuar se ku ndodhej babai i tij, mobi amerikan, mafiozi Xho Bonnano. Bill nuk tregoi asgjë se ku ndodhej i ati, gjë që i kushtoi atij 5 muaj burg për mbajtje të sekretit. Kurrë Bill Bonnano nuk telefononte për të rezervuar vende në restorantet luksoze të New Yorkut, por kur ai shfaqej në derën e restorantit me badigardët dhe burrat besnikë të tij restoranti boshatisej në moment e lokali zotërohej nga klani Bonnano. Bill Bonnano ka 5 fëmijë, katër të tijtë dhe një të adaptuar, Charles me sy jeshilë, kur ai ishte 18 muajsh, fëmija i një kameriere që ishte braktisur nga i dashuri i saj ushtarak. Ajo kaloi një natë me Bill-in në Los Angelos dhe si shpërblim ai i adoptoi fëmijën. Djalin e tij, Charles, me sy kafe të errët, Josefin, që mbante emrin e patriarkut të klanit mafioz, gjyshit të tij, Xho Bonnano, dhe që ishte shëndetlig dhe vuante nga astma, Salvatoren, që ishte gati të zihej me këdo dhe një nga pretendentët për të qenë lider në administrimin e klanit mafioz Bonnano, dhe Felippa, vajza e vetme, që ditën që lindi kishte vathë diamanti në veshë. Por lind pyetja: Kush do t'i mbronte ata nga nami i keq i mbiemrit te tyre? A duheshe që pinjollët e ardhshëm të klanit Bonnano, duhet të ndërronin mbiemër? A do ta mohonin ata "backgroundin” e prindërve të tyre?... Duke pësuar një rënie të ndjeshme nga ana financiare dhe ekonomike Bonnanot u detyruan së bashku me besnikët e tyre të kërkonin azil në San Jose të Kalifornisë veriore, duke kaluar një pjesë të jetës së tyre në arrati, duke përdorur gjithmonë një shprehje sarkastike "jemi miqtë e ngushtë të qeverisë”. Por në vitet '70, dhe pikërisht midis viteve'71-74, ai do të dënohej me 4 vjet heqje lirie për vjedhjen e kartës së kreditit. Sa herë që Rosali do të shkonte ta vizitonte në burg me fëmijët e tyre, ajo do të stresohej shumë kur e shikonte me rrobat e burgut, doku e ngjyrë blu të çelur dhe një palë opinga në këmbë, duke i krahasuar me ato që ai mbante kur ishte i lirë, nga më luksozet e të shtrenjtat italiane. Sot Charles Bonnano është 49 vjeç, 6 këmbë i gjatë dhe pesha trupore 240 pound. Është pronar e një ofiçine të pjesëve të këmbimit të automjeteve dhe në të njëjtën kohë punon shofer mauneje, duke transportuar nga një skaj i Amerikës në tjetrin makina të shtrenjta e luksoze. Kurrë nuk harron të marrë me vete edhe mjetet për hobet e tij si, golfi, peshkimi dhe femrat, të cilat janë shumë të dëshiruara të kalojnë momente romantike me të, dhe kurrë ai nuk i refuzon. Por Charlsi, gjithashtu ishte duarartë. Ai ishte në gjendje të riparonte në një kohë rekord çdo gjë që i shikonte syri. Punoi për një kohë si saldator makinerish, por shpejt do të dënohej me dy vjet heqje lirie, për tregtimin e pjesëve të këmbimit të makinave, sigurisht të vjedhura. Mbas lirimit nga burgu dhe duke qëndruar për 10 vjet jashtë telasheve me autoritete federale, ai do të punonte si shofer i tonazhit të rëndë. Por mbiemri i tij Bonnano do t'i shkaktonte Charlsit një incident në kufirin me Kanadanë, duke e ndaluar atë të hyjë në shtetin fqinj. I pyetur nga autoritet e kufirit se çfarë lidhjesh kishte me Xho Bonnanon dhe Bill Bonnanon, ai do të përgjigjej plot delir dhe krenari se ishin gjyshi dhe babai i tij! Ai qëndroi tri ditë duke fjetur në maune, derisa erdhi një shofer dhe e zëvendësoi. Kur dispeçeri i kërkoi Charlsit që të ndërronte mbiemrin për shkak të andrallave që i shkaktoheshin, Charlsi jo vetëm nuk pranoi, por ju përgjigj atyre: "Ata janë nderi i fisit"
    Fëmija i dytë i çiftit Bill dhe Rosalie Bonnano është Josef Bonnano, i cili që në moshë të vogël vuante nga astma, dhe kjo i privoi të drejtën për të ndjekur shkollën fillore. Ai mësoi në kurse private të shkruante e të lexonte i shtrirë në krevat. Por kur gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, ai vazhdoi studimet, biles edhe ato të lartat, për doktor pediatër, e pikërisht i specializuar për sëmundjen e astmës, ku mbaron me rezultate të shkëlqyera dhe bëhet një nga doktorët më të mirë dhe më të kërkuar në vend. Drejtori i spitalit nuk hezitoi ta vlerësonte dhe lavdëronte në një mbledhje për punën e tij të shkëlqyer dhe tejet human si mjek, por i kërkoi edhe të falur: “Të kërkoj ndjesë për ngurrimin që pata në fillim për ju, për të mos punuar këtu. Kjo erdhi për shkak të mbiemrit Bonnano! Fëmija i tretë i çiftit Bonnano është Salvatore, një nga pretendentët kryesorë për të marrë administrimin e klanit mafioz Bonnano! I shkëlqyer në informatikë, dhe teknologjinë e kompjuterit, një specialist i zoti në instalimin e kompjuterave të lojërave të fatit në kazino. Vetëm përmendja e mbiemrit Bonnano nga autoritet e kazinosë do e bënte Salvatoren të jepte dorëheqjen, dhe të mos pranonte edhe kur i afruan 90 mijë dollarë në vit. Duke parë filmin "The Sopranos", ja si shprehet Salvatore rreth filmit "Toni Soprano është një jetë tejet ordinere dhe vulgare, që reflekton mungesë mençurie dhe urtësie për të nxjerrë figurën e gjyshit të tij". Vajza e vetme e çiftit Bonnano, Felippa nuk do të persekutohej aq shumë sa vëllezërit e saj nga mbiemri Bonnano, për shkak të martesës që ajo bëri dhe ndërroi mbiemrin. Ajo sot punon si një infermiere e specializuar dhe drejton fondacionin për fëmijët të lindur me probleme shëndetësore. Patriarku i klanit mafioz, mobi amerikan Josef Bonnano vdiq në moshën 97-vjeçare, në vitin 2002, në shtëpinë e tij në Tucson. Përveç Charlesit që pati probleme me drejtësinë dhe ligjin, të tre fëmijët e tjerë të çiftit Bill dhe Rosalie Bonnano nuk kanë patur probleme me ligjin. Ata sot bëjnë një jetë të qetë, në New York. Ata kanë hyrë në shekullin e 21-të krenarë për origjinën e tyre dhe gjithmonë shprehen se janë pinjollët e ardhshëm, të JOSEF BONNANOS, NDERIT TË FISIT!
    Sui generis

  5. #505
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    Rapsoul i mbarova pushimet un me vjen keq qe s'lexoj dot temen tende se te henen duhet t'shkoj ne pune
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  6. #506
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Rapsoul o dermaN po ti ne vend te pershendesesh shko edhe na trego historine e Familjeve mafioze.Rri derman se po ja nisem neve do na duhen 7 forume per te arrit te gjysma prandaj 1 pershendetje mjafton.




    Pershendetje per te gjithe.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #507
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO
    Rapsoul o dermaN po ti ne vend te pershendesesh shko edhe na trego historine e Familjeve mafioze.Rri derman se po ja nisem neve do na duhen 7 forume per te arrit te gjysma prandaj 1 pershendetje mjafton.




    Pershendetje per te gjithe.
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  8. #508
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    pershendetje te gjithve ....si mi kalut pushimet???
    santo mos ma shaj avatarin mer se mo i mir se i joti esht....

  9. #509
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    E ju zente Brumi duart qe nuk keni shkruajtur gjysem llafi mer mileto se na e bete gjakun uje.


    Pershendetje per te gjithe.


    P.s Xhuliana sa per ate avatarin tim e kam shume SeXxXy.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  10. #510
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO
    Rapsoul o dermaN po ti ne vend te pershendesesh shko edhe na trego historine e Familjeve mafioze.Rri derman se po ja nisem neve do na duhen 7 forume per te arrit te gjysma prandaj 1 pershendetje mjafton.




    Pershendetje per te gjithe.
    ça thu ti mer,duhen nja 45 forume per te arrit ke çereku,ky Rapo sboni gjo tjeter,vetem na zuni kompjuterin
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •