Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Montreal - Festivali Nderkombetar i Filmit

    Kete vit perfundimi i Fest. Nderkombetar te Filmit ne Montreal shenoi nje sukses te plote te filmave Europiane. Festivali i Montrealit, i njohur boterisht si pikenisje per suksesin e shume filmave me buxhet te kufizuar, edhe kesaj rradhe ishte nje panair i pafund festimesh, eksperiencash e tregtie midis krijuesve te filmave, mbeshtetesve te tyre financiare dhe artdashesve qe udhetuan nga kultura te ndryshme nga te gjithe kontinentet. Jo se pjesemarrja e te huajve i shton ndonje gjalleri te veēante ketij festivali; banoret e Montrealit jane me emer kudo per shfrytezimin e ēdo mundesie qe sjell kenaqesi e permbushje shpirterore. Temperaturat shkrirese dhe rruget e ngushta me pothuaj asnje vend parkimi te lire, sikur i nxisin akoma me shume vendasit ne nje egzaltim qe pothuaj ne ēdo qytet tjeter Ameriko-Verior (per te mos plasur ndonje lufte Kanadezo-Amerikane per gabim shprehimie) do te ishte mjaft per te shuar ēdo shkendije entuziazmi. Kete vit qendra e vemendjes ishin filmat evropiane. Ēmimet si me poshte:

    Filmi me metrazh te gjate: (Feature films):

    Ēmimi i pare - Grand Prix of the Americas (Best film):
    Dita me e bukur e jetes sime - IL PIU BEL GIORNO DELLA MIA VITA nga Cristina Comencini (Italy)

    Ēmimi special i Jurise - Special Grand Prix of the Jury:
    Asgjekundi - HIĒBIRYERDE nga Tayfun Pirselimoglu (Turkey)

    Drejtuesi me i mire (perkthimi?!) - Best Director:
    Folmė per dashurine - PARLEZ-MOI D'AMOUR nga Sophie Marceau (France)

    Kontributi me i mire artistik - Best Artistic Contribution:
    SALOMÉ nga Carlos Saura (Spain)

    Skenari me i mire - Best screenplay:
    Treni i fundit - EL ULTIMO TREN nga Diego Arsuaga (Uruguay/ Spain/ Argentina)

    Ēmimi Montreal per filmin e pare(nga drejtues fillestar) me te mire - Montreal Award for the Best first fiction film:
    Pozicion te ndryshme - VARIOUS POSITIONS nga Ori Kowarsky (Canada)

    U ndane dhe nje sėrė ēmimeh te tjera per filma me metrazh te shkurter, dokumentare, interpretime rolesh etj. Informacion me te zgjeruar mund te gjeni tek www.ffm-montreal.org

    Kaq per sonte, me premtimin qe veres tjeter do jem duke u shkruar direkt nga Montreali.

    h

  2. #2
    moj po nuk ishte dhe nje film i lidhur me shqiperine. nuk jam e sigurt nese ishte i filmuar nga shqiptaret po me duket se ca kanadeze kishin xhiruar pamje nga shqipria. (mundet dhe te jem gabim)- te albclubi ma kapi syri diku.

    me marsi ishalla . vitin tjeter ec kendeja per TribecA film FESTIVAL .
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Leje leje se me iku NY film festival kete muaj. Ka dy filma ne te cilet kam punuar qe shfaqen aty. Do te te keshilloja te shkosh te shohesh "Photo to send", nje dokumentar mbi Dorothea Lange, shfaqet per nje jave ne NY duke filluar nga e premtja. Eshte shume i bukur. Po deshe te jap vendet ku shfaqet.

  4. #4
    po fotot i harrove. mi dergo pak se kesaj te premte jam pushim.
    lili
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

Tema tė Ngjashme

  1. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  2. Festivali i 12-tė i filmit shqiptar: 2-9 tetor,2006
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:17
  3. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  4. Festivali i parė ndėrkombėtar i filmit nė Tiranė
    Nga Henri nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-09-2003, 23:27
  5. Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
    Nga Blendi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •