Raporti i institutit Britanik - BMJ ( British Medical Journal ): Nje ne tre gra ne Shqiperi rrihet dhuneshem nga burri i saj
nga- BEQIR SINA, Nju Jork
Me teper se nje e treta e grave(37%) te, te pyeturave jane viktima te "rrahjes se dhuneshme" ne familje nga burri ne Tirane. Me te "rrahurat" jane ato te moshes 25 - 34 vjeçare, ato me shkolle te mesme, ose ato qe punojne ne pune profesionale, grate me edukate e shkollim me te lart se burrat ose partneri tyre, ato qe jane te martuara ne zonat rurale.
LONDER - ANGLI : Te burgosur, te denuar per dhune(rrahje) ndaj gruas ne familje, ka ne te gjithe boten, por jo sa ne Shqiperi. Me shume se nje ne tre gra te martuara, ose nga ato qe bashkejetojne me ndonje burre(partner), gjate vititit te kaluar, jane "rrahuar" keqazi nga burri ose partneri i tyre, thekson nje studim i bere nga instituti Britanik - BMJ ( British Medical Journal ).
Instituti i studimeve mjekesore britanike BMJ ( British Medical Journal ), thote ne raportin e tij te dates 25- korrik, se e ka nxjerr kete perfundim ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes ne kryeqytetin e Shqiperise, duke pyetur rreth 1039 - te anketuar kryesishte te martuara gra, qe banojne ne Tirane, dhe ato varojn sipas moshave prej 25- deri ne 65- vjete. Grate e pyetura ne Shqiperi, sipas studimit te Institutit te studimeve mjekesore britanike BMJ ( British Medical Journal ), sipase eksperiences se tyre, tregojne se "rrihen dhuneshem" nga burrat duke u goditur me pellembe(shpulle fytyres), goditje me grushte dhe shqelma, ose goditje te dhuneshme te tjera neper pjese te trupit, me sende te forta nga burrat ose partneri i tyre.
Me teper se nje e treta e grave(37%) te, te pyeturave jane viktima te "rrahjes se dhuneshme" ne familje nga burri ne Tirane. Me te "rrahurat" jane ato te moshes 25 - 34 vjeçare, ato me shkolle te mesme, ose ato qe punojne ne pune profesionale, grate me edukate e shkollim me te lart se burrat ose partneri tyre, ato qe jane te martuara ne zonat rurale.
Ky studim eshte bazuar ne lidhjet qe ka statusi midis grua dhe burrit, te cilat jane te "shoshitura" mire per te vene ne fuqi hirarkine gjinore, ne menyre te veqante kur burrat ne sens perdorin forcen qe duket se thone para grave te tyre se ne jemi me te "vertet" burra, thekson raporti i Institutit te studimeve mjekesore britanike BMJ ( British Medical Journal ). Ky studim eshtei bere, edhe ne vende te tjera te botes dhe ka gjetur mendime se grate dhe burrat nuk kane shume probleme te ketij karakteri, aq sa kane grate ne Shqiperi. Ato jane fare te pambrojtura nga dhuna e burrave , ndoshta edhe nga mentaliteti konseravtive i rolit gjinor ne Shqiperi, midis dallimeve burre e grua, cek ky raport.
Raporti, thote se nder ndryshimet past-komuniste ne Shqiperi, jeta ka pesuar ndryshime te medha, por shihet e nevojeshme qe te ulet sa me shume perhapja e dhunes(rrahja e gruas) ndaj grave ne familje - midis burrit e gruas. eshte shume mire qe te garantohet mbrojtja e grave, te cilat jane viktima te dhunes se burrave te tyre te cilet jane edhe te denuar neper burgje, per kete akt, konkludon raporti i i Institutit te studimeve mjekesore britanike BMJ ( British Medical Journal ) me qender ne Londer - Angli. Raporti me te plote dhe ne detaje sipas grafikeve mund t'a gjeni edhe ne faqen elektronike ne internet me adresen(domain) http://bmj.bmjjournals.com/ , artikulliBMJ 2005;331:197-201 (23 July), doi:10.1136/bmj.331.7510.197 )
Krijoni Kontakt