Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 66
  1. #21
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Asnjeri nuk jemi parashikues ketu, por mendoj se ato copat ne foto mund te vijne bashke vetem kur rajoni te integrohet ne BE. Kjo vlen dhe per ate copen qe perfaqeson Kosoven.
    Sui Generis, si do te 'vijne bashke' ato copat ne foto, kur rajoni te integrohet ne BE? Je ne gjendje te elaborosh pak me konkretisht? Pastaj, c'quan ti bashkim te trojeve shqiptare, dhe si mendon qe do te realizohet ai bashkim? Ti thua kur rajoni te integrohet ne BE? Po kur rajoni te integrohet ne BE, 'bashkimi' do te ndodh jo vetem mes shqiptareve, po edhe me greket & serbet. Mos valle edhe me to duam te jemi te bashkuar ne shqiptaret? (Po ka nje kohe te gjate qe neve perpiqemi te 'shkepusim' veten prej tyre).

    Me ben pershtypje naiviteti i shqiptareve. Shume veta flasin per integrimin e trojeve shqiptare ne BE, dhe 'bashkimin' qe do rezultoje nga integrimi i rajonit ne BE, po ende nuk kam degjuar ndonje te flas me konkretisht se si do te vije ai bashkim. Une per vete nuk kam degjuar qe nje popull i ndare te jete bashkuar pas integrimit ne BE. Per shembull, basket kane nja 20 vjete e ca, qe jetojne ashtu 'bashkarisht' te inkuadruar ne BE, po nuk kam degjuar qe te jene bashkuar. Raste te tjera 'bashkimi' si ai baskeve ka sa te duash.
    Po shqiptaret e kane dare mendjen tja bejne qejfin vetes. Integrimi ne BE mendojne ata, do tua zgjidhe te gjitha problemet, perfshire ketu edhe ate te 'bashkimit'. Perse ky naivitet i shqiptareve? Mos ndoshta e kane nga dembelleku, se nuk e shohin veten e afte te zgjidhin problemet e tyre?

  2. #22
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Une s'ju kuptoj ju o njerez. Hem jeni nacionaliste hem nuk e dini qe 'plan-projekti' qe i pergjigjet ketyre pyetjeve ka 130 vjet qe eshte botuar. Lexoni "Shqiperia C'kane Qene, C'Eshte e C'do Te Behet" per iluminim te metejshem.
    Po, por rrethanat kane ndryshuar se. Nuk jane me ato qe ishin para 130 vjetesh. Po ashtu edhe shqiptaret kane ndryshuar; nuk jane me ata te para 130 vjeteve. Pasoj e evolucionit kjo .

    Sa per bashkim, ne rast se ne nje te ardhme jo te larget vjen deri tek bashkimi, mendoj qe zgjidhja me e mire dhe me reale, do te ishte nje federate apo konfederate mes dy 'republikave'.

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga fejer_nagy
    Sui Generis, si do te 'vijne bashke' ato copat ne foto, kur rajoni te integrohet ne BE? Je ne gjendje te elaborosh pak me konkretisht?
    Saktesoj qe shkruaj nisur nga realiteti (si e shoh une) dhe jo deshira.
    Tema eshte per Kosoven keshtu qe po i bie shkurt per pjeset e tjera te Shqiperise Etnike. Mundesia qe trojet e tjera, perveç Kosoves te bashkohen me Shqiperine e sotme eshte pothuajse zero, ne rrethanat e sotme. Po flasim per ndryshimin e kufijve aktuale te Maqedonise, Serbise, Malit te Zi dhe Greqise ne dobi te Shqiperise. Na pelqen shume si ide. Sa mundesi ka kjo gje te ndodhe? Per te mos thene fare, po le nje dere te hapur, nje mundesi ne rast ndryshimesh te medha ne nje kohe jo te afert.

    Pastaj, c'quan ti bashkim te trojeve shqiptare, dhe si mendon qe do te realizohet ai bashkim? Ti thua kur rajoni te integrohet ne BE?
    Nje tip endrre dhe kjo, por qe duket diku ne horizont. Po flas per shqiptaret pa kufij mes tyre. Shqiptare qe nuk shtypen, qe mund te jetojne me te drejtat e tyre, te liruar nga zgjedha, shtypja, varferia, urrejtja, korrupsioni, trafiku, papunesia...E thashe qe problemet nuk do ti zgjidhe BE-ja, te ardhmen e lumtur nuk do na e dhuroje kush, por duhet ta fitojne vete Shqiptaret, duke punuar.

    Po kur rajoni te integrohet ne BE, 'bashkimi' do te ndodh jo vetem mes shqiptareve, po edhe me greket & serbet. Mos valle edhe me to duam te jemi te bashkuar ne shqiptaret? (Po ka nje kohe te gjate qe neve perpiqemi te 'shkepusim' veten prej tyre).
    Ato copezat aty kane qene Shqiptare, por tani jane te populluara, edhe shume madje, me popullsi te tjera te nderthurura me Shqiptaret. Si mund te behet nje shkeputje ketu, fshat me fshat lagje me lagje, shtepi me shtepi? Kufijte Historike! A nuk do tu duket Serbeve dhe Grekerve, rrembimi i ketyre tokave si na duket ne tani? Te mos harrojme historine tone, te mos heqim dore nga te drejtat tona, por le te flasim me kembe ne toke. Ne duke pare endrra, harruam ku jetojme.
    Edhe pak per Kosoven.
    Bashkimi me i mundshem per momentin eshte Shqiperi-Kosove, por eshte nje mareveshje e pashkruar Shqiptae-Bote sipas te ciles Shqiptaret hoqen dore nga bashkimi te pakten per momentin, ne kembim te pavaresise se Kosoves. E ardhmja e Kosoves eshte pavaresi, dhe dy shtete te pavarur nuk mund ti ndalosh te bashkohen me vullnetin e popujve te tyre. Ne kete pike shihet e nevojshme, nderhyrja e Nderkombtarve, per te mare mbeshtetjen jo vetem te Shqiptarve, por dhe te vendeve te tjera Ballkanike (ose Rusise qe ne fakt nuk doli siç e prisnin Serbet), duke vene kushte mbi Kosoven. Ajo qe po behet ne fakt eshte zevendesimi i Serbise me OKB, ne skemen serbe "me shume se autonomi, me pak se pavaresi".

    Me ben pershtypje naiviteti i shqiptareve.
    Edhe mua. Shqiptaret ketu = Shqiptaret qe nuk mendojne si une, apo jo?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-10-2005 më 04:55
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24

    Arrow Mendimi im...

    Mendoj qe nuk mund te percaktojme nje kohe, date, dite apo edhe vit se kur do te ndodh ribashkimi i trojeve shqiptare, mirepo shikuar nga kendveshtrimi optimist i imi, jam e mendimit se kjo do te ndodh, jo vetem se une (si shume shqiptare)kam deshire, por sepse, po ta marrim si shembull edhe ceshtjen e Kosoves, per te cilen nderkombetaret i dhane nje hov koheve te fundit per ta bere ate te pavarur, gje e cila ka bere shume shqiptare te habiten per te mire, andaj edhe per ribashkimin e trojeve shqiptare mendoj se do te ndodh keshtu: Atehere kur ne me pak e presim nje gje te tille, atehere edhe do te ndodh ajo.
    Ndryshe eshte kur ke vetem nje shtet te pavarur shqiptar e ndryshe eshte kur i ke dy shtete te pavarura, Shqiperine dhe Kosoven- e keto forca te bashkuara do te sjellin ne (ri)bashkimin e trojeve te tjera shqiptare, e kjo nuk eshte interes vetem i joni kombetar por me sa shihet ne realitet kjo gje eshte edhe ne interes te faktorit nderkombetar.
    Stabilitet ne ballkan do te kete vetem kur ceshtja SHQIPTARE do te zgjidhet perfundimisht!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mori zana vetull hana
    i ke qenis si me gjylpana
    njato fjal ti holl e holl
    mori qika faqe moll
    te lumt goja oj zanmali
    koke mencme sikur djali
    skam cka shtoj ne cka ke shkrue
    mori belholla era ftue..

  6. #26

    Question

    Citim Postuar më parë nga Brari
    mori zana vetull hana
    i ke qenis si me gjylpana
    njato fjal ti holl e holl
    mori qika faqe moll
    te lumt goja oj zanmali
    koke mencme sikur djali
    skam cka shtoj ne cka ke shkrue
    mori belholla era ftue..
    Brari,
    Ketu s'eshte teme oxhaqesh apo bejtesh, ju lutem per seriozitet!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e A zi zi
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Postime
    54
    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    Pike se pari emri jot eshte emer irakian dhe jo shqipetar.
    Nuk do të debatoj për emrin më tepër përveç dy gjërave: 1) dallojnë nofkat perj emrave dhe 2) do të të kthej tek "i preferuari" yt, e i madhi për të gjithë - Naim (bej) Frashëri, athua prej nga e ka prejardhjen ai emër?

    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    e dyta ti na krahasove trojet tona me palestinen ,kurdistanin dhe vendet arabe qe skane asnje lidhje,
    Katastrofa më e madhe e shqipëtarëve është se flasin pa pasur idenë as më të vogël për çështjen, ose, i paragjykojnë gjërat sipas dëshirës së vet. Më duket mua se ty do të të bënte mirë më tepër histori ndërkombëtare e më pak mitologji kombëtare.

    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    e treta ti mundohesh te thuash dicka por e humbet krejt idene e problemit akoma pa filluar akoma.Nese kosova behet e pavarur kjo do te ishte mrekullia per kombin shqiptar ne teresi pasi kjo do te thote vllazen te nje gjaku pa serbe ne mes qe te na ndajne.
    Punën e mitologjisë e përmenda më herët. A do të ket serb në Kosovë pas pavarësisë (e cila do të vijë, deshëm ne apo nuk deshëm)? Shihe punën e Kroacisë e cila dikur ka qenë shtet më vete dhe ka qenë bile vëlla i barabart me serbët. Pavarësia e Kosovës do të vie (deshëm ne apo nuk deshëm), por kjo aspak nuk do të jetë mrekulli. A do të jetë mirë për tërë kombin shqipëtar apo vetëm për kosovarët, besoj se nuk ka nevoj të diskutohet më tutje.

    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    Sa per anen financiare une mendoj se kosova dhe shqipnia kane aftesine dhe rinine per ti ngritur keta dy vende shume shpejt.
    Prap po kthehemi tek mitologjia. Nuk e di ku jeton ti tani, por unë jetoj në Kosovë dhe e di se arsimtarët tashmë katër javë nuk shkojnë në shkolla për të edukuar gjeneratat e reja sepse nuk kanë pare për me e mbajtë barkun e vet dhe të fëmijëve të vet.

    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    Me vjen keq qe na e ndan shqiperine ne jug dhe veri pasi jemi nje komb dhe jugu i shqiperise ka atdhetare dhe patriote te mrekullueshem.
    Unë kam jetuar në veri të Shqipërisë dhe disa prej atyre patriotëve i kam njoftuar personalisht (këta të ditëve tona). Ndarjen nuk e kam bërë unë, por ata vet. Vetëm ata që nuk kanë qenë në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit nuk e kanë këtë të qartë.

    Citim Postuar më parë nga gent durazzo
    se fundi te uroj shendet dhe mendime me pozitive per kombin tone,per vatanin tone,per origjinen tone.ashtu sic heroi yne legjendar e thoshte bashkimi ben fuqine dhe une ty po te them:bashkimi kosove shqiperi eshte e ardhmja e vetme dhe ekzistenca e qytetareve tane.Me jane mbushur syte me lot kur pashe djemte nga kosova qe mbuluan njeren ane te stadiumit nga flamuri kuq e zi.Kjo eshte rinia e mrekullueshme shqiptare djalosh
    Të falemnderit për dëshirat e mira dhe të njëjtën ta dëshiroj edhe ty dhe familjes tënde. Për mitet dhe legjendat fola më herët (a e din, a ka vendosur historia shqipëtare për moshën e Skenderbeut kur është shkuar në Stamboll, apo, lartësinë e tij gjatë kohës sa ka luftuar, apo, arsyet pse Shqipëtarët edhe pas gjithë asaj lufte prap nuk arritën as ta mbajnë fenë (dhe mua më duhet të mbajë emrin i cili sipas teje është irakian) e as trojet, ndërsa serbët, që fare nuk luftuan kundër turqëve, i mbajtën dhe i zgjeruan të dyjat?)
    Një numër i atyre djemëve që po i përmend me siguri kanë qenë me Albin Kurtin kur kanë vendosur t'i përshkëllijnë veturat e UNMIK-ut, mu para stacionit të policisë, thuajëse nuk kishte kurrkund tjetër në tërë Kosovën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga A zi zi : 28-10-2005 më 16:03

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e A zi zi
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Postime
    54

    Romantizmi dhe Realizmi

    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Une s'ju kuptoj ju o njerez. Hem jeni nacionaliste hem nuk e dini qe 'plan-projekti' qe i pergjigjet ketyre pyetjeve ka 130 vjet qe eshte botuar. Lexoni "Shqiperia C'kane Qene, C'Eshte e C'do Te Behet" per iluminim te metejshem.
    Nuk di sa je ti i njoftuar me epokat e letërsisë shqipe, por unë e di se pas romantizmit ka ardhë realizmi: pas Bagëti e Bujqësi e Naimit, ka ardhë Luli i Vocërr i Migjenit. Dallimi është se i pari e ka shkruar në Turqi e i dyti në baltën e Shqipërisë. Unë them - ma pak romantizëm e ma shumë realizëm, e jo si ai gomari që ujku ia kishte këputë kofshën e ende shpresonte se është në ëndërr!

  9. #29
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    SuiGeneris, ti vetem sa ke perseritur ate qe kam them une, se bashkim te trojeve shqiptare, pas integrimit ne BE nuk do te kete. Madje shqiptaret, ne BE, do te humbin edhe ate gjys-pavarsi qe mezi kane mundur ta fitojne (kjo vlen edhe per Kosoven).

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e A zi zi
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Postime
    54

    Shqipëtar të të gjitha vendeve bashkohuni!

    Citim Postuar më parë nga fejer_nagy
    SuiGeneris, ti vetem sa ke perseritur ate qe kam them une, se bashkim te trojeve shqiptare, pas integrimit ne BE nuk do te kete. Madje shqiptaret, ne BE, do te humbin edhe ate gjys-pavarsi qe mezi kane mundur ta fitojne (kjo vlen edhe per Kosoven).
    Unë pajtohem me këtë. Në fakt, çdo bashkim nënkupton heqje dorë nga një pjesë e integritetit dhe sovranitetit (as martesa nuk mund të ketë sukses nëse secila palë ngulë këmbë në kushtet e veta). Kjo është mirë për kombet e mëdha sepse fitojnë më shumë e humbin më pak (së paku, ashtu kanë menduar deri para 11. Shtatorit), por është keq për kombet e vogëla (bile edhe tek kombet e mëdha si Polonia vetëm brenda një viti në BE, mëse gjysma e popullit i kanë "ra pishmon" që kanë hy në BE). Anëtarësimi në BE në fakt do të thot - legalizim i asimilimit të ngadalshëm. Ndoshta për shqipëtarët do të jetë ndryshe: neve kemi qenë të mirë në të gjitha perandoritë (përveç në këtë të fundit - komuniste), sepse, kemi mjaftë hapësirë për mos të qenë të bashkuar (shih sidomos shqipëtarët në periudhën e Perandorisë Osmane dhe çka u bë me ta pas saj).
    Ndryshuar për herë të fundit nga A zi zi : 28-10-2005 më 17:16

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mustafaj: Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 12:47
  2. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  3. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •