Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Un mendoj keshtu:

    Endrra esht e madhe per te gjith, por nuk do realizoet per shum vite mbase per 10+ vjet ose mbase kurre...

    Nuk jam kundra por kjo gje esht e pa realizushme deri sa Shqiperia te vazhdoj te jet ekonomikisht e dobet, Kosova pa pavarsi, duhet hyrja e te dyjave ne EU...

    Per momentin pavarsia e Kosoves do te hapi rruget ne te ardhmen qe kjo gje te jet e mundshme, pra cdo gje dhe cdo enderr fillon me pavarsine e Kosoves...

  2. #12
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga A zi zi
    Së fundi, a ia vlenë të diskutohet për bashkim me Shqipërinë kur Kosova sot nuk është e aftë as të ekzistoj pa praninë ndërkombëtare (përpos në fjalimet politike): a ia vlenë të quhet shtet një vend në të cilin edhe policia kërcënohet me grevë?
    Me ke po krahasohesh ti? Mos iu jep kaq shume rendesi Anglo-Saksoneve e Romakeve or ti! Eshte vizion i rreme ai i tyre. Qofsha i gabuar por po perjetojme ditet e para te kaosit global, dhe varesia ideologjike ndaj nje qyteterimi qe ka humbur vullnetin te sundoje e te pjelle eshte vetvrasje. Shqiptaret nuk u dekurajuan kur Qyeteterimi Europian e kishte vullnetin me sundu e pjelle, jo me tani.

    Shiko thelle ne krahanuer or daj: do te gjesh barbarin qe korr placke ne kohera te tilla. Too much education numbs the mind...be primal for a change.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 26-10-2005 më 21:35

  3. #13
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Eshte gjeja me e bukur dhe me e mire dhe endrra e cdo shqiptari te vertete po ne te njejten kohe eshte dhe jashtezakonisht e veshtire per vete faktin qe bota nuk e deshiron ket bashkim.Dhe ne fatkeqesisht nuk jemi akoma dhe nuk kemi qene asnjehere te zot te vendosim vete per fatin tone.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  4. #14
    Gjergj Kastrioti Maska e Skenderbe
    Anëtarësuar
    16-10-2005
    Vendndodhja
    Michigan/Ilirida
    Postime
    27
    Unë do vi nga qielli edhe to ta bashkoj te gjithë Shqipërinë/Arbërinë/Ilirinë...Më quajnë Zoti Aleksander (Skenderbe)!!!

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Tani, Kosova do behet shtet shume shpejt. Kurse per bashkimin, duhet te presim edhe ca. Sigurisht qe do vije, jo menjehere por ne nje te ardhme te afert.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16

    Lightbulb

    NJE DITE PATJETER SEPSE:




    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    NJE DITE PATJETER SEPSE:




    ZeM
    *Iliria e Bashkuar.

    Asnjeri nuk jemi parashikues ketu, por mendoj se ato copat ne foto mund te vijne bashke vetem kur rajoni te integrohet ne BE. Kjo vlen dhe per ate copen qe perfaqeson Kosoven. Statusi perfundimtar mbetet per tu pare, por me duket si shume i mundshem pavaresi e kufizuar (vendim qe do merret per tu bere pak qefin dhe Serbeve). Nje nder kushtet qe do ti vihet mund te jete mosbashkimi me Shqiperine. Mund te mbetet edhe nje fare administrimi nderkombtar te pakten deri ne integrimin e Kosoves ne BE. Eshte bukur te kesh endrra, por ato duhet te jene te realizueshme dhe me e rendesishmja duhet vepruar me vendosshmeri per realizimin e tyre. Per momentin Shqiptaret duhet te studiojne e te punojne ndershmerisht dhe jo te bejne tifozllik utopik nacionalist (dhe nga ana tjeter te rrine duarkryq e te vjedhin). Nese punojne sa dhe si duhet, duke respektuar vlerat njerezore dhe njekohesisht duke ruajtur identitetin dhe vlerat kombtare (nuk bien ndesh) e ardhmja do te jete me e mire per te gjithe Shqiptaret dhe popujt e tjere ne rajon.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Më shumë mendoj se është dëshirë se vullnet!
    Por,të themi se "nesër" bashkohen këto troje at'herë lind pyetje:
    -Ç'farë sistemi zgjedhor do të praktikohet,presidencial,Fron,parlamentar me një ose dy dhoma apo diçka tjetër....
    -Kush do të jet kryeqytet?
    -Ku do të ketë selin parlamenti,kryetari,ministritë etj,etj...?
    -Po ambasadat e shteteve të ndryshme ku do të vendosen?
    -Banka Kombëtare?
    -Akademia?
    -Shtabet e ushtrisë dhe policisë?
    -Oda ekonomike?
    Nuk po e vazhdojë më shumë me shmebuj rreth vendosjes së institucioneve të ndryshme...
    Edhe një supozim:
    Nëse të gjitha "duhet"vendosur në Tiranë,a do t'i kushtojë shtrejtë Kosovës dhe banorëve të saj,kur duhet "shpërngul" të gjitha institucionet me personelin,vendet e punës,intelektualët etjetj...në Tiranë?
    Ose e kundërta a do t'i kushtonte "shtrejtë" Tiranës,nëse kryeqytet duhet të jetë Prishtina?
    Dhe të gjitha këto "probleme" të vogla a duhet të zgjidhen para apo pas bashkimit!?
    -
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #19
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Harudi
    Më shumë mendoj se është dëshirë se vullnet!
    Por,të themi se "nesër" bashkohen këto troje at'herë lind pyetje:
    -Ç'farë sistemi zgjedhor do të praktikohet,presidencial,Fron,parlamentar me një ose dy dhoma apo diçka tjetër....
    -Kush do të jet kryeqytet?
    -Ku do të ketë selin parlamenti,kryetari,ministritë etj,etj...?
    -Po ambasadat e shteteve të ndryshme ku do të vendosen?
    -Banka Kombëtare?
    -Akademia?
    -Shtabet e ushtrisë dhe policisë?
    -Oda ekonomike?

    -

    Une s'ju kuptoj ju o njerez. Hem jeni nacionaliste hem nuk e dini qe 'plan-projekti' qe i pergjigjet ketyre pyetjeve ka 130 vjet qe eshte botuar. Lexoni "Shqiperia C'kane Qene, C'Eshte e C'do Te Behet" per iluminim te metejshem.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vendimi për statusin e ardhshëm të Kosovës është marrë dhe ai është pavarësia, shkruan sot gazeta "Nju-Jork tajms".
    "Gjashtë vjet pas marrjes përsipër të administrimit me Kosovën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mori vendim për fillimin e bisedimeve për statusin e ardhshëm të kësaj province ballkanike të mbuluar me gjak. Kjo lë përshtypje se zgjidhja ende nuk është marrë. Por ajo është gjetur dhe do të jetë pavarësi", vlerëson gazeta amerikane.
    "Nju-Jork tajms" shton se SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia e kanë hedhur poshtë mundësinë e kthimit të Kosovës në përbërje të Serbisë, duke ndërlidhur zgjidhjen e çështjes së Kosovës me Shqipërinë ose ndarjen e Kosovës.
    "Detyrë e ish-kryetarit finlandez Marti Ahtisari, i cili do t`i kryesojë bisedimet, do të jetë shënimi i kufijve të edhe një shteti të pavarur në hapësirat e ish-Jugosllavisë", shkruan gazeta.
    "Serbët nuk do ta braktisin vullnetarisht territorin, ndonëse trazirat e marsit nuk u mjellin shumë besim për të mbetur. Nga ana tjetër, shqiptarët nuk janë të bindur se serbët nuk do të zbatojnë pastrim të ri etnik nëse për këtë u jepet rasti", shkruan "Nju-Jork tajms" në edicionin e saj të sotëm.
    Kjo gazetë shton se Kosova e pavarur edhe një kohë të gjatë do të ketë nevojë për prani ndërkombëtare dhe mbikëqyrje serioze afatgjate.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mustafaj: Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 12:47
  2. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  3. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •