el7 flm per pergjigjen ..por une kam xhaxhain me dokumenta kanadeze..dhe shpresoj se kyj mund te me ndimoj..si dihet..ka ndonje mundesi te beje garanci ose ..dicka tjeter as une sjam i mirinformuar per keto gjera nejse ..shnet.
el7 flm per pergjigjen ..por une kam xhaxhain me dokumenta kanadeze..dhe shpresoj se kyj mund te me ndimoj..si dihet..ka ndonje mundesi te beje garanci ose ..dicka tjeter as une sjam i mirinformuar per keto gjera nejse ..shnet.
Mind is like a parachute it works best when it is open
Dalai Lama
O El7 qenkemi ne te njejtin hall.Edhe une dua te shkoj ne Vankouver me bashkim familjar po se di sa mund te zgjasin procedurat.Nqs di ndonje te re mundohu te na tregosh. Flm
..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...
Bashkimi familiar zgjat nga 1-3 vjet, varet se me cilen pjese te familjes bashkohesh si dhe nga statusi qe ka pjesa juaj familjare ne kanada. Perparesi u jepet bashkimit te bashkeshorteve, madje me shume perparesi sesa bashkimit te femijeve me prinderit. Nese doni me shume informacion ne kete fushe, me nisni ndonje mesazh keshtu privatisht (pa pasur neveoje te lyeni rroten)
Sa per SFU, nuk eshte universitet i keq, sigurisht jo me i miri ne Vankuver (UBC - University of British Columbia eshte me i miri dhe i njohur shume ne rrethet nderkombetare), megjithate nese rregjistrohesh si i huaj te kripin koken edhe barkun bashke. Si alternative jane kolegjet qe ofrojne klasa te cilat transferohen me vone ne universitete. Dmth i bie shume me lire te fillosh dy vitet e para ne nje kolegj e me vone te mbarosh ose ne UBC ose ne SFU. Kolegjet gjithashtu kane edhe kushte me te lehta pranimi.
Duhet patjeter nje rezultat TOEFL qe te rregjistrohesh, ndryshe do t'u duhet qe simestrin e pare dhe $5,000+ t'i harxhoni per ESL (english as a second language). SFU ka nje kateder te gjuhes greke si dhe disa pedagoge greke, por nuk ke ndonje perparesi te madhe.
Kriteret e SFU per studentet nga Greqia:
Apolytirion (Lykeion: Apolytirio Eniaiou Lykeiou me mesatare te pergjithshme minimumi 14/20, por normalisht 17/20 si dhe nje provim per pranim te pergjithshem.
Per me shume: http://http://students.sfu.ca/is/countries/greece.html
Mbare pra u shkofte rruga edhe nxitoni ca se ka mbet thate Vankuveri keto kohe :-)
Perëndia nuk është mace...
Kam degjuar per Vankuverin qe eshte qytet i lezecem. Me te na u bere kesmet te shkojme, do bejme nje review
tani maria e ke fjalen per mariuanen ti, apo eshte emri i ndonjeres qe e ke fiksim?Postuar më parë nga Henri
![]()
une per vete do te jetoja ne Kopenhagen ky eshte qyteti me ideal per mua
Stjerner er dom som lyser i Mørke
Vancuver ka nje politik teper liberale dhe nuk eshte apak ideal per nje familje sepse femijet mund te behen perdorues droge. Pjesa veri perendimore e kontinentin (Portland, Seatle, Vancuver etj) jan qytete ku droga eshte me e perhapur se kudo. Menyra e jetes ne kete pjes te botes eshte 180 grad kundrejt asaj shqiptare
friendlyboy, dhe ti jeton ne...?
Ate fjaline e fundit e ke thene shume bukur. Ne Shqiperi gjasat qe femijet te te perfundojne ne te papune, parazite, drogeshites/te droguar, perdhunues/te perdhunuar, vrases/viktima etj jane shume me te uleta se ne Vankuver. Ne Shqiperi femija mund te rrije jashte deri ne 6 te mengjesit e prinderit e bejne gjumin top, pasi gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte te te thyhet taka e sandales ne Disko e ta lesh kenaqesine pergjysem.
Megjithate une kur po e levdoja Vankuverin nuk po e krahasoja kurrsesi me Shqiperine. Ne Vankuver te nxihet jeta nese semuresh/aksidentohesh. Jo vetem qe ndihma e shpejte te vjen brenda dy minutave e te shurdhon veshet me sirenen (sikur dhimbja nuk eshte pak ne ato momente) por te cojne ne spital, te kurojne, e c'eshte me e padurueshmja nuk te lene as te fusesh doren ne xhep!!!
Megjithate ne ishim tek droga: Ne Vankuver, kur je drogaxhi te nxjerrin bojen. Te hapin klinika ku mund te marresh droge me shiringa te paperdorura, te mbikqyrin mjeket per disa minuta se mos kalon ne overdoze (dhe ta nxjerrin qejfin per hundesh) e gjithashtu te ofrojne materiale edukuese per lenien e droges, shtepi e qendra te tjera sherimi nese do te heqesh dore. Eshte keq ne Vankuver, se e merr vesh gjithe fisi qe femija yt eshte i droguar e mos e dhente perendia te jepet dhe mundesia per t'u sheruar e jetuar nje jete normale.
Une po e le me kaq, se po me kaplon nje trishtim aq i madh nga te metat e Vankuverit, sa po vazhdove me tej do mbledh plackat e do kthehem tek balta me e embel se mjalta.
Ndryshuar për herë të fundit nga Henri : 04-06-2006 më 13:27
Perëndia nuk është mace...
Valla une i kom 2 Daj ne Vancouver edhe kom ndi prej tyne shum qytet i mir osht edhe per pun ka boll veq a je i zoti me punu![]()
Edhe une e kam shume fiksim kete qytet,megjithese skam qene ndonjehere. Ndonje foto te bukur keni?
Krijoni Kontakt