Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Frederik Ndoci

    Jeta nė emigracion, suksesi dhe njohja e vetvetes


    Autori i Lajmit: Klajd Kapinova Manhattan New York



    Historia e njė artisti e rrėfyer imtėsisht pėr herė tė parė nė New York. Ėshtė njė pjesė e jetės sė njeriut qė pėrshkon vite e shekuj. Quhet Frederik Ndoci, aktori me diplomė… kėngėtar, poet, instrumentist, piktor dhe krijues i lindur.

    Trashigimia

    Me njė buzėqeshje fisniku, mė fton tė ulem nė lokalin italian “Aurora”. Pronarėt e lokalit, me buzėqeshje e pėrshndesin lehtė me kokė, duke i uruar mirėseardhjen mikut tė tyre. Tė duket vetja, se je nė mes tė Romės. Bisedat nė gjuhėn italiane me humor tradicional, e bėjnė atmosferėn mė tė kėndshme. Kamarieria e lindur nė New York, pėrshėndet e shėnon nė bllok porosinė. Muzika italiane, depėrton lehtė nė veshin tonė. Biseda jonė nisi shtruar. Nė qendėr ishin tė parėt e familjes Ndoci, nė tė cilėn, ndėrthureshin trashėgimia e muzikės, fatkeqėsia e humbjes sė jetės nė njė ditė tė gjyshit e gjyshės… Markun dhe Katerinėn, Frederiku nuk i ka parė kurrė.

    Instrumentisti

    Ai do tė ndėrpresė daljen nė skenė si kėngėtar e merret me artin dramatik si aktor e instrumentist me orkestėr. Nė bankat e shkollės, vjel edukatė pėr kulturė tė pėrgjithshme. Nė Liceun Artistik “Prenk Jakova” nė Shkodėr pėr 4 vjet, krahas studimit teorik mjaft tė thellė, mbi artin klasik botėror e shqiptar njihet me kryeveprat e muzikės botėrore, duke u pėrpjekur tė jetė vetė sa mė pranė tyre. Ai merret me veglėn e frymės oboe dhe ushtron veglat sekondare: piano, kitarrė, fizarkonikė etj. Pėr 5 vjet, mori pjesė nė Orkestrėn Filarmonike tė Shkodrės e Orkestrėn Teatrin “Migjeni”. Pėr tė ndihmuar ekonominė familjare e patur ndonjė para ekstra, filloi krijimin e grupeve muzikore (orkestrat e vallzimit), duke argėtuar tė rinjtė nėpėr mbrėmjet e vallzimit, nė shkollat e mesme e Insitutin (sot Universitetin) e Shkodrės. Filloi aktiviteti i dasmave, gjė qė ndikoi mjaft nė pasurimin dhe mbėshtetjen e tij mė pas nė muzikės sė kultivuar popullore qytetare shkodrane. Pėr te ndryshon bota brendshme shpirtėrore. Fillojnė tė zgjohen dėshirat rinore pėr muzikė e art. Tashmė nis udhėn e saj krijimtaria…

    Vdekjet e artistit

    Si vdes njė artist!? Atėherė aktori i vogėl sapo kishte filluar klasėn e 8-tė. Vdekja e parė, u shfaq nė kinoprovat, pėr xhirimin e njė filmi shqiptar: “Nga mesi i errėsirės” (1973). Rriku fiton kinoprovėn nė Kinostudion “Shqipėria e Re” (Tiranė), ku nga 100 pikė mori 96. Mė afėr tij ishte “aktori”, i cili, arriti deri nė kuotėn 51 pikė. Konkurentit tė afėrt, iu besua roli, sepse prindėrit e tij punonin nė dikasteret mė tė larta. “Komisarėt” e Kinostudios, nuk vonuan e filluan tė punojnė, pėr tė bindur aktorin “humbės”, si i pėrshtatshme pėr rolin.

    E dini vetė biografia

    Rriku, detyrohet tė braktisė instrumentin e oboe-s, mbasi mundėsitė, pėr tė pranuar oboistėt tė aftė ishn shumė tė kufizuara. E ndjera Violeta Deda, me njė dashamirėsi si dinte ajo, i tha: “Rrik! Tė ka falė Zoti njė fuqi hipnoteze dhe magjie nė art! Unė jam e mendimit, qė tė provosh njė konkurim nė Artin Dramatik. Unė tė ndihmoj sa tė mundem”. Kėshtu filloi puna me materialet pėr konkurs. Frederiku, i vetmi shkodran fiton me vizė tė kuqe, pėrballė 25 tė tjerėve. Rriku, vijon konservatorin nė Artin Dramatik. Mbas pak grupi muzikor “Na bashkoj kėnga popullore”, njė grup tė rinjsh, i propozojnė tė marrė pjesė me ta, meqenėse ishte i kompletuar si muzikant e vokalist. Njė ditė pranė grupit vjen njė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Arsimit dhe Kulturės, i cili, sjellė lajmin e keq: “Ju Frederik, Filip, Fatmir, Nikolin dhe Pirro, nuk do tė merrni pjesė aksionin e madh ndėrkombėtar, pėr njė aktivitet tė rėndėsishėm politik, jashtė shtetit.” Arsyeja: “E pyeta personin, se ēfarė kemi bėrė ne, qė nuk duhet tė shkojmė jashtė shtetit!? Dhe pėrgjigjja e tij ishte troē: “E dini vetė, seē keni njė latė tė hequr nė biografi…”

    Rehabilitimi

    Frederikut iu dha transferimi nė Shkodėr. Mbas njė muaji, e emėruan nė Estradėn e Shkodrės. Ishte njė ambient i ri. Ai nuk e njihte mjedisin artistik, qė gėzonte njė emėr tė madh. Gjatė vitit tė parė, punon shumė dhe dallohet nė takimin e estradave profesionale. Tė gjitha gazetat e kohės shkruajnė pėr artistin e ri mjaft fjalė tė mira. Ai i falėnderonte Zotin nė heshtje, pėr tė mirėn qė i kishte dhuruar. Tipe e natyra tė ndryshme, gjendeshin nė Estradė. Atij, iu desht tė bėnte punėn me heshtje dhe tė kalitet me njė tip tjetėr komisarėsh. Falė Zotit, ata nuk ishin me nivel tė lartė intelekti. Atė vit nė dhjetor aktorėt e Shkodrės, do tė bėnin rregjistrimet pėr natėn e Vitit tė Ri. Udhėheqėsit artistik tė RTVSh etj., sapo shohin fytyrėn e Frederikut, i drejtohen direkt me arrogancė: “Kush tė ka lejuar ty tė futėsh kėmbėt nė TV. Ti duhet tė dalėsh menjėherė jashtė nga RTVSh. Ēfarė pret, lėviz, shpejt, shpejt!” Letra e vendimeve tė Komitetit tė Partisė, kundėr artistave pėr Frederikun ishte shumė e freskėt, nė turrėn e letrave pėr tė mos shkelur nė TVSh. Shumė e madhe ishte dosja e artistave tė dėnuar si: Sherif Merdani, Franēesk Radi, Justina Alia, Alida Hisku, Besnik Taraneshi, Zija Saraēi, e qindra tė tjerė. Artisti i ri shqetėsohet shumė, por nuk shprehet dhe ruan gjakftohtėsinė. Me humor, ishte e pamundur t’a kalojė “keqkuptimin”. Vendosmėrisht drejtuesit politikė nė RTVSh, kėmbėngulin, qė Shkodra kėtė vit, s’do tė ketė asnjė shfaqje tė rregjistruar pėr natėn e Vitit tė Ri ose tė zevendėsohet Frederik Ndoci!? Pjesėtarėt e grupit, gjenden para njė situate tė papritur. Si duhet zgjidhur problemi i zmadhuar artificialisht!? Shkurt… Rriku, nuk ėshtė fytyrė, qė duhet tė dalė nė televizion. Ata urdhėruan qė t’i kthente dietat e tė rikthehet nė Shkodėr me tren!… “Ka qenė njė kohė kur fillova me “sabotu”. Pėr herė tė parė fillova me fut nė Teatėr lojėn e shahut. Dhe aktorėt harronin materialet (kishte raste qė partneri priste me minuta tė tėra nė skenė partnerin tjetėr, i cili, ishte habitur pas lojės sė shahut) e merreshin mbas kampionatit tė shahut, ku, nė ambientet artistike ekzistonin 25 kuti shahu…”, kujton me humor artisti.

    Phoenix

    Fillon njė pėrsekutim i ri. “Armiku”, s’duhet lėnė tė livadhiste shumė. Erdhi urdhėri suprem: “Tė dėrgohet menjėherė nė prodhim”. Alibia (shkaku) krijohet lehtė artificialisht ose ishte e gatshme nė tryezat e boss–ėve qė mbanin shtetin e kuq pėrmes metodave tė survejimeve. Dhe pasojat ishin pėrpiluar e dekretuar tashmė… Artisti, dėnohet nga organizata e partisė nė ish “Fabrikėn” e Tullave nė Shkodėr pėr 6 muaj. Kėtu ishte hapur dega e internimeve. Puna ishte me mėditje sikurse nė shek. XII. Gjithēka (procesi i punės) bėhej me dorė, pa asnjė kusht higjene, mbrojtje e sigurimeve sociale. Ky ishte njė kamp i ri i vdekjes me hap tė pėrshpejtuar… Nuk e donte TV-ja, ndėrsa Kinostudioja po i afron kinoprova, tė cilat, pa problem, i fiton falė talentit tė lindur. “Shokėt” e estradės xhelozė, e dėnojnė. “Dashuria”, pėr tė riun bashkėqytetar kishte dalė sheshit. Frederiku, fillon tė debutojė nė kinematografi me shtatė filma. Ai ia var pak punės nė Estradė. Dėnimi i dytė (nga organizata e partisė), do tė vijė menjėherė. Ai vonohet 3 ditė mė shumė nga leja, qė i kishte dhėnė drejtoria pėr dublime (zėri me figurėn). Edhe pse kur u kthye solli me vehte letrėn e firmosur nga zv/drejtori i Kinostudios, ku, vertetonte, se: “Frederiku mbaroi mbrėmė dublimet”. Ata nuk donin t’ia dinin, se ishin “vetė Ligji e vetė Maliqi.” Nė prodhimin primitiv tė tullave edhe njė herė, por vetėm dy ditė mbasi drejtori Kel Rreshpja (mjaft kurajoz) me keqardhje, i thotė Frederikut: “-A kanė luajt mendsh ata!? Rrik, je i lirė pėr 6 muaj, shko ku tė duash. Mė fal, se para nuk tė paguaj, por je i lirė”. Kjo botė ka edhe njerėz tė mirė. Sapo rikthehet ne Estradė, tjetėr sulm. Tani strategjia e tyre, arrin kulmin. Ēdo ditė tė hėne nė mėngjez, ai thirrej nė Komitet Partisė sė Rrethit (K.P.R.) duke e kėrcėnuar, se do t’i vinte prangat, nėse kėndonte ndėr dasma muzikė tė huaj. Ishte kėrcėnuar tė mos kėndonte as kėngėt e huaja, qė jepte Radio “Tirana”. “Tirana ka politikė tjetėr”, i thanė, “ndėrsa ne tjetėr politikė!” Pas pak kohėsh nė njė mbrėmje me “Peco grosso”, i propozohet tė kėndojė njė kėngė e bukur nga ato qė dinte ai. “Jo s’mundem, me fusin ne burg”, i pėrgjigjet artisti, duke shtuar, se “S’mė lejohet, as edhe kėngėt qė jep Radio Tiranės. Si bėj dot, mbasi Tirana ka politikė tjetėr, e ne si artistė shkodran kemi tjetėr politė mė tha shoku…”. Pasi qeshėn me cinizėm, i bėnė me shenjė tė kėndonte pa frikė tė gjitha llojet e muzikės botėrore. Ai kėndoi i lirė deri nė orėt e para tė mėngjezit. Tė nesėrmen sh…, e thėrret nė zyrė si zakonisht. Kėtė rradhė, me pupla tė lagura, i drejtohet: “Unė kam dashur, tė mos lodhesh me kėngė tė huaja, se janė tė vėshtira, e kam frikė se tė dėmtojnė vokalin. Unė pėr tė mirėn tėndė e kam.”

    “Nigjo Frederik: Nuk prishet partia me njė *** si ti”

    Mbas disa ditėsh, njė aktor i propozon nė emėr tė organizatės sė partisė (e cila, kishte marrė dy vendime dėnimi pėr Rrikun) pėr t’u pranuar kandidat partie. Pas disa ditėsh i ktheu pėrgjigje aktorit: “Nuk e meritoj tė hyj nė parti, se jam shumė i padisiplinuar e pastaj partia prishet sapo tė hyj unė. Vetėm pas njė muaji, ju do tė bėni mbledhje me orė tė tėra, qė tė mė perjashtoni prap!” Pėrgjigja e tij ishte “Ashtu ė!? Do ta shohim nesėr!” Tė nesėrmen, bėhet mbledhje qė nė mėngjez. Njė i dėrguar i K.P. dhe dy policė tė Degės sė Punėve tė Bredshme, ishin tė pranishėm nė sallėn e madhe, ku, mbas dy minutash merret vesh tema. “Njė artist, refuzon njė ditė mė parė hyrjen nė parti.” Artisti rikujton: “Rrik thashė, erdhi edhe njė herė koha e prangave. Megjithėse kishte rėnė Muri i Berlinit, kishte akoma propozime tė tilla nga komisarėt tanė. Por shansi i madh, mė deshti Zoti kaq shumė. Mbasi foli aktori, nė fund e mbylli me fjalėt: “Nigjo ti Frederik: Nuk prishet partia me njė *** si ti”. Unė qėndrova gjakftoftė, megjithėse i derguari kishte ardhur me mision tė paracaktuar. Ishte aktori, qė mė ndihmoi. Kur m’u dha fjala, fola vetėm kėshtu: Unė e kam ditur vetėn tamam ashtu siē tha ai. Por meqenėse, e dua partinė me shumė se ai, i thashė, se nuk hyj. Ndėrsa ai, qė pretendon, se e don fort: Pse ka dashtė me fut njė *** partisė suaj!?” Tonin Ujka, u ngrit nė kėmbė me tė qeshur dhe tha: “No comment!”

    Largimi

    Artisti kėrkoi transferim nė Tiranė. Thirret nė K.P. prej sekretarit tė parė asokohe. Pushtetari e pyet: “A ishte e vertetė, se kishte kėrkuar transferim dhe ne si komitet jemi tė shqetėsuar. Njė artist me kaq talent dhe vlera e ka vendin kėtu.”, i thotė. Pėr t’a zėnė ngusht i drejtohet: “Frederik, kam sinjalizime, se tė kanė parė njė herė nė Kishėn e re, nė ditėt e para tė nėndorit 1990.” Tė kanė rrejtė, pėrgjigjet artisti. “Nuk kam qenė njė herė, por pėr ēdo ditė. A ka ndonjė gjė tė keqe?!” “Jo, - i thotė sekretari, asgjė, por me qė je katolik, ty tė takon tė mos largohesh nga Shkodra!!!”. Artisti i pėrgjigjet: “S’kam vend edhe si katolik, sepse kur kanė zbarkuar turqit nė Shkodėr, ka fluturuar si mrekulli fugurja “Zoja e Shkodrės”. Kur ka ikur Ajo, po ne ēfarė duam, qė rrimė pa Zojėn tonė.? Ikėn vitet qė kalova, kur ishe ti sekretar, e unė dėnohesha dhe mė vinin shqelmin. Unė i pėrkas gjithė Shqipėrisė.” Nga zyra e tij, artisti u nis nė Tiranė. Sėrisht kujton: “Natėn e parė, e kėndova kėngėn: “Hapni dritaret Europė”, ku, u ngrit e gjithė salla nė kėmbė. Xhaketat fluturonin sipėr njerėzve, fishkėllimat me urime bravo, mė dhuruan suksesin e parė. Kėnga nuk ishte aq e bukur sesa ishte mendimi i saj. Kur shkova nė shtėpi pėr tė parė kėngėt e Festivalit nė TV, nuk u shfaq kėnga ime. Spikerja tha: “Dėgjuat e shikuat kėngėt e natės sė parė tė Festivalit.” Tė gjithė nė shtėpi kishim ngrirė para monitorit tė televizionit, qė vijonte tė jepte sinjalin e lajmeve…. Tė nesėrmen shkova nė RTVSh, e u thashė ēfarė keni bėrė kėshtu!? Menjėherė mora pėrgjigje tė parapėrgatitura: “Pse tha Partia pluralizėm, u bė deti kos!? U bė Amerikė kėtu, qė tė kėrcesh ti ula up!? Ēfarė u bėrė t’i Frederik Ndoci, duke kėnduar e kėcyer nė skenė!? Ēfarė tė duket vetja ty!? Ne tė fusim edhe nė burg! Ti mendon, se burgjet nuk kanė njė dhomė pėr ty!?” Iu pėrgjigja, menjėherė se nuk ka ēelsa mė. Ato tashmė kanė humbur nė det. Ju faleminderit, pėr kėshillat e kėrcėnimet, por mos keni hallin tim, se unė njė copė bukė e ha ku tė dua nė tė gjithė botėn, sepse kam 20 viza nė passaportė. Ika nė mėnyrė demostrative…”

    Mes fansave nė Maqedoni e Kosovė

    Frederiku, sėbashku me motrat Rita dhe Julin, kishin oferta artistike nė Zvicėr e Maqedoni. Ata morėn rrugėn nė kėmbė deri nė postėn kufitare tė Qafė Thanės. Njė shqiptar nga Maqedonia, i mori me makinė. Gjatė rrugės po dėgjonin njė kėngė nė kasetė tė kėngėtares Shkurte Fejza: “Ndalo njėherė o burrė i dheut, mos ia kthe shpinėn Atdheut”. Ishin vertetė emocione, tė forta, ku, atij e motrave, u rrėshqasin lotėt e dhimbjes, pse po lėnė mė keqardhje atdheun, ku, u lindėn dhe rritėn. Shkodrani, tregon ēastet e dhimbjes, duke pėrshkuar rrugėn pėr dy orė, qė i dukeshin sikur ishin 200 vjet nga ajo kėngė. “Aq lot derdhėm, saqė na falt Zoti. Tė njėjtėn dhimbje emocionale, kam pėrshkuar kur kam parė nė TV eksodet biblike tė mijėra shqiptarėve nė anije drejt Italisė, eksodi kosovarėve qė erdhėn nė Shqipėri… Kam ndjerė dhimbje nė shpirt, kur u rrėzuan (11/9/01) dy Kullat Binjake nė Manhattan... Natyrisht kam qarė edhe herė tė tjera pėr humbjen e pjesėtarėve tė familjes tonė. Dhimbjes i shtohej edhe dhimbja e dytė e pamundėsisė pėr ti pėrcjellė nė funeral, pėr arsye tė burokracisė sė pajisjes me dokumente etj. Mbas 9 viteve, pėr herė tė parė, kam parė nėnėn time (Marien) nė Gjermani…”, pėrshkruan dhimbjet artisti.

    Murator nė Itali

    Frederik Ndoci, ikėn me autobuz nė Itali. Ishte koha, kur nė korrik tė vitit 1990, shqiptarėt kishin shpėrthyer kangjellat e ambasadave tė huaja nė Tiranė. Nė mars 1991, ndodh eksodi biblik drejt Perėndimit. Europa, ishte bėrė shpresa e vetme. Ishte njė goditje vdekjeprurėse pėr diktaturėn komuniste nė Shqipėri, qė jetonte grahmat e fundit tė jetės fizike… Ai Italinė e kishte parė nė televizion dhe gjuha pėr komunikim nuk ishte problem. Atje, fillon tė punoj nė periferi qytetit Bergamo, si ndihmėsmurator 14 orė nė ditė.

    Udhėtimi drejt Amerikės…

    Frederik Ndoci and Friends, do tė nxjerrin albumin e ri: “Good News of love” realizuar nė Califonia nė vitin 1996. 11 janė kėngėt mė tė bukura kristiane, qė Frederiku realizoi pėr Kishėn e njė College nė San Diego. Pranė kolegjit, ai fillon kursin “English intensive” dhe koncerte nė kisha tė ndryshme nė tė gjithe pjesėn Perėndimore tė Amerikės. Kėtu, ai jeton e punon pėr 1 vit e gjysėm…

    Fillimi i njė jete tė re: njohja me Aiden

    Ai falėnderon sėrisht Zotin, qė nė kulmin e problemeve t’a gėzon zemrėn. I depresionuar kėndonte vetėm, pėr tė paguar jetėn. Zoti i bjen pranė Aiden… Ajo i ka qėndruar pranė nė tė gjitha kohėrat mė tė vėshtira prej vitit 1998 deri me sot. Aida, ėshtė besimtare e devotshme nė fenė e Krishtit. Ata janė martuar me kurorė nė Kishėn “Zoja e Shkodrės”, mė 3 tetor 1999. Famullitar ka qenė At John Gibson, irlandez, djalė xhaxhai me aktorin e producentin Mel Gibson. Prifti flet shqip mrekullisht, ėshtė me tė vėrtetė mjaft i pasionuar mbas doktrinės sė fesė e dashuron me shpirt pasardhėsit e Nėnė Terezes d.m.th. shqiptarėt. Ata sot jetojnė tė lumtur e kėndojnė sėbashku nė tė shumtėn e rasteve.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 10/10/2005
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Akuza: “Ish i fejuari im agjent i CIA-s”

    Akuza: “Ish i fejuari im agjent i CIA-s”


    Autori i Lajmit: Red.


    Njė “suprizė” e papritur, e shqetėson shpirtin e brishtė tė talentit dhe pėrfundon orvatjet tashmė 3-vjeēare tė komisarėve tė I.L.A-sė. I kishte ardhur radha tė goditej jeta private e artistit. Pėrmes njė plani tė detajuar, arrijnė qė tė pėrfitojnė nga vrullet rinore e mosmarrėveshjet mė intime tė jetės private. Nė mes tė vitit 1983, disa ish-persona tė njohur, kishin hartuar njė letėr anonim nė tre kopje: njė pėr K.P. Tiranė, Organizatėn e Partisė nė Insitutin e Arteve dhe pėr Teatrin e Operės dhe Baletit, pėrmbajtja e sė cilave, ishte: “Armik i popullit, spiun i KGB-sė, CIA, UDB-sė, Vatikanit, sepse gjatė gjithė kohės flet pėr fenė dhe Krishtin kundėr regjimit, Enver Hoxhės etj…”. Letra mbante emrin dhe firmėn e X-t. Pėrfundimi ishte i qartė. Kjo letėr, ishte e njėjtė me ato shprehje bajate standarte, me tė cilat, u dėnuan shumė njerėz tė pafajshėm nė Shqipėri… “Ē’ke bėrė mo i uruar!”,-i tha Thimi Suli, ish n/Drejtori i T.O.B. “Shko e gėnjeje atė ish-tėnden, se do pėrfundosh keq. Janė familje komunistash ata, tė bėjnė gjėmėn dhe do tė tė djegin si Xhordano Brunon”. Artisti i ri, u ndodh i braktisur nga tė gjithė. Kush guxonte t’i rrinte pranė, pėrveē Zotit e familjes, kur diskutoheshin probleme tė tilla. Ditėn e parė, u thirr nė hetuesi nga punonjėsi i Drejtorisė sė P.B. tė Tiranės. Fundi ishte i qartė. Tashmė “armiku” dhėndėr, do tė pėrballej me Nenin 55, qė nėnkuptonte “…Agjitacion e Propagandė pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri…”. Vendimi i dėnimi mban datėn 4 gusht 1983... Njerėzit “dashamirė”, kishin pėrfituar nga njohja e jetės private dhe pėrpiluan letrėn anonime kundėr artistit, nė shenjė hakmarrje pėr ish tė fejuarėn “D”. Ndonėse e hidhur, ai e rrėfen historinė: “Tė gjitha letrat, ishin pėrpiluar nė emėr tė ish-tė fejuarės time. Letrat shkuan nė Drejtorinė e Brendshme, e cila, i pėrcolli ato menjėherė nė gjyq. U dėnova penalisht, gjė qė ishte krejt e lehtė. Nuk kishte aspak rėndėsi dėnimi penal, sesa ai moral. M’u hoqėn tė gjitha materialet nga televizioni, qė kisha bėrė me mund e djersė. Kisha gati tė inēizuar mbi 60 kėngė, me grupin “N.B.K.P.”, kisha fituar ēmim dekade tė Klasit II–tė. Midis tyre kishte kėngė solo e duete.” Ēfarė i mbetet pemės, kur ia shkulin rrėnjėt!? Frederiku sqaron: “Sot pas kaq vitesh, konkluzioni im ėshtė, se ky dėnim, vinte gjoja si masė ndėshkimi fill pas Koncerteve tė Dekadave tė Majit tė vitit 1982. Unė debutova me kėngėn: “Kjo Kosova ka adet nga njė pashė me mbyt pėrvjet”.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 10/10/2005
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime nė 226 postime
    Oh Riku , e kam taku ne Ny , ne nje koncert per vitin e ri para nja 4 vjetesh ...

    Na kendoi dhe nje here ate kengen ... Syte e tu , syte e tu me gjithe dritat qe kam pare .. me gjithe lum liqene blu shembellejne syte e tuuuuuuuu .. lol

    Po ndonje sukses ... eh si gjithe kengetaret shqipo ne USA .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,737
    Faleminderit
    72
    260 falenderime nė 226 postime

    Kėngė nga Frederik Ndoci

    Ju pershendes te gjitheve njehere

    Meqe skam kerkuar shume ndihme apo ju kam rene ne qafe me kerkesa ketu ne forum , kisha dhe nje kerkese te fundit lol

    Si ka mundesi qe as ketu ne albasoul/ muzika apo fajtori , apo faqe te tjera shqiptare se kam hasur ndonjehere kengetarin Frederik Ndocin .
    Do kisha deshire te ridegjoja dhe njehere disa nga kenget e tij , pasi eshte bere nje kohe shumeee e gjate dhe sikur me ka shku mendja me degju dhe njehere ate kengen Syte e tu .
    ( dhe disa kenge te tjera )

    E kam degjuar kete Syte e tu ketu ne albasoul/muzika por te kenduar nga nje kengetar tjeter ( qe nuk me pelqeu fare ) .

    Ndonjeri nese di apo ka ndonje link ku mund ta degjojme do ishte nice dhe do e vleresoja shume .

    Flmd ne advance
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    E kam degjuar kete Syte e tu ketu ne albasoul/muzika por te kenduar nga nje kengetar tjeter ( qe nuk me pelqeu fare ) .
    Une pata fatin ta degjoj live javen e kaluar "Syte e tu". Frederiku eshte vertete i talentuar edhe mban cdo party gjalle.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  6. #6
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Mosha
    41
    Postime
    611
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Me gjithe mend,pse nuk ka asnje kenge nga Frederik Ndoci ne asnje faqe?!
    S'kam lene vend pa kerkuar edhe hic..

  7. #7
    Inter Maska e DuPI_I_KeQ
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Vendndodhja
    Europe
    Mosha
    38
    Postime
    89
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Frederik Ndoci ka pas keng shume te bukura sic e thate dhe juve mesiper po une sme ka rene rasti te degjoj ndonje kohet e fundit!
    Shpresoj te na vendosni ndonje link!
    Flm!
    Interist Deri Ne Vdekje!
    Adriano 10 is The Best!!!

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,333
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 5 postime
    Edhe Frederiku e meriton te quet si nje nga kengetaret me te medhenj, dhe cuditem si nuk ka faqe ne internet per muziken e tij...

    Nejse un kam vetem 3 kenge te tij ne mp3 gjithsej, ne qofse dikush do ti duen mund tua dergoj me e-mail, keto kam:

    1. Syte e tu
    2. Pramvera do lule shume (Dhe kjo e bukur eshte)
    3. Hapet e tuaj ndjej (Kenduar bashk me Ermira Babaliu)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Rreth albumit te tij te fundit,klikoni ,degjoni kenget e tij dhe.......te ndihemi krenare

    www.lamusica.com

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Frederik Ndoci dhe albumi i tij i ri

    Se di nese ju ka rene rasti te degjoni albumin e ri te Frederikut, "Canterina".
    Nese jo, beni nje kerkim ne internet dhe mund te gjeni pjese nga kenget. "Zonja Shkoder" eshte e mrekullueshme.

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    Frederik Ndoci: “Artisti nuk ėshtė fizik, por shpirt!”

    Rikthimi i Frederik Ndocit nė skenė ėshtė tema e diskutimit tė jubileut tė 45-tė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH. Por edhe mė e pritur ka qenė performanca e tij live pėr publikun kryeqytetas. Atė mund ta gjesh shpesh nė Bulevard Cafe, ku edhe jep koncert nė mbrėmje pėr klientėt, qė janė tė shumtė e gjithnjė nė rradhė. Nė pritje pėr ta dėgjuar sėrish, pas vitesh tė tėra larg skenės, larg veshit tė dėgjuesit qė e ka admiruar nė vite muzikėn e tij. Me njė pamje si prej kauboji modern, por gjithnjė nė formė.Ai mbetet po ai, plot humor dhe spontanitet, si nė filmat ku ka luajtur personazhe aq tė veēantė dhe qė janė ngulitur nė mendjen e tė gjithėve.

    - Mirėserdhėt sėrish nė Shqipėri! Si po ju duket kthimi kėtė herė?

    - Njerėzit krijojnė vakume pėr arsye nga mė tė ndryshmet, por nė rastin konkret ky vakum ishte edhe rastėsi, edhe domosdoshmėri ndofta, pėr t’iu krijuar tė tjerėve hapėsirat e duhura. Largimi im u gjend mes njė vorbulle paksa jo demokratike, dokumenta nuk kisha qė tė kthehesha... Gjėra qė krijojnė njė lloj shkaku, qė ne e quajmė rastėsi. Ndėrsa domosdoshmėri ishte ikja, sepse duhej t’i krijoja vetes hapėsira tė tjera. Siē e keni parė, tė tjerė i kanė hapur vetes mjaft mundėsi tė mira kėtu. Ėshtė njė guxim mjaft i madh tė merresh me muzikė nė nivele tė caktuara, megjithėse nuk dua tė jem unė kandari pėr tė pėrcaktuar nivelin e muzikės sot. Gjithsesi muzikanti ėshtė pjesė e njė bote tjetėr, mė afėr Zotit, sepse merret me muzikė dhe art.

    - Mendoni tė rrini mė gjatė kėtė herė?

    - Artisti e kupton shumė vonė dhuratėn qė i bėn njė popull, njė auditor. Ka njerėz qė dehen para se t’i bėjnė dhurata, ka njerėz qė nuk dehen kurrė dhe provojnė ta pijnė tėrė jetėn kėtė kupė performance, derisa t’i mbyllin sytė. Kjo ėshtė njė lloj arsye, qė mė bėn tė kthehem prapė kėtu. A do rri gjatė, kjo ėshtė njė pyetje qė s’di t’i pėrgjigjem. Nėse njerėzit do mė presin me kėtė dashuri, respekt e admirim, kėtė mitizėm do thoja, qė ėshtė gjynah tė mungoj. Kjo mė bėri qė unė tė braktis njė pikė, qė ju ndofta nuk e dini, se ku ndodhet Frederiku nė botė. Unė kam qenė nė pikėn e qiellit kėtu, e lashė dhe ika nė botė. Shkova nė Itali, arrita nė njė pikė jashtėzakonisht tė mirė, prej andej shkova nė Spanjė, ku arrita shumė, pastaj nė Amerikė. Tani jetoj nė Florida, prej 1 viti e gjysėm. Mė pėlqen shumė klima aty. Ndėrsa nė Nju Jork jam nė njė agjensi internale pėr artistė.

    - Qė kur keni ardhur, jeni angazhuar me shfaqje live nė njė bar tė kryeqytetit. Le tė themi, njė mėnyrė tjetėr pėr tu afruar tek ai auditor qė mezi ju priste. Si po ju duket, pasi mė parė nuk e keni praktikuar?

    - Po i rikthehem asaj idesė sė atij oqeani tė madh qė unė krijova, tek ai hendek. Qė nga dita kur u largova e deri mė sot, shumė njerėz kanė mbetur me atė limon nė gojė, thartirė si me thanė, donin me mė gllabėru me sy, me shikim dhe duke bėrė ato Pse-tė e tyre. Bari ku unė kėndoj ėshtė njė vend shumė i bukur, tek Bulevard Cafe, qė unė e shoh si mundėsi qė tė krijoj atė lidhjen e shkurtėr dhe tė risjell ato emocionet e dikurshme, por nė ngjyrat e kohės, kuptohet. Pėr tė treguar se cilėsia nuk ka vdekur, si tek veshėt e tyre, ashtu edhe tek mundėsia ime pėr ta dhėnė ashtu siē duhet, siē e kėrkojnė ata. Kemi gjetur njė lidhje shumė tė bukur tek Bulevard Kafe, ku ēdo natė vijnė rreth 300- 400 vetė. Vijnė me shumė ėndje dhe mė vjen shumė keq pėr ata njerėz qė kthehen mbrapsht, kur nuk ka vende pėr tu ulur. Edhe nėse ata kanė humbur disa orė pėr tė ardhur kėtu, por mbasandej ulen dhe shoh sytė e tyre qė mė shohin me njė lloj admirimi, por edhe me njė lloj qortimi: “Pse s’more njė sallė mė tė madhe?” Sa mė e gjatė tė jetė dashuria e njerėzve e sa mė i zoti tė jem unė pėr me ardh gjithmonė i kandshėm, pse mos me ndejtė gjithmonė?

    - Repertori i kėngėve qė ju interpretoni nė Bulevard Cafe ėshtė ai i viteve tė dikurshme apo keni sjellė edhe pak nga ritmet latine tė vendeve ku keni jetuar?

    - Domosdo, njerėzit jetojnė me tė kaluarėn, nėqoftėse e kanė pasė tė ndritur. Edhe nėse e kanė pasė tė errėt e tė murrme, jetojnė me tė kaluarėn shumė. Duke i vėnė kėmbėt tek kjo e kaluar, ato kėrcejnė pėr mė tej. Edhe nė rastin tim, ka njerėz qė mendojnė se dy- tri kėngė janė mė tė bukurat tė miat, kurse unė nuk kam si tė veēoj dy- tri kėngė nga repertori im shqiptar. Kuptohet, mua ēdo kėngė mė duket mė e bukur se tjetra. Ka kėngė qė them se janė pėr rrethana ndryshe, ka njė pėrkim, ka njė gjė tjetėr kėnga lirike, apo ajo epike dhe gjė tjetėr balada. Njerėzit, duke qenė se ato mbajnė mend, qė megjithėmend janė tė bukura, thonė se ato janė mė tė mirat. Janė mėsuar me to. Por kam edhe tė tjera, si: “Nė ēdo zemėr”, “Deti dhe vala”, kėnga e lules tek filmi “Edhe ashtu edhe kėshtu”, ose “Tokė e diellit” e Peēit, “Liberta” e Gjergj Lekės, “Kėngė pa fund ėshtė rinia” etj. Janė kėngė qė njerėzit nuk i kanė pasė shumė nė vesh, pėr arsye tė ndryshme. Psh. tė kėrkosh sot nė radio nuk gjenden dot mė shumė se dy kėngė tė miat, pse nuk e di as unė, me qėllim apo jo. Kėshtu qė kėtu, u sjell njerėzve edhe repertor tjetėr, ndėrsa ato mė tė njohurat i lė pėr nga fundi. Nė fillim tė natės i “ngop” me sukseset e mia kontemporane, qė i kam kėnduar nėpėr skenat e botės.

    - Pjesa mė e madhe e tė cilave nuk njihen prej publikut shqiptar. A ka ardhur ndonjė prej albumeve tuaja nė vendin tonė?

    - Asnjė. I pari album imi ėshtė “Cantata Frederik”, nė spanjisht, pastaj njė tjetėr nė italisht, qė ka edhe dy- tre kėngė spanjolle, ėshtė njė me tė gjitha kėngėt nė anglisht. Eshtė edhe i pesti nė gjashtė gjuhė, me njė famė botėrore dhe jashtėzakonisht me reputacion. Tani unė kam hyrė nė valėn e Recording Star Artist, kam gjashtė nomination nė Grammy Awards me kėtė CD, pėr kėtė vit. Shpresoj qė njė prej tyre ta marr dhe kjo do tė jetė njė dhuratė pėr admiruesit dhe sytė e sinqertė shqiptarė. - Pėr kėta sy, qė me siguri presin, a keni menduar tė riktheni nė njė album tė gjitha sukseset tuaja tė dikurshme?
    - Kjo ėshtė njė domosdoshmėri qė duhet bėrė, jo vetėm nga ana ime, por edhe e dikujt qė ka fuqi ekonomike pėr tregun shqiptar. Sepse albumi duhet me pasė njė sponsor. Unė do ia dhuroja me kėnaqėsi publikut njė album, por pa njė mbėshtetje ai ėshtė si para e hedhur nė det, sepse artisti nuk fiton gjė. Ato qė merren me tregtimin e CD- ve, e bėjnė pa njė numėr tė caktuar, pa kontroll, qė tė shihet edhe shitja reale sa ėshtė. Sepse ėshtė kthyer nė ēėshtje fitimi. Edhe pse kam shumė dėshirė t’ia dhuroj publikut njė CD tė tillė, nuk dua ta hedh kėtė mundėsi, qė dikush tjetėr tė pasurohet. Nė rastin konkret, ok, pasi e investojnė marrin paret mbrapa, marrin edhe fitimin.

    - Domethėnė ka njė mundėsi?

    - Patjetėr. Jam nė bisedime me dikė dhe tė shohim. Nė fund tė vitit njerėzit janė edhe pak tė tkurrur nė kuletė, tani jemi edhe pėr festa. Ndoshta pas Vitit tė Ri, nė fillim tė 2007, mund tė kemi gjėra tė reja.

    - Pjesėmarrja nė garėn e Festivalit nė TVSH ishte njė surprizė, pasi ėshtė edhe njė jubile dhe tėrėsisht ndryshe nga vitet e tjera. Si e ndjeni veten qė jeni pjesėmarrės dhe jo i ftuar?

    - Pėr vetė faktin se festivalet filluan atėherė kur unė ende nuk kisha mbush 20 muajsh, pra nė festivalin e parė, nė shtėpinė tonė kėngėt jehonin dhe kjo solli lidhjen e ngushtė qė kam unė dhe familja ime me muzikėn. Ky fėmijė u rrit tani dhe u bė 45 vjeē. Nuk e pashė si domosdoshmėri konkurrimin, edhe pse tė tjerė mė sugjeruan dhe unė kėtė e quaj njė lumturi tė konkurroj me njerėz qė janė nė njė nivel jashtėzakonisht tė mirė, por ndoshta do shoh se ēfarė do t’i jap Shqipėrisė dhe ēfarė do mė japė ajo mbrapa...

    - Ndoshta njė ēmim si ato tė viteve tė kaluara, i cili do vinte mė me bujė kėtė herė...

    - Nuk pretendoj kurrė, edhe pse unė do thoja “Fjala jote nė vesh tė Perėndisė”. Tė gjithė e dėshirojmė kėtė ēmim, por nėndetėsja ime nuk ėshtė atomike, por paqėsore, si ajo e 105, qė u kthye edhe njė herė nė bazė. Pėr ata njerėz qė u ka mungu cilėsia dhe qė tė presin me aq admirim. Do kėndoj njė kėngė shumė tė thjeshtė, njė baladė malli. Ėshtė me kompozim dhe orkestrim tė Adrian Hilės, teksti nga Pandi Laēo, idetė dhe gjithēka janė nė bashkėpunim. Ėshtė edhe njė zė tjetėr, shumė interesant, qė do jetė nė kėtė kėngė: Aida Ēaēi, e cila ėshtė aktualisht gruaja ime, e dashura dhe gruaja, me rregulla. Ka njė mission shumė tė bukur nė kėtė kėngė, nuk do jetė duet, por njė kontrapunto, qė nė muzikė quhet Kanon dhe i jep virgjėrinė kėtij vendi, apo qė ėshtė kaq i lashtė, njėherėsh kaq i ri, kaq me tym e kaq i pastėr… (qesh). Ja pse mė josh mua kjo, mė jep njė ninullė, njė lloj vaji, qė vjen nga larg.

    - E keni ndjekur gjatė kėtyre viteve festivalin e kėngės, si pjesėmarrės i rregullt dikur? Si e keni parė, me syrin e njė njeriu tė rrahur me kėtė skenė?

    - Nuk kam qejf tė flas shumė nė kėtė vet, por me sinqeritet nuk e kam ndjekur shumė, sepse kur nuk je mbrendė, pse duhet me pa kopshtin e dikujt tjetėr, me thanė sa tė bukura janė bėrė dardhat atje, ku s’i ha dot?!...

    - Por ky vit e solli qė ju tė jeni vetė konkurrent… Nuk jeni pėrgatitur shpirtėrisht pėr hyrjen nė skenė, pas kaq vitesh?

    - Nė ēastin kur hyn, kur tė pėrmendet emri, hapat e tu janė shumė tė dridhshėm. Ti mendon ca sy qė tė kanė parė, qė janė ajur duke qarė. Ata sy qė mė kanė parė dikur, tani ndoshta janė fishkur. Ata “Sytė e tu, sytė e tu…” ndoshta janė fishkur disi, por prapė ajo dritė ka mbetur mbrendė.

    - Kėngėtarja Herciana Matmuja, tė cilės ju i keni kompozuar kėngėn, fitoi nė Natėn e tė Rinjve dhe tani do tė konkurrojė pėrkrah jush nė finale. Mendoni mos jua merr ajo ēmimin?

    - Do ishte kėnaqėsi qė ta merrte ēmimin ai qė e meriton. Si ajo, si ndonjė tjetėr, por tė jetė taman me meritė. Pėrflitet qė shpesh nuk ndodh kėshtu, kushtet nuk ndryshojnė por mė mbas nuk ka mė, sepse kėshtu ėshtė vendosur dhe harrojnė. Kėshtu shumė herė janė bėrė edhe kupat e futbollit, me hile, por ne duhet me ja lėnė gjithmonė kohės. Edhe unė, e ndihmova kėtė gocėn, sepse ka njė vokal shumė tė bukur. Ėshtė pjesė e njė blloku kėngėsh qė unė kam krijuar nė vite, rreth 60 kėngė, kur kam qenė shumė adoleshent. Atėherė nuk mendoja se do kėndoheshin ndonjėherė, sepse sistemi nė tė cilin kishim lind ishte njė lloj pusi nga ku nuk kishim me dalė mė, po mos tė na hidhte dikush litarin. Pėr kėtė isha shumė i gabuar, sepse gjėrat ndryshuan. Me debutimin e Hercianės, ke njė lloj qershie nė kėtė festival e duam tė krijojmė atė lloj bukurie qė njerėzit thonė se ka munguar. Tė shikojmė, nėse njerėzit do ta vlerėsojnė kėtė Frederik, qė ka ecur vetė nė kėtė sukses qė bota i ka dhėnė, pa pėrkrahje, vetėm me djersė dhe punė. Me kėmbėngulje shqiptari. Kėnga ėshtė kriju nė ’84, kur pata njė depresion prej ngjarjeve qė mė rrethuan: ndodhi qė unė u dėnova nga monizmi, mė hoqėn nga njė grup qė quhej “Na bashkoi kėnga popullore”, u dėnova, mė hoqėn gjithė repertorin tim dhe mė ēuan jashtė Tiranės. Nė atė kohė mė vdiq edhe njė shoqe, i vuri zjarrin vetes… ishin gjėra qė mė krijuan tronditje dhe unė krijova kėtė kėngėn. Ajo ėshtė aktuale sot pėr rininė, teksti thotė: “Oh sa keq/dallg’ e jetės na pėrplasi/ por e di se njė ditė prapė do tė vijė/ dhe kitarėn pranė e mbaj si ngushėllim/ dhe ėndėrrojmė bashkė me tė/ ndaj tingujt e saja dhe lotėt e mija bėjnė kėtė kėngė/ ah, jetė o jetė e pamėshirė/ u venite, u trete, u zbehe pa u ēelur mirė…etj. Ajo e kėndon shumė mirė dhe ėshtė shansi i saj, ka njė dhunti qė ia ka falė Zoti. Por nuk ėshtė ajo gocė, qė i ka pjesėtarėt e familjes tė pasur, apo miliarderė, qė edhe pa qenė e mirė e bėjnė kėngėtare tė madhe. Kjo nė pėrgjithėsi ndodh, dikush edhe pse s’ka talentin ka miqėsi dhe mbėshtetje mė shumė. Mirėpo arti nuk bėhet me para. Arti ka nevojė pėr para, por nuk bėhet me para.

    - Mendoni qė karriera juaj do njohė edhe mė shumė kulme tani e tutje? Si e shihni pjekurinė artistike qė keni arritur nė kėtė moshė?

    - Ishte njė periudhė kohe e zymtė pėr mua nė Amerikė, kur mendova se edhe pak do prisja pensionin (qesh). Si me ja ba tani, duhet me gjetė diēka tjetėr? Mė solli fati tė shikoj disa idhuj, qė kisha dikur nė fėmijni: Ray Charls, James Braun, Jerri Lee Luis, Baby King etj. ato janė rreth 80 vjeē. Unė qaja ndėrsa ata debutonin, thoja si ka mundėsi. Nuk e mban fiziku njė artist: arstisti nuk ėshtė fizik, subjekt, por shpirt. Ata janė ca skelete, me njė copė lėkurė e ca ujė, mezi qėndrojnė nė kėmbė, por kanė njė shpirt qė I mban shumė tė rinj.

    - Sa keni ndryshuar nga atėherė, tani qė keni marrė shumė nga bota, nga kultura e huaj?

    - Ka ndryshu thelbi i dashurisė. Njerėzit, nė vetėn e parė, kur janė brenda kafazit, si puna e njė zogu, kanė vetėm njė dashuri: kur hapet dera e kafazit. Dhe harron dashuritė e tjera, edhe pse i di ato. Ndėrsa kur globi merr formėn e portokallit dhe duket shumė i vogėl, ti thua ēfarė ka mbetur tjetėr? Ka mbetur vetėm dashuria e sinqertė, qė tė gjithė njerėzit, si ti dhe unė, kemi nevojė pėr tė.

    - Si jeni nė familje, pėrtej skenės dhe asaj qė shohin njerėzit?

    - Ē’duhet me e njoftė? Edhe po mos ta njohin,mė mirė me ndejt larg...

    - Pse, kaq e keqe do ishte pėrshtypja?

    - Pėr kėtė duhet me pyt gjithmonė partnerin, sepse njeriu ėshtė gjithmonė si punė pasqyre: nėqoftėse ke njė partner shumė tė mirė, edhe pasqyra do tė jetė transparente, kristal. Nėse partneri nuk do tė jetė pozitiv, pasqyra edhe mund tė thyhet (qesh).

    - Kaq kohė sa keni ndenjur nė Tiranė, e keni ndjekur jetėn artistike kėtu?

    - Nė kėtė periudhė kohe unė kam qenė taman si njė sfungjer, nuk kam lenė me mė kalu asnjė lloj aktiviteti. Madje, kam vėnė dy televizorė nė njė dhomė, me pa vazhdimisht muzikėn qė jepet kėtu. Kėto MTV shqiptare, BBF apo Tirana TV, qė transmetojnė muzikė, tė cilat njerėzit edhe i pėrēmojnė. Ato janė interesante, edhe nė kohėn tonė kanė qenė kėto gjėra, por tani ka marrė formė disi mė evoluive. Ka gjėra tė bukura, por ka edhe qė duhen kontrolluar. Unė e kam cituar edhe nė njė vend tjetėr, qė nėse njė ndėrtues ka bėrė njė godinė me 10 kate dhe njė ditė ajo shembet, do vdesin 100 njerėz. Do jetė keq dhe atė ditė do ta mallkojė Zoti. Imagjino sa herė na mallkon Zoti, kur transmetohet njė kėngė qė vriten 1 milion njerėz duke e dėgjuar?... Po ju them edhe diēka tjetėr. Po t’i referohesh shkrimeve tė vjetra, Konfucit dhe Mensit, dijetarė nė Kinėn e lashtė, 4000 vjet para Krishtit, ato thonė qė tė merrėt vesh se ēfarė qeverie ėshtė nė shtet, ēfarė psikologjie ka ai vend, shikoi vetėm nivelin e muzikės.

    - Na zbuloni njė kuriozitet: keni marrė oferta pėr tė kompozuar kėtu? Do t’i vazhdonit bashkėpunimet, qoftė edhe nga larg?

    - Qė nė hapat e para, Frederiku ėshtė parė jo vetėm si debutues, por edhe si bashkėpunėtor. Psh, nė tė gjitha punėt me tė ndjerin Kujtim Laro, qė kanė qenė aq tė bukura, ka dorė edhe Frederik Ndoci mbrendė. Po ashtu edhe me Arditin, pak edhe me Gjergj Lekėn, kam punu edhe mė Zef Ēobėn. Bashkėpunimet sjellin fryte mė tė bukura dhe janė mė jetėgjata. Nė gjashtė CD- tė e mia jashtė shtetit, kam futur 2 se 3 kėngė tė miat, kurse nė albumin e fundit janė 6 kėngė tė miat. Njėra prej tyre ka marrė ēmim tė tretė nė Music Independent Aėards, ndėrsa Enrique Iglesias mori tė katėrtin nė pesė ēmime qė u dhanė. Ėshtė njė krijimi im kur kam qenė 16 vjeē “Corason di crystal”. Duke njoft poezinė, unė kam mbaruar pėr artin dramatik, e di se poezia ėshtė kura e tė gjitha arteve. Kėshtu, shef sesi tingėllon njė poezi, si ėshtė melodia e saj duke e lexu ti e krijon idenė dhe ulesh e shkruan. Shansi ėshtė pastaj se unė kam mbaruar edhe shkollė pėr muzikė dhe njoh disa instrumenta, harmoninė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime
    ishte bere edvinoist ki kopuku.. ndoc rroku..

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    44
    Postime
    1,087
    Faleminderit
    6
    9 falenderime nė 7 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ishte bere edvinoist ki kopuku.. ndoc rroku..
    a thua brar :P


    Dhe une e degjoja me kenaqesi perpara kurse tani nuk e di duket si i mbaruar. E kam degjuar nje here ne nje party para nja 3 vitesh me gjithe nusen me duket kendonte nga fundi i futi ca kong taljone me te kput shprit ne mes. :P

    Muzika e tij ktu nuk ec.
    Ktu ecin.... reng e rang oj nan ose ajo tjetra ...ciken e kojshis oj nan e kam begenis...ashtu o klientela ktu ne nyc.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vagabondo_nyc : 12-12-2006 mė 16:59

  14. #14
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Nga Frederiku mbaj mend nje kenge te bukur qe edhe me pelqen shume ''Syte e tu''

    Disa vargje qe me vijne ndermend nga kjo kenge:

    Syte e tu,syte e tu
    me gjithe dritat qe kam pare
    me gjithe lume liqene blu
    shembellejne syte e tu,,,,,,,

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    924
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Kengetar i mire eshte ,shpresoj ti veje mire Canterina ..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  16. #16
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime nė 61 postime
    I forte eshte Riku per Zotin, per cirk ka shume talent....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Goc_Labe
    Anėtarėsuar
    13-10-2006
    Postime
    64
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    e kam ndjekur ne 1 dasem bashk me aiden.. jo shume sukses ktu

  18. #18
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,308
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    I madh,rikthim fantastik ne festival!
    Sapo kam degjuar kengen e tije ju thashe njerezve me te cilet po shihnim Festivalin qe ky ishte i vetmi qe e meritonte te fitonte.

    Gezohem qe ndodhi keshtu
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Frederik Ndoci - Tani bashkėjetoj me Alisėn

    Frederik Ndoci - Tani bashkėjetoj me Alisėn

    » Vendosur: 19/09/2009 - 08:20
    •

    “Bashkėshorten nėse s’e njeh shpjere larg ku nuk e njohin, ajo me siguri do shpėrfaqet nė vėrtetėsinė e saj”. Njė aforizėm mund tė dalė nga shpirti, ashtu siē i ka ndodhur Frederik Ndocit, tė cilit iu desh ta ēonte ish-bashkėshorten e parė deri nė Amerikė pėr ta njohur. E tani nuk ka ē’tė tregojė mė parė. I lumtur qė ka arritur t’i kapė tė tre brezat nė muzikė, ka njė memorie qė nuk ka sesi tė mos i sjellė trishtim. Dhe jo sepse ėshtė artist, por sepse nė jetėn e tij ka provuar histori ndryshe, me tradhti tė ēuditshme nga dy ish-gratė e tij, e para qė e la pėr njė femėr dhe e dyta pėr njė ‘ish’. Kėngėtari Frederik Ndoci tregon nė kėtė intervistė jetėn e tij private gjatė regjimit, pas viteve 90-tė nė Itali e deri nė Amerikė.

    Pyetja e parė pėr njė artist mund tė ishte, si ndihesh?

    Hm...Ndihem mirė.

    Kujtojmė qė u bėre i njohur nė vitet ‘80-tė, kur nise karrierėn si artist, por dhe jetėn si bashkėshort nė moshė shumė tė re. Si i sjell nė mendje ato vite?

    Po ekzaktėsisht ishte viti 1981, dhe isha student drame nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė. Isha pėrzgjedhur pėr filmin “Nė ēdo stinė”, pasi kisha fituar njė kinoprovė nga regjisori Viktor Gjika. Nė atė kohė studioja pėr dramė ndėrkohė qė isha dhe njė nga kėngėtarėt e grupit “Na bashkoi kėnga popullore”, shumė i njohur nė atė kohė pasi u binim veglave muzikore dhe kėndonim po vetė.
    Nė shesh xhirimin qė po flas mbaj mend qė ishin edhe 4-5 vajza tė pėrzgjedhura si figurante nga shkolla “Ismail Qemali”, mes tė cilave ishte dhe njėra shumė indiferente. I kėrkova numrin e telefonit dhe ajo nė mėnyrė shumė tė shkujdesur ma dha pa mė parė fare nė sy. Ditėn tjetėr e telefonova dhe i propozova tė dilnim, ajo kishte njė biēikletė dhe dolėm bashkė nga kodrat e Liqenit. Mbaj mend qė thjesht folėm, pasi ajo ishte njė vajzė shumė serioze dhe s’bėhej fjalė tė lejonte ta prekje apo ta tejkaloje pak....

    Je duke folur pėr njohjen me ish-bashkėshorten e parė?

    Po, jam duke folur pėr ish-gruan time tė parė me tė cilėn e lidha jetėn shumė i ri, dhe sollėm nė jetė dy vajzat tona. Nė fakt vetėm pas njė viti qė qėndruam bashkė e kuptova qė s’kisha askund pėrputhje me tė, duke filluar qė nga shijet pėr leximin. Unė nė atė kohė lexoja libra tė ndaluar nga regjimi, si; Niēe, Frojd, ndėrsa ajo gjithė librat e sistemit.

    Si vazhdoi njohja?

    Pasi dolėm bashkė siē tė thashė njė herė tė vetme, kjo gjė u shkon nė vesh familjarėve tė saj. Prindėrit interesohen se kush isha unė. Pas kėsaj ata u ankuan nė Komitet tė Partisė, Opera, dhe Institutin e Lartė tė Arteve, ku ishte dėrguar dhe njė letėr anonime me firmėn e Dėshirės, (ish-gruas sime). Mė thirrėn nė hetuesi, mė rrahėn dhe me nxorėn si pėrfundim armik tė popullit dhe natyrisht u ndava nga Dėshira. Si pasojė ngela njė vit nė Institut dhe pėrfundova njė vit e gjysmė mė vonė shkollėn. Pasojat diheshin. Mė dėrguan nė Macukull tė Matit dhe pas asaj nė teatrin “Migjeni” tė Shkodrės, ku u vlerėsova edhe nga gazetat e asaj kohe si njė nga aktorėt mė tė mirė. Pikėrisht nė kėtė kohė mė telefonon Dėshira duke mė kėrkuar qė tė shkoja tė merrja nė shtėpinė e saj dy valixhe me rroba tė miat. Me tha qė i vinte keq pėr ēfarė kishte ndodhur. Shkova e takova nė Tiranė dhe t’i thosha qė letra anonime ishte shkuar me emrin tim. Ajo u ēudit duke mos e pranuar qė kishte qenė ajo autorja e letrės. Mė vonė doli qė atė gjė e kishte bėrė vėllai i saj, dhe jo ajo. Ishte ende nė shkollė, mė erdhi keq, dhe i kėrkova tė vinte me mua nė shtėpinė time nė Shkodėr, dhe kėshtu vendosėm tė martoheshim. Kėshtu ajo u detyrua tė linte pėrgjysmė studimet pėr Inxhinieri Mekanike. Bėhet fjalė pėr vitin 1984 kur lindi Flodia, vajza jonė e madhe. Nė ‘90-ėn lind vajza e dytė Klea. Pas kėsaj ne marrin fėmijėt dhe nisemi Itali, ku tėrhoqa mė vonė dhe gjithė familjen time. Kaluam periudha tė vėshtira nė Itali, dhe mė fund unė nisem nė Amerikė, nė Kalifornia ku do punoja pėr CD-nė time. Katėr muaj mė vonė vjen ish-bashkėshortja me dy vajzat.

    Dhe deri kėtu marrėdhėnia juaj nė ēift ishte normale?

    Po normale. Nė fakt e vetmja gjė qė nuk mė shkonte nė mendje ishte tradhtia nga ana e saj. Dukej shumė indiferente dhe nė Amerikė shoqėrohej vetėm me femra. Mė ra nė sy miqėsia e tepruar mė njė amerikane, e cila dhe ajo ishte e martuar mė njė prift. Derisa njė ditė i gjeta tė dyja duke u puthur, gjė qė e detyroi tė mė pranonte vetė qė ishte lezbike. Dhe kėshtu nė vitin ‘96-‘97 martesa degjeneroi fare. Por nuk pėrfundoi me kaq...

    Pse ēfarė ndodhi, si u pėrballe me njė tė vėrtetė tė tillė, po ajo si u soll?

    E dashura e saj kishte tė atin gjykatės nė Gjykatėn Supreme tė Kalifornisė, i cili e ndihmoi tė mė fuste nė telashe vėrtet tė rėnda. Ajo mė akuzoi pėr vrasės, dhe me shumė mundim kam shpėtuar nga burgu atje.

    Ndėrkohė tani ē’bėhet me tė?

    Unė di qė me amerikanen qė folėm nuk janė mė bashkė pasi i tha qė nuk e donte mė dhe ajo u ēmend, dhe sot e kėsaj dite ndodhet e shtruar nė psikiatri. Kjo pasi ishte lidhur me njė tjetėr femėr, tė cilės dhe asaj mė vonė i tha tė njėjtėn gjė, pra qė nuk e donte mė, dhe ajo vrau veten nė sy tė saj.

    Duket si njė histori filmi gati e pabesueshme... Po vajzat a e dinė tė vėrtetė e nėnės sė tyre dhe ti a komunikon me to?

    Vajza e madhe, e cila ka mbaruar studimet pėr mjekėsi dhe ekonomik, ndėrkohė ėshtė dhe e martuar, ka dijeni. Ndėrsa vajza e vogėl ėshtė zgjedhur si njė nga mė tė 10 tė bukurat e Kalifornisė, si dhe kėndon nė njė grup latin, por kam pėrshtypjen se nuk di ende gjė. Unė flas shpesh me vajzat edhe pse ajo ka bėrė shumė pėr t’i larguar nga unė.

    Dhe pastaj nė jetėn tėnde hyn Aida, tashmė publiku e njeh pas konkurrimit nė Festivalin Europian...

    Po, hyri Aida me tė cilėn kisha 13 vite diferencė. Atėherė jetoja nė pjesėn lindore tė Amerikės, dhe shumė i dėrmuar moralisht nga martesa e parė. Isha 40 vjeē, rashė nė rutinė e ndoshta dhe nė pesimizėm. Pikėrisht nė ato kohė njihem me Aidėn, nė njė klub nate ku ajo kėndonte. Ishte 27 vjeē, por dukej shumė e vogėl. Mė tregoi historinė e jetės sė, se si kishte qenė e dashuruar nė Durrės nė moshėn 16 vjeēare me njė djalė, qė nuk ia donte familja, dhe ndaj kishin bėrė tė pamundurėn qė ajo tė shkonte nė Amerikė, pėr ta larguar nga ai pasi ai bashkėjetonte me dikė tjetėr. Pėr kėtė arsye Aida nuk kishte vazhduar dot shkollėn e mesme.
    Pas njė viti njohjeje u fejuam, filluam tė bėnim plane, dhe punėt po na ecnin mirė pėrveēse nuk po mundim tė sillnim nė jetė njė fėmijė,pasi mjekėt na kishim thėnė qė kishim probleme tė dy. Kjo ishte dhe arsyeja pse u kthyem nė Tiranė nė vitin 2006. Pas dy javėsh qėndrimi nė Tiranė, ajo ritakohet me ish-tė dashurin e saj dhe i rikthehet historisė. Kėtė gjė unė e zbulova nga mesazhet qė i gjeta nė telefon.
    Dhe ti e pranove ta kishe nė krah duke pasur parasysh qė ju konkurruat nė Festivalin e fundvitit si burrė e grua apo jo?
    Po e vėrtetė. 2-3 muaj para pjesėmarrjes nė Festivalin e Kėngės nė RTSH unė i thashė qė do hiqemi si burrė e grua. Por edhe pse s’e pranoi qė ishte rilidhur me tė, me ish-tė dashurin e saj mė thoshte herė pas here “Mė ndihmo tė iki nga ky problem”...
    Tani nuk jeni mė bashkė dhe ajo vazhdon tė mbajė mbiemrin Ndoci, pse?
    Po, sepse ne nuk jemi ndarė ligjėrisht, pasi e tillė ėshtė procedura e divorceve nė Amerikė. Duhet tė shkoj tė jetoj njė vit atje pėr t’u ndarė ligjėrisht. Megjithatė kemi rėnė nė kompromis me Aidėn qė tė mbetemi shokė, madje ajo mė ka kėrkuar ndihmė pėr CD-nė e saj, qė do nxjerrė sė shpejti.

    Gjatė kohės qė ishit bashkė si ka qenė lidhja e Aidės me vajzat e tua, ishin takuar ndonjėherė?

    Jo asnjėherė. Aida nuk ka dashur kurrė tė komunikonte me vajzat e mia.
    Nėse do tė flisje nga pozitat e njė burri tė tradhtuar dy herė, e para tė la pėr njė femėr, e dytė pėr njė ish. Cila tradhti tė ka vrarė mė shumė?
    Do tė thosha qė e rėndė ėshtė qė i kam njohur tė dyja ato gra.

    Dy martesa tė ēuditshme, po tani a shoqėrohesh me dikė?

    Po. Unė bashkėjetoj me Alisėn. Eshtė njė muzikante shumė e zonja, dhe shumė e talentuar. Ėshtė 37 vjeē, ėshtė simpatike dhe kėndojmė bashkė, kudo ku na ftojnė.

    Ku u njohėt me Alisėn?

    Alisėn e kam njohur para viteve ’90-tė. Por u ritakuam 2 vite mė parė. Nė gusht festuam ritakimin, tani jemi duke jetuar njė bashkėjetesė.
    Me cilėn nga gratė mė sipėr ke rėnė vėrtet nė dashuri?
    Nuk mund tė them se kam rėnė ndonjėherė nė dashuri. Por kam pėrshtypjen se mbi 35 vjeē njeriu nuk mund tė bjerė mė nė dashuri.

    Mes Tiranės dhe Amerikės, nė cilin vend ke bėrė plane tė vėrteta pėr muzikėn?
    Edhe kėtu edhe atje, kam disa projekte artistike tė cilat duhet t’i zbatoj.
    Ndėrkohė pas rikthimit u ritakove me shumė shumė artistė kolegė kėtu. Si i ke marrėdhėniet me ta?


    Jo keq, megjithėse dihet qė nuk bėhet fjalė pėr miqėsi tė sinqertė mes artistėsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,725
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    federik ndoci eshte nje njeri dhe profesionist i pa arritshem per mua.......
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Rreshpja
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 15-04-2019, 13:08
  2. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  3. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 05:35
  4. Sokoli per Enverin, Nexhmijen dhe Ramizin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 06:49
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •