Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Frederik Ndoci

    Jeta nė emigracion, suksesi dhe njohja e vetvetes


    Autori i Lajmit: Klajd Kapinova Manhattan New York



    Historia e njė artisti e rrėfyer imtėsisht pėr herė tė parė nė New York. Ėshtė njė pjesė e jetės sė njeriut qė pėrshkon vite e shekuj. Quhet Frederik Ndoci, aktori me diplomė… kėngėtar, poet, instrumentist, piktor dhe krijues i lindur.

    Trashigimia

    Me njė buzėqeshje fisniku, mė fton tė ulem nė lokalin italian “Aurora”. Pronarėt e lokalit, me buzėqeshje e pėrshndesin lehtė me kokė, duke i uruar mirėseardhjen mikut tė tyre. Tė duket vetja, se je nė mes tė Romės. Bisedat nė gjuhėn italiane me humor tradicional, e bėjnė atmosferėn mė tė kėndshme. Kamarieria e lindur nė New York, pėrshėndet e shėnon nė bllok porosinė. Muzika italiane, depėrton lehtė nė veshin tonė. Biseda jonė nisi shtruar. Nė qendėr ishin tė parėt e familjes Ndoci, nė tė cilėn, ndėrthureshin trashėgimia e muzikės, fatkeqėsia e humbjes sė jetės nė njė ditė tė gjyshit e gjyshės… Markun dhe Katerinėn, Frederiku nuk i ka parė kurrė.

    Instrumentisti

    Ai do tė ndėrpresė daljen nė skenė si kėngėtar e merret me artin dramatik si aktor e instrumentist me orkestėr. Nė bankat e shkollės, vjel edukatė pėr kulturė tė pėrgjithshme. Nė Liceun Artistik “Prenk Jakova” nė Shkodėr pėr 4 vjet, krahas studimit teorik mjaft tė thellė, mbi artin klasik botėror e shqiptar njihet me kryeveprat e muzikės botėrore, duke u pėrpjekur tė jetė vetė sa mė pranė tyre. Ai merret me veglėn e frymės oboe dhe ushtron veglat sekondare: piano, kitarrė, fizarkonikė etj. Pėr 5 vjet, mori pjesė nė Orkestrėn Filarmonike tė Shkodrės e Orkestrėn Teatrin “Migjeni”. Pėr tė ndihmuar ekonominė familjare e patur ndonjė para ekstra, filloi krijimin e grupeve muzikore (orkestrat e vallzimit), duke argėtuar tė rinjtė nėpėr mbrėmjet e vallzimit, nė shkollat e mesme e Insitutin (sot Universitetin) e Shkodrės. Filloi aktiviteti i dasmave, gjė qė ndikoi mjaft nė pasurimin dhe mbėshtetjen e tij mė pas nė muzikės sė kultivuar popullore qytetare shkodrane. Pėr te ndryshon bota brendshme shpirtėrore. Fillojnė tė zgjohen dėshirat rinore pėr muzikė e art. Tashmė nis udhėn e saj krijimtaria…

    Vdekjet e artistit

    Si vdes njė artist!? Atėherė aktori i vogėl sapo kishte filluar klasėn e 8-tė. Vdekja e parė, u shfaq nė kinoprovat, pėr xhirimin e njė filmi shqiptar: “Nga mesi i errėsirės” (1973). Rriku fiton kinoprovėn nė Kinostudion “Shqipėria e Re” (Tiranė), ku nga 100 pikė mori 96. Mė afėr tij ishte “aktori”, i cili, arriti deri nė kuotėn 51 pikė. Konkurentit tė afėrt, iu besua roli, sepse prindėrit e tij punonin nė dikasteret mė tė larta. “Komisarėt” e Kinostudios, nuk vonuan e filluan tė punojnė, pėr tė bindur aktorin “humbės”, si i pėrshtatshme pėr rolin.

    E dini vetė biografia

    Rriku, detyrohet tė braktisė instrumentin e oboe-s, mbasi mundėsitė, pėr tė pranuar oboistėt tė aftė ishn shumė tė kufizuara. E ndjera Violeta Deda, me njė dashamirėsi si dinte ajo, i tha: “Rrik! Tė ka falė Zoti njė fuqi hipnoteze dhe magjie nė art! Unė jam e mendimit, qė tė provosh njė konkurim nė Artin Dramatik. Unė tė ndihmoj sa tė mundem”. Kėshtu filloi puna me materialet pėr konkurs. Frederiku, i vetmi shkodran fiton me vizė tė kuqe, pėrballė 25 tė tjerėve. Rriku, vijon konservatorin nė Artin Dramatik. Mbas pak grupi muzikor “Na bashkoj kėnga popullore”, njė grup tė rinjsh, i propozojnė tė marrė pjesė me ta, meqenėse ishte i kompletuar si muzikant e vokalist. Njė ditė pranė grupit vjen njė pėrfaqėsues i Ministrisė sė Arsimit dhe Kulturės, i cili, sjellė lajmin e keq: “Ju Frederik, Filip, Fatmir, Nikolin dhe Pirro, nuk do tė merrni pjesė aksionin e madh ndėrkombėtar, pėr njė aktivitet tė rėndėsishėm politik, jashtė shtetit.” Arsyeja: “E pyeta personin, se ēfarė kemi bėrė ne, qė nuk duhet tė shkojmė jashtė shtetit!? Dhe pėrgjigjja e tij ishte troē: “E dini vetė, seē keni njė latė tė hequr nė biografi…”

    Rehabilitimi

    Frederikut iu dha transferimi nė Shkodėr. Mbas njė muaji, e emėruan nė Estradėn e Shkodrės. Ishte njė ambient i ri. Ai nuk e njihte mjedisin artistik, qė gėzonte njė emėr tė madh. Gjatė vitit tė parė, punon shumė dhe dallohet nė takimin e estradave profesionale. Tė gjitha gazetat e kohės shkruajnė pėr artistin e ri mjaft fjalė tė mira. Ai i falėnderonte Zotin nė heshtje, pėr tė mirėn qė i kishte dhuruar. Tipe e natyra tė ndryshme, gjendeshin nė Estradė. Atij, iu desht tė bėnte punėn me heshtje dhe tė kalitet me njė tip tjetėr komisarėsh. Falė Zotit, ata nuk ishin me nivel tė lartė intelekti. Atė vit nė dhjetor aktorėt e Shkodrės, do tė bėnin rregjistrimet pėr natėn e Vitit tė Ri. Udhėheqėsit artistik tė RTVSh etj., sapo shohin fytyrėn e Frederikut, i drejtohen direkt me arrogancė: “Kush tė ka lejuar ty tė futėsh kėmbėt nė TV. Ti duhet tė dalėsh menjėherė jashtė nga RTVSh. Ēfarė pret, lėviz, shpejt, shpejt!” Letra e vendimeve tė Komitetit tė Partisė, kundėr artistave pėr Frederikun ishte shumė e freskėt, nė turrėn e letrave pėr tė mos shkelur nė TVSh. Shumė e madhe ishte dosja e artistave tė dėnuar si: Sherif Merdani, Franēesk Radi, Justina Alia, Alida Hisku, Besnik Taraneshi, Zija Saraēi, e qindra tė tjerė. Artisti i ri shqetėsohet shumė, por nuk shprehet dhe ruan gjakftohtėsinė. Me humor, ishte e pamundur t’a kalojė “keqkuptimin”. Vendosmėrisht drejtuesit politikė nė RTVSh, kėmbėngulin, qė Shkodra kėtė vit, s’do tė ketė asnjė shfaqje tė rregjistruar pėr natėn e Vitit tė Ri ose tė zevendėsohet Frederik Ndoci!? Pjesėtarėt e grupit, gjenden para njė situate tė papritur. Si duhet zgjidhur problemi i zmadhuar artificialisht!? Shkurt… Rriku, nuk ėshtė fytyrė, qė duhet tė dalė nė televizion. Ata urdhėruan qė t’i kthente dietat e tė rikthehet nė Shkodėr me tren!… “Ka qenė njė kohė kur fillova me “sabotu”. Pėr herė tė parė fillova me fut nė Teatėr lojėn e shahut. Dhe aktorėt harronin materialet (kishte raste qė partneri priste me minuta tė tėra nė skenė partnerin tjetėr, i cili, ishte habitur pas lojės sė shahut) e merreshin mbas kampionatit tė shahut, ku, nė ambientet artistike ekzistonin 25 kuti shahu…”, kujton me humor artisti.

    Phoenix

    Fillon njė pėrsekutim i ri. “Armiku”, s’duhet lėnė tė livadhiste shumė. Erdhi urdhėri suprem: “Tė dėrgohet menjėherė nė prodhim”. Alibia (shkaku) krijohet lehtė artificialisht ose ishte e gatshme nė tryezat e boss–ėve qė mbanin shtetin e kuq pėrmes metodave tė survejimeve. Dhe pasojat ishin pėrpiluar e dekretuar tashmė… Artisti, dėnohet nga organizata e partisė nė ish “Fabrikėn” e Tullave nė Shkodėr pėr 6 muaj. Kėtu ishte hapur dega e internimeve. Puna ishte me mėditje sikurse nė shek. XII. Gjithēka (procesi i punės) bėhej me dorė, pa asnjė kusht higjene, mbrojtje e sigurimeve sociale. Ky ishte njė kamp i ri i vdekjes me hap tė pėrshpejtuar… Nuk e donte TV-ja, ndėrsa Kinostudioja po i afron kinoprova, tė cilat, pa problem, i fiton falė talentit tė lindur. “Shokėt” e estradės xhelozė, e dėnojnė. “Dashuria”, pėr tė riun bashkėqytetar kishte dalė sheshit. Frederiku, fillon tė debutojė nė kinematografi me shtatė filma. Ai ia var pak punės nė Estradė. Dėnimi i dytė (nga organizata e partisė), do tė vijė menjėherė. Ai vonohet 3 ditė mė shumė nga leja, qė i kishte dhėnė drejtoria pėr dublime (zėri me figurėn). Edhe pse kur u kthye solli me vehte letrėn e firmosur nga zv/drejtori i Kinostudios, ku, vertetonte, se: “Frederiku mbaroi mbrėmė dublimet”. Ata nuk donin t’ia dinin, se ishin “vetė Ligji e vetė Maliqi.” Nė prodhimin primitiv tė tullave edhe njė herė, por vetėm dy ditė mbasi drejtori Kel Rreshpja (mjaft kurajoz) me keqardhje, i thotė Frederikut: “-A kanė luajt mendsh ata!? Rrik, je i lirė pėr 6 muaj, shko ku tė duash. Mė fal, se para nuk tė paguaj, por je i lirė”. Kjo botė ka edhe njerėz tė mirė. Sapo rikthehet ne Estradė, tjetėr sulm. Tani strategjia e tyre, arrin kulmin. Ēdo ditė tė hėne nė mėngjez, ai thirrej nė Komitet Partisė sė Rrethit (K.P.R.) duke e kėrcėnuar, se do t’i vinte prangat, nėse kėndonte ndėr dasma muzikė tė huaj. Ishte kėrcėnuar tė mos kėndonte as kėngėt e huaja, qė jepte Radio “Tirana”. “Tirana ka politikė tjetėr”, i thanė, “ndėrsa ne tjetėr politikė!” Pas pak kohėsh nė njė mbrėmje me “Peco grosso”, i propozohet tė kėndojė njė kėngė e bukur nga ato qė dinte ai. “Jo s’mundem, me fusin ne burg”, i pėrgjigjet artisti, duke shtuar, se “S’mė lejohet, as edhe kėngėt qė jep Radio Tiranės. Si bėj dot, mbasi Tirana ka politikė tjetėr, e ne si artistė shkodran kemi tjetėr politė mė tha shoku…”. Pasi qeshėn me cinizėm, i bėnė me shenjė tė kėndonte pa frikė tė gjitha llojet e muzikės botėrore. Ai kėndoi i lirė deri nė orėt e para tė mėngjezit. Tė nesėrmen sh…, e thėrret nė zyrė si zakonisht. Kėtė rradhė, me pupla tė lagura, i drejtohet: “Unė kam dashur, tė mos lodhesh me kėngė tė huaja, se janė tė vėshtira, e kam frikė se tė dėmtojnė vokalin. Unė pėr tė mirėn tėndė e kam.”

    “Nigjo Frederik: Nuk prishet partia me njė *** si ti”

    Mbas disa ditėsh, njė aktor i propozon nė emėr tė organizatės sė partisė (e cila, kishte marrė dy vendime dėnimi pėr Rrikun) pėr t’u pranuar kandidat partie. Pas disa ditėsh i ktheu pėrgjigje aktorit: “Nuk e meritoj tė hyj nė parti, se jam shumė i padisiplinuar e pastaj partia prishet sapo tė hyj unė. Vetėm pas njė muaji, ju do tė bėni mbledhje me orė tė tėra, qė tė mė perjashtoni prap!” Pėrgjigja e tij ishte “Ashtu ė!? Do ta shohim nesėr!” Tė nesėrmen, bėhet mbledhje qė nė mėngjez. Njė i dėrguar i K.P. dhe dy policė tė Degės sė Punėve tė Bredshme, ishin tė pranishėm nė sallėn e madhe, ku, mbas dy minutash merret vesh tema. “Njė artist, refuzon njė ditė mė parė hyrjen nė parti.” Artisti rikujton: “Rrik thashė, erdhi edhe njė herė koha e prangave. Megjithėse kishte rėnė Muri i Berlinit, kishte akoma propozime tė tilla nga komisarėt tanė. Por shansi i madh, mė deshti Zoti kaq shumė. Mbasi foli aktori, nė fund e mbylli me fjalėt: “Nigjo ti Frederik: Nuk prishet partia me njė *** si ti”. Unė qėndrova gjakftoftė, megjithėse i derguari kishte ardhur me mision tė paracaktuar. Ishte aktori, qė mė ndihmoi. Kur m’u dha fjala, fola vetėm kėshtu: Unė e kam ditur vetėn tamam ashtu siē tha ai. Por meqenėse, e dua partinė me shumė se ai, i thashė, se nuk hyj. Ndėrsa ai, qė pretendon, se e don fort: Pse ka dashtė me fut njė *** partisė suaj!?” Tonin Ujka, u ngrit nė kėmbė me tė qeshur dhe tha: “No comment!”

    Largimi

    Artisti kėrkoi transferim nė Tiranė. Thirret nė K.P. prej sekretarit tė parė asokohe. Pushtetari e pyet: “A ishte e vertetė, se kishte kėrkuar transferim dhe ne si komitet jemi tė shqetėsuar. Njė artist me kaq talent dhe vlera e ka vendin kėtu.”, i thotė. Pėr t’a zėnė ngusht i drejtohet: “Frederik, kam sinjalizime, se tė kanė parė njė herė nė Kishėn e re, nė ditėt e para tė nėndorit 1990.” Tė kanė rrejtė, pėrgjigjet artisti. “Nuk kam qenė njė herė, por pėr ēdo ditė. A ka ndonjė gjė tė keqe?!” “Jo, - i thotė sekretari, asgjė, por me qė je katolik, ty tė takon tė mos largohesh nga Shkodra!!!”. Artisti i pėrgjigjet: “S’kam vend edhe si katolik, sepse kur kanė zbarkuar turqit nė Shkodėr, ka fluturuar si mrekulli fugurja “Zoja e Shkodrės”. Kur ka ikur Ajo, po ne ēfarė duam, qė rrimė pa Zojėn tonė.? Ikėn vitet qė kalova, kur ishe ti sekretar, e unė dėnohesha dhe mė vinin shqelmin. Unė i pėrkas gjithė Shqipėrisė.” Nga zyra e tij, artisti u nis nė Tiranė. Sėrisht kujton: “Natėn e parė, e kėndova kėngėn: “Hapni dritaret Europė”, ku, u ngrit e gjithė salla nė kėmbė. Xhaketat fluturonin sipėr njerėzve, fishkėllimat me urime bravo, mė dhuruan suksesin e parė. Kėnga nuk ishte aq e bukur sesa ishte mendimi i saj. Kur shkova nė shtėpi pėr tė parė kėngėt e Festivalit nė TV, nuk u shfaq kėnga ime. Spikerja tha: “Dėgjuat e shikuat kėngėt e natės sė parė tė Festivalit.” Tė gjithė nė shtėpi kishim ngrirė para monitorit tė televizionit, qė vijonte tė jepte sinjalin e lajmeve…. Tė nesėrmen shkova nė RTVSh, e u thashė ēfarė keni bėrė kėshtu!? Menjėherė mora pėrgjigje tė parapėrgatitura: “Pse tha Partia pluralizėm, u bė deti kos!? U bė Amerikė kėtu, qė tė kėrcesh ti ula up!? Ēfarė u bėrė t’i Frederik Ndoci, duke kėnduar e kėcyer nė skenė!? Ēfarė tė duket vetja ty!? Ne tė fusim edhe nė burg! Ti mendon, se burgjet nuk kanė njė dhomė pėr ty!?” Iu pėrgjigja, menjėherė se nuk ka ēelsa mė. Ato tashmė kanė humbur nė det. Ju faleminderit, pėr kėshillat e kėrcėnimet, por mos keni hallin tim, se unė njė copė bukė e ha ku tė dua nė tė gjithė botėn, sepse kam 20 viza nė passaportė. Ika nė mėnyrė demostrative…”

    Mes fansave nė Maqedoni e Kosovė

    Frederiku, sėbashku me motrat Rita dhe Julin, kishin oferta artistike nė Zvicėr e Maqedoni. Ata morėn rrugėn nė kėmbė deri nė postėn kufitare tė Qafė Thanės. Njė shqiptar nga Maqedonia, i mori me makinė. Gjatė rrugės po dėgjonin njė kėngė nė kasetė tė kėngėtares Shkurte Fejza: “Ndalo njėherė o burrė i dheut, mos ia kthe shpinėn Atdheut”. Ishin vertetė emocione, tė forta, ku, atij e motrave, u rrėshqasin lotėt e dhimbjes, pse po lėnė mė keqardhje atdheun, ku, u lindėn dhe rritėn. Shkodrani, tregon ēastet e dhimbjes, duke pėrshkuar rrugėn pėr dy orė, qė i dukeshin sikur ishin 200 vjet nga ajo kėngė. “Aq lot derdhėm, saqė na falt Zoti. Tė njėjtėn dhimbje emocionale, kam pėrshkuar kur kam parė nė TV eksodet biblike tė mijėra shqiptarėve nė anije drejt Italisė, eksodi kosovarėve qė erdhėn nė Shqipėri… Kam ndjerė dhimbje nė shpirt, kur u rrėzuan (11/9/01) dy Kullat Binjake nė Manhattan... Natyrisht kam qarė edhe herė tė tjera pėr humbjen e pjesėtarėve tė familjes tonė. Dhimbjes i shtohej edhe dhimbja e dytė e pamundėsisė pėr ti pėrcjellė nė funeral, pėr arsye tė burokracisė sė pajisjes me dokumente etj. Mbas 9 viteve, pėr herė tė parė, kam parė nėnėn time (Marien) nė Gjermani…”, pėrshkruan dhimbjet artisti.

    Murator nė Itali

    Frederik Ndoci, ikėn me autobuz nė Itali. Ishte koha, kur nė korrik tė vitit 1990, shqiptarėt kishin shpėrthyer kangjellat e ambasadave tė huaja nė Tiranė. Nė mars 1991, ndodh eksodi biblik drejt Perėndimit. Europa, ishte bėrė shpresa e vetme. Ishte njė goditje vdekjeprurėse pėr diktaturėn komuniste nė Shqipėri, qė jetonte grahmat e fundit tė jetės fizike… Ai Italinė e kishte parė nė televizion dhe gjuha pėr komunikim nuk ishte problem. Atje, fillon tė punoj nė periferi qytetit Bergamo, si ndihmėsmurator 14 orė nė ditė.

    Udhėtimi drejt Amerikės…

    Frederik Ndoci and Friends, do tė nxjerrin albumin e ri: “Good News of love” realizuar nė Califonia nė vitin 1996. 11 janė kėngėt mė tė bukura kristiane, qė Frederiku realizoi pėr Kishėn e njė College nė San Diego. Pranė kolegjit, ai fillon kursin “English intensive” dhe koncerte nė kisha tė ndryshme nė tė gjithe pjesėn Perėndimore tė Amerikės. Kėtu, ai jeton e punon pėr 1 vit e gjysėm…

    Fillimi i njė jete tė re: njohja me Aiden

    Ai falėnderon sėrisht Zotin, qė nė kulmin e problemeve t’a gėzon zemrėn. I depresionuar kėndonte vetėm, pėr tė paguar jetėn. Zoti i bjen pranė Aiden… Ajo i ka qėndruar pranė nė tė gjitha kohėrat mė tė vėshtira prej vitit 1998 deri me sot. Aida, ėshtė besimtare e devotshme nė fenė e Krishtit. Ata janė martuar me kurorė nė Kishėn “Zoja e Shkodrės”, mė 3 tetor 1999. Famullitar ka qenė At John Gibson, irlandez, djalė xhaxhai me aktorin e producentin Mel Gibson. Prifti flet shqip mrekullisht, ėshtė me tė vėrtetė mjaft i pasionuar mbas doktrinės sė fesė e dashuron me shpirt pasardhėsit e Nėnė Terezes d.m.th. shqiptarėt. Ata sot jetojnė tė lumtur e kėndojnė sėbashku nė tė shumtėn e rasteve.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 10/10/2005
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Akuza: “Ish i fejuari im agjent i CIA-s”

    Akuza: “Ish i fejuari im agjent i CIA-s”


    Autori i Lajmit: Red.


    Njė “suprizė” e papritur, e shqetėson shpirtin e brishtė tė talentit dhe pėrfundon orvatjet tashmė 3-vjeēare tė komisarėve tė I.L.A-sė. I kishte ardhur radha tė goditej jeta private e artistit. Pėrmes njė plani tė detajuar, arrijnė qė tė pėrfitojnė nga vrullet rinore e mosmarrėveshjet mė intime tė jetės private. Nė mes tė vitit 1983, disa ish-persona tė njohur, kishin hartuar njė letėr anonim nė tre kopje: njė pėr K.P. Tiranė, Organizatėn e Partisė nė Insitutin e Arteve dhe pėr Teatrin e Operės dhe Baletit, pėrmbajtja e sė cilave, ishte: “Armik i popullit, spiun i KGB-sė, CIA, UDB-sė, Vatikanit, sepse gjatė gjithė kohės flet pėr fenė dhe Krishtin kundėr regjimit, Enver Hoxhės etj…”. Letra mbante emrin dhe firmėn e X-t. Pėrfundimi ishte i qartė. Kjo letėr, ishte e njėjtė me ato shprehje bajate standarte, me tė cilat, u dėnuan shumė njerėz tė pafajshėm nė Shqipėri… “Ē’ke bėrė mo i uruar!”,-i tha Thimi Suli, ish n/Drejtori i T.O.B. “Shko e gėnjeje atė ish-tėnden, se do pėrfundosh keq. Janė familje komunistash ata, tė bėjnė gjėmėn dhe do tė tė djegin si Xhordano Brunon”. Artisti i ri, u ndodh i braktisur nga tė gjithė. Kush guxonte t’i rrinte pranė, pėrveē Zotit e familjes, kur diskutoheshin probleme tė tilla. Ditėn e parė, u thirr nė hetuesi nga punonjėsi i Drejtorisė sė P.B. tė Tiranės. Fundi ishte i qartė. Tashmė “armiku” dhėndėr, do tė pėrballej me Nenin 55, qė nėnkuptonte “…Agjitacion e Propagandė pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri…”. Vendimi i dėnimi mban datėn 4 gusht 1983... Njerėzit “dashamirė”, kishin pėrfituar nga njohja e jetės private dhe pėrpiluan letrėn anonime kundėr artistit, nė shenjė hakmarrje pėr ish tė fejuarėn “D”. Ndonėse e hidhur, ai e rrėfen historinė: “Tė gjitha letrat, ishin pėrpiluar nė emėr tė ish-tė fejuarės time. Letrat shkuan nė Drejtorinė e Brendshme, e cila, i pėrcolli ato menjėherė nė gjyq. U dėnova penalisht, gjė qė ishte krejt e lehtė. Nuk kishte aspak rėndėsi dėnimi penal, sesa ai moral. M’u hoqėn tė gjitha materialet nga televizioni, qė kisha bėrė me mund e djersė. Kisha gati tė inēizuar mbi 60 kėngė, me grupin “N.B.K.P.”, kisha fituar ēmim dekade tė Klasit II–tė. Midis tyre kishte kėngė solo e duete.” Ēfarė i mbetet pemės, kur ia shkulin rrėnjėt!? Frederiku sqaron: “Sot pas kaq vitesh, konkluzioni im ėshtė, se ky dėnim, vinte gjoja si masė ndėshkimi fill pas Koncerteve tė Dekadave tė Majit tė vitit 1982. Unė debutova me kėngėn: “Kjo Kosova ka adet nga njė pashė me mbyt pėrvjet”.

    Ky lajm ėshtė publikuar: 10/10/2005
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Oh Riku , e kam taku ne Ny , ne nje koncert per vitin e ri para nja 4 vjetesh ...

    Na kendoi dhe nje here ate kengen ... Syte e tu , syte e tu me gjithe dritat qe kam pare .. me gjithe lum liqene blu shembellejne syte e tuuuuuuuu .. lol

    Po ndonje sukses ... eh si gjithe kengetaret shqipo ne USA .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Kėngė nga Frederik Ndoci

    Ju pershendes te gjitheve njehere

    Meqe skam kerkuar shume ndihme apo ju kam rene ne qafe me kerkesa ketu ne forum , kisha dhe nje kerkese te fundit lol

    Si ka mundesi qe as ketu ne albasoul/ muzika apo fajtori , apo faqe te tjera shqiptare se kam hasur ndonjehere kengetarin Frederik Ndocin .
    Do kisha deshire te ridegjoja dhe njehere disa nga kenget e tij , pasi eshte bere nje kohe shumeee e gjate dhe sikur me ka shku mendja me degju dhe njehere ate kengen Syte e tu .
    ( dhe disa kenge te tjera )

    E kam degjuar kete Syte e tu ketu ne albasoul/muzika por te kenduar nga nje kengetar tjeter ( qe nuk me pelqeu fare ) .

    Ndonjeri nese di apo ka ndonje link ku mund ta degjojme do ishte nice dhe do e vleresoja shume .

    Flmd ne advance
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    E kam degjuar kete Syte e tu ketu ne albasoul/muzika por te kenduar nga nje kengetar tjeter ( qe nuk me pelqeu fare ) .
    Une pata fatin ta degjoj live javen e kaluar "Syte e tu". Frederiku eshte vertete i talentuar edhe mban cdo party gjalle.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  6. #6
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Me gjithe mend,pse nuk ka asnje kenge nga Frederik Ndoci ne asnje faqe?!
    S'kam lene vend pa kerkuar edhe hic..

  7. #7
    Inter Maska e DuPI_I_KeQ
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    89
    Frederik Ndoci ka pas keng shume te bukura sic e thate dhe juve mesiper po une sme ka rene rasti te degjoj ndonje kohet e fundit!
    Shpresoj te na vendosni ndonje link!
    Flm!
    Interist Deri Ne Vdekje!
    Adriano 10 is The Best!!!

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Edhe Frederiku e meriton te quet si nje nga kengetaret me te medhenj, dhe cuditem si nuk ka faqe ne internet per muziken e tij...

    Nejse un kam vetem 3 kenge te tij ne mp3 gjithsej, ne qofse dikush do ti duen mund tua dergoj me e-mail, keto kam:

    1. Syte e tu
    2. Pramvera do lule shume (Dhe kjo e bukur eshte)
    3. Hapet e tuaj ndjej (Kenduar bashk me Ermira Babaliu)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Rreth albumit te tij te fundit,klikoni ,degjoni kenget e tij dhe.......te ndihemi krenare

    www.lamusica.com

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    1

    Frederik Ndoci dhe albumi i tij i ri

    Se di nese ju ka rene rasti te degjoni albumin e ri te Frederikut, "Canterina".
    Nese jo, beni nje kerkim ne internet dhe mund te gjeni pjese nga kenget. "Zonja Shkoder" eshte e mrekullueshme.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Rreshpja
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 15-04-2019, 13:08
  2. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  3. Frederik Rreshpja
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:35
  4. Sokoli per Enverin, Nexhmijen dhe Ramizin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 07:49
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •