Frederik Ndoci: Artisti nuk ėshtė fizik, por shpirt!
Rikthimi i Frederik Ndocit nė skenė ėshtė tema e diskutimit tė jubileut tė 45-tė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH. Por edhe mė e pritur ka qenė performanca e tij live pėr publikun kryeqytetas. Atė mund ta gjesh shpesh nė Bulevard Cafe, ku edhe jep koncert nė mbrėmje pėr klientėt, qė janė tė shumtė e gjithnjė nė rradhė. Nė pritje pėr ta dėgjuar sėrish, pas vitesh tė tėra larg skenės, larg veshit tė dėgjuesit qė e ka admiruar nė vite muzikėn e tij. Me njė pamje si prej kauboji modern, por gjithnjė nė formė.Ai mbetet po ai, plot humor dhe spontanitet, si nė filmat ku ka luajtur personazhe aq tė veēantė dhe qė janė ngulitur nė mendjen e tė gjithėve.
- Mirėserdhėt sėrish nė Shqipėri! Si po ju duket kthimi kėtė herė?
- Njerėzit krijojnė vakume pėr arsye nga mė tė ndryshmet, por nė rastin konkret ky vakum ishte edhe rastėsi, edhe domosdoshmėri ndofta, pėr tiu krijuar tė tjerėve hapėsirat e duhura. Largimi im u gjend mes njė vorbulle paksa jo demokratike, dokumenta nuk kisha qė tė kthehesha... Gjėra qė krijojnė njė lloj shkaku, qė ne e quajmė rastėsi. Ndėrsa domosdoshmėri ishte ikja, sepse duhej ti krijoja vetes hapėsira tė tjera. Siē e keni parė, tė tjerė i kanė hapur vetes mjaft mundėsi tė mira kėtu. Ėshtė njė guxim mjaft i madh tė merresh me muzikė nė nivele tė caktuara, megjithėse nuk dua tė jem unė kandari pėr tė pėrcaktuar nivelin e muzikės sot. Gjithsesi muzikanti ėshtė pjesė e njė bote tjetėr, mė afėr Zotit, sepse merret me muzikė dhe art.
- Mendoni tė rrini mė gjatė kėtė herė?
- Artisti e kupton shumė vonė dhuratėn qė i bėn njė popull, njė auditor. Ka njerėz qė dehen para se ti bėjnė dhurata, ka njerėz qė nuk dehen kurrė dhe provojnė ta pijnė tėrė jetėn kėtė kupė performance, derisa ti mbyllin sytė. Kjo ėshtė njė lloj arsye, qė mė bėn tė kthehem prapė kėtu. A do rri gjatė, kjo ėshtė njė pyetje qė sdi ti pėrgjigjem. Nėse njerėzit do mė presin me kėtė dashuri, respekt e admirim, kėtė mitizėm do thoja, qė ėshtė gjynah tė mungoj. Kjo mė bėri qė unė tė braktis njė pikė, qė ju ndofta nuk e dini, se ku ndodhet Frederiku nė botė. Unė kam qenė nė pikėn e qiellit kėtu, e lashė dhe ika nė botė. Shkova nė Itali, arrita nė njė pikė jashtėzakonisht tė mirė, prej andej shkova nė Spanjė, ku arrita shumė, pastaj nė Amerikė. Tani jetoj nė Florida, prej 1 viti e gjysėm. Mė pėlqen shumė klima aty. Ndėrsa nė Nju Jork jam nė njė agjensi internale pėr artistė.
- Qė kur keni ardhur, jeni angazhuar me shfaqje live nė njė bar tė kryeqytetit. Le tė themi, njė mėnyrė tjetėr pėr tu afruar tek ai auditor qė mezi ju priste. Si po ju duket, pasi mė parė nuk e keni praktikuar?
- Po i rikthehem asaj idesė sė atij oqeani tė madh qė unė krijova, tek ai hendek. Qė nga dita kur u largova e deri mė sot, shumė njerėz kanė mbetur me atė limon nė gojė, thartirė si me thanė, donin me mė gllabėru me sy, me shikim dhe duke bėrė ato Pse-tė e tyre. Bari ku unė kėndoj ėshtė njė vend shumė i bukur, tek Bulevard Cafe, qė unė e shoh si mundėsi qė tė krijoj atė lidhjen e shkurtėr dhe tė risjell ato emocionet e dikurshme, por nė ngjyrat e kohės, kuptohet. Pėr tė treguar se cilėsia nuk ka vdekur, si tek veshėt e tyre, ashtu edhe tek mundėsia ime pėr ta dhėnė ashtu siē duhet, siē e kėrkojnė ata. Kemi gjetur njė lidhje shumė tė bukur tek Bulevard Kafe, ku ēdo natė vijnė rreth 300- 400 vetė. Vijnė me shumė ėndje dhe mė vjen shumė keq pėr ata njerėz qė kthehen mbrapsht, kur nuk ka vende pėr tu ulur. Edhe nėse ata kanė humbur disa orė pėr tė ardhur kėtu, por mbasandej ulen dhe shoh sytė e tyre qė mė shohin me njė lloj admirimi, por edhe me njė lloj qortimi: Pse smore njė sallė mė tė madhe? Sa mė e gjatė tė jetė dashuria e njerėzve e sa mė i zoti tė jem unė pėr me ardh gjithmonė i kandshėm, pse mos me ndejtė gjithmonė?
- Repertori i kėngėve qė ju interpretoni nė Bulevard Cafe ėshtė ai i viteve tė dikurshme apo keni sjellė edhe pak nga ritmet latine tė vendeve ku keni jetuar?
- Domosdo, njerėzit jetojnė me tė kaluarėn, nėqoftėse e kanė pasė tė ndritur. Edhe nėse e kanė pasė tė errėt e tė murrme, jetojnė me tė kaluarėn shumė. Duke i vėnė kėmbėt tek kjo e kaluar, ato kėrcejnė pėr mė tej. Edhe nė rastin tim, ka njerėz qė mendojnė se dy- tri kėngė janė mė tė bukurat tė miat, kurse unė nuk kam si tė veēoj dy- tri kėngė nga repertori im shqiptar. Kuptohet, mua ēdo kėngė mė duket mė e bukur se tjetra. Ka kėngė qė them se janė pėr rrethana ndryshe, ka njė pėrkim, ka njė gjė tjetėr kėnga lirike, apo ajo epike dhe gjė tjetėr balada. Njerėzit, duke qenė se ato mbajnė mend, qė megjithėmend janė tė bukura, thonė se ato janė mė tė mirat. Janė mėsuar me to. Por kam edhe tė tjera, si: Nė ēdo zemėr, Deti dhe vala, kėnga e lules tek filmi Edhe ashtu edhe kėshtu, ose Tokė e diellit e Peēit, Liberta e Gjergj Lekės, Kėngė pa fund ėshtė rinia etj. Janė kėngė qė njerėzit nuk i kanė pasė shumė nė vesh, pėr arsye tė ndryshme. Psh. tė kėrkosh sot nė radio nuk gjenden dot mė shumė se dy kėngė tė miat, pse nuk e di as unė, me qėllim apo jo. Kėshtu qė kėtu, u sjell njerėzve edhe repertor tjetėr, ndėrsa ato mė tė njohurat i lė pėr nga fundi. Nė fillim tė natės i ngop me sukseset e mia kontemporane, qė i kam kėnduar nėpėr skenat e botės.
- Pjesa mė e madhe e tė cilave nuk njihen prej publikut shqiptar. A ka ardhur ndonjė prej albumeve tuaja nė vendin tonė?
- Asnjė. I pari album imi ėshtė Cantata Frederik, nė spanjisht, pastaj njė tjetėr nė italisht, qė ka edhe dy- tre kėngė spanjolle, ėshtė njė me tė gjitha kėngėt nė anglisht. Eshtė edhe i pesti nė gjashtė gjuhė, me njė famė botėrore dhe jashtėzakonisht me reputacion. Tani unė kam hyrė nė valėn e Recording Star Artist, kam gjashtė nomination nė Grammy Awards me kėtė CD, pėr kėtė vit. Shpresoj qė njė prej tyre ta marr dhe kjo do tė jetė njė dhuratė pėr admiruesit dhe sytė e sinqertė shqiptarė. - Pėr kėta sy, qė me siguri presin, a keni menduar tė riktheni nė njė album tė gjitha sukseset tuaja tė dikurshme?
- Kjo ėshtė njė domosdoshmėri qė duhet bėrė, jo vetėm nga ana ime, por edhe e dikujt qė ka fuqi ekonomike pėr tregun shqiptar. Sepse albumi duhet me pasė njė sponsor. Unė do ia dhuroja me kėnaqėsi publikut njė album, por pa njė mbėshtetje ai ėshtė si para e hedhur nė det, sepse artisti nuk fiton gjė. Ato qė merren me tregtimin e CD- ve, e bėjnė pa njė numėr tė caktuar, pa kontroll, qė tė shihet edhe shitja reale sa ėshtė. Sepse ėshtė kthyer nė ēėshtje fitimi. Edhe pse kam shumė dėshirė tia dhuroj publikut njė CD tė tillė, nuk dua ta hedh kėtė mundėsi, qė dikush tjetėr tė pasurohet. Nė rastin konkret, ok, pasi e investojnė marrin paret mbrapa, marrin edhe fitimin.
- Domethėnė ka njė mundėsi?
- Patjetėr. Jam nė bisedime me dikė dhe tė shohim. Nė fund tė vitit njerėzit janė edhe pak tė tkurrur nė kuletė, tani jemi edhe pėr festa. Ndoshta pas Vitit tė Ri, nė fillim tė 2007, mund tė kemi gjėra tė reja.
- Pjesėmarrja nė garėn e Festivalit nė TVSH ishte njė surprizė, pasi ėshtė edhe njė jubile dhe tėrėsisht ndryshe nga vitet e tjera. Si e ndjeni veten qė jeni pjesėmarrės dhe jo i ftuar?
- Pėr vetė faktin se festivalet filluan atėherė kur unė ende nuk kisha mbush 20 muajsh, pra nė festivalin e parė, nė shtėpinė tonė kėngėt jehonin dhe kjo solli lidhjen e ngushtė qė kam unė dhe familja ime me muzikėn. Ky fėmijė u rrit tani dhe u bė 45 vjeē. Nuk e pashė si domosdoshmėri konkurrimin, edhe pse tė tjerė mė sugjeruan dhe unė kėtė e quaj njė lumturi tė konkurroj me njerėz qė janė nė njė nivel jashtėzakonisht tė mirė, por ndoshta do shoh se ēfarė do ti jap Shqipėrisė dhe ēfarė do mė japė ajo mbrapa...
- Ndoshta njė ēmim si ato tė viteve tė kaluara, i cili do vinte mė me bujė kėtė herė...
- Nuk pretendoj kurrė, edhe pse unė do thoja Fjala jote nė vesh tė Perėndisė. Tė gjithė e dėshirojmė kėtė ēmim, por nėndetėsja ime nuk ėshtė atomike, por paqėsore, si ajo e 105, qė u kthye edhe njė herė nė bazė. Pėr ata njerėz qė u ka mungu cilėsia dhe qė tė presin me aq admirim. Do kėndoj njė kėngė shumė tė thjeshtė, njė baladė malli. Ėshtė me kompozim dhe orkestrim tė Adrian Hilės, teksti nga Pandi Laēo, idetė dhe gjithēka janė nė bashkėpunim. Ėshtė edhe njė zė tjetėr, shumė interesant, qė do jetė nė kėtė kėngė: Aida Ēaēi, e cila ėshtė aktualisht gruaja ime, e dashura dhe gruaja, me rregulla. Ka njė mission shumė tė bukur nė kėtė kėngė, nuk do jetė duet, por njė kontrapunto, qė nė muzikė quhet Kanon dhe i jep virgjėrinė kėtij vendi, apo qė ėshtė kaq i lashtė, njėherėsh kaq i ri, kaq me tym e kaq i pastėr (qesh). Ja pse mė josh mua kjo, mė jep njė ninullė, njė lloj vaji, qė vjen nga larg.
- E keni ndjekur gjatė kėtyre viteve festivalin e kėngės, si pjesėmarrės i rregullt dikur? Si e keni parė, me syrin e njė njeriu tė rrahur me kėtė skenė?
- Nuk kam qejf tė flas shumė nė kėtė vet, por me sinqeritet nuk e kam ndjekur shumė, sepse kur nuk je mbrendė, pse duhet me pa kopshtin e dikujt tjetėr, me thanė sa tė bukura janė bėrė dardhat atje, ku si ha dot?!...
- Por ky vit e solli qė ju tė jeni vetė konkurrent Nuk jeni pėrgatitur shpirtėrisht pėr hyrjen nė skenė, pas kaq vitesh?
- Nė ēastin kur hyn, kur tė pėrmendet emri, hapat e tu janė shumė tė dridhshėm. Ti mendon ca sy qė tė kanė parė, qė janė ajur duke qarė. Ata sy qė mė kanė parė dikur, tani ndoshta janė fishkur. Ata Sytė e tu, sytė e tu ndoshta janė fishkur disi, por prapė ajo dritė ka mbetur mbrendė.
- Kėngėtarja Herciana Matmuja, tė cilės ju i keni kompozuar kėngėn, fitoi nė Natėn e tė Rinjve dhe tani do tė konkurrojė pėrkrah jush nė finale. Mendoni mos jua merr ajo ēmimin?
- Do ishte kėnaqėsi qė ta merrte ēmimin ai qė e meriton. Si ajo, si ndonjė tjetėr, por tė jetė taman me meritė. Pėrflitet qė shpesh nuk ndodh kėshtu, kushtet nuk ndryshojnė por mė mbas nuk ka mė, sepse kėshtu ėshtė vendosur dhe harrojnė. Kėshtu shumė herė janė bėrė edhe kupat e futbollit, me hile, por ne duhet me ja lėnė gjithmonė kohės. Edhe unė, e ndihmova kėtė gocėn, sepse ka njė vokal shumė tė bukur. Ėshtė pjesė e njė blloku kėngėsh qė unė kam krijuar nė vite, rreth 60 kėngė, kur kam qenė shumė adoleshent. Atėherė nuk mendoja se do kėndoheshin ndonjėherė, sepse sistemi nė tė cilin kishim lind ishte njė lloj pusi nga ku nuk kishim me dalė mė, po mos tė na hidhte dikush litarin. Pėr kėtė isha shumė i gabuar, sepse gjėrat ndryshuan. Me debutimin e Hercianės, ke njė lloj qershie nė kėtė festival e duam tė krijojmė atė lloj bukurie qė njerėzit thonė se ka munguar. Tė shikojmė, nėse njerėzit do ta vlerėsojnė kėtė Frederik, qė ka ecur vetė nė kėtė sukses qė bota i ka dhėnė, pa pėrkrahje, vetėm me djersė dhe punė. Me kėmbėngulje shqiptari. Kėnga ėshtė kriju nė 84, kur pata njė depresion prej ngjarjeve qė mė rrethuan: ndodhi qė unė u dėnova nga monizmi, mė hoqėn nga njė grup qė quhej Na bashkoi kėnga popullore, u dėnova, mė hoqėn gjithė repertorin tim dhe mė ēuan jashtė Tiranės. Nė atė kohė mė vdiq edhe njė shoqe, i vuri zjarrin vetes ishin gjėra qė mė krijuan tronditje dhe unė krijova kėtė kėngėn. Ajo ėshtė aktuale sot pėr rininė, teksti thotė: Oh sa keq/dallg e jetės na pėrplasi/ por e di se njė ditė prapė do tė vijė/ dhe kitarėn pranė e mbaj si ngushėllim/ dhe ėndėrrojmė bashkė me tė/ ndaj tingujt e saja dhe lotėt e mija bėjnė kėtė kėngė/ ah, jetė o jetė e pamėshirė/ u venite, u trete, u zbehe pa u ēelur mirė etj. Ajo e kėndon shumė mirė dhe ėshtė shansi i saj, ka njė dhunti qė ia ka falė Zoti. Por nuk ėshtė ajo gocė, qė i ka pjesėtarėt e familjes tė pasur, apo miliarderė, qė edhe pa qenė e mirė e bėjnė kėngėtare tė madhe. Kjo nė pėrgjithėsi ndodh, dikush edhe pse ska talentin ka miqėsi dhe mbėshtetje mė shumė. Mirėpo arti nuk bėhet me para. Arti ka nevojė pėr para, por nuk bėhet me para.
- Mendoni qė karriera juaj do njohė edhe mė shumė kulme tani e tutje? Si e shihni pjekurinė artistike qė keni arritur nė kėtė moshė?
- Ishte njė periudhė kohe e zymtė pėr mua nė Amerikė, kur mendova se edhe pak do prisja pensionin (qesh). Si me ja ba tani, duhet me gjetė diēka tjetėr? Mė solli fati tė shikoj disa idhuj, qė kisha dikur nė fėmijni: Ray Charls, James Braun, Jerri Lee Luis, Baby King etj. ato janė rreth 80 vjeē. Unė qaja ndėrsa ata debutonin, thoja si ka mundėsi. Nuk e mban fiziku njė artist: arstisti nuk ėshtė fizik, subjekt, por shpirt. Ata janė ca skelete, me njė copė lėkurė e ca ujė, mezi qėndrojnė nė kėmbė, por kanė njė shpirt qė I mban shumė tė rinj.
- Sa keni ndryshuar nga atėherė, tani qė keni marrė shumė nga bota, nga kultura e huaj?
- Ka ndryshu thelbi i dashurisė. Njerėzit, nė vetėn e parė, kur janė brenda kafazit, si puna e njė zogu, kanė vetėm njė dashuri: kur hapet dera e kafazit. Dhe harron dashuritė e tjera, edhe pse i di ato. Ndėrsa kur globi merr formėn e portokallit dhe duket shumė i vogėl, ti thua ēfarė ka mbetur tjetėr? Ka mbetur vetėm dashuria e sinqertė, qė tė gjithė njerėzit, si ti dhe unė, kemi nevojė pėr tė.
- Si jeni nė familje, pėrtej skenės dhe asaj qė shohin njerėzit?
- Ēduhet me e njoftė? Edhe po mos ta njohin,mė mirė me ndejt larg...
- Pse, kaq e keqe do ishte pėrshtypja?
- Pėr kėtė duhet me pyt gjithmonė partnerin, sepse njeriu ėshtė gjithmonė si punė pasqyre: nėqoftėse ke njė partner shumė tė mirė, edhe pasqyra do tė jetė transparente, kristal. Nėse partneri nuk do tė jetė pozitiv, pasqyra edhe mund tė thyhet (qesh).
- Kaq kohė sa keni ndenjur nė Tiranė, e keni ndjekur jetėn artistike kėtu?
- Nė kėtė periudhė kohe unė kam qenė taman si njė sfungjer, nuk kam lenė me mė kalu asnjė lloj aktiviteti. Madje, kam vėnė dy televizorė nė njė dhomė, me pa vazhdimisht muzikėn qė jepet kėtu. Kėto MTV shqiptare, BBF apo Tirana TV, qė transmetojnė muzikė, tė cilat njerėzit edhe i pėrēmojnė. Ato janė interesante, edhe nė kohėn tonė kanė qenė kėto gjėra, por tani ka marrė formė disi mė evoluive. Ka gjėra tė bukura, por ka edhe qė duhen kontrolluar. Unė e kam cituar edhe nė njė vend tjetėr, qė nėse njė ndėrtues ka bėrė njė godinė me 10 kate dhe njė ditė ajo shembet, do vdesin 100 njerėz. Do jetė keq dhe atė ditė do ta mallkojė Zoti. Imagjino sa herė na mallkon Zoti, kur transmetohet njė kėngė qė vriten 1 milion njerėz duke e dėgjuar?... Po ju them edhe diēka tjetėr. Po ti referohesh shkrimeve tė vjetra, Konfucit dhe Mensit, dijetarė nė Kinėn e lashtė, 4000 vjet para Krishtit, ato thonė qė tė merrėt vesh se ēfarė qeverie ėshtė nė shtet, ēfarė psikologjie ka ai vend, shikoi vetėm nivelin e muzikės.
- Na zbuloni njė kuriozitet: keni marrė oferta pėr tė kompozuar kėtu? Do ti vazhdonit bashkėpunimet, qoftė edhe nga larg?
- Qė nė hapat e para, Frederiku ėshtė parė jo vetėm si debutues, por edhe si bashkėpunėtor. Psh, nė tė gjitha punėt me tė ndjerin Kujtim Laro, qė kanė qenė aq tė bukura, ka dorė edhe Frederik Ndoci mbrendė. Po ashtu edhe me Arditin, pak edhe me Gjergj Lekėn, kam punu edhe mė Zef Ēobėn. Bashkėpunimet sjellin fryte mė tė bukura dhe janė mė jetėgjata. Nė gjashtė CD- tė e mia jashtė shtetit, kam futur 2 se 3 kėngė tė miat, kurse nė albumin e fundit janė 6 kėngė tė miat. Njėra prej tyre ka marrė ēmim tė tretė nė Music Independent Aėards, ndėrsa Enrique Iglesias mori tė katėrtin nė pesė ēmime qė u dhanė. Ėshtė njė krijimi im kur kam qenė 16 vjeē Corason di crystal. Duke njoft poezinė, unė kam mbaruar pėr artin dramatik, e di se poezia ėshtė kura e tė gjitha arteve. Kėshtu, shef sesi tingėllon njė poezi, si ėshtė melodia e saj duke e lexu ti e krijon idenė dhe ulesh e shkruan. Shansi ėshtė pastaj se unė kam mbaruar edhe shkollė pėr muzikė dhe njoh disa instrumenta, harmoninė.
Krijoni Kontakt