Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20

    Historia e KOASH gjer nė vitin 1944

    DHIMITĖR BEDULI








    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPĖRISE

    GJER NĖ VITIN 1944












    BOTIMI I

    KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖRISĖ
    Tiranė 1992
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-10-2005 mė 00:45

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    Pas mbarimit tė luftės europiane tė 1914-1918-tės, e cila solli mjaft ndryshime jo vetėm politike por edhe kishėtare nė kartėn gjeografike tė Ballkanit, Kisha Orthodhokse Shqiptare, e frymėzuar prej parimit: kishė e lirė nė shtet tė lirė, shpalli nė Kongresin Orthodhoks tė Beratit - 12 Shtator 1922 - pavarėsinė e saj administrative.

    Lėvizja pėr kėtė pavarėsi nis qė nga shekulli i XVIII-tė, nė mos edhe mė pėrpara. Por, para se tė hyjmė nė zhvillimin e kėtyre ngjarjeve, do tė hedhim njė sy tė shpejtė edhe brenda mundėsisė qė na japin burimet e pakta qė kemi, mbi tė kaluarėn e krishtėrimit dhe mbi zhvillimin historik tė Kishės nė vendin tonė.


    1. Krishtėrimi dhe Kisha nė Shqipėri

    Krishtėrimi nė Shqipėri ėshtė pėrhapur qė nė shekullin e I-rė pas Krishtit. Qendra tė mėdha, si Salona, Durrėsi, Apolonia, Butrinti, Nikopoja, ishte e pamundur tė mos tėrhiqnin vėmendjen e misionarėve tė parė tė doktrinės sė re. Apostol Pavli, ndėr udhėtimet e tij misionare, pėrmend se ka ardhur, i shoqėruar natyrisht edhe prej bashkėpunėtorėsh tė tjerė, gjer nė Iliri(1), se ka kaluar nga Apolonia(2) dhe se ka shkuar njė dimėr nė Nikopojė(3). Nė njė dorėshkrim tė vjetėr qė gjendet nė Bibliotekėn e Kishės sė Jerusalemit(4) pėrmendet si Episkop i parė i komunitetit tė Durrėsit Shėn-Qesar-i, njė nga shtatėdhjetė nxėnėsit e Krishtit, tė cilin mė vonė e gjejmė dhe si Episkop tė Koronės(5), pasi natyrisht do tė ketė vendosur nė Durrės si pasardhės tė tij Shėn-Astin, i cili nė kohėn e ndjekjes sė shpallur kundėr tė krishterėve nga perandori Train (98-117, u mbėrthye nė kryq prej qeveritarit tė atėhershėm tė Durrėsit Agrikol(6).

    Prej qendrave pastaj tė lartpėrmendura, feja e re u pėrhap dalngadalė, me gjithė ndjekjet qė ishin shpallur prej perandorėve tė Romės kundėr asaj, edhe nė brendėsi tė vendit duke u formuar kėshtu nė ēdo qytet me rėndėsi komunitete tė mirėorganizuara. Kėta komunitete, pas marrjes fund sidomos tė ndjekjeve dhe pas shpalljes sė krishtėrimit si fe e lirė prej Kostandinit tė Madh, ilir nga fisi, muarnė njė hov tė madh duke u bėrė qendra episkopatash dhe vatra tė vėrteta pėr pėrhapjen e krishtėrimit dhe nėpėr qarqet ku po thuaj gjer pas shekullit te VI-tė gjenden gjurma paganizmi. Pas sistemit administrativ tė atėhershėm episkopatat e njė krahine ose nėnprefekture, vareshin nga Episkopi i qendrės sė nėnprefekturės, i cili mbante titullin Mitropolit. Nga shekulli VI-tė episkopatat tona i gjejmė tė radhitura nė mėnyrėn qė pason(7).

    a) Episkopatat e Dioklisė, e Lissus-it, e Dekaterės dhe e Drivastit nėn Mitropolin e Shkodrės.
    b) Episkopatat e Skambės, e Bulidės, e Avlonės, e Amantisė, e Lihnidhojt dhe e Listrės nėn Mitropolin e Durrėsit.
    c) Episkopata e Ulpianėvet nėn Mitropolin e Shkupit.
    ē) Episkopatat e Eurisė, e Dodonės, e Fotiqisė, e Anhismojt, e Finiqit dhe e Adrianupojės nėn Mitropolinė e Nikopojės.

    Kėto mitropolira, pranė tė cilave, pas rregullave tė Kishės mblidheshin herė pas here episkopėt qė ishin nėn to nė kėshillė ose sinodh nėn kryesinė e Mitropolitit pėr tė diskutuar ēėshtje tė ndryshme tė grigjės sė tyre, vareshin nga Mitropoliti i kryeqendrėsė Ilirisė, qė nė fillim ka qenė Sirmiumi dhe, mė vonė, pas prishjes sė kėtij prej Hunėve, u bė Selaniku. Mitropoliti i Selanikut Eksarh ose Kryepiskop, dhe varej nga Kisha e Romės, sepse, siē dihet, meqė Iliria Lindore ishte nėn administratėn e pjesės perėndimore tė perandorisė romane, edhe Kisha e jonė u gjend pa vendim tė ndonjė Sinodhi Ekumenik nėn mbikqyrjen e lartė tė Kishės sė Romės(8).

    Por edhe kur Iliria Lindore mė 379 u bashkua politikisht me Konstandinopojėn, gjendja kishėtare mbeti siē ka qenė, gjer po thuaj nga mesi i shekullit tė VII-tė(9) kur perandori i Bizantit Leon Isauri III me anė tė njė dekreti (viti 732) i hoqi ēdo tė drejtė pėrzierje Episkopit tė Romės mbi Kishat e Ilirisė, duke ia bashkuar kėto Kishės sė Kostandinopojės, e cila, me atė rast, syprimoi Eksarhatin e Selanikut dhe i lidhi tė gjitha mitropolitė me qendrėn. Qysh prej atij viti Kishave jonė hyn nėn juridiksionin e Kishės Kostandinopojės me tė cilėn e lidhte jo vetėm natyra, por edhe zakonet e njishme tė ritit.

    Natyrisht, Kisha e Romės u pėrpoq shpesh herė t'i rifitoj tė drejtat qė ka patur mbi Kishat e Ilirisė, por nuk ia arriti qėllimit. Papa Adriani i parė (772-795) p.sh. kur u thirr tė marrė pjesė nė Sinodhin VII Ekumenik i kėrkoi patrikut tė Kostandinopojės Tarasit qė t'i kthehej pėrsėri Iliria, po kėrkesa e tij s'u mor parasysh. Mė me kėmbėngulje e pėrsėriti kėtė kėrkesė Nikolla i I-rė (858-867) te patriku Foti I (857-867, 877-886), i cili duke iu pėrgjigjur papės i theksoi qė: "ishte zakon i vjetėr qė tė drejtat kishėtare dhe sidomos ato tė enorive tė ndryshoheshin pas atyre politike e administrative"(10). Meqė pra krahinat e Ilirisė ishin tė bashkuara politikisht me Kostandinopojėn, lypsej qė edhe kishėtarisht tė vareshin qė andej. Sinodhi i madh qė u mblodh nė kohė tė Fotit (879-880) ia njohu njė herė e pėrgjithmonė tė drejtėn Kishės sė Kostandinopojės mbi Kishat e Ilirisė, tė cilat pak mė vonė (884) u regjistruan dhe nė kodikum e «Basilikavet». Po Kisha e Romės nuk u ul. E ndihmuar sidomos prej Normanėve, Anjovinėvet the Venedikasved qė njėri pas tjetrit pushtuan vendin tonė dhe nga dobėsimi i influencės Bizantine nė kėto anė, mundi disa herė tė shtyjė nėn influencėn e saj ca pjesė tė kishės por jo pėrgjithmonė. Vetėm nė Shqipėrinė e veriut mundi ajo tė zėre vend me anė tė Mitropolis sė Raguzės dhe tė Tivarit si edhe me ndihmėn e urdhrave monahale tė Benediktinėve, tė Domenikanėve dhe tė Franēeskanėve(11).

    Ndėrkaq na del nė shesh Kryepiskopata e Ohrisė. Pasi Bullgarėt me pėrpjekjet e Kishės sė Kostandinopojės pranuan krishtėrimin dhe u vendosėn nė viset kėtej malit Ballkan dhe sidomos pas transferimit tė kryeqytetit tė tyre nė Ohri, ky qytet u bė qendėr e Kishės Bullgare dhe Kryepiskopi i tij mori titullin «i gjithė Bullgarisė». Kjo Kryepiskopatė i ka ndihmuar tepėr qėndrimit tė Orthodhoksisė kėtu(12). Kufijtė e saj s'kanė qenė tė qėndrueshme, por zmadhoheshin e zvogėloheshin pas pėrhapjes ose tėrheqjes tė shtetit Bullgar. Nėn juridiksionin e saj kanė qenė shumė episkopata shqiptare. Vetėm mitropolia e Durrėsit(13) kish mbetur pėr mjaft kohė jashtė influencės sė saj, por mė nė fund edhe kjo mė 1289 u shkri, pa ditur si, nėn fronin Kryepiskopal tė Ohrisė.

    Mė 1219, nė kohėn e mbretit tė Serbėve Stefanit II u krijua dhe Kryepiskopata e Pejės(14). Pėr krijimin e kėsaj Kryepiskopate, e cila mė 16 Prill 1346(15) u ngrit nė Patrikanė, kundėrshtoi me gjithė fuqinė e tij i famshmi Dhimitėr Homatianoj, Kryepiskop i Ohrisė (1217-1230), po pa ndonjė pėrfundim. Nėn kėtė Kryepiskopatė u pėrfshinė edhe mjaft episkopata nga tė Tokave tė liruara(16).

    Por edhe nė Shqipėrinė e Jugut ndodhėn mjaft ndryshime. Mitropolia e vjetėr e Nikopojės bashkė me disa nga Episkopatat e saj tė para, pėr arsye tė invadimeve tė ndryshme, u prishėn dhe nė vendin e tyre dalin episkopata tė reja, tė lidhura kėto herė me Ohrin, herė me Naupaktin dhe mė nė fund (1284) me Janinėn(17). Nė kėtė gjendje e gjen Kishėn Shqiptare sundimi Turk, i cili, pas vdekjes dhe tė heroit kombėtar e dėshmorit tė fesė Gjergj Kastriotit, u shtri pak nga pak nė tė gjithė vendin. Prej kėtij sundimi tė ri qė sillte me vete edhe njė doktrinė tė re fetare, myslymanizėm, u detyrua njė pjesė e shqiptarėve, elita mund tė themi, tė largohet nė Greqi e nė Itali pėr tė ruajtur besėn dhe traditat. Nga ata pastaj qė mbetėn, njė pjesė e madhe qoftė pėr tė pėrfituar nga privilegjet e shumta qė u jipte sunduesi atyre qė pranonin fenė e re, qoftė pėr tė shpėtuar nga shtypjet dhe ndjekjet-shtypje dhe ndjekje vėrtet tė tmerrshme, qė pėsonin u kthyen nė fenė e re(18).

    Karakteristik ėshtė qėndrimi i krahinės sė Shpatit nė Jug tė Elbasanit, besnikėt e sė cilės, pėr tė shpėtuar nga ndjekjet u detyruan qė formalisht tė kthehen myslymanė duke ndėrruar vetėm emrat, kurse fshehurazi mbeten tė krishterė tė vėrtetė e tė fortė, siē janė edhe sot. Rryma e fesė sė re, sidomos pas shekullit XVI, nisi tė pėrhapej me shpejtėsi tė madhe duke pėrbėrė kėshtu njė rrezik tė madh pėr Kishėn. Por, me njė anė nga influenca e Rusisė mbi Turqinė e nga ana tjetėr nga interesimi i Patrikanės Ekumenike e cila, duke syprimuar mė 1766-67 tė dy Kryepiskopatat e Pejės e tė Ohrit i mori tė gjitha Mitropolitė tona nėn kujdesin e saj tė drejtė-pėrdrejtė, dhe mė nė fund, me pėrpjekjet e apostolit tė madh Shėn-Kosmajt, i cili, duke shėtitur njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut, inkurajonte kudo tė krishterėt duke ēelur shkolla e duke predikuar (20), ky rrezik u kufizua. Pesė shekuj rrjesht atdheu ynė mbeti nėn sundimin e perandorisė otomane dhe Kisha e jonė nėn juridiksionin e Patrikanės Ekumenike. Nė shekullin e XIX-tė, popujt e Ballkanit, tė influencuar nga iderat e lirisė, tė drejtėsisė dhe tė njėsisė, filluan tė lėviznin pėr tė fituar lirinė e tyre. Njėkohėsisht, nė gjirin e ēdo populli, krahas me lėvizjet kombėtare, lindi dhe dėshira pėr krijimin e Kishave kombėtare. Edhe Shqipėria nė kėtė pikė nuk mbeti pas. Lėvizja pėr pavarėsinė e Kishės sonė siē u theksua dhe nė fillim, nis qė nga shekulli XVIII, nė mos edhe mė pėrpara. Por meqė atėherė Shqipėria nuk ishte ende njė shtet mė vete, kusht ky i domosdoshėm pėr shpalljen e pavarėsisė sė njė kishe, kjo lėvizje u shfaq nė fillim nėn formėn e pėrpjekjes pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nėpėr shėrbesat e ndryshme nė Kishė.

    2. Pararendėsit e pavarėsisė Kishėtare
    Si pararendės tė pėrpjekjes pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė shėrbesat fetare nė Kishė, nėpėrmjet aq e aq tė tjerėsh qė ndoshta e ardhmja ka pėr t'i nxjerrė nė dritė, mund tė konsiderohen:





    1. Romanėt, 15:19.
    2. Veprat e Apos., 17:1.
    3. Letrat e Titos, 3:12.
    4. Shih veprėn: Pėrshkrim i shkurtėr historik i Mitropolisė sė shenjtė tė Beratit, prej Athin Aleksudhit, Korfuz, 1868, fq 146.
    5. Akolluthia e Shėn-Astit, prej Mitropolit Jakovit, fq.8.
    6. Idem,fq.23
    7. Shih: Enciklopedi e Madhe Greke "Pyrsos", vol.10, fq.659, shtylla III-tė.
    8. Histori kishtare, prej A.Dh.Qiriaku, vol.I-rė, fq. 353-354, Athinė 1881.
    9. Enciklopedi e Madhe Greke "Pyrsos", vol.10, fq.659, shtylla III-tė.
    10. Enciklopedi e Madhe Greke «Pyrsos» vol.10-tė, fq.663, shtylla e III-tė.
    11. Serbėt dhe Shqiptarėt, prej Dr. Milan Sufflay, pėrkthyer prej Zef Fekeēit dhe Karl Gurakuqit, Tiranė 1926, kapt. 27, fq. 150 e poshtė.
    12. Idem, fq.125-126.
    13. Mitropolia e Durrėsit nė kėtė kohė ka patur kėto episkopata: tė Stefaniakės, tė Hanubisė, tė Krujės, tė Elissojt, tė Dioklisė, tė Shkodrės, tė Drivastit, tė Palathėve, tė Glavinicės, tė Avlonės, tė Lihnidhėve, tė Cermenikės, tė Pulheriupojes dhe tė Gradicės; shih veprėn e cituar tė Anthim Aleksudhit, fq.145.
    14. Kishat Orthodhokse tė Serbisė e Rumanisė, prej Arh. Hrisostom Papadhopullit, Jerusalim 1923, fq.4-8.
    15. Idem, fq.9.
    16. Nėn Kryepis. e Pejės kanė qėnė episkopata e Jakovės, Gucisė, Plavės, Klementit, Shkodrės, Krajės, Mitrovicės, Prishtinės, Podgoricės, Tivarit dhe Mitropolitė Rashko-Prizerenit, Nishit, Shkupit etj.
    17. «Kisha e Epirit», nė Enciklopedinė e Madhe Greke,«Pyrsos», vol. 12, fq.342-345.
    18. Historia e Kishės, prej Dh.Qirjaku, vol.II, fq.230.
    19. Historia e Voskopojės sė vjetėr dhe sė re, prej K.Skėnderit, botimi i II-tė, Athinė 1928, fq.64-65.
    20. Shih parath. e librit Akoluthia e Shėn-Kosmajt, kthyer shqip prej imzot Kristofor Kissit, Korēė 1931 - Librari Dhori Koti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:48

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    2. Pararendėsit e pavarėsisė Kishėtare

    Si pararendės tė pėrpjekjes pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė shėrbesat fetare nė Kishė, nėpėrmjet aq e aq tė tjerėsh qė ndoshta e ardhmja ka pėr t'i nxjerrė nė dritė, mund tė konsiderohen:

    1. Ieromonahu Kost Beratasi (rreth vitit 1800 i cili, nga njė dorėshkrim i tij qė gjendet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės(21), provohet se kish pėrkthyer mjaft lutje nga tė kishės, tė cilat natyrisht i pėrdorte dhe nė Kishė se pėr ndryshe nuk arsyhetohet pėrkthimi i tyre.

    2. Theodhor Hazhi-Filipi nga Elbasani (1803) ose Dhaskal Todri siē i thonin, mėsues dhe predikoniės i
    Kishės sė Elbasanit, i cili, pėr tė plotėsuar dėshirėn e bashkėqytetarėve tė tij, pėrktheu nėpėrmjet tė tjerash dhe Meshėn e Shėn-Joan Gojartit(22) qė u botua pjesėrisht prej z. Lef Nosi nė revistėn «Kopėshti Letrar» dhe pėr tė cilin Prof. Arhimandrit Gaetano Petrotta nė veprėn e tij tė shumė-ēmuar(23) thotė se ndoshta ai me kėto pėrkthime kish ndėrmend tė krijonte njė Kishė Orthodhokse kombėtare qė nė meshė tė pėrdorej gjuha shqipe.

    3. Naum Veqilharxhi (1845)) nga Bredhasi i Vithkuqit, pėr tė cilin thuhet se kish parashtruar dhe Patrikut Ekumenik nevojėn e pėrkthimit tė librave tė shenjta nė gjuhėn shqipe dhe tė pėrdorimit tė tyre nė Kishė(24).

    4. Imzot Grigor Argjirokastriti, episkop i Eubesė (1824); njeri me kulturė tė lartė theologjike, i cili redaktoi dhe botoi nė gjuhėn shqipe Dhjatėn e Re nė tre botime(25), pėrkthyer nga Vangjel Meksi.

    5. Kostandin Kristoforidhi (1860-1895) nga Elbasani, i cili pėrktheu jo vetėm Dhjatėn e Re por edhe shumė libra nga tė Dhjatės sė Vjetėr-Tė Bėrėt, tė Dalėt, Nomi i Dytė, Fjalėt e Urta, Isaia - duke pėrpiluar dhe tekste shkollore si Katekismėn dhe Historia e Shkronjės sė Shėntėruar (26) tė gjitha kėto nė tė dy dialektet kryesorė tė gjuhės shqipe: gegėrisht e toskėrisht dhe qė u botuan prej Shoqėrisė biblike tė Britanisė sė Madhe.

    Kėta dy tė fundit sidomos, me pėrkthimin dhe botimin e Dhjatės sė Re dhe tė librave tė tjera fetare qė patėn njė qarkullim vėrtet tė konsiderueshėm nė Shqipėrinė e robėruar, bashkė dhe me Papa Kristo Negovanin (1875-1905) dėshmorin hero tė Kishės dhe tė Kombit, tė cilin i mirėnjohuri shkrimtar z. Sterjo Spase e karakterizon si «pararendės», frymėzonjės dhe krijonjės tė Kishės sė mėvonėshme Orthodhokse Autoqefale Shqiptare"(27), dhe i cili jo vetėm qė pėrdori gjuhėn shqipe nė Kishė por pėrpiloi dhe disa vepra tė vogla fetare si: Hijerore Histori, Bėnjėt e Shejtorėve Dėrgimtarė etj. qė t'u kallte Orthodhoksėve shqiptarė me anė tė kėndimit dashurinė pėr gjuhėn kombėtare, i sollėn kėsaj pėrpjekje shėrbime tė mėdha. Atje ku veprat e tyre e nė mėnyrė tė veēantė, atje ku Dhiata e Re arrinte, zgjonte interesin pėr gjuhėn jo vetėm tė laikėve por edhe tė priftėrinjėve nga tė cilėt disa filluan t'a pėrdorin kėtė dhe nė Kishė duke kėnduar herė pas here Ungjillin ose Apostollin shqip(28).

    Njė shėrbim tė madh i solli gjithashtu ēėshtjes kishėtare dhe Shoqėria «Lidhja Orthodhokse» qė u formua nė Korēė me 1909 nėn kryesinė e tė mirėnjohurit atdhetar Mihal Gramenos. Kjo shoqėri, pėrmes gazetės sė saj qė botonte po me atė emėr, zhvilloi njė propagandė tė gjerė midis klerit dhe popullit(29) pėr njė administratė thjesht Shqiptare dhe pėr tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės amtare nė kishė dhe nė shkollė.


    21. Shkrimtarėt Shqiptarė, botim i Ministrisė sė Arsimit, pjesa e parė, fq.77.
    22. Idem, fq.112-118.
    23. Popolo, lingua e leteratura Albanese, 2a Tiratura, Palermo 1932, fq.73.
    24. Shih Fjala e Korēės, organ kombėtar, vit. i I-rė, nr.11, konferencė e z. Kristo Kirka.
    25. Shkrim. Shqiptarė, Pj. I-rė, fq.88-89.
    26. Idem, fq.118, 123-24.
    27. Idem, pjesa e II-tė fq.226-228.
    28. Famulltari i Tiranės p. sh. Papa Mihali, pėr ēdo tė dielė po thuajse e kėndonte Ungjillin Shqip nė Kishė.
    29. Shih: Lidhja Orthodhokse, gazetė e pėrdyjavėshme politike, fetare dhe letrare, vit i I-rė, Nr.2.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:49

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    3. Lėvizja nėpėr Kolonitė Shqiptare tė jashtme

    Por, hovin mė tė madh kjo lėvizje e mori nėpėr kolonitė shqiptare tė jashtme ku shqiptarėt gėzonin mė tepėr liri dhe sidomos nė ato tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėtu mund tė themi se u fillua puna me sistem e me gjallėri e zell tė madh. Protagonisti i vėrtetė i saj qe Fan Noli, i cili mė, 8 Mars 1908, pas dėshirės sė pėrgjithėshme tė shqiptarėve tė atjeshėm u dorėzua prift nė Boston prej Mitropolitit Rus tė Njujorkut Imz. Platonit, pasi mė pėrpara qe kėrkuar dhe qe marrė pėr kėtė akt pėlqimi i Sinodhit tė Kishės Ruse. Mė 22 tė po kėtij muaji qė ish e diela e Orthodhoksisė, u celebrua nė Knight Hall tė Bostonit mesha e parė nė gjuhėn shqipe nė mes tė gėzimit dhe entuziazmit tė tė gjithėve dhe nė pasdreken e asaj dite u themelua nė Phoenix Hall Boston Massachusets Kryekisha e Shėn-Gjergjit dhe u zgjodhėn pleqėsitė ė para kishėtare. Qysh atėherė prifti i ri iu pėrvesh punės. U pėrpoq dhe botoi nė gjuhėn shqipe librat kishėtare mė tė domosdoshėme, tė pėrkthyera prej tij qė kur ish laik(30). Vizitoi tė gjitha vendet kudo ku kish shqiptarė, duke meshuar, duke predikuar dhe duke i inkurajuar nė pėrpjekjen pėr tė drejtat e tyre kishėtare dhe kombėtare(31). Gjatė viteve 1913-14 vizitoi dhe gjithė kolonitė shqiptare tė Ballkanit, gjithashtu edhe Shqipėrinė. Nė Tetorin e 1918-ės u gradua prej Kryepiskopit Rus Imz. Aleksandrit nė Kishėn katedrale tė Njujorkut Arqimandrit dhe nė mbledhjen e pėrgjithėshme tė pėrfaqėsuesve klerikė dhe laikė tė tė gjitha kolonive shqiptare tė Amerikės, sepse ndėrkaq qenė dorėzuar dhe priftėrinj tė tjerė pėr kolonitė e ndryshme, qė u mbajt mė 25 deri mė 28 Shkurt 1919 nė Boston dhe nė tė cilėn asistuan dhe pėrfaqėsues tė Kishave: ruse, rumune, bullgare dhe siriane, ai u zgjodh pėr kandidat episkop i Kishės Shqiptare(32). Mė 8 Qershor tė atij viti duhej tė dorėzohej po prej Kryepiskopit rus Aleksandrit, por meqė nga shkaku i komunikacionit nuk mbėrriti leja e duhur nga sinodhi rus, ose siē insistohej atėherė, nga shkaku i reaksionit tė grekėve(33) puna mbeti pėrgjysmė, ndonėse gjėndja, antikanonikisht, e kurorėzoi vetė si episkop. Mė 26 korrik po tė atij viti nė mbledhjen e dytė tė tė pėrfaqėsuesve tė tė gjitha kolonive, u shpall solemnisht dhe pavarėsia e Kishės Shqiptare nė Amerikė me kryetar Fan Nolin.

    Hyrja e Fan Nolit nė kler dhe pėrkthimi e botimi i librave kishėtare nė gjuhėn kombėtare si dhe gojtaria e tij e ėmbėl dhe penda e tij e fortė sollėn me tė vėrtetė njė kryengritje shpirtėrore ndėr shqiptarėt orthodhoksė dhe lindi njė dėshirė e madhe pėr Krijimin e Kishės sė tyre kombėtare. Fryma e kėsaj kryengritjeje i dha jetė dhe pėrpjekjes qė bėhej nė Shqipėri pėr tė drejtat kishėtare, sa qė pėr to filloi tė bėhet fjalė deri dhe nė Parlamentin Turk(34).

    Por edhe kolonitė e tjera tė jashtme nuk mbetėn pas. Nė Rusi p.sh. qė prej vitit 1894 Harallamb Kristo Koēi, bir shqiptari prej viseve tė Shqipėrisė sė Jugut, i cili kish mbaruar Seminarin e Odesės dhe vazhdoi Universitetin e Peterburgut, pasi vizitoi vetė Epirin, Shqipėrinė dhe Maqedoninė, predikonte me anė tė shtypit rus pėr njė Shqipėri mė vehte dhe pėr njė Kishė Shqiptare me patrik shqiptar(35). Gjithashtu dhe nė Rumani. Kolonia veterane e Bukureshtit, pas pėrpjekjesh tė mėdha, mundi tė sigurojė njė kishė shqiptare ku tė meshohej e tė predikohej shqip mė 1907. U ftua pikėsėpari si prift At Harallamb Calamani nga Berati, i cili ish dėrguar prej Patrikanės pėr nė Kishėn greke tė Brailas dhe i cili e pranoi ftesėn e Shqipėtarėve me gėzim. Iu drejtua pastaj njė lutje Mitropolisė sė Bukureshtit pėr ti vėnė nė dispozicion komunitetit Orthodhoks Shqiptar njė kishė, lutje e cila dhe u pranua. Mitropolia i vuri nė dispozicion kolonisė shqiptare njė kishė antike, tė bukur dhe historike, kishėn e Shėn-Gjergjit tė vjetėr, mu nė zemėr tė Bukureshtit(36). Atje nė atė kishė, At Harallamb Calamani me dorėshkrimin e Fan Nolit nė dorė, celebroi meshėn e parė shqip nė mes tė entuziazmit tė tė gjithė shqiptarėve dhe plotėsonte mė vonė gjithė nevojat spirituale tė grigjės sė tij.




    30. Librat e pėrkthyera e botuara, prej Imzot Nolit janė: (Libri i Shėrbesės, 1909), Libri i tė kremtėve tė mėdha (1911), Lutjesorja (1914), Pesėdhjetorja (1914) dhe Triodhi i vogėl (1913).
    31. Pas informatave qė pati mirėsinė tė mė dėrgojė me shkrim IK.M.M. At Vasil Marko.
    32. Shih: Shkėndija vit. II-tė, Nr.9-10, art. I-rė.
    33. Popolo, lingua e leteratura Albanese, fq.313.
    34. Shih: Lidhja Orthodhokse, vit.I-rė, Nr. 4-5-nė shtyllėn e lajmeve.
    35. Bota Shqiptare, Botim i Min. Arsimit, Tiranė 1943, fq.598, «Lėvizja Kombėtare e Shqiptarėve nė Rusi».
    36. Gazeta Tomori, vit. i III-tė, Nr.13, fq.3.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:49

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    4. Lėvizja dhe autoritetet kishėtare

    Nė fillim, autoritetet kishėtare tė larta tė atėherėshme nė Shqipėrinė e robėruar, nuk i dhanė dhe aq rėndėsi kėsaj lėvizjeje, duke kujtuar se ajo sdo tė kishte ndonjė sukses, pse ata kishin pas vetes pjesėn mė tė madhe tė klerit dhe tė popullit, pjesė e cila nuk e kishte kuptuar ende, nga shkaku i rrethanave historike tė atėherėshme, se mund ti falej njeriu Perėndisė fort bukur edhe nė gjuhėn shqipe. Mirėpo, kur panė se lėvizja dalėngadalė po me qėndrim, pėrparonte, me pėrpjekjet e tė gjithė patriotėve tė brendshėm e sidomos tė jashtėm qė vinin nė Atdhe duke sjellė me vehte si thesar tė ēmuar librat ose kopjet e pėrkthimeve tė At Fan Nolit edhe qė kėrkonin me kėmbėngulje pėrdorimin e gjuhės shqipe nė kishė, siē bėnė dardharėt p.sh. tė cilėt kur u vajti njėherė dhespoti i Kosturit atje, i kėrkuan qė tu jipte leje priftėrinjėve tė kėndonin nė kishė ungjillin shqip(37), filluan tė marrin masa tė ndryshme. (Ndaloheshin priftėrinjtė t'u bėnin shėrbimet fetare atyre qė ishin me mendime tė tilla(38), sillnin ēdo lloj pengese qė kėta tė mos bėnin pjesė nė kėshillat e ndryshme fetare si dhimogjerontė ose si epitropė, etj.). Me gjithė atė, lėvizja jo vetėm qė s'u shua, por pėrkundrazi, e sidomos pas shpalljes dhe tė vetėqeverimit tė atdheut mė 1912, u forcua dhe u pėrhap mė shumė, gjersa, pas formimit, dhe tė shtetit shqiptar mė 1920, pėrfundoi nė Kongresin Historik tė Beratit.



    37. Lidhja Orthodhokse, vit. I-rė, Nr.4, di.31, Gusht 1909.
    38. Idem, Nr.5, faqe e lajmeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:49

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    5. Kongresi i Beratit. Shpallja e Autoqefalisė. Pėrpjekje pėr njohjen e saj.

    Kurora e tė gjithė kėtyre pėrpjekjeve tė bėra prej orthodhoksėve, si brenda nė atdhe ashtu dhe jashtė ka qėnė Kongresi Historik i Beratit nėn kryesinė, e priftit atdhetar St. Ik.. At Josif Qiricit nė tė cilin u pėrfaqėsuan tė gjithė komunitetet orthodhokse shqiptare me delegatė tė zgjedhur ligjėrisht(39).

    Ky Kongres mė 12.6.1922 shpalli pavarėsinė administrative tė Kishės Orthodhokse Shqiptare me vendimin qė pason:

    «Delegatėt e kongresit klerik e laik me njė entusiazėm nė emrin e tė gjithė klerit tė popullit orthodhoks tė Shqipėrisė, duke u bazuar qė Shqipėria u njoh prej tė gjithė shteteve tė botės si njė shtet indipendent e sovran dhe mbi kėtė bazė, mbas kanuneve tė shenjta tė Kishės Orthodhokse: nė shtet indipendent, kishė indipendente etj., duke patur pėr shembull Kishat Autoqefale qė vijojnė: Kisha e Rusisė mė 1771, Kishat Orthodhokse tė Austrisė mė 1740, tė Bukovinės mė 1873, tė Greqisė mė 1883, tė Serbisė mė 1880, tė Rumanisė mė 1856 dhe mė sė fundi tė Bosnjė-Herzegovinės mė 1908, proklamojnė nė emrin e Trinisė sė Shenjtė tė njėqėnėrshme dhe tė pandarė (en onomati tis agjias, omousiu qe adhieretu Triadhos) Autoqefalinė tė Kishės Orthodhokse Kombėtare tė Shqipėrisė, de fakto, se de jure ka qenė qė prej ditės sė shpalljes sė indipendencės politike tė shtetit shqiptar, duke mbajtur lidhje spirituale, dhogmatike e apostolike plotėsisht me Mėmėn Kishė tė Patrikanės sė shenjtė Ekumenike dhe me Patrikanat e Kishėt e tjera Orthodhokse Autoqefale tė botės, por administravisht indipendente» (40).


    Mbledhjet u bėnė nė shkollėn qėndrore tė Beratit. Kongresi votoi dhe statutin e parė tė Kishės tė pėrbėrė prej 14 artikujsh(4l). Simbas kėtij statuti, autoriteti mė i lartė i Kishės, gjersa tė formohej sinodhi episkopal, ishte Kėshilla e Lartė e pėrbėrė prej katėr klerikėsh, qė do t'ishin zėvėndėsit e pėrgjithshėm tė qendrave mitropolitane dhe prej katėr laikėsh qė do tė zgjidheshin nga Kongresi, tė gjithė kėta nėn kryesinė e njėrit prej klerikėve (art. 3-4). Si kryetar u zgjodh At Vasili Markoja, njė nga pjesėtarėt aktiv tė lėvizjes pėr pavarėsin e Kishės nė Amerikė, i dorėzuar prift mė 25 Janar 1919(42) pėr Kishėn e Shėn Mitrit nė Saint Louis, dhe i cili duke ardhur nė Shqipėri mė 1921 bashkė me njė tjetėr prift kombėtar Arhimandrit Agathangjel Camēe(43) episkop i tanishėm i Korēės.

    Kėtė kėshillė e autorizoi Kongresi tė hynte nė marrėveshje me Patrikanėn Ekumenike dhe, po tė ishte nevoja dhe me Patrikanat e Kishat e tjera orthodhokse autoqefale, pėr njojtjen zyrtare tė autoqefalisė sė kishės sonė (art. i 5) dhe tė kėrkonte nga Patrikana dhe dy Episkopė pėr formimin e sinodhit tė shenjtė (art. i 6). Si gjuhė zyrtare e Kishės, si nė korrespondencė dhe nė shėrbesat fetare, u caktua shqipja, por gjersa tė pėrktheheshin e tė botoheshin prej sinodhit tė shenjtė tė gjitha librat liturgjike tė nevojshme, mund tė pėrdorej dhe greqishtja (art. 10). Pas votimit tė statutit dhe tė rregullimit tė disa ēėshtjeve tė tjera administrative kishėtare, Kongresi u shpėrnda.

    Patrikana Ekumenike, e njoftuar mbi sa po ngjanin nė Shqipėri dhe duke dashur tė kėtė dijeni tė plotė tė ēėshtjes kishėtare, ngarkoi Hirėsinė e tij Episkopin e Melitupojės Imzot Ierotheun tė shkonte nė vend dhe si t'i ekzaminonte me kujdes punėt e Kishės, tė bėnte raportin e duhur. Hirėsia e Tij si erdhi nė Korēė mė 27 Nėndor tė atij viti dhe i pa punėt sė afėrmi e i gjeti nė rregull e nė akord si me letrėn ashtu dhe me frymėn e kanuneve tė shenjtė tė Orthodhoksisė, lavdoi zellin dhe akordin e orthodhoksėve tė Shqipėrisė si dhe dashurinė e respektin e madh qė kanė kėta pėr fronin ekumenik dhe, duke bekuar Kishėn Shqiptare(44) i dėrgoi Patrikanės raportin pėrkatės duke e lutur njėkohėsisht qė tė pranohej nga ana e sajė njė komision i Kishės Shqiptare pėr t'u marrė vesh, komision i cili nėn kryesinė e kryetarit tė Kėshillės sė lartė u nis nga fundi i Marsit dhe arriti nė Stamboll nga mesi i Prillit. Vėrtet, Patrikana i pranoi anėtarėt e komisionit, por meqė ajo parashikonte njė farė dipendence tė Kishės Shqiptare prej saj, gjė qė ishte kundėr statutit qė u votua nga Kongresi i Beratit, komisioni u gjend i shtrėnguar tė kthehet nė Shqipėri pa mbaruar punė.

    Dy muaj pas kthimit tė komisionit, edhe njė tjetėr episkop shqiptar, Imzot Kristofor Kissi, kryetar i tanishėm i Kishės Orthodhokse Autoqefale erdhi vullnetarisht nė Shqipėri pėr tė ofruar shėrbimet e tij ēėshtjes sė Kishės Shqiptare(45). Kėta tė dy Imzot Ierotheu si i Korēės dhe Imzot Kristofori si i Beratit, mė 24 tė Nėndorit 1923 dorėzuan nė mėnyrė solemne e kanonike Imzot Fan Nolin(46) i cili u emėrua nė mitropolin e Durrėsit. Mbetej e paplotėsuar tani, vetėm episkopata e Gjirokastrės. Edhe kjo do tė plotėsohej, po tė mos kishin ngjarė trazirat politike tė 1924 qė detyruan Imzot Fan Nolin tė largohej nga Shqipėria. Kėshtu ēėshtja mbeti pėrsėri e varur pėr pesė vjet rrjesht. Tentativat e ndryshme qė u bėnė pėr kėtė qėllim gjatė kėsaj kohe si edhe ardhja dy herė e Imzot Krisanthit Eksarh i Patrikanės, mbetėn pa ndonjė pėrfundim.




    37. Lidhja Orthodhokse, vit. I-rė, Nr.4, di.31, Gusht 1909.
    38. Idem, Nr.5, faqe e lajmeve.
    39. Tė Korēės, tė Bilishtit, tė Pogradecit, Kolonjės, Leskovikut, Pėrmetit, Durrėsit, Tiranės, Kavajės, Elbasanit, Shpatit, Dibrės, Shkodrės, Beratit, Vlorės, Fierit, Lushnjės, Gjirokastrės, Delvinės, Libohovės.
    40. Fletore Zyrtare e vitit, I nr.49, dt.26.10.1922.
    41. Idem, fq.2-3.
    42. Unaza e Trashėgimit, prej M.Gramenos 1937, fq.76.
    43. Idem, fq.74.
    44. Fletore Zyrtare, vit.I, Nr.56, dt.10.12.1992.
    45. Shih Predikimim, organ i Kishės Orthod. Autoqefale tė Shqipėrisė, Nr.69.
    46. Enciklopedi e Madhe Greke «Pyrsos», vol.23, 1.819, shtylla III.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:49

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    6. Formimi i sinodhit. Kongresi i Korēės. Njohja e Kishės

    Mė 1929 Qeveria Shqiptare, e cila interesohej qė kjo ēėshtje tė merrte fund sa mė shpejt, duke parė se puna do vonohej, vendosi ta zgjidhė dhe pa marrėveshjen me Patrikanėn Ekumenike. Ftoi dhe ngarkoi atėherė me formimin e Sinodhit tė Shenjtė Episkopin Imzot Visarionin nga Elbasani. Ky, i ndihmuar dhe prej Episkopit Serb nė Shkodėr Imzot Viktorit, nė Mars tė atij viti formon Sinodhin e Shenjtė dhe nė qershorin e po atij viti thirri Kongresin e dytė nė Korēė, i cili me njė zė votoi statutin definitiv tė Kishės Orthodhokse Shqiptare.

    Kėtė akt tė Imz. Visarionit, pėrveē Sinodhit tė Kishės Ruse nė emigracion, asnjė Patrikanė ose Kishė Autoqefale tjetėr nuk e njojti zyrtarisht. Pėrveē kėsaj, edhe njė pjesė e madhe e popullit nuk kish mbetur dhe aq i kėnaqur me kėtė veprim tė cilin e konsideronte si antikanonik. Janė bėrė mjaft pėrpjekje pėr ta njohur Kishėn, por pa ndonjė pėrfundim. Nė qershorin e vitit 1936 kryetari i Kishės Imzot Visarioni paraqet dorėheqjen. Sinodhi i shenjtė, i mbledhur me kėtė rast, zgjodhi si kryetar Episkopin e Korēės Imzot Kristoforin, nėn kryesinė e tė cilit dhe me pėlqimin e Qeverisė, nė Mars tė vitit 1937, u nis pėr nė Stamboll njė komision qė tė merrej vesh me Patrikanėn pėr ēėshtjen e njohjes sė Kishės. Komisioni, i pritur mirė atje, e kreu me sukses misionin e tij, se nga tė dy anėt ekzistonte vullneti i mirė pėr rregullimin e kėsaj ēėshtjeje prej aq vitesh tė varur. Patrikana Ekumenike mė 12 prill e njohu Autoqefalinė e Kishės sonė duke dhėnė dhe Tomin pėrkatės(47) dhe bashkė me atė e njohėn Kishėn dhe te gjitha Patrikanat e Kishat e tjera Orthodhokse Autoqefale tė botės. Dhe kėshtu, qysh prej asaj date, pėr gėzim tė tė gjithė popullit shqiptar, hyri dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, nė udhėn kanonike me administratė tė pavarur, por e lidhur shpirtėrisht me qendrėn e Orthodhoksisė sė pėrgjithshme dhe me tė gjitha Kishat a tjera Orthodhokse.


    47. Gazeta Drita, viti i I-rė, nr. 112, dt. l4.4.1937, f..1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:50

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    7. Autoriteti dhe Administrata Kishėtare

    a) Nė bazė tė statutit nė fuqi autoriteti mė i lartė i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė ėshtė Sinodhi i Shenjt episkopal i pėrbėrė prej Episkopvet aktivė tė ēdo dhioqeze dhe prej Ikonomit tė Madh Mitrofor nėn kryesinė e Mitropolitit tė qėndrės, Kryepiskopit tė gjithė Shqipėrisė (art. 4-tė). Sinodhi i Shenjtė zgjedh Episkopėt dhe klerikėt, mbikqyr veprimet e tyre, ruan paprekshmėrinė e besimit, tė kultit e tė disiplinės kishėtare nė bazė tė dogmave dhe tė kanuneve tė shenjta, kujdeset pėr edukatėn fetare tė besimtarėve me anė tė predikimeve, tė revistave dhe tė librave fetare etj. Sinodhi i shenjtė mblidhet zakonisht njė herė nė vit.

    Pėr administrimin e pasurive kishėtare tė ēdo lloji dhe pėr rregullimin e ēėshtjeve financiare tė Kishės ėshtė krijuar nė qėndėr Kėshilli Mikst i cili pėrbėhet nga anėtarėt e Sinodhit tė shenjtė dhe nga njė anėtar laik prej ēdo dhioqeze (art. 44) qė zgjidhet prej kėshillave kishėtare tė zėvėndėsive dhe tė qėndrės. Kėshilli Mikst cakton mėnyrėn e pėrgjithshme tė administrimit tė pasurive tė Kishave dhe tė manastireve, tė ēdo lloji dhurate si dhe tė subvensionit shtetror, vendos tjetėrsimin e pasurive, harton buxhetin preventiv tė pėrgjithshėm tė Kishės dhe kontrollon tė gjitha veprimet e Kėshillit Ekonomik tė pėrhershėm. Mblidhet zakonisht njė herė nė mot.

    Kėshilli Mikst e ushtron kompetencėn e vet me anė tė Kėshillit Ekonomik tė Pėrhershėm qė pėrbėhet prej Kryepiskopit si kryetar dhe prej katėr anėtarėsh laikė tė zgjedhur prej Kėshillit Mikst pėr tri vjet. Kėshilli Ekonomik harton nė formė paraprake, projektin e buxhetit preventiv tė pėrgjithshėm tė Kishės, shqyrton dhe kontrollon buxhetet preventive e konsumtive tė manastireve kujdeset pėr zbatimin e dispozitave tė statutit e tė rregullores si edhe tė vendimeve tė Kėshillit Mikst dhe i mbėshtetur mbi raportet e inspektorėve tė Kryesisė sė Kishės, merr ēdo masė tė nevojshme pėr mbarėvajtjen e Kishės dhe administrimin e mirė tė pasurive. Mblidhet sa herė qė tė jetė e nevojshme (art. 51).

    b Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, pas bashkimit tė Tokave tė Liruara nėn jurisdiksionin e saj(48), ndahet sot administrativisht nė shtatė dhioqeza: nė tė Tiranės-Durrėsit, nė tė Korēės, nė tė Beratit, nė tė Gjirokastrės, nė tė Prizrenit, nė tė Peshkopisė dhe nė tė Strugės. Ēdo dhioqezė administrohet prej Episkopit pėrkatės. Episkopi i dhioqezės sė Tiranės-Durrėsit mban titullin: Mitropolit Kryepiskop dhe ėshtė Kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale. Ēdo dhioqezė nėnndahet nė zėvėndėsira. Nė krye tė ēdo zėvėndėsie qėndron pėrfaqėsuesi i Mitropolitit ose i Episkopit, i ndihmuar prej Kėshillės Kishėtare (dhimogjerondisė) qė pėrbėhet nė bazė tė rregullores nė fuqi, prej 6 vetash, tė cilėt zgjidhen prej besimtarėve nė krye tė dy vjetėve dhe dekretohen prej kryetarit tė dhioqezės. Nga ēdo zėvėndėsi varen famullitė e qytetit dhe tė katundeve tė rrethit. Nė krye tė ēdo famulie qėndron prifti famulltar i ndihmuar prej dy vetash tė zgjedhur nga katundi ose nga qyteti dhe tė dekretuar prej kryetarit tė dhioqezės qė pėrbėjnė pleqėsinė kishėtare tė famullisė. Kėtu poshtė po japim njė pasqyrė tė shkurtėr tė zėvėndėsive, tė famullive dhe tė famulltarėve tė ēdo dhioqeze:



    48. Me dekretin e Kėshillit tė Nalt, dt. 15.4.1944.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-10-2005 mė 03:13

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    8. Seminari - Revista - Botimet

    Pėr formimin kulturor tė klerit Shqiptar, i cili nuk duhet tė kufizohet vetėm nė kryerjen e shėrbimeve fetare, por tė jetė prijės i popullit pėr ēdo punė tė mirė nė dobi tė shoqėrisė, Kisha Orthodhokse Autoqefale qė prej vitit 1930 mban njė Seminar. Nė fillim ky institut ka patur formėn e njė kursi ku kandidatėt pėr priftėrinj merrnin njohuritė mė tė nevojshme. Mė vonė morri formėn e njė shkollė tė mesme 5-vjeēare. Qenė marrė nė fillim 16 nxėnės bursistė tė Kishės, nga tė cilėt ll veta absolvuan mė 1936. Atė vit, me rastin e ardhjes nė Kryesi tė Kishės tė Kryepeshkopit Hirėsisė sė Tij Imzot Kristofor Kissit seminari u riorganizua. Numri i nxėnėsve dhe i personelit u shtua dhe mėnyra e zbatimit tė programit tė mėsimevet u ndryshua. Kėshtu, sot shkolla ka 40 nxėnės bursistė me 4 profesorė pėr mėsimet theologjike, se mėsimet enciklopedikė i ndjekin nė Liceun shtetėror tė Tiranės. Kėta gėzojnė ushqimin, fjetjen dhe nevojat e tjera shkollore, pėrveē personelit tjetėr shėrbyes. Gjithashtu edhe koha e studimeve, nga 5 vjet qė ka qėnė, u shtua nė tetė.

    Pėrveē Seminarit tė Tiranės, mė 1938, pas rregullimit tė ēėshtjes kishėtare me Patrikanėn Ekumenike, u ēel nė Korēė edhe njė tjetėr Seminar, i cili, meqė mbahej nga fondet e mirėbėrėsit tė madh korēar tė ndierit Jovan Bankės, quhej Seminari: "Jovan Banka". Por s'pati jetė tė gjate se, nga rrethanat e luftės sė sotme, mė 1941 u mbyll.

    Pėr pėrhapjen pastaj dhe forcimin e ndjenjės fetare dhe kombėtare nė popull, Kisha, qė prej vitit 1930 mban dhe njė revistė. Revista ka patur tre periudha botimi. Nė fillim dolli nėn emrin "Kisha Orthodhokse Shqiptare" dhe vazhdoi pėr mė se njė vit. Dolėn gjithsej 26 numura, format i madh 8 faqesh. Mė 1934 dolli nėn emrin "Predikimi" dhe kėshtu vazhdoi gjer mė 1939, kur, e riorganizuar dhe e sistemuar, dolli, nė format tė rregullt 32 faqesh nėn emrin "Jeta Kristiane". Nėn kėtė emėr tė fundit vazhdon tė dalė gjer mė sot njė herė nė muaj rregullisht me pėrmbajtje tė ndryshme fetaro-morale.

    Por edhe letėrsia kishėtare dhe theologjike nuk mbeti pas. Pas botimit tė Ungjillit tė Madh dhe tė Apostollit (1930-31) - pėrkthim toskėrisht i Kostandin Kristoforidhit - tė ndara ashtu siē kėndohen pėr ēdo ditė e tė djelė nė Kishė dhe pas ribotimit tė Librit tė Shėrbesės, tė Librit tė tė Kremteve tė Mėdha (1931) dhe tė Shėrbesės sė Vajit tė Bekuar (1931), tė pėrkthyera prej Imzot Fan. S. Nolit dhe tė shqyrtuara prej njė komisioni tė posaēėm (1929) tė gjitha kėto tė nevojshme pėr shėrbimet kishėtare, janė botuar edhe mjaft libra shkollore si: Historia e Dhjatės sė Vjetėr (1932), Historia e Dhjatės sė Re (1933) dhe Katekizmi i Krishterė Orthodhoks (1933) prej Dhimitėr Pėrmetit, ish Drejtor i Seminarit, Mėsime fetare per fėmijėt Orthodhoksė ne katėr pjesė (1939-40) prej Dhimitėr Bedulit, dhe mėsime fetare orthodhokse (1943) pėr klasėn II, III, IV dhe V tė fillores prej H. sė tij Episkop Irineut.

    Qė mė 1936 ekziston "Biblioteka Predikimi", e cila herė pas here nxjerr nga ndonjė broshurė fetare pėr popullin. Gjer sot kanė dalė: 1. Engolpioni Orthodhoks, 2. Jeta dhe ēudirat e dėshmorit tė madh Shėn-Mitrit (1936), 3. Disa Kėshilla Krishtėrore (1938), 4. Ngjallja (1940), 5. Shėn-Prokopi (1942), 6. Pėrse duhet tė besojmė nė Perėndi (1944), dhe 7. Historia e njė Princi Hindian (1944), tė gjitha kėto tė pėrpunuara prej Dh.Bedulit. Me kujdesin gjithashtu tė Kr. H. sė Tij ish Kryetarit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale Imz. Visarionit u pėrkthye dhe u botua mė Jetėrshkrimi dhe Akoluthia e Shėn-Joan Vlladhimirit si dhe "Fjala e Mirė" njė vepėr nė dy pjesė tė z. Dh.Pėrmetit me shpjegimin e Ungjillit tė ēdo tė Djelė dhe me nga njė fjalim tė shkurtėr nė mbarim tė ēdo pjesė (1943).

    Njė hov tė madh ka marrė letėrsia fetare sidomos nė kėto kohė tė fundit kur, pranė Kryesisė sė Kishės, u formua seksioni i botimeve. Nėn kujdesin e kėtij seksioni dhe me ndihmėn e shumė shpresėtarėve orthodhoksė ėshtė duke u botuar njė seri e rėndėsishme veprash fetare theologjike. Gjer mė sot kanė dalė: 1. Mjeku Israilit Rosbali (rrėfenjė, 1944), 2. I Biri i Shtėpisė sė Davidit (rrėfenjė, 1944), 3. Copė tė zgjedhura nga kryeveprat e Joan Gojartit (1944) dhe 4. Ora e shpirtit, meditime tė ndryshme fetare.

    Njė kujdes tė posaēėm ka treguar Kisha Orthodhokse Autoqefale dhe pėr muzikėn kishėtare, bizantine dhe europiane. Nė programin e Seminarit janė caktuar 4 orė nė javė pėr kėtė qėllim. Shoqėri korale tė ndryshme janė themeluar nėpėr qytete tė ndryshme si psh. nė Tiranė ku qė prej vitit 1924, me ca ndėrprerje tė vogla, ekziston njė kor kishėtar, nė Korēė, nė Vlorė, nė Berat, nė Pogradec e gjetiu(49). Janė pėrpiluar bile edhe tekste tė ndryshme me nota bizantine dhe moderne si: "O Zot, thirra" dhe "Ēdo frymė" nė tė tetė tingujt e Kishės, "Mesha e Shėn-Joan Gojartit" nė njė, dy dhe tre zėra dhe "Shėrbesa e Javės sė Madhe" nė bazė tė tekstit tė profesorit tė muzikės Bizantine J. Saqellaridhit si dhe "Hymni Akathist", tė gjitha kėto tė pėrpunuara e tė vėna nė nota bizantine prej Dhimitėr Bedulit, "Librezė Muzike Kishėtare" me tė 11 Mėngjesorėt e disa hymne tė tjerė nė muzikė bizantine prej Dhimitėr Andoniadhit nga Korēa, "Pėrleshoret e tė tetė tingujve" me muzikė bizantine prej Prof. Kostantin Trakos i cili ka harmonizuar pėr kor mikst me nota moderne dhe Meshėn e Shėn-Joan Gojaritit tė melodisė bizantine sipas J. Saqellaridhit. Njė libėr i vlefshėm muzike me pjesė nga tė Meshės prej kompozitorėsh tė ndryshėm ėshtė edhe "Hymnorja" prej Imz. Fan.S.Nolit (Boston, Mars 1936) nė tė cilėn ai ka shtuar dhe disa melodi tradicionale bizantine tė harmonizuara prej atij vetė. Njė libėr tjetėr me muzikė ėshtė dhe: "Vajtimet e Pėrmbivarėshme", mbledhur dhe radhitur nga Prof. S. V. Kosmoja dhe botuar me ndihmėn e ish Kryetarit tė Kishės Imz. Vissarionit mė 1935.



    49 . Jeta Kristiane, viti i dytė, nr.8, fq.235-236.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:54

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    9. Kishat dhe Manastirėt me vlerė artistike

    Nė Shqipėri ka pasur shumė kisha e manastire, monumente tė vėrtetė tė artit bizantin orthodhoks tė atij arti tė pasur jo vetėm nė stil por edhe nė ikonografi e nė punim tė drurit. Mirėpo, rrethanat e ditura historike nė njėrėn anė dhe koha qė nuk lė gjė pa prekur nga ana tjetėr dhe mbi kėto, luftrat e fundit, ajo e 18-ės dhe kjo e tanishmja, kanė zhdukur mjerisht njė pjesė tė madhe tė kėtyre monumenteve. Megjithė kėtė, andej kėndej, ka mbetur ndonjė dėshmi e shpirtit fetar, mirėbėrės dhe artistik tė popullit tonė, qė meriton vrojtimin jo vetėm nga ana e turistėve por edhe nga ana e studjuesve tė artit. Tė tilla janė:

    Kisha e Ristozit nė Mborje, Katund rrėzės sė Malit Moravė, nja gjysėm orė jashtė Korēės. Eshtė njė Kishė e vjetėr, stil i thjeshtė bizantin, e cila sipas njė mbishkrimi nė gjuhėn greke qė ėshtė nė anėn e djathtė tė hyrjes, duket se ėshtė e ndėrtuar mė 898 pas Krishtit. Nė atė vend ėshtė dhe portreti i Ktitorit tė sajė, Episkopit Nifon. Ndėrtesa ėshtė ajo e vjetra. Vetėm nga ana e perėndimit janė bėrė pak riparime. I ėshtė kushtuar Sheshjes sė Zotit Krisht, qė festohet tė 40-ėn ditė pas Pashkės sė Madhe, ditė nė tė cilėn bėhet dhe panair i madh. Automobili shkon gjer nė vend.

    Kisha e Shėn-Marisė nė Labovėn e Kryqit, katund nė veri tė Libohovės, rrėzės sė malit qė ndan Pogonin nga Dropulli. Thuhet se ėshtė ndėrtuar nė kohėn e perandorit Justinian, i cili e kish pajisur jo vetėm me dy mullinj uji dhe 20 pendė tokė, por edhe me afro 60 drehem nga Kryqi i Nderuar i Krishtit, shkak pėr tė cilin edhe katundi quhet deri mė sot Labova e Kryqit. Kisha, e pikturuar e gjithė pėrbrenda, ėshtė nė gjendje shumė tė mirė. Mbi derėn nga ana e perėndimit ėshtė shėnuar viti 553. I ėshtė kushtuar lindjes sė Shėn-Marisė qė festohet mė 8 Shtator, ditė nė tė cilėn bėhet panair i madh. Automobili vete gjer nė Libohovė. Qė andej e gjer nė katund mban gjysėm orė mė kėmbė. I njė kohe me kėtė Kishė por jo nė gjėndje kaq tė mirė janė dhe kishat e katundeve Peshkopi e Poshtėme dhe Zervat nė Dropull.

    Kisha e Shėn-Mėhillit, nė lagjen Mangalem tė Beratit, ndėrmjet shkėmbinjėve tė malit mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar kalaja. Eshtė njė kishė e vogėl me stil tė pastėr bizantin, ndėrtim i Shek. X me XI, e pikturuar pėrbrenda por qė afresket nga shkaku i kohės, nuk duken edhe aq qartė. Pas djegjes sė kishės qėndrore tė lagjes, kishė edhe kjo e vjetėr nė tė cilėn gjendeshin dhe lipsanėt e dėshmorit tė ri Shėn-Nikodhimit, sot kjo, pėrdoret si kishė famulltare. I ėshtė kushtuar Krye-Engjėllit Mihail, qė festohet mė 8 Nėntor.

    Kisha e Shėn-Marisė sė Vllahernės dhe ajo e Shėn-Triadhės, mbi kalanė e Beratit, tė dyja tė Shek, XI. E para, stili bizantin, ėshtė nė gjėndje tė mirė brenda, e pikturuar e tėra, me ngjarje nga tė Dhjatės sė Re edhe me njė ikonostas tė pasur ku tė bie nė sy ikona e Shėn Jovan Pagėzorit tė veshur me gunėn tradicionale tė bariut shqiptar. E dyta, edhe kjo nė gjėndje pak a shumė tė mirė, ėshtė e pikturuar e gjitha. Dy ikona qė janė ndėn portikun ruhen gjer mė sot mė gjėndje tė mirė dhe janė mjaft shprehėse. Nė kala ka edhe mjaft kisha tė tjera, mė tė reja, nė krye tė tė cilave qėndron katedralja qė ka njė ikonostas tepėr tė bukur tė skalisur nė dru dhe njė epitaf 1,25 x 0,85 tė qėndisur me ar e argjėnd duke pasur Krishtin tė kurorėzuar me gjemba nė mes dhe pėrqark njė tropar nga tė Kishės. Eshtė punim i vitit 1373. Nė kėtė kishė gjėnden gjithashtu dhe dy ungjij tė vjetėr nė pergamen.

    Manastiri i Shėn-Naumit, mbi njė pozitė natyrale shumė tė bukur anės sė liqenit tė Pogradecit, i themeluar mė 893-900 pas Krishtit. Kisha e vogėl, e ndėrtuar mė vonė pas stilit thjeshtė bizantin nė formė kryqi dhe e stolisur bukur, mė 1741 u dogj krejt pėrbrėnda duke mbetur vetėm karabinaja. Nė atė rast u ripėrtėrit ikonostasi dhe u pikturua e tėrė kisha pėrbrėnda prej njė hierodhjakoni qė e kish emrin Kostandin. Mė vonė, pikėrisht mė 1860, ėshtė ripi-kturuar nga zografi korēar Terpo. Siē hyn brėnda nė kishė, nė krahun e djathtė ėshtė varri i Shėn-Naumit i pikturuar i tėri me skena nga jeta e tij. Ndėr pikturat qė janė nė parakishė ėshtė pėr tu vėnė re ajo e mbretėrve ktitorė Mihail e Simeon. Nga pamja e bukurisė natyrore, mund tė themi, ėshtė mbreti i manastireve. Panigjirizon mė 3 tė muajit Korrik.

    Manastiri i Pojanit, pranė qytetit tė vjetėr tė Apollonisė nė Myzeqe, me kishėn e bukur dhe historike tė Shėn-Marisė. Ky Manastir ėshtė mjaft i vjetėr, por, siē duket nga njė mbishkrim qė ndodhet nė krahun e majtė tė faqes perėndimore, ėshtė rindėrtuar prej Perandorit tė Bizantit Andronik Paleologut. Poshtė mbishkrimit ėshtė zografisur bile edhe familja perandorake qė pėrbėhet prej 8 vetash tė veshur tė tėrė me stoli mbretėrore. Qė manastiri ėshtė mjaft i vjetėr provohet dhe nga njė dėrrasė guri qė ndodhet nė fund tė murit nga ana e jashtme jugore e kishės ku janė tė skalisura kėto fjalė nė gjuhėn greke: "Kėtu dergjet Melet Thitis-eklisiark i kėtij manastiri tė Apollonisė. Ndroi jetė mė 31 Mars 858". Kisha, e ndėrtuar pas stilit bizantin ka qenė e tėra e pikturuar pėrbrėnda. Mjerisht gjatė shekullit tė kaluar ėshtė lyer me gėlqere. Vetėm sipėr nė Trullo dallohet "Pandokratori". Pėr tu vėnė re janė dhe tė 4 ikonat e para tė mėdha tė ikonostasit. Gjithashtu, nėpėr muret e oborit, shihet andej kėndej nga ndonjė reliev nga tė qytetit tė Apollonisė. I ėshtė kushtuar Fjetjes sė Zonjės Shėn-Mėri qė festohet mė 15 Gusht, ditė nė tė cilėn bėhet panair.

    Manastiri i Ardenicės, mbi njė kodėr tė lartė afėr udhės qė shkon nga Lushnja pėr nė Fier, midis selvish e pemėsh tė ndryshme. Koha kur ėshtė themeluar, pikėrisht nuk dihet. Duket se ėshtė i kohės sė Dhespotatit tė Epirit (shek. XII-XIII-tė). Kisha, e dėmtuar nga koha, ėshtė rindėrtuar, mė 1743 siē duket nga njė mbishkrim qė gjėndet sipėr derės sė kishės nga brėnda nė gjuhėn greke. Eshtė e pikturuar me dorėn e vėllezėrve korēarė Kostandin e Thanas Zografi me skena nga Dhjata e Vjetėr dhe e Re dhe me figura shėnjtorėsh tė ndryshėm nėpėrmjet tė cilėve dallohet dhe Joan Kukuzeli nga Durrėsi, mjeshtėr i shquar i muzikės bizantine nė shek. e XIV-tė. Ka njė ikonostas dhe njė fron episkopal tė skalisur me hollėsi. Nėpėr murret jashtė shihet nga ndojė dėrrasė guri e skalisur prej atyreve tė qytetit tė Apollonisė. I ėshtė kushtuar lindjes sė Shėn-Mėrisė qė festohet mė 8 Shtator.

    Manastiri i Pejės, nja 10 minuta jashtė qytetit mbi njė luath tė gjerė. Eshtė themeluar nė kohėn e mbretit serb Stefan i I-rė, i cili e pajisi edhe me mjaft pasuri. Ka qenė pėr njė kohė tė gjatė qendėr e Kryepiskopatės sė Pejės. Ka tre kisha pėrbri njėra tjetrės, tė lidhura me njė hyrje tė bukur tė pėrbashkėt, qė ėshtė bėrė nė kohėn e Kryepiskopit Dhanailit tė II-tė (1324-37). Nė mes ėshtė kisha e Sheshtjes, nė tė djathtė tė Virgjėreshės dhe nė tė majtė tė Shėn Dhimitrit, tė tėra tė pikturuara bukur. Ikonostasi i Kishės sė Sheshtjes ėshtė punim i shek. XII-tė, ai i Kishės sė Virgjėreshės i kohės sė mbretit Dushan dhe ai i Shėn Mitrit nga fundi i shek. XlV-tė. Kisha e mezit ėshtė e rindėrtuar mė 1634. Automobili vete gjer nė vėnd. Andej kėndej, vizitori sheh edhe varret e Kryepiskopėve dhe tė patrikėve tė Pejės.

    Manastiri i Graēanicės, afėr qytetit tė Prishtinės. Kur ėshtė themeluar nuk dihet. Dihet vetėm se mbret Millutini e rindėrtoi qė nga themelet, gjė qė duket prej njė dėrrase guri ngjitur nė murin e kishės tė Manastirit (1314-15) ku kėndohen kėto: "E pashė kishėn e Shėn Virgjėreshės dhe episkopatė e Liplanit tė rrėnuar, prandaj e ndėrtova prej themelit, e zografisa dhe e zbukurova pėrbrėnda dhe pėrjashta". Nė kėtė manastir ka patur rezidencėn dhe episkopata e Liplanit, e cila pėr kėtė arsye quhej shpesh herė dhe e Graēanicės, qė prej vitit 1383 deri mė 1530. Kisha ėshtė e stilit tė pastėr bizantin me tėrė vijat estetike tė bukura dhe me 5 kubera. I ėshtė kushtuar Ungjillėzimit tė Virgjėreshės qė festohet mė 25 Mars qė ėshtė dhe dita e panairit tė Manastirit.

    Manastiri i Mesopotamit, afėr qytetit tė vjetėr tė Finiqit ne Delvinė. Eshtė njė nga manastirėt e vjetėr tė Shqipėrisė. Mė 668 pas Krishtit u bė seli e Episkopatės sė vjetėr tė Finiqit, Episkopi i sė cilės qysh atėherė titullohej "I Mesopotamit dhe i Finiqit". Pėr mjaft kohė ky manastir ka qenė edhe qėndėr Eksarhati tė Patrikanės tė Stambollit qė ushtronte tė drejta shpirtėrore mbi katundet e rrethit. Kisha e bukur bizantine me dy kubera, i ėshtė kushtuar Shėn Kollit qė festohet mė 6 Dhjetor. Nė murin nga Veri-Perėndimi sheh njeriu monstra tė ndryshme tepėr fantastike. Nė kohėt e vjetra kishte njė bibliotekė tė pasur.

    Shumė mund tė shkruhet me kėtė rast dhe mbi kishat e Voskopojės, qė nga pikpamja e artit dekorativ pėrbėjnė njė nder tė madh pėr vendin tonė, mbi manastirėt: e Shėn-Prodhromit nė Voskopojė, tė Shėn-Pjetrit nė Vithkuq, tė Cepos nė Gjirokastėr dhe mbi aq e aq kisha e manastirė tė tjerė, tė cilat mjerisht tufani i sotshėm i luftės i ka fshirė nga faqia e dheut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:53

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    10. Hierarkia e lartė e Kishės Orthodhokse Autoqefale

    Si mbyllje tė kėtij studimi tė shkurtėr mbi Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė po japim disa shėnime tė shkurtėra biografike tė hierarkėve tė Kishės qė pėrbėjnė Sinodhin e Shenjtė.

    1. Kr. H. e Tij Imz. Kristofor Kissi, Kryetar i Kishės Orthodhokse Autoqefale, Kryepiskop i Gjithė Shqipėrisė, ka lindur nė lagjen Kala tė Beratit; ka mbaruar Shkollėn Theologjike tė Halqit (Hejbeli) tė Stambollit mė 1908. Pas mbarimit tė studimeve ka qenė profesor i Gjimnazit tė Jovan Bankės nė Korēė. Para luftės Ballkanike Kr. H. e Tij ėshtė kthyer nė Stamboll; ka marrė mė 1916 nė atė qytet gradėn episkopale dhe ėshtė emėruar Episkop i Makriqojt tė Kostandinupojės gjer nė vitin 1923. Mė 1923 ėshte dėrguar nė Stamboll prej Qeverisė Shqiptare njė komision i posaēėm me autorizimin qė tė ēelė negociata me Patrikanėn Ekumenike, tė cilat dėshtuan. Pas dėshtimit tė qėllimeve tė kėtij komisioni, Imz. Kristofori ka lėnė Episkopatėn e tij nė Stamboll dhe ka ardhur nė Shqipėri. Mė 1923 ėshtė emėruar Episkop i Beratit, mė 1934 Episkop i Korēės dhe mė 1937 Kryetar i Kishės Autoqefale dhe Kryepiskop i Gjithė Shqipėrisė.

    2. Kr. H. e Tij Imz. Visarion Xhuvani, Mitropolit i Beratit, ėshtė nga Elbasani. Studimet e mesme dhe tė larta theologjike i ka kryer nė Athinė. Mė 1926 ėshtė dorėzuar Episkop nė Cetinjė prej dy Episkopėsh rusė nga tė emigracionit. Ka marrė pjesė nė lėvizjen pėr pavarsinė e Kishės. Mė 1929 formoi Sinodhin e Shenjtė dhe u bė Kryetar i Kishės Autoqefale. Mė 1936 jep dorėheqjen nga Kryesia dhe mė 1941 u emėrua Mitropolit i Beratit - Vlorės dhe Kaninės.

    3. H. e Tij Imz. Agathangel Camēe, Episkop i Korēės, ka lindur nė Korēė ku ka kryer dhe Gjimnazin grek. Mė 1903 shkoi nė Amerikė ku morri pjesė nė lėvizjen kombėtare. Mė 1919 u dorėzua prift nė New York. Shėrbeu nė Amerikė si meshtar dy vjet, duke shkuar qytet mė qytet dhe duke bėrė shėrbesa fetare nė gjuhėn shqipe. Mė 1921 vjen nė Shqipėri. Mė 1922 morri gradėn e Arqimandritit dhe mė 1929 u hirotonis dhe u emėrua Episkop i Beratit. Pas 1941-it u transferua si Episkop i Korēės - Pėrmetit dhe Voskopojės.

    4. H. e Tij Imz. Serafimi, Episkop i Prizrenit, lindi nė Prizren mė 1873 ku kreu shkollėn fillore dhe Seminarin. Mė 1902 qe dorėzuar prift nė Shkodėr. Si shėrbeu si meshtar nė Pejė e nė Prizren. Mė 1906 shkoi nė Rusi ku kreu Akademinė Shpirtėrore. Mė 1912 u emėrua profesor nė Seminarin e Prizrenit, mė 1914 qe transferuar si i tillė nė Gjimnazin e Shtetit nė Maqedoni dhe mė 1920 qe dorėzuar Episkop i Shtetit. Pas 1929 u transferua nė Prizren me titullin: I Rashko-Prizrenit.

    5. H. e Tij Imz. Irine Banushi, Episkop i Strugės ka lindur nė Shkodėr mė 1906 ku kreu dhe mėsimet fillore dhe gjimnaziale. Pas mbarimit tė Seminarit tė Cetinės ndoqi Fakultetin e Theologjisė pranė Universitetit tė Beogradit nga dhe u diplomua. Mė 1938 qe emėruar prej Kryesisė sė Kishės Autoqefale profesor i Seminarit dhe njėkohėsisht prej Ministrisė sė Arėsimit profesor i gjuhės Latine dhe i historisė nė Liceun Shtetėror tė Tiranės. Mė 1942 u hirotonis dhe u emėrua me vendim Sinodhit Episkop i Strugės - Prespės dhe Caredvorit.

    6. Ikonom i Madh Mitrofor At Vasil Marko, anėtar i Sinodhit ėshtė nga katundi Borovė e Kolonjės ku ka bėrė dhe mėsimet e para. I jati i tij Grigor Papa Marku ishte kryetar i Shoqėrisė Shqiptare tė Sofjes. Pėr ndjenjat e tij kombėtare u detyrua tė largohej nga Bullgaria dhe vajti nė Amerikė. Nė qytetin Boston, Mass., ndoqi kurset e natės nė njė shkollė tė mesme. Mė 1919 qe dorėzuar prift nė Saint-Louis dhe mė 1921 sė bashku me H. e Tij Episkopin e Korēės Imz. Agathangjelin erdhėn nė Shqipėri ku janė pėrpjekur pėr pavarsinė e Kishės. Nė Kongresin e Beratit mė 1922 qe zgjedhur Kryetar i Kėshillit tė Lartė. Ka kryesuar komisionin qė mė 1923 shkoi nė Stamboll pėr tu marrė vesh me Patrikanėn pėr ēėshtjen e Kishės Shqiptare. Mė 1929 Kisha Shqiptare pėr shėrbimet qė i ka sjellė ēėshtjes kishėtare i dha gradėn e Ikonomit tė Madh me tė drejtėn tė mbajė dhe mitėr pa kryq e tė jetė anėtar i Sinodhit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-08-2014 mė 21:53

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20
    15 vjet mė parė...

    Vizita e parė zyrtare nė Patriarkanėn Ekumenike

    Nė kuadrin e ciklit tė vizitave, qė sipas traditės sė Kishės Orthodhokse, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Anastasi do tė bėjė nė tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale tė botės... nga 21 deri 24 korrik 1995, Ai vizitoi Patriarkanėn Ekumenike tė Konstandinopojės.
    Nė kėtė vizitė, e para e ciklit, Fortlumturia e Tij Anastasi shoqėrohej nga Pėrfaqėsuesi i pėrgjithshėm arkihieratik Atė Jani Trebicka, Atė Efthim Kallama, dhjakon Sotir Xhaferi dhe teologu z. Dhimitėr Beduli.

    E premte 21 korrik.

    ...Nė oborrin Patriarkanės Ekumenike kishin dalė pėr tė pritur delegacionin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė e gjithė hierarkia e lartė, krejt kuadri klerik e laik i saj, si edhe shqiptarė me banim nė Stamboll. Tė gjithė sė bashku, nėn tingujt e kambanave, hynė nė Kishėn Patriarkale tė Shėn Gjergjit, ku filloi tė psalet Dhoksologjia...

    Mė pas, delegacioni u prit nga Tėrėshenjtėria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, nė prani dhe tė anėtarėve tė Sinodit tė Hirshėm. Tėrėshenjtėria e Tij Fort e Hyjshme i uroi mirėseardhjen delegacionit tė Kishės sonė, shprehu gėzimin dhe kėnaqėsinė e tij pėr punėn e madhe qė ėshtė kryer deri tani pėr ringritjen e riorganizimin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, me gjithė pengesat dhe vėshtirėsitė e hasura dhe i bėri njė vlerėsim tė denjė personit tė Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit Anastas, pėr kontributin shumė tė ēmuar qė ka dhėnė nė fushėn kishtare, studimore dhe misionare...

    ... Kryepiskopi Anastas falėnderoi pėr pritjen jashtėzakonisht tė pėrzemėrt qė i rezervoi delegacionit, pėr vlerėsimin qė i bėri punės sė kryer dhe personit tė tij modest, duke theksuar, se vizita e tanishme e kėtij delegacioni ėshtė edhe njė shprehje e pėrzemėrt dhe e sinqertė e mirėnjohjes dhe e falėnderimit ndaj Kishės sė Madhe e tė Shenjtė tė Krishtit, ndaj Patriarkanės Ekumenike, pėr iniciativėn qė Ajo mori nė kohėn e duhur dhe nė bazė tė sė drejtės qė gėzon, si i pari fron i Orthodhoksisė mbarė, pėr zgjidhjen kanonike tė problemit tė rindėrtimit dhe riorganizimit tė Kishės sonė Orthodhokse Autoqefale ...

    E shtunė 22 korrik, paradite. Delegacioni i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė pati njė takim me njė delegacion tė Patriarkanės Ekumenike...
    Pasdite, delegacioni ynė shkoi nė ishullin e bukur turistik tė Halkit (Hejbeli), ku mbi njė kodėr, nė qendėr tė tij, ndodhet manastiri i hirshėm i Shėn Triadhės dhe Instituti i Lartė Teologjik. E diel 23 korrik.

    Nė kohėn e Dhoksologjisė u vendosėn nė qendėr tė Kishės dy frone. Do tė meshonin bashkarisht Tėrėshenjtėria e Tij Fort e Hyjshme, Patriarku Ekumenik Vartholomeu dhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, me pjesėmarrjen dhe tė gjashtė mitropolitėve, anėtarė tė Sinodit tė Hirshėm Patriarkal.
    ...Pjesėt e Liturgjisė qė i takonin Kryepiskopit Anastas, Atė Janit dhe dhjakon Sotirit, u thanė nė gjuhėn shqipe. Shqip u tha edhe lutja e Zotit “Ati ynė”, nga z. Dhimitėr Beduli.

    Pas mbarimit tė Liturgjisė Hyjnore, u krye nga Patriarku Ekumenik dhėnia e ofiqit tė lartė kishtar “Arhont mėsues i Ungjillit”, anėtarit tė delegacionit tė Kishės sonė, z. Dhimitėr Beduli, pėr kontributin e tij tė gjatė kulturor-arsimor nė dobi tė Kishės.....

    Ngjallja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,416
    Postimet nė Bllog
    20



  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Kontribute ne kishen ortodokse shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    3. Lėvizja nėpėr Kolonitė Shqiptare tė jashtme

    Por, hovin mė tė madh kjo lėvizje e mori nėpėr kolonitė shqiptare tė jashtme ku shqiptarėt gėzonin mė tepėr liri dhe sidomos nė ato tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėtu mund tė themi se u fillua puna me sistem e me gjallėri e zell tė madh. Protagonisti i vėrtetė i saj qe Fan Noli, i cili mė, 8 Mars 1908, pas dėshirės sė pėrgjithėshme tė shqiptarėve tė atjeshėm u dorėzua prift nė Boston prej Mitropolitit Rus tė Njujorkut Imz. Platonit, pasi mė pėrpara qe kėrkuar dhe qe marrė pėr kėtė akt pėlqimi i Sinodhit tė Kishės Ruse. Mė 22 tė po kėtij muaji qė ish e diela e Orthodhoksisė, u celebrua nė Knight Hall tė Bostonit mesha e parė nė gjuhėn shqipe nė mes tė gėzimit dhe entuziazmit tė tė gjithėve dhe nė pasdreken e asaj dite u themelua nė Phoenix Hall Boston Massachusets Kryekisha e Shėn-Gjergjit dhe u zgjodhėn pleqėsitė ė para kishėtare. Qysh atėherė prifti i ri iu pėrvesh punės. U pėrpoq dhe botoi nė gjuhėn shqipe librat kishėtare mė tė domosdoshėme, tė pėrkthyera prej tij qė kur ish laik(30).[/i]

    Njė kontribut tė madh pėr krijimin e themeleve tė kishės ortodokse shqiptare tė pavarur nga shovinizmi grek , luajti Petro Nini Luarasi, i pari emigrant politik shqiptar nė ShBA dhe themeluesi i te parave shoqeri ortodokse shqiptare"Pellazgu" e "Malli i Memedheut".
    Ja disa indikacione pėr aktivitetin e tij si besimtar ortodoks i shquar shqiptar ne kurorezimin e FanNolit prift e meshėn e pare ku Petro Nini qe psallt ( gjithnjė ortodoks)

    Gazeta Kombi, 10 janar 1908
    "Zgjedhjet e shoqėrisė Besa-Besė ( ku u diskutua edhe per njė prift shqiptar)
    Folėn Kristo Dako dhe FanNoli ...Pas priftit Jakob qė bėri tė njohur se arkipeshkopi rus Platoni do tė ndihmojė, z.Petro Luarasi me njė fjalė tė shkurtėr rrėfeu mirėnjohjen qė do tė kenė shqiptarėt nė kishėn ruse porsa tė ndihmojė tė fillojė kisha shqip. Kėshtu mbetėn tė gjithė tė kėnaqur e plot gėzim nga kjo.’’

    Nga njė rekord zyrtar i marrė nga arshiva e zyrės civile Hudson, tė botuar mė vonė nė Kalendarin e botės, 1939
    ‘’U mbajt njė mbledhje tjetėr e cila zgjodhi njė komision qė tė kėrkojė kandidaturėn e njė shqiptari pėr prift. Dhe kandidatė ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass tė cilėt u votuan prej delegatėve tė Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-itdhe fitoi Fan Noli qė tė dorėzohej prift’’

    Veterani Guri Sevo, shkruan
    “Edhe nė ēėshtjen e kishės shqipe qė lojti njė rol tė madh nė lėvizjen kombėtare tonės, Petro Nini Luarasi ka qenė flamurtar i parė, jo vetėm nė Shqipėri po e po, por edhe nė Amerikė. Mė 1905 me rastin e refuzimit tė priftit grek tė Wochester-it,Mass, qė tė mbulonte njė shqiptar tė vdekur, shqiptarėt iu lutėn Petros tė bėhej prift...Pėr hir tė ēėshtjes shqiptare edhe prift do tė kish pranuar tė bėhej Petroja por ai ia lėshoi vendin njė shqiptari mė ‘’aksios’’ pėr kėtė zyrė tė shenjtė Fan Nolit...”
    (Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)

    ‘’Pasi u dorėzua Fan Noli prift mė 25 vmars 1908 nxorri meshėn e parė shqip nė BostonI vetmi qė mund tė zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetėr nė gjuhėn shqipe i pėrgatitur. Z.Luarasi psallti mirė. Pas ungjillit mbajti njė fjalė pėr kėtė ēėshtje dhe provoi dobitė qė do tė lkish patur atdheu tonėporsa tė kish pėrdorur gjuhėn e vet nė kishė. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ėrmbi kėtė ēėshtje shumė bukur.’’ Shumė shqiptarė porsa dėgjuan se ai (Fan Noli) u urdhėrua (prift) prej episkopit rus u bindėn se me tė vėrtetė ėshtė ortodoks. Pas kėsaj ata qė ishin mė fanatikė ndjekės tė Patrikanės, u bėnė mė tė zjarrtit e kishės shqipe. Kuptuan se nuk ėshtė mėkat tė pėrdoret gjuha shqipe nė kishė si] u kish thėnė dhespoti dhe qė tė gjitha mallkimet kishin qėllim politik’’ Kombi 22 mars 2008


    Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha petro sa s’qante nga gėzimi! dikush i tha qė prifti shqiptar qenkesh me tė vėrtetė shumė i zoti.
    -pėrndryshe nuk do tė vinte mitron pa vėnė kamillafin, iu pėrgjegj Petro pėr tė caktuar kryelartėsinė me tė cilėn e nxorri meshėn e parė prifti i parė shqiptar’’ Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.86)

    Mesha nė Hudson Mass
    Siē dihet nė Hudson u fillua shoqėria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqėri vuri nė praktikė idenė e fillimit tė njė kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dėrguar priftin Fan Noli nė Nju Jork. Pas meshės mbajti njė fjalė greqisht Fan Noli (qė krijoi keqkuptime ndėr dėgjuesit). Pas fjalės sė priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orė dhe shumė bukur “ kombi, 27 mars 1908
    Fan Noli ka shkruar:" Petro Nini Luarasi ishte Paul Reeveri shqiptar, ai qe i pari pionier i lėvizjes kombėtare nė Amerikė‘’
    --------------
    Historia shkruhet mbi fakte, e jo me hamendje

  15. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    Pėr hir tė ēėshtjes shqiptare edhe prift do tė kish pranuar tė bėhej Petroja por ai ia lėshoi vendin njė shqiptari mė ‘’aksios’’ pėr kėtė zyrė tė shenjtė Fan Nolit...”
    (Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)

    Po te krahasojme kete kuote me te dhenat qe na jep Mustafa Kruja, ne leterkembimin e tij me pater Paulin Margjokaj, shohim se ne kete kohe per shume "ortodokse" dinjitet prifteror = koncept politik laik. Kjo eshte nje periudhe PROTO-enveriste qe do conte natyrshem, via diktatures se lehte te Zogut, drejt e ne shtypjen e plote te fese ne 1967.


    Ja kuota e Mustafa Krujes per Nolin:


    Citim Postuar mė parė nga Leterkembim, 1947-1958, Mustafa Kruja, P. Paulin Margjokaj, fq 77

    Fan Noli, ........., - shpirtnisht i lame prej fejet - me gjithe qi prift e kryetar Kishe per oportunitet politik -, ......

    Nuk eshte rastesi qe Katoliket i shpetuan kesaj lloj "Feje" te perzier haptazi me ateizem, nenshtrim ndaj politikes laike, apo komunizem, sikurse ndodhi me ortodokset gjate gjithe shekullit 20.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 03-01-2011 mė 07:55

  16. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,471
    Postimet nė Bllog
    1
    Pas kėsaj ata qė ishin mė fanatikė ndjekės tė Patrikanės, u bėnė mė tė zjarrtit e kishės shqipe. Kuptuan se nuk ėshtė mėkat tė pėrdoret gjuha shqipe nė kishė si] u kish thėnė dhespoti dhe qė tė gjitha mallkimet kishin qėllim politik’’ Kombi 22 mars 2008
    Mendoj se kjo nuk eshte gjuhe e nje te Krishteri Orthodhoks, pasi Patriarkana ka qene eshte dhe do te jete Nena jone e Madhe, pa te cilen nuk do te ekzistonte Kishe Orthodhokse. Levizjet kane qene ne kohe te caktuar dhe ne kushtet e pjekura.

    Edhe shpallja e Kishes sone Autoqefale dhe perdorimi i gjuhes shqipe u shpall me Tomos-in prej Patriarkanes.
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Mendoj se kjo eshte gjuha e nje te krishteri ortodoks shqiptar i cili i ka vuajtur ne gen disa gabime te renda te Patriarkanes dhe kshes ortodokse greke ne ate kohe (disa thone se ishte e njejta strategji, por nuk po merremi me supozime por me fakte). Meqe po merremi me historine e krijimit teKishesOrtodokse Autoqefale Shqiptare analizohen edhe shkaqet, edhe pasojat dhe nuk na ngelet neve te ribejme ngjarjet per hir te interesit e politikave te sotme qe mund te ndryshojne sipas konjukturave. Hajani ortodokseve shqiptare buken, por mos ua permbysni kupen se ju ze syte.

  18. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Monikal, mendoj se per ty prononcime te tilla nga njerez serioz dhe qe e deshen Nolin, si Mustafa Merlika Kruja, nuk perbejne problem. Per mua PO!

    Leterkembim 1947-1958, fq 73

    Fan Noli s'kishte vokacjon shpirtnuer, kishte leme orthodoks dhe urrente kishen greke thjesht nga pikpamja politike si Shqiptar
    .

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Ku Fan Noli e ku Mustafa Kruja

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Monikal, mendoj se per ty prononcime te tilla nga njerez serioz dhe qe e deshen Nolin, si Mustafa Merlika Kruja, nuk perbejne problem. Per mua PO!

    Leterkembim 1947-1958, fq 73

    Fan Noli s'kishte vokacjon shpirtnuer, kishte leme orthodoks dhe urrente kishen greke thjesht nga pikpamja politike si Shqiptar
    .
    Tek ana juaj kam dčgjuar shumč prononcime "serioze" ndaj Fan Nolit por ky qe dhate tani qenka "shume, shume serioz". Mustafa Kruja tč gjykojč Fan Nolin ...dhe per politike?
    Seminarist nga histori qenkeni bernut. Njeri qe dhe mbeti demokrat, tjetri nga demokrat u kthye nč fashist. Sa pčr nivel kulturor pastaj, bir o bir... Sa per ato fillimet ne Konare po por pastaj ...aman, aman. E ku i honepste Fan Noli kameleonet profashiste!

  20. #20
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,471
    Postimet nė Bllog
    1
    Mendoj se kjo eshte gjuha e nje te krishteri ortodoks shqiptar i cili i ka vuajtur ne gen disa gabime te renda te Patriarkanes dhe kshes ortodokse greke
    Une postoj ne mbrojtje te KOASH-it dhe nuk merrem me cenimet personale te kurrkujt. Dhe as marr persiper te korrigjoj historine...sot eshte kohe e ringritjes teresore te Kishes Orthodhokse ne Shqiperi, e cila nuk do te ekzistonte pa Patriarkanen. Te rrebelohesh ndaj Patriarkanes, do te thote te mos jesh orthodhoks.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2298
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 11:21
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •