Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1

    Persekutimi i te Krishtereve ne vendet islamike

    Gjuajten me gure, dogjen shtepite, ndoqen ata qe perpiqeshin te shpetonin duke qelluar si te cmendur. Ne fund numeroheshin 9 te vdekur, shtate nga te cilet kane te njejtin mbiemer, Hamid, te te njejtes familje, te aferm te murgut katolik ate Hysein Junis. Faji i tyre i vetem - ishin te krishtere.
    Kjo ndodhi ne Pakistan, ne Gojra, ne Panxhabin Lindor. Ne tere vendin te krishteret jane rreth 2 milion e 600 mije, mes nje popullsie 160 milionshe, gati e gjitha myslimane. Por me gjithe numrat, intoleranca fetare ndaj kesaj minorance paqesore dhe te varfer eshte kthyer ne nje gje te perditshme.
    Ngjarja e fundit nisi pas nje feste te pafajshme dasme mes te krishteresh, me 30 korrik. Dikush hapi fjale totalisht te genjeshterta dhe te qellimshme se ishin grisur ne te flete te kuranit. Kaq mjaftoi qe te nisnin sharjet dhe guret e fanatikeve. Pasdite disa shtepi ishin djegur. Por dhuna me e madhe shpertheu te shtunen, pikerisht ne Gojra.
    Te pakten 8 autobuze plot me ekstremiste islamike, erdhen nga jashte qytetit, plot me njerez te armatosur gjer ne dhembe. Slogani i tyre ishte se te krishteret kane te njejten fe me ushtaret amerikane, pra jane armiq dhe meritojne vdekjen. Filluan me gure, pastaj me benzine e bomba. Po te mos ishin larguar me te shpejte njerezit bilanci do te kishte qene shume me tragjik. Te 7 viktimat e familjes Hamid, qe nuk munden te largohen ne kohe, i dogjen te gjalle...
    Vitet e fundit kane pare ne Pakistan te pakten kater pogrome masive kunder te krishtereve. Gati gjithmone preteksti eshte ligji 295, qe ne emer te sharias denon me burgim te perjetshem e deri me vdekje ke akuzohet "per fyerje te Kuranit dhe profetit", qe keqperdoret hapur. Shpesh mjafton fjala e vetem nje ekstremisti islamik per te futur ne burg e persekutuar te krishtere, pa patur as edhe nje prove te vetme.

    (Gazeta "Ngjallja" Gusht 2009)
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Jo vetem ne Pakistan..., por edhe ne Filipine, ku pothuaj tere popullata eshte e krishtere, perseri forca te armatosura separatistesh islamike lajne me gjak tokat e atyre ishujve, pastaj kujtoni Sudanin...,as gishtin e vogel te dores nuk luajten fuqite perendimore per te mbrojtur ate 30% te Sudanit qe eshte e krishtere o anemiste ku mbi njezet vjet ( jo lufte ) genocid po e shdukin ate prezence te krishtere ne Sudan dhe asnje s'flet!
    Kujtoni qe ne mesataren e dy-tre muajve, ne Liban hidhet ne ere nga hezbollahet, nje kryeminister o minister i krishtere ( kryesisht ), por njekohesisht mos te harrojme Turr-qine..., po keshtu Sirine o fqinjen e saj, Irakun, ku eshte e perditeshme aq sa nuk perben me lajm, vrasja o hedhja ne ere e nje kishe asire o orthodhokse, eshte ne ēeshtje te dites ne vendetet afrikane sekuestrimi o vrasja o perdhunimi i klerikeve o misionereve katolike etj..., jane po keshtu ne shenjester ne vendet e kontinentit Indian, por jo vetem, vete ne qender te Evropes plake dhe te ēoroditur, nje mjekrrosh i mbeshtetur nga klusha te kuq, kerkon me ulerime te ulen poste kryqet nga vendet publike si shkollat, spitalet, zyra te ndryshme administrative, kjo si ne Spanje po keshtu ne France, Itali, e pothuaj ne tere kontinentin...
    Pra nuk jane te reja keto lajme, por qe shume i harrojne ose keshtu u leverdis.
    Te krishteret qe ne themelim te filozofise se tyre kane vuajtur dhe jane pergjysmuar, ndoshta kjo sakrifice e tyre, i ben me superior se ē'do tjeter filozofi, qe per mua quhet Bese!
    Por qe sot armiqte me te perbetuar jane ateistet dhe funderrinat e arsimimit gratis te filozofise komuniste, qe per pak sa nuk i zuri vendin edhe vete krishterimit, duke filluar qe ne parrullat dhe deri ne perpunimin e etikes..., kujto qe nga komuna e Parisit e deri ne ditet e sotme...
    Te krishteret e dine qe ne fillim, qe per shkak te Tij, do te perndiqen, e per kete do te shperblehen po nga Ai, pasi Zoti e mban fjalen...

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Shoferi i njė familjeje tė pasur nė Ravalpindi tė
    Pakistanit u dogj i gjallė nga njė grup fanatikėsh myslimanė,
    pasi nuk pranoi tė ndryshojė besimin e krishterė.
    Prej kohėsh atij i bėnin presione nga punėdhėnėsi i tij
    pėr t’u konvertuar nė islam, por kishte refuzuar. Kjo
    solli edhe veprimet e dhunshme kundėr tij e deri tek
    akti makabėr.
    Sikur tė mos mjaftonte kjo, si dėshmi qė kėtė persekutim
    ndaj tė krishterėve tė Pakistanit (1.6 pėr qind
    e popullsisė) e mbėshtet edhe shteti, pasoi edhe keqtrajtimi
    e pėrdhunimi nė sytė e fėmijėve tė mitur i gruas
    sė viktimės nga ana e policėve tė kazermės lokale, ku
    kishte vajtur pėr tė denoncuar vrasjen e tė shoqit.
    Dhuna ndaj tė krishterėve nė Pakistan ėshtė nė
    rendin e ditės me heshtjen aprovuese tė autoriteteve
    shtetėrore, policore e gjyqėsore.

    (nuk e kam bere kete postim per te nxitur urrejtje, por per te marre shembull se si duhet qe ta ruaje besimin e vet i Krishteri, si ky shofer qe nuk dallon nga martiret e Krishtere dhe vendi i te cilit eshte kurora e lavdise ne banesat qiellore)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 15-04-2010 mė 06:04
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Sulmi qė iu bė njė kishe kopte tė krishterė,
    nė provincėn veriore tė Mersa Matruh, Egjipt,
    shkaktoi 25 tė plagosur, duke pėrfshirė fėmijė
    dhe gra. Njė turmė prej 3 mijė myslimanėsh
    sulmoi besimtarėt qė ishin mbledhur nė lutje nė
    njė ndėrtesė ngjitur me kishėn lokale.
    Zemėrimi i fondamentalistėve u shkaktua pėr
    shkak tė njė lajmi tė rremė tė pėrhapur, se tė
    krishterėt kishin filluar tė ndėrtonin njė vend tė
    ri adhurimi.
    Njė grup mysliman fanatikėsh - beduinė dhe
    salafi ishin mbledhur pėr tė gjuajtur me gurė
    njė shesh ndėrtimi qė ata besonin se ishte njė
    vend kulti nė ndėrtim.
    Dėshmitarė lokalė thanė se forcat e sigurisė
    qė ishin aty tė pranishme nuk arritėn dot tė pėrmbanin
    sulmin. Policia pėrdori gaz lotsjellės dhe
    arrestoi mjaft persona, si myslimanė ashtu edhe
    tė krishterė. Vetėm nė mėngjesin e ditės tjetėr,
    falė pėrforcimeve tė ardhura nga Aleksandria,
    besimtarėt koptė arritėn tė kthehen nė shtėpitė
    e tyre dhe tė dalin prej ngujimit tė detyruar.
    Nė momentin e sulmit nė shtėpinė e krishterė
    tė lutjes, ndodheshin katėr priftėrinj, njė dhjakon
    dhe 400 besimtarė. Tė krishterėt thanė se
    ndėrtesa qė po ndėrtohet ėshtė njė azil pleqsh
    dhe tha se ishin tė tmerruar nga sulmi mė i fundit.
    Imami lokal Shaikh Khamees ndėrhyri ditėn e
    premte gjatė lutjeve duke nxitur ndezjen e
    gjakrave dhe nė egėrsimin e myslimanėve. Ai
    theksoi detyrėn e luftės kundėr “armiqve” tė
    Islamit dhe tha “se nuk tolerojmė praninė e
    krishterė nė zonėn tonė”.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Pakistan

    Denohet me vdekje e krishtera

    Njė grua e krishterė pakistaneze, Asia Bibi, e cila mbrojti besimin e saj pėrballė provokimeve poshtėruese tė disa grave myslimane, u dėnua nga njė gjykatė lokale me vdekje.
    Vitet e fundit janė shtuar dėnimet mbi bazėn e ligjit famėkeq pėr blasfeminė, i cili pėrdoret si njė kėrcenim pėr jomyslimanėt vendės, tė cilėt vriten, digjen, dėnohen pa tė drejtė, konvertohen me dhunė, dhe shteti qėndron indiferent, pėr tė mos thėnė qė bashkėpunon me
    elementėt fondamentalistė.



    Bagdad

    Vriten 37 tė krishterė

    Duket se kalvari i tė krishterėve tė Lindjes sė Mesme nuk ka mbarim. Mė 1 nėntor, njė komando terroriste sulmoi njė kishė tė krishterė nė Bagdad. Pas pėrleshjeve me policinė, e cila u tregua totalisht joprofesionale, u vranė 37 tė krishterė, mes tė cilėve dhe dy klerikė.
    Prej kohėsh nė Irak, nga Mosuli e deri nė Bagdad, tė krishterėt janė pre e sulmeve tė pėrsėritura tė fondamentalistėve. Nė kohėn e Sadamit nė Irak jetonin rreth 1 milion tė krishterė, ndėrsa sot mė shumė
    se gjysma e tyre jetojnė si refugjatė nė vende tė tjera. Ata ndihen tė braktisur e tė tradhtuar nga qeveria dhe nga komuniteti ndėrkombėtar, qė shumė pak ka bėrė pėr t’i mbrojtur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 16-12-2010 mė 09:40
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Indi, Pakistan

    Digjen Kisha ne Indi

    Pas deklaratave delirante tė kryetarit tė njė sekti tė quajtur tė krishterė nė SHBA, se do digjte njė kopje tė Kuranit mė 11 shtator, pati reagime sa tė papritura aq dhe tė papranueshme
    pėr logjikėn dhe bashkėjetesėn fetare. Ndėrsa mediat i jepnin pėrēartjeve tė pastorit Xhons njė jehonė tė paimagjinueshme dhe tė pabazė, ekstremistėt islamikė e shfrytėzonin nga ana tjetėr pėr ta paraqitur si njė “sulm nga tė krishterėt” kundėr Islamit. Rezultat i kėsaj ishin manifestime tė dhunshme nė Indonezi, Pakistan, Indi etj., qė ēuan deri nė djegie kishash. Ngjarjet mė tė rėnda ndodhėn nė Kashmir, Indi, ku u dogj njė shkollė e krishterė dhe u tentua djegia e shkollave dhe e kishave tė tjera, ngjarje qė sollėn edhe 22 tė vdekur nė pėrleshjet qė pasuan.
    Ja pra qe ende edhe sot nuk ka mbaruar periudha e Dioklecianit dhe Maksimianit. Por, se paku atehere denoheshe vendim te Perandorit. Sot ne keto vende je i rrezikuar ne ēdo moment, boll qe te shpallesh i Krishtere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 16-12-2010 mė 10:00
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    O zot ver dore mbi te paudhet

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ja pra qe ende edhe sot nuk ka mbaruar periudha e Dioklecianit dhe Maksimianit. Por, se paku atehere denoheshe vendim te Perandorit. Sot ne keto vende je i rrezikuar ne ēdo moment, boll qe te shpallesh i Krishtere.
    Vertet shume e dhimshme qe myslimanet te keqtrajtojne te krishteret dhe anasjelltas kur tč krishterčt keqtrajtojnč myslimančt si p.sh greket kur i masakruan ēamet dhe ende nuk po i lene te shohin varret e te afermve. Madje, akoma me e dhimshme kur tč krishterčt keqtrajtojnč te krishterčt. O zot, ver dore mbi te paudhet qe shiten e blien per te vrare e neperkembur robt e tu! Amen!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •