Finlandezi ka mundur tė fitojė garėn e Suzukės nė xhiron e fundit, edhe pse u nis i 17-ti 10-10-2005
Raikonen arrin misionin e pamundur
Piloti finlandez i skuderisė Mclaren-Mercedes, Kimi Raikonen, ka zhvilluar ditėn e diel njė nga garat mė tė bukura tė kėtij sezoni. Eshtė nisur nga vendi i 17-tė nė Ēmimin e Madh tė Japonisė dhe ka arritur ta fitojė atė. Megjithėse arriti tė bėnte kėtė mrekulli, Raikoneni nuk pati mundėsi tė ndalte skuderinė Renault, qė tė rimerrte kryesimin e klasifikimit pėr konstruktorė. Skuderia franceze ėshtė ringjitur nė krye me dy pikė avantazh ndaj McLaren-it. Pilotėt e saj, Fernando Alonso dhe Xhankarlo Fizikela, janė renditur nė vendin e dytė dhe tė tretė nė kėtė garė.
Njė fakt, interesante nė kėtė garė ka qenė kur spanjolli Alonso, i cili trashmė ėshtė edhe kampioni i botės pėr kėtė sezon, ka arritur tė parakalojė Majkėll Shumakerin, dy herė gjatė kėsaj gare. Nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė, ai ka 123 pikė, ndėrkohė qė Raikoneni ka 104. Duhet theksuar se finlandezi ka arritur fitoren e shtatė nė kėtė sezon, ndėrkohė qė Alonso ka vetėm 6. Australiani Mark Veber e ka pėrfunduar garėn nė vendin e katėrt pėrpara Xhenson Batonit dhe bashkėkombasit tė tij, Devid Kulthardit. Gjermani i Ferrarit, Majkėll Shumaker, ėshtė renditur nė vendin e shtatė pėrpara vėllait tė tij Ralfit, i cili megjithėse u nis nga "poli", nuk mundi tė merrte mė shumė se njė pikė. "Kjo ishte njė nga fitoret mė tė vėshtira qė kam arritur deri tani, megjithatė ishte padyshim edhe fitorja mė e bukur, pasi u arrit pas njė lufte tė ashpėr, - ka thėnė Raikoneni, i cili ka ndėrperė dhe serinė e fitoreve radhazi tė Ferrarit nė Suzuka. - Me tė vėrtetė ka qenė njė nga fitoret mė tė bukura. Nuk kisha asgjė pėr tė humbur, janė shanset e fundit." Ndėrkohė qė numri 1 i kėsaj skuderie, Ron Denis, ka shtuar: "Nė momentet e fundit mė pyeti pėr xhirot e mbetura dhe i thashė se kishte mbetur vetėm njė. I kėrkuam maksimumin dhe me gjithēka rezultoi fenomenale."
Skuderia Renault, nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr konstruktorė, ka 176 pikė, ndėrkohė qė McLaren-i 174. Nė tė vėrtetė ka qenė dalja nga gara e Huan Pablo Montojės ajo qė me sa duket i ka kushtuar vendin e parė nė klasifikimin pėr konstruktorė skuderisė McLaren-Mercedes. Nė tė vėrtetė ka qenė Zhak Villnėv ai qė ka shkaktuar kėtė incident, i cili rezultoi fatal pėr pilotin kolumbian. "Nuk arriti tė frenonte nė momentin e duhur. Mė pas u fut nė shikan shumė gjerė dhe sa vinte e zgjeronte trajektoren, derisa mė nxori krejtėsisht jashtė," - ka thėnė menjėherė pas incidentit Huan Pablo Montoja, i cili ishte dhe fituesi i garės sė kaluar nė Brazil. Pikėrisht pėr kėtė incident ka hyrė mė pas nė pistė edhe makina e sigurisė.
Krijoni Kontakt