Të gjitha mundësitë për Kosovën janë të mundshme-prej autonomisë e deri në pavarësinë e plotë të saj.
Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Kofi Anan, i cili sot edhe zyrtarisht do t'i rekomandojë Këshillit të Sigurimit që negociatat për statusin e Kosovës të fillojnë sa më parë.
"Sot do ta informojë Këshillin e Sigurimit se dëshiroj që bisedimet lidhur me statusin përfundimta të Kosvës të fillojnë sa më parë", deklaroi Anani gjatë konferencës për gazetarë në Bern, Zvicrës. Duke refuzuar të japë komente tjera rreth kësaj, Aanani vetëm bëri të ditur se së shpejti do të emrojë të dëguar të posaçëm i cili do t'i kryesojë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës.
"Kuptohet se nuk mundem të them se çfarë do të jetë rezultati përfundimtar nga bisedimet. Çështja për pavarësi është në tryezë. Çështja për autonomi është në tryzë. Për këto do të bisedojmë me Beogradin dhe me Prishtinën", deklaroi Anani.
Duke iu referuar disa burimeve diplomatike, agjencia "Rojters" lajmëroi se Këshilli i Sigurimit, për rekomandimet e Ananit do të shprehet deri në fund të këtij muaji, sigurishtë më 24 tetor.
Krijoni Kontakt