Ne kete teme do jene gjithe informacionet qe kane lidhje me shit-blerjet e futbollisteve apo zevendesimin e trajnereve....![]()
----------------------------------------------------------------------------------------------------
BALLACK TEK INTERI ?
Akoma titullari i kombetares gjermane nuk ka rinovuar kontraten me BAYERN .
Trajneri MAGATH tha :
<< Klubi nuk mund te prese pafundesisht nenshkrimin e kontrates nga BALLACK. Ne rolin e tij eshte nga me te miret ne bote. Oferta per rinovim eshte shume e mire , por klubi nuk mund te prese pafundesisht >>
Thuhet qe pas kesaj rezistence te BALLACK fshihet INTERI . MORATI e ka pas fiksim dhe kerkon me cdo kusht ta marre duke i ofruar nje kontrate te majme. Interi vitin tjeter do jete pa VERON , i cili mund te terhiqet ne Argjentine ...ndaj nje lider si BALLACK do ishte maksimumi per ekipin ...
BALLACK merr te BAYERN 2 mil euro ne vit . Tek Interi i ofrohet minimumi 3.5 mil euro .
Te shofim si do rrjedhin ngjarjet ...por BAYERN ka frike se do e humbe me parameter 0.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
SCOLARI DO LARGOHET PAS BOTERORIT 2006.
Trajneri brazilian i kombetares portugeze , Felipe SCOLARI mund te largohet pas boterorit 2006 .E ka deklaruar presidenti i federates portugeze .
<< Nese ngjarjet do shkonin keq , natyrisht qe SCOLARI do largohet , por edhe nese Portugalia do zere nje vend te mire , perseri eshte shume e veshtire qe ta mbajme ate , megjithese ne urojme te qendroje>>
Trajneri SCOLARI doli kampion bote me Brazilin ne Boterorin e fundit ...nderkohe qe mori Portugaline ne 2003 dhe e coi deri ne finalen e Europianit.
Krijoni Kontakt