Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    beb Maska e Sang_Real
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    Fluturimeve
    Postime
    14

    Stine pa emer...

    Nen kete qiell te rende mendimesh
    te mbeshtetem pas supit
    dhe endem botes tende
    ne kete stine te lodhur e pa emer
    dhimbja ime humbet peshperimave
    Keto jane ditet e mia
    pa pretendime
    nuk e dua nder duar jeten tende
    mua me mjaftojne ledhet e tua mengjeseve
    dhe dora e ngrohte qe me shtrengon
    kur mbytem trishtimeve

  2. #2
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anėtarėsuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Kjo poezi me pelqeu ,andaj suksese ne levrimin e pendes. Presim edhe poezi te te tjera.

  3. #3
    beb Maska e Sang_Real
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    Fluturimeve
    Postime
    14
    ...............................

    C'te te shkruaj...
    Ku ti gjej fjalet
    per te te pershkruar
    trishtimin
    e ketyre diteve azmatike
    nga duhani i tepert?
    Rreth nje tavoline
    ne nje kafeneje te lodhur...
    Ne,
    bijte e brezit qe u dogj pa u ndezur
    perziejme copeza enderrash
    me nje ekspres te hidhur...
    dhe qeshim per te mos qare
    rrime sebashku
    qe vetmite te shoqerohen
    Ne,
    fluturimin nuk e mesojme
    nga toka duke u ngritur
    por nga lartesite duke u hedhur....

  4. #4
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    ka vende pafund ku mundet te shkosh, pervec kafenese...une per vete do shkonj ne zelande te re...

    ama ky ekspresi ketu sikur se ka shijen qe duhet apo jo o gjak mbreteror?

    do te lexonj me shume vemendje sic te kam lexuar kaqe kohe...je pene!!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #5
    beb Maska e Sang_Real
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    Fluturimeve
    Postime
    14
    Ekspresi askund se ka shijen e duhur...
    Ti me ke lexuar? Si shqiponje qe je ke "syrin" e mprehte, dhe une qe pretendoja qe mund te fshihesha pas nje emri....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-05-2005
    Vendndodhja
    ne hijen e rrapit
    Postime
    17
    Citim Postuar mė parė nga Sang_Real
    ...............................


    Ne,
    fluturimin nuk e mesojme
    nga toka duke u ngritur
    por nga lartesite duke u hedhur....

    shume e vecante!

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Ne,
    fluturimin nuk e mesojme
    nga toka duke u ngritur
    por nga lartesite duke u hedhur....
    Sa mire qe shkruan po aq bukur sa dikur mike e dashur...!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    beb Maska e Sang_Real
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Vendndodhja
    Fluturimeve
    Postime
    14
    Ajo dikur...
    ishte e dashuruar me lulet
    i merrte ere vjedhurazi
    ne kopshtet buze rruges
    dhe i gezohej edhe nje
    margherite keputur
    lulishteve te sheshit,
    Ajo tashme...
    ka nje kopesht te sajin
    dhe nje luleshtar te mplakur
    qe kujdeset per te...
    Ajo dikur fliste me lulet..
    tashme rri pas dritares
    me shikimin e humbur
    Dhe une nuk ja kuptoj
    dhe une nuk di tja fal trishtimin...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga Sang_Real
    ...............................
    Ne,
    bijte e brezit qe u dogj pa u ndezur
    perziejme copeza enderrash
    me nje ekspres te hidhur...
    dhe qeshim per te mos qare
    rrime sebashku
    qe vetmite te shoqerohen
    kjo ishte shume e bukur...me vjen per te qare...e kam edhe une nga stina!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •