SHAKAJA


Kam pritur telefonata qe ne oret e para te mengjesit, te gjithe njerezit qe kujtoheshin per ditelindjen time me pyesnin me ze te gjalleruar si do ta kaloja diten, degjonin pergjigjen time te thate, donin te dinin pastaj si ishte moti ketej nga une dhe e ulnin receptorin te pakenaqur me bashkebisedimin.
Asnje qe te me merrte ne telefon e te me klithte gjithe urrejtje: Vdeksh qe neser!”, asnje urim nga ata qe te japin daten e te lene me gjithe mend keq per kusurin e dites qe sapo ka lindur. Te gjithe kishin manine te me jepnin edhe shtetedhjete e pese vjet te tjera qe te arrija qindeshin, kurse me entuziastet po me thoshin te kapja njemije vjetet. Kur fola me prinderit, u ndjeva si i kapur ne cark, iu dhashe disa pergjigje te shpejta, nuk i kuptova batutat e tim eti dhe u mbusha me ajer i lehtesuar kur e mbyllem telefonaten.
-Mori fund me kaq,-dhe degjova nje krisme ne qiell, dola ne ballkon me nje shishe ne dore dhe u ula te shijoja ne heshtje shiun qe sapo kishte filluar.
Ne goten e dyte u degjuan te trokitura ne dere.
-Kush te jete?-mendova dhe u skuqa ne fytyre i inatosur. Nuk i kisha thene kujt per festen time personale, hodha gjithe mundim hapat por kur e cela deren pashe qe ishte portierja qe kerkonte parate per ndricimin e katit. I buzeqesha dhe u ndjeva me mire kur pashe se asaj as ia thoshte fare mendja c’dite ishte sot per mua, e ftova te vinte brenda te pinte nje gote, por u pendova shpejt kur me pyeti me nje ze qe kerkonte te dinte me shume:
-Eshte ditelindja juaj sot, zoti Martin?
Ia perplasa deren ne fytyre dhe e rrotullova celesin ne brave, eca i xhindosur afer gotes, u ula dhe vazhdova te shijoj shiun qe po binte akoma.
Isha zgjuar ters per ditelindjen time, e nuk doja te kisha rrotull njerez qe me kerkonin te nderroja pamje e te hekurosja buzeqeshjen e dites se shenuar ne kalendar. Me erdhi ne mendje endrra qe po beja kohet e fundit, u shtriva pertoke sic beja ne gjumin tim, i mbylla syte dhe thashe me nje ze te paket:
-Vdiqa!
Mbi mua kaluan mornica te akullta, njelloj sikur te me kishte pushuar zemra, ato dy tre sekonda qe nuk mendova asnje gje ishin mrekullia vete, buzeqesha dhe kur u cova me kembe isha entuziast, e mbusha prape goten dhe kur i thashe vetes :”Gezuar plakņ”, u shkunda vendit dhe bera dy-tre ushtrim gjimnastikore mengjesi.
Ne oren njembedhjete isha kthyer ne nje diell shetites, kisha mbyllur shtepine dhe brodha ne fillim ne universitet ku lexova datat e provimit, pastaj shkova ne nje agjensi udhetimesh per te pyetur tarifat e nje fluturimi nderkontinental, shiu nisi te bjere nga e para dhe kur u bera det nga koka tek kembet, i mbajta capat tek salla e basteve, u futa brenda dhe lashe te gjitha parate qe kisha, me erdhi mire qe s’kishte qene me fat ditelindja ime.
Isha ne zonen e San Lorencos dhe po beja mbrapsht hapat te kthehesha nga kisha ardhur.
-Miku im, ke nevoje per cader?-dhe e gjeta veten te kapur nga krahet e fuqishem te Lambertos. Beme nje cope rruge ne heshtje, deri sa ai e flaku pertoke cadren, qeshem duke u pare sy nder sy e sikur ta kishim bere me fjale ia dhame vrapit drejt e ne hyrjen e pallatit.
-Ti je nje **** e gjysem!-i thashe duke dihatur me zor.
-Nuk do te kishe nxjerre nje fjale gjithe rruges,-me tha Llambertoja, une miratova me koke, por para se te ngiteshim lart, ai ndaloi e me tha te shkonim te merrnim per te pire. U hodh nje vrap tek dyqani i pijeve perballe, u kthye me dy Wiski te futura ne xhepat e medhenj te xhaketes. Kater shishet e veres i mbante ne duar, -Do vije edhe Vasjani,-me tha me ze te qete, pa dashur te justifikonte pijet, u ngjitem lart dhe kur i mbushem gotat, m’u duk sikur ishte dhurata e pare e asaj dite qe me pelqeu vertet.
-Ta le hapur deren?-po ulerinte Vasjani, qe i veshi me nje zhurme te gjalleruar muret e apartamentit tim. Qesha dhe dola ta ndihmoj te linte shishen e veres qe kishte sjelle.
-Erdha edhe me perpara ketu,-tha,-e gjeta vetem ate bukuroshin qe po te priste te vije. Pastaj u ndame e dolem te te kerkonim. Kete,-tha e beri me shenje shishen,- e solla se ke nevoje, qe kur t’u hapen fjalet qe ke lindur fatkeq e nuk po fiton njehere ne baste kuajsh dhe ne ndeshje pokeri.
Une qesha me pikellim kur kujtova fatin e disa oreve me pare, u ulem te tre ne ballkon e pyeta Lamberton si po i shkonin punet kurse Vasjani ra ne nje mendje me mua qe ne toke te larget eshte veshtire t’ia nisesh cdo gjeje nga e para.
I kaluam disa ore te mira ne shoqerine e njeri-tjetrit, pasta sikur ta kishin lene me fjale, dy miqte u ngriten dhe u pervodhen jashte apartamentit per te me lene te qete. Nuk bene urime te rastit e as kerkuan te qendronin gjithe diten me mua, s’me thane gje, sikur mos dinin per c’feste behej fjale. Sikur ta dinin qe ne ditelindjen e tij, njeriu ka nevoje te qendroje vetem, te mendoje e te peshoje gjera te renda qe i vijne ne koke, pasi ka rrokullisur gota urimesh njera pas tjetres qe ne mengjes.
-C’je duke bere?-degjova nje ze te papritur pas kraheve, kerceva perpjete dhe u ktheva i tmerruar. Perballe meje po qendronte Eduardi, -nuk doja te te trembja,-tha i skuqur ne fytyre, e la mbi tavoline pakon e doli te mbylle deren e jashtme. Degjova si kerciti celesi, perse dreqin e mbyllte gjithmone deren ky njeri?
Brenda pakos ishte nje shishe dhe nje lule artificiale. Ia dhashe te qeshures e per pak sa u mbyta, Eduardi u kthye me vrap por une ia dola mbane te fshija kutine e hapur dhe lulen, poshte tryezes.
-Kam kohe pa te pare,-i thashe,-i tregova vendin ku te ulej dhe i mbusha goten qe kishte patur pak me perpara Vasjani.
-Une jam nje maskara i lindur, e di ti kete? M’u desh kohe ta kuptoj nje gje te tille. Ne fillim s’i zija dot bese atij zeri te vogel brenda kokes, qe sapo mbetesha vetem ne dhome, me ulerinte me gjithe fuqine: ********** muti!
-********** muti?!
-Ti fole?-me pyeti i trembur Eduardi dhe kur une pohova me koke, mori fryme i lehtesuar.
-Nje djall e gjysem e di c’po me ndodh. E hape shishen, nga vera ime eshte kjo?
-Jo Eduard,-i thashe une i zene ne befasi nga energjia e atij njeriu qe nuk e shihja prej kohesh. Eduardi kishte ardhur te studionte shume vite me perpara ne kete vend, i kishte bere therrime endrrat dhe kur kishte patur mundesi, ishte hedhur me kembet e para ne lagjien e prostitutave, per te shpenzuar sic duhej parate qe i dergonte familja. Dinte te vishej mire, ishte i turpshem, i ndjeshem, pak **** dhe me deformim gati te padukshem ne nofull, qe e bente te dukej babaxhan dhe disa vjet me i madh ne moshe.
Nisi te flase me shpejtesi, sa s’po arrija ta ndiqja, keshtu qe i dola pas kraheve me marifet, e peshperita me gjysem zeri: **********!
-Ti, ishe ti?-u rrotullua si rrufe Eduardi, por une ngrita supat i besdisur, luajta te paditurin dhe e pashe si u zverdh e nisi te gelltitej i gjori.
-C’thote familja?-e pyeta kur e kuptova qe ishte gati te fliste serish.
-C’djallin do ta dish?-m’u kthye agresiv. Une i shtrengova krahun , u mata t’i jap nje grusht t’ia coja ne vend deformimin natyror, por ai me buzeqeshi, e hoqi koken dhe e rrakelleu goten me fund pa me thene “gezuar”.
U ula ne vendin tim, ia mbusha goten nga e para e nisem te pijme ne heshtje.
Pas nje ore, kur shiu nisi per here te trete ate dite, u ngrita te pergatisja dicka per te ngrene, e pyeta dhe Eduardin, e kur ai u pergjigj qe kishte drekuar para se te vinte tek une, me iku oreksi, m’u prene fuqite dhe vazhdova te qendroj i ulur, duke pire, prane atij njeriu te cuditshem.
-Tani nuk shkoj me me ******!- nis me flet Eduardi. -Kam disa jave qe s’po e bej me kete gje. Vetem dje, qe isha ne nje ditelindje, dje m’u desh qe per hir te festes ta prishja rregullin.
Une psheretiva dhe e ktheva koken ne anen tjeter.
-Nuk shkoj dot sepse jam dashuruar me njeren. Ti e njeh Fjoralben?-me thote sikur te jete kurioz te marre nje opinion nga mua.
-Nuk kam patur nderin,-i them e me mendje imagjinoj nje prostitute qe kalon poshte nesh, ia ben me shenje ketij miku te besdishem e sa hap e mbyll syte e shtie ne xhep cekun familiar te studimeve te tij.
-Jam dashuruar te them, e as vete nuk e di perse. Me mori ne telefon dhe kur i thashe ta bente me mua, ia plasi te qeshures, me quajti shpirt dhe e mbylli telefonin.
-Ti i the te benit dashuri qe ne telefonaten e pare?-fola dhe Eduardi u ndje entuziast qe po merrja pjese ne kete bashkebisedim te fshehte me te.
-Je i pari qe po ta them,-me tha. –Une dua t’i kerkoj te martohemi.
-Urime,-i thashe dhe bera nje gjest me dore si per t’i thene sa acaruese do ishte po te vazhdonte akoma.
Edi e ndjeu kercenimin. U fut ne mendime, ndenji ne nje pozicion te papershtatshem per te reflektuar drejt dhe u ngrit me kembe i vendosur, e shoqerova tek dera dhe para se te ikte, me tha:
-Gezuar ditelindjen!
Une s’iu pergjigja, e mbylla deren duke i lene fijen e dyshimit ne mes. Ai njeri i dashuruar donte ta dinte prej meje ne kisha ditelindje apo jo, keshtu ne rast feste mund te prishte agjerimin e te shkonte me nje flutur nate pa u ndier ne faj.
Kur u mata te kthehesha, u degjuan te trokitura me grusht ne dere. E hapa dhe Eduardi me syte e shqyer, hodhi nje hap kercenues drejt meje e klithi:
-Ti fole?! Ti, ishe ti?!...
Mohova me koke, e kur e pashe qe po i zbriste shkallet i derrmuar,e dija qe po me degjonte, ia dhashe te qeshures, nje gaz qe me mbajti zgjuar deri naten vone.

2.
Nje jave pas ditelindjes vizitat e Eduardit jane bere perhere e me te shpeshta. Me ngjall nje lloj hareje ne shpirt ky **** i parritur mire akoma, ndaj e pres dhe ia bej te gjitha respektet e shtepise.
Ndonjehere sjell me vete per te pire, e hapim shishen dhe dalim ne ballkon, ne vendin tone te preferuar, qendrojme ne heshtje dhe kur behet te largohet, Eduardi kollitet.
-Ku po shkon ?-i them une, pastaj e pyes per dashurine e tij. Kjo e shkrin te gjorin ne nje kenaqesi te papare. Ja si ishte historia e tij:
“Diten e premte mbrema ishte kthyer nga nje takim fatkeq me nje prostitute qe i kishte kerkuar dyfishin e te tjerave dhe e kishte mbajtur vetem dhjete minuta ne dhome. Pastaj kishte ardhur protektori i dehur e kur Eduardi kishte nisur te rebelohej, ky kishte nxjerre nje revole te madhe, ia kishte drejtuar ne balle e i kishte thene qe te vazhdonin treshe po t’ia kishte qejfi.
Eduardi ishte larguar i tmerruar nga ajo eksperience, ishte mbyllur ne apartamentin e tij dhe kur i telefonuan prinderit dhe e pyeten ne kishte apo jo nevoje per para, ishte ndjere i fatkeq, i mjere. Aty kishte degjuar edhe zerin e famshem ne koke, kishte menduar t’i jepte fund jetes dhe kishte hapur dollapin, ishin dy rripa qe nuk i perdorte me dhe kishte menduar si rrugezgjidhje varjen me litar.
Po humbte e po fitonte me veten si t’i jepte fund gjithe asaj dhimbjeje qe i digjte ne zemer, kur kishte rene telefoni. Kishte biseduar me Fjoralben, por pa rene dakord per gje kjo e kishte mbyllur telefonin.
Te nesermen kishte marre prape, Eduardi i kishte folur hapur, i kishte treguar qe dinte te bente cudira me femrat, qe kishte nevoje per pak siguri e per nje shoqeri te perhershme, ai kishte frike te jetonte vetem dhe gjithe jeten e kishte patur enderr te flinte me drite ndezur.
Fjoralba dukej femra me seksi nga telefoni.
Bisedat e tyre ishin te pergjithshme deri sa diten para se te vinte tek une, Eduardi i kishte thene qe e dashuronte. Kaq i sinqerte kishte qene ne zerin e tij, sa per pak Fjoralba kishte dashur te qante…Per te! S’e kishte bere femer tjeter!!!”
Kane kaluar dy dite pa e pare Eduardin. Tani jam bere i varur nga historite e tij. Eshte nje lloj kurioziteti, nje ankth gati-gati i pakapshem qe me ben ta kerkoj e t’i jem prane rrefimit te atij njeriu.
Kam nisur t’ua them historine e tij miqve me te afert qe kam, e te gjithe kenaqen, me luten te vazhdoj akoma, e ne rast fejese te siguroj ftesa per te gjithe ata.
Ne klubin qe frekuentojme te gjithe, kane nisur te vene edhe baste. Humoret ndryshojne nga rrefimi im.
Me c’me ka thene Eduardi, nuk ka shkuar me me ****** qe ia terheqin mendjen prej yllit te tij te zemres.
Sot e gjeta te dehur, ne rrugen Tor di Quinti, e m’u desh nje ore e gjysem ta sillja ne apartament. Rruges ishte i heshtur, priste qe une ta pyesja, me duket se e ka marre vesh qe kam nevoje te flas me te, ndihem gati-gati pergjegjes ne historine e tij. Prandaj eshte bere misterioz, i thote fjalet duke i menduar mire e mire. I peshon sa duhet e m’i perplas ne fytyre, sikur ta dije qe une kam nevoje te di si i ka shkuar historia.
-Gjithcka ne rregull?-i them kur i ngjisim shkallet e apartamentit tim.
Nuk me pergjigjet.
-**********…-i them , por ai i bie me grusht kokes se tij, une ia perseris prape, ai e godet rishtazi koken, me me terbim, dhe une pushoj. Ka nisur te behet me i cuditshem se kurre keto kohe.
-Ti per ke ke vene bast?-me flet, e une i buzeqesh me zor.
Eduardi nuk merzitet, ai i di te gjitha, por c’te keqe ka nese njerezit argetohen dhe atij i vene punet fjolle?
Une nxjerr per te pire dhe Eduardi ka nje etje te pashlyeshme. Pi me nje terbim te frikshem, une ia heq dy here nga dora goten, qe per pak e thyen dhe e ben copash.
-C’te ka ngjare keshtu?-i them dhe varem ne ballkon duke i kthyer kurrizin.
-Ajo ka nje tjeter,-flet Eduardi. –Une e dija kete, ma tha qe diten e pare qe folem!
-Me vjen keq,-i thashe. –Domethene nuk behet gje?
Eduardi buzeqesh. Mua me vjen keq, dua t’i shkoj prane, nuk e di c’po zjen brenda ketij njeriu e sikur te shoh nje prostitute qe vrapon poshte ballkonit tim, do ta therras dhe do paguaj qe te kaloje nje mbremje me Edin.
-Nuk ka perse! Ajo s’eshe e sigurt. Ajo mund edhe te mos e dashuroje me. Ne fillim kishte marre ne telefon rastesisht. I kishte shkrepur te bente shaka me nje te panjohur. E m’i kishte thene ato gjera. Kurse tani jemi bere miq intime. me tregon te gjitha, me flet edhe per te dashurin e saj.
Une vazhdoj te pi, nuk me ben pershtypje ajo qe po me rrefen Eduardi. Te pakten i ka gjerat e qarta, c’kerkon ta ngushelloj me teper une. E vjen me thone qe esthte i dashuruar e kerkon martese me nje vajze te fejuar. Je vertet ********** muti, Eduard, me ler te ta them.
Ai me vjen afer dhe zgjatet me mua ne ballkon.
-Kam nje etje te tmerrshme,-me thote sikur te me kerkoje falje, e une ndiej nje besdi te madhe te zbres e te blej nje shishe enkas per te. Nuk eshte me dhe aq interesant. Une i dua miqte interesante, pak kohe me pare mbusha njezet e pese vjec,jam nje gati intelektual e kam nevoje per gjera ekstravagante ne jeten time. Oh, ndonjehere, kur s’mendoj te tjeret, me duket sikur i kam pare dhe jetuar te gjitha…
zbres poshte dhe bredh ne tre dyqane deri sa gjej veren qe i pelqen Edit.
Jam i bindur qe kete mbremje do zihemi paq e kam per ta debuar nga jeta ime. Do ta rrah, po te jete nevoja, do ta rrah me te njejten deshire qe kisha ta beja cope per ditelindjen time.
Kthehem ne apartament dhe shoh Edin qe ka ulur koken ne vetvete dhe qan.
-Eja, ulu, mos me shih ashtu,-me thote,-sikur mezi pret te me nxjerresh me shkelma nga aprtamenti yt.
Ka nisur te lexoje mendimet e njerezve kjo varke e mbytur, por nuk ia zgjat dhe i shkoj prane. Hapim shishen dhe pijme.
-Me thua dot tre gjera te ndryshme qe te vijne ne mendje?-me pyet Eduardi dhe une nenqesh me perbuzje. I mbyll syte dhe mendoj i pashqetesuar me nga prania e tij. Edi qesh hidhur, rikthehet tek e vetmja bisede qe ka akoma sadopak interes nga ana ime dhe thote:
-Eh ta dish ti, diten e ditelindjes tende u largova i terbuar, mallkoja me ze te larte, kurse brenda kokes ai zeri i fshehte vazhdonte te me ofendonte. Me ofendonit te gjithe.
-Shumica fiton!-i thashe une pa fshehur nje lloj neverie te pashpjegueshme ndaj tij.
-Sic po te tregoja, shkoj ne shtepi dhe degjoj zilen e telefonit. E ngre dhe flas Fjoralben. Ishte e dehur dhe ne fillim nisi te tallej me mua. Me quajti pusht, kurvar dreqi, **********, me tha njeqind mije te shara qe s’dua t’i kujtoj, me urdheroi te mos ta shqetesoja me, mos i flisja ne telefon, ishte e dashuruar, e shpejt do te martohej me te dashurin e saj.
-Ah, nje djall e gjysem,-i thashe,-dhe ti vazhdon akoma me te? Gezuar pra!
-Oh, jo! Une kisha aq deshire t’i thoja qe ate mbremje kisha bere nje dhurate ditelindje per njerin nga njerezit e pakte qe me njihnin e me flisnin ne rruge. Isha krenar qe kisha qene ne festen tende. E ksiha pritur ate dite duke i numeruar ne kalendar edhe sa kohe kishte mbetur. Nisa t’ia tregoj te gjitha Fjoralbes, i pershkrova shtepine tende, pastaj i tregova deri ne fund edhe si ishim ndare me njeri tjetrin. Ajo nisi te qeshte. Qeshi me te madhe e me kerkoi numrin tend. Donte te fliste ne telefon e te te uronte per shakane e bukur qe me organizove. Pastaj me urdheroi te qeshja dhe une. Me shqiptoi drejt e qarte qe kishte te dashur, ne te kunderten do te bente pa nje pa dy dashuri me mua.
-Vertet?-i thashe me nje interes qe po kthehej ne siperfaqe kur degjova sa ishte vleresuar sjellja ime nga ana e Fjoralbes.
-Vertet...Dhe une qaja, nisa te renkoj me lot ne sy, kur Fjori me tha qe te shkoja ta gjeja nje nga ato dite ne shtepi, kur te ishte vetem. I vinte keq per mua, me dha adresen e me premtoi qe do te me priste dhe do te flisnim sy nder sy kur te shiheshim.
--Te thashe,-ia bera une me ze te larte. –Ti i paske muhabetet e rregulluara. Pi tani!
Edi ishte shnderruar serioz, e ktheu me fund goten, fshiu me delikatese buzet dhe vazhdoi:
-Une shkova qe ate mbremje. E ka shtepine jo larg teje. Kur iu afrova pallatit tend, ndjeva te rrenqethura ne gjithe trupin. Ti vazhdoje te qeshje,ate nate, gjtihe naten, me mua, apo jo ?
-Ke te drejte, une po qeshja,-i thashe dhe i buzeqesha.
-Keshtu pra une i shkova, trokita ne adresen qe me ksihte dhene dhe deren ma hapi nje grua plake, nje gjyshe, qe me pa me habi, me ftoi brenda e kur une e pyeta per emrin e Fjoralbes, shkoi afer nje plaku tjeter, qe duhej te ishte i shoqi, e pyeti dhe u kthye duke ngritur supet. Nuk e kishin degjuar kurre ate emer.
-Ta futi, ********** muti,-klitha pa u permbajtur. Sa po me pelqente kjo Fjoralba!
-C’te te them? U plasa pertoke pa fuqi, nuk kisha force te qaja, te ngrihesha me kembe dhe te ikja te vrisja veten. Plaka me ndihmoi te cohesha, ata po darkonin ne ate ore, me vune perpara nje pjate supe dhe me thane te haja, ta merrja veten. Ishte nje gjelle e shkelqyer, po ta them.
Si mbarova, si u ndjeva sadopak zot i vetes, nje ide shkelqeu ne mendjen time. Kur plaku u mbyll ne banje, rrembeva thiken e bukes dhe i dhashe nje goditje te tmerreshme plakes, ne gjoks. E qellova edhe nje here tjeter. Pastaj shume here te tjera. U degjua vetem nje klithme e dobet. Me pastaj asnje zhurme tjeter. Prita te dilte plaku nga banja dhe me te e kisha me te lehte. Sapo e pa kufomen e gruas te pergjakur, ky ra pa ndjenja pertoke, une ia hodha duart ne fyt dhe e mbyta pa asnje lloj mundimi. Me pas kisha kohe gjithe naten dhe i bera copa-copa, i futa ne nje thes, pastrova njollat e gjakut dhe thesin e futa ne nje te care te dollapit te rrobave, ku s’e gjen dot kollaj asnjeri.
Kjo ndodhi ditelindjen tende. Qe ate dite e kam stakuar telefonin, nuk dua te degjoj zerin e Fjoralbes, e mezi po prisja te ta tregoja ty historine e te clirohesha. Apartamenti i pleqve eshte ne pallatin perballe. Te keshilloj te mos cohesh,mos leviz, te them, nuk e di akoma c’duhet te bej me ty...-e per here te pare me buzeqeshi fuqiplote, e dinte qe une i kisha tashme kembet e prera, nuk arrija te shqiptoja dot „ndihme“, frika ishte mbi koken time si nje gijotine ku do me ekzekutonin pas pak, e kur me tha „gezuar“, me ndihmoi ta vija goten time ne buze, te pija...