Arber Broka ishte shoqeruar per ne mjediset e policise, pas denoncimit te nenes se tij. Ne te gdhire te dites se djeshme u gjet i vetevarur ne qeli me lidheset e kepuceve, qe duhet t'ia kishin hequr. I riu njihej si perdorues droge dhe ne momente deliri, keqtrajtonte prinderit. Prokuroria: "Te ndeshkohen pergjegjesit"
Sokol COBO
Vetevritet ne komisariatin e policise nje 19-vjecar, i njohur si perdorues droge. Ngjarja ka ndodhur dje ne mengjes, ne qelite e paraburgimit te komisariatit nr.3 te policise te Tiranes. Arber Broka eshte vetevarur ne kangjellat e dritares se qelise me lidheset e kepuceve, te cilat gjate momentit te shoqerimit, nuk i ishin hequr, ashtu sic e parashikon ligji. Burime nga policia kryeqytetase thane se, ka qene ora 08.30 e dites se djeshme kur ne nje nga qelite e paraburgimit te ketij komisariati, nje punonjes policie ne sherbim, ka pikasur 19-vjecarin te varur me lidhese, ne kangjellat e qelise. Menjehere u lajmeruan eproret, te cilet filluan hetimet. Ne vendngjarje mberriti mjeku ligjor si dhe nje ekspert nga Prokuroria e Tiranes. Nga te dhenat e para mesohet se 19-vjecari ishte prangosur, pasi kishte ushtruar dhune mbi prinderit, duke i keqtrajtuar, pasi ishte perdorues i rregullt droge.
Ngjarja
Gjithcka ka ndodhur rreth ores 08.30 te dites se djeshme, ne nje nga qelite e paraburgimit ne komisariatin nr.3 te policise. Nje punonjes i policise, i cili ishte me sherbim, ka pikasur, ne momentin kur vezhgonte zonen, trupin e pajete te riut. Lajmeroi punonjesit e tjere, te cilet saktesuan se Broka kishte nderruar jete dhe se ishte varur ne kangjellat e qelise. Ne vendngjarje mberriti mjeku ligjor. Ai tha se shkak i vdekjes ishte depresioni psikik, si dhe qenia nen efektet e droges. Mjeku konfirmoi se ne trupin e te riut nuk kishte shenja dhune, duke lene dyshimin per nje vetevrasje te mundshme.
Sipas policise, viktima ishte arrestuar dy net me pare, ne shtepine e tij, ne rrugen "Mine Peza", pasi kishte tentuar te godiste pjesetaret e familjes, nen efektin e droges. Familjaret thane per policine se Arbri ishte perdorues i rregullt droge dhe shpeshhere acarohej dhe arrinte deri ne ushtrim dhune ndaj pjesetareve te familjes. Policia e Tiranes konfirmoi se ka filluar nje hetim, per te zbardhur shkaqet e vdekjes. Grupi i hetimit, fillimisht ka marre deshmine e punonjesit te policise, i cili kishte sherbim dhe me pas te oficerit roje. Me pas, jane marre ne pyetje edhe zyrtaret e komisariatit te policise.
Hetimet
Krahas policise se Tiranes, ne vendngjarje mberriten edhe disa eksperte te prokurorise se rrethit, per te kryer hetime rreth kesaj ngjarjeje te rende, te ndodhur ne mjediset e policise. Mesohet se ekspertet kane marre epikrizen e te ndjerit nga mjeku ligjor, si dhe deshmite e zyrtareve te komisariatit perkates, ne perpjekje per te evidentuar mangesite gjate shoqerimit dhe izolimit te 19-vjecarit ne qeli. Prokuroria tha se lidheset e kepuces, ne rast se nje person qendron ne burg ose paraburgim, duhet te merren nga punonjesit e policise, ashtu sikurse edhe sendet e tjera te rrezikshme qe posedon ai. Por pikerisht kjo neglizhence e punonjesve te policise, te cilet kane realizuar shoqerimin e tij ne komisariat, ka rezultuar fatale per 19-vjecarin e vetevarur ne "shtepine" e uniformave blu. Po keshtu, edhe Zyra e Avokatit te Popullit ka derguar dje ne mbremje disa komisionere, te cilet kane kerkuar shpjegime nga drejtuesit e komisariatit te policise, ku ndodhi vetevarja e 19-vjecarit.
Krijoni Kontakt