Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 122
  1. #91
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar mė parė nga beni67
    Shtremso gazetat i lexojme vete lale nuk ka nevoje te na e sjellesh gjithe gazeten ketu. Si duket i ndikuar nga emri ti ja fut kot plako. Popullaritetin Rama e ka te fituar me parate qe i derdhte pa iu dridhur dora. Dhe nga reklama dhe propoganda. Ti qe banon ne Tirane duhet ta dish mire sa ishte cmimi i pjesmarrjes ne mitingje, ti duhet ta dish mire se sa paguheshin shoferet e furgonave per te levizur simpatizuesit e paguar. Duhet ta dish mire se sa ishte pagesa per ato vajza e djem qe i rrinin prapa rames neper tribuna. E paskan pritur mire ne Shkoder pale, se ssa i do Shkodra socialistet kjo dihet, megjithese ka socialiste edhe atje , po reklama gje e madhe...........nejse se nuk desha te shkruaj po kur sheh tipa si puna jote qe flasin kodra pas brregut nuk rri dot hajt shnet.

    O beni 67 po ti nga i di keto informacionet e furgonave, te pagesave te djemve e te vajzave...me vjen cudi nganjehere me duket se nuk e kemi lene pas kohen e komunizmit kur nje ne tre njerez punonin ne sigurimin e shtetit, te gjithe jane kompetentre ne cdo fushe, sikur te merreshin gjithe ditet me te. ve bast beni qe e dhe po te pyeta per gjendjen e femijeve ne Uzbekistan do te me japesh nje pergjigje te menjehreshme edhe se informacionete tua jane te varfra. beni leri njerzit te punojne dhe mos u ndiko nga fjale kafenesh. per here te pare nje socialist ben autokritike...ju demokratet as qe e njihni se c'eshte autokritika.Me fal nuk desha te jem ofendues

  2. #92
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga beni67
    Shtremso gazetat i lexojme vete lale nuk ka nevoje te na e sjellesh gjithe gazeten ketu. Si duket i ndikuar nga emri ti ja fut kot plako. Popullaritetin Rama e ka te fituar me parate qe i derdhte pa iu dridhur dora. Dhe nga reklama dhe propoganda. Ti qe banon ne Tirane duhet ta dish mire sa ishte cmimi i pjesmarrjes ne mitingje, ti duhet ta dish mire se sa paguheshin shoferet e furgonave per te levizur simpatizuesit e paguar. Duhet ta dish mire se sa ishte pagesa per ato vajza e djem qe i rrinin prapa rames neper tribuna. E paskan pritur mire ne Shkoder pale, se ssa i do Shkodra socialistet kjo dihet, megjithese ka socialiste edhe atje , po reklama gje e madhe...........nejse se nuk desha te shkruaj po kur sheh tipa si puna jote qe flasin kodra pas brregut nuk rri dot hajt shnet.
    Ke ky citimi jot Beni 67 po shtoj se Edi para se te nisej ne Shkoder , paria e tij qe e ndjek mrapa , kishin telefonu nja tre persona qe njihen si kapot e Shkodres , dhe ju ishin lut me mbledh nja tre kamiona njerez per te nderuar Edin .Nuk e di a jan paguar kete njerez , kete nuk mund ta shtoj kot , se nuk e degjova . Kjo qe po shkruaj nuk eshte thash e them por nje e vertet e thene vet nga personi Shkodran i telefonuar nga paria e Edit nga Tirana . Keshtu qe nuk ma shkon mendja se Shkodra voton pro Edi Rames .

  3. #93
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me thashetheme une fundos gjithe boten o Tirana nga tropoja. Nuk e besoj se Rama ka nevoje te mobilizoje anetare sic ben Berisha qe moblizon gjithe makinat e Kavajes kur ben fushate. Kjo sepse Rama fushaten e bazon mbi ide dhe apel idesh, ndersa Berisha akoma zbaton moton komuniste te mobilizimit populist te masave per te perhapur fuqine. Brezi ri eshte skeptik ndaj spektakleve populiste dhe i hapur ndaj ideve, ndaj Rama eshte ne avantazh me levizjet qe ben.

  4. #94
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anėtarėsuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Me thashetheme une fundos gjithe boten o Tirana nga tropoja. Nuk e besoj se Rama ka nevoje te mobilizoje anetare sic ben Berisha qe moblizon gjithe makinat e Kavajes kur ben fushate. Kjo sepse Rama fushaten e bazon mbi ide dhe apel idesh, ndersa Berisha akoma zbaton moton komuniste te mobilizimit populist te masave per te perhapur fuqine. Brezi ri eshte skeptik ndaj spektakleve populiste dhe i hapur ndaj ideve, ndaj Rama eshte ne avantazh me levizjet qe ben.
    Per mua shtremso edhe pse me thua se jam tropojane , vlonjate apo korcare , nuk ka asnje lloj problemi , mjafton qe jam shqiptare .

    Lexo me posht dhe bindu pak , dhe shikoji gjerat ne realitet .

    Mora vetem nje pjese te ketij artikulli , pasi ishte shume i gjate .


    Ju nuk mund tė kėrkoni ndjesė zoti Rama

    Nga Fabjan Topollari




    Zoti Rama kėrkoi falje pėr korrupsionin e madh qė e
    varfėroi vendin dhe qė e kaloi atė nė krizė, por a nuk
    ishte pikėrisht bashkia e Tiranės njė nga mė tė
    pėrfolurat pėr korrupsion?!...
    Nėse zoti Rama do tė pėrgjigjej se korrupsioni nė
    bashki ėshtė njė sajesė e opozitės sė atėhershme dhe,
    sėrish, nėse pėr njė ēast unė do ta pranoja kėtė, do
    tė mė duhet t’i bėja zotit Rama njė pyetje tjetėr: - A
    nuk je ti, nė cilėsinė e kryetarit tė PS-sė,
    pėrfaqėsues i atyre ministrave socialistė, qė tė
    ndihmuan sė tepėrmi pėr tė arritur kreun e kėsaj
    partie?
    Dhe si i tillė zoti Rama nuk ėshtė tjetėr veēse pjesė
    e tyre, e pandashme, pjesė e atij ekipi funksionarėsh
    tė korruptuar, qė i ngjitėn Shqipėrisė damkėn e njė
    shteti ku korrupsioni nuk shfaqet mė si fenomen, por
    ėshtė kthyer nė sistem tashmė. Tė konsiderosh gabim
    faktin qė ke qeverisur jo mirė dhe i ke lėnė qytetarėt
    me orė tė tėra pa drita, pa ujė dhe pa infrastrukturė,
    ėshtė si t’i kėrkosh ndjesė pėr ‘gabimin’ se iu ke
    marrė pjesė nga jeta, as mė pak dhe as mė shumė, por 8
    vite tranzicion qė pėr ēdo qytetar pėrkthehet nė 8
    vite tė ikura kot. Mė e pakuptimtė bėhet kjo ndjesė
    kur artikulohet pikėrisht prej Ramės. E them kėtė duke
    pasur parasysh se ishte vetė Rama qė tė paktėn nė
    fushatėm e fundit e konsideronte ikjen e PS-sė nga
    qeverisja, si njė tragjedi tė jashtėzakonshme dhe
    kthimin e PD-sė si “tradhėti kombėtare”. Me tė drejtė
    do tė shtrohej pyetja, si mund ta konsideronit
    tragjedi ju zoti Rama, ikjen e PS-sė nga qeverisja,
    kur vetė i pranoni gjithė ato tė zeza qė ju detyruan
    juve t’u kėrkoni njė ndjesė publike shqiptarėve pėr
    ato qė i kish bėrė qeveria(tė) e Partisė Socialiste
    kėtij vendi!?
    Kjo ndjesė nuk mund tė marrė vlerė pėr sa kohė
    artikulohet prej kryetarit tė bashkisė sė Tiranės, i
    cili gjatė gjithė periudhės qė Partia Socialiste
    drejtonte ekzekutivin me kryeministra tė ndryshėm, jo
    vetėm nuk guxoi as edhe njė herė tė vetme tė
    kritikonte ato qė ai sot i trajton si gabime, por
    gjithnjė u rreshtua nė krah tė mė tė kritikuarve dhe
    kjo vetėm e vetėm se ata kishin pushtetin nė ato
    ēaste. Pėr ta ilustruar kėtė vlen tė theksohet fakti
    qė sa kohė peshorja anonte nga Ilir Meta dhe Nano me
    tė drejtė po sulmonte fenomenet negative qė e
    karakterizonin qeverisjen e Metės, zoti Rama e quante
    Nanon “Robert ēimēakizi qė sillej kot kantjereve
    boshe”, duke i ardhur pas avazit grupit tė Metės qė
    atėherė, edhe pse ishin nė gabim, kishin pushtetin.
    Ndėrsa me largimin e Metės dhe ardhjen e Nanos nė
    krye, ai nuk e pati problem qė tė kalonte sėrish me
    fituesit.
    Po pėrse ky njeri, i cili e quante tragjedi ikjen e
    PS-sė nga pushteti dhe pėr tetė vite me radhė nuk
    guxoi as edhe njė herė tė vetme tė kritikonte punėn e
    qeverisjes socialiste, sot na del dhe “me dorė nė
    zemėr” na kėrkon ndjesė publike pėr tė kėqijat qė u
    bėri, partia qė ai kryeson, shqiptarėve?
    Kjo sjellje ka vetėm njė shpjegim dhe kjo lidhet me
    faktin se Rama mund tė bėjė gjithēka pėr tė arritur
    ambiciet e tija pėr pushtet. Ai nuk e ka pėr gjė qė
    kur i duhet tė forcojė pozitat brenda PS-sė, tė mos
    drejtojė as edhe njė akuzė tė vetme mbi qeverisjen dhe
    liderėt e saj. Ai e dinte mirė qė po ta bėnte kėtė
    mund ta prishte me njerėzit e pushtetshėm brenda kėsaj
    partie si dhe sigurisht, edhe me antarėsinė, qė nuk
    mund t’i falte atij akuza mbi qeverinė, qė nė
    konceptin e tyre ishte ndihmė pėr Berishėn.
    Ndėrsa sot qė ai mendon se e ka nėn tutelė PS-nė nė
    mungesė tė plot tė moralit dhe vetėm e vetėm pėr tė
    arritur ambicjet e tij, ai po iu kėrkon ndjesė
    shqiptarėve duke u munduar tė mos mbajė as edhe njė
    kosto pėr tetė vitet e mbrapshta tė qeverisjes sė
    Partisė Socialiste.Por kjo ndjesė nuk shkon nė gojėn
    tuaj zoti Rama. Kjo ndjesė mund tė bėhej nga njė
    kryetar i PS-sė, i cili nuk do tė kishte ndonjė
    histori si tuajėn, kur u mbyllnit dyert parlamentarėve
    shqiptarė, vetėm e vetėm pse ata do tė hetonin
    institucionin, tė cilin ju drejtonit Kjo ndjesė do tė
    ishte me tė vėrtetė tepėr e vlefshme, por vetėm po tė
    artikulohej nga njė tjetėr kryetar, i cili do ta kish
    marrė kreun e Partisė Socialiste jo i mbėshtetur nga
    ish ministrat dhe klanet mė tė zeza tė kėsaj partie,
    tė cilėt janė tė vetmit fajtorė pėr qeverisjen e
    mbrapshtė tė socialistėve. Ndaj zoti Rama ju pėrpara
    se tė kėrkoni ndjesė, duhet tė vini gishtin mbi
    shkaktarėt e keqqeverisjes sė Partisė Socialiste. Por
    Rama kėtė nuk e bėn dot, sepse ai nuk mund tė ngrejė
    gishtin mbi veten e tij dhe mbi njerėzit, qė e
    ndihmuan atė tė merrte kreun e kėsaj partie. Pėr sa
    kohė zoti Rama nuk do tė arrijė tė paktėn tė reformojė
    partinė e tij dhe pėr sa kohė funksioni i tij nė krye
    tė PS-sė do tė jetė i varur prej ish ministrave, tė
    cilėt e mbėshtetėn atė pėr tė marė kreun e partisė,
    ndjesa do tė jetė veēse njė farsė e karakterit
    populist, qė nuk do tė mund tė ketė as edhe njė ndikim
    mbi opinionin publik dhe zgjedhėsit shqiptarė.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe edvini ka bere autokritike per qeverisjen e partise tije gjat 8 viteve kjo duhet pershendetur e jo share.. si veprim..
    sa i sinqerte eshte e sa transparent ajo eshte drugo mesele..

    kryetari i bashkise Shkodres i tha dicka edvinit kur edushi beri ate marshimin e madh ne veri gjat fushates elektorale per te korrur votat e verioreve te cileve ai disa vite me pare u a ngjiti nofken "Cecenet".
    kryetari shkodran i tha.. se.. sa lek ke ti edvin tani ne xhep..aq buxhet ka pasur rrethi i shkodres per nje vit..
    ne kto raste nje politikan serioz ulerin..
    ndaljnju burra thot ai.. mka akuzue shkodrani se un si edvin i tiranes kam ne xhepa te potureve aq lek sa ka marr bashkia shkodres ne nji vit.. bujrum shok hapni defteret e te shohim cthon qitapet e shtetit..
    dhe.. meqe shteti ishte vet edvini me shoket e tije nuk kish zezak qe do e pengonte (pervec vetvehtes) qe te dilnin ne drite SHIFRAT.. pra se sa kish marre edvini i Tiranes e sa shkodrani.. apo korcari etj.
    dhe ne se nga kto shifra qe do postoheshin ne media do dilte se shkodrani ka marr boll lek nga shteti por ska car koken te punoje.. kurse edvini ka marre por ka bere pune.. athere do thoshim..ik mo dembeli shkodres se juve ju ka dal borxhit xhaxhi nano po ju skeni punuar.. se ja edvini qe ka marr si ju tjeret sa pun ka bere.. etjetj.
    mirpo nje gje e tille kurre nuk u be.. prandaj mbetet mister "puna" e Edit dhe "dembelizmi" i shkodraneve..
    as dje as sot as kurre .. askush nuk e ndalon edvinin te thote se.. nga viti aq e kaq deri ne kaq e aq kam marre si bashki aq e kaq lek nga shteti e kam bere kaq e aq km rruge.. prandaj bujrum dhe ju kryetara rrethesh tjera.. qe keni marre aq e kaq pse skeni bere kaq e aq km rruge si une..
    karta kanta thot latini.. pra nxirri o edvin shifrat e te bejme vleresimin.. tendin e te te tjereve..
    nuk harrohet fakti skandaloz qe edvini u vuri drune deputeteve qe i trokiten ne dere te bashkise per kontroll..
    dihet se kush nuk pranon kontrollin..
    keni qene neper shkolla e kur i vidhej stolografi shokut.. ishte pikerisht dudi qe thoshte sdu me mi kontrollu njeri xhepat..
    e dudi ne kte rast duall edvin haj-dudi.. sepse ai i vuri llozin bashkise-bunker ne dere qe kur te vinte benko-ngjela me te tjere.. te kishte koh te digjte letra e deftere me mimnė bizhg e te tjere..

    pse e duan edvinin shtremsat e ps-se..?
    sepse ai premton te krijoje nen modelin e bashkise-bunker dhe nje parti-bunker qe mbron "te ardhmen" pra te ardhurat.. ku asnje sy e vesh nga jashte te mos fuse hundet e te marre vesh horrlliqet.. e kjo eshte ajo cka duan miljardaret socialiste.. pra nje qen roje qe te mbroje xhambazllekun e tyre skandaloz..

    nanua lajthiti disa here.. ai me ate kokfortesine e tije shpesh u a rrezikoi te ardhurat "familjes socialiste".. e ketu ata ste falin.. jo Nanon po dhe enverin do e kishin shitur po tu cenonte miljardat qe me aq "djerse" i vune ne kto 15 vite korrupsioni..

    tha nje gje te bukur edvini..
    ai tha pak a shum keshtu.. se.. kthesa e forte ne kongres erdhi si rezultat i xerreve qe bene me celulare bijo bijat e kongresmeno-miljardareve socialiste per mama baballaret e tyre..

    cdo te thote kjo..

    se bijo bijat shtremse te militanto-miljardareve socialiste ja din mire kimenė parase.. vuuu qe kan gezuar kto vite nga "puna e ndershme e prinderve" te tyre.. e si te mencur e te fresket nga trute qe jane e nuhaten se.. o ba o ma.. qen me te mire roje te atyre thaseve qe na i coni andejza.. me euro dallers.. se edvini nuku gjeni dot.. prandaj harroni e i beni mun-ė nano barkmadhit e votoni edvin shalgjatin..pik..

    por " gripi pulave" po afron..
    asnje se di se si do vijne punet..

    arapi iku.. dhe arape te tjere do ikin.. e qitapet do hapen..

    do dali dhe shuku me euro dallers qe muarr ajo tajms magazina qe prodhon heronj.. nga soji hajduteve..

    eurosocialistet europiane hodhne kto dite parullen.. hajdute socialiste shqiptare -bashkohuni.. meter gjinusher edviner.. mo u percani se u ha uku.. qe te mbroni te ardhurat.. ashtu si ne ne bruksel ku me kohe kemi nje bunker atje ku vjedhim me kater duar e sna hyn ferr ne kembe..

    te shohim..

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po mo po..

    ne vend te lanit borxhet e partise tuaj ju vioksat e nanos bete dubaje..

    ci thua kesaj ti cuno


    korrieri

    -------

    ..
    Borxhet e vjetra, 10 milione USD per 10 vite Cekise
    E Enjte, 20 Tetor 2005
    Ministri i Financave, Ridvan Bode nenshkroi marreveshjen per shlyerjen e nje borxhi te trasheguar qe para 1990 me ambasadorin cek ne Tirane, Miroslav Sindelar. Si do te shlyhen 10 milione dollare per 10 vitet e ardhshme. Ja situacioni detyrimeve te jashtme ne 2005

    Blerina Hoxha

    Me shume se 10 milione dollare, do te shkojne keto dhjete vitet ne vazhdim per shlyerjen e nje borxhi te vjeter ndaj Cekise. Ministri i Financave, Ridvan Bode ne nje marreveshje qe ka neshkruar dje me ambasadorin cek ne Tirane Miroslav Sindelar ka percaktuar edhe kriteret mbi te cilat do te shlyhet detyrimi, i cili eshte krijuar qe para 1990 nga veprimtaria e import-eksportit, mall me mall qe shteti i aterhershem beri me Cekine. Keshtu detyrimi i prapambetur qe u krijua ketu e 15 vite me pare rezulton mbi 10,1 milione dollare dhe shlyerja e tij do te behet per 10 vjet me keste te barabarta vjetore duke filluar nga 31 tetori 2005.

    Borxhi ndaj Republikes Ceke eshte pjese e borxhit qe Shqiperia ka krijuar kundrejt ish Republikes Federative Ceke e Sllovake si rezultat i shkembimeve reciproke te mallrave e sherbimeve te kryera ne baze te "Marreveshjes tregtare ndermjet Shqiperise dhe Republikes Federative Ceke e Sllovake te vitit 1990".

    Sakaq, shpenzimet nga buxheti i shtetit per pagesat e borxhit te jashtem gjate vitit 2005 jane llogaritur ne buxhetin e shtetit rreth 7.3 miliarde leke ose 70 milione dollare. Nga kjo shume 2.6 miliarde leke ose rreth 26 milione USD eshte kosto e borxhit qe eshte krijuar nga interesat mbi huane fillestare. Ekspertet e Ministrise se Financave shpjegojne se, gjate viteve ne vazhdim do te kete nje rritje te kurbes se pageses se huave te jashtme per shkak se, ka mbaruar afati 10 vjecar i faljes se kredive qe ka dhene Banka Boterore. Sakaq, gjendja e stokut te borxhit te jashtem ne fund te vitit 2005 parashikohet te arrije ne rreth 179,791 milione lekee ose 1.7 miliarde dollare me nje rritje prej 28 miliarde leke kundrejt vitit 2004.

    Gjate vitit 2004 buxheti i shtetit shleu per borxhin e jashtem rreth 2,1 miliarde leke me pak se, plani. Faktori kryesor qe ndikoi ne kursimin e fondeve per shebimin e borxhit te jashtem, ishte ndryshimi i kursit te kembimit te dollarit ndaj monedhave tee tjera, Pasi dihet tashme qe shlyerja e detyrimeve te jashtem llogaritet monedhen amerikane dollarin. Nje vlere sa me e ulet e kesaj valute do te thote me pak kosto per buxhetin e shtetit dhe e kunderta ndodh kur dollari vleresohet ne tregjet nderkombetare.

    Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise bashke me ministrine e Financave jane duke projektuar ne bashkepunim me FMN standartizimin e borxhit dhe perfshirjen e tij nen vleresimin e "Fitch Rating". Kjo eshte nje nga agjencite nderkombetare te vleresimit te borxhit dhe perfshirja e Shqiperise ne kete vleresim do te thote nje garanci me shume per investitoret.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po mo po..

    ne vend te lanit borxhet e partise tuaj ju vioksat e nanos bete dubaje..

    ci thua kesaj ti cuno


    korrieri

    -------

    ..
    Borxhet e vjetra, 10 milione USD per 10 vite Cekise
    E Enjte, 20 Tetor 2005
    Ministri i Financave, Ridvan Bode nenshkroi marreveshjen per shlyerjen e nje borxhi te trasheguar qe para 1990 me ambasadorin cek ne Tirane, Miroslav Sindelar. Si do te shlyhen 10 milione dollare per 10 vitet e ardhshme. Ja situacioni detyrimeve te jashtme ne 2005

    Blerina Hoxha

    Me shume se 10 milione dollare, do te shkojne keto dhjete vitet ne vazhdim per shlyerjen e nje borxhi te vjeter ndaj Cekise. Ministri i Financave, Ridvan Bode ne nje marreveshje qe ka neshkruar dje me ambasadorin cek ne Tirane Miroslav Sindelar ka percaktuar edhe kriteret mbi te cilat do te shlyhet detyrimi, i cili eshte krijuar qe para 1990 nga veprimtaria e import-eksportit, mall me mall qe shteti i aterhershem beri me Cekine. Keshtu detyrimi i prapambetur qe u krijua ketu e 15 vite me pare rezulton mbi 10,1 milione dollare dhe shlyerja e tij do te behet per 10 vjet me keste te barabarta vjetore duke filluar nga 31 tetori 2005.

    Borxhi ndaj Republikes Ceke eshte pjese e borxhit qe Shqiperia ka krijuar kundrejt ish Republikes Federative Ceke e Sllovake si rezultat i shkembimeve reciproke te mallrave e sherbimeve te kryera ne baze te "Marreveshjes tregtare ndermjet Shqiperise dhe Republikes Federative Ceke e Sllovake te vitit 1990".

    Sakaq, shpenzimet nga buxheti i shtetit per pagesat e borxhit te jashtem gjate vitit 2005 jane llogaritur ne buxhetin e shtetit rreth 7.3 miliarde leke ose 70 milione dollare. Nga kjo shume 2.6 miliarde leke ose rreth 26 milione USD eshte kosto e borxhit qe eshte krijuar nga interesat mbi huane fillestare. Ekspertet e Ministrise se Financave shpjegojne se, gjate viteve ne vazhdim do te kete nje rritje te kurbes se pageses se huave te jashtme per shkak se, ka mbaruar afati 10 vjecar i faljes se kredive qe ka dhene Banka Boterore. Sakaq, gjendja e stokut te borxhit te jashtem ne fund te vitit 2005 parashikohet te arrije ne rreth 179,791 milione lekee ose 1.7 miliarde dollare me nje rritje prej 28 miliarde leke kundrejt vitit 2004.

    Gjate vitit 2004 buxheti i shtetit shleu per borxhin e jashtem rreth 2,1 miliarde leke me pak se, plani. Faktori kryesor qe ndikoi ne kursimin e fondeve per shebimin e borxhit te jashtem, ishte ndryshimi i kursit te kembimit te dollarit ndaj monedhave tee tjera, Pasi dihet tashme qe shlyerja e detyrimeve te jashtem llogaritet monedhen amerikane dollarin. Nje vlere sa me e ulet e kesaj valute do te thote me pak kosto per buxhetin e shtetit dhe e kunderta ndodh kur dollari vleresohet ne tregjet nderkombetare.

    Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise bashke me ministrine e Financave jane duke projektuar ne bashkepunim me FMN standartizimin e borxhit dhe perfshirjen e tij nen vleresimin e "Fitch Rating". Kjo eshte nje nga agjencite nderkombetare te vleresimit te borxhit dhe perfshirja e Shqiperise ne kete vleresim do te thote nje garanci me shume per investitoret.

  8. #98
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Majko shprehet se duhet të diskutohen jo vetëm çështjet zgjedhore, ndërsa Meta këmbëngul për reformën e Kodit

    PS: Në tryezën e të majtëve, edhe LSI


    D. N

    TIRANË- Të majtët socialistë vlerësojnë se janë pranë një bashkëpunimi serioz mes tyre, duke u nisur nga tërësia e politike që po kalon vendi, pas daljes së tyre të opozitë dhe pas një kohe të gjatë mërie dhe ndarjeje që u kushtoi pushtetin. Tre krerë të forcave kryesore të së majtës, PS, LSI dhe PSD, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Skënder Gjinushi, qëndruan në Ljubljanë (takim i deputetëve të majtë në (PE) dhe së andejmi duket se kanë ardhur me ideimin e një tryeze opozitare për të përcaktuar hapat e mëtejmë e të bashkërenduar për të përballuar politikat qeverisëse të së djathtës. Majko, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, tha se në tryezën që do të thërrasë forca e tij politike padyshim që do të ftojë edhe kundërshtarin e LSI-së, Ilir Meta. Ky i fundit nuk e mohoi pjesëmarrjen në tryezë, por vlerësoi se kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të kaluar problemet serioze që ka vendi. Kurse Majko gjykon: “Nuk është koha që të dalim me zëra të veçuar. Mendoj që opozita duhet të dalë me një zë të përbashkët. Ne si PS, në bashkëpunim me PSD-në dhe me partitë e tjera, do të orientojmë një tryezë, ku do të diskutojmë dhe do të dalim me një opinion të përbashkët, sepse është e rëndësishme që në këto kushte opozita të ketë një mendim të sajin“. Megjithëse pranojnë tryezën, Meta dhe Majko sërishmi duket se kanë ndasi. Nëse Meta kërkon një tryezë për hapat e fillimit të reformës zgjedhore, Majko thotë se më e rëndësishme se kjo është problematika që ka vendi në çështje të tjera. “Në këtë tryezë do të diskutohet jo vetëm thjesht sistemi i zgjedhjeve, proporcional apo mazhoritar, por shumë problematika, të cilat mbase janë më akute për vendin. Nuk mendoj që tani ne po na shqetëson se do të zgjidhen 100 apo 140 deputetë. Problemi që Shqipëria ka sot është shumë më i rëndësishëm dhe shumë më tepër se kjo. Nuk mendoj se rritja e pragut zgjedhor apo reforma nuk është një temë e cila vërtet duhet të zërë vendin për shqetësimet e sotme“, -tha Majko. Kurse Ben Blushi, Sekretar Politik i PS-së, thotë se duhet të shihet raporti i OSBE-së për zgjedhjet, i cili do të jetë i domosdoshëm për të mësuar qëndrimin e ndërkombëtarëve, se çfarë këndvështrimi kanë ata, meqë kanë pasur lidershipin në reformën zgjedhore për 3 korrikun. Një ditë më parë, Blushi kishte pohuar se në tryezën që do të thërriste PS-ja do të shtroheshin edhe çështje të tjera si zgjatja e mandatit të të zgjedhurve të pushtetit vendor nga 3 në 4 vjet, si dhe ndarja territoriale që, sipas PS-së, ishte bollkuar prej PD-së. Majko nuk ngurroi të shtonte se në tryezë më së shumti do të duhet të diskutohej edhe për atë që e quajti „qëndrim shqetësues i qeverisë“. Ka shumë shqetësime. Nuk dua të bëj opozitarin për të thënë që ka shumë pushime nga puna. Qeveria po ngatërron mjaft gjëra, ka disa momente që nuk janë kaluar pa u vënë re, qoftë nga ndërkombëtarët, qoftë nga shoqëria civile që shkojnë deri në shkeljen e Kushtetutës. Mendoj që këto duhet të na shqetësojnë në radhë të parë. Ne këtu jemi dhe do të organizojmë tryezën e partive opozitare. Të gjithë janë të ftuar, të gjithë duhet të diskutojmë së bashku, sepse veç e veç nuk bëjmë ndonjë gjë të madhe“, -tha Majko. Ndërkohë, Skënder Gjinushi, kreu socialdemokrat, duke u përqendruar te reforma zgjedhore, thotë se Shqipëria nuk ka vuajtur nga mungesa tërësore e tyre (e reformave). „Shqipëria ka vuajtur nga mozbatimi i ligjit, i sistemit ligjor, që ka në Kushtetutën e vendit dhe nuk ka vuajtur nga fakti se i kanë munguar reformat. Kemi vuajtur nga fakti që ka bërë antireforma në vend që të bëjë reforma. Dihet që Kodi Zgjedhor, sa herë që ka ndryshuar pas 2001-shit, vetëm është përkeqësuar“, -tha Gjinushi.


    Meta: Të hapur për bisedime me PS
    Lëvizja Socialiste për Integrim tha se është e hapur për të bashkëpunuar dhe për të bashkëbiseduar me të gjitha partitë e opozitës, përfshi Partinë Socialiste. Kryetari Ilir Meta pohoi dje se ai ishte gati të ulej dhe të diskutonte me drejtuesit e rinj të PS-së, por theksoi se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të bashkërenduar qëndrimet. “Unë jam i hapur të ulem jo vetëm me zotin Rama, por me cilindo tjetër, por kjo nuk do të thotë se ulja dhe bisedimet janë të mjaftueshme, qoftë edhe mes dy individëve apo mes dy kryetarëve, për të kaluar problemet që janë shumë serioze, principiale dhe të vërteta”, - tha Meta për median dje. Qëndrim të përforcuar për këtë veprim të LSI-së mban edhe zëvendëskryetari Pëllumb Xhufi. “Ne kemi shprehur në mënyrë të përsëritur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike ku nuk përjashtohet Partia Socialiste“, - tha dje ai. LSI-ja ka kërkuar prej kohësh që PS-ja të pranojë përgjegjësinë për fushatën denigruese ndaj saj, për kodin problematik zgjedhor, për votën e njehsuar “kandidat-subjekt” të njohurin “Dushk”, si dhe të praktikave të mendësive të vjetra dhe qeverisjen e keqe sidomos pas vitit 2002, që u shoqërua dukshëm me rënikn e nivelit të investimeve publike, monopolet dhe rritjen e varfërisë.



    Shekkulli.

  9. #99
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kreu i PS ruan traditen e udhetimeve

    E Diele, 23 Tetor 2005

    Kryetari i ri i PS-se, Edi Rama, javen e fundit, pervec 100 metrave qe ndajne Bashkine e Tiranes me Seline Roze, ka pershkruar edhe distanca me te gjata, duke udhetuar ne SHBA, France dhe Londer, pa i braktisur fundjavat me bazen

    Per Kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, java qe sapo mbyllet ka qene teper e ngjeshur ne udhetime, brenda dhe jashte vendit. Ne fillim te kesaj jave, saktesisht diten e marte, kryesocialisti ka udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne kthimin per ne shtepi, Rama eshte ndalur edhe ne kryeqytetin francez, ne Paris. Burime prane kreut te PS-se, te pyetur rreth qellimit te vizitave, kane deklaruar se keto kane qene vizita krejtesisht private. Nderkohe qe dy dite me pare, kryesocialisti ka vazhduar turin e tij ne bazen e partise, ku ka vizituar qytetin jugor Vloren. Ndersa paraditen e djeshme ka zhvilluar nje takim me socialistet e Durresit. Rama, ashtu sic e ka nisur, ashtu dhe po e bitis javen e tij. Pasditen e djeshme, kryetari i PS-se eshte nisur drejt kryeqytetit anglez, Londer. Ky udhetim drejt ishullit ka si qellim marrjen e cmimit si nje nga 37 "Heronjte Evropiane", te akorduar nga revista prestigjioze vendase, "Time Magazine". Mesohet se ky cmim do i jepet Rames diten e hene, por jo ne pozitat e politikanit, por te kryeadministratorit te kryeqytetit shqiptar. Revista ka shkruar mbi ndryshimin e fytyres se Tiranes, ne baze te angazhimit te madh te kryetarit te saj, Edi Rama. "Thuaj Shqiperia dhe menjehere do te kujtosh skenat e qindra mijera refugjateve duke hyre aty ne kohen e luftes se Kosoves me 1999. Gjashte vjet me vone, ka ardhur koha per nje shikim te ri, fale gjeresisht Edi Rames, kryebashkiakut ikonoklast te Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise. Ai ka perdorur personalitetin (dhe fizikun) e tij te madh per te transformuar vendlindjen e vet dhe bashke me te edhe shume politika te atij vendi", shkruhet ne revisten presigjoze britanike.

    Nderkohe, kjo jave e Rames i ngjan koherave te kaluara kur Partia Socialiste drejtohej nga Fatos Nano, i cili mbetet nje njeri teper i pasionuar pas udhetimeve jashte vendit. Keshtu, udhetimet e kreut te ri socialist i kane rezistuar tradites se "nje"-shave te PS-se. Gjithsesi, Rama njekohesisht eshte gjendur dy fundjavet e para edhe prane anetareve te thjeshte socialiste, sic e kishte premtuar.

    E. GJENCAJ

    Udhetimet e Rames:

    SHBA

    France

    Vlore

    Durres

    Londer

    Korrieri

  10. #100
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Te rinjte socialiste, ne hapat e Rames

    E Diele, 23 Tetor 2005

    Ne mbledhjen e djeshme te Aktivit Kombetar te te rinjve socialiste eshte theksuar nevoja per ndryshimin e imazhit te PS-se dhe kritikuar qeverisja e dobet socialiste ne vitet e fundit

    Ergys GJENCAJ

    Forumi Eurosocialist Shqiptar ka bere thirrje qe Partia Socialiste te ndryshoje imazhin e saj negativ qe ka krijuar ne opinionin shqiptar. Thirrja per bashkim, ndermarrja te hapave konkrete per permiresimin e gjithe strategjise politike te partise, nisja e udhes se gjate per te bindur elektoratin te mbeshtese PS-ne, kane qene frazat me te shpeshta te kryetarit te FRESSH-it, Gjergji Koja. Gjithashtu, pa harrur te nenvizoje se zgjedhjet parlamentare te 3 Korrikut ishin turpi i qeverisjes se dobet ne vitet te fundit. Duke degjuar qendrimin e kryetarit Koja, verehet qarte se FRESSH tashme po ecen ne hapat e kryetarit te ri te PS-se, Edi Rama. Ne fjalimet e ketij te fundit, ne takimet qe ka pasur me anetaresine e partise, ne disa qytete te vendit, Rama bere thirrje per bashkim, duke kerkuar ne radhe te pare falje per gabimet e ish-qeverise se majte.

    "Pa FRESSH-in, Partia Socialiste do te pesonte nje humbje akoma me te madhe ne zgjedhjet e 3 Korrikut. Por FRESSH punoi me idealizem dhe pa pasur interesa financiare", ka deklaruar Koja. Duke shtuar se anetaret e FRESSH-it nuk morrin pjese ne mitingjet elektorale te PS-se, ne interes te biznesmeneve te ndryshem. Per te ringritur partine, Koja ka nenvizuar se tani eshte koha e pershtatshme per te nisur ristrukturimin. "Ne duhet te paraqesim para elektoratit nje imazh te ri, qe do te garantoje fitoren ne zgjedhjet e 2006, imazh qe duhet te jete larg sherreve te brendshme dhe gerr-merreve. PS-ne mund ta ngre veten duke qene gjithmone e bashkuar dhe larg emrave te pervecem", komentoi Koja. I cili u shpreh hapur se tashme qe PS eshte ne hapat epare te reformimit te saj duhet te shpetoje nga intrigantet e vjeter dhe nga xhaketat e vjetra. Kryetari i FRESSH, eshte ndalur edhe ne rrezimin ne Kongresin e VIII-te te Jashtezakonshem, te paketes se ndryshimeve statusore, ku sanksionohej pjesemarrja e FRESSH-it ne masen 10% ne forumet drejtuese te partise. Ai ka cilesuar kete pakete si shume progresiste, qe u rrezua nga persona dhe faktore te ndryshem. Duke vleresuar ne maksimum angazhimin e FRESSH ne gjithe ekzistencen e tij, Koja ka pohuar se, "ne PS nuk mund te kete 3 rini, nje e Nanos, nje e Kojes dhe nje e partise, ka vetem nje FRESSH".

    Forumi po nis edhe ai ristrukturimin politik dhe organizativ. Aktivi i djeshem Kombetar ka vendosur qe duke nisur nga java e ardhshme, te mbahen mbledhje te degeve te Forumit, te cilat do te mundesohen edhe me mbeshtetjen e vete Partise meme. Pritet qe ne nje nga keto mbledhje te marre pjese edhe kryesocialisti Rama. Gjithashtu ne Aktivin Kombetar eshte zyrtarizuar edhe konstituimi i Forumit Politik Konsultativ prane FRESSH.

    ergysgjencaj@korrieri.com

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Qosja: "Zgjidhja ėshtė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn"
    Nga Liridona nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  3. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •