Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
Nuk me bie ne mend ndonje shtet qe e njeh veten me emer tjeter nga ai qe njihet nderkombetarisht. Perdorimi i termit "Albania" eshte atentati i pare kunder trashegimise historike te Shqiptareve.
sipas Cabejit, emri alban vie nga fjala - alp, qe dmth ''thik'perpjete'', ku rodhi tingulli p=b - alpan=alban dhe nuk e lidhe me shprehjen - i bardh, apo me fjalen - bardh, kurse ketu kemi pikerisht studimin mbi prejardhjen e emri albania...
ARBITALIA
Shtėpia e Arbėreshėve tė Italisė
La Casa degli Albanesi d' Italia index/home kulturė/cultura histori/storia gjuhė/lingua letėrsi/letteratura art/arte
hapje/apertura komunitet/comunitą tradita/tradizioni special/speciale turizėm/turismo shfaqje/spettacoli
redaksi/redazione lajme/notizie shtyp/stampa motorė/motori ligje/legislazione lidhje/links
Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ALBANIA
Diftongu – AL difton njė lartėsi tė bardhė, bardhėsi e lartė, shprehje e madhėrishme bardhėsie, pėr tė ardhė der tek kuptimi I dritės – bardh – kuptimi I tė cilės bardhėsie tė lartė, vie nga ama, ėma krijuesja e bardhėsisė – dritės – duke u kthyer nė shprehjen e theksimit tingullor tė dyfishtė - L+L = LL, ku nga diftongu – AL, u formua diftongu – ALL – ama – LL(AMA) llama illire – drita – atje N*- AL – T – deri tek kuptimi I shprehjes – DRITA ATJE NALT(Ė) – gege-shqipe dhe DRITA ATJE LART(Ė) – toske-shqipe.
Diftongu – AL difton si ngritje lartė deri tek kuptimi I dritės, bardhėsisė, e deri tek krijuesi nga drita – zjarri – nė kuptimin e gjithėsisė – me dyfishin e tingullit – L – LL - Gjithėsia – All-ah (arabe), nga – al – nyje e parme e gjuhėve arabe, deri tek diftongu - ALL = gjithė, e gjitha, e tėra – nė gjuhėt gjermanike,(Alleman), ALL (o)– gjithė, krejt – nė gjuhėt anglo-saksone (all sky). Pra, nga tingulli – L - si ngritje lartė e deri tek formėsimi I bardhėsisė – dritės – LL.
Diftongu - AL ėshtė kuptimi I fjalės N+T (Ė) bardhėsi e naltė – bardh nė naltėsi – bardhėsi e lartė, bardhėsi e ngritur - diēka e ngritur, e lartė, nė kuptim bardhėsie, e deri tek kuptimi i dritės – e kemi nė disa fjalė shqipe - MAL – M*AL – mali, kodėr e lartė, e madhe, kodėr e ngritur mbi rrafshin tokėsor, e cila fjalė ėshtė PIE (paraindo-europiane), fjalė aqė e lashtė shqipe – mal, mali, malet, malor, malok, Malcia (Malėsia), malėsori, malėsorja, malėsorėt etj.
Diftongun AL e kemi poashtu nė fjalėn shqipe – PAL – p*< al (krhs), pale, paleo (zoiku), nė shqipen e vjetėr ka kuptimin e domethėnies sė lashtėsisė, apo kur dikush pyet – Pale, na thuaj diēka... ? Apo kur ēuditet njeriu pėr diēka – Pale pale! Si shprehje e pakėnaqėsisė apo edhe e kėnaqėsisė, kur ndėgjon dika tė bukur, tė mėnēur...
Diftongun AL e kemi poashtu nė fjalėn – dal = d*al – dalja, tė dalurit, rrugėdalja, derėdalja, shtegdalja, qė kuptohet si avansim pėrpara, e deri tek fjala – ndal – (nd)* al – ndalja, ndalimi (halt, ger.), qė kulmi i fjalės ėshtė rrėnja – al. Poashtu tek fjala shqipe – kal-i – k* al – kuptimi edhe si zoonom, emėr kafshe, kalė, kali – poashtu edhe si fjalėformuese e disa kompozitave tjera – kalimi, kalorėsi, vendkalimi, anashkalimi, kaluar, kaluese etj. Gjithashtu nė fjalėt tjera shqipe – val – val(ė), vala – v* al – si ngritje vale mbi nivelin e ujit, - fjalė – fj* al (ė), ku – fj – ėshtė tė folurit, gjuha, tėvona tek fjala shqipe – b* al (ė) – Bal(ė) ėshtė si kuptim bardhėsie, Bala.
Kurse me rrėnjen e diftongut – al – si ngritje, pėrsosje e tė shprehurit tė gjuhės – fjala – gjithashtu kemi fjalėn shqipe – gal – g* al – (geni - al ) si ndryshim i genit – al , deri tek fjala qė shquan si sufiks – al – gjeneral, sufiksal – genial, gjenial, verbal, paradoksal, final etj.
Kėto ishin vetėm disa fjalė shqipe, pėrmes tė cilave deshtėm tė kuptojmė se ku gjindet diftongu – AL – nė parimin: prej tė afėrmes kah e largėta, duke hulumtuar deri tek burimi apo ethymologjia e diftongut nė fjalė, pasiqė ėshtė aqė i lashtė PIE deri tek Gjuha e Parė e njeriut, nė kuptimin gjeneral – pėr tė dalė tek formimi i rrokjes – alb – si njė nga shumė rrokje tjera – alb, alf, alk, alp, alv – / alb = alba, albania, / - alf=alfa, / - alk= alka, alkimia, / - alp= alpe, alpet, / - alv=alvan, alvin, alvanit etj.
Diftongu – AL formoi antroponome, toponome, etnonome, PIE – qė mendoj se ėshtė mė i lashtė sesa diftongu – AR – pėr tė ardhė tek rokjet e pėrafėrta – ALB – ARB – respektivisht tek etnonomi – alban – arban – (albėn – arbėn) – Albania – Arbania – Arbėria, deri tek etnonomet – arbanas, arbėr, arbėresh, arvanit-as etj.
Pėrkundėr tė gjitha studimeve tė derisotme tė linguistėve: G. Majeri, A Majeri, N. Jokli, E. Giordano, P. Skoku, M. Pavloviqi, V. Dorsa, T. Trajanoski, P. Ilievski, J.B.Hofmani, A. Walde, H. Pederseni, A. Ducellieri, A. Vukiēeviqi, A.V. Desnickaja, M. Shufllaji, C. Truhelka, e deri tek linguistėt shqiptarė – S. Frashėri, E. Ēabeji, Sh. Demiraj, A. Xhuvani, I. Ajeti, A. Buda, Z. Shkodra, R. Ismaili, S. Anamali, Dh. Shuteriqi, E. Sejdaj etj. tė cilėt dhanė kontributet e tyre nė ethymologjinė e emrave – alban – arbėn – si pėrfundim i derisotėm shkencor linguistik – “mbetėt ēėshtje e hapur dhe se nuk ekziston njė mendim i pėrbashkėt” definitiv se kėto dy fjalė – alban – arbėr – janė me ethymologji illire-shqipe, por Ēabeji e Pederseni, ngulin kėmbė se kėto fjalė janė tė huaja (!) duke u nisur nga rrėnjet – alb – arb. A duhet tė mbetet kjo ende ēėshtje e hapur e derikur?
Mjafton ta marrėsh vetėm studimin e njerit prej kėtyre studjuesve dhe tė gjithė i ke aty !
Pėrdorimi i kėtyre dy emėrtimeve alban - arban (arbėn), qoftė si rrėnje tė fjalėve – alb – arb – edhepse pėrputhen hipothezat e linguistėve, se kemi tė bejmė me tė njejtin etnonom etnogjenetik tė pėrcaktimit tė emrit pėr tė njejtin popull, i cili mė vonė do tė quhej shqip – shqiptar ( e qė ndoshta, edhe para kėtyreve – skip – skiptar), - duhet kuptuar si ndryshim kohor gjatė etapave historike dhe ky pėrdorim (pėrgojim) jovetėm qė flet pėr tė njejtin popull, por ngėrthen nė vetvete njė dallim si metamorfozė kuptimore etnonomike, pėrmes dy tingujve tė ndryshėm tė tė dy rrėnjeve L tek rrėnja ALB dhe R tek rrėnja ARB. Tash, shtrohet pyetja: cili prej tingujve tė tė dy rėnjeve L (ALB) – R (ARB) do tė ketė ekzistuar mė pėrpara nė rrėnjen e vet L nė alb – apo R nė arb, pėr ta dijtur se cila nga kėto rrėnjė ėshtė mė e lashtė?
Arabėt jetuan nga ari (ari i bardhė e ari i zi – nafta), ndėrsa
arbnorėt jetuan kryesisht nga ara e bukės si formė ekzistence.
Nėse diftongu AR si fillesa e emėrtimit tė etnonomit arab – Arabia do tė bazohej nė pikėpamje ethymologjike – do tė thoja, se vie nga kuptimi i metalit tė ēmueshėm ar, ari, sepse atje nuk kemi tė bėjmė me – arė – ara – arat – tokė e gatshme pėr tė mbjellė tė lashtat, sikurse kemi tė bėjmė tek etnonomi – arban, arbėn Arbania – Arbėnia / – arbėr – Arbėria. – Mendoj se diatheza etnonomike dallon pėrnga procesi i punės, ku nėnkuptohet puna si mjet ekzistence. Ēka do tė thotė se diftongu AR ėshtė mė gjeneral i pėrgjithėsuar tek disa popuj – ar – arab /, ar – armen /, ar – arban-arbėn-arbėr / - si e drejtė kuptimore etnogjenetike e popujve nė fjalė – nga tė tri rrėnjet – ara / arm / arb / - si etnonome pėr tre popujt – arab, / armen, / arban-arbėn-arbėr. Nga diftongu ar u formuan rrėnjet tjera, tė cilat dallojnėe secila sipas kutimit tė tyre, gjatė formimit tė emėrtimeve sikurse janė disa sosh: arb, arg, arm, ark, art, ars, arp etj.
Ndėrsa, tek etnonomi nga rrėnja – alb – kemi njė kuptim fonetiko-morfologjik nė vetvete, sepse ėshtė i vetmuar, si njė etnonom nė vete, me paraqitje synkronike tė njė singullariteti morfologjik, qė formoi etnonomin – alban – Albanoi – Albanopoli – Albania.
Mendoj se mė e lashtė ėshtė rrėnja – alb, si rrėnja monomorfologjike e etnonomit sesa kjo – arb, tė cilat i pėrkufizon nė pėrcaktimin emroro-historik vet tingulli i pėrbashkėt – B, i cili e fikson kuptimin e njejtė, respektvisht - i cili i shquan rrėnjet nė fjalė – alb – arb, sepse rrėnja alb ėshtė e njėmvehtėsishme, qė nuk ka ndonjė shoqe tjetėr, pėrsa i pėrket njė etnonomi pėr emėrtimin e popullit – alban, qė vet albanėt ishin njė prej fiseve illire-pellgase.
Nga rrėnja arb kuptojmė njė rrafsh tė pjerrtė, pėr qėllim sa mė lehtėsim pune fizike, bregore tė njė are tė bukės – si arė buke, nga arė basi – arėbansi - arėberėsi – / arban-arbanėt Arbania / arbėnėt – Arbnia – Arbėnia / arbėri – arbėrėt / arbėresh – arbėreshėt – Arbėria. Edhe kjo ka tė bėjė me njė – naltėsi – n* - al – t (ė), lartėsi ku krijon njė bardhėsi tė tė lashtave – njė – alb (albus) bukolik qė dallohet nė natyrė kah pjekja e tė lashtave. Mė shumė kėtu nėnkuptojmė profesionin bukolik tė bujqėsisė sė illirėve, si bujq e blegėtorė tė vyeshėm, por qė ekzistenca mvarej kryesisht nga ara e bukės. Kėtė pėrcaktim etnonomi arb – arbnor - arbėror e lidhė thjeshtė edhe S. Frashėri dhe ky ėshtė pėrcaktimi mė i njohur nė tė gjitha pėrmasat etno-gjenetike tė etnonomit, si pėrkufizim popullor e nacional i arbonėve tė Arbnisė, arbnorėve tė Arbėnisė – arbėrorėve tė Arbėrisė.
Ndėrsa, rrėnja alb, kuptohet si al – hi hillir – qė e pėrcakton vet rrėnjen – tingulli - b – dhe nuk ėshtė vetėm si njė shenim hartografik nė Illirinė e Vonė, nė shek. II-tė e.r. nga gjeografi Ptholemeu, nė hartėn ballkanike me etnonomin – Albanoi, e qė merret edhe nga greqishtja – Alvanoi – por, ėshtė kjo rrėnjė – alb – edhe mė e hershme, sepse, sigurisht Pthoemeu nuk e krijoi i Pari kėtė etnonom, por e mori nga larg nga Hartografia hillire – atje nga ai – hi hillir –al – qė tėvona u bė njė – al arab – i formuar nga hieroglifet e Thotit Skipe – Tehuti .
Diftongu – AL – si fillesa e shumė fjalėve, antroponome, toponome, hidronome, e deri tek etnonomi – alb-a-n-i-a – doli a rodhi nga pjesa gjeo-morfologjike jugore e trekėndėshit illirian trekontinental azio-afriko-auropian. Ky diftong AL mori kuptimin e hinit (hini i zjarrit) nė kutimin etnogjenetik tė origjinės sė jetės sė njeriut e gjallėsave tjera nė natyrė – dhe nė kuptim tė gjėrė tė mendimit, u bė fillesė emėrtimi tė kuptimshmėrisė linguistike e shkencore nė shumė fusha diturie. Kėshtu, nga ky diftong - al - u formuan shumė kompozita linguistike gjenerale – emėrtime me fillesėn - al – hinore, nga hini, apo tretja e bimėve dhe e kafshėve pas jetės, rrodhi fjala arabe – AL K’AL – qė do tė thotė, - hii bimėsh dhe shprehja – al kimi, alkimia, si shprehje alkimike – alk – alkalet, alkaloidet, alkimetri, alkaloza, alkimetria, alkitherapia, alkooli, - al ku’ul = pluhuriza etj.
Diftongu AL – hini hillir pėrmes fjalės shqipe – bardh – ku edhe i merret tingulli fillesė – b – dhe gėrshetohet fonetikisht me – al – nė – alb – nga boja e bardhė, ngjyra e bardhė, nga ai hii hillir linguistik – nga kuptimi i origjinės sė jetės nga hini, rrodhi fjala – alba – nga rrėnja – alb. Tash kėtu fjala alba – ka kuptimin – bojė njeriu, qė nė shqipen e vjetėr ėshtė shprehja kuptimore – njė bojė njeri – edhe si bojė e bardhė, por edhe si masė gjatėsie e njeriut, gjatėsia e figurės sė njeriut, si gjatėsi vertikale, por edhe si gjatėsi horizontale – pėr tė vdekurin. E shtini n’dhee njė bojė njeri! Njė bojė njeri thellė nė tokė! Njė bojė njeri naltė! E tjera shprehje shqipe, qė lidhėn me ketė dykuptimshmėri bilogjike, me dy kuptime tė ndryshme dhe me njė shprehje linguistike.
Nga ai – al – hii hillir qė nėnkuptohet boja e hinit, bojė hini - ngjyrė hiri, nga hini i zjarrit, e qė kjo fjalė shqipe si diftong – HI (hii) hini, nga Shqipja e Vjetėr, pėrmes njė tingulli tė lashtė, qė sot merret si grup dytingullor – nd – ishte vetėm njė tingull gege-shqipe – si bashkim fonetik n+d=nd, qė nuk ekziston sot nė alfabetin e shqipes, por qė flitet nė gjuhėn e folur – u formua edhe spjegimi pėr etnonomin – hind – hindi – Hindia, India. – Ku vet toka e Indisė ėshtė bojė hini, njerėzit janė bojėhini, natyra e Indisė ėshtė si bojėhini, toka,dheu si bojėhini. Mirėpo, me shėmangien e tingullit fillesė – h – ashtu sikurse nė shumė etnonome, toponome, hidronome i.e. nė gjuhėt indo-europiane (Histria, Hindia, Hadriatiku, Hindiana, Historia, Hilliria, hilli – hylli, etj.) edhe tek etnonomi – Hindia – Toka Hinore (Hindore), rodhi ky etnonomi i sotmi – India. Kėshtu e mendoj pra, edhe ethymologjinė e vet emrit – Hindia – India, si etnonom edhe si toponom a hidronom – Hindi – Indi, lumi qė brigjet dhe lymi i tė cilit janė bojė hini – ngjyrė e pėrhirtė, e pėrhimtė, e pėrhime, pėrhimur, hinore.
Fjala alba – si rrėnja e shumė kompozitave tjera i.e. nė tė vėrtetė ėshtė PIE si formin i etnonomit – alban – i cili e ka kuptimin e dokės sė njeriut, i dokshėm, i pashėm, i bukur, alban = i bardhė. Nuk ka fuqi ekzistuese pėrcaktimi i etnonomit – alban – nga rrėnja – alp – qė sipas disa linguistėve edhe sipas E. Ēabejit, po vijka nga kjo rrėnjė – alp me kuptimin ‘thik pėrpjetė’, pjerrtėsi e rrėpinjtė malore, alpike dhe paska pėsuar ndryshim fonetik, si alterfon ndryshimi i tingullit – p – nė tingullin – b – dhe nga rrėnja – alp, qenka formuar rrėnja – alb -, qė po u lidhka me kuptimin alpik, malor, alban = malcor, malėsor, sepse qenka vet relievi gjeografik malor alpik i vet Shqipėrisė!
Vet kuptimi linguistik i rrėnjes – alp – mendoj se nuk ėshtė tregues i pjertėsisė sė alpeve, por njė kuptim i bardhėsisė, qė alpet gjithmonė duken tė bardha nga bora (dimėr e verė) dhe pėr atė logjikė edhe e morėn emrin si toponom – alp – alpe – gjithmonė tė bardha nga bora, si kuptim i lartėsisė sė bardhė, apo i bardhėsisė sė lartė. Kėtu tek toponomi si emėr gjeografik – alp – alpe – mendoj se rrodhi nga skipja illire – m* al – p = malp, malpe, nga fjala shqipe – mal, pėr tu refleksuar diftongu – al – si kuptim i bardhėsisė – bjeshkė gjithmonė me borė, bjeshkė tė bardha, bjeshkė bore etj. si kuptim gjenealogjik i bardhėsisė – Alpet.
Ethymologjia e emrit - Albania – si kompozitė e formuar nga rrėnja – alb – qė do tė thotė – bardh – edhe vet enonomi – alban – si dhe toponomi, emri i vendit tė shqiptarėve – vijnė si fjalėformime nga domethėnia kuptimplote – alb = bardh, alba = bardha, albani = bardhi, Albana = Bardha, albanėt = bardhanėt, Albania = Bardhania.
Pra, emri – Albania – vie nga rrėnja – alb = bardh, qė mund tė vėrtetohet shkėncėrisht dhe tė pėrcaktohet mė drejtėsi logjike, linguistike, leksikografike, gjeo-morfologjike, pikėrisht nga kuptimi i sotėm shkencor i tė gjitha kompozitave tė cilat vijnė, nga kjo rrėnjė – alb – duke krahasuar vetitė psiko-fizike tė zoonomeve, si bionome, apo si veti karakteristike materiale shkencore, qoftė si elemente, duke peshuar me vėrtetėsi pėrbėrjen shpirtėrore, fizike e materiale, tė emėrtimeve qė vijojnė:
Albatrosi = zogu i bardhė i deteve australiane.
Albedo-ja = bardhėsi-a nė Astronomi: ajo pjesa e dritės rėnėse – vrushkulli i bardhė i
Dritės qė pėrhapet, shpėrndahe nga njė sipėrfaqe.
Albin = albus = i bardhė, njeri apo kafshė me veti tė bardha – albniste.
Albinizėm = bardhėsi, nė mjekėsi: mungesė e plotė e lingut tė pigmentit nė lėkurė e nė
Anekse tė saj – shėnja e bardhė e lindjes nė lėkurė.
Albit = bardhor, nė mineralogji – feldspat i bardhė.
Album = bardhėsi – fletore e posaēme me fletė shumė tė bardha, pėr fotografi...
Albumina = e bardha e vesė (voes).
Albuminometri = nė kimi – lėngu organik nė tė bardhė tė vesė (voes) – aparat, pėr
Matjen e tė zbardhurit tė urinės.
Albuminurina = bardhėsia nė serumin e gjakut e urinės, zbardhimi i urinės...
Tė gjitha kėto emėrtime edhe shkencore vijnė nga rrėnja e fjalės – alb – qė domethėnė – bardh – nė kuptimin e pėrbėrjes dhe tė funksionit tė tyre si elemente, tė emėrtuara sipas vetive tė tyre.
Faktet shkencore dalin nga origjina e tingujve ashtu sikur edhe janė formuar.
Tash, se cili emėrtim etnonomi ėshtė i imponuar pėr shqiptarėt – etnonomi i sotėm alban – apo etnonomi – shqiptar – edhe si toponom – Albania – apo – Shqipėria, ku disa linguistė shqiptarė dhe tė tjerė, e marrin imponim etnonomin – shqiptar!
Mendoj, se etnonomi – alban – gjeo-morfologjikisht ėshtė vetėm njė emėr i njė fisi tė lashtė tė illirėve – kurse, etnonomi – shqiptar (skipetar) – ėshtė gjithėpėrfshirės i shqiptarėve ballkanik, respektivisht, na del aqė sa edhe ėshtė me tė vėrtetė atdheu i shqiptarėve – e pėr pushtuesit mė i madh nė kuptimin gjeo-historik dhe hartografik – si etnonom bashkimi edhe jashtė kuptimit tė njė fisi illirian Albanoi.
Pėr kėtė shkak edhe u njoftė ndėrkombėtarisht nga bota e sotme ky etnonomi, qė mendoj sė pikrisht, ky ėshtė i imponuar nga fuqitė – Albania, gjuha albane, historiografia albane, kultura albane, - e jo ashtu siē e thotė e vėrteta historiografike shqiptare – Shqipėria, gjuha shqipe, kultura shqiptare, historiografia shqiptare... Ngase, imponimi u bė pikėrisht nga fuqitė e kohės, qė mos tė njihet etnonomi kuptimplotė i shqiptarėve e tokave shqiptare te pushtuara nga popujt sllavo-grek, qė me toka e popullėsi shqiptare edhe u formuan si shtete pėrrreth dhe mbeti njė pjesė gjeo-politike - toponomi – Albania!
Me fjalėn – Shqipėria – pėrfshihet gjithė ballkani shqiptar illirian – ashtu sikurse edhe ishte gjatė pushtimit turk i ndarė nė katėr Vilajete: Kosova, Shkodra, Manastiri e Janina – ashtu sikundėr ishin edhe fiset illire si shtete antike – Illiria, Epiri, Makedhonia, Dardhania, Delmatia, Dakia, etj.
Tė dyjat kėto etnonome – Albania e Shqipėria paraqesin tė njejtin kuptim historiko-linguistik, por qė dallojnė nė kuptimin gjeopolitik tė shqiptarėve ballkanik. Mjafton, vetėm tė krahasosh vėllimin hartografik dhe gjeopolitik tė Shqipėrisė gjatė pushtimeve turke e romake, ku Shqipėria ishte edhe pėr katėr herė me e plotė (as e madhe as e vogėl) por sa ishte dhe ėshtė sot populli shqiptar nė Ballkan, e qė duhet patjetėr tė bashkohet nė Shqipėri tė Vėrtetė!
Etnonomi – shqiptar (skipetar) ėshtė unikati mė i pėrshtatshėm – ARBANIA!
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Ne rast se i referohemi llogjikes se Katapanos edhe une mendoj se Albania vjen nga fjala e larte.
Nyjet shquese Il - i larte dhe kjo mbase lidhet dhe me fjalen shqipe yll i cili ndodhet lart ne qiell,
el- e larte , Al = asht lart.
Ne se i referohemi dhe emrit Ylliri , Albani per mua ka kuptimin e larte.
Mbase paraardhesit tane Iliret kane ardhur nga ndonje planet. Kot nuk i kane thene gjuhes shqipe gjuha e perendive.
Vetė emėrtimi ''Shqipėri'' ėshtė shumė herė mė i vonė se ''Albania'', ndaj nuk mund tė pretendohet pėr ndonjė atentat. Pėrveē shqiptarėve dhe gjermanėve, janė dhe hungarezėt qė e quajnė vendin e tyre Magyarorszag, sėbashku me irlandezėt qė e quajnė Irlandėn Eire. Raste tė tjera ka plot, pa lėnė anash dhe disa gjysėm shndėrrime nė Europė, tė tipit Österreich-Austri, Schweiz-Suisse, Switzerland, Svizzera, etj.
relata refero
Kalimi Alban-Arban sipas z.Myrta eshte i pranueshem duke ditur se bashketingelloret l,r shume here ne shqip zevendesojne njera tjetren(gjarper,gjalper;pale,pare etj) dhe rrenja alb eshte me e vjeter se arb ja si thote Pokorny:
Alb. brum m., brumë f. `sourdough', mbruj, mbrünj `knead'.
Lat. ferveō, -ēre, fervō, -ĕre `to be boiling hot, to boil, seethe, glow. Transf., to be in quick movement, to seethe; to be excited by passion, rage ' (about fermentum s. bher-2); dēfrū̆tum ` leaven, yeast; a kind of beer. Transf. anger, passion ' (: thrak. βρῦτος, βρῦτον, βροῦτος ` a kind of barley beer '; from thrak. *brūti̯ā (gr. βρύτια), derives illyr. brīsa `skins of pressed grapes', proto extension alb. bërsí ds., from which serb. bersa, bîrsa, bîrza ` mould on the wine'; lat. brīsa from dem Venet. or Messap.).
Note:
Not only alb. is the direct descendant of illyr. but Albans in Alba Longa brought their beer formula from Illyricum (Albanoi illyr. TN) to Italy. Slavic languages borrowed their cognates from illyr.
Perkthimi:
Alb. Brum m., mjegull f. `brumė i ardhur ', mbruj, mbrünj` zė'.
Lat. ferveō,-ere, fervō,-ere 'tė valė e nxehtė, nė vlim, gatuash, shkėlqim. . Transf, tė jetė nė lėvizje tė shpejtė, tė gatuash, tė jenė tė ngazėllyer nga, zemėrim pasioni "(rreth fermentum s. bher-2), dēfrū̆tum`, maja maja, njė lloj birrė. Transf. , zemėrimi pasion '(: thrak βρῦτος, βρῦτον, `βροῦτος njė lloj birre elbi.', nga thrak * brūti̯ā (gr. βρύτια), rrjedh illyr Brisa` lėkurat e rrushit presion ", proto extension alb bërsi DS.... , nga tė cilat serbe bersa, birsa, myk birza `nė verė";.... lat Brisa nga DM Venet ose Messap).
Shėnim:
Jo vetėm alb. ėshtė pasardhės i drejtpėrdrejtė i illyr. por Albanet nė Alba Longa sollen formulen e tyre te birrės nga Illyricum (Albanoi illyr. TN) nė Itali. Gjuhėt sllave huazuar Cognates tyre nga illyr.
Pra Pokorny thekson se Albanet themeluan Romen dhe si rrjedhim Aenea Dardanus ishte Alban .
Jo vetem kaq, emertimi Iliria eshte me i vone se Alba, nje emertim qe na haset vetem tek autoret helene.
Sipas meje, Albania, eshte emertimi me i sakte i kombit tone... nese duam vjetersi dhe autoktoni, Albania eshte perfekt... nuk e dime cfare e quanin veten Iliret, ka shume te ngjare qe identifikoheshin vetem me fisin.
Ca atentati? jo me kot ne mesjete quheshim Arbenia-Arberia, nje derivat i Albania, te quash atentat pse Gjergj Kastrioti ishte arber???? mah, ca teorish![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 13-12-2011 mė 13:59
Krijoni Kontakt