Berisha ne Kavaje: Kavaja dhe Lushnja do te jene dy prefektuarat e reja te vendit

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, mori pjesė sot (e Premte) nė pėrurimin e impiantit tė pastrimit tė ujrave tė zeza nė fshatin Qerret, nė Kavajė.
Gjatė ceremonisė sė pėrurimit Kryeministri Berisha u shpreh, se "ky impiant, i pari i kėtij lloji nė vend, ėshtė i njė rėndėsie shumė tė madhe pėr shėndetin, mjedisin dhe zhvillimin e kėsaj zone. Impiante tė tjera me ndihmėn e Qeverisė gjermane dhe donatoreve tė tjerė do tė ngrihen nė Vlorė, Lezhė, Durrės dhe Sarandė".
Kreministri Berisha, duke siguruar qytetarėt e Kavajės se problemet e mjedisit dhe ndėrtimeve pa leje, qė kanė shkatėrruar plazhin dhe urbanistikėn e zonės, do tė shihen me prioritet nga Qeveria, tha se "Qeveria ka vendosur kėto ditė qė Kavaja dhe Lushnja tė shtohen nė serinė e Prefekturave tė reja tė Shqipėrisė".
Ndėrsa ambasadori i Gjermanisė nė Tiranė, Hans-Peter Annen, i pranishėm nė kėtė ceremoni, premtoi mbėshtetetjen e Qeverisė gjermane si dhe vazhdimėsinė e investimeve gjermane nė kėtė fushė edhe nė qytetet e tjera tė vendit.
Ndėrtimi i impiantit pėr pastrimin e ujrave tė zeza u financua nga Qeveria Gjermane nėpėrmjet KFW(Bankės pėr Zhvillim) me njė fond grant prej 7 milion euro. Kjo do tė bėjė tė mundur pėrmirėsimin e cilėsisė sė ujit tė detit Adriatik, duke rritur standardet pėr turizmin nė kėtė rajon, si dhe do tė bėjė tė mundur mbylljen e ciklit tė plotė tė furnizimit me ujė tė pijshėm pėr 24 orė dhe largimin dhe pėrpunimin sipas standardeve tė BE-sė tė ujrave tė zeza.