Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Jakovi, i Vëllai i Zotit Krisht - 23 tetor

    Apostulli i Shenjtë Jakov, i Vëllai i Zotit (Adelfotheos) ishte i biri i të Drejtit Josif Dorëzënësit i të Tërëshenjtës Hyjëlindëse (26 dhjetor). Që nga fëmijëria Jakovi ishte Nazarian, njeri që i dedikohet Perëndisë. Nazarianët betoheshin që të ruanin virgjërinë e tyre, të hiqnin dorë nga vera, nga të ngrënët e mishit, dhe nuk i prinin as flokët. Betimi i Nazarianëve simbolizonte një jetë të mbushur me shenjtëri dhe pastërti, që e kish kërkuar më parë vetë Perëndia për gjithë popullin e Izraelit. Kur Shpëtimtari filloi të mësonte popullin mbi Mbretërinë e Zotit, Shën Jakovi besoi në Krishtin dhe u bë apostull i Tij. Ai u zgjodh si Peshkopi i parë i Jeruzalemit.

    Shën Jakovi kryesoi Këshillin e Jeruzalemit dhe fjala e tij ishte vendimtare (Veprat 15). Në 30 vjetët e tij si peshkop, Shën Jakovi konvertoi shume hebrej në Krishtërim. Farisejtë dhe Skribët e mërzitur nga kjo gjë, bënë plane së bashku për ta vrarë Shën Jakovin. Ata e çuan shenjtorin lart në majë të Tempullit të Jeruzalemit dhe e pyetën se çfarë mendonte për Jisunë. Apostulli i Shenjtë filloi të dëshmojë se Krishti është Mesiah (Shpëtimtari), dhe kjo nuk ishte përgjigjia që prisnin të dëgjonin Farisejtë. Të xhindosur nga përgjigjia e shenjtorit, mësuesit hebrej e hodhën poshtë nga çatia e Tempullit. Shenjtori nuk vdiq menjëherë, por duke mbledhur fuqinë e fundit, iu lut Perëndisë për armiqtë e tij teksa ata po e qëllonin me gurë. Martirizimi i Shën Jakovit ndodhi rreth vitit 63 pas Vdekjes së Krishtit.

    Apostulli i Shenjtë Jakov krijoi Liturgjinë Hyjnore, që shërbeu si bazë për Liturgjitë e Shën Vasilit të Madh dhe Shën Joan Gojëartit. Kisha ka ruajtur një Letër të Shën Jakovit, që është edhe një prej librave të Dhiatës së Re.

    The holy Apostle James composed a Divine Liturgy, which formed the basis of the Liturgies of Sts. Basil the Great and John Chrysostom. The Church has preserved an Epistle of St. James, one of the books of the New Testament.

    Në vitin 1853, Patriarku Hierotheus i Aleksandrisë dërgoi në Moskë një pjesë të relikave të Shën Jakovit. Kisha e bën dallimin midis Apostullit të shenjtë Jakov, Vëllait të Zotit, dhe Shën Jakovit, birit të Zebedi (30 prill) dhe Shën Jakovit, të birit të Alfeusit (9 tetor).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Prejardhja e fjales Krisht ?
    Nga dardajan në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 11-12-2024, 08:56
  2. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  3. Seria Shpirtërore I: Lutja e Jisuit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 23:16
  4. Shen Justini: Prezantim ne jetet e shenjtoreve
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 06:33
  5. Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •