Adili:Shqiptarët të jenë pjesë e zgjidhjes së kontestit të emrit me Athinën
Shefi politik dhe zëdhënësi i AKSH dhe Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Gafurr Adili kërkon që kontesti i emrit me Greqinë të zgjidhjet edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve të "Iliridës", siç e quan ai Maqedoninë, njofton agjencia INA.
Në komunikatën e publikuar, Adili thekson se "për emrin e ri të IRJM-së /FYROM/ doemos të pyeten dhe të vendosin edhe shqiptarët e Iliridës".
"Gjithashtu, FBKSH kërkon që zgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve të UÇK-ombëtare në IRJM, përfundimisht të rregullohet me ligj, dhe kjo të bëhet sipas modelit të ligjit për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës të Bosnjë-Hercegovinës", thuhet në komunikatën e kësaj organizate politike.
Krijoni Kontakt