Close

Rezultati i Sondazhit: Rezultati i ndeshjes

Votues
30. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • 1

    19 63.33%
  • x

    5 16.67%
  • 2

    6 20.00%
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 114
  1. #91
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga Del Monako
    Pjesen e pare kena lujt shume mire. Ishalla so ne i gjo e improvizume, me i lon ne i gol Turkut anej nga min 85' se do na habisin fare masnej.

    Une kam qene gati per ti fut nje bast te fuqishem sot, por cdo rob qe kam taku me ka thene te njejten gje...Mos fut pare se eshte ndeshje e shitur!

    Biri birit ne fillim ma ftofen mendjen pak se sikur luajten mire, por kur filluan te mos benin gola me porte bosh dhe kur pashe sulmin aq indiferent ndaj pasave te mesfushes...aha...shishen e birres kam qene duke e thy duke e shtrengu prej nervash! Ky eshte pisllik lahperash per mendimin tim mer Monako...vari hejbet se komb langaraq kena per te mbet perhere!

    Une kam luajtur ne shume shtete te Europes, duke perfshire Itali, Belgjike, Hollande, Spanje, Greqi, Maqedoni...biles edhe ne Moldavi! E kam perjetuar se cdo te thote te veshesh fanellen tende te kombetares (volejboll) dhe eshte nje ndjesi qe zor se arrij ta shpjegoj! Packa se niveli yne i lojes ishte shume i dobet ne krahasim me shtetet kundershtare dhe se humbja dihej...prape se prape, deshira dhe krenaria qe kishim per veten ishte aq e madhe, sa edhe lot shikoje te kullonin ne faqet e kolegeve, vetem nga inati i humbjes! Sinqerisht! Ndersa ne fytyrat e futbollisteve tane...ka qelbsinllik!

    • Tranieri im ka pas thene gjithmone nje shprehje te madhe: ...Kush sportist vesh bluzen dhe futet ne ndeshje per ta shitur rezultatin, eshte njelloj si te q.. motren tende! ...e adhuroja ate tranier, kishte karakter
    !

    Sot ndeshja u shit...
    Kulmi...ju shit osmanllijve...
    Ptuuuuuuuuuuuuuj!

    PS: Monako, mos e lodh trunin shume me ate viox mer daj! Ka shume si puna e tij ketej rrotull qe lexojne, karikohen per ca momenta dhe fluturojne me pras...dmth pak a shume si Tritan Shehu!

  2. #92
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Prap diferenca u be qe ne falin shum gola ekipet e tjera duke mos i shfrytezuar rastet qe nga pjesa e pare dhe Turiqa boni gol me rremuje sic kan ber shum ekipe te tjera. Kjo ka ndodhur gjate disa ndeshjeve qe nga fillimi ne Gjeorgji dominuam nuk shdrytezonim rastet humbem, me Danimarken dhe Ukrainen brenda dominuam nuk shfrytezuam rastet prap humbem, dhe sot nuk arrijm te shfrytezojm raste te pastra dhe pastaj ham gola koti me rremuje ose bga gabime.

    Shpresoj qe grupi per Euro 2008 mos te na bie me i veshtire nga ky ket here dhe shpresojm qe ta kemi par pse i kemi humbur shum ndeshje dhe shpresoj ta fillojm mbare kualifikimet e Euro 2008.

    Ska perse te fillojm te shajm sepse ket grup arritem dicka me shum, meritonim dicka me shum ne ndeshja qe kemi humbur dhe mendoj qe ne kualifikmet e Euro 2008 do jemi akoma me mir, ndertimi i nje ekipi me te mir mer kohe dhe duhet durim per ta arritur ate objektiv...

    FORCA SHQIPERIA!!!

  3. #93
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ca pret te fitojm ne kur kena plera ne ekip si ai Hasi thot qe 'me mire te kualifikohet turiqia'. ate brigeli sduhet ta fuste fare.

    13 pike mezi i morem. thanx for nothing komtarja jon.

  4. #94
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Ktu seicili ka menimin e vet edhe normalisht qe do nigjojme opinione te ndryshme ,une per mendimin tim them se Komtarja dha aq sa kishte mundsi ,ne futboll ndodh gjithcka ,humen raste edhe me porte bosh si ai i sotcmi ,por qe te ishte neshja e shitme ,s'ma mush dot njeri menjen ,pse mer cer prisni ju futboll sulmus 90 min ,aq kishim takat aq dham ,Ene Turqit bon i gol bjeri ti bim ,shons MUTT1 per neve si gjithmone !!!

    gjithsesi nuk jom i deshperumi botes nga kjo humje ,se nuk kIshim kundershtar te tipit San marino ,po kishim Turqit ,nji ekip shume te organizum dhe i kompletum ne te gjitha pozicjonet , edhe pse sot ne Tiron ishin bloz ,nuk shifeshin me sy ,kur vje puna prap e bon 1 gol qorr qe u dha shpresen per botror !!!

    Nejse iku ky muhabet ,thjesht te shpresojme per nji short sa me te Favorshem per euro 2008 ,Nuk shquhena per mrekullira por per befasira gje e cila nuk ndodhi sot !!

    Forca Shqipria

    gjith t'mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 12-10-2005 mė 19:31

  5. #95
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Tifoza haremesh te gjithe ata qe na u qeshi buza per turkun.
    Ndaj kurre skemi per te bere prokopi,kudo,edhe sporti nuk vecohet.

    Per ndeshjen nuk e pashe ndaj nuk flas dot,me beri cudi vetem deklarata e trajnerit turk para ndeshjes ku shprehte sigurine 100% ne fitore.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #96
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Ndeshjen e pashe ne stadium dhe bente muuuu qe ishte shit. disa pozicione biles ishin skandaloze. Shkurt mo e bone balte fare.
    To look life in the face....

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    M'bahet qejfi shume nese turqit kalojne PlayOFF-in dhe shkojne ne boteror sepse jane ekip klas, por me duket ndeshjen e kishin ne xhep qe ne fillim e nuk u lodhen hiç, dhe nese kjo eshte e verteta athere kombtaren tone e ka marre lumi.

    Kishte shume shenja qe te shyjne te besosh qe ndeshja ishte shite. Turqia nuk futi ne loje dy lojtaret me te rrezikshem (Emre & Nihat) ne nje ndeshje qe duhet te fitonin patjeter dhe luajti me dobet se me Gjermanine para 4 ditesh- ku ndeshja ishte thjeshte miqesore. Edhe tanet para porte ishin shume egoiste. Ne dy-tre raste, po te kishin pase qellim me shenu, nuk do ta kishin hiç te veshtire sikur te kishin dhane nje pas... Le pastaj rasti i Bogdanit qe s'i falet...Duhet te pakten t'i kishim bo nje gol Turqise...

    Megjithate, pa u vertetu gje askush s'ka te drejte te hedhe akuza mbi lojtaret. Shpresojme te mos e kene shite eshte gjeja me me mend qe mund te thuhet, deri sa te dale ndonje i ndershem e ta pranoje se jane te pandershem.


    Gjithsesi, suksese Turqise ne PlayOFF dhe inshallah me ndonje short te hajrit per Evropian.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 13-10-2005 mė 04:56

  8. #98
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E shitur! Te shohim a do ta pranojne keta te klases.
    Komentatori Turk ngeli duke then aman, aman se patem gjithe ato raste. Mu duk sikur i lane vete rastet qe kishin keta tanet. Bogdani 2-3 here para portes beri sikur s'e kishte mendjen, Jupi, dhe te gjithe me rradhe... me duket se vetem Brigeli s'ishte i shitur, ose nuk binte shume ne sy se dukej i shqetesuar jashte fushe si ca nga lojtaret tane qe ne pjesen e pare dukeshin sikur luanin gjithe zemer. Po te luanim per fitore zor se humbnim.
    Mua ma kishte qefi te shihja nje ndeshje me shume gola, ndeshje te bukur dhe ne fund pastaj le te fitonte Miqesia(Dostluk Kazansın e kishin shkruar pas porte) dhe skuadra me e mire!
    Po e humbi tani ne playoff Turqia, jazek i qofte ndeshja e blere/dhuruar.

    Suksese kombtares ne ndeshjet e tjera!

    P.S Lereni rehat Skenderbeun se ai merrej me pune me serioze, nuk humbiste 2 ore as para TV-se as ne stadium dhe as ne FSH...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    E shitur! Te shohim a do ta pranojne keta te klases.
    "Bu nasıl dostluk?! Az daha yeniyordunuz.", thone te gjithe.

    Hajde mendje, hajde!

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga MUA-HHH
    Ja Pra Ku E Kemi Fundin E Ndeshjes !

    Shqiperi 0-1 Turqi

    Skema Taktike e Lojes

    Luni Ju se Bojme Golat Ne ( Knaqni ca Tifozet ju Pjesen e Pare qe Mos duket e shitme Komplet Neshja ! Pastaj Pjesen e Dyte boni sikur nuk e Shifni Topin )

    Makinacionet e Brigelit thujase me mashtruan dhe mua, si gjithe shtypin Shqiptar qe merr kot kur degjon nji llaf. Sot ne Shtypin e Dites "Brigel - Olsen Marreveshje ne Telefon" Bogdani nuk deshi ta humbte ate rast ne fund te pjeses se dyte. Ai qe fat i portierit. Ne mendjen time ishte ngulitur mendimi shume perpara se ndeshja do te shitej. Po kur pashe pjesen e pare dhe lojen e Kombetares tone fillova te menoj ndryshe. Por Jo. Kam qene mese i drejte ne mendimet e mia. Sapo filloi Pjesa e dyte u pa qarte qe Lojtaret tane i lane vete lojtaret turk te hynin ne zone qe ne aksionin e pare. Fati jone qe ai Lojtar nuk shenoi. Hidherimi i Haxhit dhe Dallkut u duk qarte. Njoni zuni koken me dore tjetri peshty poshte. Goli mund te quhej me fat. Por NQS ai nuk do qe gol nje tjeter do sihte me siguri. Sapo dola nga Stadiumi hyra ne internet kafene e pare per te shfryre mllefin qe kam kunder ketyre plerave qe nuk mendojne per nje komb te tere qe i ndjek me zemer ne dore. Nuk ju bejne pershtypje as Banderolat e Shumta ne Stadium. as ajo e "Patushi Ra Per Flamur" nje mesazh ky nga tifozet Shqiptare qe dyshonin qe ndeshja mund te shitej. Por keta plera e shperfillen dhe kete njeri qe Vertet ra Per Flamurin Shqiptar ne Token e urryer greke. Shperfillen cdo Tifoz qe ishte ne Stadium e Cdo Tifoz qe i ndoqi nepermjet ekranit. Shperfillen te madh e Te vogel, dhe familjet e tyre. Shperfillen Nje Komb Te Tere. TURP. E fundja pse mos e benin. Turqit dhane nga 70000 Euro per koke Lojtareve te tyre per fitore. Shqiptaret do ishin kenaqur dhe me 1000 secili. Nga ana tjeter eshte dhe Brigeli. Spekulluesi NR 1 qe mendoi et mashtronte nje Popull te tere duke then "Ne Do Luajme per Danimarken". Thuajse u mashtrova dhe une nga ky njeri i ulet qe fundja si behet vone shume nese e shiti apo jo kete ndeshje. Seshte kombetarja e tij. E pse ti behet vone. Merr leket iken. Ska njeri ti boj llafe. Ska njeri me i thone gjo.

    TURP JU QE VISHNI ATE BLUZE DHE E QUANI VETEN SHQIPTAR. TURP TJU VIJE NGA FAMILJET E NGA SHOKET TUAJ. TURP QE LATE NJE POPULL TE TERE TE BESOJE SE VERTET DO LUANIT. TURP

    Nje Mesazh Nga Mua

    BRIGEL ZHDUKU

    Me Perbuzje Enea

    MUAHHH

    Nese eshte shite ndeshja, athere faji eshte i atyre lojtareve qe e kane bo nje gje te tille dhe jo i Brigelit.

    E si e shitka ndeshjen tranjeri?!

    Tranjeri mund te motivoje skuadren qe te luajne dhe ta marrin seriozisht ndeshjen, por te kunderten s'ka se si ta beje.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •