Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 89
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Amerikani i fushatës së Edi Ramës, homoseksual i martuar me një burrë

    Që kreu i Socialistëve Edi Rama, njihet për shijet e tij shpesh të tepruara kjo është e njohur, por që lidhjet e tij me homoseksualët të ishin tepër të forta, kjo nuk dihej nga të gjithë. Dhe Rama nuk ka ngurruar ta publikojë sërish shijen e tij ekstravagante dhe tepër të dyshimtë. Kjo pasi në krye të fushatës së tij erdhi një homoseksual amerikan, i cili për më tepër është mjaft i përfolur edhe në Shtetet e Bashkuara.

    Arthuj J. Finkelstein, është amerikani homoseksual që udhëheq të majtën në luftën e saj për të fituar zgjedhjet. Finkelstein është martuar para rreth dy vjetësh me një burrë, me të cilin ka kurorëzuar në altar historinë e tij 20- vjeçare të dashurisë. Martesa e famshme u bë në Masacusets, shtet i cili lejon martesat me homoseksualëve, dhe krijoji shumë polemika mes qarqeve politike amerikane. Madje edhe ish-presidenti Clinton reagoi ndaj kësaj martese, duke e quajtur të turpshme. Lajmi se Frankelstein është martuar me një burrë është publikuar në një shkrim në New York Times.

    Dhe Rama e ka sjellë si njeriun më të mirë të mundshëm për të drejtuar fushatën e tij. Madje Rama e ka prezantuar homoseksualin amerikan si çelësin e fitores së tij dhe të së majtës në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës dhe si kyçin e suksesit në zgjedhjet lokale. Por suksesi i vetëm i Finkelestein është martesa e tij me të dashurin që kishte prej 20-vjetësh.

    Pasi sipas New York Times, edhe republikanët amerikanë, me të cilët ishte tepër i lidhur nuk e kanë mbajtur më në gjirin e tyre pas martesës homoseksuale më të përfolur në Amerikë. Me sa duket edhe vetë Rama ka zgjedhur imazhin e tij për sa i përket fushatës dhe i bie që ai të jetë një homoseksual, që ka pranuar publikisht të martohet me një burrë dhe të marrë edhe bekimin dhe urimet për një lumturi të përjetshme. Por duket se përveç Ramës, Finkelstein ka dobësi edhe për kreun socialist të Tiranës, Besnik Bare. Sipas deklaratave të Finkelstein, Bare është një politikan me bagazh dhe me shumë kapacitet.

    Sinjalet e dashurisë politike të Finkelstein dhe Bares janë vërejtur menjëherë pas mbërritjes së tij në Tiranë për të kontaktuar nga afër me krerët socialistë, të cilët ka vendosur t’i trajnojë në mënyrë që të arrijnë rezultate mjaft të larta në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit. Rama ka kthyer sërish shijet e tij homoseksuale të cilat i ka manifestuar edhe më parë në festa të çuditshme tek MJAFT apo edhe në shkrime të cilat mbajnë autorësinë e tij. Pra tashmë kreu i selisë rozë, ka zgjedhur të mbajë për imazhin e tij, ikonën e homoseksualëve politikanë në SHBA, të cilin pikërisht për një fakt të tillë e përjashtuan nga fushata e Republikanëve dhe e hodhën në rrugë. Të cilin edhe demokratët nuk e deshën, pasi Klinton e sulmoi pas akuzave që Finkelstein bëri në adresë të ish-presidentit amerikanë në lidhje me marrëdhëniet e tij me të shoqen Hillary. Tashmë Finkelstein, është në Tiranë për të zhvilluar fushatën e të majtëve në përpjekje për të fituar zgjedhjet. Madje ndoshta e tij është edhe slogani që Rama po përdor: “Edi Rama, fuqia e ndryshimit”. Njëndryshim që nis me homoseksualin e martuar me burrë, Arthur J. Finkelstein.

    Gazeta Sot
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    na mbyten frankenshtajnat, trafikantat, zaberhajnat. ujgurhajvanat, zemunat, interhajvanat, buzukdubajnat, laperhajnat, ...

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Vetem nje derdimen politik si Edvin Rama mund te sjelle si "keshilltar" nga Amerika nje shtetas amerikan qe eshte:

    1. Hebre - polarizon si elektoratin mysliman edhe ate te krishtere.
    2. Republikan - kujt do ti kish shkuar mendja qe kreu i te majtes do te bente fushate me nje republikan (te djathte) amerikan.
    3. Homoseksual - ne ka nje antipati universale ne shoqerine shqiptare qe nuk njeh as ndarje politike, ajo eshte antipatia ndaj homoseksualeve.

    Do te jete i njejti mik qe i siguroi fotografine me Bush para disa vitesh. Bravo i qofte Finkelstein kur gjen debila si puna e Rames.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-02-2007 më 02:41

  4. #4
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Citim
    Postuar më parë nga Albo




    Djalosh, ti nuk njeh abc-ne e politikes. Nje politikan ne pushtet nuk gjykohet diten e zgjedhjeve per pozat e tij perpara ekranit apo duart e kujt shtrengoi, gjykohet per politikat qe ka vene ne jete ne ate kohe qe ka qene ne pushtet dhe si keto politika kane prekur jeten e njerezve dhe vendit.

    Albo
    A eshte e vertete kjo?

    Apo varet, se per ke behet fjale?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #5
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    A eshte e vertete kjo?

    Apo varet, se per ke behet fjale?

    Duke u perpjekur te deshifroj postimin tend, (qe per mungese kurajo apo pasigurie per ato qe thua eshte i paqarte), nxjerr si konkluzjon qe i referohesh nje postimi te albos ne nje teme tjeter dhe e ballafaqon me postimin e tij ne temen e ketushme per te "provuar" se ato jane kontradiktore.

    Postimi i dyte i tij nuk eshte ne kontradikte me te parin qe ti i referohesh. Ne fakt subjektet e tyre, jane krejt te ndryshem.

    Ne postimin e pare ai i referohet "pozave ne ekran dhe shtrengimeve te duarve"

    Ndersa ne te dytin nxjerr ne pah gabimin strategjik te nje vendimi te tille si ai i marrjes si keshilltar te nje personi me ato karakteristika (te cilat ne vetvete, dhe dua te ve theksin mbi kete te fundit, nuk perbejne asnje problem ne qofte se nuk perzihen me nje elektorat me aspiracione te ndryshme fetaro/moralo/politike).

    Ne fakt po ta kishe lexuar pa gjyslyke politike postimin e tij, do ta kishe kuptuar qe ishte thjeshte nje verejtje mbi strategjine e Rames. Le ta quajme nje kritike miqesore

    tung
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    A eshte e vertete kjo?

    Apo varet, se per ke behet fjale?
    Kur Berisha shtrengon doren e Nanos, ai eshte duke shtrenguar doren e politikanit me te votuar te se majtes shqiptare ne keto 2 dekadat e fundit. Kur Edvin Rama mban prane tij nje keshilltar amerikan hebre/te djathte/homoseksual, ai eshte duke mbajtur nje njeri prane qe e perbuz vete shoqeria amerikane e jo me ajo shqiptare.

    Poza e Berishes me Nanon rezonon mire me ate pjese te elektoratit te majte qe eshte besnik ndaj ish-liderit te PS, te cilen ne keto zgjedhje vendore mund te votojne edhe djathtas. Kurse kur elektorati shqiptar meson se Edvin Rama ka ne krah te tij nje homoseksual te martuar me nje burre ne SHBA, kjo rezonon keq me te gjithe shoqerine shqiptare pa marre parasysh fare perkatesine politike.

    Une ta ve theksin tek pasojat e levizjeve politike, ti e ve theksin tek emrat e pervecem.

    Albo

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kur Berisha shtrengon doren e Nanos, ai eshte duke shtrenguar doren e politikanit me te votuar te se majtes shqiptare ne keto 2 dekadat e fundit.

    Kur Edvin Rama mban prane tij nje keshilltar amerikan hebre/te djathte/homoseksual, ai eshte duke mbajtur nje njeri prane qe e perbuz vete shoqeria amerikane e jo me ajo shqiptare.

    Albo
    Per ate pjesen e pare Albo nuk jam dakort fare, pasi e dime mire te pakten ne qe jetojme ne Shqiperi se cfare fjalori kane perdorur keta 2 politikane kundrejt njeri-tjetrit, akuzat qe i kane dhene njeri-tjetrit keta 2 politikane e gjithcka tjeter, besoj se nuk ishte Burrerore ai lloj takimi "miqesor" ndermjet tyre, me teper me eshte dikur si nje fyerje e popullit.

    Ndersa per te dyten skam cte them, eshte turp, hajde po bejme qorrin e shurdhin per arsyet fetare, po ajo puna e homoseksualizmit me duket shume e rende duke pare dhe pershtypjen qe kane Shqiptaret ne kete drejtim. Do humbe shume pike me kete qe ka bere.

    Lukas

  8. #8
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Albo
    3. Homoseksual - ne ka nje antipati universale ne shoqerine shqiptare qe nuk njeh as ndarje politike, ajo eshte antipatia ndaj homoseksualeve.

    Albo
    Jo vetem antipati, por dhe humor.....
    Sic mund ta dini ne kohen e monizmit kane qene tre homoseksuala te shpallur ne tirone.
    Torja, Thimi dhe Baci.....
    Edi nga popullariteti i tyre do jete frymezuar.........
    Pra.., nje dite te diele ktheheshin nga plazhi me trenin e ores se fundit Torja dhe Thimi.
    Tek stacioni i trenit ne tirone takohen. Torja pyet Thimin, "E Thimi si dole?", "3 mi" i pergjigjet Thimi.
    Torja gjith qefe i thote: "5 motra jote".

    Ndoshta keshtu kuvendon dhe Edi me "shoqen" amerikane...

  9. #9
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Une e kuptoj shume mire, qe eshte fushate elektorale, dhe duke qene se kandidatet kane nenshkruar nje marreveshje te etikes, e cila ua pengon ketyre qe te pergojojne kundershtarin e tyre, atehere kete rol e luajne gazetat, te cilat gjenden prane kandidateve.
    Faktikisht kujt i intereson, se kush puneson ke si keshilltar te fushates elektorale?
    Ajo qe me ben per te qeshur eshte, se ne Shqiperi shikohet me teper kush eshte me ke, sesa kur shkelet ligji.
    Dikush shkeli ligjin me dy kembe, madje kreu veper penale te denueshme me burgim, dhe aty as nuk e rruajti njeri fare, madje ka rrezik ta nxjerrin edhe si strateg te madh, si njeri te shquar, andej ne Tirone kane per ta quajtur "cun tamom". Kurse nje gazete na "zbulon" gjemen e madhe, se keshilltari i fushates elektorale te Edi Rames, na qenka hebre, republikan, dhe sikur te mos na mjaftojne keto te dyja, edhe homoseksual ("i martuar edhe me burre" do te hidhet si ne gjemba dikush), dhe pernjehere ngrihen "cunat tamom" e forumit dhe denojne aktin e turpshem te punesimit te nje hebreu, republikani dhe homoseksuali.

    Atehere, mua me shkon nder mendje, qe ky zoteria, apo zonja, thojini si te doni, duhet te jete jashtezakonisht i zoti, apo e zonja, qe Edi Rama, edhe pse duke ja ditur te gjitha keto, perseri e ka punesuar. Dhe kesaj i vjen era panik nga ana e kampit te Olldashit. Dhe perseri ketu koklaviten perseri gjerat, sepse nuk po e marrim dot vesh, se ke e zuri panikun, Ramen apo Olldashin. Une mezi po pres !9 shkurtin, qe te shof, kush ja ka mbathur me larg nga frika.

    Edhe per sa i perket antipatise per homoseksualet, qe na paskan shqiptaret, kjo me duket si dicka e shtirur. Sepse si e shpjegoni ju, qe folklori shqiptar qelbet nga kenge, qe u kendohen laleve xhymere dhe sevdallinj dhe "cunave" dhe dylbereve te bukur fytyrenjome?

    Meqe u permend nje barcalete, ne kohen e regjimit komunist qarkullonte nje barcalete, ku thuhej qe njehere sekretarit te pare te Elbasanit i kishte rene ne vesh, qe ne fshatrat e Elbasanit dhe te Peqinit kishte shfaqje te turpshme dhe burrat martoheshin me burra. Keshtu qe ky niset ta verifikoje vete dhe arrin ne nje fshat te Elbasanit, troket ne nje dere dhe ku i del perpara nje burre.
    "Miredita", i thote sekretari i pare. "Une jam Sekretari i Pare i Rrethit dhe kam dalur per kontroll, sepse kam degjuar qe ne fshatin tuaj kryehen veprime te turpshme"
    "Jo ore", thote fshatari. "Veprime te turpshme? Po vallahi bilahi une nuk kam nigju gja, se helbete pune ne kooperativ gjithe diten e mbramjeve mblidhena neper shpija".
    "Po, po, veprime te turpshme", i thote Sekretari i Pare. "Biles me kane thene qe ne fshatin tuaj burrat martohen me burra"
    "Jo, ore, edhe burrat martohen me burra? Ene una nuk dikam gja fare. Po prit pak ta pyes njehere gruan, se ajo duhet te kete nigju noi sen, si e kan grate ma."
    "Po mire atehere, thirre gruan qe ta pyesim"
    "Po, ja tani ta therras", tha fshatari dhe u kthye nga brenda shtepise dhe thirri:
    "O Bujaro, hajde se po te kerkojne pak tek porta!"

    PS: ne shtetet demokratike njerezit punesohen ne varesi te aftesive profesionale dhe jo sipas perkatesise fetare, bindjeve politike dhe orientimit seksual.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pedro : 06-02-2007 më 15:14
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Kurse nje gazete na "zbulon" gjemen e madhe, se keshilltari i fushates elektorale te Edi Rames, na qenka hebre, republikan, dhe sikur te mos na mjaftojne keto te dyja, edhe homoseksual ("i martuar edhe me burre" do te hidhet si ne gjemba dikush), dhe pernjehere ngrihen "cunat tamom" e forumit dhe denojne aktin e turpshem te punesimit te nje hebreu, republikani dhe homoseksuali.
    Kur "çunat tamom" te forumit menokan siç thu ti,

    meno tashti nji banor i Tirones nja 50-60 vjeç, myslimon, 100% me PS, qe se ka tradhtu kurre bashkshortin/en.

    ça do menoj ai?

    Un e dija qe e kishte pas ky kte kshilltarin, po kujtova se do i nrrohej menja per zgjedhje. Ai çuni mund t'jet shum i zoti, por nuk bo per atje.

    E kupto qe spo thot njeri turp, po po thot lvizje e gabume, akoma mo e gabume se kriza e çertifikatave e njekme nga futja e bishtit mes shalve pas llafit te Tosit.

    Tashti un e di qe ty t'vje inot, po m'nigjo mu, ky djale po bo gabim mas gabimi.

    Jo Olldashi po ene un kisha per tja fut n'zgjedhje.

    ho, prap ke turpi do dalesh
    Ndryshuar për herë të fundit nga drity : 06-02-2007 më 16:09
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Këngët e fushatës.
    Nga [Perla] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 05:24
  3. Paratë e fushatës, TIA: Partitë fshehin financuesit e tyre
    Nga [Perla] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:44
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Jep dorëheqjen avokati i fushatës së Bushit
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •