Stadiumi i Kėlnit ndėr tė parėt qė kanė pėrmbushur standartet e sigurisė tė kėrkuara nga FIFA
Stadiumi i Kėlnit dhe Kampionati Botėror i Futbollit kanė njė histori tė veēantė. Kėtu zgjohen vetiu kujtime nga viti 1974, koha kur u zhvillua njė botėror nė Gjermani. Por derisa nė shumė stadiume tė tjera atėherė rrotullohej topi, nė Kėln mund tė dėgjoje ēekiēin pneumatik.
Nė Kėln u fillua atėherė shumė vonė me ndryshimet nė stadium. Nė 1975-ėn ishte gati stadiumi i Myngersdorfit - botėrori i takonte tashmė sė kaluarės; por pėrgjegjėsit nė Kėln kanė nxjerrė mėsime: "Me shfaqjen e ambicieve pėr ta sjellė kampionatin botėror edhe njė herė nė Gjermani nė Kėln u tha: gabimin e asaj kohe nuk guxojmė t'a pėrsėrisim", thotė Hubert Röser, zėdhėnės pėr shtyp i firmės Mjediset Sportive tė Kėlnit.
Pra kėtė herė janė bėrė gati nė kohė nė Kėln Jo vetėm kaq - edhe nė studimin thuajse legjendar mbi sigurinė tė kryer nga fondacioni Warentest ndryshe nga stadiume tė tjera atij nuk iu tregua kartoni i kuq. Megjithatė thotė Hubert Röser nė Kėln u zemėruan pėr vlerėsimin: "Pėr arsye se nė argumentim pėrmenden ende mangėsi qė nuk janė tė sakta; qė ne kemi dy porta largimi nė rast rreziku nė tribuna. Kjo ėshtė e saktė, dy kemi, por kemi edhe tri porta lehtėsuese, pėrmes tė cilave njerėzit mund tė largohen po ashtu. U kritikuan edhe portat prej hekuri qė rrotullohen nė pjesėn e hyrjes; se do tė duhet t'i kapėrceje ato pėr tė shpėtuar. Por as kjo nuk qėndron. Nė rast paniku i gjithė gardhi i stadiumit hapet dhe njerėzit mund tė largohen gjithandej nga stadiumi. Nuk ka porta ku tė ketė ngushtim. Prandaj ky studim ėshtė i ēuditshėm pėr ne."
Pavarėsisht studimit deri tani nė stadiumin e Kėlnit tė zgjedhur nga FIFA pėr botėrorin nuk janė vėnė re mangėsi sigurie. As gjatė hapjes zyrtare mė 31 mars 2004 me ndeshjen ndėrkombėtare Gjermani/Belgjikė gjatė Kupės sė Konfederatave dhe as gjatė ndeshjeve tė Kėlnit nė fushėn e vet.
Kėtė stadium mund t'a pėrshkruash me fjalėt: "katror, praktik, i mirė." Me siguri qė ka arena mė mbresėlėnėse nė Gjermani, nė kėtė kuadėr Kėlni spikat mė shumė me elegancė tė thjeshtė. E megjithatė stadiumi ėshtė kthyer tashmė nė simbol tė qytetit. Jo vetėm kaq, ai shėrben edhe si sistem drejtimi, siē sqaron Hubert Röser: "Parė nga ana arkitektonike, natyrisht qė katėr shtyllat e prozhektorėve janė tipari ynė dallues. Me to kemi vendosur piketa. Kjo do tė thotė se stadiumi i Kėlnit ėshtė e para gjė qė shihet kur vjen nė qytetin e katedrales nga perėndimi. Shihni stadiumin para se tė shihni katedralen e Kėlnit. Shtyllat ndriēuese bien nė sy dhe e di qė pėrtej duhet tė jetė Kėlni."
Krijoni Kontakt