Reagon ashpėr Bekenbaueri
I tėrbuar, i inatosur nė kulm dhe thuajse jashtė vetes nga nervat, ėshtė paraqitur presidenti i Komitetit Organizativ tė Botėrorit, Franc Bekenbauer, pas publikimit tė rezultateve tė studimit tė kompanisė gjermane pėr mbrojtjen e konsumatorit, "Shtiftung Varentest", qė ka evidentuar mangėsi tė mėdha nė stadiumet e Kupės sė Botės.
- Nė fillim problemet me biletat, tani ky studim i "Shtifting Varentest" pėr mangėsi sigurie nė stadiume. A duhet tė shqetėsohemi vėrtet pėr botėrorin?
- Tė jem i sinqertė, nuk mundem mė me kėta zotėrinjtė "Gjithēkaditės dhe Mirėbėrės", qė japin opinionet e tyre pėr botėrorin. Kompania "Shtiftung Varentest" merr vesh ndoshta pėr kremėrat e fytyrės, pėr vajin e ullirit apo pėr gjėra tė tjera si kėto dhe nė fakt duhet tė rezervohen nė kėtė fushė.
- Pėrse kaq i inatosur?
- Kėtu flitet se nė stadiumet tona mund tė bjerė paniku, qė do tė sillte mė pas pasoja tragjike, pa pėrmendur fakte konkrete. Pėr gjėra tė tilla janė marrė masa, unė e di kėtė nga Mynihu, ku ka kontrolle tė rrepta tė punėtorėve tė stadiumit. Kompani tė tilla, si "Shtiftung Varentesti", duan vetėm tė bėjnė reklamė pėr vete, duke thėnė: shikoni, ne jemi tė rėndėsishėm!
- Ju i keni cilėsuar mbrojtėsit e konsumatorėve edhe "hajdutė ditėsh", pasi ata ju hodhėn edhe nė gjyq pėr shkak tė biletave...
- Po, unė e shikoj vėrtet kėshtu kėtė punė. Kėta mbrojtėsit e konsumatorėve vetėm na vjedhin kohėn. Kush na mbron neve, tek e fundit, nga ata? Ata pretendojnė se flasin nė emėr tė tifozėve.
- A vazhdoni tė jeni i kėnaqur me botėrorin?
- Nėse do ta kishim ditur pėrpara kandidimit, gjashtė vjet mė parė, se ēfarė do tė ndodhte tani, atėherė s'do t'i kishim sot kėto probleme, pasi me kėto "qaravitje" s'do ta kishim marrė asnjėherė botėrorin. Nganjėherė pyesim edhe veten: pėrse po e bėjmė njė gjė tė tillė? Megjithatė, mendoj se botėrori do tė jetė pėrsėri njė festė e madhe.
Krijoni Kontakt